I hyjnueshmi Jul
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

I hyjnueshmi Jul

(I hyjnueshmi Jul)

/Cezari/ i ndihmuar nga i vjehrri dhe dhëndëri, zgjodhi për vete nea provincat e shumta, në radhë të parë Galinë nër arsye se gjendja e saj jepnin me sa i dukej atij mundësi për rë festuar një triumf.

Në fillim atij iu dha vetëm Galia Cisalpine dhe me propozimin e Vatinit iu shtua edhe Iliriku, por nuk shkoi shumë dhe me vendim të senatit iu ngarkua dhe Galia Komata , mbasi senatorët kishin frikë se po të mos ia jepnin vetë, populli do ta daroviste edhe me këtë provincë.

Sikurse mendohet, ai ishte plotësisht i bindur, se kur të donte mund t'i mblidhte veteranët e tij më lehtë, se sa Pompeu ushtarët e tij të rinj. Por me kundërshtarët e tij kërkonte të bisedonte duke vënë si kusht se mund të hiqte dorë nga tetë legjione dhe nga Galia Transalpine, nëqoftëse i liheshin dy legjione dhe Galia Cisalpine ose edhe vetëm një legjion dhe Iliriku, derisa të bëheshin zgjedhjet e konsujve.

Në gjithë luftën civile, ai vetë nuk pësoi as edhe një humbje, vetëm legatët e tij, nga të cilët Gaj Kuri u vra në Afrikë, Gaj Antoni ra në duart e armiqve në Iliri, Pubël Dolabella humbi një flotë po në Iliri dhe Gai Domi Kalvini humbi një ushtri në Pont. Ai vetë luftoi gjithnjë me fat, mund të themi se kurrë me një sukses të pasigurtë, po të përjashtojmë dy raste: një herë pranë Dyrrahit ku u mund, por nuk u ndoq nga Pompeu. Ai thoshte prandaj se /Pompeu/ nuk dinte të fitonte; në rastin e dytë në Hispani në betejën e fundit, në të cilën gjendja e tij paraqitej aq e dëshpëruar, saqë mrndoi të vriste edhe veten.

Nga Brundisi kaloi, në kohë dimri, përmes flotës armike për në Dyrrah. Kur trupat e tij, të cilave u kishte dhënë urdhër të niseshin menjëherë pas tij, nuk po dukeshin për një kohë të gjatë, megjithëse u kishte dërguar kasneca mbas kasnecësh për të shpejtuar ardhjen e tyre, hipi më në fund velë fshehurazi dhe pa asnjë shoqërues, me kokë të mbuluar, mbi një barkë të vogël. Vetëm kur valët ishin pothuajse duke e përpirë, i tecgoi varkëtarit se kush ishte dhe e lejoi atë të kthehej meqcnëse koha ishte e keqe.

info@balkancultureheritage.com