Fushata për pushtimin e Bagdadit
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Fushata për pushtimin e Bagdadit

Pas vdekjes së Shah Ismailit në vitin 930/1524, djali i tij Tahmasb (sundoi në vitet 1524-1576), mori fronin e Iranit. Tahmasbi ndoqi të njëjtën politikë armiqësore si i ati, duke dërguar ambasadorët e tij për të siguruar bashkëpunimin e Karlit V dhe Ferdinandit kundër osmanëve. Në atë kohë, osmanët kishin arritur marrëveshje paqeje me Ferdinandin dhe kishin dërguar Sadrazamin Ibrahim Pasha (1523-1536) në krye të një ushtrie kundër Iranit në shtator të vitit 1535. Osmanët arritën të merrnin kështjellat e Adilxhevazit, Erxhishit, Vanit dhe Ahlatit, dhe rimorën kështjellën e Tebrizit në 941/1534. Në vitin 941/1534, Sulltan Sylejmani i Madhërishëm marshoi drejt Iranit në krye të një ushtrie tjetër osmane dhe mori Bagdadin. Ai përcaktoi vendin ku ishte varrosur Ebu Hanife Nu'man b. Thabit dhe ndërtoi një tyrbe, dhe një xhami të bukur në kujtim të këtij imami të madh. Sulltani urdhëroi, gjithashtu, edhe riparimin dhe mirëmbajtjen e tyrbes së Abdulkadir Gejlanit, Shëjhut të madh sufit dhe vizitoi varrin e Musa el-Kazimit, pasardhës i Hazret Aliut dhe njërit prej Dymbëdhjetë Imamëve dhe tyrbet e disa muslimanëve të tjerë të mëdhenj. Të gjitha këto dhe veprime të tjera, tregojnë karakterin mirëdashës dhe të favorshëm të Islamit osmano-turk. Ndërkohë, Devleti Osman mori edhe Katifin dhe Bahrejnin.

Poeti turk më i talentuar, Fuzuli e mirëpriti këtë vizitë në Bagdad duke e përshkruar me fjalinë e mëposhtme:

Sulltani i Famshëm erdhi në qytetin e Evlijave

Por, ndërkohë që, Devleti Osman ishte i angazhuar me shtypjen e trazirave të brendshme që ekzistonin në botën islame, superfuqia detare e krishterë Portugalia, u përpoq të rrethonte tokat e muslimanëve. Abbas Hamdani e përshkruan këtë situatë si më poshtë:

"Midis viteve 1517-1519, osmanët morën Egjiptin, Sirinë dhe Jemenin dhe vendosën pushtetin e tyre në Mekë. Në vitin 1534, ata morën Bagdadin dhe në vitin 1546 Basrën. Në këto kushte, ata kishin mundësi të kontrollonin Detin e Kuq dhe Gjirin Persik, duke qenë të aftë të bllokonin përparimin e, portugezëve nga Oqeani Indian drejt veriut, deri në Mekë dhe Kajro. Vëmendja jonë në këtë mënyrë tërhiqet drejt interesit të otomanëve në Afrikën e Veriut dhe në Perëndim, që në një mënyrë përbën një kundërveprim të Islamit ndaj zbulimit të Amerikës."

Nga ana tjetër, duke qenë e angazhuar në beteja me Perandorinë Austriake, Franca kërkoi të lidhte marrëveshje me Devletin Osman, në mënyrë që të shqetësonte Perandorinë e Austrisë në Lindje dhe të fitonte pakqetësi. "Një ambasador francez, Zhan (Jean) de la Foret, arriti sulltanin tek sa ai po udhëtonte nga Iraku për në Azerbajxhan në maj 1535, duke i propozuar atij një sulm të përbashkët kundër Habsburgëve.

Për pasojë, më pas u lidh një marrëveshje tregtie e quajtur Kapitulacionet (18 shkurt 1536)... Dhe shumë shpejt francezët dhe otomanët lëvizën për të zbatuar detyrimet e lidhjes mes tyre, për një sulm të përbashkët kundër Italisë: forca e parë do të sulmonte në rrugë tokësore, nga veriu; ndërsa këta të fundit do të sulmonin në rrugë detare, nga jugu. ... Në drejtimin e një ushtrie prej 300.000 luftëtarësh, Sylejmani u nis nga Stambolli drejt Shqipërisë, nga ku flota do t'i transportonte ata për në Itali. Në këtë pikë kyçe, me një armatë të fuqishme otomane që kishte pushtuar brigjet e Shqipërisë për tiu bashkuar Francës për një pushtim të Italisë, sulltani mësoi atë çka shumë prej pasardhësve të tij do të zbulonin në vitet më vonë: që miqtë jobesimtarë do të hiqnin dorë nga të gjitha marrëveshjet e arritura, në ato raste kur ato nuk përputhen me interesat e tyre në Evropë. Nën presionin e Papatit, Karli V dhe Francisi i kishin dhënë fund konfliktit midis tyre, kështu që Evropa mund të bashkohej kundër Islamit.

info@balkancultureheritage.com