Ilirët dhe Iliria te autorët antik
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Homeri

Me emrin e Homerit, poetit epik legjendar të Greqisë, për qenien dhe veprimtarinë letrare të të cilit kritika moderne ka mendime të ndryshme, janë lidhur dy poemat e mrekullueshme të letërsisë greke që shkëlqejnë dhe në letërsinë botërore: "Iliada" dhe "Odisea".

"Iliada" e cila përshkruan luftën e grekëve kundër Trojës, u formua aty nga shek. VIII para e. sonë, kurse "Odisea" në të cilën janë paraqitur peripecitë e udhëtimit të Odisesë gjatë kthimit të tij për në atdhe, u formua në shek. VII. Është vërtetuar arkeologjikisht se poemat e Homerit, megjithëse të mveshura shumë me fantazi poetike, pasqyrojnë ngjarje të vërteta historike, të një kohe shumë më përpara formimit të tyre, pikërisht në shek. XIII-XII si dhe ndryshimet e ndodhura në dy shekujt e parë të mijëvjeçarit të fundit para e. sonë. Ato krahas me të dhënat arkeologjike janë një burim i rëndësishëm për njohjen e jetës së Greqisë të asaj kohe.

Në poemat e Homerit ne ndeshemi dhe me disa të dhëna për historinë e Ilirisë si p.sh. për pjesëmarrjen e paionëve në luftën e Trojës, për lokalizimin e vendbanimeve të tyre, për pjellorinë e tokës së tyre, dhe asaj të thesprotëve (Epir), etj. Këto grimca njoftimesh kanë rëndësi mbasi janë lajmet e shkruara më të vjetra që kemi për historinë e Ilirisë.

Hesiodi

Hesiodi, poet grek, jetoi në shek. VIII-VII para e. sonë. Lindi në Beoti, në një familje fshatare dhe vetë ai u muar me bujqësi. Shkroi dy poema në heksametër. Njëra e quajtur "Theogonia" (Krijimi i perëndive) ka përmbajtje krejtësisht mithologjike. Në të flitet mbi prejardhjen e perëndive dhe krijimin e botës. Në veprën e dytë "Erga kai hemerai" (Punë dhe ditë), e cila paraqitet më e përsosur se e para, jepen kryesisht udhëzime për bujqësinë, për mënyrat e punimit të tokës si edhe një kalendar për bujkun. Ai thekson në këtë vepër rëndësinë e madhe që ka punimi i tokës në kohë të përshtatshme. Me një realizëm të theksuar Hesiodi përshkruan këtu edhe marrëdhëniet shoqërore të kohës së tij dhe luftën kundër fuqizimit të aristokracisë fisnore. Poema e tij është një burim i rëndësishëm për teknikën e ekonomisë fshatare të Greqisë së vjetër; në të përshkohet mendimi se puna nuk është turp, se turp është vetëm dembelia dhe se puna i sjell njeriut pasuri dhe pavarësi.

Në këtë vepër të Hesiodit ne ndeshemi në disa vargje, të cilat bëjnë fjalë edhe për fushat e gjera pjellore, kullotat e pasura dhe për kopet e mëdha të bagëtive në Epir.

Herodoti

Herodoti, i quajtur babai i historisë, lindi në Hilakarnas rreth vitit 484 dhe vdiq nga viti 425. Nga viti 455-452 fillon një udhëtim të gjatë nëpër vendet e Evropës, Azisë dhe Afrikës. Midis të tjerave viziton krahina të ndryshme të Gadishullit Ballkanik si Ilirinë, Thrakinë e Maqedoninë.

Për një kohë Herodoti qëndroi në Athinë ku u afrua me rrethin e Perikliut. Këtu ai, me sa duket, vendosi të shkruajë dhe veprën e tij të madhe të quajtur "Historia" në 9 libra, ku përshkruan luftën greko-persiane në të gjitha fazat e saja deri në vitin 479 para e. sonë.

Herodoti në këtë vepër, e cila dallohet për një diapason të gjerë mendimi, për mjeshtëri e deri diku edhe për objektivizëm në paraqitjen e ngjarjeve, jep përveç historisë së grekëve dhe persëve edhe ngjarje nga historia e atyre popujve, me të cilët ata kishin marrëdhënie. Vepra e tij përmban edhe të dhëna me rëndësi gjeografike e etnografike. Duke folur për historinë e popujve të ndryshëm ai përshkruan kushtet natyrore të vendeve të tyre, besimet, zakonet, banesat, veshjen, armatimin e tyre, monumentet e artit, legjendat, mitet etj.

Herodoti për të parën herë dha një vepër të përgjithshme historike të mbështetur mbi një kritikë historike, megjithëse të sipërfaqshme. Historia e Herodotit është një burim shumë i rëndësishëm historik dhe disa nga faktet e përshkruara prej tij kanë gjetur vërtetimin e tyre edhe nga të dhënat arkeologjike.

Në veprën e Herodotit ne gjejmë të dhëna shumë të rëndësishme për pellazgët. Përveç kësaj ky është i pari autor që zë në gojë emrin e ilirëve. Janë interesante në veprën e tij edhe njoftimet për pushtimin e paionëve nga Megabazi, mbi mënyrën e jetesës dhe disa zakone të tyre, si edhe për tokat e kullotat e ApoIIonisë.

Thukididi

Historian grek i lindur në Athinë rreth vitit 460 para e. sonë; vdiq mbas vitit 400. Në vitin 424 ishte komandant i një njësie detare të Athinës, pranë ishullit Thasos. Meqenëse nuk qe në gjendje të ndalonte rënien e Amfipolit, athinasit e dënuan në mungesë me vdekje. Deri në vitin 404 jetoi në mërgim, pastaj për pak vjet në Athinë.

Thukididi ka shkruar Historinë e luftës së Peloponezit, së cilës i kushtoi gjithë jetën. Por vepra e tij nuk është çuar deri në fund; ngjarjet pas vitit 411 nuk përfshihen në të. Vepra është ndarë në tetë libra. Në librin e parë, pas hyrjes, në të cilën Thukididi flet për qëllimin e veprës së tij, ndjek e ashtuquajtura "Arkeologji" ku tregon për madhështinë dhe rëndësinë e luftës së Peloponezit, dhe e krahason atë me ngjarjet më të vjetra të historisë së Greqisë, duke përfshirë këtu edhe luftën me persët. Pastaj spjegon shkaqet e luftës. Në librin e dytë fillon tregimin mbi vet luftën e Peloponezit. Ky tregim bëhet në mënyrë analistike, duke e ndarë çdo vit në verë e dimër. Kulmi i përshkrimit arrihet në librat 6 e 7 ku trajtohet ekspedita e Siqelisë. Me një forcë të madhe janë dhënë edhe fjalimet e veçanta të vëna në gojën e personave veprues me anën e të cilave Thukididi ilustron anë të ndryshme të kësaj lufte të madhe. Thukididi nuk u beson perëndive dhe mrekullive dhe nuk i spjegon ngjarjet historike me to, siç bëjnë paraardhësit e tij, duke përfshirë këtu edhe Herodotin. Kjo e bën atë të thellohet më tepër në njohjen e së vërtetës politiko-historike. Në krahasim me historiografët e mëparshëm, Thukididi është i pari historian i vërtetë, prandaj nëqoftëse Herodoti është quajtur babai i historisë, ky është themeluesi i saj. Ai është themeluesi i metodës kritiko-shkencore, të cilën e vuri në zbatim me mjeshtëri.

E gjithë koha antike e ka çmuar Thukididin. Shumë historianë e morën atë si shembull.

Në veprën e tij përmbahen të dhëna mbi luftën civile të Epidamnit, në vitin 436 para e. sonë dhe ndërhytjen e fisit ilir të taulantëve në këtë luftë, mbi pjesëmanjen e disa fiseve të Ilirisë së Jugut nga ana e Spartës ose Athinës gjatë luftës së Peloponezit etj.

Isokrati

Lindi në Athinë në vitin 436 para e. sonë dhe vdiq po këtu në një moshë shumë të thyer, rreth 100 vjeç (viti 338). Ishte orator i njohur dhe mësues i retorikës. Në Kio e më vonë në Athinë hapi një shkollë oratorije dhe e shpuri përpara zhvillimin e artit të fjalës. Në shkollën e tij mësuan historianë, poetë e burra shteti të mëvonshëm. Kishte miqësi e marrëdhënie me shumë mbretër të kohës së tij.

Isokrati ëndërronte për një mbret, i cili ta bashkonte Greqinë për të luftuar kundër persëve dhe e gjeti këtë më në fund, shumë më largpamës se Demosteni, tek Filip i II i Maqedonisë.

Prej tij na janë ruajtur, pjesërisht jo në origjinal, 21 ligjërata dhe 9 letra. Ligjëratat e Isokratit janë përpunuar artistikisht, por fjalitë tepër të gjata shpesh herë të lodhin. Për historinë e Ilirisë është interesante ligjërata për Filipin e II të Maqedonisë, ku bëhet fjalë për pushtimet e tij në Ilirinë e Jugut.

Demosteni

Orator grek i lindur në Athinë në vitin 384, vdiq më 322. Në moshën 20 vjeç mbajti para gjyqit fjalimin e parë kundër tutorëve të tij, që e kishin mashtruar duke i përvetësuar trashëgimin. Në vjetin 354 mbajti fjalimin e tij të parë publik me përmbajtje politike. Më vonë u vu në krye të partisë athinjote të pavarësisë, që luftonte kundër Filipit II të Maqedonisë. Tri ligjëratat e tij olynthike dhe katër filipike, të drejtuara kundër këtij, njihen si shembuj të paarritshëm të artit retorik. Në vitin 345 bashkë me Eskinin mori pjesë në delegacionin, që nënshkroi me Filipin një paqë të disfavorshme për Athinën. Në vitin 340 organizoi një lidhje antimaqedone, ku mori pjesë dhe fisi ilir i taulantëve, si dhe luftën kundër Filipit. Mori pjesë personalisht në luftën e Keronesë dhe mbajti një fjalim të përmortshëm për të vrarët në luftë. Me fjalimin e tij të përmendur "Mbi kurorën" e vuri përpara kundërshtarin e tij Eskinin, i cili e kishte quajtur të padenjë për kurorën e artë të dhënë për merita patriotike nga athinasit. Në vitin 324, i dënuar me 50 talente për arsye se kishte pasur gisht në çështjen e korruptimit të arkëtarit të Aleksandrit, Harpalit, u arratis për në Troezen. Mbas vdekjs së Aleksandrit u thirr rishtas me nderime, por iu desh të fshihej nga Antipatri. Për të mos rënë në dorën e tij i dha fund jetës, duke pirë helm. Koha antike e nderoi kujtimin e Demostenit, duke i ngritur një varg truporesh e portretesh; një nga më të bukurat e më shprehëset është koka, që u zbulua në vitin 1958 në Apolloni.

Emrin e Demostenit e mbajnë 60 ligjërata, ndër të cilat një tok jo origjinale; prej tij kemi edhe 56 hyrje (prooimia) nga të cilat një pjesë nuk ngjajnë të jenë të tijat. Në ligjëratat e tij kundër Filipit, Demosteni i drejtohet edhe ilirëve, liria e të cilëve kërcënohej gjithashtu nga mbreti maqedon.

Skylaksi

Skylaksi është një udhëtar, gjeograf dhe historian grek nga Karianda e Karisë që ka jetuar midis shek. VI-V para e. sonë. Nga fundi i shek. VI me urdhër të Darit I të Persisë ndërmori një udhëtim eksplorimi në Indi dhe në brigjet e oqeanit Indian. Me emrin e këtij gjeografi është lidhur vepra e titulluar "Periplus tes thallases tes eikumenes Europes kai Azias kai Libyes" (Lundrimi gjatë brigjeve të Evropës, Azisë dhe Afrikës). Në të vërtetë kjo vepër nuk është e tij por e një autori tjetër të mëvonshëm të cilin është bërë zakon ta quajnë PseudoSkylaksi për ta dalluar nga Skylaksi i Kariandes. Periplusi është një përpilim i mesit të shek. IV para e.s. i mbështetur në njoftime të marra nga logografët e shek. VI. Hekateu dhe autorë të tjerë të shek. V para e. sonë.

Në këtë vepër jepet edhe një përshkrim gjeografik me shumë interes i krahinave bregdetare të Ilirisë.

Aristoteli

Aristoteli lindi në vitin 384 para e. sonë në qytetin Stagira të Maqedonisë. Vdiq në vitin 322, i tërhequr nga jeta politike. Aristoteli është filozofi më i shquar dhe mendimtari më me influencë i kohës antike. Qysh në moshë të njomë shkoi në Athinë dhe u bë nxënës i Platonit. Më vonë Aristoteli krijoi këtu shkollën e tij filozofike që ishte në kundërshtim me atë të Platonit. Mbas një qëndrimi prej 20 vjetësh në Athinë dhe tre vjetësh në Azi të Vogël, Aristoteli u kthye në Maqedoni, ku u mor me edukimin e Aleksandrit të Madh. Kur Aleksandri filloi ekspeditën kundër persëve, Aristoteli e la oborrin mbretëror dhe shkoi në fillim në Stagira dhe më vonë, në vitin 334, në Athinë ku hapi një shkollë filozofike që njihet me emërin shkolla peripatetike. Kur mbas vdekjs së Aleksandrit në Athinë filloi të marrë përpjestime lëvizja antimaqedone, u vu në rrezik edhe jeta e Aristotelit, prandaj ai u tërhoq në pronat e tij në Eube ku mbas pak edhe vdiq.

Veprat që kemi trashëguar nga Aristoteli me përjashtim të atyre të humbura që nuk i njohim veçse nga ndonjë shënim i zbetë, tregojnë se sa e gjerë ka qenë veprimtaria e tij shkencore historike e letrare. Vepra kryesore e tij e përbërë nga tri pjesë të pakoordinuara: Metafizika, Fizika e Psikologjia, trajton çështje filozofike. Ndër veprat e tjera me rëndësi duhen përmendur shkrimet e tij mbi moralin, politikën dhe artin. Tek vepra "Politika" Aristoteli trajton doktrinën e tij mbi familjen dhe shtetin. Doktrina e tij mbi shtetin paraqet një përpjekje pa sukses për të justifikuar rendin skllavo-pronar, për ta paraqitur atë si një gjendje të përjetshme dhe të natyrshme të shoqërisë dhe për të forcuar shtetin skllavopronar. Simbas tij njeriu është "Zoon politikon" (Një qenie e gjallë e aftë për të krijuar një bashkësi të organizuar). Përsosmëria e këtij organizimi arrihet tek shteti. Përsa i përket formës së regjimit, Aristoteli është përkrahës i idealit aristokratik, të cilin e quan si sundim të njerëzve më të zot.

Në veprën "Politika" të Aristotelit ne gjejmë disa të dhëna të fragmentuara, shpesh jo të qarta mbi mënyrën e qeverisjes në Epidamn, Apolloni dhe tek molosët.

Aristoteli ka shkruar mbi 158 kushtetuta (Politeia) greke e të huaja, ndër të tjera edhe kushtetutën e Dyrrahit, epirotëve dhe të molosëve, por këto për fat të keq nuk kanë arritur deri tek ne. E vetmja kushtetutë e ruajtur është ajo e Athinës që u zbulua në Egjipt në fund të shekullit të kaluar.

Vepra të tjera që i atribuohen Aristotelit janë: "De animalium historia" (Mbi historinë e kafshëve) dhe "De mirabilibus auscultationibus" (Mbi mrekullitë e dëgjuara).

Në këto dy veprat e fundit gjejmë një tok shënimesh të vlefshme me karakter ekonomik për Ilirinë dhe Epirin.

Polibi

832 a,Thonë se tek ilirët e quajtur taulantë, bëjnë verë nga mjalti, pasi i shtrydhin hojet /mjaltit/ i hedhin ujë dhe e ziejnë në kazan gjersa të mbetet gjysma. Këtë e hedhin ndër enë prej balte, dhe e lënë gjersa të mbetet gjysma, pastaj lëngun e shtien ndër enë prej druri. Këtu thonë se e lënë të fermentojë për një kohë të gjatë dhe bëhet si verë, dhe bile një verë e ëmbël dhe e fortë. Kurse tani thonë se kjo bëhet edhe në disa vende të Helladës dhe e tillë që nuk ndryshon aspak prej verës së vjetër aq sa ishte e pamundur për kërkuesit që ta dallonin...

833 a,36 Thonë se në Atintani, pranë kufijve të tokave të Apollonisë, ndodhet një shkëmb, nga i cili nuk duket se del zjarr i vërtetë, por ndizet duke i hedhur vaj.

833 b,45 Për Paioninë thonë se kur bien shira të vazhdueshme, në tokën e zbutur gjendet i ashtuquajturi ar i padjegshëm.

Flitet se toka në Paioni është aq e pasur me ar, sa shumë vetë kanë gjetur copa ari më të rënda se një mna. Thonë se janë gjetur edhe i janë dërguar mbretit të atjeshëm dy copë, njëra e rëndë 3 mna dhe tjetra 5 mna.

835 b,75 Thonë se në Epir ka drerë, të cilët duke gërmuar tokën me bririn e djathtë bëjnë gropa; ky bri është i dobishëm për shumë sende.

836 a,79 Në ishullin Diomedea, në detin Adriatik, thonë se gjendet një tempull i Diomedit, i admirueshëm dhe i shenjtë; rrotull tij fluturojnë shpendë të mëdha me sqep shumë të gjatë, të gjerë dhe të fortë; kur vijnë këtu helenët ato rrinë të qeta, ndërsa kur vijnë barbarë, që banojnë aty afër, u fluturojnë rreth e rrotull, ua shqyejnë kokët e tyre me kthetra e sqepa dhe mbasi u shkaktojnë shumë plagë i vdesin. Thonë se dikur këta kanë qenë shokët e Diomedit, që e humbën prijësin e tyre mbas mbytjes së anijes, prijës ky që u vra me dredhi nga Aineu, mbreti i atyre fiseve...

836 b,81 ... Atje /në ishujt Elektride/ gjenden me shumicë plepa, prej të cilëve nxirret ai që ne e quajmë qelibar, në fillim si dyllë, pastaj forcohet si gur. Ky mblidhet prej banorëve dhe dërgohet në Helladë. Prandaj thonë se në këta ishuj erdhi Dedali, i pushtoi dhe në njërën bëri fytyrën e vet, kurse në tjetrën të djalit, Ikarit. Pastaj mbasi e dëbuan pellazgët, të cilët shkatërruan Argon, Dedali iku dhe erdhi në ishullin Ikar.

839 a,104 Përveç kësaj pranë Epirit, burojnë ujëra të nxehta, prandaj ky vend quhet Pyriflegeton. Më kot thonë se mbi këtë vend nuk fluturon asnjë shpend, mbasi dihet se atje ka mjellma me shumicë.

839 b,104 Ndërmjet Mentorisë dhe Istrisë thuhet se gjendet një mal me një majë shumë të lartë, që e quajnë Delfion. Kur memtorët, që banojnë pranë Adriatikut, i ngjiten këtij mali, shikojnë së andejmi anijet që lundrojnë në Detin e Zi. Përveç këtij është edhe një vend tjetër ndërmjet [të dy fisevej, në tregun e të cilit tregtarë të ardhur nga Deti i Zi shesin verëra nga ishujt Lesbo, Ko dhe Thaso, gjithashtu sillet verë edhe prej atyre të Adriatikut me amfora të Korkyrës.

842 b,127 Në Apolloni, që ndodhet pranë krahinës së taulantëve, thonë se del asfalt dhe pisë si curila që shpërthejnë nga toka; këtu ai del më i zi dhe më i dendur se i Maqedonisë; dhe banorët thonë se jo larg këtij vendi është një zjarr, që qendron i ndezur vazhdimisht dhe zë një sipërfaqe fare të ngushtë, aq sa përfshin një pentakline0. Këndej del një erë squfuri dhe nishadri; përreth rritet një bar shumë i lartë dhe ç'është më e çuditshme, jo më larg se katër kut prej andej rriten drurë të lartë...

128 Thuhet se tek ilirët gjëja e gjallë pjell dy herë në vit, dhe më të shumtat bëjnë binjakë, bile shumë tre ose katër keca, disa pesë e më tepër. Përveç kësaj thonë se japin me lehtësi nga tri hemikoe qumësht. Thonë se edhe pulat nuk bëjnë një ve në ditë si në vende të tjera, po pjellin dy ose tri herë në ditë. Thuhet edhe se në Paioni qetë e egër bëhen shumë më të mëdhenj nga të gjithë ata që ndodhen ndër popullsi të tjera, edhe se brirët e tyre nxënë katër koe, bile brirët e disave edhe më shumë.

844 b,138 Thonë se në Iliri, tek fiset e quajtura ardiane, pranë kufirit me autariatët, ndodhet një mal i lartë dhe afër tij një gurrë, nga e cila shpërthen ujë me sasi të madhe, jo në çdo stinë, po vetëm në pranverë. Këtë ujë e marrin dhe ditën e ruajnë në një vend të mbuluar, ndërsa natën e nxjerrin përjashta. Kjo punë bëhet pesë a gjashtë ditë me radhë dhe pastaj uji ngrin e bëhet një kripë shumë e mirë; këtë kripë e mbajnë sidomos për bagëtitë. Së jashtmi nuk sjellin kripë në këto vise, për arsye se janë larg detit dhe nuk përzihen me të tjerët. Kripa u duhet shumë për kafshët, të cilave ua japin dy herë në vit. Në rast se s'ua japin, shumica e bagëtisë ngordh.

Skymni

Skymni është gjeograf grek nga Hiosi që jetoi në shek. III-II para e.s. Këtij autori, pa të drejtë, i atribuojnë veprën e njohur me emrin "Periegesis", lat. Orbis descriptio (Përshkrimi i botës).

Autori i vërtetë i "Periegesit" i cili ka jetuar me sa duket në shek. e I para e.s. nuk njihet, prandaj zakonisht quhet Pseudo-Skymni.

"Periegesis" është një vepër e shkruar në vargje, prej së cilës janë ruajtur vetëm pak fragmente. Ajo përbëhej prej disa librash dhe ndahej, me sa duket, në dy pjesë të veçanta Evropa dhe Azia.

Hartuesi i saj ka shfrytëzuar burime të shek. IV dhe në disa raste edhe të shekujve V e VI para e.s. Autorët më të preferuar të tij kanë qenë Herodoti, Efori, Theopompi, Timeu dhe Eratostheni. Me rëndësi është fakti se në "Periegesis" nuk përmendet asnjë ngjarje pas shekullit IV para e.s.

Nga fragmentet e ruajtura nga kjo vepër gjejmë edhe të dhëna për gjeografinë dhe historinë e Ilirisë.

Apollodori

Shkrimtar grek i cili lindi në Athinë rreth vitit 180 dhe vdiq rreth vitit 109 para e. sonë. Ai qe nxënës i Aristarhut dhe një nga dijetarët më të shumanshëm të Greqisë. Ai shkroi shumë vepra e traktate në prozë e në poezi, por prej tyre kanë arritur deri në ditët tona vetëm një pjesë. Një ndër veprat më të rëndësishme të tij "Kronikat", e shkruar në vargje, paraqet një grumbullim ngjaijesh që përfshijnë kohën nga shkatërrimi i Trojës deri në pushtimin e Greqisë nga Roma. Traktati i tij "Peri theon" (Mbi perënditë) në 24 libra është ruajtur vetëm në pak fragmente, të cilat megjithatë janë një burim i dorës së parë për studimin e mitologjisë antike. Apollodorit i atribuohet edhe e ashtuquajtura "Biblioteka", vepër e formuar shumë më vonë, rreth shekujve I-II të e. sonë, në të cilën përshkruhen mitet kryesore të Greqisë së vjetër. Në këtë vepër të fundit ne gjejmë edhe disa të dhëna për Ilirinë.

Epitoma

Neoptolemi si qendroi dy ditë në Tened, sipas porosisë së Thetidës, u nis në këmbë bashkë me Helenin për te molosët; varrosi Foiniken e cila vdiq rrugës, dhe si fitoi betejën u bë mbret i molosëve dhe lindi nga Andromaka Molosin. Kurse Heleni ndërtoi në Molosi një qytet dhe banoi aty. Neoptolemi i dha atij për grua t'ëmën, Deidamenë. Pileu i dëbuar prej Fthias nga djemtë e Akastit vdiq, mbretërinë e babait e mori Neoptolemi...

Feidipi bashkë me koasit, i mërguar në Andron, u vendos më vonë në Qipro. Mbasi vdiq Helefenori në Trojë, ata që ishin me të, duke u fshehur buzë gjirit Jon, u vendosën në Apolloninë e Epirit...

/Odhiseu/ pasi bëri fli për nder të Hades, Persefonës dhe Theirezisë, duke kaluar më këmbë nëpër Epir arriti tek thesprotët dhe sipas orakullit të Theirezisë zbuti zemërimin e Poseidonit me flijime. Kalidika, që ishte në atë kohë mbretëresha e thesprotëve, i kërkoi atij që të qendronte, duke i premtuar mbretërinë dhe pasi erdhi tek ajo lindi Polypoitën. Ky mbretëroi me Kalidikën e thesprotëve dhe mundi me luftë ushtrinë e perioikëve...

Ka edhe nga ata që thonë se njerëzit e tij iu lutën Odiseut që të merrte si gjykatës, në emër të atyre që kishin humbur, Neoptolemin i cili mbretëronte në ishujt përkarshi Epirit.

Varroni

Mark Terent Varroni është një nga shkrimtarët më të shumanshëm dhe më prodhimtar të kohës antike. Lindi në Reate (Rieti) në vitin 116 para e. sonë dhe vdiq në një moshë afërsisht 90 vjeçare, në vitin 27 para e. sonë. Pati si mësues L. E1 Stilon dhe filozofin Antioh nga Askalona. Mori pjesë aktive në jetën shoqërore dhe politike; ushtroi ofiqe të ndryshme civile dhe ushtarake. Qe mik i ngushtë i Pompeut tek i cili shërbeu dhe si kuestor dhe legat në ndërmanjet e ndryshme luftarake; më vonë u zgjodh tribun i plebit. Gjatë luftës civile, në vitin 49 para e. sonë komandoi në Spanjë një ushtri kundër Cezarit prej të cilit u zu rob. Pas kësaj date, gjatë luftës civile, e gjejmë Varronin së bashku me Ciceronin dhe Katonin në Dyrrah. Pas betejës së Farsalës pajtohet me Cezarin, i cili e ngarkon me organizimin e bibliotekave publike në Romë. Në vitin 43, mbasi i konfiskohet shtëpia nga Antoni, emri i Varronit shënohet në listën e të ndjekurve. Ai arriti të ikë, por pjesa më e madhe e veprave dhe dorëshkrimeve të tij u zhduk.

Varroni shkroi mbi 70 punime të shpëmdara afërsisht në 620 libra. Një nga veprat e tij historike të rëndësishme ishte "Antiquitates remm humanamm et divinarum" (Vjetërsitë e gjerave njerëzore dhe hyjnore), vepër kjo e humbur, por shpesh e përmendur nga shkrimtarët e tjerë. Në veprën e tij Varroni i kushton një rëndësi të veçantë përpunimit të kronologjisë. Ai e çon themelimin e Romës në vitin e tretë të olimpiadës së gjashtë (754-753 para e. sonë).

Nga veprat e shumta të tij, plotësisht të majtura kanë arritur traktatet mbi ekonominë fshatare (De re mstica) në tre libra, dhe mbi gjuhën latine (De lingua latina).

Në veprën mbi ekonominë fshatare të cilën ai e shkroi në trajtë dialogu në një moshë të thyer, Varroni jep mendime të vlefshme mbi kultivimin e tokës, mbi rritjen e kafshëve shtëpiake dhe të shpendëve, të bletëve, etj. Ndonjë nga këto dialoge zhvillohet edhe në Epir ku, sikurse dihet, blegtoria kishte arritur në atë kohë një shkallë relativisht të lartë zhvillimi.

Ciceroni

Mark Tul Ciceroni lindi pranë Arpinit me 3 janar të vitit 106 para e. sonë. Në Romë studjoi për drejtësi dhe retorikë. Pas një udhëtimi që bëri në Greqi dhe veçanërisht në Athinë e Rod, ai i përsosi njohuritë e tija në artin e oratorisë dhe në filozofi. Në vitin 63 para e. sonë, Ciceroni arriti të zërë postin më të lartë në shtet, të bëhet konsul. Gjatë konsulatës, ai zbuloi komplotin e Katilinës, por më vonë, në vitin 59 para e. sonë ra viktimë e intrigave të kundërshtarëve të tij, prej të cilëve u dërgua në mërgim. Pas dy vjetësh ai u kthye rishtas në Romë ku u muar kryesisht me studime retorike dhe filozofike. Gjatë luftës civile Ciceroni mbajti anën e Pompeut, pasi ai kujtonte se vetëm kështu mund të mbrohej çështja e republikës. Me vrasjen e Cezarit, Ciceroni u bë një nga krerët e partisë së senatit, që luftonte Mark Antonin, agjentët e të cilit e vranë në vitin 43 para e. sonë.

Ciceroni u dallua gjatë jetës së tij, para së gjithash, si orator. Fjalimet e tija të mbajtura me raste të ndryshme, si burrë shteti dhe si avokat, dallohen për fuqinë bindëse, si dhe forcën tërheqëse të fjalës. Korrespondenca dhe fjalimet e Ciceronit formojnë një burim të rëndësishëm historik pasi ndihmojnë jo vetëm që të njihemi me personalitetin e vetë autorit, por dhe me periudhën plot ngjarje të kohës para Augustit.

Ai shkroi edhe një seri veprash si: "De oratore" (Mbi oratorinë), "De republica" (Mbi shtetin), "De senectute" (Mbi pleqërinë), "De amicitia" (Mbi miqësinë), etj.

Gjuha e Ciceronit është e zgjedhur dhe shumë e përpunuar, stili i tij i qartë dhe i bukur, mendimet e ilustruara me figura shumë tërheqëse gjuhësore.

Në korrespondencën e Ciceronit me mikun e tij të ngushtë Pompon Atikun, i cili jetonte në atë kohë në pronën e tij të madhe në territorin fshatar të Buthrotit, mësojmë për vendosjen e ushtarëve veteranë në tokat e Atikut dhe përpjekjet e këtij të fundit për të shpëtuar pronat. Po ashtu edhe në akuzat e tij të drejtuara kundër Pizonit, sundimtarit të provincës maqedone, ne gjejmë disa të dhëna të rëndësishme për madhështinë e pasurinë e Dyrrahit dhe Apollonisë, në të cilat ai jetoi për një kohë, për praninë e latifundeve në Epir qysh në epokën republikane, për shfrytëzimin e krahinave dhe qyteteve të Ilirisë nga sundimtarët e provincës maqedone, etj.

Cezari

Gai Jul Cezari lindi në Romë në vitin 100 dhe u vra nga kundërshtarët e tij politikë në vitin 44 para e. sonë. Është një nga ushtarakët dhe burrat e shtetit më të mëdhenj të Romës.

Cezari u shqua jo vetëm për strategji e mendjemprehtësi politike, por edhe për një veprimtari letrare e historike, që e vë atë në radhën e shkrimtarëve më të mirë të kohës. Nga Cezari na janë ruajtur dy vepra të plota me përmbajtje historike, komentarët (ditarët), që nuk janë veçse kujtime apo broshura politike të shkruara në stilin e raporteve ushtarake, një farë apologjie personale e politikës së tij në Gali dhe gjatë luftës civile. Njëri nga komentarët tregon për luftën gale ("De bello Gallico") ndërsa tjetri me titullin "De bello civile" (Mbi luftën civile) përshkruan ngjaijet luftarake kundër Pompeut.

Në të dy veprat përdoret një stil që mund të quhet shembullor për thjeshtësinë e qartësinë e gjuhës. Paraqitja e lëndës është tërheqëse dhe shquhet përsa i përket përshkrimit plot gjallëri. Megjithë këtë nuk mund të thuhet se në përshkrimin e ngjaijeve është mbajtur nga autori një qendrim i paanshëm. Në përshkrimin e luftës civile Cezari i thur lëvdata tendencioze vetes. Mbi të gjitha ai kërkon të vërë në dukje urtësinë e vet dhe dashurinë për paqe. Ai përpiqet të tregojë se qe i detyruar të rrokë armët dhe, siç na e thotë Ciceroni në letrat e tij, shtrembëron edhe disa nga faktet.

Lufta civile e Cezarit ka një rëndësi të posaçme për historinë e Ilirisë, mbasi një pjesë e ngjarjeve që përshkruan në këtë vepër zhvillohet në territorin e atdheut tonë. Për fat të keq Cezari kufizohet këtu me tregimin e ngjaijeve luftarake dhe nuk bën pothuajse fare fjalë për jetën dhe zakonet e banorëve ilirë. Megjithatë ato pak të dhëna me karakter gjeografik që gjenden këtu janë me shumë interes.

Kornel Nepoti

Kornel Nepoti, historian dhe shkrimtar romak me prejardhje nga Langobardia, lindi rreth vitit 100 dhe vdiq rreth vitit 27 para e. sonë. Jetoi në Romë, por larg jetës politike dhe administrative shtetërore. Qe mik i ngushtë i Ciceronit, i poetit të shquar Katulit dhe pronarit të madh romak Pompon Atikut. Gjithë kohën dhe kujdesin e tij Kornel Nepoti ia kushtoi studimeve letrare dhe historike. Shkroi shumë vepra, një pjesë e madhe e të cilave nuk janë ruajtur. Ndër veprat e mëdha të humbura të Nepotit janë "Chronica" (Kronikat) në tre libra, të cilat paraqesin një përmbledhje kronikale të të gjithë historisë botërore të njohur në atë kohë, që nga epoka mitologjike e deri në historinë e Greqisë dhe të Romës, si edhe një pjesë e madhe e veprës "De viris illustribus" (Mbi njerëzit e shquar) në 16 libra. Nga kjo vepër është ruajtur vetëm libri mbi prijësat e shquar të popujve të huaj (Liber de exeellentibus ducibus exteramm gentium), i cili përfshinë përveç një parathënie të Atikut, biografitë e 25 komandantëve ushtarakë kryesisht grekë.

Nepoti shkroi, veç këtyre dhe biografitë e Katonit (Vita Catonis) dhe të Ciceronit (Vita Ciceronis) si dhe veprën "Exempla", një koleksion anekdotash historike dhe kuriozitetesh të vjetra, së paku në 5 libra.

Në veprën biografike të Nepotit, përshkrimet e jetës së personazheve të tij janë të përcipta, shpesh herë nuk respektohet rendi kronologjik i fakteve, mungon shpesh gjithashtu edhe saktësia dokumentare, gjëra këto që ia ulin vlerën historike veprës.

Vergili

Pubël Vergil Maroni, poet romak, lindi afër Mantovës në vitin 70 para e. sonë. Studjoi në Romë për retorikë dhe filozofi. Vitet e fundit të jetës i kaloi në Napoli. Vdiq në Brundisi, kur po kthehej nga një udhëtim nëpër Greqi.

Ndër veprat më të hershme të Vergilit, më e rëndësishmja është "Bucolica" (Këngë baritore) e përbërë prej 10 eklogesh. Këto këngë me një gamë ngjyrash të bukura pikturojnë botën idilike të barinjve, në përmbajtjen e së cilës dëgjohen mjaft nota realizmi të kohës së autorit. Vepra të tjera të rëndësishme të këtij poeti të shquar romak janë edhe "Eclogae" (Vjersha të zgjedhura), "Georgica" (Poemë mbi bujqësinë) dhe poema epike kushtuar Oktavian Augustit "Aeneis".

Në poemën "Georgica", të cilën e përshkon fund e krye një frymë dashurie e sinqertë për natyrën dhe bujqësinë, bëhet përpjekje për të përgjithësuar njohuritë mbi ekonominë fshatare, kurse në "Eneiden" - në "Iliadën" e "Odisenë" romake - tregohet për peripecitë e udhëtimit të heroit trojan Eneut, i cili përpara se të arrinte në Lat për të formuar gjoja mbretërinë e tij në tokën latine qendroi për pak ditë edhe në Butrint. Kjo poemë e mrekullueshme epike mbeti e papërfunduar dhe doli në dritë vetëm mbas vdekjes së autorit. Në veprën e Vergilit spikat një stil i bukur, një varg melodioz dhe një gjuhë e punuar.

Tit Livi

Livi është historiani më i rëndësishëm romak i kohës së Augustit. Ai lindi në Patavium (Padova e sotme) në vitin 59 ose 69 para e. sonë dhe vdiq në vitin 17 të e. sonë. Studjoi për retorikë. Ndryshe nga shumë paraardhës të tij nuk mori pjesë në jetën politike. Gjithë jetën e tij mbeti retor dhe letrar. Shumë shpejt pas vendosjes së principatit, ai, filloi të shkruajë një histori të Romës, të cilën e titulloi "Ab urbe condita" (Nga themelimi i Qytetit). Gjithë vepra e tij përbëhej nga 142 libra. Ajo fillon, siç e tregon edhe vetë titulli, me themelimin e Romës dhe mbyllet me vdekjen e birit të adaptuar të Augustit, Druzit (viti 9 i e. sonë). Më vonë u bë zakon që këtë vepër të madhe, e cila përbënte në vetvete një bibliotekë, ta ndajnë në dekada - nga dhjetë libra për secilën. Deri tek ne kanë arritur, për fat të keq, vetëm 35 nga këta libra. Prej tyre janë ruajtur të plota: dekada e parë, që përfshin ngjaijet nga kohët më të vjetra deri në vitin 293, si dhe dekada e tretë, e katërt dhe gjysma e së pestës (librat 21-45), ku bëhet fjalë për ngjaijet e vitit 218-168 para e. sonë. Përmbajtja e librave të tjerë njihet vetëm nga përmbledhjet e shkurtëra (epitome) të autorëve të vonë. Të tilla përmbledhje ka për të gjithë librat e tjerë me përjashtim të atyre 136 e 137.

Duke qenë një retor dhe letrar, Livi nuk e studion historinë e Romës, por bën një shtjellim të sajë në bazë të të dhënave që gjen tek historianët paraardhës. Ai vetë nuk referohet asnjëherë tek burimet. Në paraqitjen e një ngjaijeje ose të një periudhe historike ai mbështetet zakonisht tek një autor i vetëm. Edhe në ato raste kur përdor ose krahason autorë të ndryshëm ai nuk jep mendimin e tij kritik. Megjithatë duke u mbështetur në historianë me autoritet si Fabi Piktor0, Polybi, etj., ai jep një pasqyrë në përgjithësi të saktë të ngjarjeve megjithëse këto i sheh nga pozita romake. Një meritë e tij është edhe se ai diti të paraqesë në një të tërë të plotë historinë e Romës deri në ditët e tij. Lavdërimi i së kaluarës dhe i veprave të mëdha të stërgjyshërve, parullë kjo zyrtare e Augustit, është një nga idetë themelore që përshkon veprën e tij.

Por e metë serioze e Livit është se për hir të paraqitjes së bukur dhe tërheqëse të ngjaijeve ai sakrifikon nganjëherë edhe të vërtetën historike. Anës edukative, instruktive ai i kushton, gjithashtu, më tepër kujdes se sa asaj, që është me rëndësi historike.

Megjithatë vepra e tij e shkruar me një gjuhë të përsosur e tërheqëse dhe e përshkuar nga pikëpamje politike të moderuara me një qëndrim ndaj Augustit bëri që Livi të fitojë një nam të madh që së gjalli. Edhe më vonë atë e nderonin si një historian të shquar dhe mundoheshin ta imitonin. Pas tij nuk guxonin të shkruanin në latinisht një histori të re të Romës, dhe për një kohë të gjatë u kufizuan vetëm me rrëfimin e veprës së tij të madhe.

Për ne vepra e Livit ka rëndësi të madhe se në të ruhen disa të dhëna mbi fushatat e Aleksandrit Molos dhe Pirros në Itali dhe për luftërat iliro-romake. Për këto të fundit ai plotëson në shumë drejtime ato që mungojnë ose që kanë humbur nga Polybi.

Diodori

Diodori lindi në Agrion të Siqelisë dhe për këtë arsye njihet edhe me emrin Diodori i Siqelisë. Jetoi dhe punoi në kohën e Cezarit dhe Augustit. Nuk dimë veçse pak gjëra nga jeta e tij dhe këto i mësojmë vetëm nëpërmjet veprës së tij. Ai thotë se i është dashur një punë përgatitore prej 30 vjetësh dhe udhëtime të gjata për të shkruar veprën e tij historike me titullin "Bibliotheca Historica" (Biblioteka historike). Por mbi këto udhëtime, për të cilat flasin zakonisht edhe historianët para tij si Herodoti, Theopompi e Polybi, nuk kemi asnjë të dhënë me përjashtim të udhëtimit në Aleksandri dhe ndoshta edhe në Romë.

"Bibloteka" e Diodorit ishte një histori e përgjithshme që përfshinte në rreshtim synkronistik dhe analistik të gjithë historinë antikë qysh prej fillimit e deri në vitin 59 apo 54 para e. sonë. Nga të 40 librat e kësaj vepre na janë ruajtur plotësisht vetëm librat 1-5 (historia e Orientit të Lashtë dhe koha prehistorike) dhe 11-20 (vitet 480-302 para e. sonë). Nga librat e tjerë që trajtonin historinë e fiseve të Ballkanit, midis tyre edhe të ilirëve, ekspeditën e Pirros në Itali dhe luftërat iliro-romake e romako-maqedonase, janë ruajtur vetëm fragmente që i njohim nga autorë bizantinë si nga patriarku Foti, perandori Konstantin Porfyrogeneti dhe nga një botim i vitit 1603 i D. Hoeshelit.

Diodori nuk është i pavarur në përshkrimet e tij historike dhe prandaj vlera e të dhënave të tij varet nga burimet, mbi të cilat ato janë mbështetur. Ajo pjesë e historisë së tij, që trajton kohën e lashtë romake, dallohet për saktësi të plotë të dhënash. Mendohet se ai ka shfrytëzuar këtu historianin romak Fab Piktorin.

Vepra e Diodorit, duke përfshirë edhe fragmentet, megjithë cungimin e saj ka një tok të dhënash të vlefshme për historinë e Ilirisë dhe të Epirit që nuk na kumtohen nga burime të tjera.

Straboni

Gjeografi dhe historiani i madh grek, Straboni, lindi në Amasia të Pontit aty nga viti 63 para e. sonë dhe vdiq rreth vitit 20 të e. sonë. Një pjesë të jetës së tij Straboni e kaloi në Romë, kurse pjesën tjetër ai e kaloi duke bërë udhëtime nëpër vende të ndryshme të perandorisë romake, nëpër Greqi, Azi, Itali dhe Egjipt.

Në bazë të vrojtimeve të tij personale nga ky udhëtim, dhe në mënyrë të veçantë duke u mbështetur në veprat e autorëve të ndryshëm antikë Artemidorit, Eratosthenit, Apollodorit, etj., Straboni shkroi veprën e tij "Geographica" (Gjeografia) në 17 libra. Dy librat e parë që kanë karakterin e një hyrjeje të përgjithshme bëjnë tjalë për gjeografinë e atëhershme fiziko-matematike; librat 3-10 për gjeografinë e Evropës, librat 11-16 për gjeografinë e Azisë, kurse libri i fundit për atë të Afrikës. Në të jepen dhe të dhëna me vlerë historike. Si e tillë gjeografia e Strabonit është një burim i rëndësishëm për studimin e gjeografisë antike të tre kontinenteve të përmendur, si edhe për njohjen e disa ngjaijeve historike të zhvilluara në periudha të ndryshme po në këto pjesë të botës. Gjeografia e Strabonit ka një rëndësi të dorës së parë dhe është një burim i vyer edhe për gjeografinë dhe hsitorinë e Ilirisë. Straboni gjithashtu është dhe autor i një vepre historike për periudhën nga viti 144 (aty ku mbaron historia e Polibit) e deri në fund të luftës civile. Nga kjo vepër na janë ruajtur vetëm pak fragmente.

Lukani

Lukani, i nipi i filozofit të shquar romak, Seneka, lindi në Kordovë me 3 Nëntor të vitit 39 të e. sonë. Që në fëmijëri Lukani u dallua për një pjekuri të parakohshme intelektuale. Mësoi tek mësuesit më të mirë të kohës. Që në moshë të re thuri poemën "Iliaca", mbi luftën e Trojës, dhe një vjershë "Catachtonion" ku këndon zbritjen e një heroi të panjohur në botën tjetër. Në Athinë kaloi siç ishte zakon atëherë, një kurs perfeksionimi. U ftua pastaj nga Neroni, i cili e donte ta kishte në rrethin e miqve të tij. Por më vonë kjo miqësi u shndërrua në armiqësi. Pjesëmarrja në komplotin e Pisonit kundër Neronit i kushtoi Lukanit jetën; ai u dënua me vdekje më 30 Prill të vitit 65 të e. sonë.

Vepra kryesore e Lukanit "Pharsalia", e vetmja vepër e ruajtur por e papërfunduar nga shkaku i vdekjes së tij tragjike, është një poemë e madhe e ndarë në 10 libra. Subjekti i saj është lufta në mes Cezarit dhe Pompeut, por pas Farsalës dhe pas vdekjes së Pompeut të kënduar në librin e tij të VIII, fillon tregimi i ndërmanjeve të reja ushtarake. Kjo vepër ka më tepër rëndësi letrare se sa historike.

Gjatë përshkrimit poetik të ngjaijeve të luftës civile, një pjesë e të cilave u zhvillua edhe në vendin tonë, Lukani u këndon megjithëse kalimthi edhe vendeve ku u fortifikuan ushtritë e dy pretendentëve romakë para se Cezari të sulmonte Dyrrahin.

Paterkuli

Vellej Paterkuli është një nga përfaqësuesit e literaturës së oborrit perandorak, literaturë e cila në atë kohë nuk gëzonte ndonjë popullaritet të madh. Lindi në Kapua rreth vitit 19 para e. sonë dhe vdiq pas vitit 31 të e. sonë. Për një kohë të gjatë shërbeu në ushtri, pastaj u zgjodh senator dhe arriti të marrë edhe titullin e pretorit. Si ushtarak mori pjesë në ekspeditat luftarake të komanduara kryesisht nga Tiberi. Në kohën e sundimit të këtij të fundit si perandor, shkroi veprën "Historia Romana" (Historia e Romës) në dy libra, e cila përshkruan ngjarjet e gjithë historisë së Romës deri në vitet 30. Libri i parë, të cilit i mungon fillimi trajton shkurtimisht historinë e Romës që nga lindja e saj e deri tek shkatërrimi i Kartagjenës dhe i Korinthit, kurse në librin e dytë përshkruhet më gjerësisht historia e Romës deri në vitin 30 të e. sonë.

Në veprën e Paterkulit gjejmë të dhëna të rëndësishme mbi luftën e ilirëve të veriut kundër pushtimit romak dhe në mënyrë të veçantë për kryengritjen e madhe ilire të viteve 6-9 të e. sonë.

Valer Maksimi

Për jetën e shkrimtarit romak të kohës së Tiberit, Valer Maksimit, dihen pak gjëra, dhe këto nga sa na njofton ai vetë në veprën e tij të titulluar "Factorum et dictorum memorabilium" (Ngjarje dhe thënie të shënuara), kushtuar perandorit Tiber. Nuk dihet se ku dhe kur ka lindur ky shkrimtar dhe data e vdekjes së tij. Siç del nga thëniet e tij një pjesë të jetës duhet ta ketë kaluar në varfëri. Më vonë ai u ndihmua nga Sekst Pompeu, konsull i vitit 14, të cilin e ndoqi edhe në Azi në kohën e prokunsullatës së tij në vitin 27 të e. sonë. Pas kthimit nga Azia u vu të shkruajë veprën e tij të përmendur më sipër, të cilën e përfundoi në vitin 31 të e. sonë. Në këtë vepër me karakter kompilativ ai ka përmbledhur ngjarje dhe thënie të shënuara të nxjerra nga historishkruesit më të përmendur latinë e grekë.

Kurt Rufi

Kurt Rufi, historian romak, jetoi dhe punoi në shek. I të e. sonë. Mbi jetën e tij ka shumë supozime, por asnjë lajm nuk është i sigurt. Në kohën e perandorit Klaud I (41-44) ai shkroi historinë e Aleksandrit të Madh në 10 libra (Historiarum Alexandri Magni Macedonis) të mbështetur në burime greke të zhdukura. Dy librat e para mungojnë, kurse të tjerët kanë mjaft boshllëqe. Në paraqitjen e fakteve Rufi përdor forma të theksuara retorike. Vepra e tij është e vlefshme për studimin e periudhës së Aleksandrit të Madh. Në këtë vepër ne gjejmë të dhëna të pakta, por të rëndësishme edhe për luftërat iliro-maqedonase në kohën e këtij sundimtari të madh të Maqedonisë.

Mela

Pompon Mela, gjeograf romak nga Tingenterea e Spanjës. Nuk njihet data e lindjes dhe e vdekjes së tij. Dihet vetëm se ai punoi në gjysmën e parë të shek. I të e. sonë. Nga veprat e tij me karakter gjeografik është ruajtur vetëm "Chorographia" e shkruar në vitet 43-44 në tre libra, ku jepet një përshkrim i përgjithshëm gjeografik dhe etnografik i botës antike. Korografia e Melës është vepra më e vjetër gjeografike e ruajtur në gjuhën latine. Për punimin e kësaj vepre ai grumbulloi një sasi të madhe të dhënash nga burime të mira dhe i dha ato në formë të qartë dhe të shkurtër. Ai kishte në mend, siç na thotë vetë në fillim të veprës së tij, që më vonë t'i jepte këto materiale në një formë më të plotë dhe të përpunuar, por një vepër të tillë me sa duket nuk arriti ta shkruajë.

Në Korografinë e tij Mela jep dhe një përshkrim të shkurtër të Ilirisë dhe të Epirit.

Plini

Gai Plin Sekundi, i mbiquajtur i Vjetër, për ta dalluar nga nipi i tij Gai Plini Sekundi, i Riu, shkrimtar dhe burrë shteti, lindi në Novum Komum, të Italisë së Veriut në vitin 23 ose 24 të e. sonë. Ushtroi ofiqe të ndryshme të larta civile dhe ushtarake në perandorinë romake, veçanërisht në kohën e Flavëve. Shërbeu si procurator perandorak në Spanjë dhe në provinca të tjera. Në vitin 79 ai komandonte flotën romake në Mizenum të Kampanjës. Në gushtin e po këtij viti ra viktimë e katastrofës së madhe të shkaktuar nga shpërthimi i Vezuvit.

Plini është autor i së njërë punimesh me karater shumë të ndryshëm. Veprat e tij mbi retorikën, mbi artin ushtarak, mbi historinë dhe filologjinë kanë humbur. Na është ruajtur vetëm vepra e tij e fundit dhe më e madhja "Naturalis Historia" (Historia e natyrës) prej 37 librash. Kjo vepër është një enciklopedi njohurish të asaj kohe mbi natyrën. Ajo përmban të dhëna mbi astronominë, gjeografinë, fizikën, zoologjinë, botanikën, mineralogjinë, antropologjinë, dhe shkenca të tjera. Në përpilimin e historisë së tij mbi natyrën ai shfrytëzon, megjithëse në mënyrë jo kritike, shumë vepra të autorëve të ndryshëm antikë si p.sh. Posidonin, Hiparhun Teofrastin, Ksenokratin, Katonin, Varronin etj. Krahas këtyre burimeve të pasura Plini natyrisht shfrytëzon edhe vrojtimet e tija personale.

"Naturalis Historia" e Plinit përmban edhe shumë të dhëna të rëndësishme mbi gjeografinë dhe ekonominë e Ilirisë, mbi pasuritë e saj si dhe mbi florën dhe faunën. Në të gjejmë gjithashtu dhe njoftime me vlerë të madhe mbi pasojat e luftëtave iliro-romake, mbi organizimin administrativ të veçantë të Ilirisë pas pushtimit romak, etj.

Frontini

Sekst Jul Frontini lindi aty nga viti 40 i e. sonë. Në Romë ai ushtroi ofiqe të larta shtetërore. Në vitin 70 qe pretor. Pas konsullatës, të cilën e arriti për të parën herë në kohën e Vespasianit u dërgua në Britani (në vitet 76-78) si sundimtar i saj. Në kohën e sundimit të Nervës u bë rishtas konsull dhe në vitin 97 inspektor i ujsjellësve në Romë. Për të tretën herë u bë konsull në vitin 100. Me sa duket vdiq aty nga viti 103 i e. sonë.

Nga veprat e tij janë ruajtur vetëm dy: "De aquis urbis Romanae" (Mbi ujësjellësit e qytetit të Romës) e shkruar në vitin 97, ku bëhet fjalë për fumizimin me ujë të Romës, dhe "Strategematon" (Dinakëritë luftarake) në katër libra, në të cilën flitet për disa dredhi dhe manovra luftarake para luftës, gjatë betejës, pas saj dhe në rrethimet.

Nga stratagemat e Frontinit ndeshim në mes të tjerash të dhëna edhe për manovrimin luftarak të mbretit të molosëve Arrybës, si dhe të Aleksandrit dhe Pirros së Epirit, në luftërat e tyre kundër ilirëve dhe romakëve.

Taciti

M. Komel Taciti, shkrimtar dhe magistrat, kaloi gati gjithë jetën e tij në Romë (vitet 55-120 e. sonë). Ai shkroi një sërë veprash, më të përmendurat e të cilave janë: "Dialogus de oratoribus" (Dialogu mbi oratorët); një jeëshkrim i Agrikolës; "Germania", vepër me të dhëna të çmueshme për germanët, për forcën, natyrën dhe zakonet e tyre; "Historitë" dhe" Analet". Historitë e Tacitit në 14 libra tregonin ngjarjet e principatit nga Galba te Domitiani (viti 69-96). Tek ne kanë arritur vetëm 4 libra të plotë dhe fillimi i të pestit; kurse nga "Analet" kanë arritur 6 librat e parë mbi sundimin e Tiberit.

Veprat e fundit, më të mëdhatë, të Tacitit kanë arritur në një gjendje shumë të fragmentuar, megjithatë shihet se ai ka zgjedhur një lëndë të gjerë për historinë e Romës me ngjarje të shumta, lufta civile, fitore e humbje, skandale e intriga. Skema e këtyre veprave ndjek një rend kronologjik, kurse faktet grupohen sipas skenave të provokuara nga personalitetet.

Duke përshkruar ngjaije të ndryshme, Taciti tregon për pjesëmarrjen në to të legjioneve dhe të funksionarëve të Ilirikut.

Flori

Luc An Flori, historian romak me prejardhje nga Afrika, jetoi në gjysmën e dytë të shek. I dhe në gjysmën e parë të shek. II të e. sonë. Është i njohur edhe si gojëtar e poet. Në kohën e Hadrianit shkroi një histori shumë të shkurtër të Romës, e cila paraqet në vetvete një kompilim të veprave të historianëve më të vjetër dhe kryesisht të Tit Livit, ku në mënyrë retorike hiperbolizohen heroizmat e popullit romak. Në këtë vepër përshkruhet historia e luftërave romake që nga themelimi i Romës e deri tek sundimi i Augustit. Në historinë e tij ka shumë gabime, megjithatë ajo ka në vetvete një farë vlere në ato pjesë që plotësojnë librat e humbur të Tit Livit.

Vepra e Florit ka rëndësi për historinë tonë të lashtë pasi në të përshkruhen disa ngjarje luftarake të Romës kundër Pirros, kundër ilirëve si edhe ngjarjet e luftës civile të zhvilluara në Iliri, luftë e cila siç dihet solli shkatërrimin e republikës romake dhe vendosjen e principatit të Oktavianit.

Seutoni

Gai Sueton Trankuili lindi rreth vitit 70 dhe vdiq aty nga viti 160 i e. sonfi. Pak gjëra dimë mbi jetën e këtij shkrimtari romak, i cili u dallua për dituritë e tij enciklopedike. Arriti poste të larta në administratën perandorake gjatë sundimit të Trajanit dhe u bë për një kohë sekretar i perandorit Hadrian. Gjatë qëndrimit të tij në oborrin perandorak ai nxori nga arkivi i perandorit shumë dokumente, të cilat i shërbyen në hartimin e njërës nga veprat e tij më të mëdha "De vita Caesarum" (Mbi jetën e Cezarëve) ku janë ruajtur të plota biografitë e 12 perandorëve të parë, duke filluar që nga Cezari e deri tek Domitiani. Jo të plota janë ruajtur biografitë e njerëzve të shquar "De viris illustribus". Këto biografi nuk paraqesin vepra historike në kuptimin e vërtetë të fjalës, pasi u mungon renditja kronologjike e fakteve; megjithatë ato formojnë së bashku me veprat e tjera të tija një burim të pasur për historinë e kulturës dhe të literaturës romake.

Për historinë e Ilirisë biografitë e Suetonit kanë rëndësi përderisa në to gjenden të dhëna mjaft të vlefshme për ngjarjet e luftërave civile, për luftërat pushtuese të Augustit në Ilirinë e Veriut, për kryengritjen e madhe të viteve 6-9 të e. sonë, për Apolloninë si qendër e madhe arsimore-shkencore në botën antike, për ndryshimet organizative provinciale, etj.

Plutarhu

Plutarhu, historian dhe filozof grek, moralist i shquar dhe nj nga njerëzit më të ditur te kohes se tij, lindi ne Herone te Beotise aty nga viti 46 i e.sonë dhe vdiq rreth vitit 120. Studioi dhe u edukua ne Athine ne frymen e shkolles filozofike të platonit, me vonë vizitoi Aleksandrine dhe disa herë me rradhë Romen, ku u njoh dhe me perandorin Trajan, i cili e perkrahu shume ne karrierën e tij politike ashtu sikurse me vonë dhe Hadriani.

Nga Trajani u emërua këshilltar i prokonsullit te Ahesë, kurse nga Hadriani prokurator i taksave. Pjesën më të madhe të jetës e kaloi në qytetin e lindjes ku qe zgjedhur dhe arhont. Për një kohë ai ushtroi dhe funksionet e priftit në tempullin e Delfit.

Krahas këtij aktiviteti të gjerë polilik, Plutarhu një pjesë të madhe të kohës ia kushtoi studimeve. Ai prodhoi shumë, por mjerisht jo të gjitha veprat e tij kanë arritur deri në ditët tona. Janë ruajtur prej tyre rreth 50 biografi të njerëzve të shquar të kohës antike greko-romake të titulluara "Vitae paralelae" (Jetët paralele). Në radhën e këtyre njerëzve të shquar, të cilët Plutarhu bën përpjekje t'i idealizojë, regjistron edhe mbretin e njohur të Epirit, Pirron, biografia e të cilit paraqet një burim me shumë rëndësi jo vetëm për njohjen e jetës dhe veprimtarisë së Pirros si burrë shteti dhe komandant i shquar luftarak, por edhe për vetë ngjarjet historike që zhvillohen në kohën e tij në Epir dhe Iliri. Shtjellimi i tregimit biografik të Plutarhut është i qartë dhe i gjallë.

Përveç kësaj vepre të madhe biografike, nga Plutarhu na janë ruajtur dhe punime të tjera me tematikë të ndryshme filozofike, politike, etj. të përmbledhura nën një titull të përbashkët "Moralia" (Vepra morale). Në këtë vepër pasqyrohet mirë dhe qartë gjendja e filozofisë, e literaturës dhe e historisë në periudhën e fundit të Helenizmit.

Lukani

Lukiani ështe shkrimtar grek i shek. II të e. sonë. Veprimtaria e tij me e madhe zhvillohet në kohën e Antoninëve. Lindi në Samosatë te Komagjenës, në breg të Eufratit, afërsisht midis viteve 120-125. Megjithëse në fëmijëri qe dhënë mbas artit të skulptures, prindërit e dërguan të studiojë letërsi, ku u dallua shumë në satirë dhe retorikë sofistike. Ai u bë një nga personalitetet më të ditura dhe më me kulturë të kohës së tij.

Lukiani ushtroi ofiqe administrative në Antiohi, brodhi, duke mbajtur konferenca nëpër vende të ndryshme të Azisë, Greqisë, Italisë dhe Galisë, dhe u vendos pastaj përgjithnjë në Athinë. Këtu u mor edhe me filozoft. Në pleqëri u bë sekretar perandorak në Egjipt.

Ai dallohet si një shkrimtar shumë prodhues. Nga prodhimtaria e tij janë ruajtur vepra të shkruara pjesërisht në formë dialogësh, pjesërisht në formë tregimesh. Në këto vepra, Lukiani, me një humor të lehtë përshkruan teoritë filozofike të kohës së tij dhe kritikon në mënyrë të hapur dhe pa u trembur kontradiktat dhe anët qesharake në legjendat për perënditë, sektet fetare, të metat dhe dëshirat e kota të njerëzve, etj.

Nga veprat e tij janë për t'u përmendur dialogët e përmbledhur në dialogët e perëndive, dialogët e detit dhe dialogët e të vdekurve.

Te Lukiani gjejmë disa të dhëna me interes mbi Bardhylin dhe Pirron.

Arriani

Flav Arriani, shkrimtar grek nga Nikomedia e Bitynisë, lindi rreth vitit 95 dhe vdiq nga viti 175 i e. sonë. Studioi për një kohë në Athinë dhe pastaj shkoi në Nikopol ku nga fillimi i shek. II u bë nxënës i zellshëm i fillozofit Epiktet. Në vitin 130 Arriani shërbeu si zevëndës konsull, kurse që nga viti 131 e deri në vitin 137 shërbeu si sundimtar i provincës së Kapadokisë në rangun e legatit perandorak. Ka mundësi që ai të ketë shërbyer në ofiqet administrative romake edhe në Norik e Panoni. Në vitin 147 Arrianin e gjejmë arhont në Athinë. Si në jetën ashtu edhe në veprimtarinë e tij letrare ai ndjek shembullin e Ksenofonit.

Arriani shkroi shumë vepra historike, filozofike dhe ushtarake. Më të rëndësishmet janë: "Anabasis Aleksandru" (Fushata e Aleksandrit) në 7 libra, burimi kryesor për historinë e Aleksandrit të Maqedonisë; "Indike Syngrafe" (Historia e Indisë) dhe "Bithyniaka" (Historia e Bitynisë) e ruajtur në fragmente. Nga veprat gjeografike, më e rëndësishmja është "Periplus Eukseniu Pontu" (Lundrimi gjatë brigjeve të Detit të Zi). Kjo vepër është një raport që Arriani i dërgon perandorit Hadrian mbi udhëtimin e tij gjatë brigjeve të Detit të Zi me rastin e dërgimit si legat perandorak në vitin 131 në Kapadoki. Përveç këtyre ai shkroi dhe vepra të tjera.

Apiani

Historian grek, lindur në Aleksandri të Egjiptit aty nga fundi i shekullit të I dhe jetoi deri në vitet 70 të shek. II të e. sonë. Në Aleksandri ai kishte detyra të larta në administratën e qytetit. Në kohën e Hadrianit atij iu dha qytetaria romake dhe u fut në rendin e kalorësve. Në këtë kohë ai u vendos në Romë ku ushtronte detyrën e avokatit. Më vonë u emërua prokurator perandorak në Egjipt.

Apiani shkroi Historinë e Romës në 24 libra. Veprën e tij ai e shkroi në moshë të thyer, mbase aty nga viti 160 i e. sonë dhe me sa duket nuk arriti ta përfundonte. Prej saj janë ruajtur 11 libra të plotë bashkë me parathënien, dhe 4 të fragmentuar. Ndryshe nga paraardhësit e tij, Apiani e shkroi Historinë e Romës jo sipas kriterit anaiistik apo kronologjik, sikurse e tregon këtë Polibi, por sipas kriterit territorial apo etnik, duke dhënë kështu një seri monografish të veçanta, brenda të cilave ai i përmbahet parimit kronologjik. Ç'është e vërteta në një sistem të tillë, zhvillimi i përgjithshëm i ngjarjeve të historisë romake pa dyshim shkelej; por ndjekjen në mënyrë rigoroze të parimit të kronologjisë, Apiani vetë e quante të tepërt. Nga parimi etnik që vuri në bazë të "Historisë së Romës", Apianit iu desh të tërhiqet vetëm në veprën e tij "Luftërat Civile", e cila si nga përmbajtja ashtu edhe nga trajtimi i çështjeve përbën trashëgimin më të mirë të këtij autori.

Burimet që ka përdorur Apiani për veprën e tij në pjesën më të madhe janë romake; ai ka shfrytëzuar gjerësisht edhe trashëgimin Jetrar të paraardhësve të tij e në radhë të parë veprat e Timagenit, Polibit, Livit, etj.

Në shtjellimin e historisë së tij, Apiani ka edhe disa pasaktësi, por kjo nuk e ul aspak vlerën e përgjithshme të veprës.

Me interes të madh për ne, është libri kushtuar luftërave ilire ("Ilirike"). Në të përmbahen të dhëna për historinë e ilirëve që nga prejardhja deri në pushtimin e tyre të plotë nga Roma, duke përfshirë këtu edhe fushatat e fundit të Augustit e Tiberit për nënshtrimin e ilirëve të Veriut. Por për fat të keq, në krahasim me librat e tjera, ky libër i Apianit është i një niveli të ulët. Vepra nuk ka një strukturë të shëndoshë e të rrjedhshme dhe ngjarjet janë shtjelluar kalimthi e shpesh në mënyrë të pështjelluar, kështu që libri nuk jep historinë e ilirëve pa ndërprerje, por vetëm një përmbledhje fragmentesh, të shpërndara jo vetëm nga ana kronologjike në episode pa lidhje midis tyre, por mbi të gjitha të shpërndara akoma më shumë nga parimi etnologjik i Apianit. Arsyeja është siç e thotë edhe vetë autori, se historinë e ilirëve ai nuk e ka njohur mirë dhe nuk ka mundur të grumbullojë për ta materiale të mjaftueshme (Bell. Civ.I, 145).

Megjithatë në veprën e Apianit gjejmë të dhëna mjaft të vlefshme, siç janë përcaktimi i kufijve gjeografikë të Ilirisë në kuptimin grek e romak, përshkrimet e gjalla të luftërave të ilirëve të Veriut kundër pushtuesve romakë me të cilat ai plotëson Livin përsa ka humbur nga vepra e tij, etj. Të dhëna të tjera të shkëputura, por me interes gjejmë edhe tek libri mbi luftërat samnite, maqedonase, sirike e ato civile.

Dion Kasi

Dion Kasi Koceiani, historiani më i madh grek i epokës perandorake, lindi në Nike të Bitynisë rreth vitit 155 të e. sonë dhe vdiq në 235 e. sonë. Mori pjesë aktive në jetën politike dhe administrative të asaj kohe. Dy herë u zgjodh konsull. Si i tillë ai drejtoi dhe provincat e Afrikës, Dalmatisë dhe Panonisë. Dion Kasi shkroi një vepër të madhe historike të titulluar "Historia romake" në 80 libra prej të cilëve kanë arritur tek ne të plotë librat 36-60. Nga librat e tjerë kemi trashëguar vetëm ekstrakte të ruajtura tek autorë të vonë si Zonara, etj. Në këtë vepër përshkruhen ngjaijet historike që nga arritja e Eneut në Itali dhe deri në vitin 229 të e. sonë. Dion Kasi interesohet edhe për organizimin politik e administrativ të cilin historianët romakë nuk e kanë përfillur edhe aq, duke dhënë kështu një sërë lajmesh interesante. Vepra e Dion Kasit dallohet për pasuri faktesh dhe për përshkrimin e gjerë të tyre. Ajo formon një burim të rëndësishëm për njohjen e historisë së Romës, veçanërisht për periudhën e fundit të republikës dhe atë të shekujve të parë të e. sonë. Për historinë e Uirisë vepra e Dion Kasit gjithashtu ka rëndësi të madhe sepse në të ne ndeshim shumë të dhëna mbi fushatën e Pirros në Itali, mbi Juftërat iliro-romake, mbi qëndresën e ilirëve kundër pushtimit romak, etj.

Eliani

Klaud Eliani lindi në Prenestë të Latit rreth vitit 170 të e. sonë dhe vdiq rreth vitit 235. Simbas bashkëkohësit të tij Flav Fiiostratit, ai jetoi më tepëtr se 60 vjet. Në Preneste pati ofiqin e arhiereut (kryepriftit). Megjithëse lindi dhe jetoi në Lat, Eliani e njohu dhe e shkroi shumë mirë gjuhën greke.

Nga vepra më e madhe e tij "Peri zoon idiotetos", iat. De animalium natura, (Mbi natyrën e kafshëve) kanë mbetur 17 libra të plotë, një parathënie dhe një epilog. Në këtë vepër Eliani kërkon të tregojë se edhe kafshët duan, urrejnë, tmerrohen dhe gëzohen si njeriu. Vepra tjetër e tij është "Poikiie historia", iat. Varia Historia, (Histori të ndryshme). Që të dyja këto vepra të Elianit përbëhen nga ekstrakte të grumbulluara në mënyrë jo kritike prej burimesh të ndryshme, shumica e të cilave nuk na janë ruajtur.

Veprat e përmendura të Eiianit kanë rëndësi për ne, mbasi ato përmbajnë të dhëna mjaft interesante mbi faunën e Ilirisë, mbi pjellorinë e gjedhit, mbi pasurinë me asfalt të rretheve të Apollonisë, mbi disa zakone të ilirëve, etj.

Herodiani

Mbi jetën e Herodianit, autorit të historisë së perandorisë romake pas vdekjes së Mark Aurelit, nuk dimë pothuaj asgjë. Të vetmin burim mbi jetën e Herodianit e gjejmë tek vepra e tij, megjithëse edhe ku ai flet shumë pak për veten e vet. Me sa duket Herodiani ishte me prejardhje nga Siria. Disa përcaktojnë si vendlindje të tij Antiohinë, duke e argumentuar këtë mendim, jo në mënyrë bindëse, me faktin se ai shkruan gjerë e gjatë për këtë qytet. Për një kohë Herodiani ushtroi funksione të caktuara në administratën civile. Në vitet 192 dhe 204 gjendet në Romë, ku mori pjesë edhe në shfaqjet e organizuara në këto vite prej perandorëve Komod dhe Septim Severit.

Në historinë e tij të Romës, të ndarë në tetë libra, të cilën e shkroi në vitet 240-250, Herodiani përshkruan ngjarjet në mes viteve 180-238 të cilat ai dhe i jetoi. Për këtë vepër ai grumbulloi një material faktik të jashtëzakonshëm, por në shtjellimin e tij ai tregohet jo i aftë dhe i pafrymëzuar.

Stili i tij nuk është i qartë dhe i saktë, ka shprehje të rënda dhe vende-vende të pështjelluara e me plot përsëritje.

Justini

Në vitin 9 para e. sonë, gjatë sundimit të Augustit, në Romë doli një histori prej 44 librash me titull "Historiae Philippicae” (Historitë e Filipit). Autori i saj ishte Pompe Trogu, bashkëkohës i Tit Livit, me prejardhje nga Narbona e Galisë. Në këtë vepër jepet historia e Maqedonisë, duke filluar nga koha para Filipit II deri në rënien e shtetit maqedonas. Në kundërshtim me qëndrimin e autorëve të tjerë latinë, përkrahës të politikës tradicionale agresive romake, Pompe Trogu mban një qëndrim të kundërt antiromak, duke lëvduar në veprën e tij Filipin, themelues të fuqisë së Maqedonisë.

Vepra e Pompe Trogut u zhduk; ne njohim vetëm një përmbledhje të përgjithshme, epitomet e saja të shkruara në shekullin e II të e. sonë nga M. Junian Justini. Për Justinin dihet shumë pak. Ai si epitomator, duke përmbledhur veprën e gjerë e me përmbajtje të pasur të Trogut, ka lënë jashtë shënime të çmueshme me karakter etnografik e gjeografik. Ai u kufizua, duke mos patur cilësitë e një shkrimtari të vërtetë, të japë vetëm disa momente nga përmbajtja e çdo libri, por ruajti numrin dhe radhën e tyre. Megjithë boshllëqet e mëdha, Justini ka lënë mundësinë të njihemi me kompozicionin e veprës së Trogut dhe konceptin historik të tij. Vepra e Justinit ka rëndësi të posaçme për historinë e Ilirisë, veçanërisht për marrëdhëniet dhe luftërat e ilirëve të jugut me maqedonasit.

Eutropi

Eutropi lindi në fillim të shek. IV dhe vdiq mbas vitit 370 të e. sonë. Ai është ndër të paktët historianë të kohës, që nuk u pajtua me krishterimin dhe mbeti pagan gjithë jetën e tij. Nga veprat e Eutropit kemi trashëguar vetëm një histori të shkurtër të Romës që njihet me emrin "Breviarium ab urbe condita" (Histori e shkurtër që nga themelimi i Romës). Kjo histori përfshin kohën që nga themelimi i Romës e deri në vdekjen e perandorit Jovian (viti 364). Ajo që shquan këtë vepër, në të cilën trajtohen vetëm ngjarjet më të rëndësishme historike të shtetit romak, është gjuha e qartë dhe e kuptueshme. Më vonë kjo vepër, e cila për një kohë të gjatë shërbeu si manual i historisë romake, u përkthye edhe greqisht. Mbi historinë e Eutropit mbështeten kryesisht të gjithë historianët e mëvonshëm të kohës antike si Pal Orosi, Aurel Viktori, etj.

Në veprën e Eutropit gjejmë të dhëna të rëndësishme edhe mbi historinë e Ilirikut në periudhën që nga fundi i shek. III e deri në gjysmën e parë të shek. IV. Të dhënat e tij mbështeten në një histori perandorake të zhdukur ose në një kronikë të kohës së Konstantinit. Disa nga ngjarjet e përshkruara i ka jetuar edhe vetë autori.

Aurel Viktori

Aurel Viktori, me prejardhje fshatare, lindi në Afrikë aty nga fillimi i shek. IV të e. sonë. Në vitin 361 ai u emërua sundimtar i provincës së Panonisë së Ulët, ndërsa në kohën e perandorit Teodos I u bë prefekt i Romës. Pak kohë mbas këtij emërimi ai ngjan të ketë vdekur.

Vepra e tij "Liber de Caesaribus" (Libër mbi perandorët), fillon aty ku mbaron historia e Tit Livit dhe përshkruan ngjarjet që nga Augusti deri tek Konstanti II (viti 360). Në këtë vepër midis të tjerash gjejmë edhe disa të dhëna të rëndësishme për historinë e Ilirisë në periudhën perandorake. Për kohën para tij, Aurel Viktori mbështetet kryesisht tek Eutropi, të cilin shpesh herë e kopjon fjalë për fjalë.

Aurel Viktori konsiderohet gjithashtu edhe si autor i dy veprave të tjera "Liber de viris illustribus urbis Romae" (Libër mbi njerëzit e shquar të qytetit të Romës) dhe "Origo gentis Romanae" (Prejardhja e popullit romak). Nga një autor i panjohur kemi një përmbledhje të librit të tij mbi perandorët, shkurtim ky që mban titullin "Epitome de Caesaribus". Në të përfshihen edhe disa materiale të reja, që trajtojnë periudhën mbas vitit 360 e deri në kohën e Teodosit I (379-395).

Amian Marcelini

Amian Marcelini lindi ndërmjet viteve 332 e 335 të e. sonë në Antiohi të Sirisë. Ishte me prejardhje greke, por i pëlqente të hiqej si romak dhe të shkruante në gjuhën latine. Shërbeu në ushtri në kohën e Konstantit II. Më vonë në vitin 360 u tërhoq në jetën private. Në vitin 378 vendoset përfundimisht në Romë, ku i vuri vetes për detyrë të shkruajë historinë e Romës aty ku e kishte ndërprerë Taciti. Kjo vepër e njohur me titullin "Res Gestae" (Historia) është një nga më të mirat e më të përpiktat e historiografisë romake. Përbëhej nga 31 libra dhe trajtonte kohën nga perandori Nerva (viti 96 i e sonë) e deri tek Valensi (viti 378 i e. son). Nga kjo vepër na janë ruajtur vetëm librat 14-31, ku autori flet mbi historinë e kohës së tij që nga viti 353 deri në vitin 378.

Amiani ishte pagan, ai kishte një simpati të madhe për Julianin, megjithëkëtë gjykimi që jep mbi të është më se objektiv; ai nuk i kalon në heshtje gabimet e tij. Historia e Amianit i përshtatet shijes së kohës dhe ka paraqitje retorike, por shpesh herë ai del nga tema duke u hedhur në tregimet me brendi gjeografike.

Vepra e Amianit i lë shumë pas të gjitha burimet e tjera historike të kohës qoftë përsa i përket vlerës së saj historike, qoftë dhe paanshmërisë. Kjo vepër ka një rëndësi burimore të dorës së parë edhe për historinë e Ilirikut në shek. IV. Në të jepen të dhëna me karakter historik, gjeografik dhe etnografik; përmenden qytete, kështjella dhe rrugë, flitet për masat që mori Roma për mbrojtjen e pellgut të Danubit dhe brendisë së vendit; jepen gjithashtu të dhëna nga jeta ekonomike, shoqërore dhe administrative, etj.

Ambrozi

Ambrozi është një ndër shkrimtarët e njohur kishtarë të shek. IV të e. sonë. Lindi rreth vitit 340 në Trier të Gjermanisë në një familje të pasur dhe mori arsim në Romë. Gjatë shërbimit si peshkop (qysh nga viti 374) ai bëri një luftë të pamëshirshme kundër arianizmit dhe ishte përkrahës i flaktë i pavarësisë së kishës nga pushteti laik.

Në shkrimet e tij të shumta e të ndryshme ai merr për model oratorin e madh latin Ciceronin. Disa nga veprat e tij, kryesisht "De oficiis ministrorum" (Mbi detyrat e nëpunësve), "De fide ad Gratianum Augustum" (Mbi besimin tek perandori gratian) dhe "Epistolae" (Letrat), kanë rëndësi për ne mbasi hedhin një vështim mbi gjendjen e Ilirisë dhe të provincave të tjera ballkanike në periudhën e dyndjeve të gotëve (376-382).

Ruf Festi

Ruf Festi, i quajtur edhe Sekst Rufi, është historian i kohës së perandorit Valens (364-378). Me sa duket gjatë sundimit të tij ai mbante ofiqe me rëndësi në pushtetin perandorak, Prej tij kemi një histori të shkurtuar: "Breviarium rerum gestarum populi Romani" (Histori e shkurtër e popullit romak), që zë në gojë ngjarjet më në shenjë të historisë së Romës. Për ngjarjet paraperandorake Festi mbështetet mbi epitomet e Livit dhe Florin, kurse për periudhën tjetër, duke përfshirë edhe kohën e Diekletianit, ai shfrytëzoi të njëjtat burime si dhe Eutropi.

E re për ne tek Festi është sidomos emërtimi i 18 krahinave që përbënin Ilirikun në gjysmën e dytë të shek. IV të e. sonë.

Klaudiani

Klaudiani, poet romak, lindi në dhjetëvjeçarët e fundit të shek. IV të e. sonë në Aleksandri të Egjiptit dhe vdiq në moshë të re rreth vitit 405 në Romë. Në vitin 395 e gjejmë në rrethet e oborrit. Tek Klaudiani kemi përfaqësuesin e fundit, njëkohësisht më të rëndësishëm të poezisë antike të vonë. Veprat e tij të shkruara greqisht e latinisht mbajnë vulën e epokës, në të cilën u krijuan dhe nuk kanë prandaj ndonjë përmbajtje të thellë ideologjike. Në vargjet e tij artistike ai përshkruan para së gjithash natyrën dhe i thur lëvdata retorike të kaluarës së perandorisë romake. Si poet i oborrit ai u ngrit në rangun e patricit dhe u nderua me një shtatore që u vendos në forum.

Klaudiani i ndikuar nga shkolla aleksandrine, shkroi një numër të madh idilesh, epigramesh e poemash me përmbajtje mitologjike. Poezitë e tij me tematikë historike, përmbajnë një material të pasur historik dhe japin me saktësi dhe besnikëri të madhe të gjitha ngjarjet e kohës. Disa nga poemat e tij formojnë një burim të rëndësishëm për historinë e Ilirëve në vitet 395-404 dhe veçanërisht për pasojat e dyndjeve të fiseve barbare në Iliri.

Orosi

Paul Orosi ishte nga qyteti Tarrakona i Spanjës, ku ai lindi aty nga fundi i shek. IV të e. sonë. Ai mori këtu një arsim fetar dhe u bë prift. Si i tillë u shqua në luftën kundër heretikëve, sidomos sektit të priscilianistëve, që e kishte qendrën në Spanjë.

Orosi është autor i një vepre historike prej shtatë librash, që mban titullin "Adversus paganos" (Kundër paganëve). Kjo histori, që përshkruan ngjarjet deri në vitin 417, në të cilën përfundoi vepra, i është kushtuar të mirënjohurit mbrojtës të krishterimit Augustinit, dhe kishte për qëllim të çfuqizonte thëniet e paganëve se të gjitha të këqiat, që kishin pllakosur njerëzimin në atë kohë, sidomos sulmet e barbarëve dhe plaçkitjet e rrënimet e tyre, vinin nga mohimi që i bëhej perëndive të vjetra.

Në veprën e Orosit, që është një burim origjinal për ngjarjet e dhjetë vjetëve të fundit të shek. IV dhe vitet e para të shek. V, jepen të dhëna të vlefshme për dyndjet barbare në Ballkan në përgjithësi dhe Ilirik në veçanti.

Për periudhën para tij Orosi është mbështetur në kronikat e Eusebit, Eutropit, Aurel Viktorit, etj.

Sozomeni

Sozomeni, historian kishtar, lindi aty nga fundi i shek. IV në një fshat të qytetit Gaza të Palestinës. Ai u vendos pastaj në Konstantinopol, ku ushtroi profesionin e avokatit. Këtu shkroi historinë e kishës (Historia Ecclesiastica), pjesa e parë e së cilës ka humbur. Vazhdimi i saj përfshin periudhën nga viti 324 deri në 439. Por vepra e tij nuk na është ruajtur e plotë; fillimi, që trajtonte periudhën para vitit 324, dhe fundi, që bënte fjalë për ngjarjet 415-439, kanë humbur.

Si burim për historinë e tij, Sozomenit i shërbeu historiani bashkëkohës Sokrati, i cili në kohën e Theodosit II shkroi historinë e kishës nga viti 306-339.

Historisë së Sozomenit i mungon përpunimi kritik i lëndës së paraqitur. Veç kësaj ajo është spërkatur me anekdota e legjenda, kështu që vlera e saj si burim është shumë e pakët.

Për gjendjen fetare dhe politike të Ilirikut, Sozomeni flet shumë pak dhe vetëm shkarazi në kuadrin e hist