Gjeorgjiket
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Gjeorgjiket

LIBRI I

Në fillim të' pranverës nga majat e zbardhura të maleve

rrjedh lagështia dhe zefiri shkrifton tokën,

le të fillojë atëherë kau, prej parmendës së futur thellë,

të rënkojë dhe të shkëlqejë plori i fërkuar nga brazda.

Toka do t'u përgjigjet atëherë dëshirave të gjithë bujqëve

të uritur, nëqoftëse do të heqi dy vapa e dy të ftohta,

korrjet atëherë do të jenë të tilla sa do të thyhen hambarët.

Por, para se të çajmë një tokë të re,

duhet të dimë erërat dhe sjelljen e kohës

dhe mënyrat e zakonet e të parëve të atij vendi,

çfarë jep kjo tokë këtu dhe çfarë nuk i jep ajo bujkut.

Këtu gruri nitet më me bollëk, kurse atje vreshtat,

atje prodhimi i mirë nga pemët, dhe vetiu gjelbëron

bari. A nuk e sheh, se si Tmoli aromatin e safranit

na dërgon, kurse India - fildishin dhe sabejt e butë - thimjamin,

Halibët e zhveshur - hekurin, dhe Ponti lëngun me erë të fortë

të Kastorit, kurse Epiri - kuajt e fitoreve elidike?

info@balkancultureheritage.com