Excerpt de Virt et Vit fq. 587-589
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Excerpt de Virt et Vit fq. 587-589

Mbas shpartallimit të Perseut, romakët u kthyen kundër atyre që kishin marrë pjesë në luftë përkrah maqedonasve; disa i ndëshkuan, të tjerët i dërguan në Romë. Haropi, që njihej si mik i zjarrtë i romakëve, mori qeverisjen e Epirit. Në fillim nuk mund t'i mvishej atij veçse një numër i vogël krimesh; por më vonë ai e zbuloi shpirtin e keq të tij dhe rrënoi Epirin. Në të vërtetë ai nuk pushonte së ndjekuri, duke u bërë padira të paqena banorëve më të pasur; disa i vrau, të tjerët i dërgoi në mërgim dhe u mori pasuritë. Ai u merrte para me përdhun jo vetëm burrave, por edhe grave, dhe këtë e bënte me ndihmën e s'ëmës Filotidës që kishte një egërsi e shpirtkeqësi jo të zakonshme për seksin e saj. Ai akuzoi më në fund një numër të madh banorësh se nuk ishin partizanë të Romës dhe i dënoi të gjithë me vdekje.

info@balkancultureheritage.com