Bylisi
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Bylisi

Bashkësia Byline shtrihej në Mallakastrën e egër dhe të butë bashkë. Fillimisht kryeqendër e koinonit ishte Nikaia (Klosi), por në shek. IV p.e.s., falë zhvillimit ekonomik dhe pamundësisë së zgjerimit, Nikaia lindi Bylisin, vetëm 1 km larg saj. Kjo krijoi dyqytetëshin (dipolis) Nikaia/Bylis, të dy të pajisur me teatro. Kodra që mbart Bylisin, 496 m e lartë nga lumi Aoos (Vjosa), lart rrafshohet në një pllajë trekëndëshe 29 hektarëshe. Bylisi është një nga shembujt më të pastër të qytetit të lindur ex novo nga hiçi, fillimisht të projektuar dhe vetëm pastaj të zbatuar njëdorazi.

Agora 3.7 hektarëshe e Bylisit ndodhet në mes të anës jugore, pingul mbi Aoos. Elementet përbërëse të saj janë shëtitoret, teatri dhe stadiumi. Shkallarja e teatrit preket me shëtitoren jugore dhe është vetëm 80 m larg shëtitores në formë të shkronjës L. Në perëndim të agorasë terreni i është i rrafshët, por në juglindje lartësohet një shpat i pjerrët ku mbështetet dhe shkallarja e teatrit. Në afërsi të teatrit është gjetur statueta e gurtë e skllavit mendimtar, personazh i përhershëm 1 hilarotragjedive, komedive groteske të shek. IV p.e.s. Në çerekun e dytë të shek. I e.s., skena i nënshtrohet rinovimit në përshtatje me kërkesat e teatrit romak, ndërsa në shek. e VI e.s. ai kthehet në kavo guri për murin e ri mbrojtës.

Shkallarja. Nga shkallarja e hapur drejt detit dhe perëndimit (285°), vështrimit i shpaloset lugina e gjerë e Aoos (Vjosës) dhe gjarpërimet e tij të argjendta deri në derdhjen në Adriatik. Shkallarja formën e guaskës e përfitoi prej nxjerrjes së rreth 1000 m3 shkëmb, masë që u përdor për ndërtimin e teatrit.

Shkallarja ka diametër 78 m, lartësi 14 m dhe kënd pjerrësie 26°. Nga pas ajo qarkohet prej një muri rrethor, i cili në jug pritet sekant me murin rrethues të qytetit. Nga para ajo kufizohet prej ballinave (analemmatet) që vijojnë paralel me diametrin e saj, terreni para të cilave disiplinohet nga dy blloqe të fuqishme murale (17-22 x 18 m).

Muratura e blloqeve, ballinave dhe korridoreve të hyrjes është izodomike me faqe të rrafshëta, e njëjtë me atë të mureve rrethuese të qytetit. Shtyrja e ballinave 3.20 m tej mesit të orkestrës, i jep shkallares formën e një unaze dyqendërshe, me perimetër të brendshëm në formë të shkronjës U dhe të jashtmin rrethore. Shkallarja përshkohet nga një strukturë muresh rrezorë dhe koncentrike, ndërprerja e të cilave krijon një seri arkash të zbrazëta të mbushura me dhe e cifla guri. Rreshtat e ndenjjes mbështeten kryesisht në shkëmbin e gdhendur (katatome) dhe më pak në mbushjet e këtyre arkave. Ato pak blloqe ndenjjeje që ruhen, janë të profiluara për mbledhjen e gjurit.

Në rreth 10 m lartësi shihen gjurmët e rruginës (diazoma) që e ndante shkallaren në dy sektorë (zona), i pari 36 m dhe i dyti 78 m larg skenës. Si e tillë shkallarja e Bylisit është identike me dy sektorët e parë të shkallares së Dodonës.

Nga periudha e rikonstruksionit romak ruhen ndenjëset e rreshtit të parë, të tipit banko për tre persona me mbështetëse shpine dhe kolltuk për një person, me mbështetëse dore të zbukuruar me qafa dhe koka mjellme. Një pjesë e tyrja dhe orthostatëve të kësaj faze është e papërfunduar, çka dhe tregon për braktisjen në mes të punimeve. Nisur nga përmasat dhe skema, kapaciteti i teatrit të Bylisit ka qenë për 6600-7500 spektatorë.

Orkestra dhe skena shtyhen në shpatin e rrafshuar për 25 m thellësi dhe 40 m gjerësi. Si pasojë, korridoret e hyrjeve vijojnë të brylëzuara në formën e shkronjës T. Në planin e ballit të skenës, korridoret e hyrjes priteshin nga hyrje monumentale njëkalimshe (pylon, 2.7 m), të mbuluara me hark. Teserat me mbishkrimin BYAAIE, të njëjta me ato të teatrit të Dodonas, tregojnë se hyrja në teatër kryhej e kontrolluar.

Diametri i rreshtit të parë (proedria) është 20 m, ndërsa diametri i brendshëm i kanalit të ujërave (euripos), përkatësisht diametri i orkestrës, rreth 16 m. Me këto përmasa, rrethi hipotetik i kanalit prek tangjent ballin e ndërtesës skenike (proskenion) dhe rrethi hipotetik i rreshtit të parë prek tangjent skenën.

Orkestra përshkohet mes për mes nga një kanal i gurtë (0.4 x 0.4 m), i cili mbaron tej skenës. Përmasat e vogla përjashtojnë mundësinë që ai të ketë qenë “Shkallë e Karontit”, për shfaqjen në orkestër të personazheve nga Hadesi, bota e nëndheshme. Si i tillë kanali do të ketë shërbyer për largimin e ujërave të grumbulluara nga kanali i ujërave të shiut dhe, me mjaft rezervë, edhe për qëllime akustike.

Skena. Ndonëse në vështrim të parë skena e Bylisit është e ndryshme nga ajo e Dodonës, struktura është e njëjtë: Skenë me palk skenik midis dy paraskenave dhe stoa të pasme. Skena me planimetri T, është më e shkurtër se ajo e Dodonës (30.5 ndaj 36 m), ndërkohë që sipërfaqja është e njëjtë.

Themelet tregojnë se faza origjinare përbëhej prej bërthamës qendrore katrore (21.5 x 21.5 m) para së cilës ndodhej palku skenik. Këtij të fundit i bashkëngjiteshin nga anët korpuset e dy paraskenave. Kati i parë përbëhej nga mjedisi nën palk (hypologeion, 21. 5 x 3.3 m), mjedisi nën skenë (byposkene: 21.5 x 16 m), katet e para të paraskenave dhe stoa që i mbështillej hyposkenës në formë U-je me buzë të shpërvjelura.

Midis paraskenave masive (8 x 4.5 m) vijonte stilobati i ballit (proskenio, 21.5 m), ku mbështeteshin 14 gjysmëkolona që prodhonin 15 hapësirat e pinakeve (1.13 m). Diametri i tyre e tregon palkun e Bylisit paksa më të lartë se ai i Dodonës (3.2 ndaj 3 m), ndërkohë që gjatësia është mjaft më e reduktuar (20.5 ndaj 31.2 m).

Themelet e fuqishme (1.4 m), tregojnë se kati i parë reflektohej me konfigutacion të njëjtë në të dytin. Si e tillë renditja e tij ka qenë dy paraskena anësore, palku skenik mes tyre, balli i skenës, passkena dhe stoa. Në palkun ku jepej shfaqja, aktorët mund kalonin nëpërmjet tri portave të ballit të skenës, përkatësisht nga “pallati” dhe “tavernat”, ashtu dhe nga “rruga”, nga kati i dytë i paraskenës. Në analogji me Dodonën, paraskenat nuk kishin çati të përbashkët me ndërtesën skenike dhe mbuloheshin me tarracë.

Stoa në formën e shkronjës U, qarkohej prej një kolonade dorike (fig. 51) të mbështetur në stilobatin treshkallësh (fig. 52).

Mbi këto kolona mbështetej entablementi i përbërë prej arkitraut (0.30 m) dhe frizit dorik me triglife dhe metope (0.46 m). Si e tillë lartësia e katit të parë të stoas rezulton rreth 3.2 m, sa lartësia e proskenës. Një panel me rombe, duket se i përket parapetit të katit të sipërm të stoas.

Stilistikisht shëtitorja e teatrit është sinkrone me shëtitoren që i mbështetet teatrit nga jugu, e cila, ndryshe nga shëtitorja në formë të shkronjës L, nuk ka kolona dorizuese tetëkëndëshe, por kolona klasike dorike.

Datimi. Bylisi afron me teatrot e shek. III p.e.s. në Tyndat dhe Segeste (Magna Graecid), po me shkallare gjysmë-rrethore, me paraskena dhe palk skenik midis tyre. Por datimi i këtyre teatrove nga gjysma e dytë e shek. III p.e.s., madje edhe në të 2 p.e.s., e përjashton mundësinë e një influence shkule dhe shtron mundësinë e influencës së kundërt.

Binjakët Dodona/Bylis nuk kanë asnjë kushëri, ndërkohë që ngjashmëritë mes tyre tregojnë origjinën e njëjtë. Si i tillë datimi i njërit vlen edhe për datimin e tjetrit. Një pikë referimi për Bylisin ofron raporti teatër-shëtitore jugore-mur rrethues i qytetit. Mbështetja e shëtitores tek teatri, tregon se teatri u ndërtua më herët ose në të njëjtën kohë me shëtitoren. Ndërkohë, muri rrethues i qytetit, i cili luan edhe rolin e murit të pasmë të shëtitores, këtu ngushtohet nga 2.9 në 1m. Ky ngushtim do kish kuptim vetëm nëse pas murit rrethues do të qëndronte një strukturë kompakte si shëtitorja, rezistenca e së cilës do të kompensonte hollimin e murit.

Rrjedhimisht dhe logjikisht muri rrethues dhe shëtitorja janë ndërtuar në të njëjtën kohë. Në ripërmbledhje të arsyetimit, muri rrethues i çerekut të fundit të shek. IV p.e.s. është i njëkohshëm me shëtitoren dhe shëtitorja është e njëkohshme ose e mëvonshme se teatri. Rrjedhimisht teatri është sinkron ose ka fare pak diferencë kohore me shëtitoren dhe murin e qytetit dhe si i tillë daton nga fundi i shek. IV p.e.s. Në të mirë të këtij datimi janë teknika izodomike e mureve të teatrit, identike me atë të mureve rrethuese, dhe karakteristikat e orderit dorik të stoas së teatrit, të fundit shek IV p.e.s. Elementet arkitektonike të Bylisit, dorike dhe jonike të mirëfillta dhe jodorizuese dhe jonizuese si në Dodona, prioriteti kohor mes tyre i përket Bylisit.

Si e tillë, në të kundërt me çdo pritej, gjasa është që teatri i Bylisit të ketë shërbyer si model për Dodonan dhe në të kundërt.

Së fundi, shumica e elementeve arkitektonike të teatrit: bankat e rreshtit të parë, orthostatët, arldtrau dhe frizi dorik me rozeta dhe kurora dafine, i përkasin çerekut të dytë të shek. I p.e.s. Mosshpënia deri në fund e përpunimit të këtyre elementeve tregon për ndërprerjen e rindërtimit, çka do t’u shkonte mirë për shtat turbullirave të luftës civile mes Cezarit dhe Pompeut në këto rrethina (48 p.e.s.). Por pyetja përse nuk u vazhduan këto punime në kohën e Augustit, ndonëse qyteti kishte përkrahjen e tij dhe lulëzoi nën të, mbetet pa përgjigje.

info@balkancultureheritage.com