Ekspedita e Pirros në perëndim të Adriatikut (281-275)
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Ekspedita e Pirros në perëndim të Adriatikut (281-275)

Përsëri ishte Taranto ai që, duke qenë i pafuqishëm përballë vërshimit romak, kërkoi ndihmë në bregun lindor duke i bërë thirrje Pirros. Romës i ishin dashur përpjekje të shumta për të mposhtur keltët e vendosur në luginën e lumit Po dhe në bregdetin e Adriatikut e për të luftuar kundër samnitëve në Italinë qendrore ndërmjet viteve 326 e 290, si edhe për të siguruar kontrollin mbi bregdetin adriatik. Më 321, legjionet romake pësuan disfatë e u detyruan të kapitullojnë në Grykat (“Furkat”) e Kaudiumit. Në Kampanie, dorëzimi (deditio) i Kapuas, që në vitin 343, shënonte përparimin romak drejt jugut. Prania greke ishte dobësuar në bregdetin veriperëndimor të Adriatikut: në fillim të shekullit III, qeramika atike u zhduk nga këto vise në dobi të prodhimeve vendase apo të importeve nga Italia gadishullore, si enët e Volterras; vetëm Ankona mbeti vatër e gjallë e helenizmit që u përhap tek senonët. Picenumi nënshkroi një traktat me Romën më 299, sipas Tit Livit (X, 10, 12). Pas vendosjes së një ngulimi në Sena Galika, në veri të Ankonës, e më pas në Kastrum Novum në Picenum, aty rreth vitit 283, Roma vendosi ngulime latine në Ariminum (Rimini) më 268, Firmum (Fermo) në Picenum më 264. Bregdeti adriatik përbënte në njëfarë mënyre kufirin e shtetit romak që e mbante nën kontroll në një gjatësi të madhe. Ai nuk ishte bëië ende për Romën një rrugë komunikimi që lidhte Italinë me botën greke, dalmate e ilire.

Qytetet greke të Italisë së Jugut e kërkonin aleancën me Romën kundër lukanëve: kështu ndodhi me Thurin, Lokrin, Krotonin, Regionin, të cilët u bënë me garnizone romake. Vetëm qyteti i madh i Tarantos, i cili duhet të kishte nja 200 000 banorë në fillim të shekullit III, deshi ta ruante pavarësinë e vet me ndihmën e Pirros. Në vitin 282, flota romake që kishte kapërcyer kepin e Laciniumit u fundos pjesërisht nga tarantët, të cilët e kundërshtonin një ndërhyrje romake në favor të partisë aristokratike në qytet. Tarantët përzunë madje edhe garnizonin romak nga Thuri.

Shpjegimet e vendimit të Pirros për të ndërhyrë në Itali ndryshojnë nga një autor i lashtë tek tjetri. Në atë kohë, Pirroja ishte i ngeshëin: Lysimahu e kishte përzënë nga Maqedonia, por kishte vdekur disa muaj përpara mbërritjes së të dërguarve tarantë në Ambraki, gjë që nuk nënkuptonte aspak se Maqedonia ishte sërish e gatshme që t’i jepej Pirros. Pausania (I, 12, 1) thotë se Pirroja, si pasardhës i Akilit, qenkësh ndier i lumtur që do të luftonte kundër ca kolonëve trojanë, që në këtë rast ishin romakët pasardhës të Eneut. Ky shënim i veprës së tij Periegesis10 bie ndesh me traditën trojane aq të pranishme si në Butrot ashtu edhe në Apoloni. Zanafillat trojane të dinastisë eakide duket se kanë qenë më të rëndësishme se Justini (XVIII, i, i) i vesh Pirros dëshirën për të pushtuai Italinë; në këtë pikë, ai pason Plutarkun (Pyrrhos, 14) i cili rrëfen një bisedë mes= Pirros dhe tesalianit Kinea, gjatë së cilës mbreti shpall hapur dëshirën e tij për te pushtuar Italinë, e më pas Siqelinë, që të dyja të begata, gjë që do t’i siguronte paskëtaj hegjemoninë mbi botën greke. Nën shembullin e Agathokleut, Pirros, sipas Plutarku t, ikishte vajtur ndër mend edhe që të sulmonte Kartagjenën dhe Afrikën. Në të vërtetë, Pirroja, pavarësisht nga ç’është thënë lidhur me këtë, u mendua gjatë para se t u përgjigjej pozitivisht dërgatave tarante, të cilat ngulmuan dy herë rrjesht për t’ia mbushur mendjen eakidit, së bashku me disa të dërguar samnitë e lukanë, në mënyne që ta bindnin atë se fjala ishte për një aleancë të fuqishme ndërmjet grekëve »e barbarëve italiotë kundër Romës; ai kishte plotësisht të drejtë të ishte me dy mendje para se të hidhej në një operacion të madh kundër romakëve në një kohë kur situata në Maqedoni i çelte perspektiva të reja në drejtim të lindjes.

Natyrisht që nuk mund të merren si të vërteta vlerësimet numerike të Plutarkult (Pyrrhos, 13,12-13), i cili shënon se tarantët, samnitët, mesapët e lukanët i premtuam Pirros plot 20 ooo kalorës e 350 000 këmbësorë! Me gjithë këshillat e Kineas, Pirroja i pranoi propozimet e tarantëve dhe mori një ndihmë në njerëz, anije e të holla nga Ptoleme Kerauni, Antigon Gonata dhe Antiohu I. Pasi dërgoi një pararojë prej 3 000 burrash në Tarant në yjeshtën e vitit 281, Pirroja e kapërceu detin Adriatik në maj 280 me një ushtri që është përshkruar nga Plutarku (Pyrrhos, 15, 2): 20 elefantë,, 3 000 kalorës, 20 000 këmbësorë, 2 000 harkëtarë, 500 hobetarë, pra gjithsej 25 500 burra që u shtoheshin atyre 3 000 trupave të pararojës. Kjo ushtri ishte vetëm pak më e vogël se ajo që kapërceu Helespontin nën urdhërat e Aleksandrit të Madh në vitin 334 (30 000 këmbësorë e 4 500 kalorës, sipas Diodorit, XVII, 3,4). Sidoqoftë, asaj i duheshin shtuar edhe efektivat që kishin dhënë tarantët, qytetet greke që i kishin shpëtuar sundimit romak (Metaponti, Heraklea, Thuri) dhe aleatët e tyre lukanë, mesapë, samnitë e brutë.

Ndeshja e parë mes konsullit P. Valer Levini dhe ushtrisë së Pirros u be në Herakle (korrik 280), në jugperëndim të Metapontit. Ajo qe një dështim mizor për romakët e tmerruar nga elefantët, pavarësisht nga përpjekjet e traditës analistike për t’ia zbutur disi përmasat. E gjithë Italia e Jugut e veçanërisht qytetet e Krotonit e Lokrit, u bashkuan me mbretin epirot. Ky i fundit e kremtoi këtë fitore të parë me një blatim (ex-voto) kushtuar Dodonës": “Mbreti Pirro, epirotët e tarentinët, mbi romakët dhe aleatët e tyre, Zeusit Naios”. Pastaj ai marshoi drejt Romës, mbase deri në Palestrina (Prenestë) vetëm 37,5 kilometra nga Roma, pa mundur ta ngrejë Kampanien kundër romakëve. Pasi e kaloi dimrin në Taranto, Pirroja u përpoq të eliminojë ngulimet romake në Apuli, sidomos atë të Venusias, që ishte themeluar në vitin 291; ai e sulmoi ushtrinë konsullore në Auskulum, në veri të Aufidës, gjatë verës së vitit 279, dhe korri një fitore të shkëlqyer, megjithëse rrëfimet e vona romake janë orvatur ta përmbysin rezultatin e betejës. Roma nuk pranoi të hynte në bisedime dhe kërkoi mbështetjen e kartagjenasve, ndërkohë që të dërguarit e Agrigentit, Sirakuzës dhe Leontinit po e ftonin të ndërhynte në Siqeli për të mbrojtur qytetet greke nga kërcënimi kartagjenas.

Pikërisht në shtator 278, Pirroja u hodh në Siqeli e shkoi në Sirakuzë. Në vitin 277, ai rrethoi pa sukses Lilybenë. Një vit më vonë, revoltat Siqeliane e shtynë Pirron që ta braktiste ishullin, pas një suksesi në tokë kundër kartagjenasve. Megjithatë, një disfatë detare në ngushticën e Mesinës e dobësoi përfundimisht flotën sirakuzane që ishte në shërbim të Pirros. Mbreti u kthye në Taranto në vjeshtën e vitit 276. Fushata e tretë e Italisë në vitin 275 mban vulën e betejës së Beneventit. Gjatë tre viteve të mungesës së Pirros, aleatët e tij italikë, sidomos samnitët, pësuan vuajtje nga operacionet e Romës, por romakët nuk arritën asgjë vendimtare gjatë armëpushimit që u kishte lënë vajtja e Pirros në Siqeli. Beteja e Beneventit, në fillim të verës së vitit 275, qe një dështim për Pirron, por aspak një disfatë shkatërrimtare, siç është përpjekur ta paraqesë tradita analistike romake. Pasi u kthye në Taranto, Pirroja u kërkoi ndihmë mbretërve helenistikë, Antigon Gonatës dhe, pa dyshim, Antiohut I, por pa sukses, dhe vendosi të kthehej në Epir. Ky vendim është gjykuar në mënyra shumë të ndryshme: sipas disave, Pirroja hoqi dorë përfundimisht nga ideja e ngritjes së një perandorie greke të Perëndimit, ngaqë i erdhi në majë të hundës apo ngaqë ishte i pavendosur; sipas të tjerëve, ai iu kthye prapë planit të tij për pushtimin e Maqedonisë, në mënyrë që të bashkonte të gjitha forcat e Greqisë veriore e të kthehej rishtazi në Itali. Një element është i sigurt: kur i hipi anijes për në Epir, Pirroja la në Taranto një garnizon si edhe të birin, Helenin, e madje, edhe pasi ky i fundit u thirr nga i ati, garnizoni epirot i drejtuar nga Miloni e mbrojti Taranton derisa vdiq Pirroja (në vitin 272). Taranto ra në duart e romakëve vetëm pas vdekjes së mbretit dhe largimit të këtij garnizoni epirot që mbronte pavarësinë e helenizmit perëndimor. Pas dorëzimit të Tarantos, të gjitha qytetet greke kapitulluan njëri pas tjetrit: Heraklea, Krotoni, Metaponti, Thuri, Lokri. Edhe popullsitë italike ranë nën zotërimin romak: në vitin 268, Beneventi u bë me një koloni latine; lukanët, brutët dhe japigët i pranuan kushtet e Romës. Kjo e fundit vuri nën kontroll gjithë bregdetin e Jonit dhe të Adriatikut jugor, madje kjo mund të thuhet për mbarë bregdetin adriatik, nga grykëderdhja e lumit Po deri në Otranto. Romakët e pushtuan Brundisin mes viteve 268 e 264 dhe vendosën aty një ngulim latin në vitin 244.

Pikërisht në të njëjtën kohë (aty rreth vitit 266) Valer Maksimi12bën fjalë edhe për një përfaqësi apoloniatësh dërguar në Romë, që u trazua nga fyeija që u bënë të dërguarve dy senatorë të rinj, të cilët u lanë në dorë të apoloniatëve para se këta të shoqëroheshin personalisht nga njëri prej kuestorëve deri në Brundisi. M. Holleaux13 vendos me të drejtë një lidhje ndërmjet këtij delegacioni dhe pushtimit të Brundisit nga romakët aty rreth vitit 266. Apoloniatët kishin merak që të vendosnin marrëdhënie fqinjësie të mirë me zotërit e rinj të bregut perëndimor të Adriatikut. Të njëjtën gjë duhet ta kenë bërë edhe banorët e Epidamn-Dyrrahionit, të cilët kishin po ato interesa, por kujtimi i këtij veprimi nuk është ruajtur. Kjo dërgatë nuk nënkupton domosdoshmërisht ndonjë pavarësi të plotë të qytetit të Apolonisë në lidhje me mbretërinë epirote të Aleksandrit II, por vërteton rëndësinë e marrëdhënieve transadriatike. Elementi i ri që do të luante rol thelbësor për të ardhmen e këtyre rajoneve, qe vendosja e pranisë romake në bregun perëndimor.

Kjo vendosje efektive, nga Ravena deri në Otranto, para mesit të shekullit III kundërshtohej ende nga keltët e këtej Alpeve, të cilët mbanin deltën e lumit Po. Galët e përtej Alpeve u erdhën në përforcim atyre të këtej Alpeve dhe, në vitin 238, mbërritën deri në Ariminum (Polibi, II, 21); luftërat e brendshme ndërmjet bojëve dhe galëve të përtej Alpeve ua dobësuan atyre pozitat dhe Roma mundi ta ndajë në ngastra territorin e Picenumit (ager picenus'), nga i cili u dëbuan senonët (në vitin 232). Bojët, insubrët dhe fqinjët e tyre keltë, të shqetësuar nga ky vendim romak, që ishte si një kanosje për t’i shpërngulur nga trojet e tyre, thirrën përsëri në ndihmë galët e përtej Alpeve, të cilët ia mbërritën në vitin 225. Për fatin e mirë të Romës, venetët dhe cenomanët zgjodhën aleancën me romakët; përleshja vendimtare u zhvillua në afërsi të brigjeve të detit Tirren, në Telamon, ku sipas Polibit (II, 31, 1) galët lanë 40 000 të vrarë. Ishte rasti për një përpjekje rër t’i dëbuar keltët nga krahina e luginës së lumit Po: bojët iu nënshtruan Romës; lumi Po u kapërcye në vitin 224; insubrët pësuan disfatë në vitin 223 dhe bënë propozim për paqe, por konsujt nuk pranuan; fushata e vitit 222 shënon fundin e luftërave me galët, Mediolanumi (Milano), kryeqyteti i insubrëve, ra dhe, katër muaj më vonë, Roma vendosi koloni latine në Kremonë e në Piaçencë. Në veri të lumit Po, venetët mbanin marrëdhënie të mira me romakët: në vitete 221 dhe 220, legjionet ndërhynë kundër histrëve dhe përparuan deri në Alpe. Sundimi mbi Adriatikun ishte siguruar, në kohën kur mbërritja e Hanibalit e vuri sërish në pikëpyetje të gjithë pushtimin e Galisë së këtej Alpeve dhe e dërrmoi praninë romake në bregdetin e Adriatikut. Sidoqoftë, Roma e kishte bërë tashmë ndërhyijen e saj të parë në brigjet lindore.

info@balkancultureheritage.com