Fortesa
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Fortesa

Kështjella mesjetare e Gjirokastrës, ndoshta e rikonstruktuar nga Bajazidi II në vitin 1492 I16), u rindërtua dhe u përshtat krejtësisht me teknikat e përmirësuara të luftës nga Ali Pashë Tepelena. Një gjë e tillë u bë midis viteve 1812, kohë kur qyteti u bë pjesë e sundimit të tij, dhe vitit 1821, kohë që shënon edhe fundin e sundimit të tij. Ajo ka mbijetuar deri në kohën tonë si një gërmadhë e madhe, që ngrihet lart qytetit, mbi një breg të izoluar. Kreshta mbi të cilën ndodhet kështjella është 500 m e gjatë dhe 80m e gjerë. Pjesa perëndimore mbaron me një kullë shumë të parregullt me strehime dhe një platformë artilerie të hapur. Në pjesën lindore ndodhen 2 kulla më të vogla, gjithashtu shumëkëndore. Anët janë të mbrojtura nga katër “kulla” të tjera të një forme të parregullt, të diktuara nga forma e bregut të pjerrët. Kështjella ka dy oborre të brendshme, oborrin e poshtëm dhe atë të sipërm. Megjithatë, pjesa më e madhe e hapësirës është e zënë nga mure të mëdhej të harkuar dhe nga korridore. Xhamia e Bajazidit II, dikur e ndodhur brenda këtyre mureve, është zhdukur shumë kohë më parë. Nuk është mundur të bëhet asnjë planimetri e ndonjë lloji në lidhje me këtë ndërtim gjithpërfshirës. Një skicë për këtë është botuar në “Monumentet” .

Në të njëjtën kohë me rikonstruktimin e kështjellës, Ali Pasha urdhëroi ndërtimin e një ujësjellësi për në kështjellë. Ujësjellësi e çonte ujin mbi truallin e ulët, në drejtim të kullës së madhe perëndimore. Kanali ka qenë një nga punimet më madhështore të llojit të vet në Ballkan që krahasohej me kanalin e Kavalës së Ibrahim Pashës. Ai ka qenë dy kate i lartë dhe të dyja katet mbaronin me harqe të fuqishme në fomë rrethore. Këtë punim të fuqishëm e shkatërruan tërmetet. Në vitet 1930 qëndronin në këmbë vetëm disa shtylla dhe harqe, kurse në vitin 1967 kishte vetëm disa themele shtyllash. Gravurat e shekullit XIX japin një ide të këtij punimi, siç ishte në kulmin e tij.

info@balkancultureheritage.com