Çelebi Mehemmedi 1413-1421
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Çelebi Mehemmedi 1413-1421

Konflikti i parë detar osmano-venedikas Tagra e Mirçeas, vojvodës së Vllahisë Bejliku i Xhandarogllut (Jandaroglu) Fundi

Çelebi Mehemmedi mbërriti në Bursa, pas largimit të Timurit nga Anadolli, por aty ishte Isa Çelebiu, shehzadeja tjetër. Ata u përballën me njëri-tjetrin dhe Isa Çelebiu u mund, u tërhoq, ndërsa Mehemmed Çelebiu hyri në qytetin e Bursës. Ai kërkoi nga Germijanogllu (Germiyanoglu) Jakub Beu ti dërgonte trupin e Jëlldërëm Bajezidit, që ia kishte lënë në ruajtje atij, dhe ai e dërgoi atë me Musa Çelebiun. Funerali u mbajt në vitin 806/1403-04.

Sylejman Çelebiu, që ishte sovrani i pjesës evropiane, duke qenë se ishte djali i parë i Bajezidit, kishte për qëllim të shkonte në rajonin e Anadollit dhe ta aneksonte atë. Por, Vezir-i a'zam, Ali Pasha, mendonte se do të ishte më ë favorshme që në këtë vend të dërgohej shehzadeja tjetër Isa Çelebiu. Në këtë mënyrë, Isa Çelebiu u dërgua së bashku me një trupë ushtarake, por pësoi disfatë nga Mehemmed' Çelebiu dhe u strehua tek Isfendijar Beu i Kastamonut. Më pas, Isa Çelebiu, me ndihmën e disa bejlikeve të Anadollit u përpoq edhe një herë ta mundte Mehemmed Çelebiun, por sërish nuk arriti dhe u largua. Mehemmet Çelebiu marshoi me ushtrinë e tij kundër bejlerëve të Izmirit, Saruhanit dhe Menteshesë, të cilët kishin ndihmuar Isa Çelebiun gjatë luftimeve të tij dhe i mundi ata, duke aneksuar Bejlikun e Saruhanit. Ndërsa Xhynejd Beu i Izmirit pranoi vasalitetin ndaj Çelebi Mehemmedit.

Në këtë mënyrë, Mehemmed Çelebiut iu desh në fillim të luftonte kundër bejlikeve (emirateve, principatave) rebelë të Anadollit, që ishin rivendosur nga Emir Timuri. Ndërkohë që ai ishte i angazhuar në Rumeli, duke luftuar kundër Musa Çelebiut (v.1413), i cili ishte larguar së bashku me Sylejman Çelebiun dhe kishin simduar pjesën evropiane të Devletit Osman, Mehemmed Beu i Karamanit rrethoi Bursën, por trupat ushtarake osmane e detyruan atë të largohej. Çelebi Mehem-medi caktoi djalin e tij Muradin si sanxhakbeun e Amasjas dhe i besoi Hamza Beut detyrën e Llallasë të djalit të tij. Ai, gjithashtu, mori Izmirin nga Xhynejd Beu, duke e caktuar atë Sanxhakbej të Nigbollut (Nikopolis) dhe emëroi Aleksandrin, një të konvertuar në fenë islame dhe djalë i mbretit të Bullga-risë, si Bej të Izmirit dhe rrethinave të tij në vitin 817/1414. Luftëtarët që e quanin veten "Kalorës të Shën Xhonit", me qendër në ishullin e Rodosit, kishin filluar ndërtimin e një kështjelle në bregdetin e Izmirit. Çelebi Mehemmedi e shkatë-rroi brenda një nate këtë kështjellë të pa ndërtuar plotësisht. Kryetari i kalorësve u zemërua me këtë veprim dhe tha se, nëse osmanët nuk do të lejonin rindërtimin e kështjellës në atë vend, një luftë e ashpër do të fillonte midis Devletit Osman dhe Fuqive të Papatit, që do të thoshte shkatërrim i shumë zonave osmane. Mehemmed Çelebiu e dëgjoi me qetësi këtë kërcënim dhe iu përgjigj se ai ishte i drejtë me të gjithë, se kështjella kishte qenë një strehë për piratët, se u kishte shkaktuar shumë vuajtje muslimanëve të rrethinave, dhe se popullsia aty pranë kishte ngulur këmbë për ta prishur atë. Gjithashtu, ai shtoi se nuk do të lejonte që kështjella të rindërtohej në këtë vend dhe caktoi një vend tjetër, në jug, ku mund të ndërtohej. Pra, piratët evropianë ndërtuan kështjellën Petronion në qytetin Bodrum (Halikamasos). Me vendosjen e osmanëve në brigjet e Egjeut, administratorët gjenovezë të qyteteve Foça, Midilli dhe Sakëz pranuan drejtimin osman, si dhe t'iu paguanin atyre taksa.

Pasi u rivendos nga Emir Timuri, Bejliku i Karamanogllut (Karamanoglu) nuk ishte i kënaqur edhe pse iu dhanë disa qytete të tjera shtesë nga tokat që kishte në zotërimni e tij më parë. Për këtë arsye, pushtoi edhe Bejlikun e Germijanit.215 Ky bejlik i madh, pasi kishte trashëguar qytetin e Konjas, krye-qytetin e selçukëve, e shikonte veten si bejlik që do të bashkonte Anadollin nën flamurin e tij, në vend të Devletit Osman që në atë kohë ishte në një fazë rënie.

Duke pasur edhe mbështetjen e Jakub Beut të Germijanit dhe Isfendijar Beut të Xhandarit, i cili kishte dërguar djalin e tij Kasim Beun në krye të ushtrisë, ushtria osmane marshoi drejt Karamanogllut.

Ushtria osmane rifitoi Akshehirin, Saidelin, Bejshehrin, Otluk hisarin, të cilat më parë kishin qenë nën zotërimin e tyre, si dhe disa vende të tjera, pa hasur në rezistencën më të vogël. Ata rrethuan Konjan, por për shkak të shirave, nuk mundën ta mermin dhe u nënshkma një traktat për paqe me Mehemmed Beun e Karamanit. Më pas, duke parë që ushtria osmane ishte e lodhur dhe që Çelebi Mehemmedi ishte i angazhuar në Xhanik, Mehemmed Beu i Karamanit sulmoi sërish. Beteja u zhvillua në fushën e Konjës dhe Mehemmed Beu u mtmd, dhe u largua drejt Tashelisë. Djali i tij, Mustafa Beu qëndroi në Konja. Bajezid Pasha, Veziri i Madh, luajti një rol tepër të rëndësishëm, duke ndikuar për faljen e Mehemmed Beut nga osmanët dhe në vitin 818/1415 u nënshkrua një traktat. Sipas këtij traktati, osmanët do të rimermin Bejpazarin (Begpazan), Sivrihisarin, Akshehirin, Jalvaçin, Bejshehrin dhe Sejdishehrin, që më parë kishin qenë në zotërimin e tyre, por që i ishin dhënë Karamanogllut nga Timuri. Me këtë traktat, Karamanogllu pranoi të mbësh-teste osmanët, duke iu dhënë atyre ushtarë kur ata të kishin nevojë.216 Pra, në këtë mënyrë, ishte evident fakti që Devleti Osman ishte i vetmi që kishte arritur të bashkonte muslimanët e Anadollit, duke e kthyer Bejlikun ,e Germijanit në vasalin e tyre dhe duke e vendosur Bejlikun e Karamanit në pozitën për të paguar tagër dhe për të vendosur disa nga ushtarët e tij nën komandën osmane.

Tagra e Mirçeas, vojvodës së Vllahisë

Musa Çelebiu ishte martuar me vajzën e Mirçeas, vojvodës së Vllahisë. Një pjesëtar i fisit të tij, Dan, kishte kontestuar Mirçean në postin e tij. Çelebi Mehemmedi e mbështeti Danin, ndërsa Mirçea iu drejtua Mbretit hungarez Zigismund për ndihmë. Çelebi Mehemmedi marshoi me ushtrinë e tij kundër ushtrisë së Mirçeas dhe e mposhti, duke i imponuar pagesën e një tagre, duke i marrë djalin si peng dhe duke e detyruar Mirçean t'i dërgonte atij ushtarë gjatë fushatave luftarake. Në vitin 819/1416, Devleti Osman ndërtoi kështjellën e Jergogyt (Yergogii) (Giurgu) në krahun tjetër të Danubit, në mënyrë që të siguronte nënshtrimin e vojvodës Mirçea.

Gjithashtu, Çelebi Mehemmedi marshoi me ushtrinë e tij drejt Hungarisë, për shkak të mbështetjes që Mbreti Zigismund i kishte dhënë Mirçeas, dhe si mori kështjellën e Shën Severinit, rrethoi qytetin e Bedkersburgut. Forcat osmane nuk arritën ta hapnin këtë qytet ndaj Islamit, për shkak të trupave ushtarake që vinin nga Austria në ndihmë të tyre.

Bejliku i Xhandarogllut (Jandaroglu)

Kasim Beu i familjes së Bejlikut të Xhandarogllut kërkoi ndihmën e osmanëve kundër babait të tij, Isfendijar Beut. Ata pranuan ta ndihmonin dhe për pasojë, rrethuan qytezën e Sinopit në Bejlikun e Xhandarogllut. Por, ky i fundit pranoi sovranitetin osman, mbajti hutbe dhe sikke në emër të sulltanit, si shenjë të pranimit të tij. Isfendjar Beu ua dorëzoi osmanëve dhe jo djalit të tij, Kasim Beut, tërë bejlikun e tij (me përjashtim të qyteteve Kastamonu dhe Bakër Kyresi). Qytezat osmane Tosja, Çankërë dhe Kalexhik, të dlat më parë ishin marrë nga Timuri dhe i ishin dhënë Bejlikut të Xhandarit, u kërkuan nga Mehemmed Çelebiu që t'i riktheheshiri. Ai i mori ato pa pasur nevojën të luftonte.

Fundi

Gjatë turbullirave të shkaktuara pas kapjes së Jëlldërëm Bajezidit, territori osman në rajonin e Anadollit u zvogëlua në disa sanxhakë: sanxhaku i Bursës, Izmitit, Ankarasë dhe Amasjas. Osmanët humbën Selanikun në Rumeli dhe disa zona të tjera në Serbi. Për shkak të krijimit të kësaj situate, shtetet e krishtera që u paguanin taksa osmanëve e ndaluan pagesën e tyre, por ata nuk kishin guximin dhe fuqinë të krijonin një forcë të bashkuar kundër osmanëve. Përkundër këtij shqetësimi në Devletin Osman, nuk u formua asnjë identitet tjetër politik dhe udhëheqësit e guximshëm, dhe të mirënjohur ushtarakë, të tillë si djemtë e Mihalit dhe Evrenosit, i qëndruan besnikë Devletit Osman.

Nëse Jëlldërëm Bajezidi nuk do të ishte mimdur, djali i tij më i madh, Emir Sylejmani, me shumë mundësi do fia kishte zënë vendin dhe kështu do të kishte vazhduar jetesën luksoze dhe pompoze që kishte mbizotëruar në kohën e babait të tyre. Por, Çelebi Mehemmedi, që tashmë kishte kaluar nëpër mun-dime dhe veshtirësi të shumta, ishte i përgatitur të sundonte. Ai ishte i vendosur dhe i pjekur, dhe në këtë mënyrë, ai arriti me sukses të bashkonte dhe të siguronte stabilitetin e Devletit Osman.

Emir Sylejmani filloi të ndërtonte një xhami në kryeqytetin Edrene dhe Musa Çelebiu e vazhdoi ndërtimin e saj, derisa kjo xhami u përfundua nga Mehemmed Çelebiu në vitin 816/janar 1414. Kjo xhami njihet si "Eski Xhami" (xhamia e vjetër). Çelebi Mehemmedi ndërtoi në Bursa, Xhaminë e Gjelbër, një medrese, një imaret dhe Tyrben e Gjelbër. Pasi mori në vitin 823/1420 qytetet Hereke, Darëxha, Gebze, Kartall dhe Pendik, që shtri-heshin në brigjet e Detit Marmara, të ardhurat që mblidheshin prej tyre ai i kaloi në një vakëf për institucionet e ndërtuara. Këto qytete iu morën Perandorisë Romake si një përgjigje ndaj mbështetjes që Perandoria i dha Mustafa Çelebiut. Frika e Perandorit Manuel arriti deri në atë shkallë, sa që ai dërgoi një misionar në Edrene për të biseduar për marrëdhëniet miqësore, por që në të vërtetë e kishte dërguar për të zbuluar qëllimin e Mehemmed Çelebiut, nëse do të marshonte drejt Kostandino-pojës, pasi kishte dëgjuar fjalë të tilla.

Çelebi Mehemmedi u sëmur në Edrene. Pasi e kuptoi se nuk do të sherohej, ai ftoi vezirët e tij Bajezidin, Çandarllëzade Ibrahimin dhe Haxhi Ivaz Pashanë, dhe iu kërkoi atyrë që ta mbanin të fshehur lajmin për vdekjen e tij, derisa i biri Muradi, sanxhakbeu i Amasjas, të mbërrinte dhe të merrte postin e të atit, për shkak se afati i mbajtjes në burg të Mustafa Çelebiut në ishullin Limni nga perandori romak ishte në varësi të jetë-gjatësisë të të atit. Ishte mjaft e qartë se perandori romak, sapo të merrte lajmin e vdekjes së Mehemmed Çelebiut, do ta lironte Mustafa Çelebiun për të nxitur një luftë dvile në territoret osmane. Shehzade Muradi ishte ftuar të shkonte në Edrene, por i ati i tij ndërroi jetë para se ai të mbërrinte atje. Vdekja e sulltanit u mbajt sekret deri në momentin që sulltani i ri mbërriti.226 Çelebi Mehemmedi është Përtëritësi (Muxheddid) i Shekullit të 9-të (sipas kalendarit Hixhri).

info@balkancultureheritage.com