Adriatiku dhe rizgjimi i Perëndimit (shekujt VIII-XI)
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Adriatiku dhe rizgjimi i Perëndimit (shekujt VIII-XI)

Kufi ushtarak? Drejt përballjes së dy botëve Nga Adriatiku në gjirin e Venedikut: kërcënimet sllave dhe saraqene Përkufizimi i një hapësire të krishterë adriatike: aleancat greko- franke dhe kthimet e fesë sllave Një ngadhënjim i rremë bizantin: bashkimi i rreziqeve detare me ato tokësore Një Adriatik që u është lënë sllavëve dhe saraqenëve? Përparimi venedikas Fuqitë e reja sllave, Venediku dhe “çlirimi” i Adriatikut Venediku, Perandoria Gjermanike dhe Roma

Ç’është e vërteta, konfiguracioni etniko-politik i pellgut Adriatik, deri në këtë mes shekulli VIII, ishte relativisht i thjeshtë: si nga njëra ashtu dhe nga ana tjetër e detit kishte një pushtet të centralizuar por të largët, që pëpiqej t’i përmbante elementët ardhacakë, sllavët në lindje dhe lombardët në perëndim, por pa pasur përballë asnjë kundërshtar të aftë të matej me të: më të rrezikshmit ishin lombardët, mirëpo thuajse menjëherë pas vendosjes së tyre në Itali ata u përndanë në njësi të shumta, sidomos në jug, në luftë kundër mbretërisë së Pavisë. Sa për vetë detin, megjithë piraterinë sllave, ai vazhdonte të zotërohej nga skuadriljet bizantine, ndërkohë që bri tyre kishin filluar të merrnin zemër flotiljet venedikase.

Kufi ushtarak? Drejt përballjes së dy botëve

Ç’është e vërteta, konfiguracioni etniko-politik i pellgut Adriatik, deri në këtë mes shekulli VIII, ishte relativisht i thjeshtë: si nga njëra ashtu dhe nga ana tjetër e detit kishte një pushtet të centralizuar por të largët, që pëpiqej t’i përmbante elementët ardhacakë, sllavët në lindje dhe lombardët në perëndim, por pa pasur përballë asnjë kundërshtar të aftë të matej me të: më të rrezikshmit ishin lombardët, mirëpo thuajse menjëherë pas vendosjes së tyre në Itali ata u përndanë në njësi të shumta, sidomos në jug, në luftë kundër mbretërisë së Pavisë. Sa për vetë detin, megjithë piraterinë sllave, ai vazhdonte të zotërohej nga skuadriljet bizantine, ndërkohë që bri tyre kishin filluar të merrnin zemër flotiljet venedikase.

Në ndryshimet që do të ndodhnin, Roma luante asokohe një rol thelbësor, pasi ishin nismat e saj ato që bënë të depërtojë në Itali një forcë në filizat e saj të parë, por që së shpejti do të ishte e aftë të matej me Bizantin: frankët, ndërkohë që myslimanët nisën dhe ata të depërtojnë me druajtje. Rrëzimi i Ekzarkatit bëri që gjithashtu të zhdukej sundimi bizantin mbi dukatin e Romës, bashkë me mbrojtjen, që qe kthyer në diçka tepër teorike, që papa mund të priste prej perandorisë kur ndodhej i sulmuar njëkohësisht prej lombardëve e prej myslymanëve, zotër të Kartagjenës më 698, më pas të të gjithë Magrebit dhe së fundi, më 711, të pjesës më të madhe të gadishullit Iberik. Pavarësisht nga këto papa besonte në një mundësi ndërhyrjeje bizantine, pasi pa dyshim negociatat që bënte, më kot, me mbretin lombard Astolf i bëri në emër të Perandorisë. Kurse orvatja që bëri Stefani II, si e vetmja rrugëdalje e mundshme, duke shkuar deri në Francën e veriut, tek mbreti i frankëve Pëpin le Bref, të cilin e takoi më 6 janar 754 në Ponthion, pati për qëllim të merrte premtimin se “do ta ndihmonte kauzën e Pjetrit të lumnueshëm dhe të Res Publica Romanorum” dhe për t’ia kthyer papës “me të gjitha mjetet e mundshme Ekzarkatin e Ravenës, të drejtat dhe zotërimet e Res Publica-s”. Me fjalë të tjera, kjo do të thotë që Stefani, i cili e ndjente veten ende nën perandorinë, e vetmja strukturë politike universale, ashtu siç ishte kisha në pikëpamje shpirtërore, synonte t’i përdorte frankët që t’i kthenin atij tokat perandorake, për të cilat para vitit 751 e kishte parë veten si administrator; as Konstantinopoja nuk besonte se kishte humbur gjithçka në Itali, ndaj dhe dërgoi disa përfaqësues te frankët, ngadhënjimtarë mbi lombardët, prej të cilëve shpresonte rikthimin e Ekzarkatit dhe të Pentapolit; në 756, kur Pepini refuzon dhe i drejton te papa, i dërguari Gjorgj heq dorë shpejt dhe kthehet në Konstantinopojë duke kaluar nga Roma, e cila në fund të fundit, vetë sa merr përsëri atë që i kishte dhënë perandori92. Pra, shkëputja midis dy brigjeve nuk është absolute: më 787, kur mbahet koncili i dytë i Nikesë, i cili e dënon ikonoklazmën, Roma ende beson te Perandoria, deri sa i kërkon rikthimin e Ilirikut dhe Italisë së jugut nën patriarkanën e saj, një përpjekje e kotë, siç mund të hamendet me të drejtë, po që nuk mund t’i mvishet naivitetit ose arrogancës së papës.

Rritja e fuqisë franke në Itali, me rënien e mbretërisë lombarde të Pavisë më 774, vë përballë sundimtarëve zyrtarë të Adriatikut të epërm një kundërshtar të një kallëpi krejt tjetër, Karlin e Madh. Një herë për një herë, Bizantit, ku Konstantini V vdes më 775, i duhet sidoqoftë të zgjidhë problemet e rënda të brendshme, duke qenë njëkohësisht në luftë kundër arabëve dhe kundër bullgarëve. Punët nuk do të prishen deri sa të vinte një grindje territoriale që do t’i ndante të dy fuqitë dhe është mjaft domethënëse që kjo ka të bëjë me kufijtë danubianë dhe adriatikë, çka dëften interesin në rritje të mbretërisë franke për këto vise. Që prej vitit 788 frankët kishin shtënë në dorë Istrien, si provincë lombarde, ndërsa më 791 ata nisën një sulm kundër avarëve të Panonisë, që do të përfundonte me shkatërrimin e plotë të Perandorisë së madhe turke; çfarëdo që mund të jetë thënë për këtë, ky operacion i madh nuk preku as Istrien e aq më pak Dalmacinë, sepse në rast se ekziston një tekst që shpall se frankët, për të bërë këtë gjë, “përshkuan Ilirikun”, ky term emërton me siguri Slloveninë e sotme, ku ata mbërritën duke u nisur nga Friuli, një rrugë natyrore kalimi. Ndërkaq në bregun lindortë Adriatikut, rënia e Perandorisë avare pati pasoja me rëndësi: skllavinët dalmato-panonianë, para së gjithash Kroacia, u çliruan nga një rrezik i vazhdueshëm dhe hynë tanimë në rrugën e një zhvillimi të ri.

Ambicjet franke në Itali saktësohen edhe më shumë, duke u përqendruar në territoret venedikase dhe dalmate, ku ekziston tashmë një parti franke, ende në pakicë porse e mbështetur nga një pjesë e kishës, e cila i kundërvihet një shumice që është ende në favor të grekëve; në Venedik, ku funksioni i dogjës priret atëhere të evoluojë drejt një monarkie deri dhe tiranike, përkatësia e rivalëve në njërën apo në tjetrën nga këto parti është thuajse gjithmonë iluzore. Kështu, mbas episodeve të dhunshme që pasuan më 802 vrasjen e patriarkut Giovanni de Grado, të urdhëruar nga dogjha Maurizio, ky i fundit, që kishte nam filobizantin, mërgon me gjithë rrethin e tij në Italinë karolingase95, ndërkohë që dogja i ri, “tribuni” Obelerio, i konsideruar si ithtar i frankëve, është në krye më fort kundërshtar i tyre dhe afrohet me të vërtetë me ta vetëm atëherë kur shfaqet reagimi bizantin ndaj trazirave venedikase.

Ky kundërveprim tregon në të vërtetë për një ringjallje të interesit të Perandorisë për pellgun adriatik: jo më kot, në kuadrin e asaj reforme të madhe të administratës vendore që përfaqësohet nga krijimi i “temave”, i atyre provinca të reja, ku pushteti civil e ai ushtarak përqëndrohen në duart e një strategu të vetëm guvernator, në fillimet e shekullit IX bie në sy krijimi në Adriatik dhe në anët e tij i dy provincave të tilla, temave të Kefalenisë dhe të Dyrrahionit, ndër të cilat e para në kufijtë e deteve Jon e Adriatik, kontrollon hyijen nëkëtë të dytin, tepër i ekspozuar ndaj inkursioneve myslimane, ndërkohë që deti tjetër, ballë gadishullit Salentin, që është gjithashtu bizantin, i siguron Perandorisë kontrollin absolut mbi kanalin e Otrantos, hyrjen e vetme në Adriatik, dhe shërben si bazë për ndërhyrjet e flotës greke në vetë këtë gji, të cilat ishin ndërprerë për një kohë kaq të gjatë97.

E pra, nëse perandori Niqifor I dërgon më 805-806 në Adriatikun e epërm një flotë, kjo është një provë që perandoria, e cila fillon të ngrejë krye mbas konflikteve të gjata me arabët, i kthen në përgjithësi sytë sërish nga ky gji, që është zona më e afërt e kontaktit me një kundërshtar të cilit ia njeh rëndësinë, por më saktë nga Dalmacia98, gjithaq edhe sepse ekziston frika se zona lagunore, e vetmja që i ka qëndruar ende zyrtarisht nën urdhëra, bie në duar të frankëve që mund të përfitonin prej trazirave të saj, duke tërhequr pas vetes atë çka mbetej prej Dalmacisë bizantine. Sigurisht, krahinave që tanimë kontrolloheshin prej Perandorisë së Perëndimit, sidomos Istries, u kishte ardhur në majë hundës me kërkesat fiskale të sundimtarit së ri: më 804, në kuvendin gjyqësor të Risanos, pranë Capodristrias, në prani të patriarkut të Grados, 172 përfaqësues të bashkësive të ndryshme istriane e patën ngritur zërin me forcë kundër këtyre abuzimeve përballë dy missi dominici të Karlit, por duke përfituar prej kësaj një vendim që ua kthente në të gjitha të drejtat e tyre tradicionale, kështu që kjo datë shënon braktisjen e tyre përfundimtare të sovranitetit të grekëve, të cilët i quajnë “zotërinjtë e tyre të dikurshëm”99 100 101. Ndërsa në vitin e mëpasëm, në Krishtlindjet e 805, u pa se si dy përfaqësuesit më të lartë të qytetit të Zarës, duka Paul dhe ipeshkvi i tij Donato, shkuan në Diedenhofen, në krah të venedikasit Obelerio, për t’i shfaqur besnikërinë e tyre Karlit të Madh‘°°. Ky i fundit mund të ketë menduar në atë kohë se i gjithë rajoni i ishte nënshtruar: më 806 ai i akordoi djalit të tij Pepin sundimin e trefishtë mbi Dalmaci, Istrie dhe Venedik.

E pra nëse flota bizantine, e drejtuar nga admirali Niketas, kaloi tek lagunat një dimërim të gjatë që u zgjat deri në gusht 807, kjo u bë me qëllim që të gjendej një gjuhë e përbashkët përfundimtare me mbretërinë italike të Pepinit, pra me Perandorinë Perëndimore; këndej doli një si projekt pakti me disa elemente që do të hasen në tekstet venedikase të mëvonshme, siç është pakti me perandorin Lothar, por aty fjala është vetëm për lagunat, sepse grekët e kishin parë tanimë se sa për Istrien, këtë Perandoria e kishte humbur. Përsa i takon Venedikut, trazirat aty rifilluan sapo që u zhdukën në horizont anijet greke; grekët u kthyen aty më 809 nën komandën e njëfarë Pali, të cilit analet latine i japin titullin praefectus e që i ka të gjitha gjasat të ketë qenë strategu i parë i Qefalonisë: ata e përshkojnë gjithë krahun dalmat, kërkojnë të hakmerren duke sulmuar portin kryesor të mbretërisë së Italisë, Comacchion, por, të dëbuar prej andej e gjejnë të bllokuar rrugën në hyije të lagunave: ka shumë të ngjarë që ky zhgënjim e bëri Niqiforin t’i japë Dyrrahionit statusin e temës'03. Ndërkaq dogji Obelerio u bën hapur thirrje frankëve, të cilët, nën drejtimin e mbretit Pepin, nisën më 810 një shpeditë kundër Dalmacisë dhe zonës lagunore, nga Malamocco në Grado; për paradoks kjo do të shpinte në ftillimin e situatës dhe në mbërritjen e paqes mes dy perandorive: ndërkohë që flota bizantine po vinte të spastronte Dalmacinë, në Venedik shpërtheu një revolucion në favor të Bizantit, duke e detyruar Obelerion dhe rrethin e tij të mërgojë e duke bindur më anë tjetër Karlin e Madh se, së paku përkohësisht, frankët e kishin humbur mëtimin për Adriatikun e Epërm.

Është e qartë që nuk janë goditjet ushtarake dhe tratativat politike të viteve 791-810 shkaktarët e vetëm të statutit ndërkombëtar që përfton Venediku në atë kohë: në qoftë se është e vërtetë që këto dy presione, franke dhe bizantine, anulojnë njëra-tjetrën në rajonin e lagunave kjo ndodh nga që aty tanimë është krijuar nga Grado në Chioggia, në mënyrë të ngadaltë dhe shpesh të errët, një kompleks ishujsh, gumash, gjuhësh ranore dhe mbetjesh kontinentale, një organizëm politik që po përvijohet gjithmonë e më shumë, me një qendër politike që në fillim të shekulllit IX është zhvendosur nga Malamocco në ishujt e lagunës së Rialtos, në çastin kur dozha Agnelo merr pushtetin, i brohoritur nga një populus që ende ngatërrohet me ushtrinë (exercitus), në prani të një të dërguari perandorak që më tepër i bëhet dorëzan procedurës sesa e kontrollon atë; pa dyshim që në këtë kohë i jepet edhe titulli i dogjës sovranit venedikas dhe pasardhësve të tij, ndërkohë që në Rialto nis të ndërtohet një pallat, dy simbole këto të unitetit të zonës lagunore, të mbrojtur nga një zot i largët por edhe dorëzanë të pavarësisë së saj reale: këtë e dëshmon edhe udhëtimi që do të bëjë pak më vonë për në Konstantinopojë djali i dogjës, Justinianoja, i cili kthehet prej andej me titullin e rëndësishëm oborrtar hypatos, nën të cilin në Bizant shihej ofiqi i motshëm konsullor romak107. Tanimë dogjët dhe zyrtarët e tjerë të lartë venecianë, qoftë laikë qoftë kishtarë, nuk do të reshtnin së kërkuari dhe së mbajturi këta tituj perëndorakë, që i përfshinin ata simbolikisht në hierarkinë bizanfine, por që i kanë mbi të gjitha si garanci përballë fqinjëve të vet frankë e sllavë, të cilët me ç’dukej paqja e viteve 812-814 nuk i kishte qetësuar aspak në veprimtarinë e tyre, shpeshherë tepër agresive, përreth dogados të ri.

Nuk duhet harruar në të vërtetë se akti i vitit 812 e njihte sundimin karolingas mbi Kroacinë, ku krishtërimi ishte përhapur ndërkohë që prej shekullit VII duke nisur nga qytetet bregdetare romane; por veprimi vendimtar është ai i patriarkut të Aquileas i cili në vitet 805-811 dërgon misionarë frankë që arrijnë të bëjnë këtu kthime fetare masive, diçka që në Bizant nuk mund të interpretohej ndryshe veçse si një kërcënim potencial mbi Dalmacinë108. Pa dyshim që pas kësaj kemi një manovër bizantine, e cila midis viteve 815-823 nxit një revoltë të kroatëve, që kalojnë në të njëjtën kohë nën autoritetin e bullgarëve që kishin lidhur paqe me Konstantinopojën prej vitit 815, ndërkohë që veprimet gjithmonë e më guximtare të narentanëve në brigjet dalmate janë të yshtura ndoshta prej frankëve.

Veç këtyre, statu quo-ja në Adriatikun e Epërm nuk duhet të na bëjë të harrojmë se midis dy brigjeve ka edhe pika të tjera fërkimi: paqja e vitit 812 e lë të hapur çështjen e jugut italian ku, nga skutat ku ishin tërhequr në Sicili, Kalabri dhe Pulje, grekët përpiqeshin të mos prisheshin me sovranët e vegjël lombardë, sidomos me dukët e Beneventos, me të cilët ruajtën paqen posaçërisht nën mbretërimin e dukës Arichis që krahas tyre, nuk reshti së kërkuar prej Romës territoret e Ekzarkatit të dikurshëm të Ravenës109; është ky dukë që më 758 ia kishte kthyer Otranton Bizantit që e pat ndihmuar të hipte në pushtet110. Nga ana tjetër lombardët e Beneventos nuk kanë asnjë interes t’i prishin punët me Konstantinopojën, sepse marrëdhëniet e tyre tregtare me Lindjen janë me ç’duket shumë të rëndësishme, siç e dëshmon sasia e madhe e produkteve të luksit që qarkullon drejt qendrës së tyre, të vendosur në një mënyrë ideale në gjysmërrugën mes dy detrave, midis Brindizit dhe Napolit, ku prania greke, e mbështetur në Sicili, është edhe më e rëndësishme; këtë e dëshmon edhe kompleksi i rëndësishëm i kishës së Shën Sofisë të Beneventos, të ngritur nga vetë Arichisi, tregues i qartë i ndikimit bizantin në shtetin e tij.

E pra dy perandoritë mëtojnë kontrollin mbi ngushticën italianojugore. Por Karli përpiqet gjithashtu që ta nënshtrojë Arichisin për t’i bërë qejfin papës, pretendimeve territoriale të të cilit mbi vartësitë e dikurshme të Ekzarkatit do t’u bjerë ndesh një koalicion greko-lombard: Në viset lombarde rritja e një partie franke pikaset në manastiret, siç janë ato të malit Sassin ose të San Vincenzo al Volturnos112. Pra Jugu italian së bashku me Adriatikun e Epërm, është një nga terrenet ku zhvillohet një rivalitet i paprerë midis frankëve dhe grekëve, që shprehet dhe nga shkëmbimet e shumta diplomatike. Në 787, duka Arichis sulmohet nga frankët dhe bën sikur u nënshtrohet këtyre, ndërkohë që ambasadorëve bizantinë u duhet ta braktisin Capuan, ku kishin ardhur të negocionin me Karlin; mirëpo duka bën tratativa me Konstantinopojën, prej nga ka marrë titullin dhe ofiqet e patricit pak para se të vdesë", ndërkohë që përgatitet një shpeditë detare greke nga ana tjetër e Adriatikut: ajo do të dështojë në mënyrë të vajtueshme më 788 në brigjet kalabreze; duka i ri, Grimoaldi, që qe për një kohë të gjatë peng i Karlit të Madh në Capua, detyrohet kështu të pranojë nënshtrimin e tij ndaj frankëve: më 798, ai dëbon simbolikisht gruan e vet greke për të hyrë kësisoj në radhët e partisë franke. Megjithatë, pikërisht në vitin e traktatit të Aixit, më 812, bizantinët nisin edhe një sulm tjetër kundër Beneventos, ndërkohë që frankët me sa duket kurdisin intriga në Sicili prej ku, pak a shumë në të njëjtën kohë, një dukë detyrohet të marrë arratinë drejt territoreve të tyre.

Këto pak elemente që dalin në pah nga një histori jashtëzakonisht e ndërlikuar tregojnë mjaf mirë se sa e gabuar është që ta vështrosh Adriatikun e shekujve VIII e IX si një truall përballjesh të përhershme: në të vërtetë si në veri ashtu dhe në jug, dy fuqitë mbisunduese, grekët dhe frankët, rrallëherë ndeshen në konflikte të drejtpërdrejta, deri në atë pikë sa gjiri i ardhshëm venedikas mund të shihet si një zonë stërvitjeje diplomatike midis Lindjes dhe Perëndimit, diçka që do të konfirmohet në shekujt e mëpasëm.

Nga Adriatiku në gjirin e Venedikut: kërcënimet sllave dhe saraqene

Meqë paqja e viteve 812-814 kishte lënë pas vetes shumë pasaktësira, pas vdekjes së Karlit të Madh, pikërisht zbatimi i saj do t’i ushqente negociatat midis dy perandorive: fjala ishte asokohe për ngulitjen e kdfijve në Dalmaci, midis territoreve të qyteteve romane të bregdetit dhe atyre të sllavëve që i qarkonin. Më 817, ambasadori grek Niqifori shkoi në Aix për ta zgjidhur këtë çështje, porse shpejt u kuptua që këto gjëra duheshin bërë në terren, për të cilin të dyja palët thuajse nuk dinin asgjë; por misioni që zbatoi Niqifori, i shoqëruar nga një missus i Luigjit të Përshpirtshëm dhe sidomos nga markgrafi i Friulit, Cadolahu, dështoi tërësisht: ndërkohë që sllavët, të cilët atëherë njihnin sovranitetin frank, mëtonin të ruanin të gjithë pushtimet e tyre, secili nga qytetet dalmate kërkontë të rifitonte tërësinë e territorit të vet të dikurshëm (ager)114; kështu që misioni u kthye duarbosh në Aix dhe Niqiforin e thirrën të kthehej me të shpejtë në Konstantinopojë. Do të kalonte një gjysmë shekulli përpara se të gjendej një zgjidhje, me mirëkuptim të drejtpërdrejtë midis Bizantit dhe palëve në konflikt, ndërkohë që marrëdhëniet franko-bizantine po bëheshin gjithmonë e më formale; veç kësaj, në Dalmaci në atë kohë u zhduk çdo lloj pranie e drejtpërdrejtë bizantine, së paku deri më 848, datë kur hidhet fjala tërthorazi për një shpeditë që dërgohet kundër kroatëve prej një “patrici grek”.

Atëhere frankët mund t’i merrnin punët në nge dhe pavarësisht paqes së Aixit e cila e vendoste Istrien, provincë franke, nën autoritetin e patriarkut të Grados, venecian ky, e pra në vartësi bizantine, t’ia nënshtronin atë më 827 patriarkut të Aquileas, subjekt frank, pa ndonjë reagim të dukshëm nga grekët, por me pasoja të pafundme historike. Në të vërtetë, kjo nuk ishte thjesht çështje nënshtrimi: perandoria franke ka në këto vise një vizion të vërtetë kulturor, sado që modest, siç e provon themelimi në Cividale më 825 i një shkolle për laikët e Venetisë dhe të Ilirisë, që do të favorizonte depërtimin intelektual frank në Kroaci, prej ku sipas gjasave në qytetin friulan studiuan një numër princësh: e dëshmon këtë qëndrimi i këtueshëm dyvjeçar që Gottschalku, murg i abacisë benediktine të Orbaisit, pranë Soissonit, i cili, sipas thënieve të tij, kishte kaluar në oborrin e mbretit kroat Trpimir, pak para se të dënohej nga sinoda e Mainzit, më 848, për shkak pikëpamjesh heretike mbi paracaktimin e fatit. Ky qëndrim që pa dyshim nuk është i palidhur me përhapjen benediktine në viset e kroatëve (manastiri i Rizinices, pranë Klisit, u themelua më 852, ai i Nonës në fund të shekullit IX), e as me atë statut autonomie, mjaft i ngjashëm me atë të qyteteve “romane” të Dalmacisë, të cilin sovranët kroatë ua japin qyteteve që i kanë themeluar vetë ata, si Biograd na Moru dhe Sebenicës, qëndrim që tregon rëndësinë që i jepej faktorit urban dhe që nuk të lejon ta vështrosh shtytjen kroate drejt detit thjesht si një përpjekje drejt hapësirash të lira.

Ndërkohë, këto bashkësi dalmate qeveriseshin në fakt vetë, nën autoritetin mjaft teorik të mbretërve kroatë ose të arhontit të Zadarit, i cili mban me Konstantinopojën lidhje edhe më teorike, edhe pse po të besojmë Konstantin Porfirogenetin, ato vazhduan t’i paguanin perandorisë atë çka ai e quan “tribut”, në shuma që ndryshojnë nga qyteti në qytet, 200 groshë floriri për Spalaton dhe vetëm 36 për Raguzën e vogël118. Duhet pritur mbretërimi i Vasilit I (867-886) në mënyrë që, ndoshta aty nga viti 878, të gjendet njëfarë rregullimi i çalë, që dëften më anë tjetër se deri në ç’pikë ka shkuar lidhja e dobët e Dalmacisë me Perandorinë.

Sado që pikërisht në këtë kohë, pak mbas vitit 870, arhontati dalmat ngrihet në rangun e temës"9, Vasili duhet të ketë vendosur atëherë që të gjitha qytetet dalmate, mbi baza të cilat sapo i treguam, duhet t’u “derdhnin sllavëve të gjitha detyrimet që ata i paguanin strategut, duke i dhënë njëkohësisht këtij të fundit një shumë të vogël, sa për të treguar nënshtrimin e varësinë e tyre ndaj perandorëve të romakëve e ndaj strategut”. Duket qartë që një “pakt” i tillë, fjalë kjo e përdorur nga Porfirogjeneti, nuk mund të bënte gjë tjetër veç se t’i dobësonte edhe më shumë lidhjet midis Dalmacisë dhe Konstantinopojës. Përderisa një rregullim i tillë paraqitej i mundshëm, kjo ndodhte për faktin se marrëdhëniet me sllavët fqinjë në brendësi të vendit nuk ishin gjithmonë edhe aq të këqija: këtë e dëshmon fakti që raguzianët zotëronin vreshta në territor të zahlumienëve dhe terbunëve.

Sidoqoftë sllavët narentanë janë më shqetësuesit: ata arrijnë një zhvillim detar të shkëlqyer, falë kontrollit që kishin mbi ishuj të shumtë, mes të tjerëve Bracit, Korëulas, Losinit dhe Mljetit, të cilët burimet në mënyrë domethënëse i quajnë “ishuj narentanë”, e pengonin gjithmonë e më shumë lundrimin, veçanërisht atë të venecianëve.

Mirëpo në fillimet e shekullit IX u pa se si, përmes mjaft të dhënash legjendare që na i sjellin kronikat e mëvonshme, të zhvillohej një fuqi e vërtetë detare dhe tregtare në Venedik. A kishte filluar kjo në atë kohë të kishte kontakte të drejtpërdrejta me Orientin mysliman ndërkohë që perandori Leon V para vitit 820 ua kishte ndaluar të gjithë nënshtetasve të tij çdo lloj tregtie me të? Fakti që dogji e pat respektuar këtë ndalesë mund të jetë thjesht gjesti normal i një përfaqësuesi besnik të Perandorisë, pasi pak ka të ngjarë që venedikasit të ishin bërë që atë kohë të pranishëm në Aleksandri; megjithatë më 827 ose 828, sipas rrëfimeveka ndodhur vjedhja e relikeve të Shën Markut në një kishë të qytetit, çka tregon së paku se në Venedikun e shekujve XI-XII ekzistonte përshtypja e turbullt që ngritja e tij në Mesdhe datohet në këtë epokë. Më anë tjetër, trazimi që i sillnin korsarët dhe piratët si dhe reagimet e tij ndaj tyre provojnë se lundrimet venedikase tanimë përfshinin jo vetëm në pellgun Adriatik, por dhe e kapërcenin atë. Midis viteve 830 dhe 840 Venediku organizoi disa shpedita kundër narentanëve; ajo e vitit 830 pasohet nga një dërgatë e këtyre të fundit në Venecia ku nënshkruhet një paqe jetëshkurtër, çka ilustron mbi të gjitha faktin se venedikasit, sado që tanimë janë ta aftë, siç do ta shohim, t’i japin perandorisë një ndihmë efikase në luftën e saj kundër myslimanëve, përballë sllavëvë të Dalmacisë detyrohen t’u drejtohen mjeteve të dobëta të diplomacisë. Kjo fuqi detare ka pasoja të rëndësishme dhe afatgjata: kontrolli që ata shtrijnë mbi ishujt qendrorë të Dalmacisë është në zanafillë, brenda një rajoni gjithmonë e më të izoluar, të një thyerjeje midis veriut dhe jugut të bregdetit, që është mjaft e ndjeshme edhe sot e kësaj dite.

Nëse këto zhvillime thelbësore shpesh nuk bien në sy, kjo vjen nga që çështja më e madhe e kësaj epoke është lufta kundër myslimanëve, të cilët nga Sicilia në Adriatik depërtojnë gjithmonë e më shumë në bregun verior të Mesdheut. Pas andaluzëve, që janë bërë zotër të Kretës më 827, do të jetë inkursioni i nisur prej Ifrigiyas, Tunizisë së sotme, ai që shpie në marrjen e Palermos më 831, e ndjekur pak më pas nga pushtimi i Mesinës, prej ku nisin të bëhen sulme mbi Italinë e jugut: tashmë myslimanët kanë liri të plotë veprimi në detin Tirren dhe fillojnë pak më vonë të depërtojnë edhe në Adriatik.

Ndoshta për të ravijuar një përgjigje të përbashkët shkon edhe dërgata e perandorit Theofil pranë Luigjit të Përshpirtshëm në tetor 833, e cila arrin vetëm të asistojë në shfuqizimin e tij solemn pas revoltës së dytë të të bijëve. Edhe më serioze është një dërgatë tjetër po e Theofilit, që takohet me Luigjin në Ingelheim, në maj 839: kështu parashikohet në ato ditë një lidhje e vërtetë antimyslimane, me qëllim qëtë kryhet sulmi, siç shkruan kronikani Genesios, “ndaj zotërimeve saraqene midis Libisë125 dhe Azisë126; vihet re se fjala është për një strategji mesdhetare dhe jo për ndonjë luftë të shenjtë, pasi po atë vit Theofili dërgon gjithashtu njerëz në Kordovë, në një përpjekje për të bërë për vete emirin Abd al-Rahman II127. Nga krahu i krishterë, lidhja duhet përforcuar në mënyrë klasike: djaloshi Luigji II, i biri i Karolingasit, do të martohet me një princeshë greke, ndoshta me një nga vajzat e Theofilit.

Pak më pas, më 840, rreziku mysliman do të mbërrijë drejtpërdrejt në Adriatik: saraqenët godasin dhe shkatërrojnë Budvën si dhe qytetin e poshtëm të Kotorrit; kuturisin madje deri në Istrien perëndimore, ku shkatërrojnë Piranon; edhe më keq, më 840, shtijnë në dorë Taranton, pastaj në vitin e mëpasëm Barin, duke e rrethuar kësisoj Puljen bizantine: emirati i Barit i njohur prej Kalifatit të Bagdatit, do të eleminohet vetëm në vitin 871. Sigurisht, do të ishte e tepruar të thuhej se ata kishin tanimë një kontroll të plotë të hyrjes në Adriatik, për arsye se Bizanti i kish gjithë kohën në dorë të tij të dy brigjet e kanalit të Otrantos: nga pranvera e vitit 841 një flotë venedikase që, sipas burimeve, numëronte 16 galera, mundi të mbërrijë në Taranto pas një dërgate këmbëngulëse të Konstantinopojës. Sigurisht, kjo shpeditë do të kthehej në katastrofë: flotën e djegin mu përpara qytetit, ndërsa ushtarët venedikas që kishin zbarkuar i masakrojnë ose i shesin si skllevër; megjithatë ky episod tregon se qysh në atë kohë qyteti i lagunave është i aftë të ndërhyjë në mënyrë aktive përtej Adriatikut, ndërsa grekët, siç dukej, s’i kanë më mjetet e drejtpërdrejta për një ndërhyrje detare në këto vise.

Sido të jetë, Adriatiku është tanimë në mëshirën e goditjeve myslimane: prej vitit 843 këta ngjiten përgjatë bregut perëndimor, i vënë zjarrin Ankonës, pastaj e sfidojnë Venedikun deri në Quarnero, ku shkatërrojnë Osseron, në ishullin Losinj, e pastaj ndeshen me të në një betejë të përgjakshme detare: të zbuar prej zonave lagunore dhe grykëderdhjes së Posë, korsarët myslimanë kthehen nga kanë ardhur duke shkatërruar në të dalë të Adriatikut edhe një flotë tregtare që kthehej prej Sicilie në Venedik129. Kjo pasi myslimanët ushtronin kryesisht një pirateri sistematike ndaj anijeve venedikase, që ishin ndërkaq viktima të piratëve narentanë: burimet venedikase përshkruajnë një tablo angështuese të qytetit, që ishte i kapur si në darë nga kjo mësymje e dyfishtë prej detit130. Kështu pra, jo më kot perandori nis më 840 një dërgatë dyfishe, njërën në Dalmaci e tjetrën në Venedik, dy shtyllat e vetme ku mund të mbështetej në Adriatik: në Venedik ambasadori, patrici Theodhos Babuzikos, rri një vit të tërë, me siguri për të kontrolluar përpjekjet venedikase për armatim detar; pas kësaj, në vitin e mëpasëm shkon në Trevë, ku takon perandorin e ri Lotharin, pa asnjë rezultat, pasi ky sovran ishte mjaft i zënë me revoltën e të vëllezërve.

Për paradoks, kjo epokë tepër e zezë është e volitshme për Venedikun. Pa e prishur besnikërinë ndaj Konstantinopojës, ai ka filluar të shfrytëzojë, prej një farë kohe shkëlqyer, në dalje të boshtit të madh padan dhe qafave alpine, që e bën atë tanimë një prej furnizuesve kryesorë të frankëve me mallra ushqimorë orientale: në rast se i besojmë kronikës të murgut të Sankt-Gallenit ose asaj të Thietmarit të Meresburgut, duke nisur së paku prej fillimeve të shekullit IX venedikasit konvergojnë drejt panairit të madh të Pavisë, prej ku nisen rrugët transalpine që kapërcejnë qafat e shën Bernardit të Madh dhe të Pfliigenit. Po më 840 do t’i konfirmohet ky funksion nga Perandoria e Perëndimit, kur pactum që i paraqitet Venedikut nga perandori Lothar i njeh marinës venedikase, përtej një bashkëpunimi mjaft fiktiv midis flotës perandorake, që ishte e paqenë në Adriatik dhe asaj të qytetit lagunar, detyrën e mbrojtjes së Adriatikut “kundër sllavëve dhe armiqve të tjerë”.

Venediku është tanimë një partner diplomatik i drejtpërdrejtë i Perandorisë karolingase, pa shkaktuar, me sa kuptohet, asnjëlloj indinjate në Bizant, çka lajmëron një ndryshim të pashmangshëm të statusit të vet politik që priret tani drejt pavarësisë131. Por qyteti afirmon mbi të gjitha themelet e begatisë së vet të ardhshme tregtare, atë të një ndërmjetësi mes Lindjes e Perëndimit, që i jep Adriatikut në mënyrë krejt të natyrshme rolin e një rruge detare gjithmonë e më ekskluzive ndërmjet dy botëve, në një kohë kur Sicilia pëson një pushtim të gjatë mysliman që i bllokon përfundimisht ujërat e detit Tirren duke i bërë edhe më të rrezikshme ngushticat e Sicilisë e të Mesinës, pëijashtuar këtu ata që pranojnë, siç janë tregtarët e Napolit, Gaetës ose Amaltit, të tregtojnë e të bien në ujdi me myslimanët, duke u pasuruar kështu jo pak në shekujt IX e X. Dhe kjo për më tepër në një kohë kur rrugët tokësore, nga Dyrrahioni në Selanik e Konstantinopojë, pësojnë gjithashtu një eklips të gjatë që nga koha e pushtimeve sllave.

Përkufizimi i një hapësire të krishterë adriatike: aleancat greko- franke dhe kthimet e fesë sllave

Grindjet e gjata dhe shterpe fetare midis papatit dhe Perandorisë së Lindjes, që njihen përgjithësisht nën emrin “skizma e Fotiosit”, arrijnë të maskojnë përkohësisht sektorin adriatik, ku nuk duket se ndodh ndonjë gjë e shënuar deri në vdekjen e Lotharit më 855 dhe ngjitjen në fronin perandorak të djalit të tij, Luigji II. Po prania saraqene nuk resht së penguari marrëdhëniet në Adriatik, ku Bari është shndëruar në kryeurë e tyre: prej këtu nisen flotiljet që trazojnë vazhdueshëm anijet e princëve të Beneventos, vasalë të karolingasve, por edhe myslimanët e Tarantos e rrahin po aq shpesh kryq e tërthor Adriatikun: një nga kronikanët e vendos në kohën e mbretërimit të dozhës Pietro Tardonico (836-864) një sulm të përgjakshëm të tarantasve në Quarnero, ku ngjan të jetë shkatërruar një flotë tjetër venedikase pranë ishullit të vogël Sansego, Susaku i sotshëm, çka e bën aktuale, më 856, ripërtëritjen solemne të statutit të Lotharit nga Luigji II.

Pak më vonë, gjithmonë nën mbretërimin e Luigjit II (855-875), do të fillojë të qarkullojë në Venedik denari i vogël venedikas që shquan me legjendën Christe salva Venetia, i cili zëvendëson monedhat karolingase që ishin në qarkullim deri atëhere, diçka që, edhe pse nuk dëshmon ndonjë pavarësi reale venedikase, bën që ky qytet të hedhë një hap të ri drejt çlirimit nga pushtetet e tjera.

Sidoqoftë mbeten në fuqi rreziku sllav dhe ai saraqen që diktojnë një rikthim të solidaritetit të krishterë, i cili është shthurur mjaft; qysh më 867, patriarku Fotios i ka dërguar Luigjit një dërgatë në emër të perandorit Mihali III*33, por do të jenë tri ngjarje që u rrokullisën shpejt njëra pas tjetrës: në Romë vdekja e papës Nikolla I, në Konstantinopojë marija e pushtetit nga Vasil Maqedonasi, e ndjekur kjo pothuajse menjëherë nga dëbimi i Fotiosit, ato që, duke i dhënë fund fazës akute të krizës fotiane, e bëjnë sërish të mundshme në parim aleancën midis dy perandorive, me synimin e një veprimi të përbashkët në Adriatik, që është i domosdoshëm pasi sulmet myslimane po bëhen gjithmonë e më shqetësuese. Përvoja do të tregojë se këta dy partnerë e njohin njëri-tjetrin kaq keq, sa që aleanca mes tyre ka diçka irreale, madje shpesh qesharake: në këtë moment vendimtar frankët duket sheshit që nuk e kuptojnë se Perandoria e Lindjes ka hyrë në fazën e fuqizimit të saj, që do të shpjerë në ngadhënjimin mbi myslimanët, veçanërisht falë flotës së saj, e cila më 868, nën drejtimin e admiralit të madh Niketas Orifas, çliron hapësirat egjease duke u shkaktuar saraqenëve të Kretës disfata të rënda dhe duke e marrë tanimë sistematikisht në duar detin Jon, ku eliminojnë ata që u binin në qafë prej një kohe të gjatë ishujve të Qefalonisë e të Korfuzit; pikërisht në këtë kohë bëhet sërish e mundshme ndërhyrja bizantine në Adriatik, aq më shumë që, po ta besojmë Porfirogenetin, myslimanët kanë vënë nën rrethim Raguzën që me sa duket i kërkon perandorisë të ndërhyjë; prania e atypranshme e flotës greke duhet t’i ketë tmerruar kaq shumë myslimanët, sa që i bëri ta braktisin rrethimin e qytetit’34. Ndoshta vallë ngaqë qeveria dukale beson se bizantinët do ta rimarrin në dorë bregdetin dalmat që dogja Giovani II Partecipazio (881-887) arrin të skicojë një politikë së cilës Venediku do t’i kthehet vetëm disa shekuj më vonë? Meqë sllavët e saraqenët e bëjnë gjithmonë e më të vështirë lundrimin përgjatë bregut lindor, dogja duket se e ka vënë si synim që të sigurojë pikëmbështetje në bregun italian, dhe pa dyshim që vetë kjo politikë u përcaktua nga sulmi i madh saraqen, i cili duke mënjanuar flotën greke fare pranë, goditi sërish më 876 në Comacchio, madje dhe në Grado, në ujëra venedikase. Pasi kërkuan kthimin e tij me mirëkuptim me ndërmjetësinë e papës, venedikasit zbarkuan në Comacchio, që ishte teorikisht zotërim i mbretërisë të Italisë në shpërbëije të plotë, por pushtimi i tyre nuk zgjati shumë, për arsye se Roma nuk bëri lëshim dhe Venediku u zmbraps: kjo temë do të rihapej përsëri në shekullin XIII.

Ky orientim i ri shkaktoi një krizë të rëndë politike ngaqë venedikasit janë aq të lidhur me cirkuitin e tyre dalmat: ndërkohë që trashëgimia dukale ishte siguruar me një sistem bashkëmbretërimi, që i bënte më pak të mundura ndërhyijet, populli ngriti krye dhe shpalli një dogjë të ri, Pietro Candianon, duke i dhënë atij pushtetin në dorë, çka e çoi Venedikun drejt një sistemi zgjedhor që mbetej ende për t’u përsosur.

Po atë vit, më 867, në Konstantinopojë Vasili I i rikthehet orientimin politik të Mihalit III drejt të njëjtit breg, veçse në jug, duke i propozuar Luigjit që t’i dërgojë flotën e vet për të rrethuar Barin; nga ana greke fjala ishte për një etapë tjetër në një operacion të shkallës së gjerë, që ka për qëllim të hapë të gjitha rrugëhyrjet për në Itali e veçanërisht në Adriatik. Ky operacion shoqërohet nga një veprim diplomatik i errët në drejtim të sllavëve të Dalmacisë prej të cilëve, nëse i besohet Porfirogenetit, perandori merr premtimin e bashkëpunimit detar në operacionin e parashikuar kundër Barit136. Karolingasi ka të ngjarë që nuk është i vetëdijshëm për këtë, por merr njëkohësisht zemër që ta shtjerë në dorë qytetin, qoftë pse do që të jetë i pari qoftë pse nuk i beson vërtet mbërritjes së flotës greke: sido që të jetë, ai nuk pranon t’i zbatojë klauzolat e aleancës. I vendosur që t’i sulmojë i vetëm myslimanët, ia mbërrin ta marrë Barin më 871, ndërkohë që flota greke lundron në det të hapur përballë qytetit dhe nuk merr pjesë, për t’u dukur sërish në Itali vetëm mbas vdekjes së Luigjit më 875.

Në të vërtetë, këto projekte aleancash janë të gjitha hipokrite, si nga njëra ashtu dhe nga pala tjetër: politika e madhe bizantine shpie në mënyrë të pashmangshme drejt një rivaliteti të ri greko-frank, në të cilin Adriatiku është epiqendra. Qysh para marrjes së Barit, Luigji nuk i fsheh pretendimet e tij për Dalmacinë dhe i lejon vetes madje të ndërhyjë edhe në Kalabrinëbizantine, ku subjektet e Perandorisë së Lindjes e kanë thirrur t’i ndihmojë kundër sulmeve myslimane. Nga ana e tij Bizanti ndjek një politikë aktive në principatat lombarde, të vëna nën vartësinë e karolingasve, çka dëfton edhe një herë ndikimin që kanë problemet që shqetësojnë hinterlandin mbi fatet e Adriatikut; grekët e dinë mirë se, pa mbështetjen lombarde, ekspansioni i tyre në perëndim të ngushticës së Otrantos do të jetë i pasigurtë, çka e shpjegon edhe mospjesëmarrjen e tyre në aksionin e Barit: guri i tyre i lojës është princi i Beneventos Adelchisi, që ka ngritur krye kundër Luigjit, të cilit nuk i njeh as titullin perandorak, megjithatë me Konstantinopojën ai do të radhitet hapur vetëm më 873. Një herë për një herë, rezultati është që, në një kohë kur fjala ishte për aleancë kundër tyre, këto zënka u japin zemër kaq shumë myslimanëve saqë pak para se të vdesë Luigji, ata i bien Beneventos më 875, në po të njëjtën kohë kur, siç e pamë, iu sulën drejtpërdrejt lagunave veneciane. Ndërkaq, duke përfituar nga çorganizimi frank menjëherë mbas vdekjes së Luigjit II, Bizanti shtie në dorë në dhjetor 876 Barin, duke vendosur menjëherë aty një strateg, bazë për administratën e saj të re provinciale: për të ka rëndësi para së gjithash që të forcojë në jugun e Adriatikut pushtetin e vet.

Aleanca franko-greke dështoi në Adriatikun jugor dhe kjo për më shumë se një arsye: këtu shtohet edhe situata konfuze që sundon në atë kohë në trevat veriore, ku sulmet myslimane kanë më pak rëndësi sesa rreziku sllav. Perandoria greke nuk mund të tregohet e painteresuar, pasi këto vite janë vendimtare për konvertimin e botës sllavo- jugore, në të cilën rivalizojnë grekët, frankët dhe Roma; porse është më shumë diplomacia bizantine ajo që lëviz këtu dhe që tani është në mospërputhje me interesat e Venedikut, subjektit të vet, e më anë tjetër e lidhur me Perandorinë Perëndimore që nga koha e paktit të Lotharit. Mirëpo kroatët dhe tërësia e sllavëve dalmatas, mes të cilëve si gjithmonë narentanët, teorikisht të nënshtruar ndaj frankëve, po përkrahin gjithmonë e më pak administratën e tyre, çka nuk do të thotë se janë të gatshëm t’u nënshtrohen grekëve: në Kroaci përqafimi i anës franke ose asaj bizantine është çështje oportunizmi, mirëpo këto nuanca ndryshimi do të shkakojnë pasoja të forta, prej të cilave di të përfitojë politika bizantine. Më 877 kroatët, që në atë kohë qeveriseshin nga një princ që mbante anën e frankëve, Domagoj, ngritën krye kundër këtyre të fundit e pas tyre edhe sllavët e tjerë, të cilët sulmuan anijet venedikase e pastaj qytetet romane të Istries; Venediku, si aleat i djalit të Luigjit II, perandorit Karloman, reagoi me një ofensivë të fuqishme detare të dogjës së tij, Orso Participazio, që i detyoi kroatët të ulen për bisedime, duke i lënë ndërkaq mënjanë narentanët.

Pas kësaj në Kroaci krahu frank shkatërrohet përkohësisht, çka dhe ishte ndoshta synimi i manovrës bizantine, sepse pak më vonë shohim se si grekët dërgojnë në Kroaci princin Zdeslav, djalë i princit të dikurshëm grekofil Trpimir, që ishte arratisur në Konstantinopojë kur i vdiq i ati më 864.137 138 139 140 Ky i dëbon djemtë e Domagojt, përfaqësues të krahut frank, ndërkohë që një flotë bizantine ndërhyn në Dalmacinë qendrore, duke i bërë zap më në fund narentanët, të cilët, të pagëzuar nga misionarë lindorë, pranojnë autoritetin perandorak duke ruajtur njëkohësisht një autonomi të gjerë.

E rëndësishme është që midis dy partish rivale në atë kohë zhvillohet edhe një tjetër që, nga ana e vet, mëton pavarësinë politike dhe fetare të Kroacisë, e cila mbështetjen kryesore e ka në Romë: shpirtin ajo e ka në Nona (Nin), një ipeshkvi e lindur në rrethana të errta, por që ka një titullar, Teodosin, i cili e kundërshton po njësoj si aleancën me Aquilean franke ashtu dhe me Spalaton, që është një pozicion i avancuar i Bizantit. Ndërkaq kemi mbërritur në atë kohë kur ndodh konvertimi i moravëve dhe i bullgarëve, dhe këta të fundin luajnë ende me rivalitetin mes Konstantinopojës dhe Romës: Kroacia dalmate mban në atë kohë rolin e një kryeure romake drejt veriut dhe lindjes së Ballkanit, me të cilën papa Gjoni VIII mban lidhje të rregullta; është domethënëse fakti që do të jetë një i dërguari papës, i cili, tek kthehej nga një mision në Moravi nëpërmjet Dalmacisë më 879, duke e kuptuar interesin e pozicioneve të Teodosit, e bind papën që vitin e mëpasëm ta thërrasë atë në Romë e ta shugurojë si ipeshkv të Nonës'39. Ky ipeshkv pak i njohur ka një rëndësi të madhe historike, sepse, gjithmonë më 879, ndihmon në dëbimin e Zdeslavit, mikut të Bizantit, dhe në zëvendësimin e tij nga Branimiri, që përkrah palën romake, dhe pastaj kryen në emër të papës një mision në Bullgari, ku Roma nuk lodhet së binduri carin Boris Mihal që të kalojë nën juridiksionin e saj. Kështu hedh rrënjë një Kroaci përfundimisht romane, e cila në veriperëndim të Ballkanit vendos disa kufij që ortodoksia bizantine nuk do të arrijë t’i kapërcejë kurrë më.

Megjithatë, tipar dallues i kësaj epoke konfuze mbetet rifuqizimi i grekëve dhe interesi i përtërirë që ata tregojnë për pellgun Adriatik, ndërkohë që mbas vdekjes së Luigjit II Perandoria Karolingase, e cfilitur nga përçarjet e saj të brendshme, e braktis truallin italian. Por do të ishte gabim që të shihej në rivalitetin fetar midis Bizantit dhe Romës, ku Adriatiku bëhet një nga terrenet kryesore, treguesin e një përkeqësimi të marrëdhënieve mes tyre, e aq më tepër të mendohet se po fillon kundërshtimi i Bizantit në këtë rajon. Vetë papa, i privuar nga çdolloj mbështetjeje karolingase, është i detyruar të shohë se si myslimanët i sulmojnë rregullisht shtetet e tij, me të cilët fqinjët e vet, princërit lombardë, dukati i Napolit e të tjerë akoma janë pak a shumë bashkëpunëtorë, ndaj dhe nuk ka mbështetje tjetër përveç fuqisë së rigjetur të Bizantit: pikërisht kur ai kërkon t’u imponohet bullgarëve e kur, me ndërmjetësinë e strategut të Barit, negocion edhe më lehtë me Vasilin, atëhere dhe lombardët e Beneventos radhiten sërish në krahun bizantin. Pa dyshim kjo e pjell ndërhyrjen greke kundër Napolit më 879, që pasohet nga të tjera, gjithmonë me kërkesë të papës, siç është rasti i Stefanit V më 885, në kohën kur sulmet saraqene po përshpejtoheshin, duke shkatërruar disa nga manastiret më të nderuara lombarde, ndër to edhe atë të malit Cassin, që u rrënua më 88314’. Në këtë periudhë Perandoria ishte edhe më e gatshme të ndihmonte, pasi trupat e saj kishin pësuar disa disfata të rënda në Kalabri...

Një ngadhënjim i rremë bizantin: bashkimi i rreziqeve detare me ato tokësore

Periudha më e lavdishme e Bizantit, për paradoks, nuk ka të bëjë shumë me pellgun Adriatik, po të mos theksohet këtu rikthimi i shënueshëm i pushtetit grek në Itali të jugut, vepër kjo e gjeneralit të madh Niqifor Fokas Plaku, i cili u dërgua këtu të nesërmen e disfatave, më 885. Vepra e tij, që është si ushtarake ashtu dhe administrative, duket se është kryer duke i respektuar popullatat lokale që ishin me shumicë lombarde e të bindura ndaj Romës, duke ngulitur një prani solide bizantine në Pulje, Lukani dhe Kalabri, në një kohë kur përparimi mysliman solli rënien përfundimtare të Sicilisë, ku qendra e fundit e krishterë, Taormina, do të dorëzohej më 902. Pa dyshim është kjo prani kaq e afërt e një fuqie të re myslimane përtej ngushticës së Mesinës ajo që e bëri të nevojshëm angazhimin në Italinë kontinentale. Mirëpo kjo përpjekje i shpuri grekët gjithmonë e më shumë drejt perëndimit të gadishullit, ç’ka theksoi shkrehjen e tyre në Adriatik, ku mospërfilljen më të madhe e tregoi i biri i Vasilit I, Leoni VI i quajtur i Urti (886-912), në një kohë kur popullsi të reja, bullgarët dhe hungarezët, do të ndryshonin gjeopolitikën e Bizantit, teksa sulmet myslimane ia nisën edhe më keq se më parë.

Më e rëndësishmja është, nga këndvështrimi i ynë, që përkatësia e përbashkët filloi t’i lehtësonte lidhjet detare midis të dy brigjeve të Adriatikut jugor që, më anë tjetër, në fund të shekullit IX, duket se janë përfshirë në një qark të përbashkët administrativ, në temën e Qefalonisë dhe të Longobardisë, diçka që veçse e konfirmon rolin e njohur që luanin ishujt e Jonit si kryeurë perandorake drejt Adriatikut dhe Italisë141 142. Në këtë pikëpamje rivendosja e pushtetit bizantin krijon një model për kah zotërimet e ndryshme në Itali të jugut do të rrahin pa reshtur, pa e arritur asnjëherë: kontrollimin e të dyja brigjeve. Por nuk duhet tepruar me shtrirjen e kontrollit bizantin: ky është joekzistues në veri të kanalit të Otrantos, ku u lihet rrugë e lirë shpeditave të pafundme të sllavëve, që për më tepër janë nënshtetas të Perandorisë, ndaj të cilëve e vetmja fuqi detare me të vërtetë adriatikase, Venediku, nuk ka ç’të presë kurrëfarë mbështetjeje të jashtme: e ç’mundtë vlente traktati i nënshkruar në Ravenë më 880 me karolingasin e fundit, Karlin e Bëshëm, i cili parashikonte luftë të përbashkët kundër sllavëve?

Këta të fundit janë gjithmonë në lidhje me fuqitë e viseve të brendshme të Ballkanit, ku Perandoria bullgare po pëijeton një ekspansion të vërtetë, dhe kuptohet që i ka aleatë të vet sllavët e Adriatikut: më 912 do të jetë i biri i dogjës Orso Partecipazio, Pietroja, i cili pasi kapet në Dalmacinë jugore teksa kthehej nga një mision në Konstantinopojë, i dërgohet carit Simeon, që do ta lirojë vetëm pasi paguhet shpërblimi. Venediku është i detyruar të ndeshet i vetëm me sllavët: pas një orvatjeje të parë të dështuar dogja Pietro Candiano u bie më 887 sllavëve deri në labirintet e ishujve dhe brigjeve të trevës së Makarskës, mirëpo i shkatërrohet krejt flota dhe vetë ai gjen këtu vdekjen.

Në qoftë se rifuqizimi grek e ka një rëndësi tjetër, kjo ka të bëjë me rolin që, si është përforcuar në Itali, mund të luajë tanimë Perandoria, si protektor i Romës që vazhdon përherë të sulmohet prej saraqenëve dhe aleatëve të tyre: duke qenë zot mbi një pjesë të mirë të bregdetit falë flotës së vet, ajo është tani në gjendje që të rrezikojë edhe me ndërhyijet tokësore drejt perëndimit, për arsye se fuqia e saj e rigjetur i detyron princërit lombardë të Capua-Beneventos që të hyjnë në aleancë me të rreth vitit 911, çka e bën Perandorinë të aftë t’u përgjigjet më mirë kërkesave të papëve. I tillë do të jetë rasti edhe më 914, kur Gjoni X e thërret në ndihmë kundër Napolit, të cilin grekët e shtrëngojnë t’i prishë marrëdhëniet me saraqenët, por sidomos më 915, kur anijet bizantine u ankoruan në deltën e Gariglianos dhe shkatërruan aty, të mbështetur nga një masë e madhe trupash të krishtera të ardhura nga gjithë Italia qendrore dhe provincat bizantine, kampin e fortifikuar që kishin ngritur myslimanët, duke e shpëtuar kështu Romën në mënyrë të qëndrueshme prej goditjeve myslimane, edhe pse saraqenët do të mbeten ende për një kohë të gjatë aktivë në Italinë jugore.

Ky moment kur, në mungesë të çfarëdolloj sovrani perëndimor të denjë për këtë emër, perandoria bëhet sërish mbrojtësi i vetëm i fronit romak, duke iu rikthyer kështu rolit të vet tradicional, është pa dyshim koha kur Bizanti gëzoi në Itali prestigjin më të madh. Por gjendja nuk është po kaq e shkëlqyer edhe në Adriatik: në Afrikë dhe në Sicili, fatimidët kanë zëvendësuar aghlabidët, duke i ushqyer me një energji të re sulmet plaçkitëse tradicionale, ndërkohë që në krahun ballkanik dhe në fund të gjirit historia e kontinentit përcakton sërish atë të detit. Në Venedik dhe në Istrie shtytja e forcave të largëta ende nuk është më shumë sesa një kërcënim: teksa këto plaçkisin shpesh Italinë e epërme, të thërritur nga pretenduesi i fronit karolingas Rodolf i Burgonjës dhe djegin Pavinë më 923, hungarezët arrijnë më 899 deri në dhunimin e hapësirës lagunore të Venedikut, nga Cittanova në veri në Chioggia në jug, madje dhe në Malamocco, prej nga kishte filluar dhe ekspansioni i dukatit145; ata dalin në Adriatik edhe në Pulie më 922. Por fakti që flota greke, ajo që mori pjesë në betejën e Gariglianos, nuk ishte shumë e madhe, vinte për shkak se ndërkaq asaj i ishin hapur fronte të tjera veprimi nga lufta kundër bullgarëve, me të cilët Bizanti i kishte prishur marrëdhëniet në vitin 913, dhe që tani po i shfaqnin hapur ambiciet e tyre mbi Adriatik, sidomos pas disfatës së rëndë që pësoi Perandoria më 917 pranë Anchialosit, në brigjet e Detit të Zi, çka i mundësoi carit Simeon ta nënshtronte thuajse krejt Greqinë, ndoshta duke nisur prej vitit 918.

Krahu italian i detit sigurisht nuk është braktisur, por as që bëhet më fjalë për të zbatuar aty politikën e madhe që ndoshta ishte parashikuar, e cila synonte rivendosjen e pushtetit bizantin në Sicili duke eliminuar pushtetin fatimid: prej vitit 917, strategu i Longobardisë Eustathi u paguante myslimanëve të Afrikës haraç në emër të regjentes Zoe146. Por ambicjet bullgare do të shkonin edhe më tutje duke prekur vetë Italinë, pasi pak më vonë cari hyn në marrëdhënie me fatimidët, qoftë në Mahdia qoftë në Sicili, duke shpresuar një koalicion që do ta fuste perandorinë si në darë e që pa dyshim do t’ua hapte sërish Adriatikun sulmeve myslimane: ky rrezik u largua vetëm duke paguar një haraç të shtuar, sipas gjasave më 924, kohë kur dështoi një armëpushim midis Perandorisë dhe Simeonit, i cili e refuzoi zbatimin e klauzolave të tij, sepse mendonte që grekët nuk ishin të aftë të mbronin pikat e Detit të Zi. Pakt islamo-bullgar nuk do të ketë për arsye se dërgata e Simeonit u kap në ktliim e sipër dhe u burgos në Konstantinopojë.

Ky episod është gjykuar si i çuditshëm, por prej tij nxirren shumë mësime: qw tw kuptohet se si një car bullgar, i cili marrëdhëniet me Islamin i ka pothuajse zero, e ka përfytyruar një aleancë të tillë, duhet që ai të ketë pasur burime të mira informacioni, në veçanti mbi kalifatin afrikan. Këto i vijnë pa dyshim nga ata, “sllavonët” (saqaliba), të cilët i gjeje të shumtë aso kohe në funksionet më të larta të Kalifatit, madje edhe në rrethin e ngushtë të sovranit, e për të cilët kalifi al-Qa’im thoshte se i shihte si “apostujt e Jezuit dhe ansarët (ndihmësit) e Muhametit”. Këta sllavë janë me ç’duket produkt i kusarive myslimane në Adriatik, ose edhe të piraterisë sllave, ndryshe nga ata që në po këtë kohë luanin një rol aq të rëndësishëm në Andaluzi, me prejardhje nga Europa qendrore, ku i kishin grabitur frankët: përveç kësaj afrikanët kishin aq lidhje me Napolin, Gaetën ose dukatet lombarde, sa për t’i furnizuar mirë tregjet e tyre148. Për më tepër ngjarjet e viteve 925-930 e ilustrojnë mirë praninë aktive të myslimanëve në Adriatik bashkë me dëmet njerzore e materiale që shkaktonin aty; pavarësisht nwse u ishte paguar apo jo haraçi nga Bizanti, ata niswn njw më 925 një operacion të fuqishëm detar në gjirin e Tarantos, ku rrethuan dhe morën fortesën e Orias më 1 korrik 925, duke kërkuar një haraç të ri, e pas mospagimit të këtij e gjetën dhe pretekstin për të përparuar më tej duke shtënë në dorë Taranton, një kryeurë ideale drejt territoreve bizantine të Lukanisë dhe Pulies, të cilën myslimanët do ta mbanin për më shumë se dy vjet; ende pa u rikthyer në duar të grekëve, ajo u mor sërish më 928 nga admirali sllavon Sabir, i cili kaptoi madje edhe kepin e Leukës për të depërtuar në Adriatik, ku sulmoi Otranton, nga pushtimi i së cilës e tërhoqi vetëm një epidemi që kishte rënë këtu; edhe myslimanët nuk ngurruan më 929 që të kapërcenin kepin e lartë të Garganos për t’u hedhur mbi Termolin, të cilin e plaçkitën pasi kishin shpartalluar disa pak anije bizantine.

Lidhur me gjithë këto operacione, burimet arabe mburren me numrin e madh të masakrave të kryera, të robërve të plaçkitur, të thesareve të shumta që janë kapur e bartur në Sicili151. Adriatiku, gjatë këtyre viteve të ashpra duket sërish i hapur ndaj sulmeve myslimane, që vijnë e nguliten mu në rajonet e kontrolluara nga grekët. Edhe këtu, ngadhënjimi bizantin i ka kufijtë tepër të ngushtë në det ...

Por, e njëjta gjë ndodhte edhe në Ballkanin e pushtuar prej bullgarëve, të cilët edhe pa pasur ndonjë marrëveshje zyrtare me fatimidët, për një kohë të gjatë iu eci në luftën kundër një fuqie e cila tradicionalisht, ishte e shtrënguar të luftonte në dy fronte. Sepse në krye car Simeoni luajti me afrinë bullgaro-sllave për të gjetur miq në krahun adriatik të gadishullit. I pari e më besniku është Mihali, princi i Zahlumisë, mbrapa Raguzës, armik i betuar i serbëve, fqinjëve të tij, ku ndikimi bizantin është mbisundues; midis 918-s dhe 927-s, kohë e vdekjes së Simeonit, shohim të ndjekin njëri-tjetrin së paku katër princa serbë, njëra palë pro bizantine, të tjerët të afërt me bullgarët, por që i rigjejnë shpejt ndjenjat e tyre perandorake. Për pasojë, vijnë së paku dy fushata bullgare kundër Serbisë, nga të cilat e dyta më 924 ishte kaq e pamëshirshme saqë, po të besojmë Konstantin Porfirogenetin, vendi u shkretua aq sa, kur erdhi aty 7,vjet më vonë princi Ceslav, miku i Bizantit, thuhet se nuk gjeti më shumë se “50 burra, pa gra e pa fëmijë, që jetonin vetëm me gjueti.

Sa për Kroacinë, aleate tradicionale e Bizantit, në këtë epokë nuk dimë asgjë për politikën që ndjek, në sajë të së cilës vendi e sheh veten të ngrihet nga Roma, më 925, në rangun e mbretërisë, në sundimin e Tomislavit; megjithatë ka shumë të ngjarë që ky të mos e ketë mohuar besnikërinë ndaj Perandorisë, pasi më 926 ajo u bë objekti i fushatës së fundit të madhe të carit bullgar, që u shpartallua aty krejtësisht e bile u detyrua të hynte në tratativa me kroatët me ndërmjetësinë e papës Gjoni X. Nga ana tjetër është gabim të besohet se perandoria, për ta pasur të sigurt besnikërinë kroate, i pat deleguar Tomislavit administrimin e ishujve dhe të qyteteve dalmate, tezë e përsëritur shpesh por që mbështetet vetëm mbi leximin e lajthitur të një teksti'53: administrimi i provincës do të mbetej ashtu siç e kishte përcaktuar Vasili I, së paku deri në mesin e shekullit X, porse është e qartë që marrëdhëniet midis Konstantinopojës dhe Dalmacisë janë shthurur edhe më shumë gjatë krizës tepër të gjatë bullgare, që zgjati nga 913 deri më 927 dhe që pati mbi të gjitha si rezultat marrëdhëniet më të ngushta midis bregut Adriatik dhe shteteve sllave më të fuqishme, që tanimë do ta kushtëzonin gjithmonë e më tepër historinë e tij: perandoria e Simeonit, që u tkurr sërish brenda Bullgarisë pas vdekjes së tij, në të vërtetë nuk e mbërriti Adriatikun, porse bullgarët kanë aty aleatë dhe i njohin rrugët, të cilat do t’i rigjejnë me lehtësi në fund të shekullit X, ndërkohë që serbët, të cilët e konfirmojnë nënshtrimin e tyre ndaj patriarkanës së Konstantinopojës, bëhen gjithmonë e më shumë favoritët e perandorisë kundrejt aleatëve të vjetër, kroatëve, që janë gjithmonë të tërhequr në orbitën romane, aq sa heqin dorë pak nga pak, mbas sinodës së Spalatos më 925, nga një liturgji sllave, për të cilën ata kishin qenë ndër shtytësit e parë. Qendra e saj më aktive kishte qenë ipeshkvia e Ninit, e cila tashmë varej nga selia e Spalatos: fakti që nuk është gjendur asnjë dorëshkrim glagolitik me origjinë kroate që të jetë i para shekullit XI154 është pa dyshim pasojë e shtypjes së fortë që i bëhet në Kroaci liturgjisë sllavone mbas sinodës së Spalatos. Dalngadalë klerikët sllavofonë, përdoruesit e teksteve glagolitike (glagoliasi) do të rrallohen deri sa të zhduken krejt*55 dhe vetëm në shekullin XIX patriotë katolikë kroatë si Strossmajeri, e rizbulojnë liturgjinë sllave, element zanafillor i krishtërimit kroat, të rifituar mbas shumë përpjekjesh156. Nga ana tjetër, në këtë kohë reforma klunisiane do të prekë Kroacinë, siç e dëshmon përparimi i shkruesve të kuvendeve, ndër të cilët ata më të njohurit punojnë në shekullin XI në Ossero, Zara dhe Spalato157. Kështu forcohet në bregun dalmat një kufi kulturor, deri më aty tepër i vagullt, që dallon ithtarët e dy kishave dhe që kalon midis kroatëve dhe serbëve, diçka që një herë për një herë nuk nënkupton asnjëlloj armiqësie midis atyre që më pas do të quheshin katolicizëm dhe ortodoksi.

A ka vallë në të njëjtën kohë një kufi tjetër më në jug, midis territoreve latino- sllave dhe fasadës së territoreve “perandorake”, që përkojnë në Adriatik me atë të Shqipërisë së sotme? Mungesa eburimeve nuk të lejon të thuash asgjë158 159; më e shumta mund të supozohet që pushtimet e Simeonit i kanë shtyrë drejt perëndimit një numër të caktuar sllavësh maqedonë, çka bëhet vendimtare në kohën e perandorisë së Samuelit, në fund të shekullit X, aq sa dhe Shqipëria e sotme mbase ka pësuar më parë një sllavizim të ri, siç e dëshmon toponimia. Megjithatë, ajo që mësojmë në fund të shekullit lë të kuptosh se ashtu si në Dalmaci, edhe në Epir-Shqipëri kundërviheshin qytete greko-romane si Dyrrahioni, Shkodra, Lisusi, thuajse të gjithë bregdetarë ose në afërsi të detit, ndaj një mjedisi të romanizuar dhe pjesërisht të sllavizuar, ku vetëm arkeologjia është në gjendje të diktojë elementë ilirë, si në fshatra ashtu dhe në qytete: zbulimi i një ansambli kuvendor latin shumë afër qytetit të lashtë të Skampës, në afërsi të via Egnatias, ku është gjetur një mbishkrim mortor i datueshëm në shekujt VII-VIII, i shkruar në një latinishte mjaft të zhvilluar, priret, sido të jetë, që të tregojë se romanizimi dhe latiniteti fetar shkonin krah për krah dhe se ato ishin dhe më të thella sesa mund të mendohet. Në qoftë se u shtohet këtyre edhe izolimi periodik i bregut epirot në kohën kur pushtimet dhe luftrat i këpusnin komunikimet e tij tokësore, si në kohë të Simeonit, duhet menduar që ai paraqet një tablo të përgjithshme që nuk është tepër larg asaj që haset në Dalmaci. Nuk duhet habitur, pra, që deri në Dyrrahion, kryeqendër e një teme krejt klasike, mund të zbulohet, aty nga vitet 970, një aristokraci lokale që ka lidhje të ngushta me sllavët e verilindjes dhe që duket se e shpie qytetin drejt një autonomie të tipit dalmat’59. Heshtja e zgjatur e burimeve, sido të jetë, duket se tregon që deri në fund të shekullit X, roli i tranzitit që ka bregdeti shqiptaro-epirot është tronditur fort: tanimë shpeditat e mëdha detare kundër myslimanëve nisen nga Helada, ndërsa nga Venediku ndërhyhet kundër sllavëve të detit.

Një Adriatik që u është lënë sllavëve dhe saraqenëve? Përparimi venedikas

Tipari më dallues në shekujt X e XI është ngjitja e fuqisë venedikase në Adriatik, gjë që ka si pasojë kryesore një orientim vendimtar të lundrimeve në kahjen veri-jug, por gjithashtu edhe një ringjallje të shkëmbimeve tokësore nga brendësia e Ballkanit drejt detit, megjithë ndërhyrjet e fuqive kontinentale, para së gjithash të bullgarëve, që do t’i trazojnë ato për një kohë të gjatë. Kjo vepër e madhe jashtësore nuk mund të kuptohet po të mos sillet ndërmend që dukati, pas vitit 889, zotëron politikisht një sistem zgjedhor, i cili me gjithë disa prapakthime, i bën të mundur popullit të kontrollojë pushtetin epror, çka shprehet, mes asaj topografie të deriatyshme tepër të copëzuar nga ishulli në ishull, në kapërcyell të shekujve IX e X, nëpërmjet një njësimi territorial që më pas do të përsoset vazhdimisht: pa dyshim që u bënë shkak sulmet e rrepta myslimane të vitit 899 për ndërtimin e ledhit të madh, i cili përfshinte prej Arsenalit deri në Santa Maria Zobenigos, pjesën më të madhe të zonës së banuar: ndërkohë që siguronte funksionin mbrojtës, ky mur përkufizonte gjithashtu një bashkësi ku ndryshimet në prejardhje ishin ende të dukshme.

Ndërkaq mund të besohet se rimëkëmbja e Perandorisë Perëndimore, e vulosur nga kurorëzimi perandorak i Ottonit të Madh në Romë më 962, do ta vinte sërish në dyshim ekuilibrin në Adriatik: a nuk ia kishte bashkangjitur Veronën dhe dukatin e Friulit zotërimeve të veta dhjetë yjet më parë, më 952, mbreti i Germanisë, duke krijuar kështu një mundësi daljeje në det në lindje të Venedikut? Veç kësaj shpërbërja e përshpejtuar e mbretërisë karolingase të Italisë veçse e kishte rritur, krahasuar me të, prestigjin e Ottonit, i cili tek shpartallonte hungarezët në Lechfeld në gusht 955, e kishte çliruar Italinë nga plaçkitjet shkatërrimtare. Megjithatë perandoria e re gjermanike fiymëzohet në Itali kryesisht nga një program që Adriatikun e ka thuajse gjithmonë larg preokupimeve të veta, të cilat ishin mbajtja në zotërim e Romës, ku megjithë përpjekjet e bëra, nuk ia doli dot me të vërtetë që t’u diktojë të tjerëve kandidatin e tij, veçse me zgjedhjen tw papë Gerbertit, Silvestri II, më 999, pa dyshim një fitore kjo pa të ardhme.

Po ta lëmë mënjanë kundërshtimin e gjatë që i bëri Bizanti titullit perandorak të Ottonianëve, i cili të kujton kohët e Karlit të Madh, përplasjet midis dy perandorive në Italinë lindore kufizohen në pak gjë; ato vinë nga riorganizimi i fuqishëm, të cilin perandoria greke, që ka arritur apogjeun e vet me ngadhënjimet mbi arabët dhe bullgarët në vitet 960-980, iu imponua provincave të saj të përtej Adriatikut: më 975 rigrupimi administrativ i temave të Longobardisë e të Kalabrisë në një njësi të vetme, në katepanatin e Italisë, me kryeqendër Barin e ndoshta mbi të gjitha fillimet e një politike fetare agresive, që Roma sigurisht e sheh me sy të keq, gjatë së cilës shumëfishohen manastiret ortodokse dhe shtrihet juridiksioni i patriarkanës lindor; më 968, peshkopata e Otrantos ngrihet në rangun e një mitropolie autoqefale e varur drejtpërdrejt nga Konstantinopoja, ashtu siç ishin në anën kalabreze arkidioqezat e Santa Severinos dhe të Reggios.

Si rijedhim, nën Ottonin, mbrojtjës i Romës, pasojnë kriza sfilitëse, një sërë dështimesh gjermanike që, veç e veç, nuk ndikojnë aspak në historinë e Adriatikut; le të nënvizojinë megjithatë që kur perandori gjermanik, i cili mbështetet te lombardët e Kapuas dhe të Beneventos, vendos që të sulmojë Puljen bizantine, më 968, dështimi i vajtueshëm që pëson përpara Barit vjen nga mungesa e plotë e forcave detare163, një nga dobësitë e përhershme të Perandorisë Perëndimore që do ta pengojë atë të ketë çfarëdo politike detare. Kjo gjë vërtetohet edhe në dimrin 968-969 kur, pas dështimit të negociatave me Bizantin, Ottoni ndërmerr një ekspeditë të tmerrshme tokësore, e cila e shpie nga Ravena në Pulje, në Lukani dhe në Kalabri, dhe mbyllet thjesht me plaçkitje të frikshme; në kthim e sipër, trupat e tij mësojnë ç’vlerë kishte flota bizantine që ndërkohë pati zbarkuar ushtarë të shumtë në Pulje: ata do të shpartallohen ndërsa orvateshin të rrethonin fortifikimin e Bovinos, kurse kundërsulmi i grekëve i sjell këta deri në Kampanjë, ku rrethojnë Kapuan dhe shtijnë në dorë një pre të pasur; megjithë një fitore gjermanike në Ascoli Piceno, që e detyron një pjesë të ultësirës puljeze t’i paguajë tribut Ottonit, përfundimi i këtyre fushatave nuk është asgjë më shumë sesa rrënimi i plotë i provincave bizantine, për të cilat vetë Ottoni në prill 969 thotë se është “përpjekur t’i nënshtrojë”164. Përfundimi është diplomatik: më 971 Ottoni heq dorë nga pretendimet e tij mbi këto provinca, perandori Jan Cimiskis heq dorë nga të vetat mbi principatat lombarde dhe princesha greke Theofano fejohet me trashëgimtarin e fronit perëndimor, Ottonin e ardhshëm.

II. Si zbret në Pulje me dhurata të çmuara, ajo martohet me princin e ri në Romë në prill 972: djali i tyre Ottoni III, që vdes më 1002, është pjellë e pastër e arsimimit helenik.

Këtë paqe pa bujë e ndihmoi në një masë të madhe përfshirja e Cimiskisit në një krizë të re ballkanike, një shembull tjetër i ndërveprimit të fateve të të dy brigjeve që karakterizon praninë greke në Italinë e jugut; në kohën kur Bizantit i duhej të shtypte revoltën bullgare dhe të përparonte në Siri kundër myslimanëve, janë kushërinjtë e këtyre në Sicili dhe Afrikë ata që i rigjejnë rrugët e Adriatikut, të cilat nuk i kishin rrahur më seriozisht qysh prej viteve 927-929.

Më 976 një flotë siciliane e kapton kepin dhe sulmon bregun puljez, ndërsa një historian arab flet për myslimanë të vrarë në Bitonto, pranë Barit, pak a shumë në të njëjtën kohë, ndëkohë që mbi brendësinë e Pulies do të nisin disa sulme; më pas, vitin tjetër, është vetë emiri i Sicilisë që shtie në dorë dhe djeg Orian, duke u shtyrë madje deri në Otranto, dhe inkursionet vazhdojnë në këtë mënyrë deri më 981166. Ndoshta janë sulmuar edhe territoret lombarde, sado që mungojnë dëshmitë, por afërsia e rrezikut dhe marrëdhëniet e mira mes dy perandorive mjaftojnë për të shpjeguar përse në atë kohë Ottoni II vendosi të ndërhyjë, ndoshta në favor të revoltave antigreke që trazonin aso kohe Pulien: ai do ta mësonte në kurriz të vet që pakënaqësitë lokale nuk do të thoshin aspak se do ta prisnin si ndonjë çlirimtar. Në fund të një fushate verore tepër të vështirë, që e solli në krye te lombardët kryengritës pastaj në Lukani dhe së fundi në Pulje, ku qytetet i mbyllën dyertë përpara tij, Ottoni do të gjejë të njëjtën armiqësi edhe në Kalabri, pëpara se të shpartallohet me gjithsej nga saraqenët në Stilo, pranë Crotonës, në korrik 982. Tabloja që e paraqit atë duke marrë arratinë drejt detit kur sheh dy anije bizantine duke kërkuar ta shpien në Rossano prej ku merr arratinë, tregon se sa i mungonte mbështetja detare, ashtu si dhe më parë t’et, gjithashtu se sa me sy të keq shihej shpedita gjermanike nga vendasit, pavarësisht nga paqja zyrtare me Konstantinopojën*67. Pas një kthimi të shkurtër në Pulje, Ottoni vdes në dhjetor 983, pasi kishte shoshitur edhe planin e një sulmi kundër Venedikut, ku pala gjermanike dukej se po dobësohej kundrejt palës “bizantine”168. Në këtë periudhë, mund të thuhet se të dy perandoritë nuk kanë më në Adriatik ndonjë ndikim të madh; ajo perëndimore duket se mungon krejt në këto treva deri në fillim të shekullit XI; sa për zonat e bregut italian midis Posë dhe Garganos, mbi të cilat Ottoni I kishte shpallur sërish sovranitetin perandorak, këto në të vërtetë janë pak a shumë të pavarura, që nga arkipeshkvia e Ravenës deri në kontetë që dolën prej Pentapojës së dikurshme bizantine: Pesaro, Fano, Senegallia, Fossombrone, porse bazat e tyre janë qartazi tokësore, po të pëijashtojmë veprimtari si peshkimi që u sigurojnë qyteteve njëfarë aktiviteti: kështu arkipeshkvia e Ravenës ka ngritur një trashëgimi të madhe feudesh e zotërimesh bujqësore.

Hapësira detare tani gjithmonë e më shumë zotërohet nga bregasit që kanë flota, mbi të gjitha nga Venediku, që e konfirmon praninë e vet në Lindje: nën dogjin Orso II Partecipazio (912-932) Venediku dërgon në Konstantinopojë një përfaqësi solemne të drejtuar nga vetë i biri i dogjës, që merr aty për këtë të fundit ofiqin modest oborrtar të protospatharit, çka nënvizon përkatësinë venedikase në hierarkinë bizantine; duhet të shënojmë më tej që kthimi i të dërguarve bëhet me rrugë tokësore përmes Bullgarisë dhe Kroacisë, ku rioshin e mbajnë rob për një kohë të gjatë, çka të bën të jesh i kujdesshëm kur bëhet fjalë për lidhjet detare të drejtpërdrejta midis Venedikut dhe Lindjes bizantine.

Kjo për arsye se deti zotërohet edhe prej atyre që i shqetësojnë këto lidhje, saraqenët dhe sllavët narentanë ose kroatë, dhe sepse tërheqja bizantine bën që detyrën e çlirimit të detit t’i mbesë qytetit lagunar: ai do të japë shembullin e parë në Adriatik të një fuqie që nuk ka hinterland por që e siguron kontrollin mbi të, duke u treguar e aftë të bllokojë në të ardhmen ambiciet e kota për ekspansion detar të shteteve kontinentale.

Por të çlirosh detiin do të thotë që më parë të ishin marrë masa në brigjet e tij, një politikë e cila prej aty e tutje, do të mbesë e pandryshueshme për Venedikun, ku të habit sidomos aspekti sistematik, kur ke parasysh paqendrueshmërinë e skajshme të politikës së brendshme, ku funksioni dukal është duke u rimodeluar kryekëput. Edhe nëse fjala nuk është tanimë për një impenjim në bregdetin italian, venedikasit e dinë se nuk mund të diktojnë vullnetin e tyre në Dalmaci pa spastruar më parë rrethinat e saj më të aferta; pa pasur siguri në Istrie Venediku s’mund të dalë as nga vetë gjiri i tij dhe gadishulli i madh po shfaq ndaj tij një keqdashje të hapur, sipas një tradite që ne e njohim e që s’ka veçse aspekte fetare: janë të shumta anijet venedikase që sulmohen, zihen peng ose sekuestrohen në Istrie. Nën dogjën Pietro II Candiano Venediku reagon me një bllokadë ekonomike të gadishullit, për ku e ndërpret çdo lloj lundrimi dhe kjo mjafton që më 932 moli më i rëndësishëm i Istries Capodistria (Koper), t’i dorëzohet Venedikut; sundimtari i tij, markezi Vinter, që orvatet një vit më pas ta pengojë këtë gjë me dhunë, më në fund e pranon këtë dhënie, falë ndërmjetësisë së patriarkut të Grados: duke paguar një tribut të përvitshëm qyteti bëhet i mbrojturi i Venedikut, por premton gjithashtu që do t’i mbrojë venedikasit si në tokë ashtu dhe në det. Markezit, të rrethuar prej tërë funksionarëve dhe ipeshkëve të Istries, i duhet të paraqitet dora vetë në Rialto për të kërkuar ndjesë me përulje, për të sanksionuar aty marrëveshjen, një burim i qartë prestigji politik për dukatin, i cili pak më vonë do të arrijë, gjithmonë me ndërmjetsimin e Grados, që të qetësojë zellin e patriarkut të Aquileas, i cili vazhdon të ngrejë pretendimet e tij mbi lagunën lindore. Këto arritje i mundësojnë dogjës Pietro III Fandiano më 948 që të kryejë, pas një disfate të parë, një shpeditë ngadhënjimtare më në jug, në Dahnaci, ku narentanët detyrohen të nënshkruajnë një pakt që i garanton Venedikut lirinë për të lundruar dhe qarkulluar mallra në ujërat e tyre.

Nuk është rastësi që pak kohë më vonë, prania dhe aktiviteti venedikas në Lindje, si në atë bizantine ashtu dhe atë myslimane, dalin në pah gjithmonë e më qartë; më 960 në Venedik dekretohen masa tepër të rrepta kundër trafikut të skllevërve, ndoshta nën ndikimin e Konstantinopojës, pasi në epokën e Cimiskisit, më 971, do të jetë urdhri i Bizantit që e bën Venedikun t’ua ndalojë qytetarëve të tij t’u shesin saraqenëve “mallra strategjike”, kupto: armë dhe lëndë drusore për marinën172. Gjithashtu saktësohet natyra plotësuese e sistemit venedikas: në 967 Ottoni I i ripërtërin privilegjet që gëzonte Venediku qysh prej paktit të Lotharit dhe Ottoni III më 992 i shton kësaj mbrojtjen e tij nga zotërinjtë lokalë, plaçkitës të etur, e mbi të gjitha më pas, teksa viziton Venedikun më 966, përjashtime të rëndësishme nga taksat tregtare173. Kështu konfirmohet ekzistenca e një rruge tregtare që lidh hapësirat e Europës perëndimore dhe lindore me Adriatikun dhe funksioni i tranzitit që ka ky det përkah Lindja.

Megjithatë, kjo është ende një tregti mjaft e specializuar, pothuajse gjithmonë me sende luksi, të të njëjtit tip dhe që konkurrojnë atë të Amalfit ose të Napolit në bregu tirrenas, për arsye se rritja demografike sapo ka nisur në Perëndim, që ende nuk ka nevojë për mallra të mëdha nga vende të largëta. Megjithatë tonazhi i anijeve venedikase rritet përherë e më shumë në kantjeret e vogla që piketojnë ishullin e Torcellos dhe brigjet e asaj pjese që do të bëhet më pas Canal Grande; edhe pse këto do të vazhdojnë të mbeten në përmasa modeste dhe jo fort të shumta në numër, ato do mundin të ngarkohen në viset greke por edhe në Siri, në Egjipt dhe në Afrikën myslimane me mëndafshe, erëza, metale të çmuara, pëlhura dhe ndoshta sidomos, me ata skllevër mjaft fitimprurës, kryesisht me origjinë sllave, të cilët i shpien në panairet e Italisë së veriut, si në Pavia, për t’u çuar më pas drejt vendeve franke dhe gjermanike, kur nuk gjenden blerës në vendet e Islamit: moslejimet e viteve 960-971 pas gjithë gjasash mbetën fjalë boshe. Kështu ndodh që ipeshkvi Liutprand i Kremonës, ambasador i Ottonit I në Konstantinopojë, më 968 tallet me dispozitat bizantine, që ai i quan aq të lehta për t’u bishtëruar, saqë thotë se nuk ia vlen të lodhesh për të kërkuar produktet orientale në vendet e tyre, përderisa i gjen thuajse të gjitha në Itali.

Fuqitë e reja sllave, Venediku dhe “çlirimi” i Adriatikut

Sidoqoftë, Venediku i detyrohet më shumë se kujtdo pikërisht Konstantinopojës, e cila ia ka gjithmonë e më tepër nevojën shërbimeve venedikase në Perëndim, ku fitoret e arritura në Lindje e nxisin të rifitojë terrenin e humbur pa pasur nevojë të çojë aty mjetet detare për të cilat ka më nevojë në Levant. Po atë vit kur Ottoni III ripërtrin paktin e tij të dikurshëm, më 992, Vasili II i akordon privilegjin e tij të parë në perandorinë e Lindjes: teksti origjinal i tij mjerisht ka humbur, megjithatë klauzolat kryesore e nxjerrin në shesh rëndësinë tepër të madhe që ka. Në krye, për herë të parë Venediku nuk numërohet më midis “subjekteve nën zotërim” të perandorit, çka do të thotë se që tani e tutje i takon një juridiksion i veçantë që i garanton përparësitë e tjera që ka, më së pari heqja dorë nga ana e Bizantit nga një abuzim i veti tradicional kundrejt tij: mbajtja e anijeve të huaja për shkaqe të kota dhe shpesh për një kohë të papërcaktuar e sidomos reduktimi i një shume fikse të detyrimeve doganore, ndërkohë që konkurrentët e tij mbeteshin në dorë të arbitraritetit të përfaqësuesëve perandorakë; karakteri tepër i veçantë i kësaj klauzole nënvizohet nga ndalimi që u bëhet venedikasve për të marrë në kuvertë të anijeve të tyre tregtarë amalfas, hebrenj e lombardë të Italisë së jugut, çka u jep tashmë një status të privilegjuarish në krahasim me subjektet e drejtpërdrejtë të perandorisë, p.sh. me tregtarët e shkathtët të Barit. E mbi të gjithë, edhe mbi grekët, venedikasit kanë epërsinë e madhe të së drejtës për të guxuar një parashikim pak a shumë të saktë si të afateve ashtu dhe të shpenzimeve të tyre'76.

Tanimë, pa i këputur krejt detyrimet e besnikërisë ndaj perandorisë së Lindjes, Venediku kthehet më tepër në njëfarë aleati apo partneri, përherë e më të domosdoshëm në viset adriatikase. Pasi akti i vitit 992, më shumë sesa një privilegj, është një lloj traktati dypalësh, të plotësuar me një rol që i është dhënë zyrtarisht Venedikut, në kohën kur këtu sundonte një dogjë energjik, Pietro II Orseolo (991- 1009): Venediku zotohet ta furnizojë në mënyrë të përhershme me anije Bizantin, për transportimin e trupave të tij për në Itali, ku perandori ka projektuar një riorganizim rrënjësor, e veç kësaj, ripushtimin e Sicilisë.

Kuptohet që kjo klauzolë zbulon mungesën reale të një flote perandorake në ujërat joniane e adriatikase, ku kontrolli tashmë i lihet heshturazi Venedikut. Edhe një herë fati i detit varet nga peripecitë e reja kontinentale: akti i vitit 992 del në atë kohë kur Vasili më në fund e mposht revoltën aristrokratike të dy Bardave dhe i duhet të ndeshet me atë të bullgaro-maqedonasve të carit Samuel, që pat shpërthyer qysh nga vdekja e Jan Cimiskisit më 976, duke rrezikuar sërish brigjet lindore të Adriatikut. Kjo kryengritje e një Bullgarie që tashmë e ka qendrën në Ohër të Maqedonisë sjell, pas dështimit të një mësymjeje të fuqishme që e kishte sjellë Samuelin deri në Selanik, një kundërsulm të perandorisë së re që po shtrihet drejt perëndimit, ndoshta në vitet 996-997, kohë kjo kur Dyrrahioni merret nga kryengritësit176 177, padyshim me ndihmë nga brenda, pasi aty shohim lidhjet e ngushta që kishte aristokracia e qytetit, pa dyshim dhe vetë pjesërisht bullgare, si me carin ashtu si dhe me serbin Vladimir, princin e Dioklesë, Malit të Zi të sotshëm. Pedteudni i Dyrrahionit, Jan Kriseliosi, të cilin disa historianë bizantinë e cilësojnë si “bullgar”, e kishte martuar të bijën me Samuelin aty nga viti 970, një lidhje nga kishte lindur pasardhësi fatkeq i carit, Gabriel-Romani; këtë qytet Bizanti do ta merrte vetëm pas vdekjes së Samuelit, më 1014, nëpërmjet Jan-Vladislavit, pasuesit dhe vrasësit të djalit të tij, ndoshta edhe mbas vrasjes së Jan-Vladimirit të Dioklesë, mbrojtësit të vërtetë të qytetit, më 1016178. Në qoftë se do t’u besojmë teksteve, ky kthim i bëhet Perandorisë mbas një pazari të vërtetë të arhontëve të vet, që merrnin prej Vasilit ofiqe të rëndësishme oborri, duke u hapur pasardhësve të tyre një karrierë të shkëlqyer ushtarake e funksionarësh oborri në Bizant, e cila mund të ndiqet deri në vitet 1050.

Sido që të jetë, ndryshe nga ç’kishte ndodhur në kohë të Simeonit, pushtimet e Samuelit, të cilat dëshmojnë qartë bashkëpunimet e fshehta që ndodhnin mes bregdetit epiro-shqiptar dhe sllavëve të afërt e të largët, nxjerrin gjithashtu në shesh se deri në ç’pikë aristokracitë qytetare vendase, që i njohim edhe si pronarë tokash, ishin në gjendje ta mospërfillnin pushtetin e Konstantinopojës; në shekujt XII e XIII këta arhontë të Dyrrahionit do të vazhdonin të bënin emër për fuqinë dhe pasuritë e tyre180; këto pushtime shkaktuan gjithashtu një sllavizim që është e vështirë të matet midis Dioklesë dhe Epirit grek, por që është pa asnjë dyshim real, pasi toponimet sllave të Shqipërisë janë në pjesën më të madhe me origjinë bullgare. Meqenëse në këtë kohë tekstet bëhen më të shumta, prej tyre mund të zbulohet paëndrueshmëria politike në territorin e sotshëm shqiptar e malazez, që është ndoshta edhe më e hershme, gjë që duket nga braktisja e rikthimi i shpeshtë nën besnikërinë perandorake: revoltat e Dioklesë më 1035, e pastaj sidomos nën Konstantin Monomakun (1042-1055), e shtrënguan Perandorinë të ndërmarrë fushata të vërteta ushtarake, ndërkohë që princër të tjerë të vegjël sllavë të rajonit i qëndruan besnikë; këto përkojnë veç kësaj me lëvizje të reja që ndodhin në Maqedoni, duke nisur prej vitit 1040, dhe të gjitha së bashku shpjegojnë se sa thelbësore ishte bërë për Konstantinopojën mbajtja në zotërim e bregdetit shqiptar, sidomos e Dyrrahionit, të cilin do ta kthente në një fortesë nga mund të kontrollonte princat e vegjël sllavë përreth, të cilët padyshim ëndrrojnë të dalin në këtë bregdet ku tretet e vetmja ultësirë që e meriton këtë emër nëbregun perëndimor të Ballkanit*8*. Ndërkaq ai mbetet, si gjithmonë, një pikëmbështetje e rëndësishme detare: galerat bizantine që rrahin ujërat përpara portit të tij nuk janë dorëjashtë kur, aty rreth vitit 1016, arhontët e qytetit i binden përsëri perandorit. Por ky rajon është një fortesë që gjendet shpesh e shkëputur nga brendatoka e tij: duket se aty nga fundi i shekullit X e fillimi i shekullit XI via Egnatias humbet vlerën e vet strategjike të në të mirë të luginës së Devollit, e cila në epokën e pushtimeve normane dhe kryqëzatës së parë është bërë arteria kryesore strategjike që lidh bregun me Maqedoninë.

Shumë më pak mund të matet gjerësia e pushtimeve bullgare në Diokle dhe në Dalmaci, por mund të konstatohen pasojat e tyre që janë mjaft të ndjeshme në Kroaci, gjithmonë aty nga vitet e fundit të shekullit X: familja mbretërore kroate pllakoset nga rivalitete të errta dhe Samueli duket se përfiton prej tyre për të vendosur në fron kandidatin e tij, Kresimirin, djalin e mbretit Stefan Drzislav, vdekur më 995; pikërisht në këtë kohë Venediku, duke përfituar nga këto trazira, ngjan të mos ia ketë paguar më tributin e tij fqinjit sllav, siç bëjnë edhe qytetet romane të Dalmacisë. Duke i mëshuar edhe më tej epërsisë së tij, dogji Orseolo më 997 sulmon dhe plaçkit ishullin Pagos (Pag), shumë afër pozicioneve kroate, ndërkohë që qytetet dalmate, të cilat ishin rreshtuar përgjithësisht në krahun e rivalit të Kresimirit, do të vijnë drejt këtij të fundit një vit më pas, sigurisht nën ndikimin e Samuelit, që siç na e thotë një burim i mirëbesueshëm për këtë çështje, pasi ky më 998 kishte plaçkitur gjithë Dalmacinë duke djegur Kotorrin, Raguzën dhe qytete të tjera, e duke e mbajtur frymën vetëm para Zarës, për të cilën kronikat venedikase shënojnë shprehimisht se i qëndroi besnik dukatit.

Ndërhyrja bullgare, tepër e shkurtër, nuk pati në këto vise ndikimin e drejtpërdrejtë që pati në Shqipëri, vetëm se ajo është me siguri shkaku i shpeditës që venedikasit do të dërgonin në Dalmaci në vitin 1000, drejtuar kjo nga vetw dogji Orseolo, dhe që do të bëhej një faktor vendimtar në historinë e Venedikut sikurse dhe në atë të Adriatikut në përgjithësi. Për fat të keq është vetëm një autor bashkëkohas që na bën rrëfimin e saj, kronikani venedikas Jan Gjakoni, i cili sheh në të një shëtitje ushtarake gjatë së cilës qytetet dhe ishujt dalmatë, që nga Ossero dhe Zara deri në Veglia, Arba dhe Vergada, pastaj Trau dhe Spalato, qofshin këto të nënshtruara ndaj Bizantit apo ndaj Kroacisë, iu nënshtruan në përgjithësi venedikasve, me të vetmin dallim të vogël mes dy grupeve në faktin që qytetet kroate u paguanin tribut, ndërkohë që të tjerët mjaftohen me nënshtrimin dhe shprehjen e besnikërisë ndaj dogjes.

Megjithatë, nuk është thënë asgjë për ndonjëfarë “leje” perandorake që t’iu ketë lënë venedikasve dorë të lirë në Dalmaci, që do të ishte e barabartë me një braktisje de facto të provincës nga Konstantinopoja: mbas shpeditës së Orseolos, Venediku nuk e shtie aspak në dorë Dalmacinë, nuk dërgon asnjë përfaqësues në qytetet e ndryshme e as ndonjë guvernator të përgjithshëm në Zarë, ndërkohë që, sado simbolikisht, funksionarët bizantinë vazhdojnë të jenë aty të pranishëm; i vetmi ndiyshim është shtesa që i bëhet titullit tradicional të dogjëve (dux Veneticorum) me atë të dux Dalmatianorum, por ky gjest nuk do të thotë aspak se dogjët ishin tani e tutje zyrtarisht përgjegjës për Dalmacinë; duket se shumë më tepër fjala është për një tërheqje vëmendjeje ndaj sovranëve kroatë, të cilët kishin disa dhjetëvjeçarë që kishin marrë ofiqin e dyfishtë si rex Croatorum dhe rex Dalmatianorum; kundrejt tyre, Venediku ruante kështu shtrirjen e vet në trevat bregdetare, me pëlqimin e heshtur e sidoqoftë faktik të një perandorie që është shumë e zënë me gjëra të tjera por që nuk është prekur aspak në të drejtat e veta sipërane mbi Dalmacinë; fakti që Orseolo e kishte njoftuar perandorin Otton III për shpeditën e tij, është thjesht në përputhje me marrëdhëniet veneto-gjermanike, ashtu siç i kishin përkufizuar paktet e mëparshme, edhe pse Perandoria Perëndimore nuk ka kurrëfarë problemi që t’u konfirmojë më 1003 dogjëve titujt e tij si mbi Venedik ashtu dhe mbi Dalmaci, si një mënyrë për të kujtuar pretendimet e saj mbi këtë provincë: pak kohë mbas shpeditës së vitit 1000 perandori i ri nuk kishte mundur ta takonte ndryshe dogjën përveç se duke ardhur vetë, thuajse fshehurazi dhe pa asnjë rezultat konkret në Venedik, çka tregon qysh tani një prirje ogurzezë për të t’i varur të gjitha shpresat te mbrojtja bizantine. Nga ana tjetër i vetmi që protestoi ishte Kresimiri i Kroacisë, që në vitet e mëpasme nuk reshti së sulmuari Zarën dhe qytetet e tjera dalmate.

Venediku, Perandoria Gjermanike dhe Roma

Ky episod pohon ndër të tjera një zhvillim që ka nisur të ndihet dhe që u cek më lart, i cili diferencon gjithmonë e më shumë dy Dalmacitë, në veri dhe në jug të Neretvës: ndërkohë që gjithë qytetet e tjera dalmate shkojnë t’i bëjnë nderime dogjës në Zarë, ku siç thotë Jan Gjakoni “u mblodhën pothuajse të gjitha popujt e dalmatëve”, raguzanët e sërës së lartë, përreth ipeshkvit të tyre, u mjaftuan me një mbledhje në Curzola për t’i bërë Orseolos, (që patën kujdes e nuk e ftuan në Raguzë), një betim qartazi më pak solemn e më pak detyrues.

Veç të tjerash, ky kujdes ndaj Dalmacisë jugore përputhet me një politikë, ende modeste, që qeveria e dogjës kërkon ta vërë në jetë: duke çliruar linjat e lëvizjes së saj në Dalmacinë e veriut nëpërmjet kontrollimit të ishujve të mëdhenj që bllokojnë Quarneron. Si përgjigje ndaj sulmeve kroate, djali dhe trashëgimtari i Pietro Orseolos, Ottoneja, nisi një shpeditë të re më 1018 që ka si tipar thelbësor ndalesën, gjatë kthimit, në Arbo, Veglia dhe Osero, ku kërkon t’i përsëriten betimet që i ishin bërë të atit, duke shtuar në to pagesën e një tributi, i cili nuk u kërkua as nga Zara as nga Spalato; ky lloj rezervati privat i Venedikut fsheh në vetvete një ndarje reale me perandorinë greke, e cila po atë vit shpartallon bullgarët dhe zë rishtas vend në Rascie, Bosnje e deri edhe në bregdet “deri në kufijtë e Dalmacisë së poshtme”, të cilën e kontrollon prej Raguzës, ndërkohë që Zara dhe Spalato e ruajnë statutin e tyre prej qytetesh autonome, porse duke ia njohur atij supremacinë. Kjo autonomi nën proteksion e veriut të Dalmacisë mund të verifikohet edhe në vitet 1033-1034, kur një personazh të cilin tekstet greke e quajnë Dobronas dhe i japin titujt “arhond dhe topark i Zarës dhe Spalatos”, bën dy vizita të njëpasnjëshme në kryeqytetin bizantin, ku pritet me nderime të mëdha. Mirëpo perandoria, që është në apogjenë e fuqisë së vet, fillon të mërzitet nga ky lloj sistemi bastard dhe mendon të marrë drejtpërdrejt në dorë Dalmacinë veriore: një vizitë e tretë e Dobrdnasit në kohë e mbretërimit të Mihalit IV (1034-1041) mbyllet me burgimin e tij, zënien rob të së shoqes dhe të të birit, duke shpallur qartë synimin për të futur nën zotërim territoret që ai ka nën kontrdll; krejt familja do të vdesë në robëri. Sidoqoftë, jugu i Dalmacisë si një vazhdimësi e temave të Dyrrahionit dhe të Nikopolisit, është realisht pjesë e perandorisë, siç e dëshmon pjesëmarrja e raguzianëve në operacionet detare bizantine.

Megjithatë Dyrrahioni dhe treva e tij e konfirmon rolin e vet si bastion kundrejt sllavëve nëpërmjet strukturës së fortë administrative e ushtarake: mirëpo kjo nuk i pengon disa fatkeqësi të rënda, siç është marrja e qytetit gjatë një kryengritjeje të re bullgaro-maqedonase më 1040, që mund ta ketë nxitur perandorinë të marrë përsëri premtime më në veri, në Zarë, por sidomos që ta shndërrojë temën e Dyrrahionit në një dukat-katepanat, sipas shembullit të provincave italiane, gjë që kryhet nën mbretërimin e Konstandin Monomakut. Duka i shton tani trupave lokale të tematave, që deri atëhere vetëm sa përmendeshin, kontingjente të ushtrisë qendrore (tagmata), të cilat iu bashkangjitën të parave duke nënvizuar rëndësinë që Bizanti i jep këtij rajoni: ai nuk ka vetëm e funksionin e ndalimit të shtytjes sllave drejt detit, pasi tani vjen e i shtohet edhe roli i kryeurës drejt provincave italiane, për të cilat Dyrrahioni bëhet edhe një herë pikëhyija më e drejtpërdrejtë në çastin kur ravijohet në horizont rreziku norman. Sigurisht, ende shumë pak përiytyrohet se mund të vijë ndonjë rrezik real nga përtej Adriatikut, siç e tregon dobësia e mbrojtjes detare të porteve epiro-shqiptare në fund të shekullit XI, veçse roli i tyre i dyfishtë nga ana tjetër ilustrohet prej kompetencave që kanë, ndoshta më pak teorike sesa është thënë deri tani, të cilat dukës së Dyrrahionit i rinjihen edhe përtej kufijve të juridiksionit të tij, si mbi Dalmacinë ashtu dhe mbi Italinë. Kështu shfaqet një qarkullim detar në rritje, mbi të gjitha ushtarak, nga porti i madh epirot në drejtim të Barit, Brindizit dhe Otrantos, që forcon lidhjet ekonomike të dikurshme, të cilat mungesa e burimeve na pengonte t’i saktësonim deri më tani.

Por pavarësisht nga përmasat reale të zotërimit bizantin mbi Shqipërinë dhe Dalmacinë, kjo shënon fillimin e një periudhë shkëlqimi për Venedikun, zot i ishujve që mbrojnë bazat e tij të nisjes dhe, veç kësaj, favorit i një perandorie që është bërë sërish për t’iu druajtur, çka s’i trazon aspak lidhjet e tij detare. Pa patur asnjë pretendim për trevat e kanalit të Otrantos, të cilat ruhen mirë nga perandoria, ai s’merakoset shumë për brigjet veriore të Dalmacisë, pasi i trembet më fort kontrollit kroat; në një mirëkuptim të përsosur me Bizantin, ai është në gjendje ta rrahë rrugën perandorake që nxjerr në det të lirë, për në Konstantinopojë apo drejt Lindjes myslimane, ku interesat e veta tregtaresa vjen dhe shtohen. Të bezdis natyrisht fakti që nuk mund të saktësohet se në ç’kohë fillon të shfaqet prania e tregtarëve italianë në bregun e sotshëm të Shqipërisë, por kjo prani është me siguri reale që nga gjysma e parë e shekullit XI; sikurse edhe në pjesën tjetër të perandorisë, ajo është pikësëpari një punë e amalfasve, pasi brigjet e Adriatikut tanimë janë të çliruara dhe joshin një konkurrencë të cilën Venediku më pas do të bëjë çmos ta eliminojë. Veç kësaj, Venedikut duhet të ketë ndjekur shumë shpejt këtë shembull, sidomos në Dyrrahion, për të cilin Ana Komnena arrin deri aty sa të thotë se aty nga viti 1081 banorët “ishin në shumicën e tyre emigrantë nga Amalfi dhe Venediku”, ekzagjerim i dukshëm që vjen nga fakti se në këtë qytet, ashtu si në qytetet dalmate, gjendej një popullatë me peshë romane, të cilën Ana me sa duket e ngatërron me të huajt e mirëfilltë’98. Këto koloni tregtare dëftejnë që tani një qëndrim që do të ndeshet në mjaft rajone të tjerë të perandorisë; megjithëse gëzojnë favoret e saj, ato nuk dëshirojnë të vuajnë edhe pasojat e politikës së saj e as ta ndjekin nga pas përkundër interesave të tyre, siç e tregon sjellja në kohën e sulmit norman të vitit 1081: në rast se Ana Komnena dhe Vilhelmi i Puljes deklarojnë se akropoli i Dyrrahionit iu dorëzua normanëve nga një amalfas, një kronikan tjetër latin thotë se grekët ia kishin besuar gardën një veneciani të quajtur Domenico, i cili paskesh qenë tradhtari, diçka që duket pa gjasa në vigjilje të momentit kur Venediku do të marrë nga Konstantinopoja privilegjin e vet më vendimtar dhe në një kohë kur Amalfi ka rënë, prej vitit 1073, në duart e normanit Robert Guiscard; më anë tjetër, në qoftë se i takojmë venedikasit dhe amalfasit përherë të pranishëm në qytet, më 1084, janë vededikasit ata që janë përgjegjës edhe mbi njërën edhe mbi tjetrën palë.

Të jetuarit nën hijen e Bizantit, siç bën Venediku gjatë një pjese të madhe të shekullit XI, ka gjithaq edhe anën e vet negative: nën Orseolët, që pa dyshim kanë rënë në gjumë nga një mirëkuptim i gjatë me Ottonët e fundmë, Venediku i shpërfill ca si shumë lidhjet e veta plotësuese, si politike ashtu dhe ekonomike, me Italinë e veriut dhe me perandorinë gjermanike, duke rrezikuar të humbasë funksionet e veta të tranzitit midis Lindjes dhe Perëndimit e ta tërheqë Adriatikun në një rrugë pa krye. Tanimë kushëriri i Ottonit III, perandori Henriku II, gjatë tri shpeditave të tij në Itali, kishte diktuar ngjitjen në fronin e Aquileas të një nga të afërmit e vet, Popponi, duke pasur për synim nëpërmjet kontrollit të territorit të patriarkanës që të lidhte më së fundi me një rrugë të drejtpërdrejtë tregjet perandorake të Friulit dhe të Veronës; kjo do të thoshte bllokim i çdo lloj shtriijeje të mundshme tokësore të Venedikut drejt kontinentit, dhe aty për aty asfiksimin e veprimtarisë së tij tregtare në këtë drejtim. Por Konradi II shkon edhe më larg më 1026, duke refuzuar të përtërijë paktin e dikurshëm të Lotharit: një tekst me famë e ndoshta i shkruar në këtë kohë, Honorantiae Ciuitatis Papiae, flet në kohën e shkuar për venedikasit që shkonin në panairet e Pavisë. Dhe pra, Henriku III, që përpara se të ngjitej në fron, kishte shkuar më 1040 në Venedik duke përtërirë aty privilegjet e qytetit...

Në të vërtetë, ekspansioni në det, tërheqja në raport me Italinë dhe përqafimi në dukje i anës bizantine shprehin një krizë të thellë të brendshme që kundërvë edhe një herë një aristokraci, e cila kërkon konfiskim të pushtetit, të përfaqësuar asokohe prej Orseolëve, me elementë që, ndonëse mjaft të pasur, s’kanë asnjë lloj kompetence. Më 1024, mbas kryengritjeve të para e të përgjakshme, familja dukale dëbohet nga Venediku dhe duka Otton strehohet në Konstantinopojë, ku ai dhe rrethi i tij ishin parë si shpresa e vetme; shpirti i revoltës është njëfarë Domenico Flabianico, për të cilin nuk dihet thuajse asgjë, përveç se ka bërë shitblerje trojesh, edhe pse ngjan të jetë marrë dhe me tregtinë e mëndafshit, dy aktivitete që, sido të jetë, nënkuptojnë se kishte të bënte me kontinentin, ngaqë tërë tokat lagunore ishin prej një kohe të gjatë në duart e familjeve të vjetra.

Megjithatë, Venediku është ende larg së qeni një qytet ku ngadhënjejnë tregtarët aventurierë, ndërkohë që hinterlandi mbetet mjaft i pranishëm, teksa fillon të përvijohet lufta midis papës dhe perandorit, e cila do të zgjasë për dy shekuj; vetë Venediku të jep në këtë kohë përshtypjen se merr anën e Romës, çka do të thotë se mbetet besnik ndaj vetvetes, pasi Roma, për arsye të rrezikut norman, është aleate e Bizantit, që gjithnjë e më tepër ushtron trysni ndaj kufijve jugorë të territoreve papnore dhe kundruall provincave bizantine, të cilat tanimë i ka cënuar seriozisht. Më 1044 venedikasit shkojnë në Romë ku fitojnë nga një sinod i mbajtur në Laterano njohjen e të drejtave të Grados si mitropoli, ndërkohë që patriarku i Aquileas poshtërohet me titullin “ipeshkv i Cividales”, një fyeije e skajshme ndaj protektorit të tij gjermanik. Por këtë herë Venediku ka zënë mend, pasi i duhet, për pasojë, të marrë mbi vete andrallat që i hap perandori e mbi të gjitha të durojë mbi fronin e Grados një patriark të devotshëm ndaj Romës, Domenico Marangon, diçka që u bie ndesh qartë traditave krejt bizantine të kishës venedikase, e cila në parim i bindet pushtetit politik. Ai afrohet kështu me Henrikun III që më 1052, në kuvendin pleqësues të Altinos, u jep fund të gjitha grindjeve midis dukatit dhe perandorisë: ekspansioni hungarez drejt Kroacisë, që përkon me mësymjen normane në Itali të jugut, bëhet një kërcënim të cilin të dyja palët kanë interes ta ndalojnë203. Adriatiku, në dukje një liqen bizantin, është duke u bërë në të vërtetë liqeni i Venedikut, i cili nga gabimet e veta të kohëve të fundit ka nxënë artin e neutralizimit të të gjitha forcave që konvergojnë drejt “gjirit të tij”, duke ia kundërvënë ato njëra tjetrës.

info@balkancultureheritage.com