Historia e Romës
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Historia e Romës

Pirrua, mbreti i të quajturit Epir, mbretëroi edhe në pjesën më të madhe të tokave helene, këtë gjë e bënte herë me mirëbërësi, herë me anë të fnkës. Në atë kohë atij i shërbenin etolët që ishin të fuqishëm, Filipi maqedonas dhe dmastët c Ilirisë. Ai dallohej shumë nga të tjerët, nga natyra e tij e shkëlqyer, nga arsimi i lartë, nga përvoja për çështjet shtetërore, kështu që ai mbivlerësonte forcat e tij kundrejt aleatëve, megjithëse edhe ato ishin shumë lë mëdha.

Kinea thoshte se shumica e qyteteve u shkatërruan nga arma e mbretit Pirro, kurse Plutarku thotë se ishte i fortë në të folur dhe i vetmi që mund të krahasohej për këtë me Demostenin.

Pirrua dërgoi në Dodonë dhe mori përgjigjen për ekspeditën; orakulli i tha se nëqoftëse do të kalonte në Itali do t’i mundte romakët dhe, duke e lidhur këtë me vendimin (ndonjë ka dëshirë të madhe të gënjejë), nuk priti as pranverën.

Romakët, kur morën vesh se Pirrua arriti, u frikësuan nga ai, mbasi ishte luftëtar i zoti dhe mësuan se sillte me vete një ushtri të madhe, të pamposhtur...

Kjo fitore e bëri Pirron të shkëlqyer dhe i dha emër të madh, kështu që ata të cilët qëndronin midis tij e romakëve u bashkuan me të, ndërsa të gjithë aleatët erdhën tek ai. Në këtë rast ai as nuk shfaqi haptas zemërimin e tij kundrejt tyre as nuk e fshehu krejtësisht dyshimin e tij. Por, mbasi u hoqi atyre vërrejtjen pse ishin ndarë (në përgjithësi i priti mirë duke i afruar shumë), i trembi me qëllim që të mos kishte një përçarje, nga ana tjetër, e bëri këtë për të mos u dhënë ndonjë shenjë që ata të kujtonin me naivitet se ai nuk ishte në dijeni mbi atë që ata kishin bërë ose që të mos u linte dyshimin se ai ka një zemërim të fshehur, mospërfillje apo urrejtje me qëllim të keq dhe të mos ndodhte ndonjë gjë e papritur. Të gjitha këto ai i bisedoi me ta në mënyrë të qetë dhe u dha atyre diçka nga plaçka.

Pirrua u mundua në fillim t'i bindte robërit romakë, që ishin të shumtë, të luftonin bashkë me të kundër Romës. Kur ata nuk pranuan, ai tregoi kujdes të madh për ta dhe as lidhi njeri prej tyre, as u bëri ndonjë të keqe tjetër, por i ktheu falas dhe në këtë mënyrë mori pa luftë Romën.

Romakët u habitën nga elefantët, mbasi nuk kishin parë asnjëherë bisha të tilla, por duke ditur se bishat prej natyre janë të vdekshme dhe se ato në asnjë mënyrë nuk janë më të përsosura se njeriu, aq më tepër edhe nga forca nuk u habitën më dhe morën guxim.

Ushtarët e Pirros, si ata që kishte sjellë nga vendi i tij ashtu edhe aleatët, u dhanë tmerrësisht pas plaçkitjes, mbasi ata nuk paraqisnin ndonjë vështirësi e rrezik.

Epirotët e shkelën miqësinë, për shkak se ata ishin zemëruar shumë, mbasi, megjithëse ekspeditën e kishin ndërmarrë me shpresa të mëdha, asgjë nuk kishin përfituar nga gjendja e krijuar, ndonëse në këtë kohë shumë gjëra ndodhën te romakët; kurse ata që banonin në Itali dhe që ishin me ta u shkëputën prej tij, mbasi panë se ai po pushtonte njëlloj si vendet e armiqve, ashtu edhe të aleatëve. Ata shikonin më tepër veprat e tij se sa premtimet. Pirrua, si mori vesh se për çështjen e robërve vinin delegatë të tjerë bashkë me Fabricin, dërgoi një roje për ta në kufi, me qëllim që të mos u ndodhte ndonjë gjë e papritur prej tarantasve dhe mbas kësaj çoi e i priti dhe i futi në qytet, ku i gostiti në mënyrë të shkëlqyer, dke iu bërë të gjitha rregullat e tjera të pritjes. Ai shpresonte se, meqenëse ata ishin të mundur, do të arrinte në marrëveshje.

Dhe Pirrua, duke menduar kështu, u tha delegatëve: "O romakë, as në të kaluarën unë nuk luftova kundër jush me dëshirë, as edhe tani dëshiroj të luftoj; do të bëj gjithshka që të jem mik i juaj, për këtë do të liroj të gjithë robërit pa shpërblim dhe do të bëj marrëveshje për paqen"...

Pirrua kërkoi edhe të tjera dhe për këtë bisedoi edhe me Fabricin. "Unë o Fabric akoma dhe tani nuk kam nevojë që të luftoj kundër jush, por duke u përgjegjur thirrjes së tarantasve u binda dhe erdha këtu, megjithëse pastaj m'u ndryshua mendja. Sidoqoftë unë ju munda në betejë. Me kënaqësi do të bëhesha mik i të gjithë romakëve, veçanërisht i yti, sepse unë po e shoh se je burrë i mirë <dhe i logjikshëm. Dua që të përfundojmë bashkë paqen dhe të kthehem shpejt në shtëpi /në Epir/. Meqenëse do të bëj një ekspeditë në Heladë, kam nevojë të të kem si këshilltar ushtarak".

Dhe duke bërë këto, romakët megjithëse përherë fitonin, asnjëherë nuk u rritej mendja, dhe senatorin Kuint Fabin ia dorëzuan apolloniatëve të gjiut të Jonit, koloni e korinthasve, meqenëse ai shau disa delegatë të tyre. Ata nuk i bënë asgjë të keqe, por e dërguan në shtëpi.

Ishulli Isa iu dorëzua vullnetarisht romakëve. Këtë e bënë, së pari, që të provonin ata, të cilët i kujtonin se ishin më të dashur dhe më besnik se të tjerët; prandaj menduan se do të ishin më mirë në një gjendje, që nuk e njihnin, se sa në gjendjen e tanishme, se nga njëra anë do të shpëtonin nga vuajtjet, dhe nga ana tjetër shpresonin se kjo do të ishte më mirë për ta. Romakët deshën që nga njera anë isasve, të cilët kishin kaluar në anën e tyre, t'ua shpërblenin në një farë mënyre këtë të mirë shpejt e me gatishmëri, me qëllim që të dukeshin se i ndihmonin ata, që ishin treguar të gatshëm ndaj tyre, nga ana tjetër deshën të mbroheshin nga ardianët, sepse këta i keqpërdomin të gjithë ata, që lundronin duke u nisur nga Brendesi. Prandaj dërguan njerëz te Agroni, për të kërkuar që ardianët të hiqnin dorë dhe e akuzuan atë vetë se, megjithëse s'kishte pësuar ndonjë të keqe më parë nga ana e tyre, po u binte më qafë. Po delegatët nuk e gjetën të gjallë se ai kishte vdekur duke lënë një djalë, të quajturin Pin. E shoqja, Teuta, njerka e Pinit, sundonte mbi ardianët... Nga zemërimi ajo nuk iu përgjigj atyre në mënyrë të matur, po përkundrazi e shtyrë nga krenaria që gruaja e ka prej natyre dhe nga fuqia që kishte atëherë në dorë, disa nga delegatët i lidhi e disa të tjerë i vrau, për të vetmen arsye se këta kishin folur hapur. Dhe atëherë, aty për aty, iu rrit mendja, duke pandehur se vepra e saj kriminale dhe e pashpirt i dha një farë fiiqije, por pa kaluar shumë kohë e nxori në shesh dobësinë e saj prej gruajc mendje shkurtër, që zemërohet shpejt, po edhe që kapet shpejt prcj frikës. Meqcnëse shpejt mori vesh që romakët kishin vendosur të bënin luftë, u tmcrrua dhc u prcmtoi t'ua kthente burrat, që mbante rob; sa për ata që ishin vrarë u përgjigj, duke thënë sc vrasja e tyre ishte bërë nga kusarët. Romakët atëherë pezulluan pregatitjet e fushës dhe kërkuan t'u dorëzoheshin vrasësit e tyre, por atëherë meqë pa se rreziku akoma nuk ishte afruar, filloi t'i përbuzte dhe jo vetëm vrasësit nuk i dorëzoi, por dërgoi ushtrinë kundër Isës. Vetëm kur dëgjoi se konsujt e Romës po afroheshin, vetëm atëherë u tremb përsëri, e la më një anë inatin dhe u tha se ishte gati të pranonte çdo kërkesë të tyre. Por prap s'vuri mend. Me të marrë vesh se konsujt kaluan në Kerkyrë, mori përsëri guxim e dërgoi ushtri kundër Epidamnit (dhe Apollonisë). Edhe atëherë kur romakët i shpëtuan këto qytete dhe kapën anijet e saj që sillnin të holla, edhe atëherë nuk deshi të bindej. Edhe kur zbarkuan nga deti në tokë dhe pushtuan kodrën Atyri, edhe në këtë rast nuk u përkul (mbasi akoma ishte dimër) dhe shpresonte se do të largoheshin përsëri nga ato vende. Por kur mori vesh se Albini po qëndronte aty edhe se Demetri nga marrëzia e saj e nga frika e romakëve kaloi nga ana e tyre dhe bindi disa të tjerë që të dezertojnë, u tremb shumë dhe e la pushtetin.

51 Demetri, si kujdestar i Pinit, u martua me të ëmën e tij, Triteutën - se Teuta kishte vdekur - dhe nga ky shkak u bë kryelartë dhe i rëndë me vendasit, e përveç kësaj edhe fqinjët i keqpërdorte. Romakët atëherë, e thirrën atë në Romë (mbasi dukej se duke spekulluar miqësinë e romakëve u bënte atyr padrejtësi); po ky, jo vetëm nuk dëgjoi të shkonte, po vuri dorë edhe mbi aleatët e tyre. Prandaj romakët dërguan ushtri kundër tij, që ndodhej në Isa...

65 Perseu shpresonte se do t'i dëbonte plotësisht romakët nga Hellada, por për shkak të tërheqjes së parakohëshme, që pati si rezultat ngurriihin e aleatëve, ai u dobësua menjëherë... Dhe as Eumenit, as Gentit nuk u dha të hollat që u kishte premtuar, duke kujtuar se atakishin një shkak të përbashkët për armiqësi me romakët...

info@balkancultureheritage.com