Autoriteti politik
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Autoriteti politik

Ashtu si edhe në familje, ku autoriteti ngërthehej në funksionin priftëror dhe ku babai, nën cilësinë e prijësit të kultit të shtëpisë, ishte njëherazi gjykatës dhe zot, po ashtu edhe prifti i madh i qytezës ishte njëherazi edhe prijës politik i saj. Altari, sipas shprehjes së Aristotelit i jepte atij dinjitet. Kjo përzierje mes funksionit priftëror dhe pushtetit nuk duhet të na habisë aspak. Ajo ndeshet pothuajse në të gjitha fillesat e shoqërive, pasi në fëmijërinë e popujve, me sp duket, vetëm feja mund të vendoste mbi ta nënshtrimin, ose ndoshta natyra njerëzore ndien nevojën të mos i nënshtrohet kurrë ndonjë perandorie tjetër veç asaj të idesë morale.

Kemi parë se sa shumë feja e qytezës përzihej me të gjitha gjërat. Në çdo çast njeriu ndiente se varej nga perënditë e për pasojë nga prifti, i cili qëndronte mes tij dhe perëndive. Ky prift vigjilonte mbi zjarrin e shenjtë; ishte kulti i tij i përditshëm, thotë Pindari, ai që shpëtonte çdo ditë qytezën10 *. Ishte ai që njihte formulat e lutjeve, prej të cilave, perënditë nuk mund të mos josheshin; në çastin e fillimit të betejës, ishte ai që flijonte viktimën dhe i siguronte ushtrisë mbrojtjen e perëndive. Natyrshëm, një njeri i veshur me një pushtet të tillë, do të pranohej dhe njihej si prijës. Nisur nga fakti që feja shkrihej me qeverisjen, me drejtësinë, me luftën, domosdoshmërisht do të rezultonte që prifti të ishte njëherazimagjistrat, gjykatës, prijës ushtarak. "Mbretërit e Spartës, thotë Aristoteli, kanë tre atribute: ata bëjnë flijimet, komandojnë ushtrinë në luftë dhe japin drejtësinë." Denisi i Halikamasit shprehet me të njëjtët terma lidhur me mbretërit e Romës.

Rregullat ndërtuese të kësaj monarkie qenë shumë të thjeshta dhe nuk është e nevojshme që ato të kërkohen gjatë; ato kishin rijedhur drejtpërsëdrejti nga vetë rregullat e kultit. Themeluesi, që pat ngritur vatrën e shenjtë, ishte natyrshëm edhe prifti i parë. Fillimisht, trashëgimia përbënte rregullin bazë për përçimin e kultit; qoftë kur vatra i përkiste një familjeje të vetme, qoftë kur ajo i përkiste krejt qytezës, feja udhëzonte që kujdesi për mirëmbajtjen e saj, kalonte gjithnjë nga ati tek i biri. Pra, pozicioni priftëror së bashku me atë të pushtetit, ishin qysh në fillim, të një karakteri të trashëgueshëm.

Një tipar i njohur mirë, në historinë e lashtë të Greqisë, provon në mënyrë spikatëse se, fillimisht, roli mbretëror, i përkiste njeriut që kishte ngritur vatrën e qytezës. Dihet se popullsia e kolonive joniane nuk ishte athinase, por një përzierje pellazgësh, eolasish, abantësh dhe kadmenësh. E megjithatë, të gjitha vatrat e qytezave të reja u ngritën nga pjesëtarët e familjes fetare të Kodrusit. Prej këtu do të rezultonte se këta kolonë, në vend të kishin për prijës një njeri të racës së tyre, për shembull, pellazgët një pellazg, abantët një abant, eolasit një eolas, funksionin e mbretit, në të dymbëdhjetë qytezat, do t'ua jepnin kodritëve. Sigurisht, këto personazhe nuk e kishin fituar autoritetin e tyre përmes forcës, pasi ata ishin të vetmit athinas që bënin pjesë në këtë aglomeracion të madh. Por, duke qenë se ata kishin ngritur vatrat, ata kishin gjithashtu edhe të drejtën për mirëmbajtjen e tyre. Për rrjedhojë, funksioni mbretëror iu dha atyre pa diskutim dhe mbeti i trashëgueshëm në familjen e tyre. Bato kishte themeluar Cirenajkën në Afrikë: atje, batiadët do të ruanin për një kohë të gjatë dinjitetin mbretëror. Protisi kishte themeluar Marsejën: protiadët, nga ati tek i biri, do të ushtronin atje funksionin e tyre priftëror dhe do të gëzonin privilegje të mëdha.

Pra, në qytezat e lashtësisë, prijësit dhe mbretërit nuk u vendosën si rrjedhojë e përdorimit të forcës. Nuk do të ishte e vërtetë të thuhej se i pari mbret i tyre, ishte një luftëtar fatlum.

Autoriteti buroi, sikurse thotë Aristoteli, nga kulti i vatrës. Feja krijoi mbretin në qytet ashtu sikurse ajo kishte krijuar edhe prijësin e familjes në shtëpi. Besimi, besimi i padiskutueshëm dhe hijerëndë, cilësonte se prifti trashëgimtar i vatrës ishte njëherazi edhe depozitues i sendeve të shenjta edhe rojtar i perëndive. Si mund të hezitohej fi nënshtroheshe një njeriu të tillë? Mbreti ishte një qenie e shenjtë, thotë Pindari. Në figurën e tij shihej, ndonëse jo krejtësishtnjë perëndi, të paktën, "njeriu më i fuqishëm, që mund të largonte idhnimin e perëndive", njeriu, pa ndihmën e të cilit asnjë lutje nuk ishte e efektshme, asnjë flijim nuk pranohej.

Ky funksion mbretëror, gjysmë fetar dhe gjysmë politik, u vendos në të gjitha qytezat, që me lindjen e tyre, pa përpjekje nga ana e mbretërve, pa kundërshtime nga ana e popullit. Ne nuk shohim në fillimet e popujve të ndryshëm, luhatjet dhe luftërat që kanë shoqëruar lindjen e mundimshme të shoqërive moderne. Dihet sa kohë është dashur, pas rënies së perandorisë romake, për të rigjetur rregullat e një shoqërie të organizuar. Për shekuj me radhë, Europa ka parë princër nga më të ndryshmit, t'i kundërvihen njëri-tjetrit se kush e kush do të qeveriste popujt dhe ngandonjëherë edhe vetë popuj që kanë refuzuar çdo lloj organizimi shoqëror. Një spektakël i tillë nuk haset as në Greqinë dhe as në Italinë e lashtë; historia e tyre nuk fillon me konflikte; revolucionet do të shfaqeshin vetëm në fund. Te këto popullsi, formimi i shoqërisë është bërë në mënyrë të ngadaltë, për një kohë të gjatë, shkallë-shkallë, duke kaluar nga familja te fisi dhe nga fisi te qyteza, por gjithnjë pa tronditje dhe pa luftëra. Funksioni mbretëror u vendos në mënyrë të natyrshme, fillimisht në familje dhe më pas në qytet. Ai nuk ishte përfytyrim i ambicies personale të dikujt; ai lindi si rrjedhojë e një nevoje të dukshme për të gjithë. Për shekuj me radhë, ushtrimi i funksionit mbretëror do të ishte i qetë, i nderuar dhe njerëzit i nënshtroheshin atij. Mbretërit nuk kishin nevojë për forcë materiale; ata nuk kishin as ushtri as thesare; por, të mbështetur nga të tilla besime, të fuqishme mbi shpirtin njerëzor, autoriteti i tyre do të ishte i shenjtë dhe i padhunueshëm.

Një revolucion, për të cilin do të flasim më tej, do të përmbyste mbretërinë në të gjitha qytezat. Por edhe duke rënë, ajo nuk la kurrfarë urrejtjeje në zemrat e njerëzve. Ajo lloj përbuzjeje, përzier me smirë dhe zemërim, që zakonisht shoqëron rrëzimin e madhështive nga froni, atë nuk do ta prekte asnjëherë. Sado që funksioni mbretëror do të binte nga vakti, respekti dhe dashuria e njerëzve për të, mbetën të lidhur me kujtimin e tij. Madje në Greqi u pa diçka që nuk është shumë e zakontë në histori; në qytezat, ku familja mbretërore nuk u shua, jo vetëm që ajo nuk u dëbua, por të njëjtët njerëz, të cilët e kishin zhveshur atë prej pushtetit, vazhdonin ta nderonin. Në Efes, në Marsejë, në Sirenë, familja mbretërore, edhe pse e privuar prej pushtetit të saj, vazhdoi të rrethohej nga respekti i popujve, duke ruajtur njëkohësisht edhe titullin dhe simbolet e mbretërisë.

Popujt vendosën regjimin republikan; por emri i mbretit, jo vetëm që nuk u kthye në fyerje, por do të mbetej një titull i nderuar. Është krijuar zakoni që ky emër të urrehet dhe përbuzet: gabim i çuditshëm! Gjatë lutjeve, romakët e përdomin këtë emër për t'iu drejtuar perëndive. Nëse uzurpuesit e froneve nuk do të guxonin kurrë të mermin këtë titull, kjo i detyrohet më tepër faktit që ai konsiderohej i shenjtë. Në Greqi, monarkia do të rivendosej mjaft herë në shumë qytete; por monarkët e rinj nuk do të pretendonin kurrë të quheshin mbretër dhe do të kënaqeshin vetëm me emrin tiranë. Ajo që bënte ndryshimin në këta dy emra, nuk ishin cilësitë morale më të mëdha apo më të vogla që ngërtheheshin te sovrani; nuk quhej mbret një princ i mirë dhe tiran një i keq. Ajo që dallonte njërin nga tjetri, ishte kryesisht feja. Mbretërit e fillimit kishin përmbushur funksionin e priftërinjve dhe autoriteti i tyre kishte buruar nga autoriteti i , vatrës; tiranët e epokës pasuese nuk ishin veçse prijës politikë dhe pushtetin e tyre ia detyronin vetëm forcës ose zgjedhjes.

info@balkancultureheritage.com