Humbja e Galipolit (Gelibollu)
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Humbja e Galipolit (Gelibollu)

Perandori romak Joanis V Paleoogos, që e kishte pranuar Murad Hydavendigarin si kryezotin e tij, nuk mund ta pranonte për një kohë të gjatë këtë situatë. Për këtë arsye, ai shkoi fshehurazi në Hungari, për të takuar Mbretin Lajosh dhe e nxiti atë kundër osmanëve. Ndërkohë që kthehej nga Bullgaria, Perandori Joanis u arrestua dhe u burgos në Kështjellën e Nikopolit, me urdhër të mbretit bullgar Shishman, i cili kishte si qëllim të merrte pëlqimin e sulltanit. Por, ndërkohë, Papa shpalli në Krishtlindjet e vitit 1366 një kryqëzatë të re kundër osmanëve. Perandori romak, mbreti i Hungarisë dhe qytet-shtetet e Italisë, ishin të gjitha të ftuara të mermin pjesë në këtë Kryqëzatë. Vetëm nga Duka i Savojës, Amadeus II, erdhi përgjigje serioze dhe me flotën e tij u mor Galipoli dhe iu dorëzua Perandorisë Romake. Por, Devleti Osman nuk u ndikua shumë nga humbja e Galipolit, pasi ata kishin arritur të vendoseshin qëndrueshëm në Traki. Si përgjigje ndaj marrjes së Galipolit, Murat Hydavendigar i zhvendosi turkmenët nga rajoni i Anadollit në Traki dhe transferoi një pjesë të popullsisë së krishterë nga Trakia në Anadoll.

Osmanët vazhduan të toleronin çifutët dhe të krishterët, të cilët në terminologjinë islame quheshin "Ehl-i Kitab" (Ithtarët e Librit). Osmanët vazhduan ti mbronin ata, shpirtrat, pronën dhe nderin e tyre, duke marrë vetëm taksën xhizje prej tyre.120 Për shkak të trajtimit të mirë nga Devleti Osman, disa të krishterë të Ballkanit pranuan fenë islame me dëshirën dhe vullnetin e tyre. Madje grupe të tilla si Bogomilët, zgjodhën Islamin për të shpëtuar nga shtypja e krishterë. Pretendimi i disa perëndimorëve se këta njerëz zgjodhën Islamin për të mos paguar taksën xhizje nuk është i vërtetë dhe është i papranueshëm, për vetë faktori se ata që pranonin Islamin duhet të paguariin zekatin, taksën që paguanin muslimanët.

info@balkancultureheritage.com