Faza I
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Faza I

Për qytetet-skela të gjeneratës së parë, primare ishin pozita strategjike dhe strehimi i anijeve dhe jo mbrojtja natyrale, e cila kompensohej me epërsinë absolute ushtarako-detare.

Buthoe/Budva, është një ndër qytetet tipikë të kësaj gjenerate. Me shprehjen “duhet të lundrosh një ditë e një natë që të arrish nga Buthoe në qytetin helen të Epidamnit (Durrësit)” (Scyi. 25), Skylaxi e ndan Buthoe/Budvan si qytet autokton nga Epidamni helen. Edhe më i prerë në përcaktimin e etnicitetit është Sofokliu (496-407 p.e.s), sipas të cilit “Buthoe (është një) qytet i Ilirisë që mbizotëron Drilonosin” (ETYM. MAGN 207. 11, Onomaelei).

Qyteti 3 hektarësh shtrihet në një platformë rrafsh me detin, vetëm 3 m mbi pasqyrën e tij. Si e tillë mbrojtja e tij natyrale është nul, ndërkohë që pozita gjeostrategjike dhe kushtet portuale janë të dorës së parë.

Buthoe është e baraslarguar nga fillimi i Adriatikut (Alvona) dhe fundi i Jonit (ishulli Kythira), këtu kalonte magjistrali adriatiko-jonian dhe bishti shkëmbor i ishullit të Shën Nikollës ndërpriste qarkullimin e valëve në gji, duke krijuar një port të mbrojtur mirë nga stuhitë.

Si e tillë gjenerata e parë kishte primare pozicionin gjeostrategjik dhe kushtet e strehimit të anijeve dhe jo mbrojtjen nga sulmet nga deti që ia siguronte epërsia ushtarako-detare.

Oriku (Orikon), i së njëjtës gjeneratë dhe i përmendur po nga Scylaxi, ka po të njëjtat karakteristika: nuk gëzon asnjë mbrojtje natyrale, por ka një liman që nuk pyet nga dallgëzimet e detit.

Oriku ndodhet në skajin Jug-Perëndim të Gjirit të Vlorës, i ndarë nga Karaburuni prej kanalit të Otrantos, ngushticës ku Gadishulli Italik i aftohet më tepër se kudo Gadishullit Italik (71 km). Ky dhe është vendi ku mamuzja e çizmes italike tërhiqte a përcillte ngarkesat elektrike mes lindjes dhe perëndimit, ku lindja zbarkoi 5 herë në perëndim dhe perëndimi 4 herë në lindje. Stacionimi ditëve të luftës së ftohët i 12 nëndetëseve sovjetike, tregon se këtë aftësi përçuese dhe kontrolluese Oriku nuk e humbi kurrë. Falë dokeve në lagunë, pishave të Karaburunit dhe serës së Selenicës, Oriku i njohur deri vonë me emrin Pasha Liman (Kapudan Pasha Liman, Porti i Kryeadmiralit), nga fundi i shek. XV u kthye në kryekantierin naval të Osmanëve, duke hedhur në ujë deri në 70 anije në muaj.

Ndërkohë që terreni përreth është i djerrë, i kripur dhe i keq, këto kantiere ishin burimi i prosperitet të qytetit edhe përgjatë antikitetit, kohë në të cilën Oriku priste monedhën e tij autonome.

Qvteti shtrihet në një kodër të butë, as 30 m të lartë, në skajin e rripit të ngushtë të rërës që ndan lagunën e Dukatit nga deti. Laguna 120 hektarëshe, ka formën e një trekëndëshi 2.4 km të gjerë dhe 1 km të lartë, me bazën nga deti. Deri vonë laguna lidhej me detin nëpërmjet një kanali të thellë, të kalueshëm edhe nga anijet e tonazhit të madh.

Përshkrimi plastik i skelave dhe operacioneve ushtarake të luftës civile të Cezarit me Pompeun, i përket Cezarit vetë. Sipas Cezarit, i cili e përmend veten në vetë të tretë, “Cezari la për të ruajtur qytetin e Orikit (Orici oppidi) 3 kohorta, të cilat i ngarkoi edhe me ruajtjen e anijeve të gjata që e kishin sjellë nga Italia duke ngarkuar me këtë detyrë M’. Aciliusin. Aciliusi i shpuri anijet tona brenda, në portin pas qytetit (jjiteriorem in portum post oppidum) dhe i lidhi në tokë. Në grykën e portit mbyti një anije transporti dhe pranë saj, përballë hyrjes në port, vendosi një anije mbi të cilën kishte ngritur një kullë dhe e mbushi me ushtarë... Kur i mori vesh këto i biri i Pompeut, i cili ishte komandant i flotës së Egjiptit, erdhi në Orik dhe anijen e fundosur e tërhoqi me shumë litarë dhe anijen tjetër që kishte vënë për rojë Acili e sulmoi me shumë anije në të cilat kishte ngritur kulla me shkallë. Kështu u binte mureve të qytetit si nga toka, duke përdorur shkallë, ashtu dhe nga deti me flotën. Me përpjekje të mëdha i mundi tonët dhe i shtrëngoi të ikin...

Njëkohësisht pushtoi limanin natyral që zgjatej në det dhe që e bënte si gadishull dhe, duke i shtyrë me anë cilindrash e levash, kaloi në portin e brendshëm (portns introitus) katër anije me dy sërë lopatash. Kështu anijet tona të luftës që ishin lidhur në breg dhe nuk kishin ushtarë, i sulmoi nga të dy anët, mori katër nga to dhe të tjerat i dogji (CAES. civ 3. 40)”. Përshkrimi i Cezarit e tregon Orikun të pajisur me dy porte, portin e jashtëm natyral drejt e në det (portus extroitus) dhe portin e brendshëm në lagunë (portus introitus, portum interiorempost oppiduni), në të cilin mund të lundronin anije të tonazhit të mesëm, me dy sërë lopatash.

Në skajin Jug-Lindor të rrethimit të qytetit, prej tij shkëputet për të vazhduar drejt lagunës një mur 2.7 m i gjerë. Muri përbëhet prej dy faqeve të lidhura tërthor në çdo 3 m me njëra-tjetrën dhe mbushjes së mesit me gurë të thyer. Muri, i punuar me blloqe kuadratike të latuara rrafsh, ndiqet në stere për 50 m gjatësi. Pas kësaj gjurmët vazhdojnë edhe për nja 100 m nën pasqyrën e ujit (fig. 15). Ditëve të mira, rreth 200-250 m më në perëndim të këtij muri, ndihen konture të turbullta, të cilat (nëse janë vërtet mure) do t’i përkisnin një ktahu të dytë. Si i tillë porti i brendshëm i Cezarit, do të kishte formën e një kuadrati rreth 200 x 200 me bazë një bankinë të drejtë në breg dhe dy krahë që e përqafonin kuadratin brenda lagunës.

info@balkancultureheritage.com