Arti figurativ
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Arti figurativ

Duke vazhduardrejtpërdrejt parimin estetiktë periudhës së bronzit, arti ilir në shekujt e parë të periudhës së vjetër të hekurit zhvilloi më tej stilin gjeometrik, që në atë kohë ishte në modë edhe në një pjesë të madhe të Evropës së mesme dhe të asaj veriore. Rathët koncentrikë, kombinimet e trekëndëshit, të rombit, të vijave të thyera — këto janë motivet më të shpeshta që paraqiten në objektet metalike, e më rrallë edhe në qeramikë. Ky është art i ftohtë, i krijuar për nevojat e blegtorëve, të bujqve dhe të luftëtarëve, art pa fantazi, me shekuj i pandryshuar, ashtu si rridhte e pandryshueshme edhe jeta e atyre që e krijonin dhe e atyre për të cilët krijohej. Orvatjet e vetmuara të formulimeve figu- rative nuk dalin aq qenësisht nga suazat ekzistuese të formulave gjeometrike.

Ndoshta ky art është shprehje e religjionit të paantropomorfizuar mjaft? Ose, ndoshta është rezultat i organizimit të rreptë shoqëror patriarkal, i cili individëve u linte fare pak hapësirë për “pikniqe” jashtë suazave të mendimeve, estetike dhe shoqërore, të cilat ua impononte ajo shoqëri?

Arti gjeometrik i periudhës së vjetër të hekurit nuk njeh aq ndryshime të mëdha në disa vise të ndryshme ilire siç do të shfaqen në fushën e artit në shekujt e mëvonshëm. Me disa veçori të vogla lokale arti gjeometrik i kësaj periudhe paraqet të njëjtat karakteristika në tërë territorin ilir. Mirëpo, karakteristika të njëjta ka edhe arti gjeometrik te shumë fqinj, prandaj për ndonjë variant specifik ilir të këtij arti të kësaj kohe vështirë as që mund të bëhet fjalë.

Qysh në shek. VIII, e sidomos në shek. VI para e.re një frymë e re paraqitet në artin e shumë viseve ilire. Arti i vjetër gjeometrik humb primatin e vet, ndonëse nuk do të pushojë asnjëherë, deri me okupimin romak, bile edhe më vonë deri në mesjetë, të luajë rol të rëndësishëm në tërësinë e shprehjes figurative ilire.

Në shek. VI para e.re fillon në drejtim të tokave ilire të depërtojë ndikimi i Heladës, drejtpërdrejt nëpërmes kolonive greke të cilat u themeluan ndërkohë në brigjet ilire dhe nëpërmes shkëmbimeve tregtare greke-ilire, të cilat në atë kohë filluan të zhvillohen shumë më tepër, ose edhe në mënyrë indirekte nëpërmjet viseve të helenizuara të Italisë fqinje. Zhvillimi i brendshëm i shoqërisë ilire solli në atë kohë krijimin e aristokracisë së fortë fisnore të vendit e cila nevojat e veta për objekte luksoze i plotësonte gjithnjë e më tepër me eksport (ose me plaçkitje) nga viset e zhvilluara greke dhe italike. Kërkesat për mallra të tjera nga ato të cilat i prodhonin mjeshtrit e vendit, shkaktoi edhe në viset ilire, ndryshime në kulturën materiale dhe shpirtërore në pajtim me nevojat e reja si dhe me frymën e re që u krijua në atë kohë në këtë pjesë të Evropës.

Ekspansioni i madh shpirtëror dhe politik i grekëve në këtë kohë përputhet me ndryshimet e përmendura brenda shoqërisë ilire, kështu që lidhur me këtë shfaqen një varg fenomenesh të reja në kulturën e ilirëve, e në radhë të parë në fushën e artit figurativ.

Një nga pasojat më të rëndësishme të kontakteve ilire me kulturën helene ishte shfaqja e artit toreutik kryesisht situlik në viset veriore ilire, që u paraqit rreth vitit 600 para e.re dhe vazhdoi deri në shek. IV para e.re.

Prodhimet kryesore dhe më të shumta të këtij arti, sipas të cilave mori edhe emrin ky art, janë situlat e shumta të bronzit (gjymat me kapakë) të stolisura me figura. Si tip i enës së bronzit situla së pari paraqitet në viset verilindore të Pellgut danubian dhe prej andej përhapet në drejtim të perëndimit dhe të jugut, kështu që arrin edhe deri te venetët në Itali dhe te ilirët në rajonet e Alpeve lindore. Në kohën e lulëzimit të artit të situlave enët prodhoheshin prej pafte të hollë bronzi, bëhen objekte të preferuara në të cilat me teknikën e shtypjes paraqiten skena nga jeta e përditshme, pamje të ceremonive fetare, kafshë, dhe motive të ndryshme ornamentale. Po këto motive paraqiten edhe në rrypat e brezit prej bronzi,33 dhe shumë më rrallë artisti parahistorik do të bëjë figura të ndryshme edhe në kapakët e situlave, në përkrenare dhe në objekte të tjera. Me bukurinë dhe pasurinë e vet të motiveve një situlë zë vend të posaçëm në kuadrin e prodhimeve të artit të situlave, të zbuluara në truallin ilir. Kjo është situla e famshme nga Vaça, afër Litisë, zbuluar qysh në vitin 1882. Në sipërfaqen e saj të jashtme mjeshtri kishte vënë tre friza paralelë. I sipërmi tregon kolonën në të cilën disa meshkuj ecin dhe mbajnë për frerësh kuajt, të tjerët u kanë hipur kuajve ndërsa ca të tjerë janë me qerre. Në frizin e mesëm shohim disa skena rituale dhe luftën e dy boksierëve të cilët luftojnë për trofe, përkrenaren me xhufkë të gjatë. Frizi i poshtëm paraqet një rresht me tetë kafshë.34 Në situla të tjera dhe në rrypat e brezit që janë zbuluar në Magdalenska Gora,35 Novo Mesto,36 Stiçna,37 në Valiçno Vasi, Zogorje dhe në lokalitete të tjera të Sllovenisë, mandej në Vizaçe (Nesactium Nant) të Istrisë, një repertor i tërë skenash të tjera plotësojnë dhe pasurojnë motivet e situlës së Vaçës. Kafshët mitologjike me krihë, shpendët moçalike, luftëtarë të armatosur, skenat e gjahut, pamje erotike etj., plotësojnë këtë botë të çuditshme, e cila papritmas është paraqitur para nesh.

Nga dita kur është zbuluar situla në Vaçe është paraqitur edhe çështja mbi origjinën e artit të situlave në truallin ilir - çështje që as sot e kësaj dite nuk është zgjidhur. Sipas mendimittë shumicës së autorëve të vjetër, ky art, si edhe të gjitha prodhimet të cilat i përkasin, janë me origjinë etruske-italike. Edhe sot po bëhen përpjekje të dëshmohet se qendrat prodhuese të këtij arti kanë qenë në truallin ilir, sidomos në Dolensko, madje në Vaçe dhe në Magdalenska Gora.

Këtë dilemë mbi prejardhjen e prodhimeve toreutike në truallin ilir nuk është lehtë ta zgjidhim. Argumentet të cilat kanë paraqitur arkeologët e vjetër në dobi të tezës etruske-venete (italike) qëndrojnë pjesërisht edhe sot, kurse midis tyre është e nevojshme të përmendet posaçërisht argumenti se skenat e paraqitura në ato prodhime nuk shprehin jetën e vendasve të truallit ilir, por jetën e qendrave të zhvilluara në Itali. Për këtë shkak, një kohë të gjatë, është konsideruar se situlat, rrypat e brezit dhe prodhime të tjera të artit të situlave të zbuluara në truallin ilir janë importuar nga qendrat etruske-venete. Zbulimi i një numri të madh të këtyre prodhimeve në Slloveni i ka detyruar ekspertët që të rishikojnë mendimet e mëparshme mbi origjinën dhe qendrat e prodhimit të atyre objekteve dhe që në truallin ilir të kërkojnë punëtoritë, në të cilat janë prodhuar. I pari që e bëri këtë ishte arkeologu slloven, France Starë, i cili duke studiuar rrypat e brezit me figura, vërtetoi se ata për nga forma e tyre dallohen prej atyre italike dhe gjithsesi janë punuar në truallin ilir. Mirëpo, jo vetëm forma e rrypave të brezit por edhe fakti se situla, si formë e enës është me origjinë nga Pellgu danubian verilindor, siç vërtetoi arkeologu gjerman Gero von Merhart, u shërbeu arkeologëve si argument në dobi të tezës mbi origjinën vendase si të situlave, ashtu edhe të pamjeve artistike në to.

Fatkeqësisht, çështja e origjinës dhe qendrave të prodhimit, qoftë të situlave, qoftë të rrypave të brezit nuk duhet të jetë e lidhur patjetër me çështjen e paraqitjes artistike në to. Në të vërtetë me zgjidhjen e origjinës së këtyre objekteve, nuk zgjidhet njëkohësisht edhe çështja se kush ka punuar në këto pamje figurative dhe kjo çështje do të mbetet e hapur derisa të mos dëshmohet se skenat, veshmbathjet, armët, veglat, mjetet muzikore, ato ceremoniale dhe tërë repertori i paraqitur në prodhimet toreutike u kanëtakuar ilirëve.Tani përtanijemi largprej asaj qëtë kemi dëshmi që shkojnë në favor të kësaj pikëpamje. Aq më tepër për shumë skena mund të thuhet me siguri se përmbajtja e tyre ikonografike është e huaj për mënyrën e jetës së vendasve, për kulturën shpirtërore dhe materiale ilire. Kështu mendojmë për shembull për atletët që luftojnë për trofe, qerret e luftës, kafshët mitologjike me krihë dhe shumë të tjera.

Duke u ballafaquar me këto dy fakte: situlat e bronzit dhe rrypat e brezit janë punuar në truallin ilir dhe se përmbajtja ikonografike e skenave që gjenden në to në shumicën e rasteve nuk shprehin jetën e masave në të cilat janë krijuar ato pamje, arrijmë në një shpjegim të mundshëm, se mjeshtril që i kanë punuar ato pamje figu- rative në objektet metalike këtë e kanë bërë në truallin ilir, por që nuk kanë qenë njerëz të vendit, por lë huaj që si mjeshtër shëtitës kanë ardhur në mesin e ilirëve dhe kanë punuar në shërbim të shtresës së pasur të aristokracisë ilire. Me këtë hipotezë,40 me sa duket, mund të shpjegohet pse këta mjeshtër që kanë punuar në truallin ilir nuk kanë paraqitur jetën që ka rrjedhur rreth tyre, por një tjetër jetë, një botë të huaj.

Nuk është vështirë të gjendet se nga kanë ardhur mjeshtërit shëtitës në mesin e iiirëve. Duhet lë jetë rajoni rreth lumit Po, ku në atë kohë, derdhen dhe gërshetohen ndikimet e Etrurisë, të Greqisë së Madhe. të Jonit. dhe ku krijohet një simbiozë shumë c gjallë e elementeve kullurore që vijnë nga anë të ndryshme në këtë rajon.

Në favor të hipotezës për mjeshtrit e huaj shëtitës, artistët si autorë të një pjese të madhe të prodhimexe të artit të situlave në truallin ilir shkon edhe fakti se krahas me këtë art arhtokratik ekzislon edhe një art shumë më modest kushtuar aristokratëve fisnorë. Në varrezat e të varfërve në Slloveni janë zbuluar edhe objekte artistike të punuar nën ndikimin direkt të ligjeve ikonografike dhe artistike të artit të situlave. Në Magdelenska Gora, në Vaçe dhe në lokalitete të tjera janë zbuluar, ndër të tjera, edhe fibula bronzi me qerret e vogla të plastikës me tre kuaj dhe me grahësin e tyre Për nga pamja e vet kjo plastikë e imët është replikë mjaft besnike e fytyrave që i gjejmë në prodhimet toreutike. Në fibulat e tjera harku është i stolisur me sfinga, por të njëjtin motiv e gjejmë si stoli edhe në përkrenare. Këto dhe shumë motive të tjera janë të huaja për artin burimor ilir dhe nuk mund t’i përcaktojmë ndryshe, por si imitime të motiveve dhe të frymës së artit të situlave, por që i ka punuar mjeshtri vendas për nevojat e shtresës më të varfer të popullsisë.

Megjithatë, këto imitime të artittë situlave nukjanë aq të shumta dhe as vendimtare në zhvillimin e artit popullor të ilirëve në këtë rajon. Duke vazhduar fuqishëm traditën e artit gjeometrik të Evropës së Mesme, sidomos të atij që qe zhvilluar në gjirin e kulturës së fushave të urnave, arti vendas vazhdon të jetojë duke bërë, aq më tepër një ndikim të përhershëm edhe në zhvillimin e vetë artit toreutik.

Në një vis tjetër ilir, në rethinën e Bihaqit të Bosnjës, ku jetoi fisi i japodëve, arti i situlave fitoi interpretimin e vet vendas, ilir në paraqitje shumë interesante figura- tive të vizatuara në pesëmbëdhjetë monumente të gurit.

Monumenti i tillë i parë, pjesë e arkës së gurit, në të cilën vihej hiri i të ndjerit (urna), u zbulua në nekropolin e Jezerinës në katundin Pritoci afër Bihaçit në vitin 1890. Në këtë fragment është paraqitur fytyra e një ushtari me përkrenare në kokë dhe me bririn për pije (riton) në dorën e djathtë, ndërsa me shtizë në të majtën. Ekspcrti i njohur për artin parahistorik, arkeologu i Vjenës, Moritz Hoernes vërejti menjëherë rëndësinë e madhe të këtij monumenti. Në të pa refleksin e artit të situlave, prandaj edhe ia caktoi datën në kalimin nga periudha e vjetër në atë të renë të hekurit.

Gjetjet e mëvonshme plotësuan repertorin e paraqitjeve figurale dhe njëkohësisht e komplikuan problemin e caktimit të datave të atyre monumenteve. Gati të gjitha pamjet që i shohim në to janë të lidhura me kultin e të ndjerit. Këto janë kolona mortore, marshe mortore, gjarpërinj si personifikim të shpirtit të të ndjerit, ceremonitë e sakrificës për të ndjerët (libatio), personazhet e heroizuara të të ndjerëve etj. Disa prej këtyre motiveve janë marrë nga ikonografia e artit të situlave (p.sh. motivi i shpendit në shpinën e lopës), lë tjerat megjithatë, janë autoktone dhe nuk kanë fare objekte krahasuese në këtë art. Arkeologu i Sarajevës Dimitrije Sergejevski, i cili është marrë më tepër me këto monumente, për shumë nga skenat e paraqitura kërkoi shpjegime në artin grek dhe në religjionin e periudhës arkaike, mirëpo përkundër kësaj të gjitha këto monumente i ka datuar në kohë shumë të vona — në periudhën romake (prej shek. 1 — III të e.r.). Për një konkluzion të tillë të çuditshëm Sergejevskin e shtyu fakti që në një urnë nga Ribiqi e stolisur në mënyrë shumë luksoze, gravurat e së cilës tregojnë ngjashmërinë më të madhe me artin e situlave, gjeti fibula dhe materiale të tjera nga koha romake. Megjithatë, në një umë tjetër nga Jezerina gjendet mbishkrimi latin prej të cilit merret vesh se në urnë janë vënë eshtrat e japodit të romanizuar, Ditius Sesteniusit, kështu që kjo e forcoi besimin se edhe urnat e tjera i përkasin kohës së okupimit romak.

Ky caktim i datës shkaktoi ngatërresa në mesin e arkeologëve të cilat edhe sot e kësaj dite vazhdojnë përkundër faktit se vetë Sergejevski para se të vdistë shprehu rezerva lidhur me këtë hipotezë. Vetëm kohëve të fundit disa nga autorët kthehen në rrugën e shqyrtimeve të cilën e caktoi M. Hoernes në punimet e tij të para lidhur me këto urna, mirëpo shumica edhe sot po përsërit mc këmbëngulje atë që as vetë Sergejevski nuk e besonte më.

Në disa nga punimet e hershme u kthyem pjesërisht nga datimi i mëparshëm i Hoernesit. Të ballafaquar me argumentet që në bazë të gjetjeve të reja i paraqit Sergejevski, i radhitëm paraqitjet figurative në ato urna në tre grumbuj të ndarë kronologjikisht. Në të parin do të shkonin urnat, pamjet e të cilave në pikëpamje ikonografike dhe stilistike, lidhen drejtpërdrejt me artin e situlave. Ky grup rrjedh nga shekulli V para e.re. e ndoshta edhe nga fillimi i shek. IV para e.re. Artistët që i kanë punuar inspiroheshin nga arti i situlave, i merrnin disa motive nga ky art, mirëpo çdo gjë ia përshtatnin shijes dhe nevojave të veta, duke u dhënë vizatimeve të veta përmbajtjen e cila i përgjigjej situatës shpirtërore në të cilën kanë punuar ata.

Njëkohësisht me këtë lind edhe grupi tjetër, më i paktë, i cili në mënyrë ikonografike lidhet drejtpërdrejt me motivet greke (p. sh. paraqitja e dy luftëtarëve me bririn për pije mbi kraterin të cilin e hasim në një urnë nga Ribiqi). Grupi i tretë në pikëpamje kohore i përket periudhës romake dhe në pikëpamje artistike paraqet një fazë të degjeneruar në zhvillimin e artit të japodëve, e cila me artin në urnat nuk ka pasur asgjë të përbashkët. Më tepër mund të flitet për ndonjë reminishencë të zbehtë e të pasuksesshme në artin parahistorik sesa për lidhjen e drejtpërdrejtë gjenetike midis këtyre dy fenomeneve artistike. Në të vërtetë, na duket se për shkak të trajtimit të këtyre dy fenomeneve si tërësi unike artistike është shkaktuar ajo ngatërresë lidhur me datimin e artit të periudhës parahistorike. Mbishkrimet latine të cilat kanë pasur rol aq të rëndësishëm lidhur me caktimin e kohës së urnave, gjenden vetëm në monumentet nga grupi ynë i tretë, ndërsa nuk ka asnjë urnë me paraqitjet nga dy grupet e para, kurse objektet romake të zbulura në urnën e përmendur në Ribiq, të cilat Sergejevskin e çuan në rrugë të gabueshme, u gjetën aty për shkak se ajo urnë u përdor për herë të dytë në përiudhën romake, e jo sepse ajo ishte krijuar në atë kohë.

Përkundër inspirimit greko-italik ky fenomen artistik tejapodët parahistorikë duhet vendosur në arritjet e prodhimeve autoktone artistike. Bota e paraqitur në ato urna është botë e vendasve e jo e të huajve, prandaj nga kjo rrjedh edhe konkluzioni se artistët të cilët i paraqitën në mënyrë tjetër duhet të jenë ilirë. Padyshim, këtu fjala është për mjeshtër të vendit, të cilët ishin të informuar mirë për artin e situlave, atë etrusk dhe grek.

Paraqitjet figurative në urnat e gurit nuk ishiri të vetmet prodhime artistike të këtij fisi ilir. Shumë të tjerë, japodët nga shek. V para e.r. e më tutje zhvilluan artin figurativ që në shumë prej manifestimeve të tij mori forma origjinale, që kishin zënë rrënjë fuqishëm në shprehjen e lashtë figurative të vendit. Përfaqësuesit karakteristikë të këtij stili autokton janë varëset e shumta të stilizuara antropomorfe të bronzit, nga nekropolat në Prozor, Kompole, Smilan dhe në lokalitete të tjera, mandej aplikacione të ndryshme në formë të kokës së kalit dhe të gjarpërit në fibulat dhe pektoralet, aplikacionet me figura njeriu, etj. Janë interesante sidomos pllakëzat me paraqitje figurale që u zbuluan në nekropolën e Prozorit, përmbajtja e të cilave është aq enigmatike si edhe origjina e motiveve të paraqtiura. Ngjashmëria e pllakëzave të tilla me një pllakë të zbuluar para disa kohësh në Gostil afer liqenit të Shkodrës dhe me një nga Oiimpi në Greqi, na zbulon, me siguri, se ku kanë gjetur japodët modelet artistike dhe përmbajtjen e tyre mitologjike për këto pllakëza.

Gjatë shek. V-IV para e.re. japodët njohin një varg të tërë objektesh të tjera të punuara artistikisht, siç janë varëset e bronzit me pamje të kalit, të gjelit, të puiave, të peshqve, kokërrza të qelqit me tri fytyra njerëzore nga nekropoli në Prozor dhe ato në Kompole, etj. Interesimi i japodëve për artin vjen gjithashtu në shprehje edhe në iidhje me importimin e objekteve artistike në mesin e të cilave, në radhë të parë, duhen përmendur figurat e shkëlqyeshme nga qelibari, të ciiat u zbuluan më 1955 në një varrezë në Kompole. Fjala është për tri koka femrash, për një figurë të shpendit dhe për një figurë mashkulii në qëndrim të mbledhur, të punuar në relef të ulët në një pllakë qelibari. Një figurë e ngjashme u zbulua më parë, më 1903 gjithashtu në Kompole, por ajo paraqet karakteristikat e artit kelt, prandaj për të mund të supozohet se është krijuar në truallin japod, ku ndikimi i keltëve në kulturën materiaie dhe shpirtërore ishte i dukshëm. Për figurat e tjera, megjithatë, të cilat për nga veçoritë e tyre stilistike mund të radhiten në qarkun e artit arkaik grek dhe prandaj mund të datohen nga shek. V para e.r. mund të thuhet me siguri se në truallin japod janë importuar.

Japodët nuk arritën të krijojnë stilin e tyre artistik, por krijuan shumë prodhime artistike, të cilat duhet radhitur në mesin e realizimeve më të rëndësishme artistike të ilirëve parahistorikë.

Nën ndikimin e fuqishëm të botës greke-etruske dhe të venetëve fqinjë në perëndim dhe të ilirëve të tjerë në veri dhe në lindje, në Istrie zhvillohet një aktivitet shumë i rëndësishëm artistik, që në Nesactium realizoi përmendoret më monumentale që u krijuan në truallin ilir gjatë parahistorisë. Fjala është për shtatore të shumta guri, gati të madhësisë natyrore, të cilat paraqesin hyjnitë vendase, dhe i kanë takuar, siç besohet, një qendre të shenjtë parahistorike. Figura më monumentale, e njëherësh edhe më interesante, është ajo e gruas lakuriq me fëmijën në prehër, e gdhendur në një relef të lartë në ballë të një blloku guri. Me siguri paraqet shtatoren e perëndeshës vendase të frytshmërisë. Në anën e sipërme të bllokut të gurit gjendej një figurë shumë realiste e kalorësit, prej së cilës ka mbetur e ruajtur pjesa e kalit dhe një pjesë e trupit të kalorësit. Disa figura meshkujsh lakuriq të dëmtuara më pak ose më shumë, fragmenti i kokës së femrës, mbeturinat e një koke kali dhe një numër i madh blloqesh guri, të stolisur me spirale dhe me kombinime të ndryshme meandrash (në disa ai ornament është formuar në formë të svastikës), ky është repertori i këtij arti, i cili prej ditës kur u zbuluan fragmentet e para e deri sot ka shkaktuar teori kontradiktore për origjinën dhe për kohën kur është krijuar.

Kur në fillim të këtij shekulli u zbuluan këto monumente, arkeologu Pietro Sticotti, duke insistuar në ngjashmëritë e motiveve, të ornamenteve me ato të stelave të kohës së bronzit nga Mikena e Greqisë, e lidhi artin nesakcian me kulturën mikene, duke gjetur në to shembujt në të cilëtjanë inspiruarartistët e Istrisë për punimin e spiraleve. Më vonë, ekspertët hodhën poshtë këtë tezë dhe kërkuan origjinën e kësaj tyre stilistike mund të radhiten në qarkun e artit arkaik grek dhe prandaj mund të datohen nga shek. V para e.r. mund të thuhet me siguri se në truallin japod janë importuar.

Nën ndikimin e fuqishëm të botës greke-etruske dhe të venetëve fqinjë në perëndim dhe të ilirëve të tjerë në veri dhe në lindje, në Istrie zhvillohet një aktivitet shumë i rëndësishëm artistik, që në Nesactium realizoi përmendoret më monumentale që u krijuan në truallin ilir gjatë parahistorisë. Fjala është për shtatore të shumta guri, gati të madhësisë natyrore, të cilat paraqesin hyjnitë vendase, dhe i kanë takuar, siç besohet, një qendre të shenjtë parahistorike. Figura më monumentale, e njëherësh edhe më interesante, është ajo e gruas lakuriq me fëmijën në prehër, e gdhendur në një relef të lartë në ballë të një blloku guri. Me siguri paraqet shtatoren e perëndeshës vendase të frytshmërisë. Në anën e sipërme të bllokut të gurit gjendej një figurë shumë realiste e kalorësit, prej së cilës ka mbetur e ruajtur pjesa e kalit dhe një pjesë e trupit të kalorësit. Disa figura meshkujsh lakuriq të dëmtuara më pak ose më shumë, fragmenti i kokës së femrës, mbeturinat e një koke kali dhe një numër i madh blloqesh guri, të stolisur me spirale dhe me kombinime të ndryshme meandrash (në disa ai ornament është formuar në formë të svastikës), ky është repertori i këtij arti, i cili prej ditës kur u zbuluan fragmentet e para e deri sot ka shkaktuar teori kontradiktore për origjinën dhe për kohën kur është krijuar.

Kur në fillim të këtij shekulli u zbuluan këto monumente, arkeologu Pietro Sticotti, duke insistuar në ngjashmëritë e motiveve, të ornamenteve me ato të stelave të kohës së bronzit nga Mikena e Greqisë, e lidhi artin nesakcian me kulturën mikene, duke gjetur në to shembujt në të cilëtjanë inspiruarartistët e Istrisë për punimin e spiraleve. Më vonë, ekspertët hodhën poshtë këtë tezë56 dhe kërkuan origjinën e kësaj ornamentike në Istri. Vërtet nuk është e qartë se pse artisti nga Istria do të kërkonte, jashtë vendittëtij, motivet të cilat i gdhendi në ato monumente, pasi ato motive ishin të njohura me kohë në Istrie si dhe në viset e tjera ilire.

Mirëpo, ndërsa prania e spirales dhe meandrave në ato monumente dhe veçanërisht ngjashmëria e tyre formale, e paraqitjes së motiveve në viset e tjera, shkaktoi dyshime përsa i përket origjinës së motiveve, shumica e arkeologëve nuk dyshon në ndikimet që në krijimin dhe formën artistike të plastikës nesakciane bëri bota helene. Vartësia e atyre plastikave nga ligjet estetike të artit arkaik grek, gjegjësisht nga derivatet e tij të italizuara dhe të etruskizuara të Italisë së mesme dhe asaj veriore, më qartë është e dukshme në kokën dyshe të gurit, që buron ndoshta nga Pula, e ndoshta edhe nga vetë Nesactiumi, e cila paraqet karakteristikat e dukshme të një varianti të barbarizuar të artit arkaik grek. Ndonëse jo në formë aq të qartë vartësia nga arti arkaik grek, mund të vërehet edhe në skulpturat e tjera të gurit nga Nesactiumi.

Plastika monumentale e gurit në Istri është e vetmja e këtij lloji në truallin ilir, dhe ky fakt përjashton mundësinë që shfaqjen e saj ta përfshijmë në zhvillimin organik të artit ilir dhe pasi një plastikë të tillë nuk e kanë krijuar as ato fise ilire që kanë qenë më afer Greqisë, e as ato që kanë jetuar në rrugën mes Istrisë dhe Greqisë, na duket pak e besueshme teza se arti arkaik i Greqisë ka ndikuar drejtpërdrejt në plastikën nesakciane. Është shumë më e besueshme që ndikimi në Istri të ketë ardhur nga qendrat e kulturës helene që kanë qenë më afër Istrisë, e të tilla kishte vërtet në Adriatikun e veriut. Mendojmë në qytetin etrusk-grek, Spina, që e themeluan etruskët në deltën e lumit Po qysh në shek. VI para e.re. dhe në të cilin shumë herët nisën të qarkullojnë anijet greke. Grekët në këtë qytet qysh në shek. V para e.re. kishin qendrën e tyre shumë të fortë tregtare, kështu që aty zhvillohej një tregti shumë e gjallë me popujt që jetonin në Adriatikun Verior, por edhe me të tjerët, shumë më larg. Nga kjo tregti kishin dobi të mëdha edhe istrët, të cilët nga Spina i ndante vetëm një udhëtim i shkurtër nëpër det.

Vartësia e plastikës nesakciane nga arti arkaik helen zgjidh njëkohësisht edhe problemin kontestues të kohës së monumenteve. Me mjaft siguri mund të thuhet se ai i përket shek. V para e.re., ndoshta janë edhe pak më të vona.

Zhvillimi i kulturës autoktone ilire në Istri dhe kontaktet e kësaj kulture me kulturën greke e qendra të tjera, rezultuan edhe nga shumë aktivitete e prodhime të tjeraartistike. Janë të shumta varëset në formë kafshësh të ndryshme, rrypat e brezit, të stolisur me motive gjeometrike ose me figura shumë të skematizuara të shpendëve moçalikë, saksive të qeramikës, të stolisura me motive të njëjta ose me spirale, meandra, svastika, plastika në argjilë etj.

Të gjitha këto janë prodhime vendase të cilat mjeshtrit e Istrisë i punuan duke iu përmbajtur shumë motiveve tradicionale dhe parimeve estetike. Në disa objekte ndihet ndikimi i jashtëm, e disa me siguri edhe janë importuar. Në mesin e këtyre të fundit janë edhe dy situla bronzi fragmentare me paraqitje figurash, të cilat i përkasin grupit të ngjashëm të situlave nga rajoni i venetëve dhe ilirëve në Slloveni. U zbuluan në një varr në Nesactium,59dhe janë të vetmet situla me paraqitje figurash që deri tani janë zbuluar në territorin e Istrisë, është vështirë të besohet se ato janë punuar në Istri.

Nëtë njëjtën kohë, derisa në viset veriore ilire zhvillohen fenomene të tilla artistike, në viset e tjera ilire, gjithashtu nën ndikimin e artit grek ose të greqizuar, filiojnë të paraqiten tonetë rejanëartin e vendasve. Gjatë shek. V dhe IV parae.r. ilirët evoluojnë me shpejtësi në kulturën e tyre materiale dhe shpirtërore, përvetësojnë shumë njohuri të reja teknologjike, përvetësojnë mundësitë e reja të formës artistike. Megjithatë, ndonëse shumë fise ilire në bregdet, sidomos ato në jug, kanë pasur të gjitha kushtet për një zhvillim më të madh të artit, nuk krijuan asgjë të ngjashme me atë që krijuan ilirët e veriut.

Në ato vise, sidomos në brendësi, ilirët zhvillojnë edhe më tutje artin e tyreekskluziv gjeometrik, duke përvetësuar nga grekët vetëm disa elemente të artit të tyre dhe të arteve të aplikuara, të cilat, megjithatë, nuk e ndërrojnë qenësisht pamjen e përgjithshmetë artit tradicional ilir. Tërë rajoni i kulturës së Gllasincit, përshembull, me përjashtime të rralla, nuk e njeh artin figurativ, e po kjo mund të thuhet edhe për rajonin midis Savës dhe Dravës, të Serbisë, madje edhe për disa vise bregdetare. Shumë shpesh prodhime të rralla figurash të cilat i hasim në këto rajone të gjera paraqesin frymën e artit ekskluziv kontinental të periudhës së hekurit, si p.sh. në qerret votive me katër shpendë shtegtarë, që u zbulua në Gllasinc.60 Vetë liburnët, të cilët me anijet e tyre mbizotëruan njëfarë kohe në detin Adriatik dhe shpeshherë shkonin edhe në bregdetin fqinj italik, dhe binin në kontakt me grekët, pak interesoheshin për artin figurativ.

Në këtë art kryesisht jofigurativ, është interesante shfaqja e një grupi figurash të vogla argjili që paraqesin njerëz dhe kafshë që janë gjetur në shumë lokalitete në brendësi të vendit. Për to në të vërtetë është vështirë të flitet si për objekte artistike, por paraqitja e tyre është e rëndësishme për shkak të çështjeve shumë të ndryshme, të cilat paraqiten për shkak të pranisë së tyre në periudhën e vjetër të hekurit. Janë zbuluar gati në të gjitha viset ilire, prej Sllovenisë në veri e deri në Maqedoni në jug, mirëpo më shumë janë zbuluar në vendbanimin lakustër në Ripaç afër Rihaçit (pesëmbëdhjetë ekzemplarë, disa nga të cilët janë të njerëzve disa të kafshëve) dhe në Ormozh të Sllovenisë (dhjetë të njerëzve e 13 të kafshëve). Shfaqja e kësaj plastike është mjaft e vetmuar në kuadrin e artit evropian të periudhës së hekurit, prania e tyre te ilirët, shpjegohet si mbeturinë e fundit e neoplastikës së rëndësishme dhe të shumtë të idhujve plastikë që kishin qendrat e veta në Pellgun danubian dhe në Ballkan. Ky shpjegim, besojmë nuk u përgjigjet, fatkeqësisht, pyetjeve për funksionin e kësaj plastike ilire, sepse është fare pak e besueshme se “idhuj” në kohën e hekurit kishin po atë përmbajtje religjioze dhe magjike siç e kishin edhe në kohën e neoeneolitit. Megjithatë është vështirë të pajtohemi me mendimet se atyre statujave nuk u duhet kushtuar ndonjë rëndësi e posaçme, se ato paraqesin lodra femijësh e të tjera, sepse për çfaqjen e tyre në aq shumë vendbanime duhet të gjendet ndonjë shpjegim më i pranueshëm. A mos ka lidhje, ndoshta, paraqitja e tyre me kultin e të ndjerëve, ose me larët e shtëpisë? Tani për tani nuk kemi mundësi të përgjigjemi për këtë dhe për pyetje të ngjashme.

Ardhja e keltëve nuk shkaktoi ndryshime të dukshme në artin e ilirëve, qoftë të atyre që nuk ranë nën pushtetin e tyre të drejtpërdrejtë, qoftë të atyre që me ta kishin vetëm marrëdhënie tregtare. Vetë keltët, të cilët u vendosën në ato vise, nuk zhvilluan aktivitet të madh artistik, prandaj nga prodhimet origjinale të artit të tyre mund të përmenden vetëm varëset e rralla antropomorfe, aplikacionet në formë të kafshëve, variacionet e skematizuara, tipike kelte në të ashtuquajturat monedha barbare, të cilat i prisnin vetë, stolitë karakteristike bimore në armë etj.66 E vetmja statujë e gurit që mund të lidhet me praninë e keltëve në truallin ilir është hyjnesha me tri koka, zbuluar në Zhdrapnje (në fshatin fqinj Vaçani, siç theksojnë disa nga autorët) afër Bribirit në Dalmaci, mirëpo shënimet e pasigurta mbi rrethanat e gjetjes lejojnë interpretime të ndryshme për karakterin e kësaj shtatoreje dhe për kohën e krijimit të saj.

Me okupimin romak arti ilir përjeton një transformim të thellë. Në fillim ilirët nuk shfaqën interesim të madh për kulturën që sollën okupatorët, por me kohë, pas qetësimit të situatës politike dhe pasi pushteti romak u bë pjesë përbërëse e jetës së përditshme, përfshirja e ilirëve në jetën urbane të të ardhurve, do të bëhet domosdoshmëri, kurse edhe vendasit që ishin larg nga qendrat e urbanizuara romake vazhdonin të jetonin me jetën e tyre, nuk do të munden për një kohë të gjatë të ruanin integritetin e kulturës së tyre të lashtë.

Procesi i gërshetimit të kulturës së vendasve me atë të ardhësve është shumë vështirë të rekonstruktohet në të gjitha detalet dhe në të gj itha viset. Në shek. I dhe të II të e.re. është vështirë të flitet për këtë gërshetim, sepse ajo që dimë për kulturën ilire nga kjo periudhë është aq e vogël sa që për të mund të flasim më tepër me hipoteza se sa me fakte. Vetëm më vonë, prej shek. III e tutje, arti i ilirëve paraqitet me intensitet më të madh, sidomos në ato vise ku ilirët i rezistuan më shumë procesit të romanizimit. Zgjimi i kulturës ilire në Perandorinë e vonshme është një nga pasojat e tronditjeve të shumta politike dhe ekonomike të Perandorisë, të cilat shkaktuan edhe ndryshime në statusin e popullsisë së vjetër vendase. Me Ediktin e Karakalës  ilirët në pikëpamje juridike bëhen qytetarë të barabartë të Perandorisë, e kjo rezultoi me formimin e elementit etnik në ushtri, në administratë dhe në jetën ekonomike. Njëkohësisht dobësimi i pushtetit qendror romak, të cilin e përcolli edhe dobësimi i kulturës klasike greke-romake, kishte si pasojë ilirizimin gjithnjë e më të madh të kulturës romake dhe krijimin e një arti të kontaminuar romak-ilir si një nga manifestimet më interesante të jetës kulturore të Perandorisë së vonshme.

Ky art ilir dallohet nga arti standard, akademik, romak sipas një vargu detalesh, por edhe për nga fryma e tij që është par excellence ilir. Me të drejtë supozohet se ilirët para se të fillonin në atë kohë të gdhendnin fytyrat në monumentet e varrezave dhe në përmendoret votive, skulpturat e tyre i bënin nga druri. Nga ky aktivitet i skulpturës nuk është ruajtur as gjurma më e vogël, mirëpo për nga mënyra se si mjeshtrit ilirë në Perandorinë e vonshme i gdhendnin figurat e tyre (relefi joplastik i ulët, mënyra e punimit të rrudhave vertikale në rrobe) mund të konkludohet se ishin më të mësuar për punë në dru se sa në gurë.

Vijat autoktone ilire, janë ruajtur më së tepërmi në monumentet që janë zbuluar në Hercegovinë, në Bosnje, në Zagorën Dalmatine, në Mal të Zi, bile në ato vise që ishin larg nga qendrat urbane dhe nga rrugët. Artistët vendasnë vendbanimet e largëta në brendësi të vendit, i gdhendin monumentet e varrezave me fytyrat e të ndjerëve si dhe monumentet votive me fytyrat e hyjnive të vendit. Më të shkathtët në punë me gurë, mjeshtrit bëjnë relefe mjaft të cekta, fytyrat e njerëzve i paraqesin en face, ndërsa vetë fytyrat i paraqesin në mënyrë simetrike në sipërfaqen e rrafshtë. Të gjitha këto tregojnë se mjeshtrit nuk kishin zotëruar sa duhet teknikën e skulpturës, mirëpo fuqia shprehëse e fytyrave të paraqitura dhe precizioni me të cilin janë bërë fytyrat tregojnë për mundësi të mëdha. Duke punuar me shekuj para kësaj në dru, artistët ilirë krijuan një art të pjekur, të rrumbullaksuar në pikëpamje stilistike, që në Perandorinë e vonshme paraqitet për herë të parë edhe në gurë.

Dyndjet e barbarëve dhe kushtet plotësisht të reja të cilat u krijuan në fillim të Mesjetës, ndërprenë zhvillimin e mëtejshëm të artit ilir. Vetëm ndonjë mbeturinë e këtij arti në Mesjetë, ndonjë motiv ornamental në monumentet e kësaj periudhe na bëjnë të mendojmë se shpata dhe zjarri i barbarëve nuk arritën të fshijnë plotësisht kujtimet e kulturës shumëshekullore ilire.

info@balkancultureheritage.com