Historia e vjetër e Romës
Mitologjia Helene
~Jim Tierney
Qyteti antik
~Fustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Struktura e simbolizmit ilir
~Aleksandër Stipçevic
Pirateria ilire
~Pierre Cabanes
Mbretërimi i Gentit
~Pierre Cabanes
Mesapët dhe gjuha e tyre
~Myzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Vlora në mesjetë
~Konstantin Jereçek
Klementi i Ohrit dhe Shqipëria
~Dimitri Obolenski
Ajkuna kján Omerin
~Curraj – Epér (Mirash Gjoni)
Orët e Mujit
~Visaret e Kombit
Shqipëria e Lashtë
~Luigi M. Ugolini
Ballkani Qëndror
~Guillaume Lejean
Udhëtimet e para 1897 - 1905
~Franc Baron Nopça
Fiset Shqiptare
~Robert Elsie
Gegët dhe toskët
~Robert Elsie
Fisi i Kelmendit
~Robert Elsie
Në anijen "Danubio"
~Marcin Czerminski
Shebeniku (Sibenik)
~Marcin Czerminski
Skardona dhe Ujvara e Kërkës
~Marcin Czerminski
Nga Shqipnia e jugut
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Mesme
~Johann Georg von Hahn
Shqipnia e Veriut
~Johann Georg von Hahn
Gryka e Kotorrit
~Marcin Czerminski

Historia e vjetër e Romës

Libri I

Pastaj disa nga pellazgët, që banonin në të quajturën tani Thesali, të detyruar të lënë vendin e tyre u vendosën pranë aborigëve dhe së bashku me këta luftonin kundër sikeliotëve. Aborigët i pranuan ata, ndoshta, me shpresë se do të përfitonin prej tyre, por simbas mendimit tim i pranuan më tepër se ishin të afërt. Edhe raca e lashtë e pellazgëve ishte helene nga Peloponezi; në fillim banonin pranë qytetit të quajtur tani Argo i Ahesë dhe ishin autoktonë, siç thonë shumica e /shkrimtarëve/; ata kanë qenë të pafat në shumë gjëra, veçanërisht për jetën endacake dhe për mungesën e një vendbanimi të qëndrueshëm. Kurse emrin e morën që në fillim prej mbretit Pellazg. Siç thuhet, Pellazgu ishte i biri i Zeusit dhe Niobës së Foronit, që është gruaja e parë e vdekshme, me të cilën, sipas legjendës, Zeusi u martua. Më vonë, në brezin e gjashtë, ata /pellazgët/ lanë Peloponezin dhe emigruan në Hajmoni, që sot quhet Thesali. Në krye të kolonisë ishin Ftiu dhe Pellazgu, të bijtë e Larisës dhe Poseidonit. Si mbërritën në Hajmoni dëbuan barbarët që banonin aty dhe e ndanë vendin në tri pjesë, duke e quajtur çdo pjesë me emrin e sunduesit: Ftioti, Ahe dhe Pellazgi. Këtu qëndruan për pesë breza, gjatë të cilëve kaluan në lumturi të plotë, duke shijuar të mirat e të mirave të fushave thesale; në brezin e gjashtë u dëbuan nga Thesalia prej kuretëve dhe lelegëve, të cilët tani quhen etolë dhe lokridas si dhe shumë të tjerë, që banonin rreth Pamasit; armiqtë udhëhiqeshin nga Deukalioni i Prometeut dhe Klymenës së Oqeanit.

Duke u shpërndarë gjatë ikjes, një pjesë e pellazgëve shkuan në Kretë, të tjerë pushtuan disa nga ishujt Kyklade një pjesë zunë vend rreth Olympit dhe Osës, në krahinën e quajtur Hestioti, të tjerët shkuan në Beoti, Fokidë dhe Eube; kurse ata që u hodhën në Azi zunë shumë vende në brigjet e Helespontit dhe në ishujt pranë, midis të tjerëve dhe në ishullin që tani quhet Lesbo, ku së bashku me ata të Helladës dërguan kolonët e parë të udhëhequr nga Makar Kriasi. Pjesa e tyre më e madhe, duke kaluar Mesdheun, shkoi tek të afërmit e tyre që banonin në Dodonë, kundër të cilëve askush nuk mendonte të bënte luftë se ishin të shenjtë; këtu qëndruan pak kohë, sepse të mërzitur nga që toka nuk ishte në gjendje t'i ushqente të gjithë, e lanë këtë vend duke iu bindur porosisë së orakullit, që të lundronin në Itali, e cila në atë kohë quhej Satomia. Si ndërtuan shumë anije, kaluan Jonin, duke u nxituar që të arrinin bregun më të afërt të Italisë, por nga që nuk e njihnin vendin dhe nga era e jugut që i shoqëroi u endën nëpër det dhe arritën në një nga grykat e lumit Pad, që quhej Spine; atje ata lanë anijet dhe filluan të mundojnë turmën e pafuqishme, duke vënë roje mbi ta. Ata që qëndruan në këtë vend, rrethuan lëmin me mur dhe me anë të anijeve sollën bollëkun për jetesë. Meqenëse u duhej vend për të siguruar materialet, ndërtuan një qytet me emrin e grykës së lumit; më tepër u bënë të pasur ata që banonin në brigjet e Jonit, se për një kohë të gjatë ishin sundues të detit dhe i çonin perëndisë në Delf dhuratat më të mira, si të dhjetë nga fitimet që kishin prej detit. Por më vonë e lanë qytetin, pasi u sulmuan me forca të mëdha nga barbarët fqinjë, kurse barbarët pas ca kohe u shpërndanë prej romakëve. Kështu u shkatërrua ai fis i pellazgëve që u vendos në Spine.

Ata që kaluan Mesdheun, si kapërcyen pjesën malore të Italisë, arritën në vendin e ombërve, që janë fqinjë me aborigët. Ombrët banonin edhe në vise të tjera të Italisë, dhe ishte ky fis nga më të mëdhenjtë dhe më të lashtët. Pra në fillim pellazgët pushtuan disa nga viset e ombërve, ku ndërtuan dhe qytete të vegjël, të fortifikuar; por të trembur nga ushtria e madhe armike, që erdhi kundër tyre, ikën këtej dhe shkuan në vendin e aborigëve...

Pellazgët erdhën tek aborigët me një ushtri të madhe të paarmatosur, dhe duke u treguar atyre fatin u kërkuan që t'u lëshonin vend edhe u lutën që t'i pranonin si miq, duke u premtuar se nuk do t'i shqetësonin, mbasi dhe perëndia simbas orakullit, i kishte porositur që të vinin këtu... Aborigët bënë marrëveshje me pellazgët dhe u dhanë atyre tokat përreth Liqenit të Shenjtë, shumica e të cilave ishin moçale, dhe që tani, sipas dialektit të vjetër quhen Uelia...

Pellazgët së bashku me aborigët banonin në shumë qytete, që ishin banuar më parë prej sikeliotëve si dhe në qytetet, që i kishin ndërtuar ata vetë; ndërmjet qyteteve janë ai i keretanëve që atëherë quhej Agylla, Pisa, Satomia, Alsi, si dhe disa të tjera, të cilat u qenë marrë tyrrenëve.

Pellazgët sunduan në një vend të gjerë dhe të pasur, pushtuan shumë qytete dhe ndërtuan të tjera vetë. Ata patën, brenda një kohe të shkurtër një shtesë të madhe në burra trima, në pasuri dhe në begati. Por kur të gjitha dukeshin se po lulëzonin u goditën nga zemërimi i disa perëndive; një pjesë prej tyre u shkatëmian nga të këqijat hyjnore, pjesa më e madhe u shpëmda në Helladë dhe në tokën barbare (rreth të cilëve duhet folur shumë, nëqoftëse dëshiroj të shkraaj me saktësi), kurse një pjesë e vogël e tyre me kujdesin e aborigëve mbeti në Itai...

Pra ata /prej pellazgëve/ që emigruan të parët nga Italia, u endën në pjesën më të madhe të Helladës dhe në tokën barbare. Pas të parëve dhe të tjerët po të njëjtën gjë pësuan, dhe kjo ndodhte çdo vit...

Vetë tyrrenët quheshin prej njerëzve të tjerë dhe pellazgë si nga emri i vendit nga i cili u larguan, si dhe për kujtim të fisit të vjetër. Unë e përmend këtë me qëllim që të mos çuditet ndokush, kur të dëgjojë që poetët dhe shkrimtarët i quajnë pellazgët edhe tyrrenë, mbasi ata i kishin të dy këta emra. Këtë e përmend qartë dhe Tukididi, që thotë se në bregdetin e Thrakisë dhe në qytetet që ndodhen aty, banojnë njerëz që flasin dy gjuhë.

Koha, në të cilën filluan të shkatërrohen pellazgët është afërsisht brezi i dytë pas luftërave trojane dhe vazhdoi edhe mbas këtyre luftërave derisa fisi i pellazgëve u pakësua fare. Me përjashtim të qytetit të rëndësishëm Kroton, që gjendej në vendin e ombërve si dhe ndonjë vendbanim tjetër në vendin e aborigëve, qytetet e tjera të pellazgëve u shkatërruan...

Hellaniku prej Lesbos thotë se tyrrenët më përpara quheshin pellazgë dhe meqenëse banonin në Itali morën emrin që kanë tani. Sipas tij Foronidi thuhet se prej Pellazgut, mbretit të tyre dhe Menipës, së bijës së Peneut, lindi Frastori, prej këtij Amyntori, prej Amyntorit Teutamidi dhe prej këtij Nani. Në kohën e këtij pellazgët u dëbuan prej helenëve dhe si lanë anijet e tyre në lumin Spine, në gjirin e Jonit, pushtuan në viset e brendshme Krotonin dhe duke u nisur prej këndej ndërtuan qytetin që tani quhet Tyrsena. Myrsili, në kundërshtim me Hellanikun, thotë se tyrrenët gabimisht morën emrin pelargë. Kjo ndodhi se ata lanë vendin e tyre dhe, si shpendët pelargi silleshin poshtë e lart në Helladë dhe në tokën barbare; dhe muri rrethues i akropolit të Athinës që quhet pellazgjik, u përket këtyre.

Por mua më duket se të gjithë ata që besojnë se tyrrenët dhe pellazgët janë po i njëjti popull, gabojnë. Sa për çështjen se dikur që të dy kanë patur të njëjtin emër, kjo nuk është aspak për t'u çuditur, mbasi kjo ka ndodhur dhe me disa fise të tjera greke e barbare, pikërisht kështu ka ndodhur ndërmjet fisit të trojanëve dhe atij të frygëve që banonin afër njëri-tjetrit. Kjo ka ndodhur dhe me fise të tjera në Itali. Ka qenë një kohë që latinët, ombrët dhe ausonët si dhe shumë të tjerë quheshin prej helenëve tyrrenë; kjo ndodh për shkak të banimit të gjatë të fiseve në të njëjtin vend. Gjithashtu shumë prej shkrimtarëve edhe vetë Romën e kanë quajtur qytet tyrren. Pra, unë bindem për ndryshimin e emrave të poujve, por nuk bindem që ata të jenë një fis bashkë me të tjerët, veçanërisht për gjuhët e ndryshme që kanë dhe që nuk ruajnë asnjë ngjashmëri njëra me tjetrën.

Duke përdorur këtë si argument (mosngjashmërinë e gjuhëve), jam i bindur se pellazgët nukjanë tyrrenët.

Pra, ajo pjesë prej fisit të pellazgëve, që nuk u shkatërrua, por u shpërnda nëpër kolonitë, mbeti për një kohë dhe duke sunduar së basku me aborigët u përfshi në viset e këtyre, ku me kalimin e kohës nipërit e tyre bashkë me të tjerët ndërtuan qytetin e Romës. Këto janë legjendat rreth fisit të pellazgëve...

Libri II

Në vendet që i kishin më parë aborigët u vendosën dhe bashkëjetuan me ta edhe pellazgët, një popull endacak që erdhën nga krahina e quajtur dikur Hajmoni, kurse tani Thesali, ku ata kanë banuar një herë e një kohë.

Anhisi me anijet, u nis nga Ambrakia dhe duke lundruar pranë bregdetit, arriti në Buthrot, liman i Epirit. Enea, në anë tjetër, me ushtarët më të zgjedhur, pas një udhëtimi që mbajti dy ditë, arriti në Dodonë, me qëllim që të kërkonin mendimin e perëndisë; këtu gjetën edhe ata trojanë që kishin ikur bashkë me Helenin. Si morën përgjigjen hyjnore mbi punën e kolonisë, i dhuruan zotit, bashkë me dhuratat e tjera trojane edhe kratere bakri, disa nga të cilat ndodhen edhe sot akoma me mbishkrime shumë të vjetra, që tregojnë emrat e dhuruesve; së këtejmi pastaj arritën te anijet pas një udhëtimi që zgjati më se katër ditë. Ardhjen e trojanëve në Buthrot e tregon edhe një kodër e quajtur Troja, të cilën ata e përdorën atëherë për të ngritur lëmin. Prej Buthrotit, duke ndjekur anën e detit ata arritën deri tek limani që atëherë quhej Anhisi e që sot ka një emër më të paqartë, prej këtej, pasi ndërtuan faltoren për nder të Afroditës, çanë detin Jon...

Thonë se Enea i ardhur nga Molosia në Itali ndërtoi bashkë me Odisenë qytetin, të cilën e quajti Romë me emrin e njerës prej Iliadave...

Libri XIX

Mbreti i epirotëve Pirrua, biri i mbretit Aiakid, i dërgon përshëndetje konsullit të Romës, Pubël Valerit: Është e natyrshme që ti të kesh marrë vesh nga të tjerët, se unë po vij me ushtri, për t'u ndihmuar tarantasve dhe italikëve të tjerë që kërkuan ndihmën time; gjithashtu është e natyrshme të mos lësh në harresë edhe se nga ç'burra e kam prejardhjen time, me çfarë veprash unë vetë e kam vërtetuar këtë dhe sa fuqi të madhe dhe trime për luftë po sjell më vete.

Mendoj se ti do t'i marrësh këto parasysh dhe nuk do të presësh të provosh në praktikë trimërinë tonë në luftë, po do të heqësh dorë nga armët e do të pëlqesh zgjidhjen e çështjes me anë të bisedimeve. Prandaj të këshilloj që grindjet, të cilat keni ju romakët me tarantasit, me lukanët ose me saunitët, të m'i ngarkoni mua t'i zgjidh, e do t'i zgjidh si një gjyqtar plotësisht i drejtë, në mënyrë që edhe miqtë e mi, në se kanë bërë dëme, do t'i detyroj të paguajnë gjithë dëmet, që unë do të vendos.

Dhe ju do të bëni mirë sikur të emëroni njerëz të cilët të më sigurojnë se vendimet e mia do t'i respektoni plotësisht. Nëqoftëse do t'i bëni këto, ju zotohem se do t’ju siguroj paqën dhe se do të jem mik i juaj e do t’ju ndihmoj me gadishmëri në çdo luftë që do të më thërrisni për ndihmë, po në rast se nuk i bëni këto, po të them se s'do të lejoj të shkatërroni vendin e aleatëve të mi, as të grabitni e të shkretoni qytetet helene dhe të robëroni njerëz të lirë; po do t’ju ndaloj me armë në mënyrë që të pushoni këndej e tutje së plaçkituri e së shkretuari Italinë dhe së kënaquri duke i kthyer e duke i përdorur të gjithë njerëzit si skllevër. Do të pres përgjigjen tënde gjersa të kalojnë dhjetë ditë, më tepër s'mund të pres.

Libri XX

Si caktuan me anë kasnecësh kohën kur do të luftonin, po dilnin nga lëmet dhe po rreshtoheshin në këtë mënyrë: mbreti Pirro rreshtoi falangën e parë maqedonase në krahun e djathtë dhe pas kësaj vuri italikët mercenarë nga Taranti; pastaj vuri ata nga Ambrakia, pas këtyre falangën e Tarantit me mburoje të bardha dhe më pas aleatët bretë dhe leukanë. Në mes të falangës vuri thesprotët e kaonët, dhe në vazhdim me këta, mercenarët etolë, akamanë e atamanë, në fund vuri saunitët, të cilët plotësuan, krahun e majtë. Sa për kalorësinë e rreshtoi kështu: kalorësinë saunite, thesalike, brete dhe mercenarët e Tarantit i vendosi në krahun e djathtë, ata nga Ambrakia, Leukania, nga Taranti dhe kalorësinë e mercenarëve helenë, të cilën e përbënin akamanë, etolë, maqedonas e atamanë, e rreshtoi në krahun e majtë.

Ushtarët me armatim të lehtë si dhe elefantët i ndau më dysh dhe i vuri prapa të dy krahëve, në një largësi simetrike mbi një vend pak të ngritur mbi fushë. Ai vetë me një forcë prej afro dy mijë kalorësish, që ishin të zgjedhur e që quheshin ushtria mbretërore, qëndroi jashtë rreshtave, me qëllim që të sulej menjëherë për ndihmë, atje ku do të shfaqej rreziku.

Nga ana tjetër, konsujt e Romës e rreshtuan ushtrinë e tyre kështu: Në krahun e majtë vunë legjionin e parë kundrejt falangës së Maqedonisë e të Ambrakisë, si edhe kundrejt mercenarëve tarantas. Pas legjionit të parë vinte legjioni i tretë përballë vendit ku ishte rreshtuar falanga tarantase me mburojet e bardha dhe ushtria aleate e bretëve dhe e leukanëvet. Ngjitur me legjionin e tretë, vunë legjionin e katërt, kundrejt vendit ku ishin rreshtuar molosët, kaonët e thesprotët, kurse legjionin e dytë e vunë në krahun e djathtë kundrejt mercenarëve nga Hellada (etolë, akamanë dhe atamanë) dhe kundrejt falangës së saunitëve me mburoje të gjata. Latinët pastaj, kampanët, sabinët, ombrët, volskët, marunginët, pelignët, frentanët e të nënshtruarit e tjerë i ndanë në katër pjesë dhe i vunë ndërmjet legjioneve romake, me qëllim që të mos mbetej e dobët ndonjë pjesë e ushtrisë së tyre. Kalorësinë, si të tyren si edhe atë të aleatëve të tyre, e ndanë më dysh dhe e vunë në të dy krahët; më në fund, ushtarët me armatim të lehtë i lanë jashtë rreshtave bashkë me treqind karrocat, të cilat i kishin përgatitur për t'i përdorur në luftën kundër elefantëve...

Ky ka qenë rreshtimi i të dy ushtrive kundërshtare. Ushtria e mbretit përbëhej nga shtatëdhjetë mijë këmbësorë, ndër të cilët helenë, që kaluan bashkë detin Jon ishin gjashtë mijë mbi çdo dhjetë mijë. Ushtria romake kishte më shumë se shtatëdhjetë mijë, nga Roma brenda ishin afro njëzet mijë. Kalorësia e romakëve përfshinte rreth tetë mijë vetë dhe ajo e Pirros pak më shumë; ky i fundit kishte edhe nëntëmbëdhjetë elefantë.

Si u dhanë shenjat e betejës, ushtarët duke kënduar pajanin dhe duke bërtitur për nder të Enyalit, po marshonin të pashpërndarë dhe si u përleshën, po luftonin duke treguar secili gjithë artin e vet ushtarak. Kështu, kalorësit që ishin rreshtuar në të dy krahët, përdornin ato mënyra taktike luftarake, në të cilat e dinin se ua kalonin armiqve. Për shembull, kalorësit romakë përdornin luftimet së afërmi dhe ato me qëndrim në vend, kurse kalorësia helene përdorte rrethimet me manovrimin, prandaj romakët sa herë ndiqeshin prej helenëve i kthenin kuajt, i ndalonin, zbrisnin në tokë dhe luftonin si këmbësorë; kurse helenët, sa herë shikonin se romakët po rreshtoheshin përballë tyre për luftë, i kthenin kuajt nga e djathta dhe, si largoheshin në varg njëri pas tjetrit, ktheheshin përsëri dhe rrethonin radhët e kundërshtarit me kuajt, dhe kështu sulmonin të bashkuar duke goditur përballë dhe në qendër.

E tillë, pra, ka qenë pak a shumë lufta e kalorësve, kurse lufta e këmbësorëve pjesërisht i ngjante së parës, pjesërisht ndryshonte nga ajo; i ngjante në tërësi dhe ndryshonte në hollësirat. Kështu, krahu i djathtë i të dy ushtrive ishte më i fortë, kurse i majti më i dobët. Por megjithëkëtë as njëra, as tjetra palë nuk ua kthente kurrizin kundërshtarëve pa rregull, por përkundrazi që të dy palët zmbrapseshin në mënyrë të rregullt, duke qëndruar pranë flamujve dhe duke mbrojtur pozitat e tyre.

Nga ushtria e mbretit u shquan maqedonasit - se këta ishin të parët që e gozhduan ushtrinë e romakëve dhe latinëve të rreshtuar bashkë me ta, kurse nga ushtria romake, ata të legjionit të dytë që ishte rreshtuar kundër molosëve, thesprotëve dhe kaonëve. Kur mbreti urdhëroi që t'i shpien elefantët në pjesën e lodhur të ushtrisë, romakët, që kishin hipur në karrocat luftarake me sqep, si vunë re sulmin e egërsirave, u lëshuan të gjithë së bashku. Këta në fillim e ndaluan vrullin e egërsirave, duke i goditur me makinat luftarake dhe duke ua prishur sytë me zjarre që u hidhnin përpara. Po pastaj ata që kishin hispur në pyrgjet e ndërtuara mbi kurrizin e egërsirave nuk i ngisnin më këta /elefantët/ përpara po që sipër u binin me shtiza atyre të karrocave, ndërsa të armatosurit lehtë i prisnin dhe i shkatërronin mburojat që kishin përqark karrocat, duke goditur njëkohësisht qetë me fshikull prej zorrësh; nga ky shkak ata që ishin mbi karrocat luftarake zbritnin në tokë, shkonin me vrap tek ushtarët këmbësorë më të afërmit dhe përziheshin me këta duke shkaktuar kështu një rrëmujë të madhe. Leukanët dhe bretët, që ishin rreshtuar në mes të falangës mbretërore, pasi luftuan për një kohë jo të gjatë, u gozhduan dhe më në fund u vunë në ikje prej legjionit të katërt të romakëve. Posa u përkulën këta dhe u ça falanga në këtë pjesë s’qendronin dot as tarantasit, që ishin rreshtuar pranë tyre po u thyen dhe ikën edhe këta.

Mbreti Pirro, kur u njoftua se leukanët, bretët dhe tarantasit ikën duke ia mbathur këmbëve dhe se falanga u dëmtua në këtë krah të mbajtur prej tyre, u dha komandantëve të tjerë një pjesë të repartit, që kishte me vete, gjithashtu hoqi, aq sa ishte nevoja, kalorës të tjerë nga krahu i djathtë dhe i dërgoi në ndihmë të atyre që ndiqeshin prej romakëve. Disa nga daunët prej qytetit Argyrip, të cilin sot e quajnë Arpa, u dërguan në ndihmë të konsujve; këta ishin katër mijë këmbësorë dhe rreth katërqind kalorës. Duke marrë rrugën që kalonte në shpinë të armiqve, ata arritën tek një lartësi afër lëmit mbretëror; si panë fushën plot me njerëz, qëndruan pak kohë këtu dhe si bënë gjithëfarë arsyetimesh hoqën dorë nga mendimi për të zbritur nga lartësitë dhe për të filluar betejën, mbasi panë se nuk kishte mundësi të dallohej miku nga armiku, as edhe në vendin ku ndodheshin nuk do të kishin ndonjë përfitim për forcat e tyre; kujtuan prandaj se do të ishte më mirë të qëndronin rreth lëmit të armiqve mbasi, si t'i dëbonin ata prej këndej do të kishin përfitime të shumta dhe të mira, nëqoftëse do të kapnin pajisjet dhe të shkaktonin rrëmujë të madhe në radhët e armiqve, kur këta të shikonin të digjesh gardhi përreth lëmit, i cili ishte larg nga fusha e betejës vetëm njëzet stade. Kështu, të njoftuar nga disa robër, të cilët i kapën, kur kishin ardhur për të prerë dru, se gardhin e lëmit e ruajnë shumë pak, vendosën ta sulmojnë lëmin nga të gjitha anët. Pirrua i mori vesh këto nga një kalorës, i cili sapo filloi rrethimi i lëmit kishte çarë rrethimin dhe duke luftuar kishte arritur tek ai. Pirma me shpejtësi dërgoi në ndihmë të gardhit të lëmit elefantët dhe nga kalorësit ata që ishin më të guximshmit, kurse forcat e tjera që ishin në fushë mendoi që të mos i tërhiqte, as të lëvizte falangën. Kur ata ishin në rrugë gardhi i lëmit ishte pushtuar dhe papritur i ishte vënë zjarri. Dhe ata që kryen aktin, siç u mësua nga të deleguarit e mbretit, që kishin zbritur nga lartësirat, ikën në majën e një mali, mbi të cilën nuk ishte e lehtë të ngjiteshin as egërsirat, as kuajt. Ata të mbretit, meqenëse vonuan të shkojnë në ndihmë, u drejtuan kundër legjionit të tretë dhe të katërt romak, që kishte përparuar më shumë se të tjerët dhe filluan t'i sulmonin. Romakët që e kishin parashikuar këtë sulm shkuan në një vend të lartë dhe të pyllëzuar shumë dhe u rreshtuan për luftim. Pra elefantët, meqenëse nuk mundnin t'i ngjiteshin kodrës nuk i dëmtonin ata aspak, gjithashtu nuk mund të ngjiteshin dhe njësitë e kalorësisë. Kurse shigjetarët dhe hobetarët, duke i goditur nga të gjitha anët, zbmrapnin dhe vrisnin shumë nga ata. Kur i morën vesh komandantët se ç'po ndodhte atje, Pirrua dërgoi nga falanga e parzmorëve atamanët dhe akamanët si dhe disa prej saunitëve, kurse konsulli romak dërgoi disa njësi kalorësish, sepse për këto kishte nevojë në luftën kundër këmbësorëve. Dhe në këtë kohë atje u zhvillua prapë një betejë këmbësorësh e kalorësish ku u vranë shumë.

Si filloi të largohet mbreti, edhe konsujt romakë, me perëndimin e diellit, i tërhoqën forcat e tyre dhe si kaluan lumin, arritën te gardhi i lëmit në të ngrysur, kurse ushtarët e Pirros humbën çadrat,, kafshët e transportit, dhe robërit e gjithë pajisejt i lanë në një kodër; atë natë e kaluan jashtë pa pajisje, pa mbrojtje, pa ushqimin e nevojshëm, dhe si rezultat vdiqën shumë të plagosur, të cilët mund të kishin shpëtuar nëqoftëse do të ndihmoheshin dhe do të tregohej kujdes për ta. Ky ishte përfundimi i betejës së dytë të romakëve kundër Pirros, pranë qytetit Askul.

Kur morën vesh se Pirrua kishte kaluar detin, dërguan tek ai në mënyrë të fshehtë më të shquarit e regionasve, të cilët i premtuan se do të themin rojen /romake/ dhe do ti dorëzonin atij qytetin. Në kohën kur po i thuheshin këto, arriti një spiun, i ndotur siç ishte nga rruga, që sillte letra të shkruara nga vetë Deci, sikur të ishin të shkruara nga ndonjë miku i tij në këto letra kërkohej që mbreti të dërgonte në Region pesëqind ushtarë për të pushtuar qytetin, dhe se regionasit u kishin premtuar se do t'u hapnin portat. Disa thonë se letërprurësi u dërgua me nxitim nga konsulli Fabrici, kurse letra kishte atë përmbajtje, të cilën e përmendëm pak më përpara.

Pirrua u kthye për të dytën herë në Itali se punët e tij nuk shkonin mbarë në Siqeli, sepse sundimi i tij mbi qytetet më të përmendura nuk qe mbretëror, por despotik. Si hyri në Syrakuzë me ndihmën e sundimtarit të atëhershëm të qytetit, Sosistratit, si dhe të komandantit të garnizonit, Toinonit, si mori prej tyre pare dhe dyqind anije të pajisura në kiç me kryedash dhe bëri për vete krejt Siqelinë përveç qytetit Lilibe, të vetmin që mbanin kartagasit, kaloi në veprime tiranike e arbitrare.

Pasuritë që mori nga farefisi dhe miqtë e Agathokliut, ia fali miqve’të tij, ofiqet më të larta i ndau ndërmjet ndihmësve dhe komandantëve dhe filloi të qeveriste jo sipas ligjeve të çdo qyteti, as sipas zakonit, por ashtu si i dukej atij më mirë, gjyqet dhe grindjet si dhe çështjet e tjera politike dhe ekonomike disa i rregullonte vetë, të tjerat ia ngarkonte t'i zgjidhnin njerëzve të oborrit, të cilët nuk shikonin gjë tjetër veçse të fitonin dhe të grumbullonin pasuri. Për të gjitha këto u bë i mërzitshëm dhe i urryer nga qytetet që e pranuan. Duke dyshuar shumë për njerëzit që kishte rreth vetes, vendosi roje nëpër qytetet, me pretekst që t'i mbronte nga kartagasit; gjithashtu me komplote dhe tradhëti arrestoi dhe vrau burrat më të shquar të qyteteve. Ndërmjet tyre ishte dhe Thoinoni, komandanti i garnizonit, i cili, siç provohet prej të gjithëve, ka treguar kujdes„dhe vullnet të madh në pushtimin e ishullit nga ana e Pirros. U përpoq të arrestonte edhe Sositratin, por ai e kuptoi komplotin dhe iku nga qyteti. Meqenëse gjendja filloi të trubullohej, qyteti i kartagasve duke kujtuar se gjeti kohën e përshtatshme për të ripushtuar viset e humbura, dërgoi ushtri në ishull.

Miqtë më të këqij dhe më të pandershëm të Pirros, Evegori, i biri i Theodorit, Balakri, i biri i Nikandrit, dhe Deinarhu, i biri i Nikisë, pasonjës të dogmave ateiste dhe jo të shenjta, duke parë Pirron në gjendje të vështirë dhe pa të holla, i këshilluan atij të hapi thesaret e shënjta të Persefonës. Gjendej në këtë qytet një tempull i shenjtë, që kishte prej kohësh në ruajtje shumë flori. I gënjyer prej këtyre lajkatarëve dhe nga nevoja e madhe që kishte, i përdori këta për vjedhjen e arit, të cilin bashkë me të hollat e tjera e çoi në Tarant me anije; nga kjo ai u kënaq shumë.

Kurse drejtësia hyjnore tregoi forcën e saj. Sapo anijet u larguan nga limani, filloi një stuhi e madhe dhe duke vazhduar tërë natën, disa prej tyre i mbyti, të tjerat i shtyu në gjirin e Siqelisë kurse ato anije, me të cilat transportoheshin ari dhe dhuratat e marrura prej tempullit, i përplasi në brigjet e lokridasve. Ata që lundronin në këto anije i mbyti në valët e baticës; kurse thesaret e shenjta, mbas shkatërrimit të anijeve i nxori në ranishtet e lokrëve. Mbreti i trembur nga kjo, ia ktheu gjithë dhuratat dhe thesarin perëndeshës, duke iu lutur që ta zbuste këtë zemërim...

Pirrua dështoi me romakët, jo sepse kishte një ushtri të keqe dhe të pastërvitur mirë, përkundrazi ushtria e tij ishte më e mira nga të gjitha ushtritë e atëhershme të helenëve, dhe kishte bërë shumë luftëra; as nga numri i vogël i burrave që bënin pjesë në këtë ushtri, mbasi ka qenë tri herë më e madhe se ajo e romakëve, as Pirrua nuk ka qenë ndonjë komandant i zakonshëm, përkundrazi siç e pranojnë të gjithë, ai ishte më i famshmi ndër ata që u dalluan në atë kohë; as natyra e vendit ishte e pabarabartë, as ndonjë ndihmë e papritur nuk iu erdhi kundërshtarëve të tij, as edhe ndonjë katastrofë ose ndodhinë e papritur nuk ra dhe i prishi punët e Pirros, por ky e pësoi nga zemërimi i perëndeshës që kishte fyer, siç e tregon shkrimtari Proksen. Këtë Pirrua e ka patur edhe vetë parasysh dhe e shkruan në kujtimet e tij.

Pirrua, natën kur do të tërhiqte ushtrinë, vendosi fshehurazi lëmin e tij mbi malin e romakëve; në gjumë pa ëndërr sikur i ranë pjesa më e madhe e dhëmbëve dhe nga goja i dilte shumë gjak. I tronditur nga ëndërra që pa, i shkoi ndërmend se kishte për të pësuar një katastrofë të madhe mbasi, kur në të kaluarën se kishte parë një ëndërr të tillë kishte pësuar një fatkeqësi të tmerrshme; mendoi prandaj që të qëndronte në pritje atë ditë, por nuk mundi t'i shmangej fatit, sepse miqtë e tij e kundërshtonin shtytjen e nisjes dhe kërkonin që të mos lihej rasti t'u shpëtonte nga dora.

Kur Pirrua ishte duke marshuar me ushtrinë e tij dhe elefantët, romakët e diktuan atë dhe plagosën një këlysh elefanti, i cili shkaktoi në radhët e helenëve një çrregullim të madh dhe i bëri që t'ua mbathnin këmbëve me shpejtësi. Romakët vranë dy elefantë, 8 të tjerë i mbyllën në një vend dhe ua dorëzuan hindasve që t'i mbajnë gjallë, kurse ushtarë vranë shumë.

info@balkancultureheritage.com