Gadishulli Ballkanik në mesjetë
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Adriatiku Mesdhetar dhe përfshirjet e tij antike

Mesdheu dhe Adriatiku - Ballkani dhe Italia. – Tipe qytetesh në perspektivën e mijëra vjetëve. - Qytetet ilire të Jugut; Medoni, Shkodra dhe Doklea. - Tipet e vendbanimeve helene: Epidamnos dhe Apolonia. Kolonitë dhe komunitetet romake. Kuflri klasik i të dyja fuqive antike në Lëzhë.

Edhe pse ende sot pjesa më e mirë e qytetërimit të bardhë shtrihet rreth Adriatikut, për një varg të gjatë shekujsh ai qe përreth detit Mesdhe. Adriatiku, i shikuar historikisht, është një miniaturë, ose, së paku, një vatër kulture e Mesdheut, sepse shtrihet në kufirin e të dyja botëve antike: Lindjes e Perëndimit.

Dy herë kaloi Lindja nëpër detin Adriatik për në Itali; së pari, me veshje helene dhe, së dyti, me veshje bizantine. Në thundrën e çizmes italiane, ku njëherë ishte Manga Graecia helene, qëndroi më gjatë sundimi bizantin. Më vonë edhe Otranto ra përkohësisht në duart e sundimtarëve turq të Kostandinopolit (në vitin 1481). 

Katër herë kaloi nëpër Ballkan Perëndimi i armatosur: në kohën romake, normane, anzhuine dhe venedikase-aragonase. Kalimi i pestë vërehet në ditët tona.

Bregu i Adriatikut është plot me vendbanime të moçme. Pothuajse të gjitha qytetet në bregun lindor ekzistojnë prej mijëra vjetësh. Në këto qytete shihen jo vetëm rrymat madhështore të kulturës së elementit banues të Adriatikut, por atje lëviz edhe diçka tjetër, qe duket, sikur të ishte në gjumë: nuk shihen më skeletet e qyteteve, që dikur qenë të gjera e të hapura: vihen re ndërrime vendesh e pozicionesh. Ulqini ndërron vend nga veriu në jug; qyteti i Shkodrës oshilon përreth keshtjellës së vet; Lezha zhduket e përtërihet bashkë me akropolin që i bën kurorë; Vlora e ka ndërruar dy herë pozitën; Durrësi, porsi iriqi, është zgjeruar dhe, pastaj, në kohën e dyndjes së popujve është mbledhur prapë në një lëmsh, e ka kërcenuar klima dhe e kanë dëmtuar armiqtë; kolonitë romake e helene janë matamorfozuar topografikisht: Solini u shndërrua në Split (Spalato), Epidaurus në Dubrovnik (Raguzë), Dukla në Bar, Apolonia në Vlorë.

Qytetet, të cilat në kohën e vjetër lulëzonin në bregun lindor të Adriatikut, kanë themele ilire; më vonë morën trajtën e vjetër helene, kurse në mesjetë morën fizionimi romake. Toka e hapur, që atëherë shtrihej përgjatë bregdetit të Adriatikut, nga Epiri deri në Panoni, ishte krejt ilire dhe në shek. IX para Krishtit i shohim ilirët edhe në Italinë e Jugut (Mesapët e Japigët); në lindje me Thrakët; këta dy popuj u bashkuan dhe u rritën së toku në tokën e Shqipërisë së sotme.

Në të gjitha formimet e fiseve ilire homogjene që nga koha e hershme shihen ndryshime të mëdha kulturore, që u shkaktuan nga ndikimi i helenëve. Sa më e madhe ishte gjerësia gjeografike, aq më i fortë ishte ndikimi. Ndërsa në veri vala kulturore helene kishte prekur bregun e Adriatikut, në Shqipëri ajo kishte depërtuar thellë në tokën ilire.

Si duket, ilirët e jugut kanë filluar shumë herët ndërtimet me gur. Deri në ditët e sotme nuk është gjetur asnjë gjurmë ndërtesash  në Shqipëri si ato që janë vënë re në veri, në Bosnjë afër Glasincës, ndërmjet Stolcës e Lubinjës, mbi Kiçën përgjatë Isteretvës (Narentës), Si tip i një qyteti të fisit të vjetër ilir jugor mund të shërbejë Meduni, në zonën e Kuçit të sotëm në lindje të Malit të Zi, i cili edhe në kohën tonë është një fortesë me rëndësi, me mure ciklopike, me një kështjellë që rrallë mund t'i gjendet shoqja në botë, historia e së cilës arrin 20 shekuj më parë, kjo është një Medeon, Meteon i Polibit e Livit, në tokën e fisit Labeatas; ku i dërguari (legati) romak Piperna, në vitin 168 para Krishtit, zuri rob gruan e mbretit ilir Gentit së bashku me djemtë e saj. Një qytet ose kështjellë tjetër e të njëjtit fis qe Shkodra, e cila u bë më vonë qendra e mbretërve ilirë; kjo është e fortifikuar nga natyra (munitum situ naturali oppidum), me mure të mëdha dhe pyrgje me porta.

Në fisin e afërm Dokleates, në malet e Malit të Zi të sotëm, nuk ka shumë kohë, që në themel të mbishkrimeve, u vërtetuan dy qytete të këtij fisi: Doklea, në vendin ku bashkohet Moraça me Zetën dhe ku, më vonë, ishte qyteti i madh romak e kështjella Salthua afër fshatit të sotëm Vilusit jo larg Grahovës. Atëherë, në kohën paraflaviane, në këto kështjella sundonin, nën mbrojtjen romake, dy kryetarë (princeps), që ishin dy vëllezër dhe që kishin fëmijë, emrat e të cilëve janë thjesht ilirë. Një qytet i tillë (i të njëjtit fis) ka qenë, siç duket, edhe Perasti, vendi në giykën e Rizanit, që përmendet që nga viti 1330, por emri i të cilit mund të vihet në lidhje me Pirustët ilirë; pastaj është Sarda  në kthesën e Drinit në lindje të Shkodrës; më në fund, në Mesjetë (1291) është qyteti episkopat i rindërtuar Sappa në zonën e Zadrimës. Edhe ky emër të kujton fisin ilir më verior të sardeatëve ose sapejët thrakas (Eanaioi Eanaia).

Dy bashki qytetesh më të mëdha në jug, në lindje të lagunës vlonjate, kanë emra fisi ilir. Këto janë "Colonia Byllis " në viset e fisit Bullion dhe Amantia në viset e  e cila kishte rreth 60 fshatra:

Nën turqit, në këto vise deri në reformat e reja, e mbante këtë titull nëpunësi i parë i policisë të një qarku të vogël. Në kohën e Venedikut, titulli "voyvoda" në Drisht (1478), në Tivar (1499) dhe në Lezhë (1502) tregonte drejtuesin e milicisë së qytetit.

Në kohën e republikave të qyteteve, në tërë Adriatikun ishte institucioni i noteriatit për caktimin me shkrim të punëve private ligjore. Këto njoftime, lista private ligjore janë si në mbretërinë bizantine, ashtu edhe në Perëndimin latin me shkronja egjiptiane, si dhe me shkronja të vjetra greke e romake. Njoftimet private të Italisë janë vijim i atyre romake, njoftimet kopte e arabe janë degët e vjetra bizantine, kurse ato serbe janë vijim i njoftimeve bizantine të reja. Atdheu i instrumentit noterial, i cili zotëronte në vetvete fuqi të plotë vërtetuese, ishte Italia e Veriut, por institucioni noterial kishte vatrat (qendrat) e veta të pavarura në tërë Italinë dhe në gjithë mbretërinë bizantine.

Pikërisht në njoftimet mesjetare të Adriatikut është mbajtur më qartë censura ndërmjet të dyja gjysmëqarqeve kulturore.

Ekzistonte paralelizmi më i ngushtë ndërmjet njoftimeve italiano-veriore e dalmatine, mandej ndërmjet njoftimeve italiano-jugore e shqiptaro-duklane.

Sikurse Italia e Jugut, ashtu edhe Durrësi kishte njoftimet dygjuhësore, latine e greke paralelisht. Në njoftimet latine nënshkruanin disa dëshmitarë greqisht dhe në njoftimet greke kishte nënshkrime latinisht. Gjurmët e gjuhës greke shiheshin edhe në Raguzë, por në shekullin XII greqishtja u zhduk fare në veri të Durrësit. Njoftimeve latine ua zunë vendin këtu njoftimet serbe.

Deri në kohën e Venedikut u mbajt në Durrës noteriati grek, krahas atij latin. Edhe në shek. XV u mbajtën këtu noterët grekë si nëpunës (1441 notarii greci autentici et alii notaril boni latini). 

Edhe clomenikanët e Durrësit i shkruanin çështjet e veta ligjore greqisht (1359). Noterët grekë i përkisnin klerit ortodoks, ata përbënin korporatën, në krye të së cilës qëndronte protonoteri. Edhe në Vlorë e Ohër ishin korporata noteriale greke,

Në Durrës gjendeshin edhe (1258) nomikët. Të tilla kishte kudo nga Azia e Vogël deri në Apulia e Sicili. Edhe këta ishin shkruesit e njoftimeve. Dalloheshin prej tabularëve në radhë të parë, sepse nuk ishin të organizuar në korporata, ishin të emëruar nga pushteti shtetëror dhe e kryenin shërbimin kryesisht në truall të hapur. Të tillë nomikë ose inomikë të vjetër serbë përmenden në Prizren (1346-1366), në Trepçë dhe në Novo Bërdo (1410-1438). Në ligjin e Dushanit nuk përmenden më, por në përkthimet serbe të disa ligjeve, inomikët identifikohen me tabularët.

Noteriati latin i Durrësit nuk dallohej aspak nga ai i Ulqinit dhe i Tivarit, por dallohej thelbësisht nga i qyteteve dalmatine, sepse sa më në veri aq më i përparuar ishte. Noteriati shqiptaro-duklan kishte ruajtur shenja arkaike. Kurse në Trogir noterët numëroheshin si "nëpunës të jashtëm".

Ndërsa në Split (Spalato) nuk duhet të ishin prej provincave të Dalmacisë, përkundrazi në Tivar, Ulqin, Shkodër e Drisht ishin qytetarë te vendit. Në Raguzë punonin pa përjashtim noterë italianë, kurse në Kotorr ndaloheshin prifërinjtë të kryenin detyrën e noterit: në qytetet duklane noterët ishin patricë, priftërinj dhe kanonikë të vendit. Vetëm aty këtu shiheshin ndonjëherë noterë italianë. Zyrat e vjetra të kontëve raguzianë në Mljet (Meleda) dhe Lokrum (Lakroma) në shek. XV i drejtonin priftërinjtë shqiptarë që ishin më tepër nga Tivari.

Por si noterët, ashtu edhe thelbi i noteriatit shqiptaro-duklan kishin mbetur në shkallën arkaike. Njofitimet (listat) e qyteteve të tyre nuk ishin bërë në të vërtetë asnjëherë instrument noterial si në Dalmaci. Fuqia e tyre vërtetuese mbështetej gjithnjë te deshmitarët; noteri ishte vetëm njëri nga dëshmitarët. Si dhe në  Italinë e Jugut, atje noteri i nënshtrphej kontrollit të qarkut. Bashkë me këtë e nënshkruanin dokumentin edhe dy dëshmitarë nëpunës: gjykatësi dhe dëgjuesi (auditor). Në Durrës në kohën e anzhuinëve përmendej "gjykatësi i përjetshëm për kontrata 1379.

Siç dihet, raguzianët mbajtën një zyrë të madhe për korrespondencë me hinderjandin Shumë më e thjeshtë ishte një zyrë e tillë në Kotorr. Një gjë e tillë duhet të ketë qenë edhe në Tivar, Ulqin e Drisht. Në kohën e Venedikut përmendet mjaft në Shkodër "kancelari sllav".

Nga trajta dhe brendia e njoftimeve noteriale shqiptaro- duklane, mund të rixjerrim ndonjë gjë mbi llojet e statuteve të qyteteve, sepse në anën tonë të Adriatikut nuk pushonin së funksionuari statutet kurrsesi sipas jugut me Kotorrin dhe Budvan.

Janë ruajtur statutet e qytetit të Drishtit cili në shek, XIV gjendej nën juridiksionin eipeshkopal katolik të atjeshëm.

Në rastin e ardhjes së pushtetit të Venedikut: përmenden statutet e Durrësit (1392) të Shkodrës (1396) dhe të Drishtit (1392 antiqua statuta), Ndër re :të njoftimeve bëhet qartë edhe më përpara për statutin e Tivarit (1369) e të Ulqinit (1376).

Të gjitha këto statute, sikurse edhe ato të të gjitha qyteteve të Adriatikut, ishin të shkruara latinisht dhe tregojnë qartë se prej         e deri në Otranto nuk ka pasë dallim në qarkun kulturor.

Vala e kodifikimit dhe e konsolidimit të të drejtave të qyteteve erdhi nga veriu. Statutin e parë në Adriatikun lindor e pati Korçula  (1214). Në Spalato, në vitin 1240, kryetari i bashkisë,  lindur në Jakinë (Ancona), dha urdhër të kodifikoheshin "zakonet e mira" "kapitular" qe redaktuar rishtas në vitin 1312. Në të njëjtën, kohë (1291-1308) ndodhi edhe redaktimi i statutit të Trogirit. Në Raguzë u krye konsollim i në vitin 1272. Kjo rrymë konsolidimi vijoi në tokën e poshtme italiane e siciliane, ku u hap seria e të drejtave të qyteteve në kohën e Karlit I Azhua.

Statuti i Budvas u bë nën mbretin Dushan (1351),Në këtë kohë konsolidohet e drejta qytetare edhe në Tivar. Redaktimi i ligjeve të Ulqinit ishte kryer edhe më përpara, kur ishte atje " Marcus Pollanus i lindur në Venedik (1280).       

Në kohën e sundimit të rëndë të Balshajve dhe të Topiajve (1382-1392) duket se qytetarët e Durrësit kishin qëne të shtrënguar t'i fshihnin statutet e tyre. Në fillim të periudhes së Vendikut (1398) u gjetën vetëm te françiskanët e atjeshëm  krerë të atij statuti të shkruar në letër. Karakteri i këtyre statuteve ishte krejtësisht bizantin, fare i afërt me statutin e Apulies e të Barit.       

Statutet e qyteteve duklane ishin shumë të ngjashme me ato të Raguzës. Në kohën e despotëve serbë në shek. XV, u plotësuan boshllëqet e të drejtave qytetare të Tivarit sipas statuteve të Raguzës. Këtu dërgonin tivarasit (1414-1444) apele përtë drejtat trashëguese. Në vitin 1440 despoti serb Gjuragji urdhëroi që të barazoheshin të drejtat e qytetit Budva me ato të Tivarit. Nëkohën e Venedikut u hoqën kudo, aq. sa qe e mundur, shumë ligje të iashtëzakonshmetë avteteve dhe statutet e Venedikut u vendosën si burim ndihmës i të drejtave.

Taksat që qytetet e Adriatikut u vunë fqinjëve: mogorishi dhe akrostiku.  Lidhjet e gjakut të banorëve të qyteteve me popullsinë e hinderlandit. - Pallatet e princave në qytete. - Ulqinisi domen i mbretërve serbë. - Car Dushani dhe protovestiari i tij Nikolla Buqa Kotorrasi. - Prerja e të hollave në Shkodër e në Ulqin; të hollat e argjendta të mbretërve serbë, të Konstatinit dhe të Uroshit II.

Në kohën e rënies së pushtetit bizantin, qytetet duhej të rregulloheshin nga pronarët, zhupanet dhe kryetarët e fiseve, që të ruhej pasuria e tyre jashtë mureve të qytetit. Edhe mbreti Konstantin Porfirogeneti (aty nga viti 948) tregon se si mbreti Bazil (aty nga viti 882) kishte urdhëruar që qytetet e Dalmacisë t'u paguanin "për të mirën e paqes" princave sllavë gjithçka që ata u kishin paguar deri atëherë strategëve bizantinë. Së këtejmi shihet se taksa e tokës ishte shndërruar në një taksë të përhershme, ose tribut. Spliti (Spalato) u paguante pronarëve fqinj 200 monedha ari (dukate), Zara e Trogiri 110, Raguza 72.

Në këto dispozita duhet të kërkohet çelësi i të gjitha taksave të mëvonshme që qytetet e Dalmacisë e të Shqipërisë u paguanin fqinjëve të vet. Këto tribute quheshin edhe me emrin burimor "akrostik", si në Budva e Tivar, apo edhe census, incensus, tributum, dohodak dhe mogorish margarisum, io margariso, si në Raguzë.

Mbretërit kroatë në veri dhe mbretërit e carët serbë në jug kënaqeshin me këto taksa të përhershme. Nën carin Dushan "akrostiku" i qytetit të Tivarit ishte 1000 perpera (monedhë bizantine - shën. i H.Ç.) dhe 10 barrë vaj ulliri. Por kur u prish pushteti qendror serb, erdhën kohë shumë të vështira për qytetet bregdetare të jugut. Çdo fqinj më i fuqishëm kërkonte t'i paguhej paqja. Në një. formë edhe më të rëndë se në kohën e rënies së pushtetit bizantin në fund të shek. XII u shfaq trysnia mbi këto qytete në gjysmën e dytë të shek. XIV. 

Qyteti i Durrësit qe i detyruar (1363) të vinte taksa të veçanta për mallrat e importuara që të mund të përballonte kërkesat e "tiranëve fqinjë". Gjergj Topia (1388-1392) rrëmbente pasuritë e qytetarëve dhe ua falte njerëzve të vet, kështu që shumë veta qenë të detyruar të silleshin si lypës nëpër Apulia. Edhe vetë pushteti i Venedikut qe i detyruar që, për mbrojtjen e territorit të Durrësit, t'u paguante (1401) taksën vjetore "aristokracisë fqinjësore dhe zotërinjve".

Sikurse dikur (1173) bashkia e qytetit të Tivarit shtypej (omnes, germunt et dolent) dhe e pësonte nga kërkesat e rënda në të holla të zhupanit të madh, Shtjefën Nemanjës, ashtu shtrëngohej edhe nën Gjergjin I Balshaj (f 1379), të cilit ishte e detyruar t'i paguante çdo vit më tepër se 2000 dukate (1380, quare civitas Antibari annuatim solvit dominationi plus quam duo millia ducatorum, ex quo taliter ajfligimur et afficti sumus). Edhe Shkodra e Drishti qenë shtypur keqas nga Gjergji II Balshaj. Shumë qytetarë aso kohe patën humbur pronat e tyre.

Por, me gjithë këto, prapë se prapë kishte edhe lidhje miqësore ndërmjet qytetarëve dhe fqinjëve të tyre të tokës së hapur. Në radhë të parë këto ishin lidhje martesore. Familja e patricit të Zarës Madi ishte në lidhje gjaku me mbretër kroatë (1066); de Cegis i Trogirit ishte fis me aristokratin e Bosnjës (1400); Buchia e Drago nt Kotorr ishin fis me princat e Zetës (1499). Familja e Shkodrës Span ishte fis me Dukagjinët e me despotët serbë dhe prandaj numërohej në aristokracinë e lartë shqiptare. Venedikasit e vunë re qysh herët (1247) rrezikun për Zarën në lidhje të tilla me Hindërlandin. Kundër këtyre u ngrit në Split arhigjakoni Thoma (tl266). Justiniani i porositi (1553) venedikasit të ndalonin martesat ndërmjet tivarasve e fisit fqinj të Markoviqit, pasi gjysma e qytetarëve ishin fis me Markoviqët.

Për nje kohë shumë të gjatë bujaria dhe zotërinjtë e hinderlandit e kishin zakon të shkonin në Durrës shumë herë në vit "për punët e veta ose për dëfrim". Në këto raste zotërinjtë e Durrësit u jepnin dhurata. Në vitin 1401 veriedikasit urdhëruan që kjo gjë të vazhdohej edhe më tej. Në traktatin ndërmjet anzhuinëve dhe despotit shqiptar Andresë II Muzakajt (1336) shprehimisht u jepej leje, që të vinin sipas dëshirës në Durrës.

Kjo familje, derisa u shpërngul ne Itali (1476) mbeti në miqësinë më të përzemërt me fiset e patricëve të Durrësit, të cilët e ndihmuan edhe kur iku nga Shqipëria.

Të vejën e Kur Isakovit, si dhe të bijën e princit shqiptar Karl Topisë, Vojsavën, i mbajtën për një kohë qytetarët e Durrësit. Qeveria ë Venedikut i bleu pastaj kësaj shtëpinë që kishte në qytet për 60 dukate. Ajo shtëpi, pas 'vdekjes së Vojsavës, kaloi (1406) në pronësi të despotëve serbë të Brankoviqëve. Nëna e Vojsavës ishte në të vërtetë e motra e Vuk Brankoviqit.

Zakoni që pjesëtarët e familjeve princore të hinderlandit të kishin shtëpi në qytetet fqinjë; rridhte që nga kohët bizantine. Në shek. X përmendet në Kostantinopoli "shtëpia barbarina" e princit aririenas Grigor Taronca. Shtëpi të tilla me pirgje mbi bedena kishin në Durrës Muzakajt. Princat kroatë Nelepiqet kishin rië Trogir një shtëpi të madhe (1346 magnam domum) dhë në Split kishin një pirg. Në shek. XV, mbretërit e Bosnjës dhe disabujarë, në të shumtën e rasteve si dhuratë ë bashkisë, kishin shtëpi në Zarë, Raguzë e Kotorr. Në vitin 1469 qeveria e Vendikut i fali nipit të Skënderbeut një shtëpi në Ulqin. Ky qytet kishte në shek. XIII dhe XIV një pizicion të jashtëzakonshëm. Më parë qe nën pushtetin e një dege të dytë të Nemanjiqëve serbë dhe mandej (1283-1357) ra nën sundimin ë mbretërve dhe carëve serbë. Në mënyrë analoge i përkiste qyteti Nish mbretëreshës bullgare (1336). Mbretëreshat e Hungarisë, në kohën e Arpadëve, kishin  pritshmëri të gjitha komunitetet.

Mbretërit ë carët sërbë ishin shumë të dhënë pas qytëtëve latinë, veçanërisht Kotorri e Tivari u shërbenin attyre si mjet marrëveshjeje me autoritëtet e Perëndimit dhë me Papën. Edhe sot ekziston në viset rreth Kotorrit fjala e urtë: "Edhe pse tajep cari, nuk ta jep Buqa". Me fjalën car kuptohet Dushan Silni. Ministri i tij i financave ose protovestiari ishte Nikolla Buchia Kotorras.

Nën mberëtërit serbe qytetet e Dukles fituantë drejtën të prisnin të holla. Koterri, Shkodra dhë Ulqini kishin makinat ë veta për prerjën e të hollave. Në Kotorr shkriheshin "grdssi dë Cattaro” ose "dinarët e Kotorrit" (kotorski dinari) të argjendtë, me fytyrën e Sheri Trifonit, mbrojtësit të qytetit, dhe me emrin e sundimtarit serb. Pati pesë tipa të hollash argjendi të mbretit Konstantin (1321 - 1322) me mbishkrimin në anën e prapme "S. Stefanus Scutari".

Të hollat e argjendta të Ulqinit kishin në njërën anë fytyrën e nënës së Krishtit, në anën tjetër mbretin mbi fron. Të hollat e tyre autononie prej bakri, të quajtura "folarë", patën prerë qytetet: Kotorr (me mbishkrim "Civitas Catari"), Ulqin'(me mbishkrimin "moneta de Dulcino"), Shkodra ("civitas Scutariensis"), Tivari (më mbishkrim "Antibar, de Antivar"), Svaçi (Sovacii civitas") dhe drishti ("civitas Drivasti"). Makinat e të hollave në Ulqin e Shkodër punuan edhe nën Balshajt. Janë gjetur 20 tipa folarësh të Shkodrës të Gjergjit II*Strazimiroviqit (1403).

Venedikasit e mbajtën makinën e prerjes së të hollave vetëm në Shkodër deri në vitin 1453.

Amantinëve. Duket se edhe Lychnidos (Ohri) e ka fillimin e vet në qytetin ilir të Dasaretëve, Sesaretëve. Një burim të tillë ka edhe qyteti Albanopolis, që përmendet nga Ptolemeu në kohën e mbretërve romakë; kështu thuhet më tej edhe për Kotorrin, Catarum, Catera. Qyteti i parë, nga shkaku i burimeve të ujit, që i kishte brenda kështjellës, mori më vonë emrin Krue ("burim").

Qyteti i mëvonshëm u quajt Acruium. Meqenëse, përgjithësisht, nomenklatura e vjetër gjeografike e Ballkanit verior ka lidhje me atë të Evropës së vjetër dhe të Azisë së Vogël, edhe emrat e të gjitha qyteteve të Ilirisë nukjanë thjesht ilire, d.m.th. indoevropiane. Paraindoevropian është, si duket, emri i Shkodrës dhe ai i Amantis dhe krejtësisht i sigurt, sipas mendimit të përbashkët të filologëve, është baza Albi).

Mbi këto qendra shumë të vjetra zë vend deri diku kolonizimi helen dhe, plotësisht i sigurt, kolonizimi romak. Në detin e Jonit e të Adriatikut zunë vend kolonistët helenë më së pari në ishujt Korfuz dhe Hvar. Prej këndej kaluan në kontinent, fillimisht në gadishujt e vegjël me një rrip shumë të ngushtë. Të gjitha kolonitë e këtij tipi u treguan shumë të qëndrueshme. Midis tyre është Zadari, Trogiri, Durrësi (Epidamnos, i themeluar në vitin 685 para Krishtit prej fisit helen Dorë nga ishulli i Korfuzit) dhe Ulqini. Një tip tjetër më i ri kolonish helene më të reja, që kishin nevojë për një fuqi ushtarake më të madhe, u krijua në afersi të porteve lumore. Këtë tip e përfaqësojnë qytetet: Lezha në grykën e Drinit dhe, pak më qartë,Apolonia themeluar në vitin 558 paraKrishtit gjithashtu nga ishulli i Korfuzit në "fushën ilire" dhjetë stade (masë e vjetër gjatësie 178 m - shën. i H.Ç.) larg nga lumi Vjosa. Si port detar asaj i shërbente Vlora. Apolonia, duke qenë në lidhje të ngushtë me Korfuzin e me Durrësin dhe në kontakt me Byllisin e Amantinan, eskluzivisht aristokratike, u bë si qendër shpirtërore  e kolonive të shumta helene të lindjes e të jugut, për të cilat sot na flasin shumë rrënoja e vetëm disa emra, si Uscania,  e disa prapashtesa, si Antipatreia Bulgaropolis - Belgrad Berat dhe Antigoneia - Clausura - Klisura - Kliosh. Platoni'e quan Apoloninë qytet me ligje shumë tëmira  Ciceroni e quan qytet të madh e të rëndësishëm (magna urbs et gravis). Përkundrazi, Durrësi, që ishte një qytet i afërm i saj, në kohën e vjetër ishte një qytet ndërkombëtar detarësh e tregtarësh.

Poeti romak Katuli e quan këtë qytet "Taverna e Adriatikut" (Durachium Adriae taberna), ku sundonte hyjnesha Veriera. Në kohën e pushtimit romak të Ballkanit mund të dallohen në tërë popullsinë ilire tri zona: zona e jugut me kolonitë helene e me qytete ilire të helenizuara; në veri të Durrësit e të Lezhës zona e mesme me kështjella guri fisesh e dinastish, në të cilat u krijuan mbretëritë ilire të Agronit e të Teutës; më në fund zona boshnjake-dalmatine me bërthama fisesh qytetare me rrethime dheu.

Nga pikëpamja e kolonizimit romak janë qytetet në jug të vijës Dyrrachium-Scampa. Në veri të lumit Mat u krijuan komunitete qytetesh thjesht romake. Banorët në grykën e Rizanit (Kotorrit), romakët në Zadar, ashtu edhe ata në Kvarner ishin të gjithë prej Utribus Sergia"; banorët e Dukles ishin prej Utribus Quirina".

Në mbishkrimet e Durrësit e të Skampës gjejmë fisin e quajtur "tribus Aemilia". Në kohën e Qezarit përmenden në Lezhë "convëntus civium Romanorum” Dy qytete ilire kryesore, Shkodra dhe Doklea, u zhvilluan në kështjella romake të mëdha.

Pa marrë parasysh origjinën, të gjitha këto koloni morën fizionominë e qyteteve të "orbis Romanus", atëherë kur e drejta romake, e ndërtuar sipas konceptit të komunës qytetore, imponoi unifikimin kulturor të gjithë Mesdheut, Por ky unifikim, siç e ka treguar Mitteis qe vetëm sa për dukje e në kundërshtim me fuqinë romake. Lindja e Perëndimi jetonin me bujë nën mbulesën e hollë romake, e cila për një kohë të shkurtër u shqye nga forcat e fshehta të të drejtave provinciale. Në kohën klasike, kufiri ndërmjet fuqisë latine në Adriatik dhe fuqisë helene në Mesdhe shkonte drejt mesit të Shqipërisë së mëvonshme.

Sistemi i fortifikimeve romako-bizantine. Krahinat serbe.

Varg qyteteshpërqark Dukljes romake: themelimi i Barit

Qytete të vogla përreth Apolonisë greke: hope të qytetit të Vlorës. - Klementiana e Sarachinopolis. – Braktisja dhe rindërtimi i akropolit të Lezhës. - Oborri mbretëror serb afër Shkodrës. - Fati i kurorës së trefishtë të fortiflkimeve të Durrësit. Rrënimi i qytetit pas tërmetit të vitit 1273. Muze në mure turke.

Me dyndjen e popujve, fillon edhe në këto vise seleksionimi i ndjeshëm i qyteteve ekzistuese romake; njëherazi fillon edhe periudha e ndërtimit të qyteteve të reja nga mbretëria romake e Lindjes, e cila, për të përballuar sulmet e barbarëve, kishte filluar me kohë sistemin gjigantesk të kështjellave ushtarake.

Ky sistem, në vija të përgjithshme, kishte përfunduar në kohën e perandorit Justinian. Sipas mundësisë, çdo njësi territoriale nga Danubi deri në Greqi (Heladë) duhej të kishte kështjellën e vet.

Në Epirin e ri, Prokopi numëron në librin e tij lidhur me ndërtimet e perandorit Justinian 26 kështjella të rindërtuara dhe 32 të ngritura rishtas. Prej tyre sot mund të identiftkohen vetëm disa.

Një kështjellë e tillë e rindërtuar ka qenë Tyrkanos, emri i së cilës është, pa dyshim, emër i vjetër evropian dhe duhet të kërkohet afër Tiranës. Për kështjellën Argyas, mbi lumin Janica, do të bëhet fjalë mëtej. Një kështjellë e re me emër grek është  Stefaniakon, nga e cila e merr emrin e vet Peshkopia shqiptare e mëvonshme.

Bazën strategjike të këtij grumbulli kështjellash e formonte më parë e famshmja " Via Egnatia " ndërsa më vonë kur barbarët e prenë këtë rrugë Durrës-Kostantinopol, baza ishin qytetet portuale Durrësi e Lezha. Qysh në shekullin IX, thema e fuqishme bizantine e Durrësit kishte mbi 30 kështjella. Vija mbrojtëse e Veriut, dhe kjo na intereson këtu më shumë, bashkohej me brezin e fortesave të ngritura nga Bizanti kundër Gotëve të Lindjes.

Gjurmët e sistemit kundërshtar të Gotëve mund të shihen në kështjellën katërkëndëshe mesjetare Anagastum (Onogost, Nikshiqi) në Mal të Zi. "Zid Vuka mahnitoga " (Muri i Vukës së marrë), siç e quajnë malazezët fortesën kufitare të kësaj kohe, gjendej ndërmjet këtyre dy vijave.

Vija e fortesave romake shkonte nga Tivari, relativisht nga Lezha, përgjatë Drinit dhe rrugës së dikurshme romake (e cila në mesjetë quhej "Via de Zenta ") për në Prizren. Qysh nga fundi i shekullit XI, ky kufi bizantin ishte fortifikuar në të gjitha qafat e grykat me hendeqe, me mure e me pirgje drurësh ose gurësh. Që prej asaj kohe rrjëdh emri"Krajina " (shqip "Kraja "), me të cilin serbët quanin bregun përgjatë liqenit të Shkodrës ndërmjet Bunës dhe luginës së Cemit. Një tjetër Krajë drejt themës së Durrësit ishte afër Dibrës (1273, Circlani et Craye).

Qytetet antike, që nuk kishin kushte për jetesë, u shuan në këtë linjë me të shpejtë. U shuan porsi Epikaria, që përmendet nga Prokopi për herën e fundit si fortesë. Trupi i qytetit të madh të Doklesë romake u shkatërrua nga dora barbare dhe fuqia e natyrës, sepse në vitin 518 e rrënoi nga themelet një tërmet i madh. Qyteti pastaj u shkretua në kohët e turbullta të shekullit VII. Pjesët e rrënuaratë tij i morën kështjellat fqinje. Përreth tyre u krijuan në atë vijë një varg qytetesh mesjetare: Suacium (Svaç), Drivastum (Drivost, Drisht), Balecium (Balezo). Dango ose Danji (Dejë) u bashkua me fortesën romake Alovaa. Pjesa më e madhe  e popullsisë së Dukles romake përfshiu rreth vetes kështjellën Avrinapyai. Qyteti episkopal Antibari, Bar ose Tivari mori përsipër edhe traditat kishtare të Dukles, sikurse Spliti (Spalato) mori përsipër traditat e Salonës (Solinës) së rrënuar dhe Dubrovniku (Raguza) ato të Epidaurumit romak.

Si shembër e Dukles është Apolonia në jug. Ajo përmendet herën e fundit nën perandorin Justinian në katalogun e qyteteve të Hieroklit. Pak më vonë u rrënua për shkak të rritjes së moçaleve dhe të sulmeve të armiqve. Me banorët e saj u mbushën qytetet e vogla, që gjendeshin në afersi, bërthamën e të cilave e përbënin kështjellat e vjetra bizantine. Kështu u formua Spinarica mesjetare në grykën e Vjosës, pastaj Klisura (Këlcyra), 1319 Clissania, 1327-1335 Clausura, në vendin ku kalon mbi Vjosë rruga Vlorë-Berat. Të dyja këto qytete u rrënuan në shek. XIV.

Qëndroi Vlora (Avlona), por kjo nuk është identike me Vlorën e sotme, as me atë antike. Vlora mesjetare shtrihej përgjatë "skelës" (scalo) së sotme të shkretuar afer kështjellës tetëkëndëshe të rrënuar. Kjo kështjellë turke është një "castrum Avellone " mesjetare, e cila në shek. XIII, nën Anzhuinët, pati një rëndësi të madhe, por që më vonë këtë rol ia mori qyteti i sipërm Kanina, që ishte shumë më i fuqishëm dhe më i lartë. Kështjella mesjetare e Vlorës është me prejardhje të vjetër bizantine te Prokopi gabimisht në vend të (AvXcbv). Si një ushunjëz, kjo kështjellë thithi banorët e Apolonisë në kohën e dyndjes së popujve. Por ajo tërhoqi mbi vete edhe tërë Vlorën antike, e cila në veri, mbi gjuhën ndërmjet lagunës së Vlorës dhe detit, afer fshatit të sotëm Plakë, ka lënë rrënojat e veta. Varoshi përqark kësaj kështjelle u shkretua pas murtajës së madhe të vitit 1481 dhe nga shkaku i luftës për kështjellën ndërmjet mbrojtësve turq dhe sulmuesve napolitanë e shqiptarë.

Pas shek. IX u shuan pak nga pak të gjitha kështjellat romako-bizantine, që nuk morën karakter qyteti. Për një kohë më të gjatë  duket se qëndroi fortesa (te Prokopi), e cila duhet kerkuar pranë doganës mesjetare të Shën Shëlbuemit (Sveti Spas) mbi Drin. Sepse prej kësaj fortese mori emrin e vet në shek. XVII fisi shumë i fuqishëm i Klementinëve (i Këlmendit), embrioni i të ciiit në mesjstë gjendej mbi rrugën ushtarake romake Shkodër- Pukë-Prizren.

Një qytet i tillë shtrihej ndoshta në shek. IX në bregdet afër Medue (Shën Gjinit) dhe shërbente si pikëmbështetje e kusarëve arabë. Këtë na e përkujton fshati Sarachinopoli në kadastrën e Shkodrës të vitit 1416. Krejtësisht e sigurt është me prejardhje bizantine edhe fortesa Obliquus (in Obliquo ad custodienditm castellun) në bregun e djathtë të Bunës, ku, sipas kallëzimit të priftit Duklan, mbreti bullgar Samueli (pra vitit 998) rrethoi dhe kapi princin serb Vladimirin. Ky vend, që sot quhet Oblike, gjendet për të parën herë në aktet e vitit 1398 (Oblich) e më vonë më shpesh si fshat, pronari dhe "paesium" (krahinë).

Por edhe qytetet e vjetra, që përjetuan periudhën e vështirë të seleksionimit, pësuan në mesjetë ndryshime të rëndësishme në fortifikimet e tyre. Lezha në mesjetë mori një trajtë të dyfishtë: si një qytet i epërm ose akropoli mbi mal dhe si varosh i përforcuar mbi Drin. Pas zhdukjes së sundimit bizantin, u shkretua qyteti i  epërm në shekullin XIII Varoshi mbi Drin u quajt "castrum de Leexio". Në kohën kur Dukagjinët ua dorëzuan këtë qytet venedikasve (1393), akropoli mbeti vetëm si rrënojë. Muret qenë ruajtur mjaft mirë. Venedikasit ushqyen mendimin për të restauruar qytetin e epërm (1398). Por këtë mendim e realizuan turqit në kohën e sulltan Selimit I (1512-1520). Këtë gjë e bënë, sepse venedikasit e patën rrënuar fortejsën e varoshit mbi Drin, kur në vitin 1501 qenë detyruar, më në fund, ta lëshonin Lezhën.

Sot akropoli, që në vitin 1614 u quajt "castelnovo ", është fare i rrënuar. Shkodra mesjetare "sllavisht grad Skadar" (italisht Scutari, bërë nga raca vendore Skandari), qendra e princërve Duklanë dhe e  mbretërve të rinj serbë, nuk gjendet plotësisht në vendin e qytetit romak. Qyteza ka mbetur natyrisht e njëjtë, por qyteti i fortifikuar ka lëvizur rreth qytezës pak në perëndim. Qyteti ka pasë edhe lagje periferike të hapura. Në shek. XIV nën Shkodrën mbi Drisht" përmendet oborri i mbretërve serbë me pallate shumë të bukura. Ishte rrënuar në vitin 1331 në luftën për marrjen e fronit, por pastaj qe rindërtuar përsëri. E morën Balshajt. U rrënua krejtësisht në kohën e pushtimit të përkohshëm të Shkodrës nga ana e turqve (1392-1395). Vendi ku gjendej oborri mbretëror, u quajt në vitin 1416 "la corte de lo imperator".

Themelet e fortesës mesjetare të Durrësit i vuri mbreti bizantin Anastaziu (491-518, që kishte lindur në atë vend. Shtysë për të hedhur këto themele u bë gjendja e mjerueshme e Durrësit pas largimit të Gotëve dhe, ndoshta, edhe dëmi që shkaktoi tërmeti katastrofal i vitit 345, pas të cilit nuk qe meremetuar kurrë plotësisht.

Anastaziu dha urdhër për fortifikimin e qytetit me kurora fortesash të trefishta të cilat, pas tërmetit të vitit 518, i përmirësoi diçka mbreti Justin dhe i kreu plotësisht Justiniani. Sikurse e kërkonte nevoja për kohën e dyndjes së popujve dhe për fuqinë e madhe detare të Bizantit, sistemi i fortesave u përshtat për mbrojtjen kundër sulmeve nga toka.

Fortesën e fundit e përbënte mbyllja e rripit të ngushtë, 7 km në veri të qytetit, në rrugën nga ana e Bishtit të Pallës. Ideja e fortesave të tilla u realizua në atë kohë edhe në "murin e gjatë " para Kostantinopolit, mandej në Termopilet, më vonë në gadishullin Kasandri afer Selanikut dhe në Hersonez të Thrakisë.

Ky mur ishte 200 m i gjatë, 1 m i trashë dhe me tulla të bukura bizantine. Edhe sot të çon rruga nëpër porta të këtij muri dhe, sipas tyre, të gjitha rrënojat quhen Porta. Qysh nga koha kur Venedikasit e pushtuan Durrësin (1392), këto fortesa gjenden në formën e rrënojave. 

Nga ana e tokës, trajta t qytetit ka qenë e kufizuar deri në kohën e Venedikut me kurorën e dytë, me muret e Varoshit, të cilat ishin aq të gjera, saqë mbi to mund të kalonin katër kalorës përbri njëri-tjetrit. Këto mure u rindërtuan me interesimin e despotit të Epirit dhe të mbretit të mëvonshëm Theodhor Dukë Komnenit, i ati i Anës Dukaine, e cila u martua rreth vitit 1220 me mbretin serb Stefan Radosllavin, dhe që pas thyerjes së të atit në betejën afër Klokotnicës, iku në Durrës së bashku me burrin e vet (1234) dhe atje e la atë në shpresë të një "Frankut të madh". Nga këto mure edhe sot shihet një pirg, natyrisht jashtë Varoshit të Vogël, më një mbishkrim greqisht të vitit 1225, që thotë se këtë ndërtesë. të fuqishme të jashtëzakonshme  e ka ngritur Theodor Komneni.

Brezin e tretë të fortifikuar e përbënte, në këndin juglindor të qytetit, kështjella ose qyteza. Kur anzhuinët, pas tërmetit të vitit 1273 (rreth 1280) ndërtuan mbi portin e Durrësit kështjeliën e re, ajo e vjetra bizantine quhej "castrum superius".

Fillimin e rrënimit të Durrësit e shënon tërmeti katastrofal i vitit 1273, i ngjashëm rne tërmetin e Dubrovnikut të vitit 1667. Shumë qytëtarë në këtë rast gjetën vdekjen, shumë të tjerë ikën nëpër male e në Berat, nga ku vetëm një pjesë guxoi të kthehej në shtëpi në vitin 1284. Pas tërmetit, plasi një zi buke e gjatë, pastaj një murtajë e tmerrshme në vitet 1348 e 1363, më vonë lufltimet për pushtimin e Durrësit dhe trysnia e tiranëve shqiptarë.

Nga këto shkaqe, një pjesë e madhe e popullsisë qe e detyruar të shpërngulej në Apulia, ku jetonte me të lypura. Durrësi, ndoshta, do të kishte mundur të përballonte gjithçka, po të mos ia kishin mbyllur forcat tektonike të tërmetit rrjedhën e kënetës së madhe në det dhe po të mos ishte shkaktuar "ajri i keq". Në një masë më të madhe se në Vlorë e në Modonë, malarja bënte dëm në popullsi,  ndërsa frika prej turqve i shtynte qytetarët e shëndoshë të emigronin ne vende të huaja.

Në vitin 1403 venedikasit zvogëluan rrethin e qytetit, nga shkaku se ky nuk mund të mbrohej kurrsesi nga madhësia që kishte dhe nga numri i vogël i ushtarëve, kurse nëm vitin 1423 qyteti u shkretua pothuaj fare. Venedikasit nxorën shpalljen se nuk do të paguanin taksa ata që donin të banonin në Durrës. Më në fund, Republika e Venedikut vendosi të realizonte dëshirën e kahershme të qytetarëve, që Durrësi, me anë të hendeqeve e gërmimeve, tëshndërrohej në një ishull, d.m.th. që këneta të bashkohej nga ana e veriut dhe e jugut me detin, që uji i detit me baticë të hynte në të, ndërsa me zbaticë të dilte jashtë saj. Në krye të kësaj pune, për të cilën edhe zotërinjtë shqiptarë patën dhënë shumë punëtorë, në vitin 1455 ishte një inxhinier venedikas. Por edhe ky mundim i madh u tregua i pamjaftueshëm përballë fuqisë së natyrës. Kanalet, ekzistencën e të cilëve e vërtetojnë edhe sot tregimet e banorëve, mbylleshin me të shpejtë nga rëra e detit. Do të kishte qenë e nevojshme që ato të gënjeheshin e të pastroheshin çdo vit, si për shembull në Trogiri (Trau) në mesjetë, pcr kjo punë nuk u bë. Përsëri filluan ankimet për "ajrin e keq", kur në gusht të vitit 1501 turqit, duke kaluar kënetën, që në shumë vënde ishte tharë, sulmuan befas dhe pushtuan Durrësin.

Turqit përnjëherë ngushtuan gjithë qytetin në hapësirën ndërmjet dv kështjellave, në këndin para kështjellës bizantine. Këta atje, paralel me muret e vjetra romake, një km larg, dhe me muret e vjetra bizantine, gjysmë km larg, ngritën në drejtim të veriut një mburojë të re, të ndërtuar me gurë rrënojash të vjetra.

Ky mur, me një pirg katërkëndësh mbi "porta grande me copa mermeri, me skulpturë të vjetër, me mbishkrime romake, bizantine e venedikase, mandej me gurë varresh e me stemë, dukej si një muze i vërtetë. 

Bërthama (nukleus) qytetesh në Adriatikun lindor - Struktura etnike e ndërlikuar e Durrësit. - Fuqia (ozmoza) sllovene e shqiptare. - "Romakët e Drivastumit". – Sundimi romak dhe kllapa kulturore e Adriatikut. - Vija adriatike Trani - Lezhë. - Lidhje e fuqishme dukljane - apuliane: Shën Kolli i Barit. - Vatra veriore e elipsit të Mesdheut.

Kur pas dyndjes së popujve u qetësua deri diku Ballkani, qytetet përgjatë Adriatikut lindor: në Istria, në Dalmaci, në Dukle e në Shqipëri u bënë trupa të huaj, çerdhe antike, me plazmë etnike të re të hinderlandit. Bërthamën etnike të të gjitha këtyre qyteteve, që nga Kërku e deri në Durrës e Krujë, e përbënin në mesjetë pasardhësit e qytetarëve romakë: Romanët e Perfyrogenetit, Latinët e priftit të Dukles e të arhigjakonit Tome, Ladhinionët e Arap Edrisit, të quajtur prej kroatëve e serbëve Latinë e prej shqiptarëve Latin.

Gjuha e këtyre romakëve, shkencërisht e quajtur dalmatine, ka qenë një dialekt i veçantë, i zhvilluar plotësisht "idioma latinum" gjurmët e të cilit i gjejmë së pari në listat dalmate të shek. XI e në tepricat e të cilit vëreheshin në vitin 1898 në qytetin e Kërkut.

Ky dialekt largohet pak nga italishtja dhe në pikëpamje të gjinisë e strukturës dallohet nga gjuha tjetër latine në Ballkan, nga rumanishtja. Në jug ra nën ndikimin italiano-jugor; gjithashtu e pësoi me depërtimin etnik të sllavëve, përkatësisht të shqiptarëve. Elementi sllav u duk edhe në Durrës në mesjetën e vonshme (1243 cur Cumano de Succotrno, l344 Slogubiça, 1355 Miroslavo).

Ky qytet i rëndësishëm (Durrësi) portual ka pasur në mesjetë një popullsi shumë të përzier. Në shek. VII pranoi një numër të madh të mërguarish romanë nga Salona (Solina). Në shek. XI ekzistonte atje një koloni e fortë venedikase dhe amalfe. Grekët këtu qenë përherë në pakicë. Në shek. XIV elementi luftarak shqiptar ishte i fortë në qytetet (Topia, Skura, Muzaka); ka pasur atje; edhe komandantë vojvodë) shqiptarë të veriut (Burilla voyvoda 1389-1393 në vitin 1333 ishte te mbreti Shtjefën Dushani ".

Si në qytetin e Korfuzit dhe në shumë qytete të Greqisë, ashtu edhe në Durrës gjendeshin hebrej (1401, pauperes et pauce familie), të cilët kishin atje të njëjtën pozitë sikurse e kishte bashkëfisi i tyre në Apulia dhe në qytetet siciliane.

Në qytetet e tjera nuk kishte popullsi kaq të përzier. Aty-këtu kishte pak venedikas, gati të gjithë tregtarë nga Raguza (Dubrovniku). Gjithkund popullsia ishte e përzier me qytetarët e vjetër romakë dhe me qytetarët e rinj sllavë e shqiptarë.

Kruja në shek. XIII e humbi bërthamën e vet romakë, ndërsa Lezha më vonë, në shek. XIV. Kjo ndodhi edhe në Dejë, ku në shek. XIV u dukën edhe gjurmë romake. Qyteti Sappa banohej, sipas fjalëve të kryepeshkopit Vilim Adae (1332), vetëm nga shqiptarë. Ky qytet ishte shembull i qytetit kroat Biograd (laravechia) në bregdet, i cili banohej, sipas njoftimit të Arap Idrisit (1151) vetëm prej "Siqlab "-ve (sllovenë). Vilimi i Tivarit thotë se Tivari, Ulqini, Svaçi, Shkodra e Drivastum banoheshin vetëm prej latinësh (inhabitant soli Latini): Por, në vitin 1404 venedikasit dallonin këtu latinët dhe shqiptarët. Elementi jo-romak qe shumë i fuqishëm në Shkodër në shek. XIV- sundimtarit të Venedikut (1399) iu desh të mbante një përkthyes nga shkaku i gjuhës, që nuk e kuptonte (propter linguam quam nescit). Në Drivastum përmenden familje patriciane me prejardhje thjesht Shqiptare (Scapudary Precali), po ashtu edhe në Ulqin (1376 Maliocus). Në këtë qytet numërohej në bujarinë e vjetër (1553) edhe familja Pamaltotti, që rrjedh nga Markojeviqët serbë të ardhur. Justiniani i tregon (1553) ulqinakët si shqiptarë të pastër, kurse tivarasit dygjuhësorë; gjysma sllavë e gjysma shqiptarë.

Shumë më pastër dhe më gjatë qëndroi elementi romak në qytetin malor Drivastum (familjet Polombo ose Colomba, de Leporibus, Barba Biancha, Sutnma, Bello). Banorët e këtij qyteti në shek. XV e kishin për krenari të quheshin romakë. Por, përveç fisit shqiptar, kishte edhe sllovenë (familjet Berivoj, Svinja).

Këta romakë ishin sundues trashëgimtarë të të gjitha qyteteve të Adriatikut lindor. Ata i kishin këto qytete qysh nga koha romake.

Kishin kristalizuar, nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Bizantit dhe nën trysninë e fqinjëve sllavë e shqiptarë, të drejtën romake me statute qytetesh shumë interesante. Kishin krijuar autonomi qytetesh, në të cilat asimilonin popullsinë e ardhur nga hinderlandi. Ndjenja e autoriomisë qytetare mbeti e paprekur edhe kur gjuha e këshillit të lartë të qytetit u bë sllave, si në Trogir (Trau) e Raguzë (Dubrovnik), ose shqipe si në Ulqin. Nga Istra deri në Vlorë latinët e këtyre qyteteve i drejtonin sytë nga vëllezërit e tyre përtej detit; që andej atahuazuan gjykatës, oficerë e rektorë, morën edhe administratorë "zakonesh të mira". Në dorë të tyre ishte fuqia, që krijonte njësinë kulturore, duke filluar nga Adriatiku mesjetar, nga Venediku deri në Palermo dhe nga Pulja deri në Vlorë e në qytetet e të dyja brigjëve, si një zinxhir i vetëm i pandërprerë me asnjë mesditës.

Sipas raporteve etnike e politike, atje ekzistonte një ndryshim i madh. Ndërtimet e qyteteve thjesht romake me një fizionomi të lehtë sllave në Istria e në Dalmaci ishin nën drejtimin e Italisë Veriore. Elementi i vjetër grek (Magna Graecia), ashtu edhe ndikimi i gjatë bizantin kishin lënë gjurmët e tyre në gjysmën e jugut, në Apulia dhe Kalabri, si dhe në Shqipëri. Vija që nderpriste qarkun kulturor të Adriatikut shkonte përafersisht nga Trani deri në Lezhë, ku në kohën klasike fillonte kufiri latino-helen. Në veri të Lezhës, vargu i shtatë qyteteve të Dukles, nën udhëheqjen kulturore bizantine të Raguzës, formonte kalimin në qytëtet dalmatineme bazë rortiakë dhe jo tërësisht të banuara nga Bizanti.

Kontakti i fuqishëm ndërmjet qyteteve të përtejdetit kryhej në radhë të parë dhe kryesisht në kuadrin e gjysmërrethit të veriut  e tëjugut Lidhjet ndërmjet Dalmacisë së jugut, Dukles dhe Italisë jugore ishin me të vërtetë të forta. Kotorri ishte (1089-1328) nën arkipeshkvin e Barit të Apulies. Princi i Dukles Bodini u martua (1080) me të bijën e qytetarit të përmendur të Barit. "Sanctus Nicola de Bario " dhe "Sanctus Angehts de monte Gargano de Appulea " ishin shenjtore të përmendura për Dalmacinë e jugut.

Në kohën e murtajës së madhe të vitit 1348 u nis për në këto dy shenjtore vala e murgëve dhe e priftërinjve për të paraqitur kushte të përshpirtshme. Shën Kolli i Barit merrte dhurata të mëdha nga mbretërit serbë. Edhe sot këndohet mbi pllakën e argjendtë në shpinë të altarit kryesor të kësaj katedraleje, ky titull i mbretit serb, i datuar në vitin 1319: -Uroshi, mbreti i Rashës, i Dukles, i Shqipërisë, i Bullgarisë dhe i gjithë bregdetittë gjiut të Adriatikut, nga deti deri te lumi i Danubit të madh).;Në vitin 1254 u bë ipeshkëv i Crotones Nikollë Durrësaku "i stërvitur në gjuhën latine e greke,

Kalabrezët, që dinin gjuhën greke, e kryenin detyrën e protonoterit në shek. XV deri në Ohër. Në mesjetë qytetet shqiptare zinin një vend të shkëlqyer në rrethin e qyteteve të Adriatikut. Më i shkëlqyeshmi ndër to ishte Durrësi, qytet i madh në mesjetë, me bërthamë antike, në të cilin elementi Iatin mbante baraspeshimin me gjurmë helene. Ky ishte qytet i klasës së parë, të cilin mund ta quanim lulishte e Adriatikut, ku tipi i qytetit dalmatin e italiano-jugor pasqyrohej në kuadrin greko-bizantin. Ky lidhte ngushtësisht Adriatikun me Vlorën e Korfuzin në jug dhe me komunitetet e qyteteve të Epirit të vjetër, me Janinën e Artën, ose me ato të Maqedonisë, me Ohrin e me Shkupin. Në rrethinat e tij kufizoheshin në shek. XIV tri qendra të mëdha gjuhësh të shkruara të Evropës së mesjetës: qendra latine, greke dhe sllave. Në këtë pikëpamje, Durrësi mesjetar formonte vatrën e dytë të elipsit të Mesdheut, sikurse Palermo në Sicili, ku gjuhës letrare latine e greke i bashkohej nga jugu arabishtja.

Aparatet më të çmueshme, të cilat gjatë shekujve shënonin automatikisht të gjitha rrymat kryesore kulturore në Adriatikun mesjetar përcaktonin në to pozicionin dhe raportin e ndërsjellë të disa qyteteve; këto aparate të çmueshme janë emrat e bashkive të qyteteve, trajtat e diplomave dhe statutet e tyre.

Koha heterokronike e vetëqeverisjeve në Adriatik. – Vala aristokratike e veriut dhe e demokracisë arkaike tëjugut.

Atrofizimi i organeve shtetërore dhe përshtatja e autoriteteve bashkiake sipas formës së shtetit: stratigot, kapetan, satnik dhe vojvodë. - Lista italiano-jugore dhe shqiptaro-duklane. - Noteriati latin e grek në Durrës. - Konservatizmi i listës noteriale në Dukle. – Zyra (kancelari) sllave. - Statutet e qyteteve tëAdriatikut lindor.

Periudha e vetëpërcaktimit dhe e themelimit të republikave pak a shumë aristokratike nëpër qytetet e Adriatikut nuk fillon gjithkund në një kohë. Më parë nisi në gjysmërrethin e Adriatikut të veriut dhe, më vonë, në atë të jugut. Pushteti i Bizantit mori fund më parë në Istria në shek. VIII, pastaj në Dalniaci e në Italinë e Jugut dhe shumë më vonë në themën e Durrësit. Tjetër trysni bënte pushteti shtetëror kroat e mandej ai hungarez në Dalmaci lidhur me përshtatjen e të drejtave bashkiake, tjetër bënte pushteti i mbretërve serbë në Dukle, pastaj anzhuinët në Durrës, ose normanët e anzhuinët në Italinë jugore, ku edhe periudha arabe kishte lënë gjurmë të forta në formimin e organeve qytetase.

Vala aristokratike e këshillave të vogla dhe e këshillave të lutësve (consilium rogatorum) nuk depërtoi në jug kurrë më larg se deri në Tivar. Qysh rreth vitit 1330, bashkia e qytetit të Kotorrit thërriste me zë kambanash mbledhjen popullore (in pleno arengo inpleno populo) në sheshin para katedrales së, Shën Trifonit. Ky këshill i përgjithshëm u hoq fare në vitin 1361 dhe vendin e tij e zuri këshilli i madh (consilium maius), i cili përbëhej në vitin 1312 prej 72 anëtarësh. Vetëm në vitin 1372 u formua në Kotorr senati (consilium rogatorum) sipas shembullit të Raguzës e të Venedikut. Atëherë u formua në Tivar, krahas këshillit të përgjithshëm të vjetër (1247), edhe "cosseyo consilium i veçantë. Kjo luftë në gjirin e aristokracisë, e cila donte të prishte mbledhjen popullore, që mbronte të drejtat e vjetra të popullit, vazhdoi për jetë a vdekje gjatë gjithë shek. XV (1553 odio antico et inestinguibile). Në Ulqin e kishte fuqinëm demokracia e pastër e primitive edhe në vitin 1553. "Bashkia e qytetit nuk ka këshill të rregullt; kur e kërkon nevoja, mblidhen aristokratët, qytetarët dhe zejtarët dhe mbajrië mbledhje gojarisht; çdo vit, ditën e Shën Markut, zgjedh kontët (bujarët) nëpunës: dy gjykatës, katër furnizues (ekonomistë), që merren nga radhët e qytetarëve, si dhe katër a pesë nëpunës të tjerë, ndërmjet të cilëve janë përfaqësuar edhe bujqit ("lavoratori di terra").

Në gjysmërrethin jugor të qyteteve të Adriatikut, në qytetet e Apulies, në Durrës, Vlorë e në Korfuz, sundonte dhe vendoste vetëm mbledhja e përgjithshme demokrate ose "universitas Atje ruhej forma arkaike e vetëqeverimit, të cilën e bartnin të gjithë qytetarët. Kur autonomia përparonte në një qytet, për shkak të rënies së pushtetit shtetëror, atëherë titulli i përfaqësuesit të shtetit kalonte mbi nëpunësin e parë të bashkisë dhe zbriste edhe shumë më poshtë. Në emrat e bashkive shohim atëherë rudimente të vërteta romake, bizantine ose serbe. Rënia e autonomisë shkonte paralel me përshtatjen e pushtetit të lartë shtetëror të qytetit. Titulli i kryetarit të bashkisë bëhej titulli i përfaqësuesit shtetëror të qytetit. 

Në krye të themave bizantine qëndronin në shek. XI komandantët ushtarakë, iqë quheshin strategë (odnaoçauo) e katapanë. Me rënien e pushtetit bizantin, ky titull kaloi te mbartësi i pushtetit të qytetit, i cili në qytetet nga Zara (918) deri në Kotorr (1166) e në Krujë (1166) quhej "prior' në në Istria "primas". Ky titull shihet edhe në Zarë (1060 prior et straticus civitatis Jadere) dhe më qartësisht shihet sidomos ndër qytetet e Italisë e të Sicilisë. Atje kryetarët e bashkive quheshin katëpahi, ndërsa në Mësknë u mbajt titulli "stratigotus " për kryetar deri në kohën e re. Por në Palermo dhe në Sirakuzë në shek. XIII "acatapanus " do të thoshte njësoj si edhe "magister platee", mbikëqyrës i sheshit; në Raguzë (Dubrovnik) "Kotopan" quhej edhe një agjent tregtar privat i zakonshëm (1372 famulus et cothopanus de Narento).

Në fund të shek. XII përdorej më tepër titulli "comes" për kryetar të pushtetit autonom kudo, nga Raba deri në Ulqin. Kështu ndodhte edhe në Kotorr (1181). Kur Zhupani i madh serb Nemanja pushtoi këtë qytet, dërgoi atje satnikun e vet ose sotnikun (1186 setnicus directus in civitate Catari a predicto magnoiupano) si drejtor të përgjithshëm. Vendin e satnikut e zuri me të shpejtë kudo "comes", i cili me të vërtetë kryente detyrën e  qefalisë serbe ose të kapetanit të qytetit. Por në Budva u mbajt titulli "setnik", vetëm se ky emër tregonte atje (1351 lo senico) atë që kryente dispozitat gjyqësore.

Në despotatet serbe (1421-1443), në Drivast e në Tivar, emri "vojvoda" shënonte mëkëmbësin e tyre. Ky ishte një titull thjesht ushtarak: te serbët shënonte flamurtarin, prandaj në vitin 1333 u përkthye në gjuhën latine "vexillifer". Te kroatët dhe boshnjakët e mbajtën këtë titull princat e vërtetë (Nelepiqët, Vukshiqët, Hraniqët); te këta kishte kuptimin e fjalës "hercog"i Larg, në jug, në tokën e despotatit të dikurshëm serb të Vlorës, vojvodë në shek. XV donte të thoshte drejtor i qarqeve më të vogla. Musachi (1510) thotë kështu për vojvodën e qarkut të Tomornicës, e cila kishte rreth 60 fshatra: "questo sopradetto voivoda lo mettevano li nostriper governatore, che voldire voivoda com'a direcapitano overgovernatore". Nën turqit, nëkëto vise deri në reformat e reja, e mbante këtë titull nëpunësi i parë i policisë të një qarku të vogël. Në kohën e Venedikut, titulli "voyvoda" në Drisht (1478), në Tivar (1499) dhe në Lezhë (1502) tregonte drejtuesin e milicisë së qytetit.

Në kohën e republikave të qyteteve, në tërë Adriatikun ishte institucioni i noteriatit për caktimin me shkrim të punëve private ligjore. Këto njoftime, lista private ligjore janë shkruar si në mbretërinë bizantine, ashtu edhe në Perëndimin latin me shkronja egjiptiane, si dhe me shkronja të vjetra greke e romake. Njoftimet private të Italisë janë vijim i atyre romake, njoftimet kopte e arabe janë degët e vjetra bizantine, kurse ato serbe janë vijim i njoftimeve bizantine të reja. Atdheu i instrumentit noterial, i cili zotëronte në vetvete fuqi të plotë vërtetuese, ishte Italia e Veriut, por institucioni noterial kishte vatrat (qendrat) e veta të pavarura në tërë Italinë dhe në gjithë mbretërinë bizantine.

Pikërisht në njoftimet mesjetare të Adriatikut është mbajtur më qartë censura ndërmjet të dyja gjysmëqarqeve kulturore. Ekzistonte paralelizmi më i ngushtë ndërmjet njoftimeve italiano- veriore e (dalmatine, mandej ndërmjet njoftimeve italiano-jugoree shqiptaro-duklane.

Sikurse Italia e Jugut, ashtu edhe Durrësi kishte njoftimet dygjuhësore, latine e greke paralelisht. Në njoftimet latine nënshkruanin disa dëshmitarë greqisht dhe në njoftimet greke kishte nënshkrime latinisht. Gjurmët e gjuhës greke shiheshin edhe në Raguzë, por në shekullin XII greqishtja u zhduk fare në veri të Durrësit. Njoftimeve latine ua zunë vendin këtu njoftimet serbe.

Deri në kohën e Venedikut u mbajt në Durrës noteriati grek, krahas atij latin. Edhe në shek. XV u mbajtën këtu noterët grekë si nëpunës (1441). 

Edhe domenikanët e Durrësit i shkruanin çështjet e veta ligjore greqisht (1359). Noterët grekë i përkisnin klerit ortodoks, ata përbënin korporatën, në krye të së cilës qëndronte protonoteri. Edhe në Vlorë e Ohër ishin korporata noteriale greke. Në Durrës gjendeshin edhe (1258) nomikët (vofiiicoç). Të tilla kishte kudo nga Azia e Vogël deri në Apulia e Sicili. Edhe këta ishin shkruesit e njoftimeve. Dalloheshin prej tabularëve në radhë të parë, sepse nuk ishin të organizuar në korporata, ishin të emëruar nga pushteti shtetëror dhe e kryenin shërbimin kryesisht në truall të hapur. Të tillë nomikë ose inomikë të vjetër serbë përmenden në Prizren (1346-1366), në Trepçë dhe në Novo Bërdo (1410-1438). Në ligjin e Dushanit nuk përmenden më, por në përkthimet serbe të disa ligjeve, inomikët identifikohen me tabularët.

Noteriati latin i Durrësit nuk dallohej aspak nga ai i Ulqinit dhe i Tivarit, por dallohej thelbësisht nga i qyteteve dalmatine, sepse sa më në veri aq më i përparuar ishte. Noteriati shqiptaro-duklan kishte ruajtur shenja arkaike. Kurse në Trogir noterët numëroheshin si "nëpunës të jashtëm".

Ndërsa në Split (Spalato) nuk duhet të ishin prej provincave të Dalmacisë, përkundrazi në Tivar, Ulqin, Shkodër e Drisht ishin qytetarë te vendit. Në Raguzë punonin pa përjashtim noterë italianë, kurse në Kotorr ndaloheshin prifërinjtë të kryenin detyrën e noterit: në qytetet duklane noterët ishin patricë, priftërinj dhe kanonikë të vendit. Vetëm aty-këtu shiheshin ndonjëherë noterë italianë. Zyrat e vjetra të kontëve raguzianë në Mljet (Meleda) dhe Lokrum (Lakroma) në shek. XV i drejtonin priftërinjtë shqiptarë, që ishin më tepër nga Tivari.

Por si noterët, ashtu edhe thelbi i noteriatit shqiptaro-duklan kishin mbetur në shkallën arkaike. Njofitimet (listat) e qyteteve të tyre nuk ishin bërë në të vërtetë asnjëherë instrument noterial si në Dalmaci. Fuqia e tyre vërtetuese mbështetej gjithnjë te deshmitarët; noteri ishte vetëm njëri nga dëshmitarët. Si dhe në  Italinë,e Jugut, atje noteri i nënshtrohej kontroIlit të qarkut. Bashkë me këtë e nënshkruanin dokumentin edhe dy dëshmitarë nëpunës: gjykatësi (iudex) dhe dëgjuesi (auditor). Në Durrës në kohën e anzhuinëve përmendej "gjykatësi i përjetshëm për kontrata" (1379).

Siç dihet, raguzinët mbajtën një zyrë të madhe për korrespondencë me hinderlandin. Shumë më e thjeshtë ishte një zyrë e tillë në Kotorr. Një gjë e tillë duhet të ketë qenë edhe në Tivar, Ulqin e Drisht. Në kohën e Venedikut përmendet mjaft në Shkodër "kancelari sllav" (1416).

Nga trajta dhe brendia e njoftimeve noteriale shqiptaro-duklane, mund të rixjerrim ndonjë gjë mbi llojet e statuteve të qyteteve, sepse në anën tonë të Adriatikut nuk pushonin së funksionuari statutet kurrsesi sipas jugut me Kotorrin dhe Budvan.

Janë ruajtur statutet e qytetit të Drishtit të cilat në shek, XIV gjendeshin nën juridiksionin eipeshkopatit katolik të atjeshëm. Në rastin e ardhjes së pushtetit të Venedikut: përmenden statutet e Durrësit (1392) të Shkodrës (1396) dhe të Drishtit. :të njoftimeve bëhet fjalë edhe më përpara për statutin e Tivarit (1369) e të Ulqinit (1376).

Të gjitha këto statute, sikurse edhe ato të të gjitha qyteteve të Adriatikut, ishin të shkruara latinisht dhe tregojnë qartë se deri në Otranto nuk ka pasë dallim në qarkun kulturor.

Vala e kodifikimit dhe e konsolidimit të të drejtave të qyteteve erdhi nga veriu. Statutin e parë në Adriatikun lindor e pati Korçula.

Në kohën e sundimit të rëndë të Balshajve dhe të Topiajve (1382-1392) duket se qytetarët e Durrësit kishin qëne të shtrënguar t'i fshihnin statutet e tyre. Në fillim të periudhës së Vendikut (1398) u gjetën vetëm te françiskanët e atjeshëm 35 krerë të atij statuti të shkruar në letër. Karakteri i këtyre statuteve ishte krejtësisht bizantin, fare i afërt me statutin e Apulies e të Barit.

Statutet e qyteteve duklane ishin shumë të ngjashme me ato të Raguzës. Në kohën e despotëve serbë në shek. XV, u plotësuan boshllëqet e të drejtave qytetare.të Tivarit sipas stsituteve të Raguzës. Këtu dërgonin tivarasit (1414-1444) apele përtë drejtat trashëguese. Në vitin 1440 despoti serb Gjuragji urdhëroi që të barazoheshin të drejtat e qytetit Budva me ato të Tivarit. Në kohën e Venedikut u hoqën kudo, aq sa qe e mundur, shumë ligje të jashtëzakonshme të akteteve dhe statutet e Venedikut u vendosën si burim ndihmës i të drejtave.

Taksat që qytetet e Adriatikut u vunë fqinjëve: mogorishi dhe akrostiku. - Lidhjet e gjakut të banorëve të qyteteve me popullsinë e hinderlandit. - Pallatet e princave në qytete. – Ulqini si domen i mbretërve serbë. –Car Dushani dhe protovestiari i tij Nikolla Buqa Kotorras - Prerja e të hollave në Shkodër e në Ulqin; të hollat e argjendta të mbretërve serbë, të Konstatinit dhe të Uroshit II.

Në kohën e rënies së pushtetit bizantin, qytetet duhej të rregulloheshin nga pronarët, zhupanet dhe kryetarët e fiseve, që të ruhej pasuria e tyre jashtë mureve të qytetit. Edhe mbreti Konstantin Porfirogeneti (aty nga viti 948) tregon se si mbreti Bazil (aty nga viti 882) kishte urdhëruar që qytetet e Dalmacisë t'u paguanin "për të mirën e paqes" princave sllavë gjithçka që ata u kishin paguar deri atëherë strategëve bizantinë. Së këtejmi shihet se taksa e tokës ishte shndërruar në një taksë të përhershme, ose tribut. Spliti (Spalato) u paguante pronarëve fqinj 200 monedha ari (dukate), Zara e Trogiri 1105 Raguza.

Në këto dispozita duhet të kërkohet çelësi i të gjitha taksave të mëvonshme që qytetet e Dalmacisë e të Shqipërisë u paguanin fqinjëve të vet. Këto tribute quheshin edhe me emrin burimor "akrostik", si në Budva e Tivar, apo edhe census, incensus, tributum, dohodak dhe mogorish margarisum, io margariso, si në Raguzë.

Mbretërit kroatë në veri dhe mbretërit e carët serbë në jug kënaqeshin me këto taksa të përhershme. Nën carin Dushan "akrostiku" i qytetit të Tivarit ishte 1000 perpera (monedhë bizantine - shën. i H.Ç.) dhe 10 barrë vaj ulliri. Por kur u prish pushteti qendror serb, erdhën kohë shumë të vështira për qytetet bregdetare të jugut. Çdo fqinj më i fuqishëm kërkonte t'i paguhej paqja. Në një. formë edhe më të rëndë se në kohën e rënies së pushtetit bizantin në fund të shek. XII u shfaq trysnia mbi këto qytete në gjysmën e dytë të shek. XIV. 

Qyteti i Durrësit qe i detyruar (1363) të vinte taksa të veçanta për mallrat e importuara që të mund të përballonte kërkesat e "tiranëve fqinjë". Gjergj Topia (1388-1392) rrëmbente pasuritë e qytetarëve dhe ua falte njerëzve të vet, kështu që shumë veta qenë të detyruar të silleshin si lypës nëpër Apulia. Edhe vetë pushteti i Venedikut qe i detyruar që, për mbrojtjen e territorit të Durrësit, t'u paguante (1401) taksën vjetore "aristokracisë fqinjësore dhe zotërinjve".

Sikurse dikur (1173) bashkia e qytetit të Tivarit shtypej (omnes, germunt et dolent) dhe e pësonte nga kërkesat e rënda në të holla të zhupanit të madh, Shtjefën Nemanjës, ashtu shtrëngohej edhe nën Gjergjin I Balshaj (f 1379), të cilit ishte e detyruar t'i paguante çdo vit më tepër se 2000 dukate (1380, quare civitas Antibariannuatim solvit dominationi plus quam duo millia ducatorum, ex quo taliter affligimur et afficti sumus). Edhe Shkodra e Drishti qenë shtypur keqas nga Gjergji II Balshaj. Shumë qytetarë aso kohe patën humbur proiiat e tyre.

Por, me gjithë këto, prapë se prapë kishte edhe lidhje miqësore ndërmjet qytetarëve dhe fqinjëve të tyre të tokës së hapur. Në radhë të parë këto ishin lidhje martesore. Familja e patricit të Zarës Madi ishte në lidhje gjaku me mbretër kroatë (1066); de Cegis i Trogirit ishte fis me aristokratin e Bosnjës (1400); Buchia e Drago nt Kotorr ishin fis me princat e Zetës (1499). Familja e Shkodrës Span ishte fis me Dukagjinët e me despotët serbë dhe prandaj numërohej në aristokracinë e lartë shqiptare. Venedikasit e vunë re qysh herët (1247) rrezikun për Zarën në lidhje të tilla me Hindërlandin. Kundër këtyre u ngrit në Split arhigjakoni Thoma (1266). Justiniani i porositi (1553) venedikasit të ndalonin martesat ndërmjet tivarasve e fisit fqinj të Markoviqit, pasi gjysma e qytetarëve ishin fis me Markoviqët (perchë la metta di Antivarani sono congiunti di sanguë di Marchovich).

Për nje kohë shumë të gjatë bujaria dhe zotërinjtë e hinderlandit e kishin zakon të shkonin në Durrës shumë herë në vit "për punët e veta ose për dëfrim" (pro suis factis vel pro placere). Në këto raste zotërinjtë e Durrësit u jepnin dhurata. Në vitin 1401 veriedikasit urdhëruan që kjo gjë të vazhdohej edhe më tej. Në traktatin ndërmjet antizhuinëve dhe despotit shqiptar Andresë II Muzakajt (1336) shprehimisht u jepej leje, që të vinin sipas dëshirës në DUrrës (libere venire apud Duracium vos et ipsi possitis et veleatis si et quociens placuerit vobis et cis). Kjo familje, derisa u shpërngul ne Itali (1476) mbeti në miqësinë më të përzemërt me fiset e patricëve të Durrësit, të cilët e ndihmuan edhe kur iku nga Shqipëria.

Të vejën e Kur Isakovit, si dhe të bijën e princit shqiptar Karl Topisë, Voj savëri, i nibajtën për një kohë qytetarët e Durrësit. Qeveria ë Venedikut i bleu pastaj kësaj shtëpinë që kishte në qytet për 60 dukate. Ajo shtëpi, pas 'vdekjes së Vojsavës, kaloi (1406) në pronësi të despotëve serbë të Brankoviqëve. Nëna e Vojsavës ishte në të vërtetë e motra e Vuk Brankoviqit. Zakorii që pjesëtarët e familjeve princore të hinderlandit të kishin shtëpi në qytetet fqinjë; rridhte që nga kohët bizantine. Në shek. X përmendet në Kostantinopoli "shtëpia barbarina" e princit aririenas Grigor Taronca. Shtëpi të tilla me pirgje mbi bedena kishin në Durrës Muzakajt. Princat kroatë Nelepiqet kishin në Trogir një shtëpi të madhe (1346 magnam domum) dhë në Split kishin një pirg. Në shek. XV, mbretërit e Bosnjës dhe disa bujarë, në të shumtën e rasteve si dhuratë ë bashkisë, kishin shtëpi në Zarë, Raguzë e Kotorr. Në vitiri 1469 qeveria e Vendikut i fali nipit të Skënderbeut një shtëpi në Ulqin. Ky qytet kishte në shek. XIII dhe XIV një pizicion të jashtëzakonshëm. Më parë qe nën pushtetin e një dege të dytë të Nemanjiqëve serbë dhe mandej (1283-1357) ra nën sundimin ë mbretërve dhe carëve serbë. Në mënyrë analoge i përkistë qyteti Nish mbretëreshës bullgare (1336). Mbretëreshat e Hungarisë, në kohën e Arpadëve, kishin pirteshin mbi të gjitha komiinitetet. Një shembull për këtë gjë mund ta gjejmë në Bizant; ku qytetet Nikopole, Vesha e Farsal (1198).

Mbretërit e carët sërbë ishin shumë të dhënë pas qytëtëvë latinë,; veçanërisht Kotorri e Tivari u shërbenin atyre si mjet marrëveshjeje me autoritëtet e Perëndimit dhë me Papën. Edhe sot ekziston në viset rreth Kotorrit fjala e urtë: "Edhe pse ta jep cari, nuk ta jep Buqa". (Ako car da, ali Buca ne da). Me fjalën car kuptohet Dushan Silni. Ministri i tij i financave ose protovestiari ishte Nikolia Buchia Kotorras.

Nën mberëtërit serbe qytetet e Dukles fituantë drejtën të prisnin të holl. Kotorri, Shkodra dhë Ulqini kishin makinat ë veta për prerjën e të hollave. Në Kotorr shkriheshin "grdssi dë Cattaro ose "dinarët e Kotorrit" (kotorski dinari) të argjeridtë, me fytyrëri' e Sheri Trifonit, mbrojtësit të qytetit, dhe me emrin e sundimtarit serb. Pati pesë tipa të hollash argjendi të mbretit Konstantin (1321 - 1322) me mbishkrimin në anën e prapme "S. Stefanus Scutari".

Të hollat e argjendta të Ulqinit kishin në njërën anë fytyrën e nënës së Krishtit, në anën tjetër mbretin mbi fron, me mbishkrimin "rëx Urosius".

Të hollat e tyre autonome prej bakri, fë quajtura "folarë", patën prerë qytetet: Kotorr (me mbishkrim "Civitas Catari"), Ulqin'(me mbishkrimin "moneta de Dulcino"), Shkodra ("civitas Scutariensis"), Tivari (më mbishkrim "Antibar, de Antivar"), Svaçi (Sovacii civitas") dhe Drishti ("ci.vitas Drivasti"). Makinat e të hollave në Ulqin e Shkodër punuan edhe nën Balshajt. Janë gjetur 20 tipa folarësh të Shkodrës të Gjergj it II*Stracimiroviqit (t 1403). Venedikasit e mbajtën makinën e prerjes së të hollave vetëm në Shkodër deri në vitin 1453.

Pjella e gjallë e malësive, shqiptarët dhe Shqipëria

Në qendrën etnike të Ballkanit. - Reliktet kombëtare të malësive. - Pozicioni i gjuhës shqipe, burimi i "tipit të Ballkanit". - Gjeneza e emrit Arbanas: Pozicioni qendror I fiseve Arbën mbi rrugën e Carit. - Emra të përbashkët në veri: Shqiptar, Malok dhe Malësor (Shkipetar, Malok e Malesur).

Në shek. XI, shkrimtarët bizanitinë, duke përshkruar grushtet ushtarake të shtetit dhe kryengritjet, që e paten burimin në Durrës, përmendin për të parën herë Arbanasit. Këta atëherë përbënin një pjesë me rëndësi të ushtrisë, që pretendentët Manijak (1042) dhe Basilak (1078) e kishin ngritur kundër mbretërve në Bosfor. Prej kaosit etnik të Ballkanit, të mbuluar me hijen politike të Bizantit, dallohet dhe hyn në histori dukshëm një popull jashtëzakonisht interesant. Baza etnike e këtij populli, që në kohën e vjetër, krijoi një faktor të fuqishëm të historisë. Pastaj u zhduk për syrin e historianëve në pështjellimet e  Gadishullit Ballkanik, por fshehtazi bashkëpunonte në veçoritë gjuhësore e folklorike të kombeve ballkanike. Më në fund, në metamorfozën e vet arbanase, dha një nyjë të re të forces kinetike.

Porsi baskët në Pirenej, keltët në Irlandë e në Wales tuaregët e kabilët në Atlas dhe si reliktet e shumta kombëtare në Kaukaz, ashtu edhe shqiptarët, të mbrojtur nga malet, janë formë madhështore e vjetër. Ata nuk janë kurrsesi teprica të ngurosura e të pafuqishme, por qelizë kombëtare e gjallë me bërthamën rreth Krujës.

Gjuha shqipe "lingua albanesesca " përmendet qartë për të parën herë në vitin 1285, jashtë tokës shqiptare, në Raguzë. Ekzemplarët e parë leksikorë i mblodhi "Ritter Arnold, von Harf nga vojvoda Jtilich në Rajnën e Poshtme, kur ai (1496), duke kaluar nëpër Durrës, shkonte në Jeruzalem për udhëtim të shenjtë (pelegrin). Kjo gjuhë është degë plotësisht e pavarur e trungut indoevropian. Për një kohë të gjatë nuk qe e njohur si e tillë. Meritat më të mëdha për caktimin e saj në rrethin e familjes së gjuhëve indoevropiane i përkasin filologut të famshëm Gustav Majer. Pikëpamjet e tij i saktësojnë dhe, në njëfarë mënyre, I modifikojnë sot me një sukses të madh Holger Pederseni, Norbert Jokli (Vjenë) dhe Henrik Bariç (Beograd). Gjuha shqipe është e afërt me grupin indoevropian baltiko-sllav, por është e afërt edhe me grupin frigermen në Azjnë e Vogël. Mund të mbahet si ndërmjetëse e këtyre dy grupeve të përmendura, madje, po të ishte e ruajtur më mirë, do të tregohej shumë më afër me grupin baltiko-sllav.0 Në gjuhën shqipe është ruajtur burimisht një prefiks, i cili ka ngjeshur "tipin ballkanik" gjuhësor, që në gjuhën rumune e bullgare ka krijuar nyjen e  prapme. Kjo në rumanisht nuk është kurrsesi romane, as në bullgarisht nuk është sllave.

Te shkrimtarët bizantinë të shek. XII-XV emri i përbashkët për shqiptarët është. që nga koha e carit Kantakuzen përdoret pa përjashtim emërtimi i fundit. Toka shqiptare quhet te mbretëresha Ana Komnena Apflavov; te Gjergj Akropoliti Aflavov. Latinët e quanin popullin shqiptar Arbanenses (1166) dhe, tokën e tij Arbanum (1204,1205); pastaj prej kohës anzhuine (1271), pothuaj pa përjashtim gjendet emir Albanenses dhe Albania. Prej kësaj rrjedh italisht Albanese (1313), në Raguzë, nën ndikimin sllav e grek, Arbanese, Alvanes (1318), në Tivar në vitin 1536 Arbania.

Nga forma latine ose romane u krijua emërtimi mesjetar sllav Arbanasi (1230). Kjo fjalë edhe sot në rrethinat e Raguzës dhe në Mal të Zi tregon shqiptarin katolik. Sot te serbët dhe bullgarët përdoret forma më e re Arnaut, Arnautin. Është krijuar nga trajta turke, që ka dalë prej greqishtes së re. Nëpër

formën turke ka kaluar edhe emri i vjetër hungarez "arnot" (1693). Në serbishten e vjetër vendi quhej Rabana (1198) dhe mbiemri ishte rabanaskL Kjo është bërë duke hequr zanoren fillestare të fjalës Arbanum, Apfiavov, ashtu siç është bërë Rasha nga Arsia, Labin nga Albona (Istria), Lomnga Almus (Bullgaria).

Sot viset përreth Vlorës e Kurveleshit quhen Arbëri dhe banori I këtyre viseve Arbër, por edhë në dialektin e Veriut Arbën. Sikurse shihet prej këtyre shembuj ve, shkronja r është në emrin popullor krejt origjinal. Këtë gjë të kujton edhe emri i përveçëm Arbenieus, që përdornin venedikasit e vjetër, ashtu edhe Arbëria  liburna dhe emri i ishullit të Kuarnerit Arbe (sllav. Rab). Te Ptolemeu, i cili në shek. II pas Krishtit përmend për të parën here fisin Aipavtiov me qytetin AXpavoizoXiç në krahinën e madhe të Maqedonisë afër krahinës së Dalmacisë, nuk gjendet shkronja K.

Këtë formë e ka ndikuar, pa dyshim, baza paraindoevropiane Albtë cilën e gjejmë në gjeografinë e vjetër të Italisë e të Kaukazit. Për fuqinë e formës Alb në mesjetë na flet? përveç formës bizantine, edhe emri i sotëm për krahinën Arbni. Y^o tingëllon L'abëri, Uapëri (banori L'ap, forma e shquar l'abi) pa dyshim, është formuar në kohën e qeverisjes serbe në këto vise (1346-1418) prej sllavi shtes Labana fare analogj isht si Rabana]).

Përgjithësimi i këtij emri Arb- dhe Alb- nuk ka rrjedhur sigurisht nga fiset shqiptare. Edhe emri Ilir, që përdorej përgjithësisht për fiset e shumta përgjatë Adriatikut dhe që ishte përdorur gjithkund në kohën e Herodotit, ka rrjedhur prej të huajve. Në kohën e vjetër me emrin (IXkopioç) quheshin fqinjët më të afërm të veriut të helenëve.

Pastaj të huajt, në bazë të emrit të përbashkët, zgjodhën emrin e fisit të vjetër Arbën, i cili përmendet prej Ptolemeut dhe gjendet në një listë anzhuine të vitit 1304, është një gjë krejt e kuptueshme. Albanopolis i Ptolemeut është, pa dyshim, Kruja e mëvonshme.

Fisi Arbën e ka pasë pozicionin qendror në mjedisin sljqiptar; degët shkonin përmes qendrës kryesore të Ballkanit të vjetër e të mesjetës, d.m.th. përmes rrugës së famshme Via Egnatia. Sot shqiptarët për të treguar kombësinë e vet përdorin emrin shqiptar, dhe për të treguar vendin përdorin fjalën Shqipnia në dialektin e veriut, Shqipëria në dialektin ejugut, ndërsa për gjuhën  që flasin shqip. Por ky është relativisht emër i ri, që nuk njihet prej shqiptarëve, të cilët në shek. XIV e XV u shpërngulën në Greqi e në Itali. Gjurma e parë e këtij emri del në shek. XIV. Del në dritë në Veri, në qytetin e Drishtit si emër i familjes (1368- 1402 Schibudarf Schepudei\ Sehapudarf Scapuder). Meqenëse ky emër del në dritë në "këndin malazes (crnogorskom kutu), ku gjatë shekujve u fërkuan fiset shqiptare, serbe e rumune, interpretimi i G. Majerit, sipas të cilit fjala shqiptar shënon njeriun "i cili (gjuhën e) merr vesh "(shqipon = excipere) është krejtësisht e besueshme.

Emri tjetër i përbashkët, që shqiptarët i jepnin vetes në mesjetë në Veri, ishte "Mal-ofc". Në Prapratue, në qarkun e vjetër pjellor e të ujitur, mbi bregun e detit ndërmjet Tivarit e Ulqinit, që ishte banuar nga shqiptarët, përmendet në shek. XV dhe XVI fisi serb me flokë të gjatë? Mrkojeviq: Li Mirchoe, de Marchois, alli Marchoi, alli Markovich. Në Ulqinin shqiptar dhe nga fqinjët e shqiptarëve, ky fis quhej Pamal 'ok, Ne-Mal-ok. Sipas këtij emri, përkujtimoret (dokumentet) e Venedikut (1420 e më vonë) gabimisht i shënojnë Mrkojeviqët edhe me emrin: pamaliot, pamaleot, ypamaliothi, tamalioti, pompalioni, pampalioni, Së këtejmi është lehtë të nxjerrësh emrin Mal-ok (shqip "mal" dhe prapashtesa -ok) ose malësor, që shqiptarët e Veriut quanin veten. Por ky emër, si emër familjeje, qe ruajtur në Ulqin në vitin 1376 (Lazarus Malliocus, noter i qytetit). Edhe sot ekziston kjo Çalë si ndajshtimtallës për gegët në Berat, që do të thotë njeri i pagdhendur e i trashë. Në mesjetë kishte kuptimin malësor, fjalë të cilën e gjejmë në kadastrën e Shkodrës të vitit 1416 si mbiemër në fshatin Grizhë nën malin Maranaj (Petro Malizori, Teodor Malizori); edhe sot tregon një fis të madh katolik shqiptar. 

Nocioni i turbullt i Shqiperisë në mesjetë. – Qendra shqiptarepë rreth Krujës. - Elasticiteti i nocionit gjeografik të Shqipërisë sipas Veriut, ngurtësia sipas Jugut – Kuptimi shkencor i Shqipërisë së mesjetës. - Dukla ose Zeta dhe Piloti i Sipërm e i Poshtëm. - Ndërfandena, Hunavia, Dibra, Çermenika, Mokra. - Skuria dhe Mesha. – Slanica dhe Savra ose Fusha Ilire. - Njësi të vogla gjeografike në Veri - Mali i Zi ose Crna Gora.

Kufijtë e Shqipërisë së sotme i caktoi mbledhja e përfaqësuesve të gjashtë Fuqive të Mëdha në Londër në vitin 1913. Këta kufij kanë luajtur një rol vendimtar edhe pas luftës botërore. Duke pasur parasysh ata, Shqipëria u pranua njëzëri në Lidhjen e Kombeve më 17 dhjetor 1920. Kundërshtimi që pati ekzistuar edhe më tej për shkak të vijës së demarkacionit të hequr nga gjenerali Franchet d'Espërey në nëntor të vitit 1918, e cila I kapërcente kufijtë e sotëm, mori fund me dekretin e Konferencës së Ambasadorëve më 9 nëntor 1921. Ky vendim forcoi kufijtë e vitit 1913 me disa përmirësime. Por, që kufijtë nukjanë as sot fare të vendosur, këtë na e tregon manastiri i Shën Naumit në bregun juglindor të liqenit të Ohrit, që nuk dihet se kujt do t'i përkasë.

Që nga viti 1913 Shqipëria përbën një nocion të qartë politik. Para këtij viti, në thellësi të mesjetës, ajo ka qenë kryesisht një nocion gjeografik dhe etnografik, kurrë i qëndrueshëm, por  gjithmonë në rritje. Kur në mënyrë kalimtare mori një caktim politik, si në kohën e Topiasve në shek. XIV dhe të Skënderbeut në shek. XV, ndodhi që ai të bëhej shumë më i vogël; u tkurr si iriqi. Kur mori në kohën e anzhuinëve emrin politik më të shprehur "regnum Albanie " ky nocion pikërisht atëherë u bë më i turbullt.

Dhe kjo jo vetëm për hulumtuesit e historisë, por edhe për sundimtarët e atëhershëm dhe pushtuesit. Në vitin 1372; Ludeviku i Navarës, i shoqi i dukeshës Johana Durrësakes, bëri një marrëveshje me prijësin frëng, grafin e Couey-t"për pushtimin e gjithë mbretërisë së Shqipërisë " (super conquesta flenda de toto regno Albanie). Aty bëhej fjalë për kushtet në rast pushtimi të fshatrave, qyteteve dhckështjellave, për kushtet në rast kapjeje rob të aristokratëve "në mbretërinë e Shqipërisë". Anzhuinët atëherë e mbajtën plot njëqind vjet qytetin e Durrësit, kurse Ludeviku, hercogu i qytetit, pohoi shprehimisht se ai "nuk i njeh kufijtë e mbretërisë së përmendur të Shqipërisë" (et quia dictus dominus dux ignorat confinia dicti regni Albanie).

Qendra e kuptimit të Shqipërisë ishte e lidhur me qytetin e lartë Krujë në shpinë të Durrësit. Kjo ishte ajo origjinalja Apfiavov i bizantinëve, Arbanum i latinëve përreth dhe ndërmjet rrugëve të mëdha Durrës-Dibër e Dibër-Ohër. Peshkopi krutan quhej për excellence peshkopi shqiptar (episcopus Arbanensis). Karl Topia (1388), të cilin venedikasit e quanin "princeps Albanie", ai e quante veten "Zoti i Shqipërisë" ("gospodin rabanaski"), e kishte selinë e vet në Krujë dhe sundonte tokën e trashëguar ndërmjet lumit Mat dhe Shkumbin. Kur turqit pushtuan Krujën për herë të parë (1415), Ballaban Beu u quajt "subasha (mbikëqyrës) i Krujës dhe i Shqipërisë" dhe kishte nën vete "Krujën dhe tokën shqiptare".

Në fund të shek. XII, serbët numëronin në Shqipëri edhe krahinën e dyfishtë Pulati (Piloti) (ot Rabna Pilota oba) përgjatë rrugës së madhe Shkodër-Prizren. Në fund të shek. XIII, në kohën e anzhuinëve, Shqipëria gjendej edhe pas Vlorës, në trevën e  Aranitasve e të Muzakajve. Në shek. XIV u zgjerua ky nocion gjeografik në drejtim të Veriut. Brenda saj hynte, sipas burimeve të Raguzës (1386), Shën Shirgji mbi Bunë (1429), qyteti i Tavarit, (1430) Lushtica afër Kotorrit, (1448) Podgorica. Një përshkrim gjeografik i vitit 1570 quan Shqipëri tokën nga Ulqini deri në Vlorë dhe deri në brigjet e Himarës. Natyrisht, që në vitin 1602 edhe Petroviqët afër Budvas janë "de Albania". Kur venedikasit (1571) humbën tepricat e fundit të Shqipërisë së vërtetë, ata e lidhnin edhe Kotorrin me Shqipërinë. Kështu vijmë deri te Shqipëria frënge nën Napoleonin dhe te Shqipëria austriake para vitit 1848.

Në kohën e shtrirjes së vet në shek. XIV, shqiptarët depërtuan larg, në jug, në Epir e Thesali.^Por emri i Shqipërisë nuk i ndoqi prapa atje. Deri në depërtimin e përsëritur të shqiptarëve nga ana e juglindjes në shek. XVII, pothuaj deri në kohën e Ali Pashë Tepelenës së Janinës, kufiri i këtij nocioni gjeografik qe mjaft I qëndrueshëm. Arriti deri te malet e Akrokeraunisë, deri te Capo Linguetta në gjirin e Vlorës. Atje ishte, afer Porto Raguseo, sipas përshkrimit të një venedikasi afër vitit 1517, "z/fine dell 'Albania " (mbarimi i Shqipërisë). Nga Vlora deri në istmin e Peloponezit (alIstmo della Morea), sikurse njoftonte Papën2) në vitin 1603 ipeshkvi i Stefanisë "se dice Epiro".

Në pikat kryesore mbulohej, pra, nocioni gjeografik I Shqipërisë me "Illiricum proprium" dhe me "Pirus Nova" të kohës romake, me themën e Durrësit të bizantinëve dhe me rregullimin kishtar të metropolisë së Durrësit.

Në qoftë se merren si qortim zgjerimi kompakt i popullsisë shqiptare dhe qendrat historike të fiseve shqiptare dhe, mandej, edhe sferat e familjeve aristokrate thjesht shqiptare, si dhe plastika e tokës, atëherë ky është nocioni i njohur shkencor i Shqipërisë  së mesjetës, i cili është shumë më i vogël se nocioni i sotëm politik. Ai përfshin, në kuptimin më të gjerë, tokën nga Alpet shqiptare, nga malet e Përhinit ose të Përhënës (1603 monte delle Ceneri che in quello linguaggio si chiama Perhim) deri në Tomor, nga Drini deri në Vjosë, ose katërkëndëshi Tivar-Vlorë-Ohër-Prizren. Dy këndet e fundit janë marrë vetëm për shkak shënimi.

Më saktësisht, në vend të këtyre dy këndeve duhej të merreshin dy emra të tjerë më pak të njohur, dhe këta janë Shën Shëlbuemi (Sv.Spas) mbi Drin dhe Struga në lartësinë veriore të Liqenit të Ohrit, në jetëshkrimin e Shën Naumit quhet "Liqeni i bardhë" (Belo Jezero). Në veri hyn pjesërisht në këtë nocion shkencor të abstraguar edhe krahina serbe e vjetër dhe e madhe Dukla dhe më pas Zeta.

Krahina Dukla e ka marrë emrin e vet sipas qytetit romak Doclea. Në pikëpamje territoriale ishte e lidhur me krahinën Praevalis, që e pati themeluar mbreti Dioklecian, duke e ndarë hga krahina më e madhe e mëparshme e Dalmacisë. Nën ndikimin e tregimeve për mbretin Dioklecian "mbretit të Duklesë", u quajt krahina Duclea - Duklja a Dioklitija. Princët serbë të Duklesë, në fundin e shekullit XI e patën selinë e vet në Shkodër. Emri I krahinës u mor si titull nga mbretërit serbë. Zgjerimi i saj u bë nga ana e detit, kështu që emri i saj vjen rregullisht në lidhje me bregdetin (Dioclea et Maritima).

Duke filluar nga shek. XI, emrin e Duklesë e sposton emërtimi Zeta (Zëvra) te Kekaumeni 1080; në dokumentet latine gjendet Zenta, Genta), që ka rrjedhur nga përroi me të njëjtin emër të Moraçës. Kjo ka qenë një krahinë e dyfishtë: Zeta e Poshtme ishte përgjatë bregdetit nga qendra e fisit të Petroviqëve afër Budvas deri në Shën Shirgj mbi Bunë (1377 Sanctus Sergius de Genta). Zeta e Sipërme shtrihej nga brigjet eNjegushit mbi Kotorr deri në bregun lindor të liqenit të Shkodrës. Natyrisht që ky nocion, i lidhur më parë me lumin e vdgël të Zetës, arrin deri në bregun perëndimor të liqenit. Kështu Hristovulja e Deçanit (aty nga viti 1335) njeh si pjesë të Zetës përveç fshatit Tuz edhe fshatin Krushevë. Ky fshat kufizohet me Kamenieën dhe me Kupelnikun dhe, sipas Hristovuljes së manastirit të Shën Arkangjelit afër Prizrenit (1348), hyn në Pilot të Poshtëm.

E gjithë toka malore me një gjerësi të madhe gjatë rrugës Shkodër-Prizren dhe në veri përgjatë Drinit, quhej në kohën bizantine Tloladoi në shënimet e ipeshkvit në vitin  krahinapalatesh " (ende në vitin 1459 përnjendet "Villa Palazzo" afër Shatisë) serbisht Pilot (1198), latinisht Polatum, Li Paliti te Muzachi (1510). Pulti i sotëm shqiptar është një mbetje shumë e vogël e kësaj krahine të dyfishtë. Në shek. XIV (1348) shkonin me Pilotin e Sipërm fshatrat Shikla e Kruimada në juglindje të Prizrenit. Qendra shpirtërore e këtushme ishte manastiri i Benediktinëve S. Paulus Polatensis, Shën Pali.

Pilotit të Poshtëm i përkiste fshati i madh Kupelnik (Cupelnich te prifti Duklan, Copenico 1416) në lindje të liqenit të Shkodrës. Në listat e Papës në shek. XV1} përmendet krahina Nderfandena, Trafandena në lidhje me manastirin e Benediktinëve Shën Maria në dioqezën shqiptare. Emri i pare është shqip, i dyti roman. Që të dy tregojnë krahinën "ndërmjet të dy lumenjve Fandi"

Ndërmjet Durrësit dhe rrjedhjes së sipërme të lumit Mat përmend shkrimtari grek Gjergj Akropoliti në shek. XIII krahinën Hunavija. Shumë kohë më parë, në shek, IX, përmende ipeshkvi i kësaj krahine nën mitropolin e Durrësit.

Më vonë dekretet e Papës e njohin gjithashtu këtë krahinë (1250 quasdam amplas poopitlosas provincias Philot, Arbaniam et Hunaviam prope Hungarisitas), ia prishnin nganjëherë emrin dhe e quanin Canavia, Canovia, Cimania dhe  e përzienin gjithashtu me krahinën hungareze Kumania (1304 quasdam amplas et populosas provincias Albaniam, Cumaniam et Polatum ac Duratium prope Hungariam sitas). Etimologjia popullore e mesjetës, emrin Hunavi e bjen në lidhje me shqipen kunavi, kunadi, në greqishten e re Kovvadi (sllav. "kunic" nga sllavishtja e vjetër "kuna". Në një listë serbe të vjetër kombesh, të shpallur nga Shafariku, të cilët mbanin shenja totemizmi, shqiptari shënohet si dabar = kastor, hunavi si lepur, serbi si ujk, hungarezi si rrëqebull dhe vllahu si mace. Megjithatë, emri I krahinës Hunavia është shumë i vjetër dhe kurrsesi nga burimi indoevropian. Ka lidhje me Kavdaovia e Strabonit, me "Canadavii montes" (malet e Kandavisë). Baza mandej e këtij emri është fjalë krejtësisht e vjetër evropiano-paraaziatike kanda V "mal, lartësirë". Këtë bazë e gjejmë në toponomastikën e vjetër të Azisë së Vogël e të Ballkanit dhe është ruajtur si fjalë në dialektet e sotme romane të Alpeve Qendrore e Lindore, duke u shtytur thellë në territorin e vjetër të Venedikut.

Në verilindje të Hunavisë shtrihej krahina e Dibrës (1223) Prej kësaj krahinerrjedh, pa dyshim, në listën e vjetër serbe, që u përmend më sipër, shenja “dabar" për shqiptarin. Kjo ka qenë një krahinë e dyfishtë, e sipërme dhe e poshtme. Në jug të këtyre dy krahinave shtrihej Çermenika e sotme. Musachi (1510) e njohu me emrin Cherminichi. Në mesjetë kjo del me emërtim Iipeshkëvor të gabuar  (1210-1451). Në juglindje të Çermenikës, përgjatë bregut të liqenit të Ohrit, ishte krahina Mokra.

Peshkopata e kësaj krahine gjendej nën mitropolinë e Ohrit deri në vitin 1761.  "Contrata de Scuria Mari-skuria e sotme e madhe dhe e vogël (sllav. "dudova Skurija"), përmendet në përmendoret venedikase përreth qytetit të Durrësit (1401 cirka territorium nostrum Durachii). Këtë e njohin edhe historianët shqiptarë Barleti dhe Musachi (tutte due Scurie). Shtrihej deri në krahinën e dyfishtë të Tiranës, për të cilën heshtin burimet mesjetare. Kjo mbante emrin e fisit Skura.

Pas fisit të rënë Mesha - nga i cili ka dalë emri i familjes aristokrate Messia (1272), fshati Messi dhe mbiemri i shpeshtë Messi, Mexi (Meksi) në kadastrën e Shkodrës të vitit 1416 - quhej krahina ndërmjet Kepit të Rodonit, Krujës dhe Lezhës. Për këtë krahinë të dyfishtë thotë Musachi: fi-a Croia edAlessio ilpaese de la Misia.

Te kjo formë ndikonte përbërësi humanistik, d.m.th. emri i krahinës romake të dyfishtë shumë të vjetër e të madhe Mesia. Nga një dorëshkrim j humbur i familjes kotorrase de Pasqualibus, citon Farlati shënimin që flet për themelimin e manastireve franciskane në Kotorr, Tivar e Ulqin të vitit 1288. Aty përmendet motra e mbretëreshës serbe Jelenës, Marija, e veja e aristokratit francez Anselmitde Cau (dominaMariadedomo Chiutiz (!) de Francia), e cila në vitin 1280 kishte ardhur nga Napoli në oborrin serb dhe atje kishte marrë si pronë të vetën qytetin e Ulqinit.3) Shënimi i jep zonjës Maria titullin: "regina de Zenta hoc est Mysie Inferioris in partibus Albaniae Duket se ky shenim rrjedh prej kohës humanistike.

Meqenëse bregdeti i Zetës dhe i Shqipërisë në mesjetë ishte mbushur me kripore (sllav, solana), nuk na duket i habitshëm emri i krahinës së Slanicës (1297 contrata quae dicitur Slaniça) ndërmjet grykës së Shkumbinit e të Devollit (Semani). Ky emër është që nga periudha bullgare kur në shek. X Berati (sllav. Belgrad) quhej BovXyeponoXiç. 

Për krahinën e dyfishtë të Myzeqesë, të quajtur me këtë emër prej familjes së despotëve Muzakaj, do të bëjmë fjalë në pjesën e fundit. Emri më i vjetër për gjithë fushën e madhe përgjatë lumit Devoll-Seman, deri në Osum e Vjosë, ka qenë Savra. Barleti përmend (aty nga viti 1480) "pllanicies Saura " afer Beratit; ashtu edhe përshkrimi venedikas i vitit 1570 e identifikon këtë fushë

me Myzeqenë. Mbretëresha Ana Komnena në shek. XI e njeh këtë fushë të madhe me emrin ilir.

Shumë nga njësitë e vogla gjeografike, që gjenden edhe sot, janë bërë të njohura që në fund të shek. XIV. Një krahinë e tillë është "Breg Mati" (1374), rumanisht "Colle-Matia" (1402), "Zali de Matcho (1397), sot "Bregu i Matës" në grykën e lumit Mat.

Pastaj atje është Vilipolje (1449 Villipole, Uilipoia, Medoa cum el Vilipoglj) në zonën e qytetit antik portual të Nymphaeum afër Shën Gjinit (Medue); mandej Zabojana (1396) në veri të Bunës; po ashtu dhe formimi analog me prejardhje serbe Zadrima d.m.th. (sllav. "kraj iza Drima" tokë pas Drinit), (1459 elpiandel Satti cicë la Xadrima), që u identifikua nga kryepeshkopi i Tivarit Bizzija (1610 me farsaljen e Cezarit e të Pompeut (che ë l 'antica Farsalia dove successe ilfatto d'armi trn Cesara e Pompeo fra Scutari e Alessio).

Rogomania, Rogomëni (sllav. Kraj strmina, shqip "buzë gremine"), e cila në shek, XV përmendet në lidhje me qytetin e vogël të Danjes (1463 le ville de la Rogomania), rrafshnalta e sotme Rogaml, ujërate së cilës derdhen në Valbonë. Për vjetërsinë e kësaj krahine (Valbona), flet emri i saj romak. Dëshmitë mesjetare mungojnë. Në shek. XVII ky lumë quhej edhe crnica (1666, Valbonafiume vulgo Cernizza). 

Përmbi grykën e Valbonës, në jug të Shëlbuemit (Sveti Spas) mbi Drin theksoj krahinën Mal'zi, Malcija (1452 Malisium, Rogami et Dusmani, 1463 Malici), e cila në mesjetë kishte edhe emrin serb Crna Gora (1444, oppidum Dagni cum Satho et Cerna Gora vel Mali) te Musachi Nontagna Negra. S'ka dyshim se ky emër rrjedh prej një bime të quajtur crnogorice, e cila gjendet me shumicë në këto vise. Një krahinë me ketë emër gjendet edhe sot afër Tiranës, MaVzija e Tiranës;) në mesjetë përmendet edhe Crna Gora e Skopjes.Emri i Zetës së vjetër u zhduk fare kundrejt emrin Crna Gora; embrioni i saj mbetet në një Crna Gora të veçantë fare të vogël të mesjetës (1302 Bogdanus Çernagora, 1348 Stipcho Balsich de Cerna Gora).

Sipas nj ë dhurate të interpoluar të mbretit Uroshi III me fëmij ët e tij, manastiri mori emrin "Shën Nikolla Vranjinski ot Çërne Gore ot Arbanas Vasilja". Kjo Crna Gora, pra, duhet të ketë qenë diku afer bregut verior të Liqenit të Shkodrës. Ne të banonin barinj shqiptarë. Në vitin 1435 venedikasit bënë një marrëveshje me despotin serb Gjergj Brankoviqin në pallatin e tij në Smederevo (apud Semedrum). Në këtë marrëveshje, përveç të tjerave, "despoti kërkoi që t'i jepeshin fshatrat e Crna Gorës" (Petebat prefatus dominus despotus catunos Cernagore sibi assignari). Por venedikasit këtë e mohuan "pasi këto fshatra Crna gore gjenden në kufijtë e sundimit të Venedikut" (cum ipsi catuni Cernagore in confinibus dominii Venetiarum inclusi sint).

Së këtejmi dhe në lidhje me marrëveshjen e Vranjinskit, del e qartë se Crna Gora e mëparshme e vogël është trashëguesja e emrit Zeta, që ka qenë një vis rreth vendit të sotëm Katuni ndërmjet Cetinjës dhe liqenit të Shkodrës.

Pulsi i Ballkanit në mesjetë

Stuhia ballkanike e mesjetës: Rekordi i qytetit të Durrësit. - Adriatiku lindor në prag të kalimit të parë të Italisë në Ballkan. - Shqiptarët, kroatët dhe serbët në betejën normane-greke pranë Durrësit në vitin 1081. – Pushtimi i parë i Durrësit nga përtejdeti.

Çelësi i Ballkanit në mesjetë ishte qyteti i madh i Durrësit, pika e nisjes e rrugës së rëndësishme që lidhte Kostantinopolin me Romën. Këtë rrugë në mesjetë serbët e quanin "carev put", shqiptarët "Udha e Mbretit". Në kohën romake ajo e kishte emrin "Via Egnatia sipas qytetit Egnat, Egnati në Apulia, ku "Via Traiana", duke vijuar nga Roma, arrinte në det. Dhe gjatë gjithë mesjetës pulsi në Ballkan rrihte gjatë kësaj gjerësie gjeografike.

Pesëkëndëshi i madh përreth Durrësit dhe rrugët e tij, me këndet Lezhë-Durrës, Ohër-Berat-Vlorë, gjatë vargut të gjatë të shekujve ishte rregullatori i vërtetë i fuqive të mëdha të Lindjes e të Perëndimit. Nga ky rregullator qenë drejtuar sytë e mbretërve bizantinë. Këndej sulmuan, kur qenë të fuqishëm, bullgarët e mandej serbët; këndej e drejtuan tërë fuqinë e vet pushtuesit italianë; këndej qe vëmendja e papëve të Romës. Si vendi i përrallave, në të cilin përplasëshin erërat e të gjitha anëve të botës, Durrësi ndjeu çdo lëvizje dinamike në Ballkan e Adriatik dhe në pikëpamje të ndryshimeve të pushtetit politik fitoi rekordin mbi të gjitha qytetet e detit Mesdhe. Në katër shekuj (992-1392) e ndërroi, sipas numërimit tim, 32 herë sundimtarin e vet. Shumë herë qe bullgar (989? 997,1040), norman (1082-1085), venedikas (1205-1213, 1241, 1392-1501), epirotas (1213-1258, 1266- 1272), hofenshtaufen (1258-1266), anzhuin (me ndërprerje të mëdha e të vogla 1272-1382), serb (1295, 1343, 1385) dhe shqiptar (1368, 1386-1392).

Rëndësia e Durrësit filloi të lartësohej jashtëzakonisht kur arabët, pasi pushtuan Tarentin (839) dhe Barin (841), e kërcënuan nga themelet pushtetin e Bizantit në Adriatik, ku filloi të ndihej nga veriu trysnia e fuqisë frënge (812). Krahas ishullit të Qefalonisë, që atëherë ishte mbështetja kryesore e Bizantit kundrejt Italise, filloi të sistemohej edhe qarku i Durrësit, si bazë operacionale kundrejt zonës koncentrike "të vasalëve" në Perëndim, në Lindje dhe në Veri. Pas pushtimit të përsëritur të Barit (871), u mbajtën nëpërmjet Durrësit marrëdhëniet me Apulien dhe me qytetet romake të Dalmacisë e të Dukles.

Në gjysmën e dytë të shek. XI, kur mori fund ndarja e kishës (1054) dhe pushtuesit normanë të Italisë së Jugut u bënë vasalë të Papës, kur hyri frikapara "krimbit e karkalecifnorman (kështu e quan mbretëresha bizantine Ana Komnena Robert Gviskardin e të birin e tij, Boemundin), atëherë Durrësi u bë pulsi kryesor i zemrës bizantine.

Nga stuhia e ngjarjeve, që u shkaktuan prej ndeshjes së parë ndërmjet Lindjes e Perëndimit, u tërhoq për në Durrës krejt bregdeti, nga Zara deri në Glikë në Epirin e Vjetër. Që këndej iu vunë pritat kroatëve të hinderlandit dalmatin dhe serbëve të Dukles; që këndej u nxit liturgjia sllave kundër kishës romake.

Në Durrës banonin të ikurit e Dukles dhe lakmuesit që donin të bëheshin princa serbë. Prej këndej dilnin fljet, që ngatërronin zotërinjtë e Apulies në kryengritje kundër Robert Gviskardit. Përpjekjet dhe mundimet bizantine ndesheshin gjithandej në rrymat kundërshtare papale normane. Kur qe pjekur mendimi i sulmit norman në Shqipëri, anëtarët e Papës, konti norman Amiko nga Gjovenazza, zuri rob mbrojtësin e Bizantit, mbretin kroat - Slavcën dhe e çoi në robëri (1075). Pasardhësi i tij, mbreti Zvonimiri, u shpall botërisht si vasal i Papës. Kjo punë, më vonë, (1088) pas vdekjes së Papës Gregorit VII, ia hëngri kokën. Në Dukle punonin për Romën dhe për normanët, romanët e qytetevë: pastaj edhe ipeshkvët latinë e opatët. Ngjau edhe martesa (1080) ndërmjet princit Bodin dhe së bijës së qytetarit të shkëlqyer të Barit të Apulies, që ishte atje kryetari i partisë normane, por në pikëpamje politike sundonte atëherë në Dukle ende ndikimi bizantin.

Kur, pas pushtimit të vjetër romak, Italia kaloi për të parën herë në Ballkan (1081-1107), luftimi i parë për të ndarë njërën dysh ndodhi në muret e Durrësit në tetor të vitit 1081. Në njërën anë ishte ushtria normane-italianojugore, aleate e Papës së madh Grigorit VII; në këtë ushtri kishte luftëtarë kroatë dhe në flotën e saj ishin anijet e Spalatit e të Raguzës. Në anën tjetër ishte mbreti. Aleks I Komneni. Ajkën e ushtrisë së tij e përbënin ushtarët me pagesë varezë e anglo-saksonë. Rojën e Durrësit e përbënin, në pjesënmë të madhe, shqiptarët. Ushtarët e rinj shqiptarë që arritën, mbreti nuk deshi t'i presë. Në ndihmë i erdhi edhe princi i Dukles, Bodini, por ai nuk mori pjesë në luftë. Qëndroi në njërën anë, derisa kalorësia e rëndë normane nuk e ndërpreu luftimin. Pas mundjes së mbretit, u bashkua edhe politikisht me Papën. Kujtimi i asaj lufte hyri thellë në ndjenjën kombëtare të sllavëve të jugut. Edhe në shek. XVI dëgjohej në Siano të Dalmacisë jugore vjersha për ikjen e mbretit të madh të Lindjes.

Edhe armët normane nën Boemundin kremtuan shumë herë fitoret e veta në Ballkan. U mor Vlora, mandej Durrësi në fillim të vitit 1082 dhe pastaj Kastoria (Kosturi). Normanët hynë deri në Ohër, në Berat e në Larisë. Meshumë vështirësi do të mund të përparonte kundërmësymja bizantino-venedikase, po të mos kishte vdekur në vitin 1085 Robert Gviskardi, i cili bënte përgatitje gjithnjë për mësymje në mbështetje kryesore të Bizantit në detit Jon, mbi ishullin e Qefalonisë. Shpirtvogëlsia e kaploi ushtrinë normane. Duke lënë përgatitjet dhe prëtë e luftës, normanët filluan të ktheheshin në shtëpitë e tyre me anije të vogla. Ushtarët e normanëve në Ballkan dhe, ndërmjet tyre, edhe ata të Durrësit iu dorëzuan grekëve dhe hynë në shërbim të tyre. Në shërbimin bizantin, si sevast i mbretit (sebasto imperiali), kaloi nëpër Dalmaci (dum pergerem in partibus Dalmatie) aty nga viti 1091 Gottfridi, i biri i Amikut, kontit norman, i cilinjëherë, si vasal i Papës, pat zënë rob mbretin kroat Sllavac. Si mbështetje e sulmit të përsëritur të normaneve në Ballkan (1107) qenë viset ndërmjet Durrësit, Vlorës dhe Ohrit. Por këtë herë Durrësi nuk ra në dorë.

Mësymja e dytë e Italisë në Ballkan. - Paja e së bijës së despotit Manfred Hohenstaufit 1258. - Marrëveshja e Karlit Anzhuin me përfaqësuesit e pavarur të Korfuzit dhe të Vlorës. - Dorëzimi vullnetar i Durrësit. I pari "rex Albanie" (mbreti i Shqipërisë) 1272. - Disfata e rëndë e anzhuinëve nën muret e Beratit 1281. Shqipëria hyn në titullin e mbretërve serbë 1296. – Katastrofa e anzhuinëve në Adriatikun lindor. Lidhja kundër mbretit Urosh II në vitin 319.-Dhuratatefundittëaristokratëveshqiptarë, kontëve durrsakë 1336-1338. - Në vitin 1343 mbreti Dushan mbajti Durrësin. -Perëndimi i sundimit anzhuin në Durrës 1346-1368, - Karl Topia pushton Durrësin 1368, por e kthen me ndërmjetësinë e mbretit Ludovik I i Madh. - Përgatitja e ekspeditës për pushtimin e të gjithë mbretërisë së Shqipërisë 1372. - "Duka i Durrësit Balsha II.

Kundër Durrësit e Vlorës, mandej edhe kundër Beratit ishte përqëndruar edhe mësymja e dytë e Italisë në Ballkan. Këtë mësymje e udhëhoqën mëse një shekull anzhuinët e Napolit, të mbështetur nga Papa (1269-1379. Parapërgatitjet për këtë i kishin bërë Hohenstaufët. Despoti i Epirit, Mihaili II, që ishte në luftë me mbretërit grekë të Nikejës, që më vonë e mëkëmbën mbretërinë bizantine, kërkoi ndihmë e mbështetje në Perëndim. I fundit i Hohenstaufëve, mbreti i Napolit Manfredi, kishte marrë për grua të bijën e dhespotit, Helenën, dhe si pajë kishte marrë prej vjehrrit ishullin e Korfuzit dhe qytetin Butrinto në Epir, kurse Durrësin, Beratin e Vlorën në Shqipëri (1258). Këtu ishte si sundimtar i Manfredit admirali Filip Ghinardi dhe në Korfuz Gvarner Alemani.

Kur mbreti Manfred u vra (1266) në luftën me Karlin Anzhuin, despoti Mihail kërkoi menjëherë të merrte prapë pajën e së bijës,së vet, e cila në vitin 1271 vdiq si robe e anzhuinëve në Nucerë. Meqenëse përfaqësuesit e Manfredit e kundërshtonin një gjë të tillë, njerëzit e despotit vranë Filip Chinardin në fund të vitit 1266. Në këtë rast Durrësi hyri nën mbrojtjen e despotit dhe Berati ra në duart e tij. Por Gvarneri e mbante Korfuzin edhe kundër anzhuinëve; as Vlorën nuk donte ta dorëzonte kështjellari i atjeshëm Jakovi de Basiniano (Jaques de Baligny). Vëllai i këtij kështjellari, Filipi, luftonte gjithnjë kundër anzhuinëve dhe me, anëtarët e Kontradinës (1269) ishte rrethuar në Galipolin e Apulies.

Karli I përpiqej të bënte për vete kapedanin e Korfuzit, Gvarnerin, po ashtu edhe kështjellarin e Vlorës, Jakovin. Në 20  mars 1267 ky e emëroi Gvarnerin si kapedanin e tij në Korfuz, por ky nuk iu nënshtrua kurrsesi urdhrave të tij. U bënë marrëveshje deri në vdekjen e Alemanit (në mars 1272). Disa muaj më vonë, i biri i Gvarnerit, Aymoni, ia dorëzoi Karlit I ishullin e Kqrfuzit kundrejt një shpërbjlimi të madh në të holla.

Marrëveshjet me kështjellarin e Vlorës u zgjatën më tepër. Karli I i kërcënohej me pasurinë e pushtuar dhe me të vëllanë, që ishte rrethuar në Galipoli dhe që më vonë u zu rob. Këto marrëveshje bëheshin edhe me ndërmjetësinë e princit të Ahajës, Vilimit. Në Vlorë, pranë kështjellarit Balsinjan gjendeshin edhe fëmijët e të ndjerit Filip Chinarda. Mbreti Karl kërkonte edhe dorëzimin e tyre, por kështjellari nuk ia jepte. Më në fund erdhën në marrëveshje në mars 1273. Jakovi de Balsiniano iu nënshtrua pushtetit të Karlitdhe mori prej tij, sa qe gjallë,"castruth Canine, Caninian etAvelloman çum archondiis", dhe ky i dorëzoi fëmijët e Chinardit dhe disa grekë, që i mbylli në kështjellën Trani.

Kështjellari i Vlorës mbeti vetëm per një vit dhe mandej mori disa vende në krahinën e Beratit dhe në Bazilikatën e Italisë në shkëmbim të Kaninës dhe të Vlorës.

Përpara kësaj gjëje, në fillim të vitit 1272, i ishte dorëzuar Karlit Durrësi fare vullnetarisht. Këndej hyri në Shqipëri ushtria e madhe "e mbretit të Sicilisë e të Shqipërisë" (rex Sicilie et Albanie), nën komandën e mareshalit të tij, Vilim Bernardit, i cili iu nënshtrua "përfaqësuesit të përgjithshëm të mbretërisë së Shqipërisë" me qendër në Durrës.

I treti kapedan i përgjithshëm Narzon de Tuziaco, de Toucy (1274-1275), bëri fitime të mëdha në Shqipëri. Këtij iu nënshtruan të gjithë aristokratët shqiptarë të qyteteve nga Lezha deri në Vlorë, e mandej deri në Dibër e në Berat në brendësi të vendit. Kruja ra në duart e anzhuinëve në vitin 1277.

Por pas vitit 1274, kur paleologët e Kostantinopolit morën Beratin dhe hynë deri në grykën e Devollit (Semanit), filluan ngatërresat në gjithë Shqipërinë. Aristokratët shqiptarë filluan të  bashkohen me grekët dhe me serbët. U vunë në rrezik edhe pasuritë e pronat e Shqipërisë e të Romanjes (Butrinti, Himara e Subotumi).

Më në fund, u shpall një luftë e rreptë ndërmjet grekëve dhe anzhuinëve. Lufta u zhvillua në det dhe në viset shqiptare. Kapedani i përgjithshëm i Shqipërisë e i Romanjes (inpartibus Albanie, Durachii, Avellone, Butron tuy, Subutoj et Corfoj), Hugo de Sully (Soliaco), i quajtut "iKuqiu nis për në Berat në fund të pranverës së vitit 1280 me një ushtri të fortë të përbërë nga këmbësorë, kalorës e shenjtarë saracenë, si dhe nie një përgatitje teknike të plotë. Në fund të qershorit e rrethoi atë qytet të lartë. Nga Durrësi dhe Vlora merrte pa ndërprerje ndihma në njerëz dhe teknikë luftarake; nga kështjella e Vlorës

iu dërgua më 26 gusht edhe "zjarri grek". Në fund të nëntorit, sulmuesit vendosën të merrnin muret e para të Beratit {suburbia castri Bellogradi). Mbreti Karl e shtynte Hugun të merrte qytetin me forca e shkathtësi dhe të mos priste që të dorëzohej nga uria.Nëmars të vitit 1281 ishte duke vijuar rrethimi,kur ndodhi një thyerje e tmerrshme e ushtrisë anzhuine. Sully vetë u kajp rob nga grekët.

Anzhuinët i mbajtën edhe për një kohë pozitat e veta në bregun e Adriatikut lindor. Megjithatë, planet e tyre të Orientit, përveçse në Berat, kishin pësuar një grusht të tmerrshëm në mbrëmjen siciliane (1282) dhe me daljen e aragonëve nëltalinë jugore. Edhe më 7 shtator 1284 mbreti Karl lëvdontë kështjellarin e Vlorës "për kujdesin që kishte treguar në mbrojtjen e kështjellës vlonjate". Pas kësaj kohe nuk përmendet më emri i Vlorës në regjistrat e anzhuinëve; një muaj më vonë nuk u përmend më as emri i Durrësit. Në vitin 1286 u dukën në Romë ipeshkvët katolikë të dëbuar nga Vlora dhe Kruja. Në vitin 1288, mbreti Androniku i I dekretoi që populli i atij qyteti të lartë të mos paguante më taksa në Durrës. Por në vitin 1296 mbreti Urosh II Milutini ua mori Durrësin grekëve. Që nga ajo kohe mbretëria e Shqipërisë  hyri për të parën herë nën titullin e mbretërve serbë në vitin 1309. Durrësi u bë prapë qytet grek në vitin 1301.

Vlora mbeti deri në arritjen e mbretit Dushan (1347), nëri-mbretërit grekë dhe u bë port kryesor i tyre në detin Adriatik. Anzhuinët nuk e morën dot më as këtë qytet, as Beratin, megjithëse Filip Tarëntini në vitin 1328 u përpoq për pushtimin e tyre, madje pati caktuar edhe kalorësin për ta dërguar atje si "comes Bellogradi et Avalone".

Përkundrazi, anzhuinët aty nga shekulli XIV e pushtuan dhe e humbën Durrësin shumë herë.

Në vitin 1304 u gdhi në Shqipëri me një fuqi të madhe dhe sipas një plani të hershëm (1294), i biri i mbretit të Napolit, Karlit II, princi i Tarentit Filipi. Në muajin shtatpr shpalli botërisht privilegje për qytetin e Durrësit, që e kthente "nën pushtetin e tij", dhe për shumë aristokratë shqiptarë të shënuar emër për emër nga Mati deri në Vjosë, e veçanërisht për familjen Blinishti e Matarango.l) Filipi mori titullin "despoti i Romanisë, zoti i mbretërisë së Shqipërisë dhe i qytetit të Durrësit". Më vonë u bë princi (1306) i Ahajës dhe i Moresë.

Në këtë kohë anzhuinët përhapën politikën e Vet në gjithë bregdetin e Adriatikut. Bënë lidhje shumë të ngushta me autoritetet e Kroacisë dhe veçanërisht me princat e Bribirit, Shubiqët, dhe me Baboniqët e Vodicës. Fituan edhe kurorën e Hungarisë (1301). Në një formë më të madhe se në kohën e normanëve, u përsërit ndeshja ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit latin. Në planet e mëdha të orientit të anzhuinëve u fut edhe ideja e luftës së Kryqëzatës nëpër Ballkan për në tokën e Shenjtë.

Në muajin maj 1319 u krye dhe u pranua nga Papa lidhja ndërmjet princit Tarentin Filipit dhe mbretit të Hungarisë, Karlit Anzhuin dhe Banit) kroat Mladenit II Shubiqit. Kjo lidhje ishte  drejtuar në radhë të kundërt të mbretit serb Uroshit II Milutinit.

Nga Bari deri në Ohër e në Vlorë, Shqipëria ishte gërshetuar me rrjetën e politikës së Papës. Pothuaj të gjitha epishkopatat ishin në duar prelatash egoiste, që ishin pothuaj të gjithë domenikane francezojugorë. Me ndërmjetësinë e tyre u shpallën në qershor dhe korrik dekretet e Papës, që u ishin drejtuar aristokratëve shqiptarë nga Buna deri në Vjosë. Në këto dekrete përmendet shqiptari katolik Vladislav Jonima së bashku me zhupanin ortodoks Radislavi (nobili viro Radislao comiti Albanie, dilecto filio nobili viro Bladislao Gohome Dioclee et Maritime Albanie comiti). Të dy ishin zhupana të mbretit serb të bregdetit të Dukles. Përmenden dhe famiijet e para të fuqishme: Blinishti në Mirditën e mëvonshme, Matarangu ndërmjet Shkumbinit e Devollit, Muzakët dhe Arianitët ndërmjët Devollit e Vjosës. Të gjithë këta deklaruan se pranonin urdhrat e Papës dhe se, si burra katolikë, do të përfltonin prej rasave dhe do të hidhnin tej zgjedhën e skizmatikut dhe të armikut të fesë së krishterë, mbretit të lig të Rashkës ("tamquam viri cathelici et orthodoxe fidei veritate fundati illius regis perfldi Racie nedum veri scismatici et religionis Christiane totaliter inimici nequentes ulterius ferre perfidiam - curaverunt - opportunitate captata consurgere et tugo sue tirannidis abiecto in libertatem ac confessionem fidei prosilire "). Në korrik Papa thirri banin e Kroacisë e të Bosnjës, Mladenin II Shubiqin, që të ngrihej kundër "heretikëve boshnjakë". Në gusht filluan ungërt luftën në Maçvë. Serbët jo vetëm se qenë mbrojtur në Shqipëri me lehtësi nga ai plan, por anzhuinët në atë vit (1319) humbën edhe Durrësin nga shkaku i kryengritjes së madhe të qytetarëve (Acta Albaniae 1659). Me të vërtetë e morën prapë këtë qytet në vitin 1322 (Acta 1, 673 e 693, por fiiqia në mesin e Shqipërisë fllloi të shpërndahej si në vitin 1336 në jug të Matit. Viset më në veri i mbajtën serbët, me gjithë kryengritjet vendase, të cilat në kohën e luftimeve për frontin serb, i kishin ngritur vojvodat (dukët) e vegjël serbë e shqiptarë (1332, Demetrius Suma, Bogoe vojvoda cum aliquibus aliis baronibus).

Atëherë në jug, përtej "fushës ilire", përgjatë Vjosës filloi të sulmonte trumba e fiseve malësore shqiptare. Mbreti bizantin, Androniku III, u ngrit me ushtri kundër tyre (1336) dhe, me ndihmën e turqve të paguar, i dëboi në malësitë e tyre.

Të shtypur prej grekëve nga ana e jugut dhe më tepër prej serbëve nga ana e veriut, aristokratët shqiptarë iu drej.tuan anzhuinëve në Durrës e në Napoli. I lajmëruan se dëshironin "të shkëputeshin nga mbreti i Rashës, i cili pa ndonjë autorizim mbante mbretërinë e komitetet e Shqipërisë" (proposuerunt a rege Rasie dictorum regni et comitatus detentore illiçito abscendere et adnos et dictum ducem perpetuo adherere). Mbreti Robert u drejtoi në gusht të vitit 1336 "aristokratëve, baronëve dhe feudalëve të tjerë të mbretërisë së Shqipërisë e të dukatit të Durrësit" një shpallje, me anën e së cilës i falënderonte për atë përfundim që kishin arritur; u lutej të ndërmjetësonin edhe pranë baronëve të tjerëpër atë qëllim dhe u premtonte për dimrin në vazhdim një ndihmë të vogël, por që në pranverë do t'u jepte një ndihmë ushtarake më të madhe.

Dhe me të vërtetë u nis atje me ushtri në fund të tetorit djali i dytë i mbretit Robert dhe i vëllai i kontit të Durrësit, Karlit, Ludviku. Më 30 dhjetor 1336, ai lidhi në Durrës një marrëveshje me despotin shqiptar, Andrenë II Muzakun. Në vitin 1338 iu përkul anzhuinëve dhe Tanush Topia, fqinji më i fortë i Durrësit. Në këtë rast u njoh principata e tij ndërmjet Matit dhe Shkumbinit, që e pati pasur nga Papa i Romës (et insuper confirmamus eidem comitatum a Maet usque Scampinum, donatum eidem comiti ut poniturper dominum summumpontificem).

Në vitin 1343, mbreti Shtjefën Dushani i dërgoi një shkresë qytetit të lartë, Krujës, të shkruar greqisht. Kjo shkresë është ruajtur, e përkthyer latinisht, iyie vërtetim të mbretit aragonas, Alfonsit V (1457). Dushani në këtë shkrim quhet "crales Bugarorum". Ky u njihte qytetarëve, "sipas lutjes së ipeshkëve, të klerit e të aristokratëve të qytetit, të gjitha pasuritë e qytetit dhe të tëra të drejtat e dhëna nga mbretërit serbë e grekë. Përveç kësaj, i lironte nga çdo pagesë "si në Durrës, ashtu edhe në ndonjë vend tjetër" (volumus ut nullam ipsi gabellam exolvere debeant ubicumque rperiantur sive Durachii sive alibi).

Nga kjo shkresë shihej se në vitin 1343 kishte rënë nën pushtetin e Dushanit jo vetëm Kruja, por edhe Durrësi. Por ky i fundit në vitin 1346 ra përsëri në duart e anzhuinëve, të cilët e mbajtën për 22 vjet. Brenda këtij harku kohor durrsakët provuan një herë (1350) të viheshin nën sundimin e Venedikut. Një herë tjetër u rrethua qyteti "nga ana e detit dhe e tokës (1362). Qytetarët qenë të shtrënguar (1363) të vinin 'në veprim një taksë të veçantë mbi plaçkat e importuara, për t' u paguar tributin (haraçin) fqinjëve tiranë (in subsidium damnorum et expensaru incumbentiumcivitati ex oppresionibus latis per nonnullos tyrannos; nostros - convicinos et erriulus). Në vitin 1364 venedikasit, si rojat e Adriatikut, (quia custodia istius culfi ad nos pertinet de iure) i dhanë urdhër kapedanit të Kulfit që, me masa më të rrepta, të ndalonte çdo armatosje të galerave dhe anijeve nga ana e disa shqiptarëve në viset e Durrësit. Kapedani u përpoq t'u jepte zemër durrësakëve që të mbroheshin trimërisht kundër këtyre shqiptarëve, duke u thënë se së shpejti do t'i vihej fre fuqisë së tyre në det (hortemini illos de Dirdchio quod steni constantes et fortes ad defendendum se contra dictos Albanenses in mari non teneant aliqua navigia armata). Me gjithë këtë, në fillim të vitit 1368, Durrësi ra në duart e princit të fuqishëm shqiptar, Karl Topisë, të cilit dy vjet më parë i ishte dorëzuar dekreti i artë për qytetarinë venedikase.

Por në vitin 1372, në muajin mars, i shoqi i Johanës, vojvodneshës së Durrësit, Ludviku i Navarës, përgatiti një ushtri  te madhë. Në Napoli lidhi një marrëveshje me prijësin e përmendur, me kontin e Gaskonjës de Coucy (de Cociaco), për pushtimin "e gjithë mbretërisë së Shqipërisë" Pas marrëveshjeve të bëra me shkrim dhe kontratave të lidhura, Ludviku përveç të tjerave, kishte për t'i dhënë de Coucy-së 15 000 florinta si paradhënie dhe mandej përsëri një shumë të tillë pasi të mbaronte shërbimin. Ky shërbim do të zgjaste një vit, duke filluar nga koha që do të nisej nga Brindizi. Ushtria do të përbëhej prej 500 kalorësish të rëndë dhe 500 të lehtë. "Të gj ithë banorët e magnatët së Shqipërisë (20 veta), po ashtu edhe rebelët e kontit të Durrësit, që do të ziheshin robër, do t'i dorëzoheshin kontit të Gaskonjës kundrejt një shpërblimi të përshtatshëm." Përjashtoheshin Karl Topia e Gjergj Balsha, armiqtë e vjetër të zotit kont, pë.r të cilët caktohej një shpërblim prej 100 dukatesh.

De Coucy me të vërtetë përgatitej për t'u nisur për në Shqipëri. Në shtator 1372, Papa Gregori XI i njoftonte me gëzim nisjen e shpejtë të tij (cum bona et magna gentium armigerarum quantitate in Albania ad exaltationem fidei Christiane) mbretëreshës së Napolit, Johanës, së cilës i lutej të lehtësonte kalimin e tij përmes Apulies. Por, meqenëse pak më vonë vdiq Ludviku i Navarës, kjo ekspeditë, siç duket, ra në gjumë dhe nuk di më asgjë për të.

Por, nga marrëveshjet e lartpërmendura me prijësin e Gaskonjës, del qartë se Durrësi atëherë ishte në duart e anzhuinëve. Në atë paragraf të shkresës ku flitet mbi të ardhurat e iseve që do të pushtonte de Coucy, përjashtonte konti Ludvik "te ardhurat e qytetit të Durrësit, që kishte atëherë" (redditibus et iuribus civitatis Duracii quam nunc possidet signanter et expresse exceptis).

Nëmëstë vitit 1373 raguzanët e njoftuan mbretin e Hungarisë Ludvikun se kishin ardhur galerat me një ambasador nga Venediku te prici i Zetës, Gjergji I Balshaj. "Ky ambasador kërkon ndihmë ushtarake nga Gjergji kundër Jush dhe për këtë punë  venedikasit i kanë dhënë fjalën se do t'i japin qytetet Tuaja, Kotorrin dhe Durrësin" (civitates vestras Catari et Duraci).

Nga ky dokument shihet se Durrësi aso kohe ishte nën mbrojtjen e lartë të anzhuinëve hungarezë. Siç duket, Karl Topia e kishte dorëzuar vullnetarisht këtë qytet jo shumë kohë pasi e kishte marrë. Në këtë punë, pa dyshim, kishte pasë ndërmjetësuar ungji i Karlit, Domenik Topia, për të cilin do të flasim më tutje. Më vonë (1379) Karl Topia gjendej në një lidhje me mbretin hungarez, "de liga domini nostri regis sikurse thonin raguzanët.

Është më se e sigurt se Durrësi gjendej nën anzhuinët edhe më 8 korrik 1379. Atëherë, pas një konkordati ndërmjet Durrësit e Raguzës, sundonte këtu, në emër të Robertit, de Artois, me të cilin ishte martuar dukesha e Durrësit, Johana, pas vdekjes së burrit të saj të parë, Ludvikut të Navarës.

Pas vdekjes së mbretit hungarez, Ludvikut I Anzhuin (1382), Balshall Balshaj, sundimtari i Zetës e i Vlorës, pushtoi Durrësin. Ky, në dekretin e vet mbretëror të vitit 1385* e quan veten "për mëshirë të Zotit, dukë i Durrësit" Këtë titull bashkë me Durrësin e trashëgoi nga anzhuinët. Por ai "titull i shkëlqyeshëm" i sekondogjeniturës anzhuine (1363) famosus titulus domus Duracii qui a civitate et dvcatu Durancensi sumitur) rrjedh me të vërtetë prej dukatit. të moçëm të Venedikut (1205-1213), i cili përsëri lidhet me dukën bizantin.0 Ky titull i mbeti linjës durrësake të shtëpisë Anzhu deri në vitin 1435, kur kjo u zhduk fare.  Kalimi i Italisë në Ballkan me veshje venedikase. - Biografia e një pioneri venedikas: Filip Barelli 1364- 1403. - Gjendja në Durrës në prag të dorëzimitnë vitin 1392. - Gruaja me dy burra të gjallë: Helena Topia, Marko Barbadigo e Konstantin Balshaj. - Skeleti i një romani historik. - Dorëzimi i Shkodrës e i Drishtit 1396.

Luftëra te despotëve serbë për pronat e Balshajve.-Kulmi i fuqisë venedikase në Adriatikun Lindor 1442. –Thyerja e kësaj fuqie në Shqipëri 1479. Kur për të tretën herë Italia, pas tërheqjes së fundit të napolitanëve dhe pas shuarjes së anzhuinëve hungarezë, kaloi Ballkanin me një fuqi të madhe e me veshje venedikase, këtë gjë e bëri nëpërmjet Zarës, Durrësit e Shkodrës. Ra në luftë me Balshajt, mandej me despotët serbë dhe më në fund me turqit. Natyrisht që venedikasit i përkrahën Papët e Romës dhe përbri tyre qëndronte edhe kleri katolik i Adriatikut.

Tashmë shumë kohë më parë, qysh në epokën e Bizantit të fuqishëm (998), ishin vënë themelet për kalimin e vendikasve në qytetet më veriore të Adriatikut lindor. Pas rënies së parë të mbretërisë greke (1204), venëdikasit theitieluan dukatin durrësak (1205-1213), mbajtën Zarën, u bënë si e vetmja rojë legjitime" në Adriatik, të cilin e konsideronin si gji të vetin. I tërë bregdeti lindor ishte gërshetuar në njetin e tyre tregtar. Në të gjitha qytetet më të mëdha ata kishin kolonitë e tyrë. Kudo ku ende nuk kishin pushtet të drejtpërdrejtë, kishin konsujt e tyre. Në bregdetin shqiptar kishin konsuj në Durrës (1373), ne Spinaricë (1277) dhe në Vlorë (1359).

Në vitin 1280, Ulqini kishte kryetar bashkie një venedikas (comes Marcus Pollanij. Në vitin 1357, Këshilli i Lartë i Venedikut i lejonte qytetarët e ve