Kështjella e hershme osmane
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Kështjella e hershme osmane

Kështjella e Prezës është një pesëkëndësh i çrregullt, me përmasa 80 me 50m. Forma e saj diktohet në një masë të madhe nga forma e majës së kodrës. Ajo çfarë shohim ne është një mbyllje muresh, nga 1.30 në 1.40m trashësi, e përforcuar nga katër kulla rrethore në katër anët dhe nga një portë e madhe. Muret janë majtur deri në një lartësi 6.40m. Materiali ndërtues është i përbërë nga blloqe të vogla të punuara mirë, të fiksuar me një suva të fortë dhe të trashë, që mbulon pjesërisht sipërfaqen e ulët të mureve. Në disa vende, ajo është e zbukumar me tullë. Dobësia e murit na tregon se kështjella nuk ishte caktuar të përballonte rrethimet e gjata me mekanizma rrethues apo artileri, por funksioni i saj ishte që të frenonte bandat e vogla të armatosura.

Tiparet më karakteristike arkitekturore të kështjellës shihen tek kullat dhe tek porta. Kullat kishin nga dy kate secila, të ndarë nga dysheme prej druri. Kati i dytë ishte i arritshëm me anën e shkallëve të brendshme. Dikur kullat ishin të kurorëzuara me ballkone, në majën e të cilave ndodhej një udhëkalim. Këto ballkone ishin prej guri. Në kulla ishte e mundur hyrja me anë të portave nga oborri i madh i brendshëm i kështjellës. Porta e kullës në të majtë të hyijes së kështjellës (kullës jugore) është e mbuluar nga një hark tipik osman me katër elemente (qendra) me tulla të holla, të punuara mirë. Zona e harkuar midis harkut dhe qemerit është e mbushur me një brez zig-zag prej tulle dekorative, ashtu siç shihet në shumë vepra osmane të shekullit XV. E njëjta kullë ka një dritare rozetë të madhe apo një “sy bualli” nga jashtë, të realizuar me punë tulle përsëri sipas stilit osman.

Në studimin e tij të vitit 1974, Papajani nuk i dalloi ose nuk deshi t’i dallonte këto elemente si osmane, edhe pse harqet e llojit të gjetur në kullën jugore janë ekskluzivisht të arkitekturës osmane. Dritaija rozetë mund të gjendet gjithashtu edhe në veprat e vona bizantine.

Tipari më karakteristik osman në kështjellë është forma e portës dhe më shumë fasada e saj. Këtu ne mund të dallojmë dy faza ndërtimi. Faza e parë, ajo e kështjellës origjinale, del gjysmë metri nga sipërfaqja e mureve. Fasada është e modeluar nga një zopë drejtkëndore, e cila ulet pak dhe pastaj më shumë në vendin ku takohet me portën, që është e mbuluar nga një hark i shtrirë. Mbi këtë hark të shtrirë ndodhet një hark tjetër dekorativ prej tulle, ku paraqitet forma tipike me katër qendra harqe osmane, por me ndryshimin se anët e sipërme janë më të gjata se zakonisht. Kështu, ai i afrohet shumë të ashtuquajturit “hark persian”, formës së dobët, por zbukuruese të harkut që përdorej ndonjëherë nga osmanët. Kyçi kryesor i harkut është i përbërë nga disa shtresa prej tulle të prerë. Kjo teknikë e formimit të harqeve të ndërtuara me tulla është tipike persiane dhe gjendet vetëm në vendet që kishin kontakte të afërta artistike me franin, si në Selxhuk dhe në Azinë e vogël osmane. Nga aty, ky element u soll në Ballkan, nga muratorët e përgatitur osmanë. Në fran ky element përdoret akoma edhe sot. Në traditën europiane të ndërtimit guri duhet të jetë i madh dhe i fortë, jo i thyeshëm dhe i ndarë në disa pjesë tullash të prera. Mbi harqet osmane me katër qendra, shpesh gjejmë një kyç të prerë nga një copë guri. Ritmi i punës me tullë është thyer, por ndërtimi ishte më solid dhe i sigurt sesa harku i dobët persian. Një dobësi e tillë ishte kundër ndjenjës së ngulitur osmane për një punë solide dhe të qëndrueshme.

Papajani ka menduar se kështjella mund të datojë nga fillimi i shekullit XV dhe se është ndërtuar nga feudalët shqiptarë të familjes Topia. Kjo ka të bëjë më tepër me patriotizmin sesa me historinë arkitekturore.

Nuk mund t’i imagjinoj forma të tilla orientale dhe osmane të punuara nga muratorët e Shqipërisë së mesjetës së vonë. Teknikat e ndërtimit të kishave të vona bizantine ishin mjaft të zhvilluara dhe fjalori arkitekturor ishte mjaft i pasur për ndërtimin e çdo ndërtese të dëshiruar. A mund të mendojmë muratorë osmanë në shërbim të ndonjë feudali të pavarur shqiptar, në tokën e të cilit kishte mjeshtër të zotë, siç mund të gjykohet nga cilësia e veprave të vona bizantine? Për më tepër, Papajani nuk e ka përdorur informacionin e dhënë nga regjistrimi i përgjithshëm osman i vitit 1431, i cili e përmend Prezën si një fshat, por nuk thotë gjë për kështjellën. Ai thjesht thotë se Barleti ishte i pari që ka përmendur Prezën.

Konteksti historik më bën ta vendos ndërtimin e kështjellës në vitet e fimdit të Muradit II ose në dekadën e parë të sundimit të Fatihut, pra midis viteve 1431 dhe 1466. Ndoshta, ajo është ndërtuar me urdhër të Muradit II, pas rrethimit të tij të pasuksesshëm të Krujës në vitin 1450 apo nga komandanti osman i zonës në vitet ’50 të shekullit XV, për ta mbajtur Skënderbeun larg fushës së Tiranës dhe për ta rrethuar në të. Skënderbeu mund të ketë qenë përgjegjës për shkatërrimin e kështjellës, menjëherë pasi ajo u ndërtua. Të dyja luftimet i kanë shpëtuar vëmendjes së Barletit, sepse ishte larg nga vendi ku ai shkroi dhe përpara kohës për të cilën ai ishte më shumë i interesuar. Kronikanët osmanë e kanë lënë pa përmendur ndërtimin dhe shkatërrimin e kësaj kështjelle pa përmendur, për aq sa e vëmë re, sepse një fakt i tillë i shtonte pak lavdi historisë së tyre, ose sepse kjo ngjarje u la në hije nga një ndërtim më i madh, ai i qytetit të ri të Elbasanit në vitin 1466, që është i mirëdokumentuar.

Osmanët e restauruan kështjellën midis viteve 1528 dhe 1547, ashtu siç rezulton nga dukumentet e diskutuara këtu. Ky rindërtim ndoshta duhet lidhur me masat që morën osmanët për të qetësuar fushën e madhe qendrore të Shqipërisë. Duke vënë nën kontroll malësorët gjysmënomadë të pashtruar.

Në “Regjistrat e korrespondencës së rëndësishme” (Muhimme Defterleri) në Bajjbakanlyk Arjhvi në Stamboll, që fillojnë në vitin 1553, ne hasim shënime që përshkruajnë mësymje fisnore në Shqipërinë Qendrore. Ndërtimi i kështjellës së Peqinit u mor përsipër në rrethana të ngjashme me atë të Ishmit, më tej në veri në vitin 1572-1574, apo punët meremetuese në kështjellat e Ndroqit dhe Petrelës, të gjitha në afersi të Prezës.

Gjatë riparimeve të viteve 1528-1547, puna u kufizua në mbylljen e të çarave në mure dhe në forcimin e të vetmes portë të kështjellës. Kjo u bë nga ndërtimi i një porte katrore të jashtme, përballë të vjetrës. Ndërkohë, hyija aktuale u kthye në këndin e djathtë. Pas portës së vjetër u shtuan dy dhoma. Sipër kësaj hapësire të madhe u bënë banesat e gamizonit, por më pas u zëvendësuan nga një xhami relativisht e madhe (10 me 4.20m), trupi i minares të së cilës mund të shihet akoma edhe sot. Kjo duhet të jetë xhamia e përmendur në dokumentin e vitit 1547. Hyija në të mundësohej nga shkallë të jashtme. Një shembull më i vjetër i një xhamie të tillë në hyrjen kryesore të një kështjelle, është ajo e Elbasanit, në kulmin e portës kryesore jugore.

Shtesa e fimdit që i është bërë kështjellës ka qenë Kulla e Sahatit, e cila është restauruar kohët e fimdit. Në këtë kullë ndodhet një mbishkrim osman i vitit 1275 H (1858/59), siç u përmend më sipër, dhe një tjetër që raportohet të jetë arabisht dhe që ka një përmbajtje fetare. Studimi në hollësi i këtyre dy mbishkrimeve do të ishte një gjë interesante, por një gjë e tillë ishte e pamundur për mua. Publikimi i tyre mbetet detyrë e së ardhmes.

info@balkancultureheritage.com