Kërëmi (Krimea)
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Kërëmi (Krimea)

Nëpërmjet intrigave dhe korrupsionit, rusët arritën të vendosnin personin e tyre, Shahin Gërajin (1777-1782), si Han të Krimesë së pavarur, edhe pse Devleti Osman, që ishte i dobët, ishte në favor të vendosjes së vëllait të tij, Selim Gërajit. Por, rusët u angazhuan në propagandë kundër Shahin Gërajit, që shkaktoi edhe vendosjen e tij në postin e Hanit. Populli i Krimesë nuk e pëlqente eurocentrikun Shahin Gëraj, i cili pinte verë në publik dhe hante vaktet e tij mbi tavolinë si evropianët. Në këtë mënyrë, ata u revoltuan kundër tij dhe në vitin 1782 e zëvendësuan atë me Bahadër Gërajin. Në atë kohë, situata politike në Evropë ishte në favor të Rusisë. Ndërkohë që, Britania ishte e angazhuar tërësisht për të shtypur Revolucionin amerikan, Franca ia zgjati dorën miqësore Rusisë. Për më tepër, Franc Jozefi, sovrani i Austrisë, që mendohet të mos ketë qenë shumë i mençur, besoi me naivitet premtimin mashtrues të sovranes ruse, Katerina II (1782-1796), sipas të cilit do ti jepte atij disa territore osmane, dhe, për pasojë, nënshkroi një traktat me rusët. Por, në vitin 1197/1783, Katerina II dërgoi në Krime Mareshalin Potemkin në krye të një ushtrie të madhe dhe i grumbulloi të gjithë fisnikët e Krimesë në fushën Aksu, ku i detyroi ata të betoheshin për besnikëri ndaj Shahin Gërajit. Rezultati ishte sovraniteti de fakto i Rusisë mbi Krimenë dhe Tamanin. I zemëruar nga kjo dredhi, Shahin Gëraji u strehua për pak muaj tek osmanët, të cilët e dërguan atë në ishullin e Rodosit për ta ekzekutuar për tradhtinë e tij. Megjithatë, Devleti Osman njohu nëpërmjet Traktatit të Zishtovit të vitit 1207/1792 sundimin rus mbi Krimenë dhe Tamanin.

info@balkancultureheritage.com