Androni
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Androni

Androni, “salloni ku shtrohen gostitë e darkave”, sipas Vitruvit “ndodhet në krahun e hyrjes”. Kjo, shpjegon ai, “meqë zakoni grek e ndalon që në gosti të marrin pjesë gratë e shtëpisë. Në këtë pjesë që quhet domus andronitides (shtëpia e burrave), burrat mund të qëndrojnë të patrazuar nga prania e grave... Balli i këtij salloni ka anash dy ante (cungje muralë)... Në të djathtë dhe të majtë të andronit ka apartamente me dhoma fjetjeje (hospitalid)... në mënyrë që të ftuarit të mos dalin në peristil por të qëndrojnë në apartamentet e pritjes së miqve... Në andron vendosen katër shtretër triklinë (pricliniis stratii)” (Vitruv 6. 7. 3, 4), në të cilët qëndronin gjysmë të shtrirë pjesëtarët e gostive”. Nisur nga karakteristikat e mësipërme, salla e gostive haset në tërë shembujt e njohur nga Iliria, veçanërisht Antigonea.

Përmasat e kësaj salle në Apolloni, Antigone, Bylis dhe Foinike (25-35 m2) i tejkalojnë sugjerimet e Vitruvit për 4 kline (kanape) dhe lejojnë vendosjen e 7 kanapeve për 7 të ftuar, numër ky i barabartë me pjesëmarrësit në Symposiumin, Gostinë e Platonit. Kjo tregon për bankete me një numër të madh të ftuarish, përkatësisht për një prosperitet të shtresës së pasur, aspak inferiore ndaj pasunarëve të botës helene.

Sugjerimi i Vitruvit për trajtimin me ante të ballit të sallonit, dëshmohet qartë në Apolloni dhe Antigonea. Në Antigonea balli vijon me kolona dorike, ndërsa në Apolloni antet kurorëzohen nga një tip mjaft i rrallë kapiteli, ku, si në mozaikun e Bukuroshes së Durrësit, nga lulet shpërthen papritmas një vajzë.

Në mozaikun e fundit, i cili i përket një banese të shek. IV p.e.s., në ndjekje të motiveve të vazove apule, bisqet, gonxhet dhe lulet spërdridhen me elegancë përreth kreut të një gruaje të re. Efekti plastik i çuditshëm i portretit, animi i lehtë dhe i hijshëm i kokës, buzët paksa të hapura dhe vështrimi ëndërrimtar, i japin figurës një shprehje qetësie dhe ëmbëlsie duke e renditur atë ndër mozaikët më shprehës dhe më të hershëm të antikitetit.

info@balkancultureheritage.com