Hasan Ceka - Gjurmë të trashegimisë ilire në toponiminë e sotme të Shqipërisë
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Hasan Ceka - Gjurmë të trashegimisë ilire në toponiminë e sotme të Shqipërisë

Një problem të veçantë dhe jo pa interes shtrohet për arkeologun dhe historianin e kohës antike lokalizimi, identifikimi i toponimeve të përmendura nga shkrimtarët e kohës së lashtë, duke përfshirë këtu edhe ato të paka emra gjeografikë të kumtuara nga burimet epigrafike të kësaj periudhe. Vështirësitë që na paraqiten në këtë drejtim janë të shumta, prandaj edhe përpjekja për zgjidhjen e këtij problemi nuk mund të jepte veçse fryte të pjesshme, madje mjaft të kufizuara dhe, në disa raste, jo krejt të kënaqëshme e bindëse. Në më të shumtën e rasteve të dhënat antike, që mund të na ndihmonin për lokalizimin e toponimeve të vjetra, janë tepër të fragmentuara e të paqarta. Nga ana tjetër ne kemi arritur të zbulojmë në truallin e vëndit tonë një sasi shumë më të pasur gërmadhash e vendgjetjesh arkeologjike, se sa janë emrat e qyteteve e të vendbanimeve të perfillura nga burimet në fjalë.

Përsa i përket toponimeve të lashta, të përfituara nga burimet e shkruara, duhet thënë se për identifikimin e tyre nuk ka munguar përpjekja, ndonëse jo gjithnjë me sukses, si nga ana e studjuesve të gjeografisë antike, ashtu edhe nga historianët e arkeologët; të parët të ndihmuar kryesisht nga vetë të dhënat burimore e emërtimi i përafërt i sotëm i vëndit, ndërsa arkeologu duke i përcaktuar, përforcuar apo edhe korigjuar këto lokalizime nëpërmjet zbulimeve të kryera në gërmime.

Më i vështirë dhe i pazgjidhshëm paraqitet nga ana tjetër problemi i emërtimit të atyre vendbanimeve antike, për të cilat, me sa dimë, heshtin burimet e shkruara. Janë pikërisht emrat e sotëm të këtyre vendbanimeve të fortifikuara apo të hapura, që do të meritonin një vëmendje të posaçme dhe që duhen analizuar se cilët i përkasin fondit gjuhësor ilir, dhe cilët e kanë humbur emrin e dikurshëm duke marrë një tjetër më të vonë. Megjithëse zgjidhja e problemit që shtrohet mund të arrihej kryesisht me metoda e mjete gjuhësore, mendoj se edhe një kombinim i tyre me të dhënat ankeologjike mund të jepte një kontribut të vlefshëm në këtë drejtim. Ky do të jetë edhe një nga synimet kryesore të këtij artikulli.

Rruga më e rrahur, por edhe më e sigurtë, që shpie në identifikimin e toponimeve antike me emra të sotëm gjeografikë, është pa dyshim tingëllimi i përafërt, përputhja etimologjike e të dy emrave. Kështu Shkodra e ka ruajtur të pandryshuar emrin e vet që nga themelimi e deri në ditët tona. Megjithkëtë identifikimi nuk do të kishte qenë i plotë e i dokumentuar mirë, në qoftë se nuk do të kishim edhe dëshminë e të dhënave arkeologjike. Mbeturina muresh antike në pika të ndryshme të kalasë së Shkodrës vërtetojnë qartë se kryeqyteti i mbretërisë së fundit ilire mbulonte rrafshinën e kodrës së sotme të Rozafës, ku më vonë lulëzoi edhe qyteti mesjetar. Nuk mund të ketë dyshim se edhe emrat e sotëm Lesh, Durrës, Pojan, Vlorë, Himarë, Finiq e Butrint kanë prejardhje të lashtë dhe lidhen etimologjikisht me qytetet antike të kumtuara në trajtat Lissos, Dyrrhachion, Apollonia, Aulon, Chimera, Foinike e Buthrotos. Shembulli i Damësit, fshat i rrethit të Tepelenës, nga ana tjetër, ku dikur ka qenë kërkuar Darnastioni, na bën të jemi më të matur dhe të mos shpejtohemi me identifikimin, në se përputhja gjuhësore nuk gjen përforcim edhe nga të dhëna të mjaftueshme arkeologjike. Po të ishim nisur vetëm nga tingulli i emrit, edhe Amantien do ta kishim kërkuar në Amonicë dhe jo pak më larg, në Ploçë, ku ndodhej në të vërtetë ky qytet ilir me mbeturina të konsiderueshme arkeologjike. Po kështu qytetin Byllis do ta kishim njësuar me Ballshin, afërsisht 5 km, më në veri të Gradishtës së Hekalit, emërtim sllav, (grad, qytet), që ka zëvendësuar emrin e lashtë.

Edhe në rastin e qytetit ilir Sardos (Stef. Byz. s.v.), për të cilin nuk dimë asgjë se në cilën pjesë të llirisë ndodhej, nuk më duket i mjaftueshëm tingëllimi i përafërt i emrit, për ta identifikuar me Shurdhahun në lindje të Shkodrës. Gërmimet arkeologjike vërtetuan se këtu nuk kishte asnjë mbeturinë antike, nuk u zbulua një kulturë materiale e datueshme me siguri në nji cpokë më të lashtë se shek. X të e. sonë. Monetat e zbuluara, që përbëjnë sot për sot të vetmin material të datueshëm, me siguri i përkasin pa përjashtim periudhës së perandorëve Komnenë. Shurdhahu duhet marrë prandaj si një kala tipike, si nji vendbanim i fortifikuar i periudhës së dytë të mesjetës dhe nuk ka si të flitet për shpërngulje banorësh nga Sarda antike, mbasi në afërsi nuk ekzistojnë gërmadha të lashta, të denja për ti pagëzuar.

Më e vështirë paraqitet çështja e identifikimit, kur emrat e sotëm të gërmadhave antike, dhe numri i tyre është mjaft i madh, nuk kanë asnjë lidhje me toponimet e dikurshme, të kumtuara nga autorët e lashtë, sidomos në rastet kur as të dhënat shoqëruese të këtyre vendbanimeve nuk hedhin dritë rreth pozitës së tyre dhe mund të lejojnë përcaktime të ndryshme të pozicioneve përkatse gjeografike. Një shëmbull karakteristik kemi tek Dimali (Polybi III 18, 1 e 3; VII 9, 13. Livi XXIX 12. 3 e 13), i cili ka pas qenë kërkuar jo vetëm në truallin e llirisë së Jugut, por edhe në Dalmaci, derisa disa vula tjegullash me mbishkrim, lejuan që problemi të zgjidhej në favor të kalasë së Krotinës në perëndim të Beratit, ku dolën në dritë tjegullat në fjalë.

Çështja e lokalizmit te Olympës nga ana tjetër (edhe ky, simbas Stefan Bizantinit, qytet i llirisë) mbetet gjithmonë e hapur, për arësye se trualli i llirisë së Jugut, në bregun e majtë të rrjedhjes së poshtme të Vjosës, ku ndodhej me siguri ky qytet i rëndësishëm, me punishte monelare autonome, pra i pavarur ekonomikisht e politikisht, as nga shteti i Epirit, as edhe nga qytetet e tjerë të fuqishëm të kësaj zone, ka një tok gërmadha që presin emërtimet e tyre.

Ndër toponimet e pakta ilire, dhe të përfillura vetëm nëpërmjet mbishkrimesh, një vëmendje të veçantë meriton emri i një vendbanimi ilir, i dhënë në trajtën e dhanores latine, Latio ’. Emri ka interes të dyfishtë. Simbas mbishkrimit të zbuluar në fshatin Shinjon, pranë Elbasanit e të datuar në dy shekujt e parë të e. sonë. Latium ndodhej në tokë të banuar nga parthinët, në një krahinë pra që shtrihej në shpinë të Dyrrahut (Durrësit), të kufizuar nga ana e veriut afërsisht prej lumit të Matit. Pikërisht në këtë pellg kemi nji emër të sotëm, i cili si nga forma ashtu edhe në tingull i përgjigjet plotësisht emrit të dhënë nga mbishkrimi, qytetin e Laçit. Nga pikpamja gjuhësore nuk besoj të ketë ndonjë vërejtje në qoftë se do ta njësonim Lat-in e mbishkrimit me Laçin e ditëve tona. Shndërrimi i gërmës -t në -ç mendoj se përputhet me rregullat e gjuhës shqipe, pra e mbështet identifikimin e Latium me Laçin. Megjithkëtë, pa një përforcim arkeologjik, arritja në një përfundim të tillë nuk do të qe veçse një hipotezë. Pikërisht kjo mbështetje arkeologjike nuk na mungon. Jo larg qendrës së qytetit të Laçit ndodhen gërmadhat e nji kalaje të hershme, të cilat, përsa ka lejuar nji studim i shpejtë e i sipërfaqshëm i tyre, janë datuar në kohën e sundimit romak. Në truallin e Laçit janë zbuluar edhe materiale të tjera të kësaj periudhe, ndër të tjera nji unazë e bukur prej ari masiv, kështu që identifikimi Lat-Laç, më duket sc është më se i sigurtë.

Përfitimi i dytë, që nxjerrirn nga emri i kumtuor prej mbishkrimit, është i karakterit gjuhësor. Simbas Krahes emri Lat-ium duhet të rreshtohet në grupin e emrave gjeografikë ilirë me mbaresën -t, të paraprirë nga nji zanore. Duke e njësuar Laçin me Lat-ium, të mbishkrimit na hapet rruga për ta pasuruar fondin e emrave gjeografikë ilirë edhe me një tok emra të sotëm të papërfillur nga burimet e shkruara antike, tek të cilët kemi të njëjtën mbaresë -ç. Ne do të kapim këtu vetëm ato emra fshatrash prejardhjen ilire të të cilave e faktojnë edhe gjetjet arkeologjike. Kjo nuk do të thotë natyrisht që emrat e sotëm kan ruajtur krejt të pandryshuar edhe formën e tyre antike.

Emrin Laç e hasim edhe në krahina të tjera veriore të vendit tonë, kryesisht atje ku toponimia sllave nuk mundi të depërtojë, sikurse ndodhi në disa vise të tjera të vendit tonë, ku shumë nga vendbanimet antike të rrethuara me mure e humbën emrin e dikurshëm dhe morën një emër të përgjithshëm si: gradisht, gradec etj. Veç laçit të Matit kemi edhe fshatin Laç afër Vau-dejës. Ndërsa i pari nuk është gjurmuar ende nga pikpamja arkeologjike, në truallin e të dytit gjetjet antike nuk mungojnë, dëshmi kjo që flet në të mirë të lashtësisë, qoftë të emrit, ashtu edhe të vetë fshatit.

Në të njëjtin grup hyn edhe toponimi Kuç, emër fshati të cilin e hasim në shumë krahina të vendit tonë. Kuçi i Tiranës është i njohur për një mbishkrim në gjuhën greke, kushtuar Zeusit parthin. Në Kuç të Beratit, mbi bregun e majtë të lumit Semon, degëzohej rruga që vinte nga veriu, kalonte nëpër Lushnjë e çante në drejtim të Beratit dhe të Mallakastrës. Kuçi mendohet të ketë qenë prandaj edhe një stacion rrugor mbi degën jugore të rrugës Egnatia. Edhe Kuçi i Vlorës ashtu edhe ai i Korçës kanë dhënë gjithashtu materiale arkeologjike.

Një emër të këtij grupi mban edhe fshati Klioç në rrethin e Korçës i njohur edhe ky për gjetjet e ndryshme arkeologjike, ndër të cilat edhe një tok moneta, që flasin për banimin e tij të paktën që nga koha helenistike.

Fondit të emravc gjeografikë ilirë, të arritura deri në ditët tona, i përkasin edhe një numër emra fshatrash të grupit të përmendur, që kanë dy ose më shumë rrokje. Edhe tek këto bije në sy ajo që u vu re tek emrat e mësipërme; janë emra qe përsëriten dhe takohen si në krahinat veriore, ashtu edhe jugore të vendit tonë. Emra vendesh të këtij tipi janë lërbaçi, mbi rrugën Tiranë-Elbasan, trualii i të cilit na ka dhënë një relief vorri të shekujve të parë të e.sonë, që ruhet në muzeum e Elbasanit dhe lërbaçi i Vlorës, në lagjen Bogdan të të cilit shihen mbeturinat e një ure antike, të hedhur mbi lumin e Shushicës.

Të njëjtën mbaresë, por të shoqëruar me një parafjalë të ndryshme, ka edhe emri i fshatit Kalivaç, mbi bregun e djathtë të Vjosës, me gërmadha impozante, që sundojnë grykën e Ylynecit. Nga ky fshat kemi edhe zbulime të tjera arkeologjike. Edhe Kalivaçi i Mirditës nuk mund të ketë dyshim se e ka ruajtur emrin e vet, gjithashtu që nga kohrat antike. Po kështu duhet menduar edhe për fshatin Kaliboq, pak kilometra përtej kufirit tonë jugor, në tokë greke. Krahaso dhe Kalivo, emrin e një kodre të izoluer pranë Butrintit, me mbeturina muresh rrethimi jo më të vona se të kohës helenistike.

Për lashtësinë si dhe për origjinën ilire të qytetit ilir të MargëlIiçit, pranë Patosit, dëshmon edhe një emër tjetër gjeografik i llirisë, lumi Margus, Morava e sotme në Sërbi. Margëlliç quhet edhe një qytet i Çamërisë.

Prejardhje ilire duhet të ketë, simbas mendimit tonë, edhe një grup tjetër toponimesh të sotme, të cilët mbarojnë gjithashtu me ç, sh, por në trajtën e tanishme të paraprirë nga një bashkëtingllore dho jo nga një zanore. Në të mirë të këtij mendimi, flasin edhe në këtë rast gjetjet arkeologjike. Emrat e kësaj kategorie, përsa i njohim, janë; Belshi i Elbasanit, me gjetje arkeologjike që ngrihen deri në periudhat prehistorike. Ballshi që trashëgon emrin e Byllisit të afërt, Borshi i Sarandës, me mure rrethimi të periudhës helenistike, i njohur me ermin Sopot, si dhe Barçi i Korçës, ku u hapën disa tuma me materiale të gjysmës së parë të mijëvjeçarit të fundit para e.sonë.

Si emër ilir te papërfillur në burimet historike e mbishkrimore do të konsiderojmë edhe emrin e Jermës pranë Gjirokastrës, ku vitet e fundit janë bërë gërmime me rezultate shumë të rëndësishme. I mbështetur në pozitën zotëruese që zinte ky qytet antik në luginën e lumit Drino dhe sidomos tek disa pulla bakri me mbishkrimin Avtiycveojv, autori i gërmimeve shprehu mondimin se gërmadhat e Jermës ishin ato të Antigonesë, qytetit epirot, që luajti një rol strategjik me rëndësi, si gjatë fushatës ilire të vitit 230, ashtu edhe në luftën e fundit romako-maqedone të vitit 168. Duke qenë se argumentimet mbi të cilat u mbështet identifikimi Jermë-Antigone nuk më duken të mjaftueshme e bindëse, mbi këtë problem, të shtruar prej meje edhe kohë më parë, desha të ndalesha edhe një herë, para se të rreshtoj të dhënat, që më shtyjnë të kërkoj në Jermë një ndër qytetet epirote të papërfillura nga burimet historike dhe jo Antigonenë.

Sikurse e cekëm edhe më sipër, njësimi i gërmadhave të Jermës me mbeturinat e Antigonesë u mbështet në radhë të parë në zbulimin gjatë gërmimeve të disa pullave bakri, në trajtë e madhësi monetash mesatare, të cilat mbi njërën faqe mbajnë një vulë katërkëndëshe me legjendën AvTtyovetov, ndërsa shpina e tyre është lënë e sheshuar dhe e papërpunuar. Me sa shifet kan qenë përgatitur enkas për një qëllim të caktuar; duhet përjashtuar prandaj mundësia që të jenë moneta të fshira, të rivlerësuare me anën e vulës për të qarkulluar në tregun e qytetit e të rrethit të tij. Një pullë e përngjashme, por me legendën AraxpcoiKxv, ka dalë në dritë edhe në Dodonë, kështuqë nuk ka pse të mos i marrim edhe pullat tona me legjendën Av-u-yovzwv, si ostraka, tesera votimi.

Lind pyetja nëse këto pulla, këto triska të antigoneasve, a mund të shërbejnë si argument për ta kërkuar qytetin e tyre në Jermë? Mbishkrimi na e thotë qarte se ato nuk janë tjetër veçse legjitimacione, fletë identiteti, me të cilat paiseshin banorët me të drejtë votimi për ti përdorur në nji kuvend apo gjyq të caktuar ndërkrahinor. Pajisja e tyre me mbishkfimin «(ie-sera) e antigoneasve» do të kishte vetëm atëhere kuptim, në qoftë se në kuvendin apo gjyqin krahinor merrnin pjesë jo vetëm antigoneasit, të cilët për çështje të brëndshme të qytetit të tyre nuk kishin pse të pajiseshin me tesera të mbishkruara, por edhe votues që përfaqësonin qytete e krahina të tjera të Kaonisë. Është prandaj me pikëpyetje, nëse pullat kan qenë pregatitur per banorët e Jermës; ka madje më shumë mundësi të jenë sjellë këtu nga të deleguar të qytetit të Antigonesë, e cila ndodhej gjithashtu në luginën e Drinos. Me fjalë të tjera, gjetja e pullave të përmendura në Jermë nuk mund të vlejë si argument i sigurtë për ti emërtuar gërmadhat e saja si Antigone. Për zgjidhjen e drejtë të këtij problcmi, veç rezultateve të deritanishme të gërmimeve, duhen shoshitur mirë edhe të dhënat e tjera burimore; simbas mendimit tim këto nuk flasin në të mirë të mendimit Jermë, Antigone dhe nuk e mbështesin sa duhet një identifikim të tillë,

Nuk ka dyshim se gërmadhat e Jermës janë më impozantët, me madhështorët midis atyre të luginës së Drinos dhe mbulojnë një sipërfaqe shumë më të gjërë banimi se qytetet e tjera antike të këtij pellgu, Lekli, Labovo e Kryqit, Melani e Seloja. Madhësia dhe pozita zotëruese e qëndrore që ze Jerma, në luginën e Drinos, do të ishin foktorë të mjaftueshëm për të kërkuar këtu qëndrën ekonomike e politike të njerës nga krahinat më të pasura e më të populluara të Kaonisë, siç ishte lugina e lumit Drino, në këtë qytet i ka patur hije ta ketë qendrën edhe kuvendi kraninor, këtu do ta kenë patur selinë autoritetet kryesore administrative e ushtarake. Por të gjitha këto nuk formojnë argumenta bindëse, për ta lokalizuar Antigonenë në Jermë. Nga burimet e shkruura nuk del që ky qytet te ketë luajtur ndonjë rol të veçantë ekonomik ose politik në historinë e Kaonisë dhe aq më pak në shtetin e Epirit. Antigonea përmendet në këto burime vetëm për hir të pozitës së fortë strategjike, të ambientit gjeografik që e rrethonte, për rolin ushtarak jo të vogël, që luajtën të dy grykat (e Këlcyres dne e Hundëkuqit) në luftat iliro-epirote dhe romake-maqedone në shek. III e II. p. e.sonë. Tekstet antike na i kumtojnë këto dy gryka me termat greke e latine ctsva. Aoou (ngushticat e Vjosës) dhe lauces Antigoniae (grykur e Antigonese).

Para se ti hedhim një sy, për aq sa i vlejnë punës sonë, burimeve historike, nuk duhet të harrojmë e ta kalojmë në heshtje një faktor tjetër me rëndësi, i cili në rastin që na intereson, luan një rol të dorës parë.

Si rregull grykat e qafat marrin emrat e vendbanimeve apo të ambienteve të tjera gjeografike më të afërta. Në raste më të rralla kemi edhe emërtime nga flora e fauna e vendit. Qafa e Babicës është në të dalë të Vlorës, në lindje të qytetit, megjithatë ajo njihet me emrin e fshatit të afërt, në truallin e të cilit ndodhet; po kështu qafa që lidh Sarandën me hinterlandin e saj, ndonse nuk është veçse dy kilometra larg qytetit, nuk mban emrin e limanit jugor të vendit tonë, por atë të fshatit Gjoshtë. Nuk ngjan të ketë ndodhur ndryshe as në kohën antike. Gryka e famshme e Termopilave e ka marrë emrin e vet nga burimet termale, që ndodhen edhe sot e kësaj dite afër hyrjes së saj. Shembuj të tillë ka me dhjetra, kështu që ngushtica e Antigonesë, fauces Antigoniae, për të cilat na flasin burimet e shkruara antike nuk duhen ndarë nga qyteti që i dha emrin. Që të dy duhen kërkuar në të njëjtin ambient gjeografik dhe jo larg njëri tjetrit.

Përshkrimet e dhëna nga Polibi (II,5) e Livi (XXXII, 5 e XLIII, janë mjaft të sakta e të qarta, kështu që nuk mund të lindi farë dyshimi, se me shprehjet gjeografike irma Aoau e fauces Antigoniae duhen kuptuar vetëm grykat e Këlcyrës dhe të Hundëkuqit, të cilat edhe nga pikpamja gjeografike përbëjnë nji tërësi dhe vazhdojnë njëra tjetrën; e para formonte një barrierë të pakapërcyeshme për armiq që e kërcënonin Kaoninë, nga lindja, dmth Maqedonia, kurse e dyta përbënte portën e vetme të depertimit nga lliria në Epir a Greqinë e Veriut. Diku, afër këtyre dy grykave, ngo të cilat njëra mbante emrin e saj, e jo gjetiu duhet kërkuar edhe Antigonea.

Në hyrjen lindore të grykës së Këlcyrës ashtu edhe në bishtin verior të grykës së Hundëkuqit, shihen mbeturinat e dy vendbanimeve të fortifikuara antike, qëllimi kryesor i ndërtimit të së cilave ko qenë në radhë të parë sigurimi strategjik i grykave në fjalë. Vendbanimi i parë, i vogël përsa i përket truallit të rrethuar, ndodhet në fshatin e Këlcyrës, ku shihen edhe mbeturinat e një kalaje mesjetare, që provojnë se gryka e ruajti rëndësinë e saj strategjike edhe gjatë mesjetës. Qyteti i dytë, i rrethuar me mure me blloqe paralelopipedë e poligonalë, të datueshme aty nga fundi i shek. IV apo fillimi i shek. III, shtrihet mbi një pllajë mbi katundin Lekël, në bregun e djathtë të lumit Drino, pak kilometra para derdhjes së tij në Vjosë. Pikërisht njëri nga këta dy vëndbanime të fortifikuara duhet të ketë qënë quajtur me emrin e Antigonesë. Duke qenë se Antigonea ishte një qytet i Kaonisë dhe kufiri verior i kësaj krahine vështirë se mund të jetë shtrirë në bregun e djathtë të Vjosës së Mesme, ku ngrihej vëndbanimi antik i Këlcyrës, qytetin që i dha emrin ngushticave duhet ta kërkojmë në Lekël.

Pozita që zinte qyteti i Leklit në hyrjen veriore të luginës së Drinos, pak kilometra larg asaj perëndimore të Këlcyrës, ishte e një rëndësie strategjike të dorës së parë, përsa i përket sigurimit nga dyndjet armike, jo vetëm për Kaoninë, por për krejt Epirin. Lekli mbyllte e kontrollonte rrugën e vetme, që lidhte luginën e Drinos me llirinë jugore, e cila gjatë gjithë kohës antike kalont-e mbi bregun e djathtë të lumit, pra përfund mureve rrethuese të qytetit. Ishte kjo rëndësi strategjike e grykës dhe nevoja e mbrojtjes së vendit nga sulmet e fqinjëve ilir e maqedonë, që e bënë të domosdoshme ngritjen e qytetit të fortifikuar të Lekiit, i cili për arësyet që përmendëm më lart, ka shumë më tepër të drejtë të mbajë emrin Antigonea, emër që i kaloi mandej grykës, se sa Jerma e largët. Pohimi i Polybit (II 5) se epirotët, posa marrin vesh që një ushtri e fortë ilire është nisur kundër tyre, duke kaluar nëpër ngushticat e Antigonese, «dërgojnë një pjesë të forcave të tyre për të mbrojtur këtë qytet» dmth Antigonenë, i përshtatet më tepër qytetit te Leklit, i cili ndodhet në të hyrën veriore të ngushticës, se sa Jermës, të cilën ushtrio ilire, e nisur enkas për të përforcuar garnizonin e vet në Foinikën e pushtuar, prej tyre, nuk kishte pse ta kërcënonte he për hë.

Në të mirë të njësimit Lekël-Antigone nuk flet vetëm pozita kyç, që zinte ky qytet në të hyrë të grykës së Hundëkuqit dhe emërtimi antik i kësaj gryke me fauces Antigoniae, ngushticat e Antigonesë. Në të njëjtin përfundim na shpien edhe disa të dhëna të tjera burimore, që ndihmojnë për ta përforcuar edhe më tej këtë mendim. Ndër autorët e mëvonshëm të kohës romake Antigonenë e përmendin si qytet të brendshëm të Epirit, Klaud Ptolemeu dhe Stetan Bizantini. Kryesisht nga dëshmia e Ptolomaut, i cili na jep edhe koordinatat gjeografike të qytetit, nxjerrim një përfitim me vlerë, që hedh dritë tjetër rreth çështjes që na intereson këtu.

Ndërsa në veprën e gjeografit Aleksandrin shumë qytete të Epirit, nuk përfillen fare, sigurisht pse nuk ekzistonin më, Antigonenë ai e rreshton në krye të katër qyteteve të brendshëme të Epirit, si qytetin më verior të krahinës, pozitë që zë afërsisht edhe qyteti i Leklit në luginën e Drinos. Nuk është vetëm kjo, vlerë edhe më të madhe ka për ne përfitimi i dytë që nxjerrim nga shënimi i Ptolomeut. Përfshirja e Antigonesë në veprën e Ptolemeut dokumenton në mënyrë të qartë se në shekullin e dytë të erës sonë, qyteti ishte ende në këmbë, gjë që nuk mund të thuhet kurrsesi për Jermën.

Gërmimet e zhvilluara vite me radhë në këtë qytet antik, nga viti 1966-1970, na nxorën në dritë një kulturë materiale të pasur arkeologjike, u zbuluan me qindra moneta, por ndërmjet tyre nuk ka asnjë objekt, asnjë monetë që të mund të datohet më poshtë nga gjysma e dytë e shek. Il-të p.e.sonë. Mbi sipërfaqen e gërmuar u ndesh kudo në një shtresë të trashë hiri, që vërteton se qyteti i Jermës ra viktimë e një zjarri të fuqishëm të vënë, më shumë të ngjarë, nga ushtarët e Pal Emilit në vitin 167, mbas plaçkitjes së qytetit e marrjes rob të banorëve të tij. Shterpësia e shtresave kulturale në objekte të datueshme mbas vitit 168/7 e në kohën e sundimit romak le të kuptohet se qyteti nuk u rindërtua më, pra nuk mund të ekzistonto as në kohën për të cilën na flet Ptolemeu.

Shembujt që suallëm më sipër në lidhje me emërtimin e ngushticave e të qafave, të cilat zakonisht marrin emrin e vendbanimit të afërt dhe jo të atyre të larget, qofshin këto edhe qytete me rëndësi, nuk flasin gjithashtu në të mirë të njisimit të qytetit të Jermës me Antigonenë, mbasi largësia e gërmadhave afërsisht 20 km, nga pika më e afërt e grykës së Hundëkuqit vështirë se mund te ndikonte në emërtimin e grykës.

Që Jerma të ketë qënë një ndër 70 qytetet fatkëqinj të Epirit, të plaçkitura e të rrënuara nga romakët, ndërsa fqinji i saj verior Antigonea ti ketë shpëtuar këtij rrebeshi, nga më të rëndët e kohës antike, duket si nji supozim kontradiktor, megjithatë gjen vërtetim e mbështetje të plotë në burimet historike. Në librin XLV, 33 e 34 Livi na e thotë shprehimisht se u plaçkitën kryesisht krahinat e qytetet e llirisë e të Epirit, që kishin mbajtur hapur anën e maqedonëve. Për fiset epirote vetëm mollosët u bashkuan në tërësi me maqedonët. Pjesa kryesore e Kaonisë dhe e qyteteve të saj nga ana tjetër u hodhën në krahun e romakëve, qëndrim ky që jo vetëm i shpëtoi nga shfarosja në masë, por edhe u lejoi të kenë për një kohë të shkurtër një administratë autonome, të njohur në burimet mbishkrimore sixoiviv tuv’Hxet,pwTO)v r.cpi /rJ Një qëndrim proromak mbajti edhe Antigonea, burrat e së cilës muarën pjesë aktive në luftën e fundit maqedone-romake dhe nuk e ngacmuan aspak ushtrinë romake, kur kësaj, mbas tërheqjes nga rrethimi i Stratos, i duhet të kalojë nëpër grykën e Hundëkuqit, përfund mureve të Antigonesë për të zbritur në fushën e Meleonës ndërsa i suimojnë repartet maqedone (të cilët Livi i cilëson si plaçkitës), që vihen në ndjekje të romakëve.

Si mbyllje të argumentimeve të shtruara mund të themi pa drojtje se gërmadhat e Leklit dhe jo të Jermës duhen marrë si mbeturina të Antigonesë. Lind natyrisht pyetja se ç’cmër antik ka patur qyteti i Jermës, si mund të emërtoheshin gërmadhat e tij? Vështirësitë që na dalin në këtë vështrim janë të njohura; me të dhënat që disponajmë nuk do t’ishte një ndërmarrje e lehtë përpjekja për zgjidhjen e kënaqshme të këtij problemi. Gërmimet e zhvilluara treguan, sikurse e thamë edhe më sipër, se qyteti mbas djegjes e rrafshimit me tokën të pësuar në vitin 168/7, nuk u rindërtua më. Do të binim prandaj në një gabim tjetër po aq të rëndë, në qoftë se do ta njësonim Jermën me njërin nga të tre qytetet e tjera të përmendura nga Ptolemeu si qytete të brendshme të Epirit, ose edhe me ndonjerin nga stacionet rrugore të pellgut të Drinos, të përfillura nga itinerarët. Nuk kemi as të dhëna të mjaftueshme për të parë tek gërmadhat e Jermës mbeturinat e ndonjërit nga qytetet e përmendura për emër, ekzistencën e të cilëve para ngjarjeve të shëmtuara të vitit 168/7 na e dëshmojnë burimet e shkruara.

Për zgjidhjen e problemit të emërtimit të gërmadhave të Jermës nuk kemi se ku të mbështetemi tjetër veçse në të dhënat e gërmimeve arkeologjike. Simbas mendimit tim këto nuk kanë munguar të na e thonë fjalën e tyre, kanë filluar të hedhin dritë për sqarimin e kësaj pyetje. Gjatë fushatës së gërmimeve të vitit 1971 u zbulua stampa e nji vule zyrtare në trajtë të rrumbullakët, me nji mbishkrim dy rreshtash të ndarë në të dy krahët e një rrufeje horizontale. Nga mbishkrimi lexohet qartë vetëm rreshti mbi rrufe XtpaTaYmv.

Nga rreshti nën rrufe i ruajtur në gjëndje të keqe nuk lexohen veçse tri gërmat e para Apy edhe këto jo fort qartë. Pikërisht këto tri gërma, në qoftëse nuk gabohen në lexim, na sjellin ndërmend fisin kaon të argjyrinëve, trualli i të cilit simbas Stefan Bizantinit, i vetmi autor që e përfill këtë fis, shtrihej përtej maleve te Akrokeraunit, maleve të sotme të Llogarasë e të Çikës, përfshinte pra me sa duket, jo vetëm krahinën e sotme të Kurveleshit, por edhe luginën e Drinos. Ka shumë të ngjarë dhe, nuk kemi pse ta vemë në dyshim, që edhe kryevendi i këtij fisi, për mendimin tim Jerma, ashtu si qëndrat ekonomike e administrative të dy fqinjëve të tij veriorë, amantëve e bylinëve, të ketë patur të njëjtin emërtim, dhe ky emër më vonë, gjatë kohës së mesme, ti ketë kaluar Gjirokastrës (Argyrokastron) së sotme.

Në të mirë të supozimit të sipërm do të fliste edhe vetë emri i sotëm i gërmadhave, në qoftëse nuk kemi të bëjmë me greqishten e vjetër spup., që do të thotë fortesë. Emri Jermë mund të lidhej etimologjikisht fare mirë me Argyrina ose Argyrim. Një qytet të Epirit me të njëjtën prapashtesë ima, Bunima, na e kumton Stefan Bizarrtini s.v.

U përpoqëm ta dallojmë ndërmjet toponimeve të banimeve të vendit tonë disa emra fshatrash e gërmadhash antike, të cilat sipas mendimit tonë të miratuar nga të dhëna arkeologjike e gjuhësore, kanë origjinë të lashtë ilire. Nuk është natyrisht e domosdoshme që trajta e tyre të jetë ruajtur edhe sot kudo e pandryshuar.

Emrave të sipërm mund ti shtonim më në fund edhe ndonjë emër popullsish, kujtimin e të cilave na e ruajnë 'krahina të ditëve tona. Kështu emrin e albanëve, që na e përmend Ptolemeu si fis me banim në një treve të kufizuar afërsisht nga lumenjt e Erzenit e të Matit, e trashëgon jo vetëm krahina e Arbënisë, në rrethin e Krujës, dhe fshati Arbanë në jugëperëndim të Tiranës, por me të njëjtin emër njihet në botën e jashtme edhe vendi e populli i ynë. Arbëreshë e quajnë vehten e tyre edhe banorët e kombësive shqiptare te mërguar para disa shekujsh në Itali, Greqi e gjetiu. Dy krahina të tjera, Darsia ndërmjet Lushnjës e Peqinit, dhe Labëria, në lindje të Vlorës, na kujtojnë dy nga fiset më në shenjë të llirisë së Jugut, doorset e labianet, të cilët nga mesi I shek. II p.e.sonë kanë prerë edhe moneta të shënuara me emrat e tyre.

Ndërsa të dy fiset e përmendura ilire banonin në territorin, që nuk kanë sot asnjë lidhje gjuhësore me emrat e tyre, në rrethin e Shkodrës, Mal të Zi e Hercegovinë, një fis tjetër ilir, antarët e të cilit burimet historike i quajnë Grabaei, ngjan të ketë banuar po n'atë trevë, ku rron ende emri i tij, në krahinën e Kërrabës, ndërmjet Tiranës e Elbasanit.

info@balkancultureheritage.com