Aleksandër Meksi - Bazilika në Klos të Sulovës
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Aleksandër Meksi - Bazilika në Klos të Sulovës

Mbi fshatin Klos të Suiovës (Rrethi i Elbasanit), në mes të rrugës që të shpie në Kalanë e Qafës, ndodhen rrënojat e një kishe të vjetër, që përsa gjykohet nga forma planimetrike dhe teknika e ndërtimit ishte një bazilikë bizantine. Prej saj, mbi tokë, ruheshin muri i absidës dhe rrënojat e arkadës veriore mbi pilastra, ndërsa muret e tjerë dalloheshin me vështirësi, sepse ishin mbuluar nga gurët e rrëzuar dhe shkurret. Duke patur parasysh se nuk ruhet ndonjë bazilikë tjetër e këtij tipi, e pamë me interes të ndërmerrnim pastrimin e saj, për të bërë të mundur studimin e plotë të këtij monumenti. Mbushjet, që kishin një lartësi nreth 0.60 m. nga dyshemeja, përbëheshin nga materiale ndërtimi, kryesisht gurë dhe shumë pak tulla, ndërsa në shtresën e fundit kishte dhe tjegulla, por mjaft të pakta. Me përfundimin e gërmimit u krijua një tablo e qartë e kësaj kishe.

Kisha është e tipit bazilikal trenefësh me arkada mbi pilastra drejtkëndshe. Arkada veriore ka dy pilastra të lira, një tjetër në murin perëndimor, si dhe një mur me një kalim të mbuluar me hark në anën lindore, që ndan bemën nga prothezisi. Nga këto, dy pilastrat e lira dhe muri ndarës bemë  prothesis, ruhen në një lartësi deri 3,5 m. (fig. 1). Pilastri qëndror ruhet deri në lartësin e fillimit të harkut, për çka dëshmojnë si mbeturinat e tirantit të drunjtë, ashtu dhe gurët e sipërm të muraturës, të cilët lënë të duket forma e kurbuar e harkut.

Pjesa më nga lindja e arkadës ka në mes të saj një hapësirë të ulët kalimi të mbuluar me hark, që shërben për të lidhur bemën me protezis (tab I, 2). Harku gjysëm rrethor është ndërtuar me gur çmërsi dhe tulla që alternohen pa ndonjë rregullsi. Harku ruhet pjesërisht, nga që gurët e kyçit janë rrëzuar.

Ndërsa arkada veriore ruhet e tëra dhe na jep të dhëna të rëndësishme për formën e saj, arkada jugore ruhet në gjëndje të keqe dhe ngre përpara nesh një sërë problemesh. Së pari, vërejtëm se dyshemeja e nefit jugor është në nivel më të lartë se ajo e nefit qëndror dhe të dy këta ndahen nga një mur i ulët me gurë dhe llaç gëlqereje, mbi të cilin janë ngritur pilastrat. Prej tyre ruhen qartë, megjithëse në lartësi të vogël, pilastri në murin perëndi-mor dhe pilastri i lirë pranë tij. Nga pilastri qëndror ruhet një gjurmë jo e sigurtë e faqes perëndimore të tij. Pranë murit lindor të kishës është muri ndarës bemë-diokonikon, i cili nuk ka ndonjë kalim për lidhjen e këtyre dy ambienteve. Kjo, si dhe nivelet e ndryshme të dyshemesë, nuk përputhen me skemën tradicionale të bazilikës. Duhet të shtojmë se, ndërsa dyshemeja e nefit qendror është shtruar me rrasa guri të rregullta, nefi jugor është me dhe të ngjeshur. Vërejmë gjithashtu dhe përmasat e vogla të hapsirave të ankadës ndaj atyre të pilastrave, që në një farë mase izolojnë nefat anësorë nga ai qëndror, gjë që flet edhe kjo për një funksionim jo tipik bazilikal.

Nefi qëndror përfundon me një absidë të gjërë gjysëm rrethore, që ka në mes një dritare të ngushtë dhe të larte, të mbuluar me një pllakë guri. Pranë saj, në anën jugore, ruhet një fragment suvaje me gjurmë afresku, që tregon se kisha duhet të ketë qenë e pikturuar. Në pjesën e poshtëme të absidës është ngritur, rreth 0,4 m. nga dyshemeja, një plalformë me mur guri, që ka mundësi të shërbente si tryezë altari.

Muret e bazilikës janë ndërtuar me gurë gëlqerorë dhe llaç gëlqereje. Gurët janë vendosur në rreshta horizontale me lartësi të ndryshme, duke formuar vende-vende fuga vertikale, që shkojn shpesh në më tepër se dy rradhë. Nuk mungojnë për rrafshim dhe copa tjegullash. Me të njëjtën teknikë janë ndërtuar dhe pilastrat, në të cilat janë përdorur dhe gurë shtufi me ngjyrë të errët dhe, në ndonjë vend, edhe tulla të vendosura kryesisht në mënyrë horizontale dhe shumë rrallë vertikalisht. Janë punuar lehtë vetëm guret e qosheve. Një dallim me rëndësi vërehet në anën e jashtme të absidës, në pjesën e sipërme të së cilës kalon një rresht me kluasonazh, me dy tulla vertikale ndërmjet dy rreshtave horizontalë. Ky element ka rëndësi për vendosjen në kohë të kishës. Mungesa e tullave në këtë zonë ka bërë që ato të përdoren vetëm në abside, në vëndin që zakonisht dekorohet më tepër në kishat bizantine. Vërejmë se vende-vënde, sigurisht mjaft rrallë, ka dhe gurë të vendosur vertikalisht, dy nga dy në abside dhe tre nga tre në anët e brëndshme të murit verior. Mbase kjo mund të shpjegohet me preferencën për kluasonazhin që për mungesë tullash përdoret vetëm në një vënd.

Gjatë ekzistencës së saj kisha ka pësuar ri-ndërtime dhe transformime, gjurmët e të cilave ru-hen edhe sot. Mure të reja kalojnë mes për mcs kishës, duke kufizuar një pjesë të bazilikës. Fërsa mund të gjykohet nga teknika e ndërtimit dhe nga vëndi i tyre në planimetri, dallohen dy meremetime. Në fillim ëshlë rindërtuar muri jugor dhe pjesë të vogla të mureve lindorë dhe perëndimorë, pranë qo-sheve. Ky mur, që sot ruhet në një lartësi të vogël, është ndërtuar me gur gëlqeror dhe llaç balte , pran-daj ai paraqiter i deformuar, për shkak të teknikës së dobët të ndërtimit të tij. Me rindërtimin e këtij muri, kisha ruan akoma aspektin bazilikal, gjë që nuk mund të thuhet për meremetimin tjelër të më vonë. Në këtë kohë, në nefin qëndror, afër arkadës jugore dhe afër murit perëndimor, janë ndërtuar dy mure të rinj me gurë gëlqerorë dhe llaç bclte, që kanë dhe gjurmë brezash druri në anën e jashb mc. Këta dy mure, që formojnë një kënd të drejtë me njëri tjetrin, e kanë kufizuar së tepërmi kishën në shtrirjen o saj planimetrike. Në këtë kishë të re, siç del qartë nga planimctria, përfshihen nefi vcrior dhe një pjesë e konsiderueshme e nefit që-ndror me absidën në fund. Mendojmë se 'ky rindërtim dhe zvoglim i kishës ka ndodhur për shkak të rrë-zimit të murit jugor, arkadës jugore dhe murit pe-rëndimor, materialet e rrëzuar e të cilëve ishin të

pakët. Nga ana tjctër pa rrëzimin e këtyre murcvc nuk kishte asnjë nevojë për këtë rindërtim. Zvogë-hmi i kishës dhe teknika e dobët rne të cilën janë ndërtucr muret janë dëshmi e një rënie ekonomike, gjatë së cilës fshati nuk ishtc më në gjendje ose s’kishte më nevojë të rindërtonte tërë kishën.

Në këtë kishë të re. hyet nga portc e vendosur në murin perëndimor. Pragu i saj është më i lartë sc dyshemeja, nga që terreni në këtë kohë ishte më i ngritur në anën perëndimore, për shkck të mbushjes së krijuar nga rrëzimi i murit të vjetër. Si-doqoftë duhet shënuar se dhe nga porta e vjetër zbritej me një këmbë shkallë në dyshemen e nefit qendror, gjithnjë në qoftë sc kcmi interpretuar drejt gjurmët e pakta lë kësaj porte. Pra, siç pamë, bazi-lika ruan dy meremetime, nga të cilët i fundit përbën një transformim të ndicshëm në strukturën e kishës.

Duke patur të qarta ndryshimet që ka pësuar kisha në kohë, le të përpiqemi të rikonstruktojmë formën e saj volumetrike. Shkalla e ruajtjes së arkadës na jep një ide për lartësinë e nefit qëndror, por ne nuk kemi të dhëna për të gjykuar për lartësinë e nefëve anësore. Së pari, duhet të themi se trashësia e mureve nuk na shpie në mendimin se nefet kanë qënë mbuluar me qemere cilindrike. Që të kishte çati në kuota të ndryshme, do të duhej që mbi harqet të kalonte pa tjetër një mur në një farë lartësie, si pasojë e të cilit nefi qendror do të rezultonte më i lartë nga sa ruhen sot rrënojat e tij. Mbase lartësia e ulët e murit verior është rezultat i nivelit më të ulët të çatisë anësore. Problem përbën dhe ndriçimi i interierit që nuk mund të arrihej vetëm nga dritarja e absides. Ka shumë të ngjarë që, zgjidhja të ishte me dritare në murin mbi arkadat dhe çatitë e nefeve anësorë.

Përfundimisht do të thonim, se të dhënat që ofron monumenti nuk janë të mjaftueshme për tu shprehur në mënyrë bindëse për njerën apo për tjetrën zgjidhje, megjithëqë varianti me nefe në lartësi të ndryshme dhe dritare mbi arkadë është më i mundshëm.

Po të analizonim arkitekturën e kësaj bazilike, për aq sa na lejon gjendja e rrenojave, do të vërenim se ndërtimi është primitiv dhe i varfër, gjë që shiihet në mungesën e plotë të aekorit dhe të elementeve arkitektonike. I vetmi zbukurim është një radhë me klausonazh në absidë. Përsa i përket organizimit të brendshëm, edhe më lart vërejtëm se me gjithë formën bazilikale, ka një mënjanim të nefeve anësorë nga ai qëndror nëpërmjet hapsirave të vogla, ndërsa nga jugu edhe për shkak të ndryshimeve në lartësi të dyshemeve. Gjithashtu izolimi i bemës nga diakonikoni e nënvizon edhe më tepër këtë mënjanim të nefit jugor nga ai qëndror.

Bazilika në Klos përbën një ekzemplar të rëndësishëm për studimin e arkitekturës bizantine tek ne, sepse është e vetmja bazilikë trenefshe me arkada mbi pilasira. Në këtë drejtim, ajo dëshmon për një vazhdimësi të formave tradicionale të arkitekturës, sidomos po të kemi parasysh se, zor të jetë kushtëzuar kjo formë nga kërkesa funksionale. Si dhe në rastin e kishës së Shën-Kollit në Perondi, ky tip haset në fshatra dhe jo në qytete, ku në këtë periudhë ndërtoheshin kisha të tipit kryq i brendashkruar me kupol.

Në mungesë të të dhënave burimore dhe atyre epigrafike, për dalimin e kishës disponojmë vetëm të dhënat që na ofron vrojtimi i monumentit. Elementi bazë, për mendimin tonë, është rreshti me kluasonazh me dy tulla vertikale në absidë. Forma plonimetrike nuk na lejon një datim më të ngushtë kohe, nga që ajo është përdorur në një periudhë kohe të gjerë. Duke gjykuar se jemi në një zonë larg qyteteve, ku për rrjedhim kluasonazhi, si teknikë dhe dekoracion, hyn në përdorim më me vonesë, si dhe duke patur parasysh përdorimin e gurëve të vendosur këlliç, sidomos në absidë, që tregon se njohja me kluasonazhin përbën një zbulim, jemi të mendimit se kjo kishë duhet të datohet në shek. XIII-XIV, me më tepër mundësi në shekullin e fundit. Dy fazat e tjera të ndërtimit, dy meremetimet, duhet ti përkasin pa tjetër periudhës së pushtimit turk, gjë që mund të gjykohet nga niveli i ndërtimit.

info@balkancultureheritage.com