"Hapja" e Anadollit ndaj Islamit
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

"Hapja" e Anadollit ndaj Islamit

Fet'h është një fjalë arabe që ka kuptimin "të hapësh". Në praktikat dhe terminologjinë islame do të thotë: "të hapësh" një vend ndaj Islamit, ose "t'i familjarizosh banorët e një vendi me Islamin dhe vlerat e tij"; "të heqësh kufijtë artificialë midis të krijuarve dhe urdhrave të Krijuesit". Islami, duke qenë feja e fitres (karakterit të natyrshëm), u ekspozohet, u paraqitet banorëve të një vendi, për t'i bërë ata të aftë të njohin dhe të perceptojnë, se këto urdhra janë në përputhje me instinktet e tyre të brendshme dhe me sistemin kompleks të besimit. Popujt e vendit të hapur ndaj Islamit, nuk janë të detyruar të konvertohen në fenë islame; në rast të kundërt rezultati do të ishte të kishte shumë hipokritë. Muslimanët paguajnë taksën oshr, e grurit dhe jomuslimanët paguajnë haraxh për produktet e tyre. Mënyra më e mirë për të bërë një vlerësim të fakteve historike është krahasimi; duhet të kujtojmë se në atë kohë, dhe më pas, kishte një nënshtrim të tmerrshëm të jokrishterëve rië Evropë.

Muslimanët erdhën në rajonin e Anadollit, si fillim nëpërmjet ekspeditave të xhihadit, gjatë periudhës së Halifit të Dytë Omer b. el-Hattab (13-23/634-644) të drejtuar nga sahabi (shok i Pejgamberit a.s.), 'Ijaz b. Ganm, 18/639. Pasi mbërriti në Harran, Ijaz b. Ganm vazhdoi për në Dijarbakër me këtë ekspeditë. Më pas, muslimanët drejtuan një ekspeditë tjetër xhihadi në rajonin e Anadollit, gjatë periudhës së Halifit të Tretë Othman b. Affanit (23-35/644-656). Më tej, ata erdhën në rajo-nin e Anadollit nën drejtimin e Emevitëve; Sufjan b. Avf, mbërriti në Skutari në krye të ushtrisë muslimane dhe flota mbërriti në Gadishullin e Kapëdagë, në bregdetin jugor të Detit Marmara, duke i ardhur në ndihmë dhe ushtrisë rrethuese. Rrethimi i Kostandinopojës nga muslimanët vazhdoi deri në vitin 60/679, duke përfunduar me lidhjen e një Traktati 30 vjeçar për Paqe me Perandorinë Romake.

Halifi i Abasidëve, Harun er-Rashidi, e mundi Perandorin romak Nikiforin, në Eregli, pranë qytetit të Konjas në vitin 192/807, dhe për të përulur perandorin, e detyroi atë dhe familjen e tij të paguante taksën xhizje. Një Halif tjetër i Abasidëve, El-Me'muni, e mundi gjithashtu ushtrinë romake në Eregli në 215/830. Halifi Mu'tesim mundi perandorin romak Teofilin në vitin '222 1857, dhe shkatërroi Amoriumin, qendrën kryesore romake në Anadoll. Por të gjitha këto fitore ishin të përkohshme; muslimanët nuk do të vendoseshin përfundimisht në rajonin e Anadollit, derisa turqit selçukë të arrinin ta hapnin atë ndaj Islamit.

Perëndimorët e gërmuan të kaluarën e tyre kulturore, me qëllim groposjen e prezencës muslimane në rajonin e Anadollit, duke i vënë të diplomuarit dhe administratorët e vendit në gjumë nëpërmjet futjes në përdorim të konceptit të "trashëgimisë njerëzore". Por, në të njëjtën kohë, shkatërrimi i xhamive osmane, ndërtesave në Bosnjë dhe në Kosovë (për të mos përmendur këtu vende të tjera ish-osmane), nuk ka asnjë rëndësi, ato duhet të zhduken; pasi ato ndërtesa NUK janë "trashëgimi njerëzore"; ato janë jozyrtare.

Turqit selçukë, të cilët zotëruan Persinë, Sirinë dhe Kaukazin, rifilluan xhihadin e tyre në rajonin e Anadollit. Çagrë (Çagn) Bej, pasardhësi i Mikail Beut, i biri i Selçuk Beut, arriti në Kaukaz në vitin 1015, nga ku u angazhua në ekspeditat e xhihadit drejt Anadollit Lindor. Tugrull Beu, një pasardhës tjetër i Mikail Beut, hyri në territorin e Anadollit në vitin 1054, dhe arriti deri në Erzurum. Të gjitha këto arritje ishin veprim-tari për njohjen e terrenit. Beteja që do të vendoste të ardhmen e Anadollit, u zhvillua në Manzikert, më 26 gusht 1071. Sulltani selçuk Muhammed Alp Arslan ibn Davud, (455-465/1063-1072) komandoi ushtrinë muslimane, që marshoi përmes Persisë për në Anadoll. Në shenjë mbështetje dhe përgëzimi ndaj ushtrisë muslimane, Halifi i Abasidëve urdhëroi të kryhej një falje në emër të tyre në të gjitha xhamitë e Hilafetit. Megjithatë, pati edhe një përpjekje për të arritur një marrëveshje paqësore. Gjatë një dialogu të ashpër midis perandorit romak arrogant Romanus Diogenus (simdoi 1068-1071) dhe negociatorit krye-sor të muslimanëve, Sav Tigin, ky i pari deklaroi me sarkazëm se kuajve të tij shumë shpejt do fiu jepej ujë në Hemedan, në kryeqytetin Selçuk. Ndërsa i fundit në mënyrë sfiduese tha se kuajt me të vërtetë do të ishin në Hamedan, por ai nuk ishte i sigurt se ku do ta kalonte perandori dimrin e ardhshëm, që do të thotë se kuajt e tij do të merreshin si plaçkë lufte dhe se jeta, dhe e ardhmja e perandorit do të ishte në rrezik. Ndërkohë që diplomacia nuk arriti të vendoste paqen, dy ushtritë zhvilluan një betejë të ashpër në Malazgirt (Manzikert), në pjesën lindore të rajonit të Anadollit, një pasdite të premte, më 26 gusht 1071. Edhe pse ushtria muslimane me vetëm 54.000 luftëtarë, u përball me një ushtri të madhe prej 200.000 luftëtarësh të krishterë, forcat e Islamit e fituan këtë betejë të paharrueshme, e dla përcaktoi të ardhmen e Anadollit. Jobesimtarët u tërhoqën dhe perandori u kap rob. Edhe pse më pas u lirua nga selçukët, perandori u vra nga njerëzit e tij.

Gjatë zotërimit të Anadollit nga Devleti i Selçukëve, si sundimtar i pjesës qendrore u caktua komandanti Sylejman, pasardhës i Kutallmëshit. Ai e themeloi kryeqytetin në Konja dhe e trajtonte popullin e tij në mënyrë dinjitoze dhe të sjellshme. Sylejmani u kërkoi atyre të paguanin taksa të arsyeshme dhe nuk ndërhyri në besimin e tyre fetar. Në të njëjtën kohë, ai shfrytëzoi me mjeshtëri grindjet dhe konfliktet e brendshme midis familjeve romake, për të përfituar më shumë territore. Ai arriti në fakt kështu të aneksonte shumë pjesë të perandorisë romake, duke përfshirë edhe Iznikiun (Nikean), të cilin e ktheu në kryeqytet. Në vitin 473/1080, e zgjeroi territorin e tij deri në brigjet e Detit Marmara dhe Egje, duke e detyruar kështu Perandorin romak, Aleks Komnenin, të paguante një taksë vjetore. Territori që ishte nën degën e tij, të Dinastisë së selçukëve, njihej si "Sulltanati i Rumit", dhe sulltanët quheshin në gjuhën arabe "Cezarët e Romës", si shenjë treguese e zotërimit të tyre në pjesën lindore të Perandorisë "Romake". Nga fundi i shekullit të 11-të, selçukët e Anadollit, luftuan kundër valës së parë të Kryqëzatave. Një murg i quajtur Pierre l'Hermit, i hipur mbi shpinën e një gomari, duke shkuar nga një fshat në tjetrin, i nxiti të krishterët e Evropës të ngriheshin të bashkuar kundër muslimanëve, për të marrë Jerusalemin dhe vende të tjera të rëndësishme për të krishterët. Në këtë mënyrë, ai luajti rolin kryesor për fillimin në vitin 1097 e luftërave plaçkitëse që u quajtën "Kryqëzata" dhe që do të vijonin me qindra vjet. Gjatë Fushatës së Katërt të Kryqëzatave, për shembull, të krishterët evropianë pushtuan Kostandinopojën në vitin 1204, dhe e plaçkitën atë. Dinastisë Romake iu desh të largohej nga qyteti; një degë e saj vazhdoi të qëndronte në Trebizond nën emrin Perandoria Pontus, ndërsa, dega tjetër e saj vazhdoi të qëndronte në Anadoll, në Nike, dhe arriti të kthehej në Kostandinopojë në vitin 1261.

Menjëherë pas vdekjes së Sylejman Shahut, komandantët e tij u angazhuan në një luftë të ashpër për pushtet, që përfundoi me ndarjen e Anadollit në provinca të vogla, secila me nga një guvernator të pavarur. Guvernatori më i njohur i asaj periudhe ishte Emir Çaka, i cili gjatë periudhës 488/1095, "hapi" shumë pjesë të Anadollit perëndimor ndaj Islamit, të tilla si: qytetin Foça dhe Urla, dhe ishujt e Sokias dhe Sisamit, në rajonin e Egjeut. Ndërkohë, Sulltani i Selçukëve Borkyjaruk (Borkiiyaruk) caktoi në vitin 487/1094, pasardhësin e Sylejmanit, Këllëç Arsllan, si guvernator të Anadollit. Në vitin 603/1206, Turqit Selçukë i dhanë fund zotërimit të krishterë në qytetin Antalja, që shtrihej në brigjet e Mesdheut, dhe e "hapën" këtë qytet të rëndësishëm ndaj Islamit. Gjatë periudhës së Sulltanit selçuk Gijaseddin Kejhusrev, turqit selçukë zhvilluan betejën e tyre të fundit në Antakja, kundër romakëve për të fituar Anadollin në vitin 607/1210.

Sulltani më i madh i selçukëve të Anadollit, ishte Alaeddin Kejkubad. Me të ardhur në pushtet në vitin 616/1219, ai ndërtoi një arsenal armatimesh për flotën e selçukëve në Allaije, në bregdetin e Detit Mesdhe. Nga ana tjetër, popullsia e Sudakes në Krime, keqtrajtonte tregtarët që kishin marrëdhënie tregtie me Anadollin dhe për këtë arsye Alaeddin Kejkubadi dërgoi Husameddin Çobanin në këtë vend. Pasi lundroi nga Sinopi, Husameddin Çobani arriti në Sudak në vitin 625/1228 dhe pasi vendosi sundimin e tij, i caktoi popullit Sudak, pagesën e taksave.

Me afrimin e kërcënimit mongol, Halifi i Abasidëve, el-Mustensir Bil-lah, pajtoi selçukët e Anadollit me Ejubitët në vitin 633/1236. Alaeddin Kejkubadi vdiq në vitin 634/1237, pasi gjatë një banketi konsumoi mish shpendi të egër.

info@balkancultureheritage.com