Gjerak Karaiskaj - Kështjella e Bashtovës
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Gjerak Karaiskaj - Kështjella e Bashtovës

Kështjella e Bashtovës është ndërtuar mbi një terren fushor dhe ndodhet rreth 400 metra në veri të lumit Shkumbin, 3-4 km, larg derdhjes së tij në det, pikërisht atje ku lumi merr një kthesë thuajse kënddrejtë në drejtim të veriut.

Shkumbini e ka ndryshuar shpesh shtratin, saqë është vështirë të caktohet pozicioni i tij në kohën e ndërtimit të kësaj fortese. Edhe sot një pjesë e fushës që shtrihet në lindje të kështjellës, thirret nga vëndasit «Lumi i vjetër», por gjurmë të shtratit nuk dallohen për shkak të mbushjeve të krijuara nga përmbytjet e herëpashershme.

Kështjella e Bashtovës, ruhet në një gjëndje mjaft të mirë. Muret janë kudo thuajse në lartësinë e tyre fillestare ndërsa disa kullave u mungojnë vetëm çatitë dhe konstruksjonet prej druri të kateve, gjithashtu muri i bedenëve dhe bedenët ruhen në mjaft vende të plota, në këtë mënyrë kështjella na ofron material të mjaftueshëm dhe paraqet interes për tu studjuar. Ajo ka formën e një katërkëndëshi jo rigorozisht këndrejtë, mbasi muri lindor krijon një thyerje, thuajse në mesin e tij, duke formuar një kënd të gjërë nga ana e brendshme. (tab. V). Kështjella ka përmasa 60 x 90 m. dhe orientohet me brinjët më të ngushta në drejtimin veri-jug. Në të katër qoshet dhe, në mesin e çdo muri, ka nga një kullë. Bën përjashtim vetëm muri perëndimor, që i takon një periudhe të dytë ndërtimi.

Gjurmët e një rruge të shtruar me kalldrëm, që të çonte në drejtim të saj, janë zbuluar në dy vende, pranë digës së dheut dhe gjatë hapjes së një kanali kullues, në perëndim të fshatit Bashtovë.

Nga Kështjella shihet lumi dhe terreni i gjerë fushor që shtrihet rreth saj. Vetëm nga lindja, rreth 1 km, larg, shtrihet një varg i ulët kodrinash, në rrëzë të të cilëve ndodhet fshati i vogël Bashtovë. Territori rreth fshatit Bashtovë ka qënë banuar qysh në kohët e lashta. Mbi një bregore, në skajin jugor të vargut të kodrave, takohet keramikë e periudhës së vonë romake kryesisht fragmente tjegullash. Ndofta kësaj periudhe i përkasin dhe mbeturinat e një ure, e cila kalonte lumin rreth 800 m., në juglindje të kështjellës, ndërsa në kodrat që shtrihen në veri të fshatit Vilë (rreth 1 km. në lindje të Bashtovës) është gjetur keramikë helenistike, e cila ruhet sot në muzeun e fshatit. Kalimi i lumit edhe sot në vëndin ku ndodhen gjurmët e urës antike vërteton se, vetëm rrjedha e poshtme e lumit ndryshonte shtrat herë pas here.

Kështjella, ka tërhequr vëmëndjen prej kohësh udhëtarëve dhe dijetarëve të ndryshëm, të cilët kanë çfaqur edhe ndonjë mendim për të. I pari, që na jep disa të dhëna të vlefshme për kështjellën, është udhëtari turk Evlia Çelebiu. Ai thotë, se kështjella u themelua nga venedikasit dhe u pushtua nga turqit në kohën kur Sulltan Fatihu iu drejtua Skenderisë Shqiptare (Shkodrës). Gjithashtu, Çelebiu na informon për një mur të fortesës, të cilin e kishte shëmbur lumi, por nuk thotë nëse ishte rindërtuar në kohën kur ai e vizitoi.

Gati dy shekuj më vonë, Hani në veiprën e tij «Studime Shqiptare» e përmënd përciptas dhe kështjellën e Bashtovës. Ai thotë, se kështjella ishte ndërtuar në stilin frank (frankische styl). Kulla juperëndimore sipas tij ka qënë e rrënuar qysh atëhere. Në anën perëndimore kishte një portë dhe, mbi të, një pllakë guri me mbishkrim turqisht. Hyrja kryesore ishte në anën veri-perëndimore, në të majtë të portës ndodhej një varrezë e vjetër në të cilën gjëndej edhe «një gur me gdhëndje të epokës bizantine, ndoshta një kapitel pilastre, si dhe shumë pjesë kaivne që duhej të ishin stela varresh antikë-. Edhë sot në këtë vënd ndodhet një kolonë e ngulur vertikalisht në tokë.

«Si shkallët e fortesës ashtu dhe bedenat», thotë Hani, «të kujtojnë menjëherë fortifikimet e Negropontit». Përshkrimi i kështjellës nga Hani është i shkurtër dhe ka ndonjë pasaktësi. Ai e ka marrë për të rrumbullakët kullën e rrëzuar në qoshen jugperëndimore, por në të vërtetë ajo ruan edhe sot gjurmë të qarta të një kulle katërkëndëshe. Ndërsa në kullën veriperëndimore (VI) gjurmët janë shumë të pakta, prandaj dhe nuk mund të çfaqim një mendim të saktë.

Hezei e identifikon vëndin ku është ndërtuar kështjella me Asparagun dhe vetë kështjellën e konsideron bizantine. Ndërsa, duke u bazuar në të dhënat e Hanit, kryesisht në planimetrinë, arkeologët austriakë

Prashniker dhe Shober e konsiderojnë atë të periudhës së vonë antike, duke e futur në një grup me fortifikime të tjera të kësaj kohe si Elbasani, Vigu, etj.

PËRSHKRIMI I KESHTJELLËS

Muret

Tek muret e kështjellës dallojmë dy teknika të ndryshme që u përkasin edhe dy periudhave të ndërtimit. Periudhës më të hershme i përkasin krejtësisht muri lindor dhe jugor, pjesa më e madhe e murit verior, si dhe të gjitha kullat e vendosura në të, ndërsa muri perëndimor si dhe një trakt prej 10 m. nga ai verior, u përkasin periudhës së dytë të ndërtimit dhe janë rindërtuar nga turqit.

Muret e periudhës së parë, që kanë një gjërësi prej 1.05 m„ janë ndërtuar me gurë kavoje ranorë dhe konglomerati të nxjerrë nga një kodër shkëmbore rreth 1 km, në lindje të kështjellës. Në to janë përdorur copa tullash dhe tjegullash të vendosura në mënyrë të çrregullt.

Përveç gjurmave të sipërpërmëndura, ekzistencën e një vëndbanimi më të vjetër, në afërsi të kështjellës, e tregon edhe përdorimi në mure i fragmenteve arkitektonike, si pjesë kolonash, bazamente dhe kapitele. Kështu në murin jugor, në thembrën e një harku është murosur një kapitel bizantin i punuar me kujdes. Nga ana e brëndshme muret janë ndërtuar me një sistem kondrafortesh në distanca prej 3 m. Kondrafortet janë 1,05-1.65 m. të gjëra (shumica e tyre kanë përmasat 1.40-1.50 m.) dhe dalin nga muret rreth 1 m. Në pjesën e sipërme, ato lidhen me harqe tullash me lartësi 40 cm„ të forcuara me tiranda druri dhe krijojnë mbi harqet shtegun e kalimit 1.20 m. të gjerë. Harqet janë ndërtuar me tulla, jo gjithmonë të plota dhe, pa kornizë në pjesën e sipërme. Pjesa me tulla fillon rreth 40 cm. mbi nivelin e thembrës së harqeve. Me këtë mënyrë ndërtimi të mureve me kondraforta, nga ana e brëndshme, përveç kursimit të materialit, krijohen edhe kushte më të përshtatëshme për hapjen e frengjive. Lartësia e murit në gjëndjen e sotme deri tek shtegu i kalimit të rojeve arrin në 4.60 m„ por, po t’i shtojmë kësaj lartësie mbushjen prej 1.70 m„ ajo do të arrinte në 6.80 m„ ndërsa lartësia e përgjithëshme e murit me gjithë bedenat zë 8.95 m. Për shtimin e qëndrushmërisë së mureve janë përdorur gjerësisht brezat e drurit. Brezat gjatësorë, që kanë një seksion prej 20x20 cm. vendosen 2.20 m., në distancë vertikale, nga njeri tjetri dhe lidhen me brezë tërthorë me seksion 15 x 15 çdo 70 - 90 cm. Vetëm në thellimet midis dy kondra-fortave, nga ana e brendshme e murit, brezat kanë qenë vendosur në sipërfaqe, por këtu ato mbroheshin nga reshjet prej qemereve. Llaçi i përdorur për lidhjen e gurëve është i një kualiteti të lartë, në shumë vende gurët prej shtufi janë konsumuar nga koha, ndërsa llaçi ka mbetur i pacënuar.

Gjurmët e bedenave dallohen kudo në muret që i përkasin periudhës së parë të ndërtimit, por më mirë, ato ruhen në murin lindor. Muri i bedenave ngrihet 75 cm. mbi shtegun e kalimit dhe ka një trashësi prej 80 cm. Bedenat, (Tab. I) me gjithë mbulesën ngrihen nga muri bazë në një lartësi prej 1.90 m„ ndërsa hapësira ndërmjet tyre është 68 cm. Në disa vende ruhen gjurmë të mbulesës së bedenave, ajo është 30 cm. e lartë dhe përbëhet nga tulla të vendosura në formë kulmi të mbushura nga brënda me copëra gurësh e tullash të lidhura me llaç. Të gjitha bedenat janë të paisura me frengji, fund: i të cilave është në një nivel me pjesën e sipërme të murit të tyre. Nga ana e brendshme frengjitë janë 50 cm. të lartë dhe 35 cm. të gjërë, ndërsa nga jashtë, ngushtohen në 15 cm. Frengjt kemi edhe në kamaret midis kondrafortave, në këtë mënyrë gjatë gjithë mureve ndodhen tre nivele luftimi.

Frengjitë në kamare ndodhen në dy nivele. Niveli i sipërm është i dukshëm, ndërsa i poshtëmi u zbulua nga sondazhet.

Frengjitë e sipërme janë më të vogla. Ato kanë një lartësi prej 60 cm„ gjerësi të brendshme 50 cm. dhe të jashtme 10 15 cm., ndërsa frengjitë e poshtëme janë më të mëdha. Ato janë 1 m. të larta, 95 cm. të gjera nga ana e brendshme dhe, 35 cm. nga jashtë. Të dy nivelet e luftimit ndahoshin nga platforma druri (tab. VI). Kudo ruhen gjurmët e mbështetjes te trarëve të platformave, si në faqet anësore të kondrafortave ashtu edhe tërthor murit. Frengjitë e sipërme ndodhen 50 cm. mbi platformën, ndërsa të poshtëmet 30 cm. mbi një sofat muri. Hapja e këtyre të fundit, në rrëzën e mureve, i përgjigjen një stadi fillestar të zhvillimit të artilerisë, që fillon rreth çerekut të fundit të shek. XV. Bindjen se frengjitë e poshtëme shërbenin për artileri, ne e kem; arritur nga fakti se tek kullat, këto të fundit, janë ndërtuar në një mënyrë të tillë që flurudha të mos mund të drejtohet nga kulla fqinjë. Kjo duket qartë në kullën Nr. 4 (Tab. III), ku frengjitë e poshtëme anësore kanë të pjerrët brinjën pranë kurtinës, dhe vertikale brinjën e kundërt. Për armët o tjera nuk do të ishin kujdosur të bënin një modifikim të tillë, sepse kullat fqinje nuk do të ishin në rrezik të dëmtoheshin dhe, nga ana tjetër, frengjitë me dy brinjët e pjerrta do të ishin më të përshtatëshme për faktin se prej tyre mund të kontrollohej më mirë kurtina midis dy kullave.

Sondazhet (shih planimetrinë, tab. V) të bëra në të tri muret që i përkasin periudhës së parë të ndërtimit, vërtetuan se ato janë që nga themelet të një kohe.

Muri perëndimor dhe një pjesë e vogël e atij verior, të rindërtuar nga turqit, ndryshojnë teknikisht nga muret e përshkruara më sipër. Megjithëse i ndërtuar më vonë, muri perëndimor ruhet më keq se të tjerët. Në të, jo vetëm që nuk ruhet asnjë beden por as edhe një trakt sado i vogël i murit të bedenave. Në gjëndjen e sotme ai ka një lartësi prej 3.3 m. nga niveli i terrenit i cili në këtë anë të kështjellës ka një mbushje prej 1.3 m. Në këtë mënyrë lartësia e murit deri tek shtegu arrinte 4.6 m. Ndryshimi i këtij muri me të tjerët të bije në sy menjëherë. Edhe ky është ndërtuar me kondraforte që dalin 70 cm. nga faqja e brendshme, trashësia e tyre dhe largësia nga njëra-tjetra është e përafërt me ato të mureve të tjerë, por harqet që i lidhin ato për të krijuar shtegun e kalimit mbi mur, nuk janë prej tullash po prej gurësh. Në përgjithësi ky mur ëshrë ndërtuar më me kujdes, gurët janë vendosur në rreshta deri-diku horizontalë dhe janë zgjedhur me faqe të rrafshtë ose janë punuar, për më tepër, gurët e qosheve të kondrafortave jane trajtuar me kujdes. Trashësia e murit është 1.10 m. i paisur me breza druri me seksion 20 x 18 cm. të vendosura çdo 1,5 m. Brezat janë futur 20 cm. brënda faqes së jashtëme të murit. Llaçi si dhe në ndërtimin e parë është i një kualiteti të lartë.

Kamaret midis kondrafortave janë të paisura dhe këtu me frengji, vetëm se ato krijojnë një nivel luftimi, janë të tipit të vogël dhe nuk ndodhen kudo në qendër të kamareve. Në këtë mur nuk ndeshemi në përdorimin e coprave të tullave, tjegullave dhe të fragmenteve arkitektonikë të inkastruar. Mungesa e plotë e gjurmëve të bedenëve të lë të dyshosh që a: të ketë mbetur i papërfunduar.

Kullat.

Në përgjithësi kullat ruhen mirë, me lartësinë e tyre të plotë. Të dëmtuara më shumë janë kullat V, VI, VII, ndërsa të tjerave u mungojnë vetëm elementët preji druri, çatitë, shkallët dhe ndarjet e kateve. Kullat sot kanë një lartësi rreth 10.4 m., por po tu shtojmë ngritjen e nivelit të terrenit prej 1.7 m. ato arrinin dikur rreth 12 m. dhe ngriheshin rreth 3 m. mbi muret rrethuese. Trashësia e mureve të tyre është 1.25 - 1.40 m. Muret e kullave të rrumbullakta vinë duke u ngushtuar me pjerrësi nga jashtë, ndërsa tek kullat katërkëndëshe, trashësi-a e mureve nuk ndryshon gjatë gjithë lartësisë së tyre (tab. III). Kullat kanë frengji të shumta dhe kishin nga 5 kate, të cilat ndaheshin prei njëri tjetrit me dysheme dërrase. Katet nuk shërbenin për tu banuar por vetem në rast lufte. Ndërsa gjatë periudhës së dytë të ndërtimit një pjesë e tyre u adaptuan edhe për tu banuar. Kullat janc vendosur 24-33 m. larg njëra tjetrës dhe dalin krejtësisht në anën e jashtëme të mureve. Ato mbuloheshin me çati, gjurmët e të cilave, sipas thënies së fshatarëve, janë çdukur vetëm kohët e fundit. Po kështu në një skicë të një hartë të përpiluar në vitin 1521, kullat e kështjellës së Bashtovës paraqiten të mbuluara me çati të larta konike. Të gjitha kullat në anët më pak të mbrojtura kanë patur bollkone me konstruksion druri prej të cilëve hidhnin sende të rënda mbi kundërshtarin që u afrahej atyre. Në kullat e qosheve këto ishin vendosur në drejtim të diagonaleve të katërkëndëshit të kështjellës, si pika më pak të mbrojtura dhe te padukëshme nga kullat e tje-ra. Ndërsa në kuliat katërkëndëshc, ballkonet vendo-seshin në mesin e faqeve që shkonin paralel me muret e kështjellës. Dyshometë e ballkoneve ishin në një nivel me dyshemetë e kateve të sipërme. Të gjitha kullat janë të hapura nga ana e brendshme e fortifikimit.

Kulla I

Është identike me kullën III. (Tab. III, IV). Ajo ka një diametër të brëndshme 8.60 m. dhe trashësi mu-resh 1.40 m. Në gjëndjen e sotme, kulla është e mbushur deri në nivelin e sipërm të frëngjive të katit të parë. Ajo ndahoj në pesë kate që kishin një lartësi prej rreth 1.70 m. Lidhja ndërrmjet kateve bëhej me ane shkallësh të brëndshme, ndërsa në katin e katërt mund të hyhej edhe direkt nga shtegu i kalimit mbi mur, me anën e një porte të hapur në murin e kullës. Nga ana e brendshme e fortfikimit kulla është e hapur. Dyshemetë prej druri të kateve mbështeteshin mbi trarë me seksion 20 x 20 cm., vrimat e të cilave në mure dallohen qartë edhe sot. Çdo kat ka frengji të spostuara në drejtim nga katet e tjerë. Tre katete para kanë nga 5 frengji secili, ndërsa i katërti, katër frengji. Në dy katet e poshtëme frengjitë janë të mëdha, të destinuara për topa. Ato janë 92 cm. të larta, 73 cm. të gjëra nga ana e brendshme dhe, 40 cm. nga jashtë.

Kati i pestë rrethohet nga muri i bedenave, i cili duke qënë më i ngushtë se muri i kullës krijon një dhëmbëzim nga ana brëndshme e saj, që shërbente për mbështetjen e dyshemesë. Ky kat ka patur 9 bedena, që të gjithë të shpuara nga frengjitë. Bedenat e anës veriore ruhen edhe sot deri në një farë lartësie.

Në anën verilindore të kullës, po në këtë kat, ndodhet një portë 60 cm. e gjerë, e cila shërbente për të komunikuar me ballkonin, prej të cilit nuk ruhet asnjë gjurmë. Ballkoni mbështetej mbi katër trarë, që përshkonin gjithë trashësinë e murit dhe lidheshin me dyshemenë e katit. Ai kishte një gjerësi prej rreth 1.5 m., por nuk dimë se sa dilte nga muri i kullës.

Në katin e pestë, luftimi kryhej nëpërmjet hapësirave midis bedenave si dhe nëpërmjet frengjive që ndodheshin në vet bedenat, në këtë mënyrë nëpër kullat e qosheve krijoheshin nga pesë nivele luftimi.

Kulla II

Ka formë katërkëndëshe me dimensione më të vogla se gjithë kullat e tjera të kalasë. Nga ana e brëndshme, ajo është 1.80 m. e gjerë dhe 3.25 m. e gjatë me trashësi muresh 1.25 m. Niveli i terrenit sot, është pothuaj në lartësinë e dyshemesë së katit të dytë, dhe mezi dallohet pjesa e sipërme e tre frengjive të katit të parë. Ashtu si kullat e tjera edhe kjo kullë është e hapur riga ana e brendshme. Ajo ndahej në katër kate me dysheme prej druri. Dy katet e poshtëme kishin një lartësi prej 1.70 m. ndërsa të sipërmit ishin më të lartë. Tre katet e poshtëm komunikonin njëri me tjetrin me shkallë druri, ndërsa tek i sipërmi, mund të kalohej dirëkt nga muret. Duke qënë se dyshemeja e katit të katërt të kullës ndodhet në një nivel më të lartë nga shtegu i kalimit mbi mur, për të realizuar komunikimin ndërmjet këtij të fundit dhe kullës, është ndërtuar një qemer tullash që shkon deri në lartësinë e dyshemesë së katit dhe lidhet me shtegun me anën e dy palë shkallëve që zbresin në të dy anët e qemerit; në këtë mënyrë nuk ndërpritet edhe kalimi nëpër shtegun e mureve.

Tre katet e poshtëme kanë nga tre frengji, që çponin secila mesin e murit korespondues. Frengjitë e katit të poshtëm janë më të mëdha dhe shërbenin për topa, ndërsa në katin e katërt, luftimi kryhej nëpërmjet hapësirave midis bedenave dhe frengjive të këtyre të fundit. Edhe kjo kullë shërbente vetëm në raste luftimi dhe jo për të banuar. Për këtë flasin qartë, hapja nga ana e brendshme e fortifikimit, si dhe hapsira dhe lartësia e vogël e kateve, nëpër të cilat nuk mund të qëndrohet në këmbë.

Kulla IV.

Kjo kullë ndodhet në mesin e murit jugor. Ka formë planimetrike katërkëndëshe me dimensione 4.20 m. me 3.30 m. nga ana e brendshme dhc trashësi muresh 1.37 m. Kulla ndahej në katër kate me dysheme druri. Lartësia e kateve është 1.95 m.

Në katin e poshtëm ndodhen tre frengji topash. Frengjitë e mureve anësorë të kullës kanë nga një brinjë të pjerrët, ndërsa brinjët e tjera formojnë kënd të drejtë me faqet e murit. Brinjët e pjerrta janë nga ana e murit të kalasë. Një zgjidhje e tillë e frengjive shërbente për të mos lejuar drejtimin e grykës së zjarrit nga kullat fqinje.

Në katin e dytë ndodhen 3 frengji të tjera, më të vogla, në të njëjtin drejtim me të parat.

Në katin e tretë, ndodhen gjithashtu dy frengji të vogla, në murin perëndimor dhe lindor, ndërsa në murin jugor të kullës është ndërtuar në një kohë më të vonë një oxhak me dy kamare, anash tij. Mbi oxhak, dallohen gjurmët e dyshemesë së katit të katërt. Në këtë kat, dallohen gjurmët e bedenave, si dhe të një ballkoni nga ana jugore me gjerësi 1.60 m. Më vonë hapja e murit, që lidhte ballkonin me katin, është zënë nga muri i oxhakut. Nga ana e brendshme e kalasë kulla është krejtësisht e hapur. Ashtu si edhe në kullën 2, ka vetëm një qemer tullash 1 m. të gjerë, që ngrihet deri në lartësinë e dyshemesë të katit të katërt dhe, nga të dy anët, zbritet me shkallë tek shtegu i kalimit mbi mur. Edhe kjo kullë ka shërbyer në fillim vetëm për luftim, ndërsa më vonë, me sa duket, është adaptuar për banim nga turqit.

KULLAT E TJERA

Nga kullat e tjera të kështjellës, kulla III është identike me kullën I, prandaj edhe nuk po e përshkruajmë. Nga kulla V (fig. 4), sot ruhet vetëm muri lindor i saj, si dhe një trakt i vogël i murit jugor në vendin ku ai takohet me të parin. Kjo kullë i përket periudhës së parë të ndërtimit dne nga gjurmët që dallohen qartë, duket që ka qënë katërkëndëshe. Ajo del nga kurtina 5.30 m. dhe ka një trashësi prej 1.50 m.

Kati i tretë i kullës, ashtu si në kullën IV, është adaptuar më vonë për banim dhe në murin e saj lindor, është ndërtuar një oxhak identik me oxhakun e kullës IV. Nuk dimë se në ç'kohë është rrënuar kjo kullë, por në këtë gjëndje e gjeti atë edhe Hani, në mesin e shek. XIX dhe e mori gabimisht për një kullë të rrumbullakët.

Kulia tjetër e qoshes (VI), është e rrënuar krejtësisht, ato pak mbeturina që dolën nga sondazhi i përkasin periudhës turke të ndërtimit dhe, prej tyre, nuk mund të gjykohet drejtë mbi formën e saj planimetrike. Në murin perëndimor nuk ka ndonjë kullë tjetër përveç atyre të qosheve, por siç e kemi përmendur edhe pak më sipër, ky mur është rindërtuar nga turqit, prandaj mendojmë, që në fazën fillestare mund të ketë patur edhe këtu një kullë, në mesin e tij.

Kulla VII, ka qenë një nga kullat më masive të kështjellës, prej saj ruhet jo i plotë vetëm muri lindor, i cili del prej kurtinës 5,5 m. Kjo kullë përshkohej nga hyrja kryesore e kështjellës.

HYRJET DHE SHKALLET

Kështjella ka patur tre hyrje, nga sa mund të gjykohet prej gjurmëve të ruajtura deri më sot. Hyrja kryesore, është në murin verior dhe përshkonte kullën katërkëndëshe që ndodhet e rrënuar në mesin e këtij muri. Sot, nuk ruhet ndonjë gjurmë që të vërtetojë egzistencën e një hyrje, por për të na flet Hani, dhe jo vetëm kaq, por më të vjetrit e fshatit e mbajnë mënd atë në këmbë deri para 40 vjetësh. Një hyrje tjetër ndodhet në murin perëndimor të rindërtuar nga turqit. Ajo doli në dritë plotësisht nga një sondazh që u bë aty për nevojat e restaurimit. Mbushja arrinte një thellësi prej 1,30 m. Hyrja ka një gjerësi prej 1.5 m. dhe lartësi prej 2.30 m. Ajo ka qenë dyflegërshe dhe, në pjesën e sipërme, e pajisur me arkitra druri. Në të dy anët e pragut prej guri dallohen gjurmët e vendosjes së boshteve të rrotullimit, ndërsa në mes një gur i punuar pak më i lartë se pragu, që shërbente për mbështetjen e kanatave. Guri me mbishkrimin turqish, prej të cilit, ndofta, do të mësonim kohën e rindërtimit të krejt murit, tani nuk ruhet më.

Në pjesën veriore të murit lindor, në njërën nga niket, dallohej në mur një hark i çrregullt shkarkimi i ndërtuar më gurë e copëra tullash. Nga sondazhi doli se edhe këtu ka patur një hyrje, e cila ka qenë mbyllur më vonë, gjë që kuptohej lehtë nga fugat e qarta në vendet e bashkimit të murit me paturat e portës. Në murin e ndërtuar për mbylljen e hyrjes janë inkastruar pjesë kolonash guri. Hyrja ka qenë e pajisur me arkitra dhe ka pasur një hapësirë drite prej 2.70 m. të barabartë me largësinë ndërmjet dy kondrafortave. Ajo mbrohej nga kulla I, e cila ndodhet vetëm pak metra në veri të saj. Kjo hyrje, me sa duket, kishte një funksion sekondar dhe shërbente për të manovruar trupat në raste rrethimi.

Shkallët e destinuara për ngjitje në shtigjet e kalimit mbi mure janë ndërtuar prej muresh guri dhe janë të mbështetura në pjesën e brëndshme të kurtinave, jashtë trashësisë së tyre. Ato kanë një gjërësi prej 70 - 80 m. ndërsa lartësia dhe gjërësia e një shkeIje 30 x 30 cm. Shesh — pushimi i shkallëve që shërben për të realizuar komunikimin me shtegun, mbështctet mbi një qemer tullash i cili, nga njëra anë, qëndron mbi një pilastër dhe, nga ana tjetër, mbështetet mbi murin e plotë të shkallëve. Kjo mënyrë ndërtimi është bërë për të kursyer materialin dhe nga një herë në të thelluarat nën harqe janë hapur frengji.

Ngjitja nëpër shtigjet e kalimit mbi mure bëhej edhe nëpërmjet shkallëve të drunjta të kullave.

Në murin lindor nuk është vendosur asnjë shkallë, ndërsa në atë veriorin, ndodhen dy shkallë të vendo-sura në të dy anët e kullës së portës dhe, drejtohen në të kundërt të saj. Muri jugor ka vetëm një shkallë e cila është vendosur pranë kullës IV, 1.67 m. në lindje të saj.

Muri perëndimor ka vetëm një shkallë pranë portës, e cila së bashku me murin i përket periudhës sëdytë të ndërtimit. Në përgjithësi në vendosjen e shkallëve pranë mureve, është ndjekur parimi, që këto të furnizojnë shtigjet e kalimit mbi mure dhe, jo katet e sipërme të kullave dhe, nga ana tjetër, lëvizja e mbrojtësve nëpër shtigje për tu vendosur pranë frengjive të tyre të bëhej në një drejtim. Për këtë qëllim ato ndodhen pranë kullave të mesit dhe drejtohen në të kundërt të tyre. Vijueshmëria nëpër shtegun e kalimit mbi mur nuk ndërpritet veçse në kullën VII. Këtu janë ndërtuar dy palë shkallë me ndihmën e të cilave mund të kalohej nga shtegu i njerës anë të murit në tjetrin, pa humbur shumë kohë. Ndërsa, tek kullat e mesit, qemeret ngrihen mbi lartësinë e shtegut, deri në lartësinë e dyshemesë së kateve të sipërme, dhe për të mos ndërprerë kalimin në të dy anët e qemerëve, janë ndërtuar shkallë.

PËRFUNDIME

Për herë të parë Bashtova na paraqitet si qendër e tregëtimit të drithit me emrin Vrego ose Briego që nga gjysma e dhjetvjeçarit të katërt të shek. XIV dhe arrin kulmin në eksportimin e grurit dhe të melit në dhjetvjeçarin e gjashtë të këtij shekulli kur krahina sundohej nga feudali shqiptar Vlash Mataranga. Nga fundi i shek. XIV, si në gjithë Shqipërinë, edhe në Vreg, tregëtimi i drithrave kaloi nga raguzianët në dorë të venedikasve. Në këtë kohë, përveç tregëtimit të drithrave, venecianët u interesuan për të mbajtur në duart e tyre edhe pika strategjike të fortifikuara në bregdetin tonë. Pas pushtimit të Durrësit (1386), Lezhës (1393) dhe të territorit të Shkodrës (1396), kërkohen me rradhë Vlora, Kanina, Himara dhe Pirgu. Qëllimi i venedikasve ishte të krijonin disa baza të forta dhe pikëmbështetje në bregdetin shqiptar, prej të cilëve kryesoret ishin Durrësi dhe Shkodra.

Si rezultat i këtij interesimi të venedikasve për qendrat e fortifikuara të bregdetit shqiptar, përmenden në këtë bregdet një seri fortesash siç janë ajo e Durrësit, Shkodrës, Kaninës, Himarës, Pirgut dhe Vlorës, ndërsa Vregu nuk përmendet si kështjellë. Bile venecianët për të flankuar Durrësin nga jugu, i cili kishte rëndësi të madhe për ta, kërkojnë që fortesën e vogël të Pirgut ta restaurojnë dhe ta kenë një pikëmbështetje në duart e tyre, megjithëse kjo kështjellë ishte mjaft më larg Durrësit se Bashtova. Kjo është e natyrshme po të kemi parasysh, se venedikasit kërkonin tu qëndronin turqve me një çmim sa më pak të lartë, në një kohë kur ishin të zënë me një luftë të i kushtueshm dhe këmbëngulës në ltali. Pra, ndërtimi i nje kështjelle të re në grykën e Shkumbinit ishte një shpenzim i tepërt, kur mund të konservoheshin kështjellat ekzistuese dhe po të ishte një e tillë në grykën e Shkumbinit ajo do të kërkohej si shumë e përshtatshme për mbrojtjen e Durrësit. Për të gjitha këto arsye kemi të drejtë të mendojmë se një kështjellë deri nga fundi i shek. XIV nuk ekzistonte në grykën e Shkumbinit. Po ajo ka shumë mundësi të mos ekzistonte edhe deri në një te tretën e parë të shek. XV. Në defterin e rregjistrimit të tokave të sanxhakut të Shqipërisë prej turqve në vitin 1431-32, nuk përmendet kështjella e Bashtovës, por vetëm fshati Bashtovë me 13 shtëpi, gjë që nuk ndodh në të shumtën e rasteve kur në fshat ka pasur dhe kcshtjellë. Për herë të parë si kështjellë Bashtovën e ndeshim në një hartë të përpiluar në vitin 1521 nga Piri Reiz si pjesë përbërëse e nje manuali, i cili u shërbente detarve për nevoja praktike. Kështjella emërtohet Pastova, sipas transkriptimit të bërë nga turqishtja në gjermanisht prej H. Mzikut.

Më vonë, kështjellën e Bashtovës e gjejmë të vizatuar në Atlantin e Kamocios (Camozio) të vitit 1571 me emrin Basti.

Por për të caktuar kohën më të mundëshme të ndërtimit të kështjellës, do të na interesonin më tepër kufijtë e mëposhtëm. Mospërmëndja prej venecianëve bashkë me kështjellat e kërkuara në bregdetin shqiptar, në fund të shek. XIV, dhe më vonë prej turqve në një të tretën e shek. XV, si edhe viti 1521 kur ajo përmëndet për të parën herë. Por për të caktuar një diapazon kohe më të ngushtë, duhet t'u referohemi rrethanave historike. Periudha që pasoi shekulli XV, deri në vdekjen e Gjergj Kastriotit - më 1468 karakterizohet nga disa ndërtime fortifikuese të bëra, si nga turqit, ashtu edhe prej Skënderbeut në kalatë që ai kishte në zotërim. Ndërtimet turke kishin karakter më tepër riparimesh të kalave -ekzistuese si Elbasani, Petrela, Preza, etj. Gjithasntu ato dallohen prej Bashtovës nga konccpti krejt i ndryshëm arkitektonik.

Nga ana tjetër, Skënderbeu kalatë e tij i ndërtoi me qëllim që të ruante shtigjet e kalimit të ushtrisë turke nëpër tokat Shqiptare që zotëroheshin prej tij. Ato ngriheshin nëpër vënde malore të pangjitëshme, ku me pak shpenzime dhe me garnizone të vogla të mund të bëhej një rezistencë maksimale. Një kështjellë e tillë si Bashtova, e ndërtuar në fushë dhe jashtë rrugëve të kalimit të ushtrisë turke, nuk ishte e përshtatshme për Skënderbeun. Kështjella në Kepin e Rodonit e ndertuar nga Skënderbeu në bregdet është një rast i veçantë dhe pati një qëllim tjetër. Kështjella e Bashtovës ka një karakter të theksuar fortese garnizoni, që presupozon një fuqi të madhe ushtarake të poseduesit. Dhe, së fundi, aty pasqyrohen të rejat më të fundit në pikpamje ushtarake, të influencuara nga fortifikimet e Evropës Perëndimore që kishin arritur në këtë periudhë një shkallë të lartë. Atëhere mbeten dy mundësi: që ajo të jetë ndërtuar nga anzhuinët nga fundi i shek. XIII kur ata bënë edhe ndërtime të tjera ushtarake në Shqipëri, ose nga venecianët. Siç do të shohim edhe më poshtë, argumentat historike dhe teknike anojnë nga këta të fundit.

Me rindërtimin e kalasë së Elbasanit nga turqit më 1466 shqetësimi i venedikasve qe i madh, ky pasqyrohot qartë në një vendim të senatit të Venedikut marrë më 16 gusht 1466. Dy ishin arsyet që i shqetësonin më tepër ata dhe i detyronin të mirrnin masa: e para, afërsia e kalasë së Elbasanit me zotërimet venedikase, siç ishte në këtë rast Durrësi, dhe mundësia nga ana e turqve e ndërtimit të anijeve të vogla dhe daljes së tyre në det nëpërmjet Shkumbinit. Arsyeja e dytë i pati shqetësuar venedikasit edhe shumë kohë më parë, qysh në vitin 1389, i propozohet Gjergj Balshës ti dorëzojë shtetin e tij venecianëve, nga që lumenjt e tij të pasur në lëndë druri dhe rrëshira do të mund tu shërbenin turqve për të ndërtuar anije të vogla dhe për të dalë në Adriatik. Por në këtë rast gjëndja ishte më konkrete dhe sidomos pas vdekjes së tij, në Janar të vitit 1468 venecianët humbën çdo shpresë për tu mbrojtur me duart e huaja. Që nga kjo kohë është bërë e domosdoshme ndërtimi i nje kështjelle në grykën e Shkumbinit për mbrojtjen e Durrësit dhe, sidomos pas rindërtimit të kalasë së Elbasanit nga turqëve, vlera strategjike e kështjellave të tjera, për qëllimin e sipër përmëndur, binte thuajse krejtësisht. Pra, datën e ndërtimit të kështjellës Bashtovës duhet ta kërkojmë që nga viti 1467, deri në pushtimin e Shkodrës më 1478 ose të Durrësit, nga sanxhakbeu i Elbasanit në vitin 1501. Në të mirë të këtij mendimi vijnë edhe konsideratat teknike. Ndërsa kulla të tilla me kurriz të hapur si të Bashtovës, lindin në vendin më të afërt perëndimor, në Itali vetëm në shek. XIV, dhe në Ballkan nga mesi i shek. XV, frengjitë e topave filluan të duken në bazat e kullave dhe të mureve vetëm nga çereku i fundit i këtij shekulli.

Na duket me vlerë edhe pohimi i udhëtarit turk Çelebiut si një vizitor shumë më afër ngjarjeve nga ne, i cili thotë se kështjella u ndërtua prej venecianëve. Së paku, nëqoftëse ajo do të ishte ndërtuar prej turqve, Çelebiu si turk që ishte nuk do la kishte lënë pa e vënë në dukje këtë fakt.

Një çështje tjetër është se, a mund të realizohej ky ndërtim nën kërcënimin turk. Mendojmë se po. Derisa ishte gjallë Skënderbeu dhe një periudhë pas vdekjes së tij, turqit e zotëronin situatën vetëm gjatë fushatave ushtarake, ndërsa gjat intervaleve Skenderbeu pati bërë përforcime të shumta në kështjellat ekzistuese të zotëruara prej tij dhe bile, ndërtoi edhe të reja. Nga ana tjetër vlen të theksohet se garnizoni më i afërt turk ishte ai i Elbasanit, i cili përbëhej vetëm prej 400 jeniçerësh. Kjo ishte më tepër një forcë mbrojtëse që s’mund të ndërmirte aksione të largëta.

Bashtova është një kështjellë e ndërtuar me ngut, duke patur parasysh një kursim sa më të madh të materialit. Këtë e dëshmojnë muret e hollë por të kombinuar nga ana e brëndshme me kondraforte, kullat me kurriz të hapur që janë më pak rezistente, si dhe katet e ulët të kullave të destinuara vetëm për luftim. Është patur parasysh gjithashtu, që një kështjellë e vogël të ketë një fuqi zjarri sa më të madhe; duke krijuar tre nivele luftimi në muret, dhe pesë tek kullat, gjë që nuk e gjejmë në asnjerën nga kështjellat e vëndit tonë. Ndryshe nga fortifikimet e tjera veneciane, të ndërtuara gjatë fundit të shek. XIV dhe fillimit të shek. XV, si kullat e rrumbullakta në Durrës, kështjella e Butrintit, dhe fortifikimet në Shkodër, këtu nuk është patur parasysh kriteri estetik. Gjithçka i shërben vetëm mbrojtjes.

Kështjella nuk pati jetë të gjatë në duart e venecianëve. Çelebiu thotë se ajo u pushtua nga turqit, në kohën kur Sulltan Mehmeti iu nis Shkodrës d.m.th. në vitin 1478. Por, edhe në mos qoftë kjo data e marrjes së kështjellës prej turqve, pas pushtimit të Durrësit nga Sanxhakbeu i Elbasanit, më 1501, ajo nuk kishte sesi të qëndronte më në duart e Venedikut.

Turqit bënë punime plotësuese në kështjellë, siç është kthimi i disa kateve të kullave në ambiente banimi për rojet, dhe ndërtimi i një xhamie mbi hyrjen kryesore të portës, të gjitha këto, para vitit 1521.

Për murin perëndimor nuk mund të supozojmë ndonjë datë të përafërt ndërtimi. Por ka mjaft mundësi që ai të jetë ndërtuar pas vizitës së Çelebiut, sepse ky nuk e përmënd murin e ri, por thotë vetëm se lumi ka shëmbur njërin mur të fortesës. Shkaqet e vendosjes së një garnizoni turk në këtë kështjellë bregdetare qysh në fillim dhe, mbajtjes së tij për një kohë të gjatë, si dhe plotësimit të kështjellës me ndërtime të reja duhen parë në rradhë të parë në qëllimin për të mbajtur të nënshtruar popullsinë e zonës përreth, si dhe për të vënë nën kontroll tregëtinë e drithit me venedikasit.

Bashtova vazhdoi të luaj rol si një skelë tregëtare edhe pas pushtimit prej turqve.

Çelebiu na thotë, se vendasit merreshin me peshkim dhe tregëti me frëngj. Nga mesi i shek. XVIII, Bashtova ishte një skelë nën pushtetin e Mehmet Pashë Bushatlliut. Në këtë kohë tregëtia zhvillohej kryesisht nga vendasit me çmimin e caktuar prej Ulqinakëve.Më vonë, Kara Mahmut Pasha luftoi gjithashtu për mënjanimin e Venedikasve nga tregëtia e drithit në Bashtovë e Vlorë, duke e lënë në dorë të Ulqinakëve. Tregëtia venedikase kufizohej prej çmimit dhe sasisë së drithit që caktohej prej shqiptarëve, Por, për ti dhënë një hov më të madh tregëtisë, që të rriste të ardhurat, duke ruajtur privilegjet e tregëtarëve vendas, Kara Mahmuti në limanet e Myzeqesë, përveç Durrësit dhe Kavajës, në vitin 1780, shpalli dhe Bashtovën si liman të lirë. Ky vendim tregon se tregëtia me vendikasit kishte rëndësi për Bashtovën si skele e tregëtisë së drithit.

info@balkancultureheritage.com