Gens-i në Romë dhe në Greqi
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Gens-i në Romë dhe në Greqi

Në shkrimet e juriskonsultëve romakë dhe autorëve grekë gjejmë gjurmët e një institucioni të lashtë, i cili duket se ka qenë tepër i fuqishëm gjatë epokës së parë të shoqërive greke dhe romake, por që më pas, i dobësuar pak nga pak, ka mundur të lërë vetëm disa mbetje, vështirësish të perceptueshme, të pjesës përfundimtare të historisë së tyre. Këtu dëshiroj të flas për atë që latinët e quanin gens.

Gens-i, sikurse do e shohim më tej, formonte një trup, ndërtimi i të cilit ishte krejtësisht aristokrat; falë organizimit të tij të brendshëm, patricët e Romës dhe eupatridët e Athinës mundën të ruanin për një kohë mjaft të gjatë privilegjet e tyre. Kur shtresa popullore arriti të kontrollonte çështjet e shtetit, ajo nuk do të mungonte t'i kundërvihej me të gjitha forcat e saj këtij institucioni të lashtë. Në rast se ajo do kish mundur ta asgjësonte plotësisht atë, me fort të ngjarë prej tij nuk do të kish mbetur as kujtimi më i vogël. Por ky zakon ishte çuditërisht i gjallë dhe i rrënjosur në zakonet e njerëzve; ai nuk u zhduk asnjëherë plotësisht. Të gjithë do të kënaqeshin vetëm me përshtatjen e tij: atij do t'i hiqeshin elementet që përbënin karakterin e tij më thelbësor, duke ruajtur vetëm formën e jashtme, e cila nuk e shqetësonte aspak regjimin e ri. Kështu në Romë, plebenjtë patën idenë të krijonin edhe ata të ashtuquajturat gente nën gjurmët e patricëve; në Athinë u bë përpjekje për të eliminuar yevn-et, për t'i shkrirë ato mes tyre dhe për t'i zëvendësuar me demën, e krijuar sipas shëmbëlltyrës së tyre. Kësaj çështjeje duhet t'i rikthehemi, kur të flasim rreth revolucioneve. Në këtë stad, do të mjaftohemi duke nënvizuar se, ndryshimi i thellë që demokracia arriti të sillte në regjimin e gens-ve, është i një natyre që çorienton gjithkënd që dëshiron të njohë ndërtimin shtetëror dhe shoqëror të epokave primitive. Në të vërtetë, pothuajse të gjitha të dhënat që kanë mbërritur deri te ne, datojnë nga epoka kur ato e kishin pësuar një shndërrim të tillë. Këto të dhëna na tregojnë vetëm atë çka revolucionet kishin lënë pas tyre.

Le të hamendësojmë sikur pas njëzet shekujsh, çdo lloj dijeje rreth Mesjetës është zhdukur, ose që rreth periudhës që parapriu revolucionin e vitit 1789 nuk ka mbetur më asnjë dokument, ndërkohë që një historian i kohës sonë kërkon të krijojë një ide rreth institucioneve të tyre. Të vetmet dokumente të disponueshme, do të dëshmonin vetëm rreth fisnikërisë së shekullit të nëntëmbëdhjetë, domethënë rreth diçkaje që ishte krejt e ndryshme nga feudalizmi. Por nëse studiuesi do të mendonte se, në këtë ndërkohë, mund të kishte ndodhur një revolucion i madh, me të drejtë ai do të arrinte në përfundimin se ky institucion, ashtu si edhe gjithë të tjerët, duhet të ketë qenë diçka e transformuar, se kjo fisnikëri është thjesht hija e një përfytyrimi të dobët e të shndërruar të një fisnikërie tjetër, shumë më të fuqishme. Ndoshta më tej, nëse ai do të shqyrtonte me kujdes gërmadhat e rralla të një monumenti të lashtë, disa shprehje të ruajtura në gjuhë, disa terma të shkëputur nga ligji, disa kujtime të vagëlluara apo pishmanë të shterpët, ai do të arrinte të kuptonte diçka prej regjimit feudal dhe mund të krijonte rreth institucioneve të Mesjetës një ide që nuk do të ishte shumë larg nga e vërteta. Sigurisht, vështirësia do të ishte e madhe; por ajo nuk është më e vogël edhe për atë që sot kërkon të njohë gens-in e lashtë; rreth tij, studiuesi nuk zotëron të dhëna të tjera, veç atyre që vijnë nga një kohë, kur gens-i nuk ishte më veç hije e vetvetes.

Analizën tonë do e fillojmë duke u ndalur mbi gjithçka që autorët e lashtë na thonë rreth gens-it, domethënë, nga të gjithë ata elementë që kanë mbetur ende prej tij, në një epokë kur tashmë ai kishte pësuar ndryshime të mëdha. Më pas, me ndihmën e këtyre mbetjeve, do të përpiqemi të orientohemi dhe do të mundohemi të kuptojmë se dli ka qenë regjimi i vërtetë i gens-it të lashtë.

Autorët e lashtësisë rreth gens-it

Nëse do të shfletonim historinë romake të kohës së luftërave punike, do të hasnim në tre personazhe, që quhen Claudius Pulcher, Claudius Nero, Claudius Centho. Të tre i përkisnin të njëjtit gens, gens-it Claudia.

Demosteni, në një prej mbrojtjeve të tij, përmend shtatë dëshmitarë, të cilët betohen se bëjnë pjesë në të njëjtin bashkësi, atë të Britidëve. Ajo që vlen të shquhet në këtë shembull është se të shtatë individët e përmendur më lart si pjesëtarë të të njëjtit reth, ishin të regjistruar në gjashtë deme të ndryshme; kjo gjë na jep të kuptojmë se beshkësitë nuk korrespondon saktësisht me demë-n dhe nuk ishte si ajo, thjesht një ndarje administrative.

Ja pra ku jemi në prani të një fakti të parë të vërtetuar: në Romë dhe në Athinë kishte gente. Në këtë aspekt, mund të citojmë shembuj të tillë edhe për shumë qyteza të tjera të Greqisë dhe të Italisë dhe të arrijmë në përfundimin se, sipas të gjitha gjasave, ky institucion ka qenë i kudopërhapur te popujt e lashtësisë.

Çdo gens kishte një kult të veçantë. Në Greqi, individët e të njëjtit gens njiheshin "prej faktit që ata i përmbushnin flijimet bashkërisht, që nga një epoke mjaft e largët." Plutarku përmend vendin e flijimeve të gens-it të Likomedëve dhe Eskini flet rreth altarit të gens-it të Butadëve.

Edhe në Romë, çdo gens duhej të përmbushte akte fetare; dita, vendi, ritet, të gjitha ishin të fiksuara mbi bazën e fesë së tij të veçantë. Kapitoli është i rrethuar nga Galët; një Fabius arrin të çajë rrethimin dhe të përshkojë radhët e armikut, duke mbajtur në dorë objekte të shenjta; ai shkon dhe ofron flijimin mbi altarin e gens-it të tij, i vendosur në Kuirinal. Gjatë luftës së dytë punike, një tjetër Fabius, ai që njihet me emrin mburoja e Romës, i bën qëndresë Hanibalit; sigurisht, republika është e interesuar që ai të mos braktisë ushtrinë që udhëhiqte; e megjithatë ai e lë atë në duart e Minuciusit të pakujdesshëm: ai largohet, sepse atë ditë është përvjetori i flijimit që duhej t'i ofrohej gens-it të familjes së vet dhe ai duhet të shkojë në Romë për të përmbushur aktin e shenjtë.

Ky kult duhej të pëijetësohej nga brezi në brez; kjo kërkonte që pas vetes të liheshin djemz të cilët duhej ta vazhdonin atë. Një armik personal i Ciceronit, me emrin Klaudius, braktisi gens-in e tij për të hyrë në një familje plebenjsh; Ciceroni i thotë: "Përse rrezikon ti besimin e gens-it Klaudia, që ai të shuhet si rrjedhojë e gabimit tënd?

Perënditë e gens-it, Dii Gentiles, mbronin vetëm atë dhe nuk pranonin lutjete askujt tjetër. Gjatë ceremonive fetare, nuk mund të pranohej asnjë i huaj. Besohej se, nëse i huaji do të zotëronte një pjesë të viktimës apo edhe nëse sikur thjesht të merrte pjesë në flijim, perënditë e gens-it do të fyheshin dhe të gjithë pjesëtarët e tij do të ndesheshin me një përdhosje të rëndë.

Ashtu sikundër çdo gens kishte kultin dhe festat e veta fetare, ai kishte edhe varrin e tij të përbashkët. Në një prej deklamimeve mbrojtëse të Demostenit lexojmë: "Ky njeri, pasi humbi fëmijët e tij, i varrosi ata në varrin e etërve të tij, në atë varr që është i përbashkët për të gjithë njerëzit e gens-it të tij." Më tej ai tregon se në atë varr nuk mund të varrosej asnjë i huaj. Në një tjetër mbrojtje, i njëjti orator flet rreth varrit, ku gens-i i Buselidëve varrosi pjesëtarët e vet dhe ku ai ofronte çdo vit një flijim mortor; "ky vendvarrim është një fushë e gjerë, gardhuar sipas zakonit të lashtë.

E njëjta gjë ndodhte edhe te romakët. Velleiusi flet për varrin e gens-it Kuintilia dhe Suetoni sjell rastin e gens-it Klaudia, i cili e kishte vendvarrimin e vet në shpatin e malit Kapitolin.

E drejta e lashtë e Romës i konsideronte pjesëtarët e një gens-i të aftë të trashëgonin nga njëri-tjetri. Dymbëdhjetë Tabelat shpallin se në mungesë të djemve ose të anjatëve, trashëgimtar i natyrshëm ishte gentilis-i. Sipas këtij legjislacioni, gentilis-i është më i afërt sesa cognat-i, domethënë më i afërt sesa farefisi nga ana e nënës.

Asgjë nuk është e lidhur më ngushtë sesa pjesëtarët e një gens-i. Të bashkuar në kremtimin e të njëjtave festa të shenjta, ata ndihmojnë reciprokisht njëri-tjetrin në të gjitha nevojat e jetës. I gjithë gens-i përgjigjet për borxhin e një prej pjesëtarëve të vet; ai shpaguan lirinë e robërve të vet, përgjigjet për gjobën e një të dënuari. Në rast se ndonjë nga pjesëtarët e tij zgjidhet magjistrat, të gjithë pjesëtarët shlyejnë kuotën për të mbuluar shpenzimet që kërkon magjistratura.

I akuzuari shoqërohet në gjykatë nga të gjithë pjesëtarët e gens-it të tij; ky veprim shënon solidaritetin që ligji ka vendosur midis individit dhe shoqërisë, ku ai bën pjesë. Të ngresh akuzë kundër individit të gens-it tënd e madje edhe të dëshmosh kundër tij, është veprim që feja e dënon. Njëfarë Klaudiusi, personazh mjaft i njohur dhe i fuqishëm, ishte armik personal i decemvirit Apius Klaudius; kur ky i fundit u soll përpara drejtësisë dhe rrezikonte të dënohej me vdekje, Klaudiusi u paraqit për ta mbrojtur atë, duke iu lutur popullit të mos e vriste dhe se këtë kërkesë ai e bënte "jo për dhembshuri, por për detyrë".

Nëse pjesëtari i gens-it nuk kishte të drejtë të çonte një anëtar tjetër të të njëjtit gens përpara drejtësisë së qytezës, kjo nënkupton se brenda vetë gens-it kishte një gjykatë. Në të vërtetë, çdo gens kishte prijësin e vet, i cili ishte njëkohësisht gjykatës, prift dhe komandant ushtarak. Dihet se, kur familja sabine Klaudius u vendos në Romë, të tre mijë vetët që e përbënin atë, i nënshtroheshin një prijësi të vetëm. Më vonë, kur familja Fabius merr përsipër e vetme luftën kundër Vejanëve, shohim se ky gens ka një prijës, i cili, para se të niset në betejë, flet në emër të tij para senatit.

Edhe në Greqi, çdo gens kishte prijësin e vet; mbishkrimet e gjetura janë të besueshme dhe ato na tregojnë se prijësi i gens-it mbante përgjithësisht titullin arhont. Së fundi, në Romë, ashtu si edhe në Greqi, gens-i kishte kuvendet e veta; ai nxirrte dekrete, të cilave u bindeshin të gjithë pjesëtarët e tij dhe qyteza i respektonte.

E tillë është tërësia e zakoneve dhe e ligjeve, ende në fuqi në epokat kur gens-i tashmë kishte hyrë në rrugën e dobësimit të tij dhe thuajse ishte shpërfytyruar. Këto janë vetëm mbetjet e këtij institucioni të lashtë.

Shqyrtim i disa mendimeve që janë dhënë për të shpjeguar gens-in romak

Lidhur me këtë çështje, e cila prej shumë kohësh ka qenë objekt i debateve të studiuesve dhe dijetarëve të ndryshëm, janë propozuar sisteme të shumta. Njëra palë thotë: gens-i nuk është gjë tjetër veçse një ngjashmëri emri. Sipas të tjerëve: gens-i nuk është veçse shprehje e raportit mes një familjeje, që ushtron sundimin e saj dhe familjeve të tjera, kliente të saj. Secili nga këto opinione, ngërthen në vetvete një pjesë të së vërtetës, por asnjëri prej tyre nuk arrin të japë një përgjigje të kënaqshme për të gjithë serinë e fakteve, ligjeve dhe zakoneve që u përmendën më sipër.

Sipas një teorie tjetër, termi gens emërton një lloj farefisnie artificiale; gens-i është një shoqërim politik shumë familjesh, të cilat, fillimisht, ishin të huaja ndaj njëra-tjetrës; në mungesë të lidhjes së gjakut, qyteza vendosi mes tyre një bashkim artificial dhe një lloj farefisnie mbi bazën e besimit.

Por që këtu mund të ngrihet kundërshtia e parë. Nëse gens-i nuk është veçse një shoqërim artificial, si mund të shpjegohet që pjesëtarët e tij gëzonin të drejtën për të trashëguar nga njëri-tjetri? Për ç'arsye gentilis-i parapëlqehet përkundrejt cognat-it? Më sipër kemi parë rregullat e trashëgimisë dhe kemi treguar se ç'lidhje të ngushtë dhe të domosdoshme pat vendosur feja mes së drejtës së trashëgimisë dhe farefisnisë në vijë mashkullore. A mund të hamendësohet se ligji i lashtë i është larguar këtij parimi në atë masë, sa t'i njohë gentilis-it të drejtën e trashëgimisë, nëse këta të fundit ishin të huaj për njëri-tjetrin?

Tipari më spikatës dhe më i ndeshur te gens-i, është se edhe ai ka një kult, njëlloj si edhe familja që ka kultin e saj. Mirëpo, në rast se kërkohet të mësohet se cila është perëndia që çdo gens adhuron, do të vihet re se, thuajse gjithnjë, ajo mishërohet nga një stërgjysh i hyjnizuar dhe se altari ku ai ofron flijimin është një varr. Në Athinë, Eumolpidët nderojnë Eumolpos-in, krijues i racës së tyre; Fitalidët adhurojnë heroin Fitalos, Butadët Butesin, Buselidët Buselosin, Lakiadët Lakiosin, Aminandritët Cekropsin. Në Romë, Klaudiusët rrjedhin nga një Klausus; Ceciliusët nderojnë si prijës të racës së tyre heroin Caekulus, Kalpurnët një Kalpus, Juliusët një Julus, KLoeliusët një Kloelus.

Me të drejtë mund të besohet se, shumë nga këto gjenealogji, janë përfytyruar më vonë; por duhet të pohojmë se ky mashtrim nuk do të gjente shkas, nëse për gent-in nuk do të kishte qenë gjithmonë diçka e zakonshme dhe e përhershme, për të njohur dhe pranuar një të parë të përbashkët dhe ai të ngrihej në kult. Gënjeshtra kërkon gjithnjë të imitojë të vërtetën.

Nga ana tjetër, mashtrimi nuk do të ishte aq i lehtë për t'u realizuar sa duket. Ky kult nuk ishte thjesht një formalitet i kotë parade. Një prej rregullave më të rrepta të fesë ishte që, si stërgjysh i parë duhej nderuar ai prej të cilit rridhnin vërtet gjithë të tjerët; ofrimi i këtij kulti një të huaji do të ishte përdhosje e rëndë. Pra, nëse gens-i adhuronte bashkërisht, këtë ai e bënte sepse besonte sinqerisht se ai rridhte prej tij. Të simuloje një varr, të sajoje përvjetorë dhe një kult të përvitshëm, do të thoshte të fusje gënjeshtrën në vendin më të shenjtë dhe të talleshe me besimin. Një sajesë e tillë ishte e mundur në kohën e Cezarit, kur besimi i lashtë i familjeve nuk i interesonte më askujt. Por, nëse do t'u referoheshim periudhave, kur këto besime të lashta ishin të fuqishme, është e pamundur që shumë familje njëherazi, duke pranuar të njëjtin mashtrim, t'i thoshin njëra-tjetrës: Le të shtiremi sikur kemi një stërgjysh të vetëm; le t'i ngremë atij një varr, t'i ofrojmë ushqimin mortor dhe trashëgimtarët tanë do e adhurojnë atë gjatë gjithë kohërave. Një mendim i tillë nuk mund të hynte në kokën e njerëzve, ose edhe në rast se hynte, ai largohej si një mendim i fajshëm.

Në problemet e vështira që historia shpesh ofron, është e këshillueshme t'u referohemi fjalëve të gjuhës dhe të qëmtojmë në to, të gjitha elementet që ato mund të ofrojnë. Ngandonjëherë, një institucion shpjegohet nga vetë fjala që e emërton atë. Mirëpo, fjala gens është saktësisht e njëjta me fjalën genus, madje, aq sa të dyja mund të merreshin për njëra-tjetrën dhe të thoshe pa dallim gens Fabia dhe genus Fabium;. Të gjitha këto fjalë ngërthejnë në vetvete idenë e bijësisë. Fjalë që do të thotë të ushqyer me të njëjtin qumësht. Le t i krahasojmë të gjitha këto me fjalët që zakonisht ne përkthejmë fjalën familje, latinisht familia,. As njëra, as tjetra nuk ngërthejnë në vetvete kuptimin e brezit apo të farefisnisë. Kuptimi i vërtetë i fjalës familia është pronë; ajo tregon arën, shtëpinë, paranë, skllevërit dhe kjo është arsyeja se përse të Dymbëdhjetë Tabelat shprehen për trashëgimtarin si familiam nancitor, ai që merr trashëgiminë. Për sa i përket fjalës, është e qartë se ajo nuk të sjell ndër mend asnjë ide tjetër, veç asaj të pronës apo të banesës. Ja pra se ç'duan të thonë fjalët që zakonisht ne i përkthejmë me termin familje. Por, a është e pranueshme që disa terma, kuptimi i ngërthyer i të cilëve është ai i banesës apo i pronës, të jenë përdorur shpesh për të treguar familjen, ndërsa fjalë të tjera, kuptimi i brendshëm i të cilave është bijësi, lindje, atësi, të kenë treguar veç një shoqërim artificial? Sigurisht një gjë e til lë nuk do të ishte e pajtueshme me logjikën aq të drejtë dhe aq të kthjellët të gjuhëve të lashta. Pa dyshim, si grekët ashtu edhe romakët u jepnin fjalëve gens dhe yëvoç idenë e një origjine të përbashkët. Kjo ide u arrit të shuhej, kur gens-i pësoi ndryshime, ndonëse fjala mbeti aty për të dëshmuar.

Sistemi që e paraqet gens-in si një shoqërim artificial, ka pra, kimdër vetes: 1) legjislacionin e lashtë, i cili u njihte gentilë-ve të drejtën e trashëgimisë; 2) besimet fetare, të cilat e pranonin bashkësinë e kultit vetëm në rastet kur kishte bashkësi lindjeje; 3) termat e gjuhës, të cilët dëshmojnë se fjala gens ka një origjinë të përbashkët. Ky sistem përmban gjithashtu të metën se ai të krijon përshtypjen sikur shoqëritë njerëzore e kanë nisur ekzistencën e tyre mbi bazën e një marrëveshjeje apo të një sajese, gjë që shkenca historike, nuk mund ta pranojë si të vërtetë.

Gens-i është familja që ruan ende organizimin dhe unitetin e saj primitiv

Të gjitha elementet konvergojnë për të na e paraqitur gens-in si një organizim të bashkuar mbi bazën e lidhjes së lindjes. Le Vi kthehemi edhe një herë tjetër gjuhës: fjalët që emërtojnë gens-in, si në Greqi ashtu edhe në Romë kanë krejt formën që përdorej në të dyja gjuhët për emrat patronimikë. Klaudius do të thotë biri i Klaususit, dhe Butades bir i Butesit.

Ata që shohin te gens-i një grupim artificial, nisen nga një e dhënë e rreme. Ata hamendësojnë se gens-i përmbyllte në vetvete shumë familje që kishin emra të ndryshëm dhe ata sjellin lehtësisht shembullin e gens-it Komelia, i cili përfshinte faktikisht Skipionë-t, Lentulus-ët, Kossus-ët dhe Sylla-t. Por vështirë që një gjë e tillë të ketë qenë gjithnjë kështu. Duket se gens-i Marcia ka pasur gjithnjë vetëm një linjë trashëgimie; i tillë është edhe rasti i gens-it Lukrecia dhe Kuintilia për një kohë të gjatë. Sigurisht, është shumë e vështirë të thuhet se cilat kanë qenë familjet që kanë formuar gens-in Fabia, sepse të gjifhë Fabius-ët e njohur në histori, i përkasin dukshëm të njëjtit trung; pikësëpari, të gjithë mbajnë emrin e dytë, Vibulanus; më pas, pa përjashtim, ata e ndryshojnë atë në Ambustus, për ta zëvendësuar më tej me Maksimus ose Dorso.

Dihet se në Romë ishte zakon që të gjithë patricët të mbanin tre emra. Për shembull, Publius Comelius Scipio. Është me interes të dimë se cili nga këta emra konsiderohej si emri i vërtetë. Publius nuk ishte veçse një emër i vendosur përpara, proenomen; Scipio ishte një emër i shtuar, agnomen. Emri i vërtetë, nonzen, ishte Cornelius; mirëpo, ky ishte edhe emri i krejt gens-it. Edhe sikur rreth gens-it të lashtë të kishim vetëm këtë të dhënë, do të ishte e mjaftueshme për të pohuar se përpara se të kishte Skipionë, ka pasur Comelius, dhe jo sikurse thuhet shpesh, që familja e Skipionëve është bashkuar me të tjera familje për të krijuar gens-in Cornelia.

Në fakt, nga historia shohim se gens-i Comelia ka qenë për një kohë të gjatë i pandarë dhe të gjithë pjesëtarët e tij mbanin gjithashtu cognomen-in Maluginensis dhe Cossus. Vetëm në kohën e diktatorit Kamilio, një prej degëzimeve të tij merr emrin Skipion; pak më vonë, një tjetër degëzim do të merrte emrin e dytë Rufus, që më pas do zëvendësohej me Sylla. Lentulët shfaqen vetëm në epokën e luftërave samnite, Cetegët gjatë luftës së dytë punike. Po kështu ndodh edhe me gens-in Claudia. Klaudius-ët mbeten për një kohë të gjatë të bashkuar në një familje të vetme dhe mbajnë të gjithë emrin e dytë Sabinus ose Regillensis, shenjë e origjinës së tyre. Ata hasen përgjatë shtatë brezash, pa shfaqur degëzime të tjera, edhe pse kjo ishte një familje shumë e madhe në numër. Vetëm në brezin e tetë, domethënë gjatë luftës së parë punike, do të shihet ndarja e tre degëzimeve dhe adoptimi i tre emrave të tjerë, të cilët kthehen në emra të trashëgueshëm: këta emra janë Claudius Pulcher, i cili ruhet për dy shekuj, Claudius Cento, i cili do të shuhet shpejt dhe Claudius Nero, i cili ruhet deri në kohën e Perandorisë.

Nga këto fakte rrjedh se gens-i nuk ishte një grupim familjesh, por vetë familja. Ai mund të përbëhej nga një linjë e vetme ose mund të ndahej në degëzime të shumta; por gjithmonë ai ishte vetëm një familje.

Nga ana tjetër, të kuptosh formimin e gens-it të lashtë dhe të natyrës së tij, nuk është e vështirë, nëse do f u referohemi besimeve të lashta dhe institucioneve të vjetra që kemi parë më lart. Madje do të shohim se gens-i ka rrjedhur krejt natyrshëm nga besimi shtëpiak dhe nga e drejta private e periudhave të lashta. Faktikisht, çfarë urdhëronte feja primitive? Që stërgjyshi, domethënë njeriu që u varros i pari në varr, të nderohet përjetësisht si një perëndi dhe që trashëgimtarët e tij, të mbledhur çdo vit pranë vendit të shenjtë ku ai prehet, fi ofrojnë atij ushqimin mortor. Vatra gjithnjë e ndezur, varri gjithnjë i nderuar nga një kult, ja qendra rreth së cilës vërtiten dhe jetojnë të gjithë brezat dhe përmes së cilës të gjitha degëzimet e familjes, sado të shumta të jenë, mbeten të grupuara në një fashë të vetme. Çfarë thotë më tej e drejta private e këtyre epokave të lashta? Duke analizuar autoritetin në gjirin e familjes së lashtë, kemi parë se djemtë nuk ndaheshin nga ati i tyre; duke studiuar rregullat e përçimit të pasurisë, kemi konstatuar se, falë së drejtës së vëllait të madh, vëllezërit e vegjël nuk ndaheshin nga vëllai i madh. Vatra, varri, pasuria, të gjitha këto, fillimisht ishin të pandashme. Për rrjedhojë, e tillë ishte edhe familja. Koha nuk arrinte ta copëzon te atë. Kjo familje e pandashme, që zhvillohej përmes epokave, duke përjetësuar nga shekulli në shekull kultin dhe emrin e saj, ishte në të vërtetë gens-i i lashtë. Gens-i ishte familja, por familja që kishte ruajtur bashkimin që feja pat urdhëruar dhe që kishte arritur të gjithë zhvillimin që i lejonte e drejta e lashtë private.

Me pranimin e kësaj të vërtete, gjithçka që autorët e lashtë na thonë rreth gens-it, bëhet e qartë. Solidariteti i ngushtë që vinim në dukje pak më parë, midis pjesëtarëve të vet, nuk duhet të na habisë më aspak; ata janë farefis mbi bazën e lindjes. Kulti i përbashkët që ata praktikojnë nuk është një sajesë: ai rrjedh deri tek ata nga të parët e tyre. Duke qenë një familje e vetme, ata kanë një varr të përbashkët. Për të njëjtën arsye, ligji i Dymbëdhjetë Tabelave i shpall ata të aftë të trashëgojnë nga njëri-tjetri. Gjithnjë për të njëjtën arsye, ata mbajnë të njëjtin emër. Ashtu sikurse ata kishin, fillimisht, të njëjtën pasuri të pandarë, ishte e zakonshme dhe madje domosdoshmëri, që krejt familja të përgjigjej për borxhin e një prej pjesëtarëve të vet apo të paguante haraçin për lirimin e robit apo gjobën e të dënuarit. Të gjifha këto rregulla ishin vendosur vetiu, në kohën kur gens-i ruante ende unitetin e tij; kur ai u copëzua, ato nuk do të zhdukeshin plotësisht. Nga uniteti i lashtë dhe i shenjtë i familjes, mbetën shenjat këmbëngulëse të flijimit të përvitshëm që grumbullonte pjesëtarët e shpëmdarë, të emrit të përbashkët, të legjislacionit që u njihte të gjithë pjesëtarëve të drejtat e trashëgimisë dhe të zakoneve, për të ndihmuar ndërsjelltas njëri-tjetrin.

info@balkancultureheritage.com