Historitë
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Historitë

LIBRI I

13... Unë do të filloj sipas rendit kronologjik nga lufta e romakëve me kartagasit për Siqelinë . Pastaj do të vijë lufta e Libisë, që pasohet nga tregimi i veprimeve të zhvilluara në Iberi nga kartagasit me Hamilkarin, pastaj me Hasdrubalin. Është e njëjta kohë kur romakët kaluan për herë të parë në Iliri dhe në këtë pjesë të Evropës...

LIBRI II

2 Në këto kohë romakët vendosën të kalonin, për herë të parë me forca ushtarake, në Iliri dhe në këtë pjesë të Evropës. Ata që duan me të vërtetë të kuptojnë qartë si u rrit dhe si u ndërtua sundimi romak - gjë që është objekt i studimit tonë - duhet sigurisht t'i shqyrtojnë këto ngjaije jo kalimthi, por me vëmendje të veçantë. Ata vendosën ta bëjnë këtë fushatë për këto shkaqe: Agroni, mbreti i ilirëve dhe i biri i Pleuratit, kishte një fuqi detare dhe tokësore shumë më të madhe nga ajo që kishin patur mbretërit e mëparshëm të Ilirisë. Pasi Demetri, i ati i Filipit , ia mbushi mendjen me anë të hollash, Agroni i premtoi se do të ndihmonte medionasit, që mbaheshin të rrethuar nga etolët...

3... Natën njëqind anije, me pesëmijë ilirë, lundruan në drejtim të Medionës, dhe iu avitën qytetit. Si u futën në liman, të nesërmen, sapo u gdhi, zbarkuan me të shpejtë, pa zhurmë dhe të rreshtuar në njësi, simbas taktikës së tyre të zakonshme, u sulën kundër lëmit të etolëve. Këta, porsa e morën vesh këtë ngjaije, u habitën për sulmin e papritur dhe për guximin e ilirëve; por nga ana tjetër, duke pasur që prej shumë kohësh një mendim të lartë për veten e tyre dhe duke pasur besim në forcat e veta, nuk e humbën, por qendruan prapseprapë me guxim. Kështu, pra, pjesën më të madhe të hoplitëve dhe të kalorisë së tyre e radhitën përpara lëmit, në vendet sheshe; me pjesën tjetër të kalorisë dhe me këmbësorinë e lehtë zunë disa vende që ndodheshin përpara lëmit e që kishin pozita të mira. Por ilirët i ranë, së pari, këmbësorisë së lehtë dhe në saje të numrit më të madh e të peshës që kishte rreshtimi i tyre, i shkulën nga vendi të parët, ndërsa kalorët që ishin bashkë me këta, i detyruan të iknin e të bashkoheshin me këmbësorinë e rëndë. Pastaj, që nga kodrat, ilirët u turrën kundër atyre që ishin të rreshtuar në fusha, dhe me të shpejt i thyen e i shpëmdanë me ndihmën edhe të medionasve të rrethuar, të cilët njëkohësisht dolën dhe bënë sulmin kundër etolëve.

Një numër të madh prej tyre e vranë, një pjesë më të madhe e zunë rob dhe gjithë armët e materiali luftarak ra në duart e ilirëve. Kështu, pra, ilirët, pasi kryen urdhërat që u kishte dhënë mbreti i tyre, ngarkuan plaçkën në anijet dhe menjëherë u nisën për në vendin e tyre.

4... Mbreti Agron, pasi u kthyen anijet dhe mori vesh nga komandantët ushtarakë rreziqet e luftës, u gëzua aq shumë se i kishte mposhtur etolët, duke menduar se ata ishin shumë mendjemëdhenj, sa që nga gëzimi u dha pas të pirit e pas dëfrimeve të tjera të këtij lloji; mirëpo këto i shkaktuan një të ftohur të rëndë, që në pak ditë e përcolli në varr. Pas vdekjes së Agronit, mbretërinë e trashëgoi e shoqja, Teuta, e cila drejtimin e punëve e ushtronte me miq të besuar. Kjo, me mendjen e saj prej gruaje, duke patur parasysh vetëm fitoren e korrur dhe pa i peshuar fare popujt fqinjë, së pari u dha leje atyre që lundronin të grabitnin çdo anije që do të gjenin përpara; pastaj përgatiti një forcë ushtarake detare jo më të vogël se ajo e para dhe e nisi, duke i porositur prijësit të quanin si armike gjithë anëdetjen.

5 Këta, sulmin e parë e bënë kundër Elidës dhe Mesenisë. Ilirët u binin vazhdimisht në qafë këtyre krahinave, sepse bregdeti i tyre është tepër i gjatë dhe, në anën tjetër, qytetet e tyre kryesore që ishin qendra ushtarake, ishin shumë larg nga deti, e për këtë arsye ndihmat që dërgonin për t'u bërë ballë sulmeve të ilirëve arrinin shumë vonë; prandaj këta pa frikë i sulmonin këto vende vazhdimisht, duke i grabitur e duke i shkretuar. Një ditë iu afruan qytetit Foinike dhe qendruan aty për të marrë ushqime. Aty hynë në bisedime me disa galatë, të cilët ishin afro tetëqind vetë si mercenarë të epirotëve, për të ruajtur qytetin dhe u morën vesh me ta që ta lëshonin Foiniken me tradhëti. Me të vërtetë, ilirët në saje të ndihmës së galatëve nga brenda, me sulmin e parë pushtuan qytetin me gjithë ç'kishte. Epirotët, me të marrë vesh këtë ngjatje, vrapuan shpejt në ndihmë me gjithë fuqitë e tyre. Pasi arritën në Foinike, e ngritën lëmin buzë lumit, i cili rrjedh pranë qytetit, që ta kishin si mburojë dhe, për t'u siguruar, shkulën drurët e urës që ishte mbi lum. Në këtë e sipër, me që morën vesh se Skerdilaidi me pesëmij ilirë vinte kundër tyre nëpër tokë, duke kapërcyer ngushticat e Antigonesë, dërguan një pjesë të fiiqive për ta mbrojtur këtë qytet, por ata vetë me fuqitë e tjera e kalonin kohën të çkujdesur, duke marrë lirisht ushqime nga vendi e duke e lënë pas dore rojën e lëmit. Ilirët, pasi morën vesh se armiku i 7 kishte shpëmdarë fuqitë dhe ishte i çkujdesur, u nisën natën kundër tij; pasi vendosën drurët mbi urë, kaluan lumin pa pësuar gjë dhe zunë një vend të fortë, ku qëndruan gjersa u gdhi. Me t'u gdhirë, të dy ushtritë u përleshën përpara qytetit; epirotët u mundën, shumë mbetën të vrarë dhe më shumë u zunë robër, të tjerët ikën dhe shkuan tek atintanët.

6 Epirotët, pas këtij dështimi, humbën çdo shpresë në fuqitë e veta dhe dërguan delegatë tek etolët dhe tek fisi i ahejve, për t'iu lutur që t'u dërgonin ndihmë. Këta u prekën me të vërtetë nga fatkeqësitë e epirotëve dhe menjëherë arritën në Helikranon për ndihmë. Nga ana e tyre edhe ilirët që pushtuan Foiniken erdhën po në këtë vend së bashku me Skerdilaidin, dhe në fillim u 4 radhitën pranë atyre që kishin ardhur në ndihmë, duke pasur dëshirë të përleshen.

Mirëpo, meqenëse pengoheshin nga ngushtica e vendit dhe, nga ana tjetër, kishin marrë letra nga Teuta që të ktheheshin sa më parë, mbasi një pjesë e ilirëve ishin shkëputur dhe ishin hedhur nga ana e dardanëve, bënë një armëpushim me epirotët, pasi u kishin shkretuar dhe grabitur vendin. Në bazë të këtij armëpushimi, qytetin dhe robërit që ishin qytetarë të lirë, ua kthyen epirotëve kundrejt një pagese si shpërblim, ndërsa skllevërit dhe gjithë plaçkën i ngarkuan në anijet e tyre, pastaj disa u kthyen nëpër det, ndërsa ata që ishin nën komandën e Skerdilaidit u kthyen nëpër tokë, duke  kaluar përsëri nga ngushticat e Antigonesë. Kjo fushatë e ilirëve i habiti dhe u kalli tmerr helenëve që banonin gjatë bregdetit. Këta, kur panë se qyteti më i fortifikuar dhe më i fuqishëm i Epirit u shkatërrua dhe u shkretua në një mënyrë të pabesueshme, s'kishin më frikë vetëm për të ardhurat e tyre, si gjer tani, po edhe për vehten dhe për qytetet e tyre. Epirotët, si shpëtuan në mënyrë të papritur jo vetëm nuk menduan t'ua mermin hakun keqbërësve, ose t'u shfaqnin mirënjohjen atyre që u erdhën në ndihmë, po përkundrazi, dërguan delegatë te Teuta dhe, bashkë me akamanët, bënë aleancë me ilirët, duke marrë përsipër t'u ndihmonin këtyre të fundit që tani e tutje dhe të jenë armiq me ahejt dhe etolët. Me këto provuan qartë se ishin jo vetëm të pazotë të mendohen që në krye për punët e tyre, po ishin edhe bashkëshkelës ndaj mirëbërësve të tyre.

7... Në të tilla duar ata /epirotët/ e kishin lënë një qytet kaq të pasur

8 Ilirët edhe në kohët e kaluara u binin pa pushim më qafë tregtarëve italikë, por sulmet e piraterisë i shtuan më tepër kur ndodheshin në Foinike. Atëherë një pjesë e flotës ilire u shkëput dhe u turr në det kundër tregtarëve italikë, disa prej të cilëve i grabitën, disa i vranë dhe jo pak prej tyre i morën robër. Romakët, në krye, nuk ia vinin veshin ankimeve që bënin tregtarët kundër ilirëve, po më vonë, kur panë se këto qaije sa vinin e po bëheshin më të dendura, atëherë dërguan për këtë punë në Iliri dy delegatë Gain dhe Leuk Koronganin. Teuta, kur u kthyen anijet nga Epiri, u habit tepër me plaçkën e shumtë si dhe me bukurinë e saj, se me të vërtetë Foinike atëherë shquhej si më i pasuri midis qyteteve të Epirit; prandaj iu shtua edhe një herë aq dëshira për t'u rënë më qafë helenëve. Po atëherë u përmbajt për pak kohë, për shkak të trazirave të brendshme; si i rregulloi shpejt punët me ilirët, që ishin shkëputur, rrethoi Isën, sepse vetëm ajo akoma nuk po i bindej asaj. Pikërisht në këtë kohë arritën delegatët e Romës, të cilët si u pranuan prej Teutës, parashtruan ankimet e tyre për padrejtësitë që u ishin bërë. Teuta, me mbunje e krenari, dëgjoi gjer në fund qaijet e romakëve. Pasi mbaruan këta, tha se do të përpiqej të kujdesej që romakët mos të pësonin ndonjë padrejtësi nga ilirët, por mbretërit nuk i lejonte zakoni që të ndalonin ilirët të përfitonin në mënyrë private nga të mirat e detit. Atëherë delegati më i ri, i zemëruar nga këto fjalë të mbretëreshës, iu përgjigj me një guxim që ishte për t'u lavdëruar në vetvete, po që nuk i përshtatej aspak kohës: "Romakët, o Teutë, kanë një zakon shumë të mirë që padrejtësitë private i ndjekin publikisht dhe u ndihmojnë atyre që dëmtohen padrejtësisht. Dhe do të përpiqemi që, po të dojë Zoti, për së shpejti të të detyrojmë të ndreqësh zakonet mbretërore të ilirëve". Teuta e priti këtë përgjigje të romakut pa e peshuar dhe me gjaknxehtësi, sjellje 'që i përshtatet krejt natyrës së gruas; u ndez aq shumë sa, duke harruar çdo të drejtë njerëzore, dërgoi njerëz t'i ndjekin delegatët e të vrasin atë që kishte guxuar të fliste në atë mënyrë përpara saj. Romakët, kur mësuan këtë ngjarje të shëmtuar, u zemëruan shumë me sjelljen e paligjshme të gruas, filluan menjëherë përgatitjet, mblodhën ushtarët dhe iu përveshën përgatitjes së flotës.

Teuta, me të ardhur pranvera, pasi ndërtoi anije akoma më shumë se përpara, i dërgoi përsëri në viset e Helladës. Një pjesë e këtyre anijeve u nis drejt për Kerkyrë, ndërsa pjesa tjetër qendruan në limanin e Epidamnit me shkakun se gjoja do të mermin ujë dhe ushqime, po në të vërtetë për të pushtuar qytetin me dredhi. Meqenëse epidamnasit i pranuan pa të keq dhe në mënyrë të shkujdesur, ata hynë të paarmatosur, si për të mbushur ujë, duke patur thika të fshehura brenda në enët e tyre, dhe në këtë mënyrë, pasi therën ata që ruanin portën, u bënë shpejt zotër të hyijes. Menjëherë arriti sipas marrëveshjes.ndihma e dërguar nga anijet dhe bashkë me këta pushtuan lehtë e shpejt pjesën më të madhe të mureve të qytetit. Por meqenëse banorët e qytetit, megjithëse të papërgatitur për këtë ngjaije të papandehur, vrapuan me të shpejtë për ndihmë dhe luftuan me guxim, ngjau që më në fund ilirët, megjithë qëndresën e tyre të gjatë, u dëbuan nga qyteti. Kështu, pra, epidamnasit në këtë rast, nga shkaku i pakujdesisë së tyre, u rrezikuan të humbnin atdheun, po në anën tjetër, në saje të trimërisë dhe të guximit të tyre, morën një mësim të mirë për të ardhmen pa u dëmtuar fare. Sa për ilirët, prijësat e tyre dolën menjëherë në det të hapët dhe, si u bashkuan me të parët, u drejtuan tok për në Kerkyrë. Këtu zbarkuan, duke u kallur frikën të gjithëve, dhe ndërmorën rrethimin e qytetit. Kerkyrasit, të dëshpëruar fare, dërguan delegatë tek etolët dhe ahejtë, njëkohësisht erdhën edhe delegatë nga Epidamni dhe nga Apollonia dhe bashkë me ata të Kerkyrës, iu lutën të dërgonin ndihma sa më parë dhe të mos i linin qytetet e tyre të shkatërroheshin nga ilirët. Etolët dhe ahejtë i dëgjuan dhe i pranuan me dashamirësi lutjet e delegatëve. Menjëherë vendosën të dërgojnë aty-për-aty dhjetë anijet e përgatitura të ahejve; në pak ditë ata u bënë gati dhe u nisën për në Kerkyrë, duke shpresuar se do të mund të shpëmdanin rrethimin.

10 Ilirët, si morën edhe shtatë anijet e armatosura që u dërguan akamanët sipas marrëveshjes, dolën për t'i pritur ahejtë dhe u përleshën me këta afër ishullit Paksos. Gjatë këtij luftimi anijet e akamanëve dhe ato të ahejve që ishin radhitur kundrejt tyre, luftuan pa përfundim, duke mos u dëmtuar fare, përveç plagësh të vogla që morën disa nga detarët. Ilirët atëherë u vërsulën me anijet e tyre të lidhura nga katër dhe u përleshën me armiqtë. Ilirët pa u kujdesur fare për anijet e tyre, i kthyen këto anash dhe ndihmonin kështu sulmin e armiqve. Anijet e kundërshtarëve u ndeshën aq fort, sa mezi mund të lëviznin, mbasi ishin futur në mes sqepave të anijeve të lidhura bashkë.

Atëherë ilirët, duke u hedhur mbi urat e anijeve të ahejve, i pushtuan ato për shkak të epërsisë së tyre në njerëz. Në këtë mënyrë zunë katër anije me nga katër sërë lopata, kurse një tjetër me pesë sërë lopatash e mbytën me gjithë burrat e saj... Në këtë kohë, ata që luftonin kundër arkananëve, duke parë se ilirët kishin fltuar, i kthyen anijet dhe në saje të shpejtësisë në të lundmar dhe të një ere të favorshme, mundën të iknin e të arrinin të sigurtë në vendin e tyre. Ilirët, krenarë për fitoren e tyre, e kryen, pas kësaj, rrethimin me lehtësi e guxim. Kerkyrasit, të dëshpëruar nga zhvillimi i ngjarjeve, pasi i qendruan për një kohë të shkurtër rrethimit u morën vesh me ilirët, duke pranuar një gamizon të tyre dhe bashkë me të edhe Demetër Farin. Pastaj menjëherë prijësat e ilirëve dolën në detin e hapur; pasi iu afruan Epidamnit, vendosën përsëri ta rrethojnë qytetin.

Po në këto kohë, ata që kishin në dorë pushtetin më të lartë në Romë Gnej Fulvi dhe Aul Postumi, dolën nga kryeqyteti i Italisë, i pari me dyqind anije dhe i dyti në krye të fuqive tokësore. Qëllimi i parë i Fulvit ishte të lundronte në drejtim të Kerkyrës, se besonte të arrinte aty, pa u dorëzuar akoma qyteti. Dhe megjithëse u vonua, prapë vendosi të shkonte në këtë ishull për dy arsye: e para, që të mësonte me hollësi se ç'kishte ngjarë në qytet dhe, e dyta, që të kuptonte në se ishin të vërteta lajmet e dërguara nga Demetri. Demetri, të cilit i bënin shpifje dhe kishte frikë nga Teuta, dërgonte në Romë njerëz, duke u premtuar t'u dorëzonte qytetin me çdo gjë që kishte në zotërimin e tij. Kerkyrasit i pritën me gëzim romakët dhe në marrëveshje me Demetrin, ua dorëzuan atyre gamizonin ilir, dhe ata vetë, njëzëri, vendosën të vihen nën mbrojtjen e Romës, duke menduar se ky ishte i vetmi mjet për të shpëtuar, paskëtaj, nga padrejtësistë e ilirëve. Romakët, si u lidhën me miqësi me kerkyrasit, u nisën kundër Apollonisë, duke pasur me vete edhe Demetrin si udhëheqës për zgjidhjen e çështjeve të tjera. Po në këtë kohë edhe Postumi u nis nga Brendesi me njëzetmijë këmbësorë dhe pothuaj dymijë kalorës. Të dy ushtritë arritën në Apolloni, e cila i priti edhe ajo me gëzim dhe u vu nën mbrojtjen e tyre; menjëherë pastaj u nisën për Epidamn, për të cilin dëgjonin se ishte rrethuar. Ilirët si morën vesh arritjen e romakëve, hoqën dorë nga rrethimi dhe ikën me të shpejtë. Romakët si morën nën mbrojtjen e tyre dhe epidamnasit, u nisën për në viset e brendshme të Ilirisë, duke nënshtruar njëkohësisht ardianët. Si u bashkuan me ta edhe parthinët dhe atintanët, që dërguan delegatë për t'iu nënshtruar me dashje romakëve, këta i morën në miqësinë e tyre dhe pa vonesë u nisën për Isa, se këtë qytet e mbanin të rrethuar ilirët. Si arritën këtu, shpëmdanë rrethimin dhe morën edhe isasit nën mbrojtjen e tyre. Pastaj, duke lundruar anës detit, pushtuan me forcë disa qytete të Ilirisë, midis të cilëve edhe Nutrian; këtu humbën jo vetëm shumë ushtarë, po edhe disa hiliarhë bashkë me tamijas-in. Gjithashtu zunë edhe njëzet anije që po transportonin nga vendi plaçkë lufte. Nga ilirët që rrethonin Isën, një palë me ndërhyijen e Demetrit qendruan në ishullin Far, pa pësuar të keqe prej romakëve, ndërsa gjithë të tjerët u shpëmdanë dhe kërkuan strehim në qytetin Arbon. Sa për Teutën, iku me një fuqi tepër të vogël dhe u fut në Rizon, një qytet i vogël, po i fortifikuar mirë, larg detit, afër lumit që quhej edhe ky Rizon. Konsujt pastaj si shtuan me anën e këtyre fitoreve fuqinë e Demetrit dhe numrin e të nënshtmarve të tij, u nisën për Epidamn me flotën e me fuqitë e tyre tokësore.

Gnej Fulvi u kthye në Romë, duke marrë me vete pjesën më të madhe të fuqive tokësore dhe detare; Postumi që mbeti në Iliri me dyzet anije, rekmtoi ushtarë në qytetet, që ishin rreth e rrotull dhe vendosi të kalojë aty dimrin, për të vigjëluar mbi fisin e ardianëve dhe gjithë ato fise të tjera që e kishin vënë veten nën mbrojtjen e romakëve. Kur erdhi pranvera, Teuta dërgoi delegatë në Romë dhe bëri paqë me këto kushte: "T'u paguante romakëve tributin që kishin kërkuar, të hiqej nga gjithë Iliria, duke mbajtur vetëm disa vende dhe gjë që kishte rëndësi të veçantë për helenët të mos lundronte paskëtaj përtej Lisit me më shumë se dy anije, po edhe këto të ishin të paarmatosura. Pasi u kryen këto, Postumi dërgoi më vonë delegatë tek etolët dhe tek fisi i ahejve. Këta, me të arritur, së pari u shpjeguan arsyet e luftës dhe të ndërhyrjes së tyre në Iliri dhe, në vazhdim të këtyre, u treguan hollësisht ngjaijet dhe u lexuan kushtet e paqes që bënë me ilirët. Si u pritën dhe u përcollën me nderime dhe me dashuri nga ana e popullsive në fjalë, u nisën përsëri për në Kerkyrë, pasi i liruan helenët nga një frikë e madhe me anë të traktatit të përmendur sipër; se në këtë kohë ilirët ishin armiq jo vetëm me disa, por me të gjithë. Ja pra, këto kanë qenë shkaqet e ndërhyijes së parë ushtarake të romakëve në Iliri dhe në këtë pjesë të Evropës, si edhe shkaqet që lidhën marrëdhënie me Helladën me anë delegatësh. Pas 8 kësaj, romakët menjëherë dërguan delegatë të tyre në Korinth dhe në Athinë, pikërisht kur korinthasit për herë të parë, pranuan që romakët të marrin pjesë në lojërat istmike.

65 Kur erdhi vera maqedonët dhe ahejtë e lanë fushimin e tyre dimëror. Antigoni u vu në krye të tyre dhe marshoi mbi Lakoninë me ushtarët e tij dhe me aleatët. Ai kishte si trupa maqedone një falangë të përbërë nga dhjetëmijë vetë, një njësi këmbësorie të lehtë prej tremijë vetësh, një njësi kalorie prej treqind vetësh; pastaj vinin njëmijë agriej dhe po kaq galatë, një njësi mercenarësh që përbëhej nga tremijë këmbësorë dhe treqind kalorës, një njësi këmbësorësh ahej e formuar nga tremijë burra të zgjedhur dhe treqind kalorës të tyre, njëmijë megalopolitë, të armatosur si maqedonët dhe të komanduar nga bashkatdhetari i tyre Kerkida; aleatët përbëheshin nga dymijë këmbësorë dhe dyqind kalorës beotë, njëmijë këmbësorë dhe pesëdhjetë kalorës epirotë, po kaq akamanë dhe më në fund njëmijë e gjashtëqind ilirë të komanduar nga Demetër Fari; gjithsejt arrinin afërsisht në njëzet e tetë mijë këmbësorë dhe njëmijë e dyqind kalorës. Kleomeni e priste këtë invadim; ai vuri roje në të gjitha qafat që i kishte fortifikuar me hendeqe dhe pemë të prera; përsa i përket atij, ai fushoi me ushtrinë e tij që arrinte afërsisht në njëzetmijë njerëz, në një vend të quajtur Selasi...

Antigoni hyri në Spartë pa vështirësi. I trajtoi lakedemonët me fisnikëri të madhe e butësi; vuri në vend regjimin e stërgjyshërve, pastaj, pas disa ditëve, ai u largua nga qyteti me gjithë ushtrinë e tij, mbasi i kishte ardhur lajmi që ilirët kishin pushtuar Maqedoninë dhe po shkretonin vendin.

... U kthye me shpejtësi të madhe në Maqedoni, ku i zuri në befasi ilirët, luftoi me ta  dhe i mundi...

LIBRI III

Senati, duke parashikuar se kjo luftë do të ishte e vështirë, e gjatë dhe do të zhvillohej larg Romës, vendosi të rregullonte më parë punët në Iliri. Se këtu ja se ç'ngjiste në këtë kohë: Demetër Fari jo vetëm kishte hamiar të mirat që i kishin bërë romakët, po edhe i kishte përbuzur, duke përfituar nga frika që i kishte zënë ata nga galatët, më parë, dhe tashti në fund nga kartagasit. Demetri pra, duke patur gjithë 3 shpresën te oborri i Maqedonisë - se i kishte ndihmuar mbretit Antigon dhe kishte marrë pjesë në luftën kundër Kleomenit - nisi të grabiste dhe të shkatërronte qytetet e Ilirisë që kishin hyrë nën mbrojtjen e romakëve dhe të lundronte përtej Lisit kundër traktatit, me pesëdhjetë anije, dhe të grabiste shumë nga ishujt Kyklade. Duke parë 4 pra, romakët, këto ngjaije dhe, nga ana tjetër, duke kuptuar rritjen e fuqisë së mbretërisë maqedone, po shpejtonin të siguronin pozitat e tyre në lindje të Italisë; ata ishin të bindur se, para se të shpallej lufta në perëndim, do t’ja dilnin t'i bënin ilirët të pendoheshin për gabimet e tyre, si edhe të qortonin e të dënonin mosmirënjohjen dhe guximin e tepruar të Demetrit. Por u gënjyen në llogaritë e tyre, sepse Hanibali veproi më shpejt, duke pushtuar qytetin e zakanthëve. Në këtë mënyrë lufta u zhvillua jo në Iberi, po në pragun e Romës dhe në gjithë Italinë.

Megjithëkëtë, romakët, duke u nisur nga arsyet që thamë më sipër, dërguan Luc Emilin me ushtrinë për të vepruar në Iliri në pranverë të vitit të parë të njëqind e dyzetës olimpiadën.

Në këtë kohë Demetri, kur mori vesh qëllimet e romakëve, menjëherë dërgoi në Dimal një roje të mjaftueshme me pajisjet e nevojshme, ndërsa në qytetet e tjera kundërshtarët i vrau dhe pushtetin ua dorëzoi miqve të tij. Ai vetë zgjodhi pastaj, nga të nënshtruarit e tij, gjashtëmijë vetë me trimëri të sprovuar dhe i vuri si roje të Farit.

Komandanti romak, kur arriti me ushtri në Iliri, vuri re se armiqtë mburreshin me fortifikimin dhe pajisjen e Dimalit që pandehej si një qytet që s'e merrte dot dora e armikut, prandaj vendosi t'i bjerë Dimalit më parë, me qëllim që t'i hutonte armiqtë. Si u foli dhe i nxiti komandantët me radhë dhe mbasi vendosi në shumë vende mjetet e sulmit, filloi të rrethonte qytetin. Dhe pasi e pushtoi atë me forcë brenda shtatë ditëve, i mposhti shpirtërisht menjëherë të gjithë kundërshtarët. Prandaj menjëherë filluan të vinin njerëz nga të gjitha qytetet për t'ia besuar dhe dorëzuar veten romakëve. Ai, si i pranoi këta, secilin me kushte të arsyeshme, menjëherë pastaj lundroi për në Far, kundër Demetrit vetë. Pasi mori vesh se qyteti ishte i fortifikuar dhe se atje ishte grumbulluar një numër i madh burrash të zgjedhur, dhe përveç këtyre, se ishte furnizuar mirë me ushqime dhe me pajisjet e tjera që kërkonte lufta, dyshonte se mos rrethimi i tij zgjaste shumë dhe bëhej i vështirë; prandaj, duke i parashikuar të gjitha këto, përdori një taktikë të tillë që i përshtatej rastit: Pasi lundroi natën drejt ishullit me tërë ushtrinë, pjesën më të madhe të fuqisë e zbarkoi për ta fshehur në disa vende të pyllëzuara dhe gryka. Ai vetë, me t'u gdhirë, lundroi haptazi me njëzet anije kundër limanit që ishte fare afër qytetit. Duke parë anijet dhe duke përbuzur numrin, njerëzit e Demetrit dolën nga qyteti dhe vrapuan në liman, për të ndaluar zbarkimin e armikut.

Porsa arritën fare afër, u ndez një përleshje e fortë midis dy palëve; ata të qytetit vraponin vazhdimisht në ndihmë, gjersa dolën të gjithë dhe u futën në zjarrin e betejës. Nga ana tjetër, ata nga romakët që kishin zbarkuar natën arritën në këtë kohë, duke kaluar përmes vendesh të fshehta. Si zunë një kodër të fortë ndërmjet qytetit dhe limanit ua prenë udhën atyre që kishin dalë prej qytetit për ndihmë. Në këtë kohë Demetri me të vetët me të parë këtë lëvizje të armikut, hoqi dorë nga sulmet kundër zbarkimit të romakëve, mblodhi ushtarët, u dha zemër dhe u turr, i vendosur të matet e në luftë me ushtritë armike, kundër atyre që kishin zënë kodrën. Romakët, si panë se ilirët po sulmonin me guxim e të rreshtuar mirë, u vërsulën edhe këta kundër radhëve të armikut, me një trimëri të jashtëzakonëshme. Në këtë e sipër, romakët që kishin zbritur nga anijet, me të parë gjendjen, i ranë armikut që prapa, duke sulmuar nga të gjitha anët; ata u shkaktuan ilirëve turbullim dhe pështjellim të madh. Në këtë mënyrë, duke luftuar përpara e prapa, njerëzit e Demetrit më në fund u thyen. Disa morën rrugën për qytet, kurse shumica u shpëmda rrugë pa rrugë, në të katër anët e ishullit. Demetri atëherë u tërhoq në anijet, të cilat qendronin në disa vende të pabanuara, gati për çdo rast. Mbi këto anije hypi dhe u nis natën dhe, pa e pritur njeri këtë gjë, arriti te mbreti Filip, ku e kaloi pjesën tjetër të jetës së tij. Ky ka qenë njeri me guxim e trimëri, por guxim të verbër e pa pikë gjykimi. Prandaj edhe vdekjen e pat të ngjashme me karakterin që pati gjithë jetën e tij. Në marrëveshje me Filipin, u mundua të pushtonte qytetin e mesenëvet; po sulmi i tij ka qenë aq pa mend, sa në mes të betejës u vra me armë në dorë; po për këto do të flasim më gjatë në kohën e vendin e duhur. Komandanti romak, Emili, nga ana e tij, menjëherë e sulmoi Farin, e pushtoi dhe e shkatërroi; pushtoi pastaj edhe krahinat e tjera të Ilirisë, i rregulloi punët ashtu siç dëshironte vetë dhe nga fundi i verës u kthye në Romë, ku hyri me triumf e shkëlqim të rrallë.

Gjatë fushatës së Pirros romakët lidhën edhe një marrëveshje me kartagasit, e fundit /kjo/ para luftës së Siqelisë. Ajo përmbante të gjitha pikat e marrëveshjeve të mëparshme, por i shtohej edhe kjo: "Nëqoftëse njeri ose tjetri nga të dy shtetet bënte aleancë me Pirron ai duhej të shënonte me shkrim këtë kusht: do fu lejohej të ndihmonin njëri-tjetrin, nëqoftëse njëri nga të dy sulmohej në vendin e tij; cilido qoftë nga të dy që do të kishte nevojë për këtë ndihmë i takonte Kartagës ta fumizonte me anije si transporti.ashtu edhe lufte, por secili vend mbante trupat me shpenzimet e veta. Kartagasit do t'u shkonin në ndihmë romakëve, qoftë edhe në det, në rast nevoje, por detarët nuk do të detyroheshin kurrë të zbritnin në tokë nëqoftëse ata e kundërshtonin një gjë të tillë".

LIBRI IV

Etolët kishin atëherë për strateg një farë Aristoni. Meqenëse, për shkak të paaftësisë fizike nuk ishte në gjendje të qendronte në krye të ushtrisë dhe meqë ishte farefis i Dorimahut dhe Skopës, gjeti mënyrën si të heqë dorë nga komanda në dobi të këtij të fundit. Dorimahu nuk guxonte t'i shtynte haptas etolët që t'u shpallnin luftë mesenasve; ai nuk mund të paraqiste asnjë shkak serioz, sepse gjithë bota e dinin se ai nuk kishte kundër tyre asnjë ankim tjetër veç krimeve të veta dhe sarkazmës, që përdorte. Ai hoqi dorë, pra, nga ky projekt, shkoi vetë tek Skopa dhe u përpoq ta bindte të bashkohej me mendimet e tija luftarake kundrejt mesenasve. Ai u mundua t*i provojë, se nuk kishte asgjë për t*u frikësuar prej maqedonëve, për shkak të moshës së mbretit të tyre (Filipi nuk ishte atëherë më shumë se 17 vjeç); ai i kujtoi edhe ndjenjat armiqësore të lakedemonëve ndaj mesenasve; marrëdhëniet e mira dhe besëlidhjen që bashkonin elejtë /me etolëtj; nga këto nxori përfundimin se mund të invadohej pa rrezik Mesenia. Ai i kujtoi, njëkohësisht, për ta nxitur, plaçkën që do të mund të bënte në këtë vend, i cili nuk e prët këtë sulm dhe që në gjithë Peloponezin vetëm ai ka mbetur i padëmtuar gjatë luftërave të Kleomenit. Ai i shtoi më në fund se kjo ekspeditë do t'i bënte të fitonin simpatinë e gjithë popullit etol; se në rast se ahejtë do t'u refuzonin kalimin, atëherë më kot do të ankoheshin për përdorimin e forcës kundër tyre; dhe nëqoftëse ata do të qendronin të qetë, nuk do të gjenin asnjë pengesë nga kjo anë. Nuk do të mungonte preteksti për të sulmuar mesenasit, të cilët prej kohësh ishin shpallur armiq të ahejve dhe maqedonëve, duke u premtuar këtyre të fundit aleancë. Duke i paraqitur këto arsye, si dhe të tjera të këtij lloji dhe të kësaj rëndësie, Dorimahu i ndezi Skopën dhe miqtë e tij në një mënyrë të tillë që pa pritur mbledhjen e popullit, pa u këshilluar me zyrtarët e tjerë, pa respektuar asnjë nga format e rregullshme, duke u tërhequr vetëm nga pasioni, dhe me autoritetin e tyre filluan veprimet armiqësore njëkohësisht kundër mesenasve, epirotëve, ahejve, akamanëve dhe maqedonëve.

Ata dërguan menjëherë piratë, të cilët duke hasur pranë Kytherës një anije që i përkiste mbretit të Maqedonisë, e morën bashkë me ekuipazhin e saj në Etoli dhe e shitën që nga komandanti e detarët e deri tek anija. Pastaj ata shkretuan bregdetin e Epirit, duke marrë hua për këtë inkursion anijet e Kefalenisë...

Kur trupat u pajisën dhe u mblodhën në Megalopol, ashtu siç e kishin vendosur ahejtë - sepse këtu e ndërpremë më parë - mesenasit erdhën prapë e u lutën që të mos i linin në mëshirën e një armiku që shkelte kaq haptas traktatet. Ata bile kërkuan të hynin në konfederatë dhe të ishin anëtarë me të drejta të barabarta, sikurse edhe popujt e tjerë. Por kryetarët e ahejve kundërshtuan, duke thënë se ishte e pamundur për ta të pranonin këdo qoftë pa u këshilluar me Filipin dhe me aleatët e tyre të tjerë. Në të vërtetë asnjë prej aleatëve nuk e kishte denoncuar paktin që Antigoni kishte përfunduar, gjatë luftës së Kleomenit, midis ahejve, epirotëve, fokidasve, maqedonëve, beotëve, akamanëve dhe thesalëve...

15 Përfundimi i këtyre bisedimeve qe ky: ahejtë do të dërgonin delegacione në Epir, Beoti, Fokidë, Akamani dhe tek Filipi për të paraqitur shkeljen e traktateve dhe invadimin me armë të Ahesë për të cilën etolët ishin tashmë dy herë fajtorë, për t'u kërkuar gjithë këtyre fuqive ndihmë, sipas marrëveshjeve dhe për t'iu lutur që të pranonin mesenasit në aleancë...

Epirotët dhe mbreti Filip, pasi dëgjuan fjalët e delegatëve, i pranuan mesenasit në aleancën e tyre. Aty për aty ata u zemëman shumë me sjelljen e keqe të etolëve; por kjo nuk zgjati shumë, sepse nuk ishte e papritur për ta; veprime të tilla ishin të zakonshme për etolët. Prandaj, u zbutën dhe vendosën të mos e prishnin paqen. Në anën tjetër lakedemonët meqenëse tashti shpejt e kishin fituar lirinë, në saje të përkrahjes së Antigonit dhe të ndërhyrjes bujare të ahejve, e quanin për detyrë të mos bënin asgjë kundër maqedonëve dhe Filipit, prandaj dërguan fshehurazi tek etolët një përfaqësi dhe përfunduan me ta një pakt të fshehtë aleance dhe miqësie.

Në kohën kur rinia e ahejve ishte zgjedhur dhe përgatitur për ndihmën, që do t'u dërgohej lakedemonëve dhe mesenasve, Skerdilaidi së bashku me Demetër Farin u nisën nga bregdeti i Ilirisë me nëntëdhjetë anije, kaluan përtej Lisit, në kundërshtim me marrëveshjen që kishin me romakët . Ata zbarkuan në fillim në Pylos dhe sulmuan këtë vend , por pa sukses. Pas kësaj Demetër Fari, mori me vete pesëdhjetë nga këto anije, sulmoi ishujt Kyklade dhe duke u sjellë rreth tyre, disave u mori para, disa i shkretoi.

Gjatë kësaj kohe Skerdilaidi, duke u kthyer për në Iliri, qendroi në Naupakt me të dyzet anijet, i ftuar prej Amynës, mbretit të athamanëve që e kishte të tijin. Këtu, me ndërmjetësinë e një farë Agelau, u mor vesh me etolët për ndarjen e plaçkës së luftës dhe mori përsipër t'u ndihmonte etolëve në veprimet e tyre kundër Ahesë. Kur Agelau, Dorimahu dhe Skopa e lidhën këtë marrëveshje me Skerdilaidin, shtinë në dorë qytetin Kynethë, ngritën gjithë etolët dhe bashkë me ilirët u futën në Abe.

19... Taurioni ishte lajmëruar për inkursionin e etolëve dhe për gjithë ato që kishin ndodhur në Kynethë; në të njëjtën kohë ai mësoi se Demeter Fari, duke u kthyer nga Kykladet, kishte zbarkuar në Kenkre0; ai iu lut këtij /Demetrit/ të kishte mirësinë të ndihmonte ahejtë, të kalonte anijet e tij nëpër istmë dhe të godiste në befasi etolët, gjatë kalimit të tyre. Demetri kishte bërë një plaçkë të madhe në ishujt, por ai kthehej në kushte pak të nderuara, i ndjekur këmba këmbës nga rodasit; ai i dëgjoi, pra, me kënaqësi propozimet që iu bënë, aq më tepër që Taurioni merrte përsipër shpenzimet e transportit të anijeve nëpër tokë. Ai përshkoi istmin, por arriti dy ditë pas kalimit të etolëve; u mjaftua, atëherë, të plaçkiste disa pika të bregdetit, pastaj u kthye në Korinth.

Ai /Filipi V/ priti, në Korinth, delegatët e shteteve aleate dhe u këshillua me ta mbi masat që duheshin marrë kundër etolëve. Beotët i akuzonin /etolët/ se kishin dhunuar në kohën e paqes, tempullin e Athinasë Itone, fokidasit, se kishin bërë një ekspeditë kundër Ambrysës dhe Daulit për t'i pushtuar këto qytete, epirotët se u kishin shkretuar vendin e tyre. Akamanët vinin në dukje se si ata /etolët/ ishin bërë gati për të pushtuar qytetin Thyrion dhe si kishin guxuar ta sulmonin natën. Ahejt i bënin fajtorë se kishin marrë Klarionin, në tokën e Megalopolit, kishin shkretuar në kalim Patrën dhe Farën, grabitur Kynethën dhe tempullin e Artemisit në Lusa, rrethuar Klitorin, sulmuar Pylon nga deti dhe në tokë ishin orvatur, së bashku me ilirët të shkatërronin Megalopolin, që sa kishte filluar të popullohej përsëri. Pasi dëgjoi ankimet e tyre, këshilli i aleatëve votoi njëzëri t'u shpallej luftë etolëve...

29 Filipi, duke kaluar dimrin në Maqedoni, i qe vënë punës me zell për të rekrutuar ushtri, për fushatën e ardhshme; njëkohësisht ai merrte masa për të siguruar kufijtë e Maqedonisë nga barbarët që ishin nga ana e sipërme. Më vonë pati një takim me Skerdilaidin, duke e lënë veten në duart e këtij, me një guxim të madh, dhe 3 biseduan që të dy për të lidhur miqësi e aleancë midis tyre. Ai i premtoi Skerdilaidit ta ndihmonte për të rregulluar punët e Ilirisë, nga ana tjetër akuzoi - gjë fare e lehtë -etolët dhe më në fund e bindi me          lehtësi që të pranonte propozimet e tij... Etolët ishin zotuar t'i jepnin Skerdilaidit nj pjesë të plaçkës, nëqoftëse ai do të shkonte me ta kundër Ahesë. Ai pranoi dhe e mbajti fjalën, mirëpo etolët, si grabitën qytetin e kynethëve dhe si morën shumë robër e bagëti nuk e bënë Skerdilaidin pjesëtar në asnjë nga ato që grabitën. Nga ky shkak ai ishte zemëruar shumë me etolët dhe prandaj porsa i propozoi Filipi, pranoi menjëherë të hynte edhe ai në aleancën e përbashkët, me kusht që të merrte njëzet talente në vit kundrejt pjesëmanjes së tij me tridhjetë anije në luftën detare kundër etolëve.

30 Ndërsa Filipi merrej me këtë punë, delegatët që ishin dërguar tek aleatët shkuan më parë në Akamani dhe paraqitën mesazhin e tyre. Këta menjëherë  nënshkruan vendimin dhe morën pjesë në luftë kundër etolëve... Sa për epirotët, si dëgjuan delegatët, edhe ata e nënshkruan dekretin, por vendosën të luftonin me etolët vetëm atëherë kur edhe Filipi do t'u shpallte luftë. Njëkohësisht u thanë delegatëve të  dërguar prej etolëve se epirotët dëshironin të rronin në paqe me ta; e tillë qe sjellja e tyre e dobët dhe gjithë mashtrime...

36 Kur Mahata mësoi se ç'kishte ndodhur në Lakedemoni, u kthye prapë në Spartë për të nxitur eforët dhe mbretërit që t'u shpallnin luftë ahejve. Ai thoshte që kjo ishte e vetmja mënyrë për t'u dhënë fund grindjeve që shkaktonin ndërmjet lakedemonëves kundërshtarët e rreptë të aleancës me etolët, dhe në Etoli ata që vepronin në mënyrë të njëjtë. Eforët dhe mbretërit u bindën. Pasi përfundoi me . sukses bisedimet në saje të mendjelehtësisë së atyre , që i bëri për vete, Mahata u kthye, ndërsa Lykurgu në krye të një ushtrie të rregullt, së cilës iu shtuan edhe disa qytetarë, hyri në Argeia, qytetarët e së cilës nuk kishin marrë masa mbrojtjeje për - shkak të marrëdhënieve të mira, që ekzistonin midis dy shteteve. Dhe me këtë sulm të papritur ai pushtoi Polihnën, Praisën, Leukën, Kifantën; ai sulmoi po kështu  Glympesën dhe Zarakin, por u zmbraps. Pas këtij sulmi lakedemonët shpallën gjendjen e luftës me ahejt. Duke përdorur të njëjtat argumente si edhe me spartanët, Mahata i bëri edhe elejt t'u shpallnin luftë ahejve. Punët venin mbarë për etolët, të cilët as që e prisnin këtë sukses; ata u nisën, pra, me guxim për në luftë. Tek ahejt të ndodhte e kundërta. Filipi, tek i cili kishin mbështetur të gjitha shpresat e tyre, ishte o akoma duke bërë përgatitje; epirotët ngurronin të hynin në luftë; mesenasit nuk lëviznin; ndërkaq etolët, duke përfituar nga verbëria e elejve dhe lakedemonëve, i vunë /ahejt/ nga të gjitha anët në darën e luftës.

55 Polyrenët, lapajt dhe gjithë aleatët e tyre, duke parë se Knosi kërkonte aleancë me etolët, të cilët ishin në luftë me mbretin Filip dhe me ahejt, dërguan delegatët e tyre tek këta të fundit dhe tek Filipi për t'u kërkuar aleancë e ndihmë. Ahejt dhe Filipi i pranuan në aleancën e përbashkët dhe u dërguan ndihmë katërqind ilirë nën urdhërat e Platorit, dyqind ahej dhe njëqind fokidas. Ardhja e tyre qe një ndihmë e madhe për polyrenët dhe aleatët e tyre; brenda një kohe të shkurtër ata 4 rrethuan Eleuthemën, Kydonën pastaj Apterën dhe i detyruan banorët e këtyre vendeve të shkëputen nga aleanca me Knosin dhe të bashkoheshin me ta...

61 Pra, në Peloponez ndodhnin këto ngjarje, ndërsa mbreti Filip, duke kaluar përmes Thesalisë, arriti në Epir. Këtu si bashkoi me ushtrinë maqedone gjithë forcat epirote, treqind hobëtarët, që kishin ardhur nga Ahea si dhe pesëqind kretas, që i kishin dërguar polyrenët, marshoi përpara dhe, duke kaluar përmes Epirit, arriti në krahinat e Ambrakisë. Po të kishte hyrë shpejt dhe pa u vonuar në zemër të Etolisë, ky sulm i papritur do t'i kishte dhënë fund menjëherë luftës. Po tani u bind se bëri gabim që i dëgjoi epirotët dhe rrethoi më parë Ambrakun, gjë që u dha kohë etolëve të forcoheshin dhe të mermin masat e nevojshme kundër një sulmi të mundshëm.

Epirotët, të cilët vinin interesin e tyre mbi interesin e aleatëve në përgjithësi, donin me çdo kusht të shtinin në dorë Ambrakun. Për këtë arsye ata i kërkuan Filipit të fillonte nga rrethimi dhe shkatërrimi i kësaj fortese; ata nuk mendonin për gjë tjetër veçse t'u merrnin përsëri Ambrakinë etolëve dhe shpresonin t'ia arrinin qëllimit duke pushtuar Ambrakun prej nga do të zotëronin mbi qytetin. Ambraku është me të 7 vërtetë një vend i fortifikuar mirë, i rrethuar me mure dhe hendeqe; ndodhet midis liqenesh dhe lidhet me rrethin e vet vetëm me një rrugicë të ngushtë, pozita e tij është e shkëlqyer, mbizotëron edhe mbi qytetin edhe mbi gjithë krahinën. Filipi, pra, u bind nga epirotët, ngriti lëmin para Ambrakut dhe filloi përgatitjet për rrethimin e tij.

Në këtë kohë Skopa, në krye të gjithë forcave etole, përshkoi Thesalinë, hyri në Maqedoni, duke kaluar prishi të korrat e Pierrisë, bëri shumë plaçkë dhe në kthim iu drejtua Dionit. Hyri menjëherë në këtë qytet që e kishin zbrazur banorët, shkatërroi muret, banesat e gjimnazin, dogji portikët që rrethonin tempullin, shkatërroi gjithë kushtimet që kishin sjellë për zbukurimin e faltoreve ose për nevojat e veta besimtarët që mblidheshin këtu për panairet dhe, më në fund, përmbysi gjithë shtatoret e mbretërve... Kur Filipi mori vesh ç'kishte ndodhur në Maqedoni e pa se ai vetë po i lante mëkatet e marrisë dhe ambicies së epirotëve. Megjithëkëtë ai s'hoqi dorë nga rrethimi i Ambrakut; ndërtoi ura dhe i shpejtoi aq shumë punimet për përgatitjet e tjera, sa u kalli tmerr banorëve të rrethuar dhe i detyroi të dorëzoheshin pas një rrethimi që zgjati gjithsejt dyzet ditë. Garnizonit etol, gjithsejt nja pesëqind vetë, i dha leje të tërhiqet dhe qytetin ua dorëzoi epirotëve, duke ua plotësuar kështu dëshirën që patën. Ai vetë mori ushtrinë dhe u nis pa vonuar për në Haradra, duke u  nxituar të kalonte gjirin e Ambrakisë në atë vend ku është më i ngushtë d.m.th. pranë kodrës së faltores së akamanëve, që quhet Akti. Gjiri që zumë në gojë këtu sipër, ndodhet në mes të Epirit e të Akamanisë dhe formohet prej detit të Siqelisë, me të 5 cilin lidhet me anë të një gryke shumë të ngushtë, më pak se pesë stade. Duke hyrë më thellë në drejtim të tokës zgjerohet gjer në njëqind stade; gjatësia e tij prej detit arrin gjer në nja treqind stade; ndan Epirin nga Akamania, duke patur këtë të fundit nga Jugu dhe të parin nga Veriu... Ndërsa mbreti ishte i zënë akoma me këto punë, një i dërguar nga Maqedonia erdhi dhe e lajmëroi se dardanët, duke menduar se ai do të nisej për në Peloponez, po grumbullonin forca dhe po bënin përgatitje të mëdha për të hyrë në Maqedoni. Kur mori këtë lajm ai mendoi se gjëja më urgjente ishte të shkonte e të mbronte Maqedoninë.

I ktheu, pra, të dërguarit aheas duke i siguruar se pasi të rregullonte vështirësitë për të cilat e njoftuan, kujdesi i tij i parë do të ishte t'u shkonte në ndihmë me ushtrinë e tij. Pastaj ngriti lëmin dhe u kthye me shpejtësi të madhe nëpër migën që kishte ardhur. Në kohën kur do të kalonte gjirin e Ambrakisë, për t'u hedhur nga Akamania në Epir, takoi Demetër Farin, i cili i ndjekur prej romakëve nga Iliria, ikte me një 5 anije të thjeshtë. Unë kam folur në një vend tjetër më lart për këto ngjarje.

Filipi e priti me përzemërsi dhe e porositi të lundronte për në Korinth që të arrinte në Maqedoni nëpërmjet Thesalisë. Për vete ai përshkoi Epirin dhe ndoqi rrugën e vet pa u ndalur. Kur dardanët morën vesh nga disa dezertorë thrakas se ai ishte kthyer në Maqedoni dhe kishte arritur në Pela, i zuri frika dhe shpëmdanë me të shpejtë ushtrinë e tyre megjithëse kishin zënë gjithë Maqedoninë... Është e njëjta kohë kur Emili , duke u kthyer nga Iliria hyri me triumf në Romë...

Këtu mbaron viti i parë i kësaj olimpiade. Kur erdhi dita e zgjedhjeve, etolët zgjodhën për strateg të tyre Dorimahun; ky me të marrë fuqinë në dorë mblodhi ushtrinë dhe hyri në krahinat e sipërme të Epirit, duke shkretuar vendin pa pikë mëshire dhe jo aq pse kështu ia kërkonte interesi i vendit të tij, se sa për t'u bërë keq epirotëve. Kur arriti në faltoren e Dodonës, dogji 2 portikët e tempullit, prishi një pjesë të madhe të kushtimeve dhe rrëzoi edhe muret e faltores...

LIBRI V

Në të njëjtën kohë Dorimahu, strategu i Etolisë, dërgoi në Elidë Agelaun dhe Skopën me pesëqind kretas të rinj; nga ana e tyre elejt, nga frika se mos Filipi e rrethonte Kylenën, mblodhën mercenarë, armatosën qytetarët dhe e forcuan Kylenën me kujdes. Duke parë këtë, Filipi la në Dyme mercenarët e ahejve, kretasit që ishin me të si edhe disa kalorës galatë, bashkë me këta edhe dymijë këmbësorë të zgjedhur ahej; kjo ishte në të njëjtën kohë një forcë rezervë dhe një masë, kundër ndonjë të papriture nga ana e elejve. Ai u shkroi mesenasve, epirotëve, akamanëve dhe Skerdilaidit të pajisnin flotat e tyre dhe u dha takim në Kefaleni; pastaj la Patrën në ditën e caktuar dhe iu afrua Kefalenisë nga ana e Pronës. Por meqenëse ky port i vogël ishte i vështirë për t'u marrë me sulm dhe i vendosur mbi një gjuhëz toke mjaft të ngushtë, vazhdoi migën e vet gjatë bregut dhe shkoi e u ndal në Palea. Duke parë se ky vend ishte plot me grurë dhe në gjendje të ushqente ushtrinë, zbarkoi trupat dhe vendosi lëmin aty pranë, ndërsa anijet i nxori në breg dhe i rrethoi me një kanal; pastaj mbreti dërgoi maqedonët për fumizime. Për veten e tij ai i erdhi përqark qytetit, për të kërkuar se nga ç'anë mund të aviste maqinat pranë mureve dhe mund të kryente punime të tjera lidhur me rrethimin; meqenëse ndodhej këtu për të pritur aleatët e tij, ai donte të bëhej zot i këtij vendi; së pari, për t'u shkëputur etolëve një port që varej prej tyre dhe që ishte për ta i domosdoshëm (në fakt ishin anijet e Kefalenisë që u shërbenin këtyre /etolëve/ qoftë për të kaluar në Peloponez, qoftë për  të shkretuar brigjet e Epirit e të Akamanisë), pastaj për të sigumar për vete dhe për aleatët e tij një bazë detare, prej nga do të mund të sulmonte me lehtësi armikun. Në të vërtetë ishulli i Kefalenisë që ndodhet përballë gjirit të Korinthit dhe që laget nga deti i Siqelisë, zotëron mbi krahinat e Peloponezit Verior dhe Perëndimor, në radhë të parë mbi Elidën, si edhe mbi pjesët perëndimore e jugore të Epirit, Etolisë dhe Akamanisë.

Vendi, pra, ishte zgjedhur për mrekulli për të grumbulluar aleatët, për të kërcënuar tokat e armikut dhe për të mbrojtur vendet mike; gjithashtu mbreti e kishte mendjen te pushtimi i ishullit. Ai kishte vënë re se Palea ishte e mbrojtur nga të gjitha anët, si nga deti ashtu edhe nga shkrepat; kishte vetëm një vend shumë të ngushtë nga ana e Zakynthit, nga ku mund t'i aviteshin; ishte pikërisht ky vend që ai e zgjodhi për të vendosur makinat e tij dhe për të bërë punimet e rrethimit. Gjithë mendimi i tij dhe gjithë kujdesi ishte tek ky projekt. Ndërkaq pesëmbëdhjetë anije arritën nga Skerdilaidi, i cili nuk mundi t'i dërgonte më shumë për shkak të komploteve dhe të trazirave të bëra nga dinastët e qyteteve të Ilirisë; ai mori po kështu përforcimet që i kishin premtuar epirotët, akamanët dhe mesenasit.

Strategu i Akamanisë, Aristofanti, erdhi atje e u takua me të gjitha forcat e vendit të tij. Akamanët, të cilët dikur kishin vuajtur shumë dhe shpesh nga etolët, ëndërronin të mermin hakun e tyre, duke u bërë armiqve sa më shumë dëme. Ata nuk ngurruan të shfrytëzonin rastin që u jepte ndërhyrja maqedone dhe të gjithë rrokën armët, jo vetëm ata që i detyronte shërbimi ushtarak, por edhe disa nga pleqtë. Epirotët, për të njëjtat arsye, i hynë edhe ata jo me më pak vrull kësaj pune; por vendi i tyre është kaq i shtrirë dhe sulmi i Filipit qe kaq i papritur sa që nuk patën kohë të grumbullonin trupat e tyre...

12... Mund të thonë, ndoshta, se Filipi ishte tepër i ri në këtë kohë për ta bërë përgjegjës për gabimet e tij dhe se fajtorët e vërtetë janë miqtë dhe këshilltarët që e rrethonin, midis të cilëve Arati dhe Demetër Fari. Megjithëse nuk kam qenë në këto ngjaije, nuk është e vështirë të them se cili prej të dyve do t'i ketë dhënë mbretit këto këshilla të këqija Përveç natyrave të ndryshme, për të cilat janë dalluar gjithmonë, Arati si armik i të gjitha punëve të shpejtuara dhe veprimeve të pamenduara, kurse Demetri për të kundërtën, ka një fakt tjetër që tregon në mënyrë të padiskutueshme karakterin e këtyre dy njerëzve; për këtë do të flas në kohën dhe në vendin e vet.

13... Filipi, të kthehemi prapë në çështjen tonë, mori nga Therma të gjitha ato që ishte e mundur të ngriheshin dhe u kthye nëpër të njëjtën rrugë nga kishte ardhur. Ai vuri në krye plaçkën bashkë me këmbësorinë e rëndë dhe, duke lënë si pararojë akamanët dhe mercenarët, ai shpejtonte të kalonte qafat sa të ishte e mundur më shpejt; ai e parashikonte se etolët do të përfitonin, nga natyra e keqe e vendit për të sulmuar praparojën. Frika e tij u vërtetua menjëherë. Etolët ishin mbledhur rreth tremijë vetë dhe kishin ardhur në ndihmë nën komandën e Aleksandrit Trihon; meqenëse Filipi kishte zënë lartësitë ata nuk u avitën, por qendruan të fshehur. Por me t'u vënë në lëvizje praparoja, iu lëshuan menjëherë Thermës dhe goditën radhët e fundit të kolonës. Meqenëse ky sulm shkaktoi çrregullim në praparojën, etolët morën edhe më shumë guxim; nga ana tjetër i ndihmonte edhe terreni. Filipi që e priste këtë ngjarje kishte vendosur, gjatë zbritjes së vet, ilirët dhe pjesën e zgjedhur të këmbësorisë së lehtë në rrëzë të kodrës. Këta u sulën mbi forcat armike që ndiqnin dhe shqetësonin ushtrinë, vranë njëqind e tridhjetë vetë dhe zunë thuajse po aq; pjesa tjetër u tërhoq e çrregulluar nëpër udhë të pashkelura. Pas këtij suksesi, praparoja dogji Pamfinë, kaloi qafat pa pengesa dhe arriti maqedonët, sepse Filipi ishte ndalur në Metapë për ta pritur. Të nesërmen ai rrafshoi Metapën dhe shkoi e vendosi lëmin e vet në një qytet që quhet Akra. Të pasnesërmen, duke vazhduar të shkatërronte vendin, gjatë kalimit të tij, arriti në Konopë ku vendosi përsëri lëmin dhe kaloi edhe një ditë. Prej këndej u nis prapë dhe ndoqi bregun e lumit Ahelou deri në Strato; pastaj u hodh në bregun tjetër dhe e ndaloi ushtrinë e vet më larg se sa mund të arrinte një shigjetë, me qëllim që t'i tërhiqte banorët të dilnin jashtë mureve.

14... Mbreti ishte lajmëruar që rreth tremijë këmbësorë dhe katërqind kalorë etolë, si dhe pesëqind kretas, ishin përqendruar në Strato. Por meqenëse asnjeri nuk mori guximin të dilte, ai dha urdhër për nisje; pararoja hapi rrugën dhe gjithë ushtria u nis për në Limnea, ku gjendeshin anijet. Sapo ishte larguar praparoja, disa kalorës etolë dolën nga qyteti dhe filluan të godisnin radhët e fundit të saj. Kretasit dhe disa nga etolët u bashkuan më pas me kalorësinë; ndeshja u bë e përgjithshme dhe praparoja maqedone u detyrua të kthehet për të mbështetur luftimet. Beteja mbeti për një kohë e papërcaktuar, por ilirët e ushtrisë mbretërore arritën në ndihmë të mercenarëve; armiqtë u tërhoqën dhe ikën pa parë rrugën nga vajtën, si kalorësia etole ashtu edhe mercenarët. Pjesa më e madhe e tyre ua mbathën këmbëve drejt qytetit, të ndjekur deri tek portat dhe në rrëzë të mureve nga ushtarët e Filipit, të cilët vranë rreth njëqind vetë. Pas kësaj ngjaijeje garnizoni i Stratos nuk guxoi të lëvizte më dhe praparoja e arriti me qetësi pjesën kryesore të ushtrisë dhe anijet.

23 Si arriti para pozicioneve të Lykurgut, Filipi lëshoi më parë kundër tij mercenarët; luftimet       u zhvilluan në fillim në favor të lakedemonëve, sepse armatimi dhe vendi që kishin  zënë i ndihmonin shumë. Por Filipi dërgoi këmbësorinë për të mbështetur forcat që luftonin; në të njëjtën kohë, me ilirët ai i mori krahun armikut dhe e sulmoi anash. Atëherë, kur mercenarët e Filipit, të nxitur nga mbështetja që u dhanë ilirët dhe këmbësoria e lehtë, e filluan përsëri betejën me një forcë të re, njerëzit e Lykurgut, të tronditur nga goditjet e ushtarëve të armatosur rëndë, u tërhoqën dhe morën arratinë. Rreth njëqind prej tyre u vranë, pak më tepër u zunë robër, të tjerët u futën në qytet; përsa i përket Lykurgut ai u kthye në qytet me pak njerëz natën, duke kaluar nëpër vende të fshehta. Filipi zuri kodrat me ilirët dhe 7 bashkoi pjesën kryesore të ushtrisë së tij me këmbësorinë e lehtë; gjatë kësaj kohe Arati, duke ardhur nga Amykla me falangën, kishte arritur tek portat e qytetit. Mbreti 8 kaloi lumin për të mbuluar marshimin e tij me këmbësorinë e lehtë dhe kalorësinë, kështu që këmbësoria e rëndë mundi të kalonte shumë e sigurtë zonën e vështirë në rrëzë të kodrave. Ndërkaq gamizoni që doli nga qyteti, goditi kalorësinë e mbrojtjes: lufta u ndez gjithandej; këmbësorët luftuan me forcë dhe Filipi pati një fitore të plotë.

Ai i ndoqi kalorësit lakedemonë deri tek portat e qytetit, pastaj kaloi i qetë lumin Eurota dhe u vendos si praparojë pas falangës së vet.

Në këtë kohë Skerdilaidi, mbasi kujtonte se Filipi i bënte një padrejtësi që s'ia kishte paguar tërë të hollat që i detyronte sipas marrëveshjes, dërgoi pesëmbëdhjetë anije të vogla, që t'ia mermin me dinakëri të hollat. Kur arritën anijet në Leukadë, të gjithë dolën dhe i pritën si miq, për shkak të aleancës që kishin lidhur më parë. Nuk arritën, as nuk mundën të bëjnë këta ndonjë të keqe tjetër; por, kur erdhën korinthasit, Agathini dhe Kasandri, me katër anije të Taurionit dhe qendman pranë atyre si miq, anijet e Skerdilaidit u ranë me të pabesë, rrëmbyen anijet bashkë me njerëzit dhe ia dërguan Skerdilaidit. Pastaj ikën nga Leukada dhe u drejtuan për në Malea, duke zhveshur dhe duke zënë rob tregtarët...

Në këtë kohë Ageta, strategu i Etolisë, thirri gjithë popullin nën armë dhe shkoi e shkretoi Akamaninë; prej këndej ai u hodh në Epir dhe përshkoi pa asnjë pengesë gjithë këtë vend, duke vazhduar shkatërrimet e tij...

Gjatë kësaj kohe, mbreti Filip zuri Bylazorën, qytetin më të madh të Paionisë që ishte kyç për dyndjet që vinin nga Dardania në Maqedoni. Ky pushtim e çliroi pothuaj nga e gjithë frika që kishte nga dardanët; u bë e vështirë të hyhej prej këndej në Maqedoni që nga çasti që Filipi u bë zot i kësaj rruge...

Kur ai /Filipi/ dëgjoi se anijet e Skerdilaidit merreshin me pirateri anëve të Malesë dhe të gjithë tregtarët i trajtonin si armiq, dhe se, kundër marrëveshjes, kishin sulmuar edhe disa nga anijet e tija që ishin vendosur në limanin e Leukadës, përgatiti dymbëdhjetë anije të mbuluara, tetë të pambuluara dhe tridhjetë të lehta dhe lundroi përtej Euripit, për t'u rënë në befasi ilirëve, por edhe për të vazhduar veprimet kundër etolëve; sepse ai mendonte vetëm e vetëm t'i luftonte, mbasi nuk dinte asgjë mbi ngjarjet e Italisë. Mirëpo, në kohën kur Filipi po rrethonte Thebën, romakët ishin mundur prej Hanibalit në betejën e Tyrrenës, por ky lajm nuk kishte arritur akoma në Helladë. Filipi nuk mundi t'i arrinte ilirët dhe u ndal në Kenkre; prej këndej anijet e mbuluara i nisi për në Malea, duke i urdhëruar që të shkonin së këtejmi në Egion dhe Patra. Anijet e tjera i kaloi përmes istmit në portin Lehais, ku arritën të gjitha; ai vetë me miqtë shpejtoi të shkonte në Argolidë për të parë lojërat e Nemesë. Këtu, kur po shikonte lojërat gjymnike i erdhi një letërprurës nga Maqedonia, i cili i solli lajmin se romakët ishin mundur në betejë dhe Hanibali ishte bërë zot i gjendjes. Në atë çast letrën ai ia tregoi vetëm Demetër Farit, duke e porositur të heshtë për të. Ky, duke përfituar nga rasti, e këshilloi mbretin të hiqte dorë sa më parë nga lufta kundër etolëve, të fillonte një fushatë kundër Ilirisë dhe pastaj të hidhej në Itali. E gjithë Hellada ishte nën urdhërat e tij     dhe do të mbetej e tij; ahejt ishin miqtë e tij dhe do t'i bindeshin me gjithë qejf, etolët do të kujtonin luftën që u kishte bërë dhe nuk do të guxonin të lëviznin. Ai shtoi se zbarkimi i tij në Itali, do të ishte fillimi i pushtimit të botës, gjë për të cilën ai ishte i destinuar më shumë se kushdo tjetër në botë. Ky ishte 10 pikërisht rasti për të vepruar pas shkatërrimit që pësuan romakët.

Mbreti Filip, pas përfundimit të paqes, u kthye në Maqedoni me anën e detit. Këtu gjeti Skerdilaidin i cili duke vënë si shkak të hollat që kishte për të marrë nga Filipi - po me këtë shkak u kishte rënë me të pabesë edhe anijeve që ndodheshin në Leukadë - nga një anë kishte pushtuar Piseun, qytet i vogël në Pelagoni, kurse nga ana tjetër kishte bërë për vete me premtime dhe qytetet e Dasaretisë Antipatrenë, Krysondyonën, Gertuatin. Përveç këtyre ai kishte kryer sulme edhe kundër një pjese të madhe të Maqedonisë, që është në kufi të këtyre qyteteve. Filipi aty për aty u nis me ushtri, duke u kujdesur të ripushtonte qytetet që ishin shkëputur prej tij, me një fjalë ai mendonte të luftonte kundër Skerdilaidit sepse e gjykonte rregullimin e punëve të Ilirisë si kusht të domosdoshëm për të zbatuar planet e tij dhe sidomos për të kaluar në Itali. Demetri, në anën tjetër, ia ushqente orë e çast këtë shpresë e këtë vendim, aq sa Filipi ishte shtënë me mish e me shpirt pas kësaj ndërmanjeje, të cilën e shihte edhe në ëndërr shpesh herë. Këtë e bënte Demetri jo për hir të Filipit - kjo mbase vinte në radhë të tretë - po më tepër nga mëria kundër romakëve e më shumë për veten e tij dhe për shpresat e veta, mbasi ishte i bindur se vetëm në këtë mënyrë mund të fitonte përsëri pushtetin në Far. Filipi atëherë, u nis me ushtrinë dhe ripushtoi qytetet që zumë në gojë këtu sipër; pushtoi, pra, Kreonin e Geruntin e Dasaretisë, dhe ndër qytetet rreth liqenit Lyhnid, Enhelanën, Kerakën, Sationën e Bojojën dhe në krahinën e kaloikinëve qytetin Bantia; përveç këtyre edhe qytetin e pisantinëve Orgesën. Si bëri këto, e dërgoi ushtrinë për të dimëruar. Ishte pikërisht dimri, kur Hanibali, si shkretoi krahinat më të pasura të Italisë, bëhej gati të kalonte dimrin në Gerunt të Daunisë. Në këtë kohë romakët zgjodhën për konsuj G. Terentin e L. Emilin.

Gjatë kohës së dimrit, Filipi mendoi se për t'ia arritur qëllimit, kishte nevojë për anije dhe për detarë, jo pse i shkonte mendja se do të ishte i zoti të matej në det me romakët, po pse me anën e flotës do të mund të transportonte sa më shpejt trupat në atë vend, që do ta zgjidhte për t'i rënë armikut befas. Ilirët atëherë, sipas mendimit të tij, kishin një zotësi të veçantë për të ndërtuar anije, prandaj i urdhëroi të ndërtonin njëqind anije, gjë që mendoj unë s'e kishte bërë gjer atëherë ndonjë nga mbretërit e Maqedonisë. Si u ndërtuan anijet, mblodhi ushtrinë në fillim të pranverës, i ushtroi pak maqedonët në punën e përdorimit të lopatave dhe u nis. Në kohën kur Antiohu kalonte Taurin, Filipi kalonte Euripin arriti në kepin Malea dhe së këtejmi në viset rreth Kefalenisë dhe Leukadës për të parë së këtejmi më mirë lëvizjet e flotës romake. Kur mori vesh se anijet e armikut ishin ndaluar pranë Lilybesë u nis, pa u drojtur fare, drejt Apollonisë.

Kur u afrua në viset pranë lumit Aou, i cili njedh pranë qytetit të apolloniatëve, atëherë i ndodhi një panik si ata që ngjasin në ushtritë tokësore. Disa anije të praparojës, duke u ndalur në ishullin Sason, që ndodhet në grykën e detit Jon, erdhën natën tek Filipi dhe i njoftuan se disa anije që vinin nga ngushtica ishin ndalur pranë tyre dhe u thanë se kishin lënë në Reg anije romake me pesë rrema, të cilat shkonin për në Apolloni për t'i ardhur në ndihmë Skerdilaidit. Filipi kujtoi se gjithë kjo flotë do të sulej kundër tij; u tremb shumë dhe urdhëroi të kthehen prapa.

Kjo tërheqje u bë në çrregullimin më të madh; udhëtuan pa u ndalur, një ditë dhe një natë dhe ditën e dytë arritën në Kefaleni. Këtu Filipi mori pak guxim; qendroi ca 6 kohë në këtë ishull auke nxjerrë si shkak për kthimin e tij disa çështje që kishte për të rregulluar në Peloponez. Mirëpo nuk kishte asnjë arsye përse ta zinte gjithë kjo frikë. Skerdilaidi, duke ditur se Filipi ndërtonte gjatë dimrit një numër mjaft të madh 8 anijesh dhe se priste një sulm nga deti, ua bëri të ditur këtë romakëve dhe u kërkoi ndihmë; por romakët vunë në lëvizje vetëm dhjetë anije të skuadrës së tyre në Lilybe; ishin ato që u dukën në Reg. Po të mos kishte humbur toruan Filipi, po të mos ua kish mbathur këmbëve, ai kishte rastin më të mirë të pushtonte Ilirinë, ndërsa romakët gjithë vëmendjen e tyre e kishin tek Hanibali dhe tek beteja e Kanës; ka të ngjarë që ai të kishte shtirë në dorë edhe anijet e tyre. Por atë e zuri frika nga fjalët e njërit e të tjetrit dhe u tërhoq në Maqedoni, ç'është e vërteta, pa humbje, por edhe pa lavdi.

LIBRI VII

U betuan një anë gjenerali Hanibal, Magoni, Mirkani, Barmokari, gjithë senatorët e Kartagës që u ndodhën me të dhe gjithë kartagasit, ushtarë të tij, nga ana tjetër Ksenofani nga Athina, i biri i Kleomahut, delegat i mbretit Filip, birit të Demetrit, duke vepruar në emër të tij, në emër të maqedonëve dhe të aleatëve të tyre. Betimi u bë përpara Zeusit, Herës dhe Apollonit, përpara hyut mbrojtës të kartagasve, Heraklit e lolaut, përpara Aresit, Tritonit e Poseidonit, përpara hyjnive që mermin pjesë në fushatë, Diellit, Hënës dhe Tokës, përpara lumenjve, liqenjve dhe ujërave, përpara gjithë perëndive të Kartagës, përpara gjithë perëndive të Maqedonisë e të Helladës tjetër, përpara gjithë perëndive që kryesojnë luftën e që janë dëshmitarë të këtij betimi. Hanibali, gjeneral i karatagasve, të gjithë senatorët e Kartagës që ishin me të dhe gjithë ushtarët kartagas që shërbenin në ushtrinë e tij thanë këto fjalë: "Me dëshirën tonë dhe tuajën, betohemi të kemi miqësi dhe dashuri midis nesh, si miq, fis e vëllezër, me këto kushte: mbreti Filip, maqedonët dhe gjithë ata helenë që janë aleatë të tyre, do t'u japin përkrahjen e tyre kartagasve; gjeneralit të tyre Hanibal, ushtarëve të tij, popujve që varen prej Kartagës dhe rrojnë pas ligjeve të tyre, banorëve të Itikës, të gjitha qyteteve dhe popujve që janë nën sundimin e Kartagës, ushtarëve të tyre dhe aleatëve të tyre, dhe gjithë atyre qyteteve dhe popujve, me të cilët kemi lidhur miqësi në Itali, në Kelti dhe në Ligistinë, dhe më në fund gjithë banorëve të këtyre krahinave që do të bëheshin miq e aleatë me ne.

Në anën tjetër mbreti Filip, maqedonët dhe aleatët e tjerë helenë do të mbrohen dhe ndihmohen nga ushtria kartagase, prej itikasve dhe prej gjithë qyteteve dhe popujve që sundohen prej kartagasve, prej aleatëve dhe ushtarëve të tyre, prej gjithë popujve dhe qyteteve që kemi miq në Itali, Kelti dhe Ligistinë si edhe prej gjithë atyre që do të bënim aleatë në këtë pjesë të Italisë. Nuk do të mashtrojmë njëri-tjetrin dhe as do të godasim njëri-tjetrin në befasi, do të veprojmë me gjithë sinqeritet e dashuri, pa asnjë dredhi ose paramendim. Ju maqedonë do të jeni armiqtë e armiqve të kartagasve, përveç atyre mbretërve, qyteteve dhe limaneve ndaj të cilëve ju jeni të detyruar me betime dhe miqësi. Edhe ne kartagasit do të jemi armiq të armiqve të mbretit Filip, përveç mbretërve, qyteteve dhe popujve, me të cilët jemi lidhur me betim dhe me miqësi. Do të mermi pjesë edhe ju në luftën që bëjmë me romakët gjersa perënditë të na japin neve edhe juve fitoren. Do të na dërgoni ndihmë sipas marrëveshjeve që kemi sa herë që do të kemi nevojë. Nëqoftëse perënditë na japin fitoren në luftën kundër Romës dhe aleatëve të saj dhe nëqoftëse romakët na kërkojnë miqësi ne do të pranojmë vetëm me kusht që kjo miqësi të jetë e njëllojtë edhe për ju, dhe që ata të mos shpallin asnjëherë luftë kundër jush, të mos jenë zotër as të Kerkyrës, as të Apollonisë dhe Epidamnit, as të Farit, as të Dimalit dhe parthinëve, as të Atintanisë. Nga ana tjetër t'i kthejnë Demetër Farit gjithë njerëzit e tij që i mbajnë romakët si peng.

Nëqoftëse romakët ju shpallin luftë juve ose neve, do të ndihmojmë njëri-tjetrin, sipas nevojës që do të çfaqet. Gjithashtu do të veprojmë edhe në rast se na shpall luftë çdo popull tjetër, përveç mbretërve, qyteteve dhe popujve me të cilët jemi lidhur me betime dhe aleancë. Nëqoftëse do ta gjejmë për mirë që të heqim ose të shtojmë diçka në këtë traktat, këtë do ta bëjmë vetëm me pëlqimin e të dy palëve".

Banorët e Orikut, qytet i parë që hasim nga e djathta, kur hymë në Adriatik.

LIBRI VIII

Meqenëse Filipi, prej shumë kohësh, ëndërronte të shtinte në dorë Lisin dhe Akrolisin, u nis për atje me ushtri. Pas një udhëtimi prej dy ditësh dhe si kaloi ngushticat, qendroi pranë lumit Ardaksan, afër qytetit. Këtu vuri re se rrethi i Lisit ishte përforcuar shumë mirë si nga ana e detit, si nga ajo e tokës, nga natyra dhe nga dora e njeriut; edhe Akrolisi që ishte pranë, kishte aq lartësi të madhe dhe ishte aq i fortë, sa që edhe një sy të vetëm të hidhte njeriu mbi të, do të kuptonte menjëherë se pushtimi i tij ishte një gjë e pamundur; prandaj për këtë të fundit humbi çdo shpresë, ndërsa për qytetin besonte akoma se mund të bënte diçka. Pra, pasi vuri re mirë vendin që shtrihej midis Lisit dhe rrëzës së malit të Akrolisit, dhe pa se ishte i përshtatshëm për sulmin e tij kundër qytetit, mendoi ta pushtonte me një luftim të vogël dhe të përdorte një taktikë të përshtatshme për rastin.

U dha maqedonëve një ditë pushim dhe pati rast gjatë kësaj kohe t'u japë porositë dhe këshillat e duhura. Ndaj nate, mori pjesën më të madhe e më të-zgjedhur të ushtarëve të tij me armatim të lehtë dhe e fshehu në disa lugina të pyllëzuara, që ishin nga ana e brendshme e tokës e që zotëronin mbi vendin që thamë më sipër. Të nesërmen, ai vetë mori peltastët dhe pjesën tjetër të ushtrisë së armatosur lehtë dhe u nis për në anën tjetër të qytetit, duke ecur anës detit: Pasi i erdhi qytetit rreth e rrotull dhe arriti në vendin e përmendur më lart, asnjeriut nuk i linte dyshim se ai mendonte të ngjitej përmes këtij për t'i rënë qytetit. Brenda në Lis ishin grumbulluar forca të mëdha nga krahinat e afërme ilire, posa kishin dëgjuar se kishte ardhur Filipi. Sa për Akrolisin, kishin aq besim të madh në fortifikimet e tij, sa vetëm një roje të vogël kishin lënë për ta ruajtur.

Prandaj, ndërsa po afroheshin maqedonët, vendasit filluan menjëherë të derdhen jashtë mureve të qytetit, duke pasur besim si në numrin e madh të forcave të tyre ashtu edhe në pozitën e fortë, prej natyre, të atyre vendeve. Mbreti mbajti në fushë peltastët, kurse ushtarët e armatosur lehtë i nisi drejt kodrave, për t'u përleshur rreptë me armikun. Ndërsa këta po kryenin urdhërin e mbretit, fati i luftës për një farë kohe mbetej i dyshimtë; por pastaj ushtarët e Filipit, nga vendi i vështirë dhe nga numri i madh i armikut, u detyruan të kthehen prapa dhe të tërhiqen tek peltastët. Vendasit morën guxim nga kjo fitore, i ndoqën ushtarët e Filipit, zbritën në fushë dhe u përleshën me peltastët.

Në këtë kohë ushtarët që ruanin

Akrolisin, kujtuan se Filipi po i tërhiqte forcat e veta dhe po bëhej gati të hiqej krejt nga fusha e betejës, duke mos kuptuar se ai mundohej t'i nxirrte jashtë. Të mbështetur, pra, në pozitën e fortë të vendit, lanë pak vetë brenda në Akrolis dhe të tjerët të gjithë u derdhën nga rrugët e ngushta nëpër vendet e sheshuara të fushës, me qëllim që të ndiqnin armikun e t'ia rrëmbenin plaçkën. Pikërisht në këtë çast, ushtarët e fshehur nga ana e tokës u ngritën, pa i vënë re njeri, u turrën me forcë e shpejtësi kundër këtyre, ndërsa njëkohësisht edhe peltastët e tërhequr u kthyen përsëri dhe i ranë armikut. Të turbulluar nga ky sulm i papritur, ata që kishin dalë nga qyteti Lis u shpëmdanë, u tërhoqën dhe hynë brenda në qytet; po ata që kishin zbritur nga Akrolisi, nuk mundën të kthehen prapa, mbasi iu pre rruga prej ushtarëve që kishin zënë pritë. Kështu pra, ngjau kjo e papritur: Akrolisi u zu pa asnjë rrezik, kurse qyteti Lis ra të nesërmen, mbas luftimesh të mëdha kundër sulmeve të rrepta e të tmerrshme të maqedonëve.

Filipi, pra, si pushtoi këto vende, të cilat nuk shpresonte t'i merrte, vuri nën pushtetin e Maqedonisë të gjitha krahinat që ishin rreth e rrotull, kështu që qytetet më të shumta të Ilirisë ia çelën me dashje portat. Sepse pas pushtimit me forcë të fortesave që përmendëm më lart, nuk mbeti më asnjë vend i fortë kundër fuqisë së Filipit, dhe nuk kishte më asnjë siguri për ata që do t'i kundërshtonin atij.

LIBRI IX

Çdo gjë që ndodhte në Romë ose në Kartagë varej nga një njeri i vetëm, nga një kokë e vetme; unë e kam fjalën për Hanibalin. Ai i drejtonte vetë veprimet luftarake në Itali; ato të Iberisë, ai, ia besoi vëllait të tij, Hasdrubalit që ishte më i madhi, pastaj Magonit. Ishin ata që vranë dy gjeneralët romakë që komandonin në këto anë.

Në Siqeli ai qeverisi në fillim nëpërmjet Hipokratit pastaj me anë të libiasit Myon. Njëlloj veproi edhe në Helladë e Iliri, me qëllim që t'u krijonte romakëve një shkak tjetër për shqetësim dhe të drejtonte vëmendjen e tyre nga këto anë-lidhi aleancë me Filipin...

LIBRI X

Etolët, të cilët mbështeteshin tek mbreti Atal, përhapnin kudo terror dhe sulmonin gjithandej nga toka, kurse Atali e Publi Sulpic Galba vepronin nga deti.

Për këtë, ahejt shkuan t'i kërkojnë ndihmë Filipit; sepse, përveç etolëve, ata kishin frikë edhe nga Mahanida që qendronte me ushtrinë e tij në kufirin e Argolidës. Nga ana e tyre beotët, duke pasur frikë flotën armike, i kërkonin një komandant dhe përforcime; por ata që ngulnin këmbë më shumë dhe i luteshin t'i mbronte ishin banorët e Eubesë. Edhe akamanët e thërrisnin në ndihmë, kurse epirotët i kishin dërguar një delegacion. Nga ana tjetër qarkullonin fjalë se Skerdilaidi dhe Pleuratiishin vënë në marshim; për më tepër thrakët, fqinjë të maqedonëve, dhe sidomos medët, thuhej se kishin ndërmend t'i suleshin këtij vendi menjëherë sa po që mbreti të largohej. Më në fund etolët kishin zënë ngushticat e Thermopylave... me shpresë që t'i prisnin Filipit rrugën dhe ta ndalonin plotësisht që t'u jepte dorën aleatëve të tij të jugut, nga kjo anë...

LIBRI XVIII

Romaku i tha atëherë atij /Filipit/ se përgjigja e tij do të ishte e thjeshtë dhe e qartë. Mbreti duhej të zbraste krejt Helladën, t'u kthente gjithë kundërshtarëve të tij robërit dhe të arratisurit e tyre, t'u dorrëzonte romakëve tokat e Ilirisë që ishte bërë zot pas paqes së Epirit dhe më në fund t'i kthente Ptolemeut gjithë qytetet, që kishte zënë pas vdekjes së Ptolemeut Filopator.

Me ç'të drejtë, shtoi Filipi do të më kritikojnë tani që, duke qenë mik i etolëve dhe aleat i Prusisë, kam marrë armët kundër hiasve për t'i ardhur në ndihmë aleatit tim. Dhe duke arritur kulmin e paturpësisë ata guxojnë të vihen në një radhë me romakët, të kërcënojnë maqedonët që të zbrazin gjithë Helladën. Kjo është një kërkesë e tepërt; unë e pranoj me gjithë qejf nga ana e romakëve, por nga ana e etolëve jo. Ç'është pra, vazhdoi ai, kjo Helladë nga e cila ju më urdhëroni të dal? Si i caktoni ju kufijtë e saj? Midis vetë etolëve ka një numër të madh që nuk janë helenë; agrejt, apodotët, amfilohët nuk i përkasin Helladës; atëherë këta m'i lini?".

Pasi Titi la Filipin për të shkuar tek aleatët që t'u paraqiste përfundimet e bisedimeve, deklaroi se mbreti i Maqedonisë ishte gati t'u kthente etolëve Farsalën dhe Larisën, por jo Thebën; Rodit-Perenë por jo Jason dhe Bargylën; ahejve Korinthin dhe Argon, kurse romakëve tha t'u dorëzonte tokat e Ilirisë dhe gjithë robërit...

 

Ky kompromis nuk kënaqi asnjeri; të gjithë delegatët kundërshtuan dhe kërkuan që Filipi t'u nënshtrohej kushteve të vëna prej të gjithëve, d.m.th. të zbraste gjithë Helladën...

Duke parë se Titi ishte i prirur ta çonte çështjen para senatit, delegatët u bashkuan pa ngurruar, me pikëpamjen e tij dhe pranuan që Filipi të dërgonte një përfaqësi në Romë; por vendosën që edhe ata të dërgonin, nga ana e tyre, përfaqësues prej të gjitha shteteve aleate, për të mbrojtur çështjen e tyre në senat dhe për të paraqitur ankimet që kishin ndaj mbretit... Ai /Titi/ i dha /Filipit/ një armëpushim prej dy muajsh, duke i vënë si kusht që nga një anë të niset menjëherë një përfaqësi për në Romë, kurse nga ana tjetër të tërhiqte pa vonesë gamizonet nga Fokidae Lokrida...

Senati votoi për vazhdimin e luftës me Filipin...

Pas këtyre thirrën gjithë të dërguarit e tjerë të popujve dhe të qyteteve dhe u njoftuan vendimet e këshillit. Kështu prej maqedonëve iu dha autonomia orestëve meqenëse ata gjatë luftës u bashkuan me romakët, kurse perrebejt, dolopët e magnetët i lanë të lirë...

Pleuratit i dhanë Lyhnidin dhe Parthën, qytete të Ilirisë të nënshtruara nga Filipi; Amynandrit i dhanë gjithë fortesat që ai ia kishte shkëputur gjatë luftës Filipit.

LIBRI XX

Kur aty nga fillimi i dimrit Antiohu ndodhej në Halkidë, epirotët i dërguan një përfaqësi me në krye Haropin, kurse elejtë me Kalistratin. Epirotët i luteshin të mos i tërhiqte në një luftë kundër Romës, por të kishte parasysh se ata ishin nga të gjithë helenët, fqinjë më të afërt të Italisë; po të mund të garantonte dhe të siguronte Epirin, ata ishin gati t'i hapnin portat e tyre, por nëqoftëse ai nuk e ndiente veten në gjendje të bënte një gjë të tillë aty për aty, ata i luteshin mos të zemërohej nëqoftëse ata kishin frikë të hynin në luftë me Romën. Elejt nga ana e tyre vinin t'i kërkonin ndihmë se kishin frikë nga një sulm i ahejve të cilët u kishin shpallur luftë. Mbreti iu përgjigj epirotëve se do t'u dërgonte përfaqësues për të biseduar me ta mbi interesat e tyre të përbashkëta...

Pasi u mor ky vendim, etolët shpejtuan të dërgonin Fenean bashkë me Lucin, për t'ia bërë të ditur atë Manit. Si u prit nga komandanti, ai filloi të mbronte çështjen e etolëve dhe përfundoi, duke thënë se ata kishin vendosur të viheshin në besë të romakëve. "A është vërtet kështu?" pyet Mani. Fenea e siguroi se po. "Në këtë rast, tha romaku, unë kërkoj para së gjithash që asnjë nga ju mos të kalojë në Azi, as duke përfituar nga autoriteti i tij, as nga ndonjë detyrë zyrtare; në radhë të dytë të më dorëzohen Dikearhu dhe epiroti Menestrati, i cili kishte ardhur në Naupakt për të ndihmuar etolët, si dhe Amynandri, mbreti i athamanëve, me njerëzit e tij që kanë tradhëtuar bashkë me të". "Por komandant, kundërshtoi Fenea, kushtet që ti na vë nuk pajtohen as me drejtësinë, as me traditat e helenëve". Mani, jo aq prej zemërimit, sa prej dëshirës për të frikësuar etolët dhe për t'i bërë ata që ta ndienin në ç'gjendje kishin rënë, u tha: "Si, akoma po silleni si helenë, ju doni të më jepni mësime dhe të më diktoni detyrën time, në një kohë kur ju e keni lënë në dorën time këtë punë? Dijeni se unë mund t'ju lidh të gjithëve dhe t'ju hedh hekurat, po të më dojë qejfi"...

LIBRI XXI

11... Roma ka bërë vetë mbretër, bile disave u ka rritur fuqinë e tyre dhe zmadhuar sundimin. Atan përmendnin rastin e Andobalit dhe Kolikut në Iberi, të Masinisës në Libi, të Pleuratit në Iliri; gjithë këta, nga dinastë të vegjël që ishin, Roma i bëri mbretër të dëgjuar...

21... A nuk do t'ishte e çuditshme që një Masinisë, i cili kishte qenë përpara armiku juaj dhe që përfundoi të strehohej tek ju, me disa kalorës, të ketë marrë nga ju sundimin mbi gati gjithë Libinë, pse u qendroi besnik në një luftë të vetme, në atë të Kartagës? Që një Pleurat, i cili nuk kishte bërë gjë më tepër, veçse nuk ju tradhëtoi, të jetë bërë, në saje tuaj, dinasti më i fuqishëm i gjithë Ilirisë? Kurse për mua /Eumenin/ që nëpërmjet stërgjyshërve ju kam bërë shërbimet më të mëdha e më të ndritura, ju nuk tregoni asnjë respekt...

Amynandri, mbreti i athamanëve, duke kujtuar se e zuri për jetë fronin e tij, dërgoi dy përfaqësi, njerën në Romë dhe tjetrën tek Scipionët , në Azi; ai donte, njëkohësisht, të shfajësohej se kishte siguruar mbretërinë e tij me përkrahjen e etolëve, të shfaqte pakënaqësitë e tij kundër Filipit, dhe sidomos të kërkonte të pranohej përsëri në aleancën romake. Ndërkaq etolët, duke kujtuar se ishte rasti i përshtatshëm për të rimarrë Amfilohinë dhe Aperantinë, vendosën të bënin një ekspeditë në këto dy krahina. Strategu i tyre, Nikandri, mblodhi një ushtri të madhe dhe pushtoi Amfilohinë; pjesa më e madhe e vendit iu dorëzua me dëshirë; ai kaloi, pastaj në Aperanti, e cila iu nënshtrua edhe ajo, pa bërë qendresë; më pas u nis për në Dolopi. Banorët bënë sikur deshën të qendronin pak kohë, për të mos tradhëtuar Filipin, por pas pak, duke kujtuar se ç'u kishte ndodhur athamanëve dhe duke kujtuar sjelljen e Filipit në këtë rrethanë, ata ndërruan qendrim dhe u hodhën në anën e etolëve...

30... Marku hyri në Ambraki dhe i përzuri etolët pa u bërë gjë, por rrëmbeu shtatoret dhe pikturat që ishin në një numër të madh mbasi Ambrakia kishte qenë selia e Pirros. Përveç asaj, këtij i dhuruan një kurorë ari prej njëqind e pesëdhjetë talentesh...

LIBRI XXIII

1... Senati nuk dinte nga t'ia niste për të zgjidhur të gjitha çështjet e veçanta që i paraqiteshin. Kishte përfaqësues të Thesalisë, në përgjithësi dhe të çdo qyteti të saj në veçanti; kishte nga Perrebia, Athamania, Epiri dhe Iliria. Disa kërkonin t'u 11 ktheheshin tokat, të tjerët skllevërit ose kopetë; disa shfaqriin mendimin se ishin prekur nga që ishte shkelur ndonjë marrëveshje, të tjerë ankoheshin ose pse nuk u jepej e drejta në gjyqet, për arsye se Filipi pengonte veprimin e tyre ose pse ishin viktima të një vendimi të turpshëm nga që Filipi kishte korruptuar gjyqtarët. Shkurt u dëgjuan pakënaqësitë më të ndryshme; ishte një ngatërresë nga ku nuk mund të dilej.

LIBRI XXV

Kur arriti delegacioni i Rodit, senati e priti dhe e shtyu vendimin e tij. Njëkohësisht dardanët kishin ardhur për të tërhequr vëmendjen e senatit për bastamët, numri, forca dhe vlera luftarake e të cilëve i shqetësonte; ata i vunë në dukje edhe aleancën e përfunduar nga Perseu me galatët; ata thoshin se kishin frikë nga mbreti i Maqedonisë akoma më shumë se sa nga bastamët dhe kërkonin ndihmë.

Thesalët që ishin me ta i vërtetuan këto thënie dhe iu lutën edhe ata për ndihmë romakëve. Senati vendosi të dërgonte një komision për të shqyrtuar në se frika e tyre ishte me vend. Kjo detyrë iu besua A. Postumit, i cili u nis i shoqëruar nga disa të rinj.

LIBRI XXVII

Ja në ç'rrethana Kefali la Epirin dhe u hodh në Maqedoni. Ai kishte kohë që ishte lidhur me shtëpinë mbretërore të këtij vendi; por në këtë kohë rrethanat e detyruan që të preferonte Perseun. Shkaku ishte ky: një epirot i quajtur Harop, burrë i ndershëm dhe mik i romakëve, kishte shkaktuar tërheqjen e Filipit, në kohën kur ky mbret kishte grykat e Epirit; pikërisht në saje të këtij, Titi kishte pushtuar Epirin dhe Maqedoninë. Ai kishte një djalë, Mahatën, i cili pati gjithashtu një djalë që e quajti Harop. Ky Haropi ishte pothuaj akoma fëmijë kur humbi babanë; gjyshi e dërgoi në Romë të pajisur në mënyrë të shkëlqyer për të mësuar gjuhën dhe letërsinë latine; atje ai krijoi lidhje të shumta dhe pas ca kohe u kthye në atdhe. Haropi plak vdiq. I riu, i cili ishte shumë ambicioz dhe i aftë për të gjitha poshtërsitë, filloi të sulmonte dhe diskreditonte burrat e shquar.

Ata që ishin me Theodotin dhe Filostratin bënë një punë të keqe dhe shumë të shëmtuar. Kur morën vesh se konsulli romak Aul Hostili po shkonte në Thesali, tek ushtria e tij, kujtuan se po t'ia dorëzonin Aulin Perseut, do t'i jepnin mbretit një provë të madhe besimi dhe në anën tjetër romakëve do t'u bënin një të keqe që aty për aty do ta ndienin shumë. I shkruan, pra, Perseut që të vinte sa më shpejt. Mbreti u nis menjëherë për t'i takuar; por molosët që kishin zënë urën e lumit Aou i prenë rrugën dhe e detyruan të luftonte me ta. Ndërkaq Auli kishte arritur në Fanotë dhe qendroi tek një farë Nestori nga Kropia, duke u dhënë kështu armiqve të tij një rast të volitshëm për t'a goditur në befasi. Me të vërtetë, po të mos e kishte ndihmuar fati, do të ishte  zor të shpëtonte. Lumtërisht Nestori e parandjeu rrezikun dhe e detyroi /Aulin/ të largohej për të kaluar përmes Epirit, hipi anijeve dhe shkoi për në Antikyrë, prej nga u nis për në Thesali.

LIBRI XXVIII

Perseu dërgoi si përfaqësues, tek mbreti Gent, ilirin Pleurat, i cili ishte mërguar tek ai dhe Adeun nga Beroja, me detyrë që ta vinin në dijeni për ngjarjet e luftës kundër romakëve dhe dardanëve, si dhe për luftën që ai bënte tani kundër epirotëve dhe ilirëve; përveç asaj, ata duhej t'i kërkonin që të lidhte aleancë dhe miqësi me Perseun dhe Maqedoninë.

Ata kaluan malin e Skardit, dhe përshkuan krahinën që quhej "Iliria e shkretuar"; këtë vend pak më parë e kishin prishur maqedonët për të penguar dardanët që të dyndeshin në Iliri (dhe Maqedoni); ata që ishin me Adeun, pas shumë mundimesh, arritën në Skodra. Këtu mësuan se Genti ndodhej në Lis dhe e lajmëruan për ardhjen e tyre. Genti pa humbur kohë dërgoi e i thirri dhe, në pritjen që u bëri, ata i paraqitën qëllimin e ardhjes së tyre. Genti nuk e shikonte me sy të keq idenë e një miqësie me Perseun, po duke mos dashur të merrte detyrime menjëherë, paraqiti si shkak mungesën e armëve dhe pamundësinë t'u bënte luftë romakëve pa të holla. Adeu dhe shokët e tij u kthyen me këtë përgjigje. Perseu ndodhej atëherë në Stubera, ku priste kthimin e atyre që ishin me Pleuratin; ndërkaq ai po shiste plaçkën e luftës, kurse ushtrisë i kishte dhënë pushim. Porsa i bënë të ditur përgjigjen e Gentit, ai nxitoi t'i dërgonte përsëri Adeun, bashkë me Glaukun, një nga rojet e tija personale, dhe Pleuratin, mbasi ky dinte gjuhën ilire; por u dha këtyre po ato udhëzime sikur Genti të mos kishte spjeguar qartë çfarë kërkonte dhe me çfarë kushtesh pranonte të ndërhynte. Pasi u nisën delegatët, edhe ai ngriti lëmin dhe u drejtua me ushtrinë e tij për në Uskanë.

Delegatët që u tek Genti, u kthyen duke mos sjellë asgjë më shumë nga radha e parë; Genti qendronte në vendimin që kishte marrë; ai dëshironte shumë të lidhej me Perseun, por përsëriste se kishte nevojë për të holla. Perseu i dërgoi edhe njëherë Hipinë, për t'u marrë vesh përfundimisht mbi kushtet e aleancës së tyre, por pa thënë asnjë fjalë për këtë pikë kryesore, sepse ai mendonte se Genti do të tregohej më i arsyeshëm...

LIBRI XXIX

Hipia me shokët që kishte dërguar Perseu si përfaqësues pranë Gentit, për të lidhur aleancë me të, u kthye përpara dimrit dhe i njoftoi mbretit se Genti ishte gati të hynte në luftë me romakët, nëqoftëse i jepnin treqind talente dhe gjithë siguritë e domosdoshme. Perseu, duke gjykuar se bashkëpunimi me Gentin ishte për të një gjë e nevojshme, dërgoi si delegat Pantauhun, njërin nga miqtë e tij më të mirë, dhe e porositi t'i premtonte Gentit shumën që kishte kërkuar, të këmbente me të betimet, pastaj të dërgonte në Maqedoni si peng ata që do të zgjidhte dhe të kërkonte nga Genti që të caktonte edhe ai ata që donte; më në fund e porositi të merrej vesh mbi mënyrën e dërgimit të treqind talenteve. Pantauhu u nis menjëherë dhe arriti në Meteon të Labeatisë; këtu u takua me Gentin dhe pa mundime të mëdha ia mbushi mendjen këtij djaloshi të pranojë propozimet e Perseut. Si u këmbyen betimet dhe u firmua pakti, Genti nisi menjëherë pengjet që kishte zgjedhur Pantauhu dhe bashkë me to Olympionin, i cili duhej të merrte betimin dhe pengjet e Perseut, si dhe disa të tjerë që do të përkujdeseshin për të hollat. Pantauhu e bindi Gentin të dërgonte me ta edhe një përfaqësi, e cila do të bashkohej me atë të Perseut, që do të shkonte në Rod, me qëllim që t’i fuste ata në aleancën e përbashkët. Nëqoftëse kjo do të realizohej dhe rodasit do të futeshin në luftë, nuk do të ishte vështirë për t'i thyer romakët.

Genti e pranoi dhe dërgoi si përfaqësues Parmenin me Morhon, të cilëve u dha këto udhëzime: kur të mermin betimin e Perseut, pengjet e tij, dhe kur të binin në ujdi për paret, të shkonin si delegatë në Rod.

Të gjithë këta u nisën për në Maqedoni. Pantauhu, i cili qendroi pranë mbretit të ri, i kujtonte vazhdimisht dhe e nxiste që të mos vonohej në përgatitjet për të qenë gati të mbronte vendet, qytetet dhe aleatët, bile ai e shtynte të përgatitej sidomos për një luftë detare. Meqenëse romakët nuk kishin fare forca detare në brigjet e Epirit dhe të Ilirisë, ai mund të bënte pa vështirësi ç'të donte ose vetë, ose me anën e vartësve të tij. Genti u bind dhe po merrej me përgatitjet për luftë në tokë e në det.

Perseu, kur mori vesh se delegatët dhe pengjet e Gentit arritën në Maqedoni, e la me gjithë kalorësinë e tij, lëmin buzë lumit Elpc dhe doli t'i priste në Dion. Këtu si u bashkuan, Perseu bëri betimin përpara gjithë kalorësve të tij; sepse ai donte me gjithë shpirt t'ua bënte të ditur maqedonëve aleancën e tij me Gentin, me shpresë se besimi i tyre do të shtohej nga ky sukses i ri. Pastaj mori në dorëzim pengjet e Gentit dhe të tijat ia dorëzoi Olympionit. Nga këta më të përmendur ishin Limneu, i biri i Polemokratit, dhe Balakri, i biri i Pantauhut. Ai nisi, pastaj, për Pela me qëllim që të mermin të hollat, njerëzit e ngarkuar për këtë punë; për sa u takon atyre që duhej të shkonin në Rod, ai i dërgoi në Thesalonik, tek Metrodori, duke iu lutur që të ishin gati për t'u nisur. Ndërkaq bindi rodasit që të marrin pjesë në luftë. Si rregulloi këto çështje, dërgoi tek Eumeni si përfaqësues Hierofonin, i cili edhe herë tjetër e kishte kryer këtë detyrë, si edhe tek Antiohu, Telemnastin nga Kreta. Ai donte ta bindte mbretin e Sirisë, që të mos e humbiste rastin që i jepej dhe të mos i shkonte mendja se ambicja dhe krenaria e romakëve ishte e rrezikshme vetëm për Perseun, po të ishte i sigurtë se edhe atë vetë e priste po ai fat, po të mos ndërhynte në këtë kohë, ose për t'i ardhur atij në ndihmë ose, ç'ka do t'ishte më mirë, për t'i dhënë fund luftës.

Parmeni dhe Morhu, të dërguarit e Gentit, kishin arritur në Rod të shoqëruar nga Metrodori. Këshilli u mblodh dhe mbajti një seancë shumë të zjarrtë. Dinoni (dhe Polyarati) guxonin tani të mermin pjesë hapët nga ana e Perseut. Theaideti, nga ana tjetër, e kishte humbur nga të gjitha këto që po ngjanin: prania e anijeve, numri i madh i kalorësve (të vrarë), qëndrimi i ri i Gentit, të gjitha këto kishin bërë që t'a humbiste guximin. Edhe rezultati i mbledhjes qe ai që mund të pritej: rodasit vendosën t'u jepnin të dy mbretërve një përgjigje të favorshme, duke u bërë të ditur se ata ishin të gatshëm t'u shërbenin si ndërmjetës dhe të përpiqeshin që romakët të mos tregoheshin të ngurtë. Pas kësaj, të dërguarit e Gentit u ftuan në gosti ku iu bë një pritje nga më të përzemërtat.

13... Genti, mbret i ilirëve, për shkak se pinte shumë - ai natë e ditë ishte i dehur - bënte veprime të padenja në jetë. Ai vrau vëllanë e tij Platorin, i cili do të martohej me bijën e Monunit dhe u martua vetë me të fejuarën e viktimës së tij. Ai i trajtonte nënshtetasit e tij me ashpërsi të madhe.

LIBRI XXXII

Vdekja e Lykiskut bëri që të rikthehet rendi në Etoli dhe t'i jepet fund grindjeve të brendshme; po kështu vdekja e Mnasipit të Koronës rivendosi qetësinë në Beoti dhe ajo e Kremës në Akamani. Hellada, deri diku, u pastrua me zhdukjen e këtyre të poshtërve që e kishin fëlliqur.

Ndodhi për çudi që edhe epiroti Harop vdiq po atë vit, në Brendis. Trubullirat dhe rrëmuja mbretëruan akoma në Epir si në të kaluarën; sepse egërsia dhe tirania e Haropit nuk pushuan së vepruari që nga fundi i luftës kundër Perseut. Që kur L. Anici e Emil Pauli kishin dënuar ata njerëz të shquar, kundër të cilëve kishin dyshimin më të vogël, një palë me vdekje dhe të tjerët duke i internuar në Romë, Haropi fitoi një pushtet të madh; nuk kishte krime që të mos bënte ai vetë ose me 8 anën e miqve të tij; në këto krime e shtynte mosha e tij shumë e re; për më tepër ka qenë i rrethuar nga kriminelët më të këqij, të tërhequr nga shpresa për t'u pasuruar 9 duke grabitur të tjerët. Ishte krijuar bindja se çdo gjë ai e bënte me pëlqimin e romakëve. Kjo ndodhte se ai kishte lidhje të vjetra në Romë, kurse në vendin e tij me plakun Myrton dhe djalin e tij Nikanor, njerëz të ndershëm, përkrahës të hapët të Romës, që deri atëherë nuk kishin bërë asnjë veprim të keq, por që nuk di se si, ishin bërë ndihmës e bashkëpunëtor të Haropit në veprimet e tij të paligjshme. Herë ai vriste haptas bashkëqytetarët e tij, disa në sheshet publike, të tjerët në shtëpitë e tyre; herë i vriste me anën e vartësve të tij në fusha ose në rrugë; dhe ai merrte pasurinë e gjithë viktimave. Ai përdori pastaj një dredhi tjetër: futi në listat e proskripcioneve0 13 njerëzit më të pausr të të dy sekseve; dhe duke shfrytëzuar frikën që shkaktonte ky kërcënim u merrte para burrave, kurse mëma e tij, Filotida, ua merrte grave; ajo ishte 14 shumë e përshtatshme për të luajtur këtë rol dhe e pasonte me kaq përpikmëri në dhunat e tij, sikur të mos kishte asgjë femërore.

Si i zhveshi, sa mundi, gjithë burrat e gratë, që ishin të proskriptuar nuk la pa i nxjerrë edhe para gjyqit të popullit. Proçesi u zhvillua në Foinikë. Qytetarët, disa nga frika, disa të mashtruar nga Haropi, i dënuan të gjithë të akuzuarit jo me intemim, por me vdekje, si tradhëtarë të çështjes romake. Por gjithë të dënuarit ikën përjashta; Haropi vetë iku në Romë, i ngarkuar me të holla dhe i shoqëmar prej Myrtonit, me qëllim që t'i sanksiononte, me anë të Senatit, gjithë paudhësitë që kishte bërë... Senati nuk e pranoi kërkesën e Haropit e as nuk i dha ndonjë përgjigje pozitive; i tha 8 vetëm se do të dërgonte njerëz për të bërë hetime në vend mbi ato që kishin ngjarë. Po Haropi këtë përgjigje të romakëve nuk e bëri për fjalë, kur u kthye në Epir; në 9 vend të kësaj formuloi vetë një përgjigje tjetër, ashtu si e dëshironte dhe e shpalli në të katër anët e vendit se romakët i kishin pëlqyer të gjitha veprimet e tij.

Banorët e Isës shpesh herë kishin dërguar përfaqësues në Romë, për të njoftuar se delmatët po cënonin vendin e tyre, si edhe qytetet ku shtrihej sundimi i tyre, Epetin dhe Tragyrin; edhe daorset kishin paraqitur po të njëjtat ankesa. Senati ngarkoi Gai Fanin të shikonte gjendjen në Iliri dhe sidomos si silleshin delmatët. Sa ishte gjallë Pleurati, këta i bindeshin atij; por si vdiq ky dhe në vend të tij hipi në fron Genti, ata shkundën zgjedhën, u shpallën luftë fqinjëve dhe nënshtraan disa prej tyre, të cilëve u mermin tribut në bagëti dhe grurë. Ky ishte qëllimi i misionit të Fanit.

Kur u kthye nga Iliria, Gai Fani raportoi se delmatët jo vetëm që nuk donin të j ndreqnin gabimet kundrejt atyre që ankoheshin se vazhdimisht pësonin prej tyre, por as që donin ta dëgjonin atë, duke thënë se s'kishin të bënin fare me Romën. Ai shtoi se delmatët jo vetëm nuk i dhanë vend për të fjetur e për të ngrënë, por i vodhën edhe kuajt që i kishte marrë nga një qytet tjetër; bile ishin gati t'i bënin edhe ndonjë të keqe të madhe, po të mos kishte ikur fshehurazi.

Senati i dëgjoi këto me kujdes të madh, u zemërua me kryelartësinë dhe egërsinë e delmatëve, por mbi të gjitha mendoi se tani ishte rasti më i mirë për t'u shpallur luftë, dhe për këtë kishte shumë shkaqe. Pjesën e Ilirisë që ishte buzë Adriatikut romakët e kishin lënë krejt pas dore, që prej kohës që dëbuan Demeter Farin; nga ana tjetër, Senati nuk donte në asnjë mënyrë që t'i linte burrat të ftoheshin nga një paqe e gjatë, se kishin kaluar dymbëdhjetë vjet që nga koha e luftës kundër Perseut dhe ekspeditës në Maqedoni. Duke ndërmarrë një fushatë kundër delmatëve, në njërën anë do të nxitnin, do të ngrinin shpirtin luftarak të popullit të tyre dhe në anën tjetër do t'u jepnin një mësim ilirëve dhe do t'i detyronin t'i nënshtroheshin sundimit të Romës. Për këto arsye romakët u shpallën luftë delmatëve, po përpara popujve të tjerë hiqeshin se e bënin këtë për shkak të sjelljes së keqe të delmatëve ndaj përfaqësuesve të tyre.

Në këto e sipër, erdhën përfaqësuesit nga Epiri, të dërguar, një palë nga ata që sundonin në Foinike, kurse të tjerët, nga të arratisurit. Pasi i ballafaqoi të dy palët Senati u përgjigj se do t'u jepte udhëzime, për sa i përket vendit të tyre, delegatëve që do të dërgonte në Iliri me G. Marcin

info@balkancultureheritage.com