Kështjella e Shkodrës
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Kështjella e Shkodrës

Kalaja e Shkodrës, e njohur me emrin e saj bizantin Rozafat, përmban pjesë që i kanë gjurmët në kohën ilire. Ajo është rindërtuar, restaurar dhe përmirësuar gjatë shekullit XIX. Kalaja zë një zonë të madhe në majën e një kodre me pamje nga qyteti dhe lumi Buna. Forma trekëndore e pllajës së rrëpirë mbi të cilën është ndërtuar kështjella, ka diktuar vendin ku duhet të jetë hyrja e vetme, në pjesën verilindore përballë qytetit të vjetër. Kjo ishte ana e pazarit të mëparshëm të Shkodrës të shekujve XVIII dhe XIX. Këtu, ultësirat ngrihen në një kreshtë të vogël, e cila është e lidhur me kodrën e kështjellës nga një qafe, nga ku një rragë e rrëpirë të çon lart për në portën e kështjellës.

Pllaja ka tre nivele kryesore; kështu, pjesa e brendshme e kështjellës është e ndarë në tri pjesë me anë të mureve të veçanta, tani në pjesën më të madhe nën rrënoja. Muri kryesor i kështjellës është skaji i pllajës. Gjithashtu, edhe ky mur është shumë i shkatërruar. Brenda kështjellës së mesme, më e madhja e tri pjesëve, ndodhen rrënojat e një kishe, katedralja veneciane e mëparshme e Shën. Stefanit. Kjo ishte ndërtesa që pas pushtimit osman u shndërrua në xhaminë e Fatih Sulltan Mehmedit. Baza dhe një pjesë e trupit të minares që iu pat shtuar kishës është ruajtur pjesërisht. Kisha-xhami u ndryshua shumë në periudhën e vonë osmane dhe nuk shfaq ndonjë tipar të veçantë.

Kështjella mbaron në anën perëndimore me një mur-barrierë të madhe që dominon lumin dhe rrugën në jug. Rrënojat dhe pjesët të shkëputura të mureve të disa ndërtesave, kazermave, magazinave të barutit etj, të shekullit XIX ndodhen të shpëmdara brenda kështjellës. E gjithë pjesa e brendshme e kështjellës është shkatërruar në vitin 1874 gjatë një shpërthimi të madh baruti. Rreth vitit 1900 funksioni ushtarak i kështjellës u mor nga mali i Taraboshit përtej lumit, i cili ndodhet disa qindra metra mbi kalanë dhe e bëri atë të padobishme në kohën e përmirësimit të artilerisë. Nga Mali Tarabosh u krye mbrojtja heroike osmane e vitit 1912 kundër ushtrisë malazeze.

Një pjesë e madhe e mureve të kështjellës së Rozafatit duket se daton në periudhën veneciane, duke përfshirë pjesët e vjetra dhe të rregulluara nga osmanët në kohëra të ndryshme. Këto mure janë shumë të shkatërruar për të qenë në gjendje për të thënë diçka me siguri, megjithatë, sipas mendimit tim, porta dopio daton në çerekun e fundit të shekullit XVIII. Nga afer, kjo portë u ngjan portave të tjera osmane të shekullit XVIII, sikurse Porta e Stambollit në Beograd dhe porta me të njëjtin emër në kështjellën e Nishit. Porta e jashtme e Shkodrës ka një korridor qendror të mbuluar rreth 20m të gjatë dhe 3m të gjerë, i cili është i rrethuar nga të dyja anët nga depo të thella dhe të gjera dhe të vendosura tërthorazi në formë boti. Ato kanë një thellësi nga 3-7 metra. Përveç kësaj planimetrie karakteristike osmane, ka edhe elemente të tjerë që dëshmojnë për datimin e portës dopio: këto janë kamare dekorative mbi secilin hark qendror të portave. Ai në portën e jashtme ka një hark të shtrirë të zbukuruar nga një motiv tulipani, që mbi portat e brendshme, më i përpunuar, ka një fushë qendrore me një pllakë guri, në të cilën është e skalitur një buqetë tulipanësh në atë mënyrë që na kujton veprat e stilit Lale Devrit. Harku është i zbukuruar nga një rozetë dhe një tjetër motiv tulipani. E gjitha i përket padyshim shekullit XVIII. Këtë pjesë më të rëndësishme të kështjellës së Shkodrës duhet t’ua atribuojmë vezirëve të dinastisë së Bushatlinjve. Historia e artit shqiptar deri tani i ka konsideruar këto si vepra veneciane. Megjithatë, planimetria e dy portave është shumë osmane dhe tulipanët nuk njiheshin në Europë deri kur Busbeku i solli ato nga Stambolli, në mesin e shekullit XVI. Harku dekorativ mbi portën e dytë mund t’i ketë mashtruar studiuesit shqiptarë, sepse ai ka disa ngjashmëri me skalitjet dalmaciane dhe gotike, të cilat mbetën në Shqipëri deri vonë.

info@balkancultureheritage.com