Aleanca serbo-hungareze me Karamanin
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Aleanca serbo-hungareze me Karamanin

Despoti serb Vulakogllu (Vulakoglu) luajti një rol të rëndësishëm për lidhjen e aleancës midis Mbreti hungarez Zigismund dhe Ibrahim Beut të Bejlikut të Karamanit (sundoi 1426-1464). Ushtria hungareze rrethoi Gyverxhinlikun (Kolombok) në brigjet e Danubit dhe Ibrahim Bëu sulmoi dhe pushtoi Bejshehrin, të cilin osmanët e kishin blerë nga Bejliku i Hamidogllut (Hamidoglut). Me këtë sulm të dyfishtë nga dy krahë, Sulltan Muradi nuk u hodh në sulm kundër asnjërit prej tyre, por qëndroi në Edrene në pritje. Ai dërgoi Sinan Pashanë, Bejlerbeun e Rumelisë, në ndihmë të ushtrisë që luftonte në Gyverxhinlik.

Ndërkohë që Sinan Pasha priste të merrte informacione mbi rrethuesit, nga robërit e luftës, Akënxhë Sinani, Sanxhakbeu i Vidinit, sulmoi ushtrinë hungareze duke deklaruar: "Kuajt tanë do t'i shkatërrojnë stallat e tyre nga paniku që do të krijohet prej oshtimës së artilerisë"; dhe në të njëjtën mënyrë, edhe Sinan Pasha u hodh në sulm nën jehonën e daulleve duke thirrur tekbire. Ushtria, që kishte rrethuar qytetin, u mund dhe u largua e tmerruar duke mbishkelur njëri-tjetrin. Zigismundi (Mbret i Hungarisë 1388-1437 dhe Perandor i Gjermanisë 1411-1437) me vështirësi i shpëtoi vdekjes, duke lënë pas mjetet e rënda të transportit të ushtrisë së fij. Shumë nga ushtarët e tij u mbytën në lumin e Danubit. Në këtë mënyrë, në vitin 837/1434, kështjella e Gyverxhinlikut shpëtoi nga pushtimi.

Pas një viti, Sulltan Muradi kaloi në rajonin e Anadollit dhe marshoi kundër Ibrahim Beut të Karamanit, që u tërhoq në qytetin Tasheli dhe shkroi një letër ku i kërkonte ndjesë sulltanit. Sulltani e fali atë me kërkesë të bashkëshortes së Ibrahim Beut, që ishte dhe motra e tij.

info@balkancultureheritage.com