Apollodori
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Apollodori

Bibliotheca

Shkrimtar grek i cili lindi në Athinë rreth vitit 180 dhe vdiq rreth vitit 109 para e. sonë. Ai qe nxënës i Aristarhut dhe një nga dijetarët më të shumanshëm të Greqisë. Ai shkroi shumë vepra e traktate në prozë e në poezi, por prej tyre kanë arritur deri në ditët tona vetëm një pjesë. Një ndër veprat më të rëndësishme të tij "Kronikat", e shkruar në vargje, paraqet një grumbullim ngjaijesh që përfshijnë kohën nga shkatërrimi i Trojës deri në pushtimin e Greqisë nga Roma. Traktati i tij "Peri theon" (Mbi perënditë) në 24 libra është ruajtur vetëm në pak fragmente, të cilat megjithatë janë një burim i dorës së parë për studimin e mitologjisë antike. Apollodorit i atribuohet edhe e ashtuquajtura "Biblioteka", vepër e formuar shumë më vonë, rreth shekujve I-II të e. sonë, në të cilën përshkruhen mitet kryesore të Greqisë së vjetër. Në këtë vepër të fundit ne gjejmë edhe disa të dhëna për Ilirinë.

Bibliotheca

LIBRI I

(9,25,3) Përsa i përket kolhëve që ishin dërguar për të ndjekur anijen0, dhe që nuk kishin mundur ta arrinin, disa u vendosën në mallet Keraune; të tjerë të hedhur në brigjet e Ilirisë u vendosën në ishujt Apsyrtide; disa të tjerë arritën gjer te ishulli i fajakëve ku u gjetën argonautët...

LIBRI II

(1,3,5) ... Atëherë Hera dërgoi një zekth, i cili si iu ngjit lopës e bëri që ajo të hidhej në det dhe prej saj ky (det) mori emrin Jon. Ajo përshkoi pastaj Ilirinë dhe duke kapërcyer malin Hajmon, kaloi me not ngushticën e Thrakisë, që për shkak të saj e quajnë tani Bospor...

(5,11,3) ... /Herakliu/ kaloi pastaj tek ilirët dhe shkoi tek lumi Herydan, ku pa nymfet, të bijat e Zeusit e të Themidës...

(7,6,1) ... Herakliu bëri së bashku me kalydonët luftë kundër thesprotëve dhe pushtoi qytetin Efyra, mbret i të cilit ishte Fyla.

LIBRI III

(5,4,2) Kadmi bashkë me Harmoninë la Thebën dhe erdhi te enhelejt. Këtyre të fundit u kishin rënë më qafë ilirët dhe Hyu u kish thënë se do t'i mundnin ilirët nëqoftëse do të mermin për udhëheqës Kadmin e Harmoninë. Ata iu bindën porosisë hyjnore dhe caktuan si prijës kundër ilirëve Kadmin me Harmoninë; gjatë luftës fituan enhelejt e udhëhequr nga Kadmi, të cilin e zgjodhën mbret; ky pat një djalë me emrin Ilir. Po më vonë bashkë me Harmoninë u kthye përsëri në dragua dhe u dërgua prej Zeusit në fushën Elyse.

(7,7,1) Pasi i treguan të gjitha këto s'ëmës, ata3) shkuan sipas këshillave të Ahelout, të vendosnin në tempullin e Delfit brezin dhe peplosin. Prej andej shkuan në Epir dhe mblodhën banorë për të populluar një vend të cilit i dhanë emrin Akamani...

info@balkancultureheritage.com