Hamami i kështjellës
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Hamami i kështjellës

Më i vjetër dhe shumë më i vogël se çarshi Hamarny është banja, që ndodhet brenda portës lindore të mëparshme të kështjellës. Edhe kjo banjë është restauruar gjithashtu dhe në atë kohë u bë njëfarë pune studimore në lidhje me të. Ne mund të dallojmë dy faza kryesore të ndërtimit të saj. Banja e ndërtuar rreth vitit 1500 ka qenë një ndërtesë modeste, me përmasa 11 me 16.60m. Diku në shekullin XVII, kjo banjë u zmadhua dhe u shndërrua në një banjë dopio, duke iu shtuar disa dhoma në njërën anë dhe duke zëvendësuar dhomën origjinale të zhveshjes të banjës Sinan Pashës nga një dhomë me dy pjesë. Shtesat e bëra janë të formës të lakuar dhe jopraktike. Në një kohë më të hershme, dhomat e zhveshjes janë rindërtuar në një formë modeste, ashtu sikurse janë edhe tani. Ato janë dy drejtkëndësha të gjatë dhe të ngushtë të mbuluar me tavan prej druri dhe çati me tjegulla.

Pas kalimit përmes një dhome zhveshjeje modeste për meshkuj, në banjën e Sinan Pashës, vjen hyija në dhomën e freskimit, një drejtkëndësh me përmasa 3.70 me 4.80m, e mbuluar me një qemer të shtrirë. Tualeti dhe dhoma e depilimit janë të vendosura në një shtesë të kësaj dhome, nën të njëjtin lloj kubeje. Në mes të murit të gjatë të dhomës së freskimit, e vendosur tradicionalisht, ndodhet një portë që të çon tek banja e nxehtë. Kjo është një sallë e madhe drejtkëndore, e cila të jep përshtypjen e një hapësire të madhe, për shkak të kubesë së saj të përbërë. Dhoma ka përmasat 3.30 me 8.60. Ajo është e mbuluar me tri kupola me elemente harqesh të ndryshëm. Hapësira në të majtë të hyijes është e mbuluar nga një kube interesante që mbështetet mbi një rrjet kalotash të harkuara. Pjesa qendrore është drejtkëndore, e mbajtur nga 2 harqe mbi të cilat ndodhet një kube e vogël. Pjesa që mbetet të jep përshtypjen e hjë eivani. Pas kësaj dhome kanë qenë 2 halvete dhe një dhomë e vogël shtesë, e mbuluar nga një kube.

Kur banja u zmadhua, tri dhoma të vogla me kube u vendosën në një rresht, njëra pas tjetrës, përgjatë murit anësor të pjesës ekzistuese të dhomës së nxehtë. Muri anësor i halvetit të anës së djathtë të pjesës për meshkuj u ndryshua dhe halvetet e reja dhe të vjetra u bashkuan në një dhomë banjoje të vetme, relativisht të madhe. Kubetë dhe profilet e pjesës së re nuk janë po aq të larmishme sa ato të anës së vjetër, por janë të një cilësie të mirë, duke na dhënë disa prova për periudhën e zgjerimit: një gjë e tillë është më shumë e mundur të jetë bërë pas vizitës së Evlias, i cili nuk flet për një banjë me dy pjesë në Elbasan.

Të dyja pjesët e banjës së kështjellës janë të ndërtuara me gur kave. Cilësia e ndërtimit të vjetër është pak më e mirë sesa ajo e shtesës së mëvonshme, një tipar ky mjaft i zakonshëm në arkitekturën osmane, gjë që paraqet tatëpjetën e ngadaltë të standardeve në këtë art me kalimin e kohës. Gjatë restaurimit të fillimit të viteve 1970, çatia u mbulua me tjegulla të reja, kopje të atyre origjinale.

info@balkancultureheritage.com