(Koprulu) Mehmed Pasha
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

(Koprulu) Mehmed Pasha

Me këshillë të Mimar Kasëm Agait, më 14 Shtator 1656, u emërua në postin e Sadrazamit, 70-vjeçari Kopryly Mehmed Pasha. Por, ai ngulmoi për përmbushjen e disa kushteve që i jepnin atij pushtet të pakufizuar në drejtimin e makinerisë së Devletit. Sulltani i miratoi të gjitha rekomandimet e tij duke i dhënë atij pushtet absolut për të emëruar njerëz të aftë dhe të ndershëm në postet publike. Vezirët dhe disa fisnikë të oborrit të sulltanit nuk lejoheshin të kishin një ndikim dominues në çështjet e brendshme të Devletit dhe Sulltani vendosi të mos dëgjonte as këshillën e tyre apo të ndonjë kimdërshtari tjetër.

Fisnikët ishin tejet të vendosur për t'u futur në luftë me Venedikun, për shkak të qëndrimit armiqësor të këtij të fundit, por kjo ishte një detyrë e vështirë, veçanërisht për shkak të një reduktimi të fondeve të Devletit për blerjen e pajimeve të luftës. Kjo çështje u diskutua gjatë një asambleje zyrtare, në të cilën vetë sulltani ishte i pranishëm. Nëna Sulltaneshë (nëna e Mehmedit), Hadixhe Turhan, raportohet të ketë thënë në këtë asamble: "Bëni ç'është e mundur për të hapur Giritin ndaj Islamit, dhe imë do të jap të gjitha stolitë dhe gurët e mi të çmuar, të gjitha enët prej ari dhe argjendi të kuzhinës së shtëpisë sime dhe të gjithë pronën time për këtë fushatë."

Koprylyu Mehmed Pasha, në vitin 1067/1657, u nis në krye të një flote osmane drejt Dardaneleve, duke marrë me vete edhe Sanxhak-ë Sherifin (Flamurin e Profetit). Njëri prej valive i quajtur Muhammed Sadik u lut, dhe me këshillën e tij 92 njerëz të devotshëm, emri i të cilëve ishte Muhammed, u përzgjodhën midis zyrtarëve në oborrin osman, për të recituar Suren el-Fatiha, 92 herë në javë, duke përfunduar ditën e premte me faljen e së Xhumasë, kur ata duhet të luteshin të gjithë për ndihmë dhe fitore. (Vlera numerike e germave të fjalës "Muhammed" është 92).

Flota detare e fuqishme venedikase iu drejtua brigjeve të Anadollit për tu përballur me flotën osmane. Admirali venedikas, Moceniko, u përpoq të merrte anijen kryesore të osmanëve kur një predhë goditi depon e armatimeve në anijen e tij dhe e shkatërroi atë, dhe flota e Venedikut u detyrua të tërhiqej. Sadrazami osman bëri sexhdet'ush-shukr për fitoren e arritur dhe u largua me flotën e tij nga Ngushtica e Dardaneleve, pasi rimori ishujt Bozxhaada dhe Limni.

info@balkancultureheritage.com