Kanuni Sulltan Sylejmani (i Madhërishëm) 1520-1566
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Kanuni Sulltan Sylejmani (i Madhërishëm) 1520-1566

Hapja e Beogradit ndaj Islamit Hapja e Rodosit ndaj Islamit 928/1522 Beteja e Mohaçit në vitin 932/1526 Rrethimi i parë i Vjenës 935/1529 Fushata e tretë në Hungari 938/1532 Fushata e katërt në Hungari 948/1541 Fushata e pestë në Hungari 950/1543 Fushata për pushtimin e Bagdadit Fushata në Iran Veprimtaritë e flotës detare Veprimtaria osmane në Oqeanin Indian Xhihadi ndaj Sigetvarit

Shehzade Sylejmani u thirr nga Manisa në Stamboll për t'u bërë sulltan osman. Por, guvernatori i Biladu'sh-Shamit (Sirisë), Xhanberdi Gazali, përfitoi nga ky transferim pushteti, për të rigjallëruar Devletin Memluk. Ai u vetëshpall sundimtar me titullin Melik Eshref (mbreti më i nderuar), mbajti hutben në emrin e tij. dhe fabrikoi monedhën sikke. Ai iu dërgoi Shah Ismailit dhe guvernatorit të Egjiptit, Hajri Beut, lajmëtarët e tij për t iu kërkuar atyre bashkëpunim. Hajri Beu mendonte se kjo ishte e pamundur, edhe pse në të njëjtën kohë, e ndjeu se provokimi armiqësisë me Xhanberdi Gazaliun nuk do të ishte në interes të tij, ndaj i ktheu përgjigje se do ti bashkohej në rebelim, nëse Xhanberdi Gazaliu do ta rrethonte Alepon. Dhe Xhanberdi Gazaliu e rrethoi Halebin (Alepon) me 20.000 luftëtarë, por ai u përball me një qëndresë shumë të fortë. Ndërkohë, Shehsuvarogllu (Çehsuvaroglu) Ali Beu mbërriti në Alepo dhe i shkaktoi humbje Xhanberdi Gazaliut dhe veziri i tretë, Ferhad Pasha mbërriti me një ushtri kalorësish nga disa sanxhakë dhe me disa jeniçerë nga Anadolli, dhe koka e Xhanberdi Gazaliut u dërgua në Stambdll. Shtypja e revoltës së Xhanberdi Gazaliut brenda një kohe të shkurtër, prishi planet e Shah Ismailit. Me të dëgjuar që Xhanberdi Gazaliu ishte mundur, ai la kryeqytetin e Tebrizit dhe shkoi në provincën e Kazvinit, me pretekstin se do të kalonte verën atje.

Hapja e Beogradit ndaj Islamit

"Marrja e rajonit të Ballkanit hapi rrugën e një lufte botërore dyshekullore kundër fuqive evropiane." Lumi Danub ishte kufiri midis Devletit Osman dhe botës së krishterë. Pjesa veriore e kufirit i përkiste Evropës së krishterë, ndërsa pjesa jugore muslimanëve. Kështjella e Beogradit, duke qenë se kishte një pozitë të rëndësishme strategjike, e pozicionuar në bregun jugor të Danubit, paraqiste një nevojë të domosdoshme për aneksim. Osmanët e kishin rrethuar dy herë këtë kështjellë, por nuk kishin arritur ta mermin. Kanuni Sulltan Sylejmani marshoi për në Beograd, që në atë kohë ishte nëh zotërimin e Hungarisë, pasi ai qytet ishte me rëndësi tepër strategjike për osmanët. Përreth 50 anije transportuan fumizime duke lundruar nëpër Danub. Beogradi u rrethua për një muaj, derisa u hap ndaj Islamit në vitin 927/1521.107 Banorëve të Beogradit iu dha liri e plotë të qëndronin në këtë vend dhe në çdo pjesë tjetër të territorit osman duke paguar xhizje.

Hapja e Rodosit ndaj Islamit 928/1522

Ishulli i Rodosit, i pozicionuar gjatë rrugës detare Stamboll-Egjipt, kishte qenë një burim i vazhdueshëm shqetësimi për muslimanët. Biladu'sh-Shami (Siria) ishte një vend osman, gjithashtu, dhe për këtë arsye, ky ishull ishte kthyer në pikën më të lartë të vlimit mes territoreve osmane. Për më tepër, të krishterët që tt vetëquajtën "Kalorës të Shën Xhonit", i ndihmuan nga kjo bazë e tyre memlukët kundër osmanëve, gjatë betejës së Rajdanijjes. Këta "kalorës" ishin tepër të angazhuar në veprimtari grabitjeje dhe piraterie ndaj tregtarëve dhe pelegrinëve muslimanë. Me pak fjalë, ishulli i Rodosit ishte vend i krishterë, me territorin e tij të gjerë dhe me fortesa dhe kështjella të fortifikuara mirë. Për këtë arsye, hapja e këtij vendi ndaj Islamit u kthye në një nevojë jetike për osmanët, për t'iu dhënë fund edhe veprimeve sulmuese të atyre piratëve.

Kanuni Sulltan Sylejmani kishte një flotë detare shumë të fuqishme, që ishte ndërtuar nga babai i tij, Javuz Sulltan Selimi; dhe Donanma-jë Hymajun shumë shpejt e bllokoi ishullin. Sulltan Sylejmani i Madhërishëm, u largua nga Marmarisi në pjesën e Anadollit dhe iu drejtua ishullit. Shumë luftëtarë erdhën nga Evropa në ishull për të marrë pjesë në mbrojtjen e ishullit Rodos. Kështjella ishte kaq e fortifikuar, sa që osmanëve iu deshën 6 muaj për të arritur të hapnin ndaj Islamit. "Kalorësit" e dorëzuan ishullin me këto kushte:

Të krishterët që do të qëndronin në ishull, do të gëzonin liri të plotë të ritualeve të tyre fetare.

Asnjë nga banorët e krishterë të ishullit, nuk do të merrej si devshirme (që të rritej si musliman dhe të kthehej në jeniçer).

Banorët e ishullit nuk do të paguanin taksa për pesë vjet.

Kushdo që dëshironte, ishte i lirë të largohej nga ishulli për tre vjet.

"Kalorësit" do të transportoheshin me anijet e osmanëve deri në portin e Kandijes në ishullin e Kretës.

Mënyra se si Urdhri i Kalorësve të Shën Xhonit e dorëzoi ishuliin, tregon besimin që ata kishin tek osmanët, pasi Devleti Osman ishte i besueshëm, i mbante premtimet e dhëna dhe për këtë arsye kalorësit nuk kishin asnjë dyshim apo shqetësim, për sa i përket sigurisë së tyre pas dorëzimit.

Ata luftëtarë të krishterë, që u transportuan drejt Kretës sipas kushteve për dorëzimin e ishullit, më pas shkuan në ishullin e Maltës, e kthyen atë në një bazë të fortifikuar dhe vazhduan luftën e tyre ktmdër turqve dhe Islamit.

Në këtë dyluftim, artileria osmane dha prova të superiori-tetit të saj mbi artilerinë evropiane. Osmanët, gjithashtu, kontrollonin dhe kështjellat e Istankojit (Istankoyu) dhe Bodrumit. Pra, asnjë pirat evropian nuk kishte mbetur në tokën e Anadollit. Kurdogllu (Kurdoglu) Muslihiddin Reisi u emërua Sanxhakbej i Rodosit në vitin 928/1522. Ndërkohë, sulltani osman dërgoi Selman Reisin në Jemen dhe Arden për të vendosur ligjin atje.

Në këtë mënyrë siguria ishte garantuar në pjesën lindore të Mesdheut, por pas pak kohësh, kryengritjet e filluara në Egjipt do të bënin që përkohësisht sulltani osman të mos e përqendronte vëmendjen e tij në Evropë. Hajri Beu i mbeti besnik Devletit Osman, kur Xhanberdi Gazaliu u rebelua. Pas vdekjes së Hajri Beut në vitin 828/1522, në vendin e tij u caktua Veziri Ahmed Pashai, por ai ishte i zhgënjyer, për arsye se nuk i kishin dhënë titullin e sadrazamit. Kështu që, memlukët gjetën tek ai udhëheqësin për rebelim. Ahmed Pashai caktoi njerëzit e tij të besuar në vendet më të rëndësishme të administratës së Egjiptit dhe u vetëshpall Sulltan i Egjiptit në Reblul-evvel 930/janar 1524, ndërkohë fabrikoi monedhën sikke dhe u mbajt hutbeja në emër të tij, meqenëse ai u shpall udhëheqës shteti. Por, jepiçerët në kështjellën e Kajros, nuk e mbështetën dhe e kundërshtuan, ndërsa arroganca e Ahmed Pashait ktheu shumë njerëz kundër tij. Si përfundim, ai u vra një vit më pas, përpara se të ndërmerrej ndonjë veprim zyrtar kundër tij.

Sylejmani i Madhërishëm dërgoi, Ibrahim Pashanë në Egjipt për të vendosur rregullin atje. Ibrahim Pasha i shtypi kryengritësit, vrau disa nga memlukët dhe emëroi disa të tjerë në disa poste në vende të largëta. Ai liroi njerëz që nuk kishin pasur mundësi të, paguanin borxhet e tyre dhe që ishin burgosur për këtë arsye, duke i paguar ato nga Thesari i Devletit, rivendosi drejtësinë dhe u përpoq të fitonte njerëz në përkrahje të Devletit Osman. Ai riparoi kanalet vaditëse, uli taksat, the-meloi vakëfe. Ai themeloi urdhrin salijane në të gjithë Egjiptin, në mënyrë që të parandalonte çdo rebelim tjetër të mtmdshëm. Çdo vit, të ardhurat do të ndaheshin; një pjesë do të dërgohej në el-Haramejn esh-Sherifejn (Mekë dhe Medinë); një sasi e caktuar do të dërgohej në Stamboll dhe pjesa që mbetej do të shpenzohej për Egjiptin. Bejlerbeu kontrollohej nga defterdari, muftiu dhe nga subashi. Të gjitha llojet e taksave në Egjipt do të mblidheshin nga nëpunësit zyrtarë të taksave. Në Egjipt nuk praktikohej sistemi timar. Ushtarakët në këtë vend i mermin rrogat e tyre nga thesari dhe egjiptianët që hynin nën shërbimin e Devletit, punësoheshin në pjesë të tjera të territorit osman.

Beteja e Mohaçit në vitin 932/1526

Për botën e krishterë, kurora e Shën Stefanit ishte simboli i superioritetit. Ajo ruhej nga Mbreti Lajosh, që në Evropë kishte marrë edhe titullin mbret mbi mbretërit. Por edhe mbreti i Francës dëshironte ta merrte atë për vete, kështu që, midis dy monarkëve të krishterë filloi lufta. Me mbështetjen e spanjollëve, hungarezët i mundën francezët, mbreti i të cilëve u detyrua të arratisej dhe të strehohej në një kështjellë të fortifikuar, nga ku ai dërgoi ambasadorin e tij te sulltani osman, për ti kërkuar atij që të tërhiqte vëmendjen e Mbretit të Hungarisë, në mënyrë që ai të arrinte të hakmerrej. Nga ana tjetër, hungarezët morën si iniciativë lidhjen e një traktati, ku do të përfshiheshin dhe polakët, si dhe vojvodët e Vllahisë dhe Bogdanit. Kjo ishte përpjekja e fundit për të përfshirë në një aleancë Vllahinë dhe Bogdanin, pasi ato ishin nën zotërimin osman. Këto zhvillime çrregulluan balancën e pushtetit dhe ndikimit në rajon.

Në këtë mënyrë, Sulltani osman Sylejmani i Madhërishëm vendosi të marshonte drejt Hungarisë, ku dërgoi Vezir-i A'zamin (Vezirin e Madh), Ibrahim Pashanë (1523-1536) në krye të një force ushtarake. Pasi vizitoi tyrbet e Ejup Sulltanit, Shejhut Ebu Vefa, Fatihut, Bajezidit dhe Javuz Selimit për të marrë uratën e tyre, Sulltan Sylejmani marshoi drejt Hungarisë së bashku me pjesën kryesore të Ordu-ju Hymajun, që ishte nën Sanxhak-ë Sherifin (Flamurin e Profetit). Ushtria hungareze, në të cilën përfshiheshin kalorës gjermanë, polakë, çekë, italianë dhe spanjollë priste në Mohaç. Ordu-ju Hymajun dhe Sulltani i Islamit kaluan lumenjtë Sava dhe Drava dhe mbërritën në Mohaç. Kalorësia e koracuar hungareze, prej 60.000 luftëtarësh, sulmoi qendrën e ushtrisë osmane (Ordu-ju Hymajuri) në Mohaç më 20 Dhilka'de 932/29 gusht 1526. Ndryshe nga praktika që kishin ndjekur në luftërat e mëparshme, me këshillë të Sanxhakbeut të Semendirës (Smederevës), Bali Beut të akënxhinjve, ushtria osmane vendosi artilerinë në qendrën e saj, në vend që ta vendoste atë në krahët anësorë. Forcat hungareze u përqendruan në qendër dhe sulmuan me 300 anijë zjarri mbi ta. Edhe Bali Beu me akënxhinjtë manovroi shpejt, duke e rrethuar ushtrinë e krishterë. Në këtë mënyrë, ushtria evropiano-krishtere pësoi disfatë dhe u shpërnda, në një betejë që zgjati vetëm dy orë. Mbreti Lajosh i Hungarisë ishte ndër viktimat e luftës dhe Buda, kryeqyteti i mbretërisë hungareze, u dorëzua pa bërë asnjë qëndresë. Devleti Osman nuk e aneksoi të gjithë Hungarinë, por mori kështjella të rëndësishme dhe strategjike. Osmanët aneksuan rajone në Bosnjë, që kishin qenë nën zotërimin e Hungarisë. Ata ishin të detyruar të luftonin në këto luftëra, për arsye se rivalët e krishterë ishin të vendosur ti kthenin ata mbrapsht, drejt Dardaneleve dhe deri në Anadoll, dhe nëse do të ishte e mundur, edhe t'i shfarosnin të gjithë. Edhe në ditët e sotme vazhdon të ekzistojë një proverb serb, që thotë: "Nga Adriatiku deri në Iran, nuk do të mbijetojë asnjë musliman." Përveç motivacionit të xhihadit, osmanët ishin të detyruar të luftonin në Evropë për të mbijetuar kundër forcave agresive të bashkuara të krishterimit.

Sylejmani i Madhërishëm, pas fitores që kishte korrur, ia kishte shprehur dhe vetë një bindje të tillë ambasadorit hungarez, nga Transilvania, i cili ndodhej në Stamboll, duke i thënë se "Bota e krishterë grumbullonte re kërcënimi mbi stërgjyshërit e mi, por nga këto re, nuk ka rënë shi. Nëse ata (bota e krishterë) nuk do ti kishin filluar këto luftëra, nuk do të kishte qenë e nevojshme të derdhej gjithë ky gjak." Nëse bota e krishterimit do të kishte parë pimën e saj, osmanët, me shumë mundësi nuk do të kishin shkuar kaq larg> por do ti kishin përqendruar fuqitë e tyre në Lindje, me vëllezërit e tyre Sunnitë në Turkestan dhe në Indi. Akënxhiu (Sulmuesi), Ali Bej, i fisit të mirënjohur të Mihalogllut, shprehu të njëjtën ndjenjë në gazavatnamen e tij, ku ai thotë:

Eger def olmaz ise bu belijje,

Ne Iznik kala, ne Konstantinijje.

Nëse nuk zmbrapset kjo sfidë,

As Nikea, as Kostandinopdja nuk do të mbesin

(në zotërimin tonë).

Rrethimi i parë i Vjenës 935/1529

Pavarësia e Hungarisë kishte marrë fund si pasojë e betejës së Mohaçit. Vdekja e Mbretit Lajosh pa lënë pas asnjë trashëgimtar për fronin, e la vendin në një kaos të plotë. Me këtë rast, dolën dy pretendentë për fronin: nacionalistët hungarezë që mbështesnin Janosh Zapoljan (v.1540), vojvodën e Transilvanisë; dhe disa fisnikë të Hungarisë, që mbështesnin Mbretin e Bohemisë dhe njëkohësisht Dukën e Austrisë, Ferdinandin, vëllain e Perandorit të Gjermanisë, Karli V, si dhe kimat i Lajoshit.

Në vitin 932/1526, Sulltan Sylejmani i Madhërishëm, caktoi Janosh Zapoljan si mbret të pjesës osmane të Hungarisë, me kusht që ai të pranonte vasalitetin e tij ndaj Devletit Osman, por Ferdinandi deklaroi se froni i Hungarisë i përkiste vetëm atij. Zapolja ishte përzgjedhur si mbret i Hungarisë me shumicë votash nga fisnikët në Kuvendin e Tokajit (16 shtator 1527), por Ferdinandi arriti ta mundte Zapoljan në Tokaj (27 shtator 1527). Në reagim kundër pushtimit të Habsburgëve, Zapolja arriti një marrëveshje me osmanët (28 shkurt 1528), sipas të cilës ai njihte sovranitetin e sulltanit, në mënyrë që të siguronte një pushtim të ri për ta nxjerrë Ferdinandin jashtë loje. Sylejmani i Madhërishëm preferoi të kishte një Hungari autonome nën drejtimin e Zapoljas, që do të vepronte si amortizator ndaj dinastisë së Habsburgëve, në vend që të angazhonte trupat ushtarake apo dhe burime të tjera, që do të ishin të, nevojshme për pushtimin dhe kontrollin e drejtpërdrejtë të vendit.

Sylejmani i Madhërishëm marshoi edhe një herë drejt Hungarisë dhe si rimori Budapestin, caktoi Janosh Zapoljan Mbret të Hungarisë në vitin 935/1529. Ordu-ju Hymajun mori kështjellën e Estergomit dhe rrethoi Vjenën. Ndërkohë, Mbreti i Francës Fransua (François) I (1515-1547), ishte sulmuar nga Karli V dhe për këtë arsye kërkoi ndihmën e sulltanit osman kundër tij. Rrethimi i Vjenës e vendosi Karlin V në një pozitë tepër të vështirë, ndërkohë që ishte një ndihmë e madhe për Fransuanë I. Megjithatë, sulltani osman, nëpërmjet rrethimit të Vjenës, kishte për qëllim ti jepte një mësim Karlit V dhe gjithë Evropës, por jo ta merrte Vjenën. Nëse ai do të kishte plani-fikuar që ta merrte atë, Sylejmani i Madhërishëm do të kishte sjellë atje artilerinë e rëndë bashkë me ushtrinë e tij dhe do të kishte marshuar drejt saj, për të arritur atje dy muaj më parë, që të arrinte ta hapte atë ndaj Islamit. Në tetor të vitit 1529, ai e ngriti rrethimin dhe u kthye në Stamboll. "Por, rrethimi i Vjenës pati një sërë rezultatesh të rëndësishme. Së pari, siguroi zotërimin e Hungarisë nga otomanët dhe një marrëdhënie të re vasaliteti me Zapoljan. Së dyti, e la Austrinë dhe pjesën veriore të Hungarisë, kaq të rrënuar, sa që Ferdinandi nuk ishte i aftë të ndërmerrte një kundërsulm të suksesshëm. Së treti, për rrjedhojë, arriti të forconte status quonë me Habsburgët, që drejtonin vendin në pjesën veriore dhe perëndimore të kufirit, ndërkohë që pjesa tjetër e vendit qëndroi nën drejtimin autonom të Hungarisë, duke shërbyer në këtë mënyrë si një amortizator midis superfuqive në veri dhe jug.

Fushata e tretë në Hungari 938/1532

Ferdinandi, vëllai i Karlit V, pretendonte se Hungaria duhet të ishte e tij dhe për këtë arsye e rrethoi sërish Budapestin. Sylejmani i Madhërishëm u vendos në një pozitë të tillë që e njohu Karlin V si "Mbret të Spanjës" dhe vëllain e tij, Ferdinandin, vetëm si "guvernator të Vjenës". Për këtë arsye, me sulmin e ndërmarrë nga Ferdinandi mbi Budapestin, ai i deklaroi luftë të drejtpërdrejtë Karlit V, nga që nuk ishte e përshtatshme për të, që ti shpallte luftë një guvernatori. Pra, ai sfidoi Gjermaninë, Austrinë dhe një nga dy superfuqitë detare të krishterimit në atë kohë, Spanjën! Sulltani osman e drejtoi Ordu-ju Hymajunin e tij drejt Hungarisë në vitin 938/Prill 1532, hyri në territorin e Hungarisë, iu drejtua pjesës veriperëndimore të saj duke marrë disa kështjella. Sulltani osman e sfidoi Karlin V në një përballje, por ai u largua i tmerruar. Karli V kishte një ushtri të përbërë nga shumë nacionalistë, por nuk guxoi të pranonte sfidën e sulltanit, pasi mendonte se nëse nuk do të fitonte, ai do të ishte në një pozitë shumë të vështirë. Sylejmani i Madhërishëm i dërgoi letra qortuese Ferdinandit dhe Karlit V duke iu referuar dështimit të tyre për  tu paraqitur. Qëllimi i të Madhërishmit në këtë fushatë ishte të mundte Karlin V dhe të shkatërronte perandorinë e tij. Sulltan Sylejmani u kthye në Stamboll në vitin 939/1532.

Ferdinandi arriti fi rezistonte Devletit Osman vetëm nëpërmjet ndihmës së vëllait të tij, Karlit V. Perandori preferoi të mbante veten të zënë në pjesën perëndimore të Evropës dhe e këshilloi të vëllain që të binte në ujdi me Devletin Osman. Për këtë arsye, Ferdinandi iu drejtua osmanëve duke iu kërkuar atyre të lidhnin një traktat paqeje. Devleti Osman e pranoi këtë kërkesë, pasi fushatat në Hungari i kishin kushtuar shumë Thesarit dhe kishin sjellë moskujdesin ndaj pjesës lindore të Anadollit. Tahmash Hani i Iranit, që kishte marrë vendin e babait, Shah Ismailit, pas vdekjes së tij në vitin 930/1524, kishte filluar të krijonte trazira në Anadollin Lindor. Për këtë arsye nëpërmjet traktatit u vendos paqja, me anë të së cilës, Janosh Zapolja u shpall mbret në disa pjesë të Hungarisë, ndërkohë që Ferdinandit iu lejua të drejtonte pjesët e tjera të këtij vendi. Ferdinandi nuk do ti sulmonte ato pjesë të Hungarisë ku Janosh Zapolja drejtonte dhe do ti paguante Thesarit Osman 30.000 monedha floriri si shumë vjetore për pjesën e Hungarisë që ai drejtonte.

Ndërkohë që Sylejmani i Madhërishëm ishte në Edrene, një komitet i dërguar nga Emiri Rashid i Basras, ku merrte pjesë dhë djali i tij, Maniu, dhe veziri Mir Muhammed, mbërriti për të dorëzuar çelsat e Basras, dhe për të deklaruar përuljen e Emirit ndaj sulltanit osman, më 26 Safer 944/24 korrik 1538. Emir Rashidi u emërua Bejlerbej i Basras dhe me këtë rast atij iu dërgua dhe një berat (dekreti i emërimit), një tug dhe një sanxhak (flamur). Pra, Basra dhe rrethinat e saj u vendosën nën mbrojtjen ndaj kërcënimit dhe rrezikut të Portugalisë.

Fushata e katërt në Hungari 948/1541

Janoshi ndërroi jetë në vitin 947/1540, duke lënë si trashëgimtar një fëmijë të mitur me emrin Ishtvan, ndaj Ferdinandi e rrethoi dhe një herë Budapestin. Sylejmani i Madhërishëm u nis sërish drejt Hungarisë në vitin 948/1541. Forcat ushtarake të Ferdinandit u përpoqën të shpëtonin duke u arratisur, por ata u rrethuan nga ushtria osmane dhe u vranë. Ishtvani u dërgua bashkë me nënën e tij në Transilvani (hung. Erdeli), që ishte qendra e babait të tij dhe ajo pjesë e Hungarisë që ishte nën drejtimin e Janoshit, u aneksua nga osmanët. Në këtë vend u shpall Bejlerbejliku i Budinit dhe Sylejman Pasha, me origjinë hungareze, u emërua si Bejlerbeu i parë i tij. Pas fitores në Mohaç, një pjesë e Hungarisë ishte aneksuar, por Budapesti i ishte lënë Janosh Zapoljas, i cili paguante haraxhin, për shkak të territorit të gjerë që zotëronte. Pra do të ishte e vështirë për ta mbajtur dhe për ta mbrojtur këtë zonë. Por, pas vdekjes së Zapoljas, Budapesti iu bashkua qendrës, pasi në atë kohë ishte e lehtë të mbrohej.

Fushata e pestë në Hungari 950/1543

Ferdinandi e provoi sërish fatin e tij dhe e rrethoi përsëri Budapestin me një forcë ushtarake prej 80.000 luftëtarësh, ndaj dhe Sulltan Sylejmani u nis prapë drejt Hungarisë në krye të Ordu-ju Hymajun në vitin 950/1543. Kur Ferdinandi u njoftua se sulltani po afrohej, ai u tërhoq dhe osmanët aneksuan disa kështjella.

Ferdinandi kërkoi paqen në vitin 954/1547 dhe u lejua të drejtonte sërish një pjesë të Hungarisë, duke i paguar shumën vjetore prej 30.000 dukatesh Thesarit Osman. Edhe Karli V, Papa, Republika e Venedikut dhe Franca iu bashkuan këtij traktati paqeje që ishte lidhur për një periudhë 5-vjeçare.

Ndërkohë që Ordu-ju Hymajun u angazhua në luftë me Iranin, Ferdinandi i shkeli kushtet e paqes dhe sulmoi Erdelin në vitin 958/1551. Kara Ahmed Pasha, veziri i dytë i Divani-i Hymajunit osman, nisi një luftë që do të zgjaste deri në vitin 970/1562 dhe gjatë të cilës ai aneksoi Timishoarën pas një rrethimi 35-ditor. Duke qenë se sulltani osman ishte i shqetësuar për Iranin heretik, ai la në Rumeli (Evropën osmane) vetëm forcat ushtarake lokale dhe një numër të vogël trupash nga Stambolli që do të përballeshin me situatën në Hungari. Në atë kohë, pas abdikimit të Karlit V, Ferdinandi u shpall Perandor i Gjermanisë (1558-1564). Një traktat 8-vjeçar paqeje u lidh, sipas të cilit Ferdinandi la të lirë Erdelin.

Fushata për pushtimin e Bagdadit

Pas vdekjes së Shah Ismailit në vitin 930/1524, djali i tij Tahmasb (sundoi në vitet 1524-1576), mori fronin e Iranit. Tahmasbi ndoqi të njëjtën politikë armiqësore si i ati, duke dërguar ambasadorët e tij për të siguruar bashkëpunimin e Karlit V dhe Ferdinandit kundër osmanëve. Në atë kohë, osmanët kishin arritur marrëveshje paqeje me Ferdinandin dhe kishin dërguar Sadrazamin Ibrahim Pasha (1523-1536) në krye të një ushtrie kundër Iranit në shtator të vitit 1535. Osmanët arritën të merrnin kështjellat e Adilxhevazit, Erxhishit, Vanit dhe Ahlatit, dhe rimorën kështjellën e Tebrizit në 941/1534. Në vitin 941/1534, Sulltan Sylejmani i Madhërishëm marshoi drejt Iranit në krye të një ushtrie tjetër osmane dhe mori Bagdadin. Ai përcaktoi vendin ku ishte varrosur Ebu Hanife Nu'man b. Thabit dhe ndërtoi një tyrbe, dhe një xhami të bukur në kujtim të këtij imami të madh. Sulltani urdhëroi, gjithashtu, edhe riparimin dhe mirëmbajtjen e tyrbes së Abdulkadir Gejlanit, Shëjhut të madh sufit dhe vizitoi varrin e Musa el-Kazimit, pasardhës i Hazret Aliut dhe njërit prej Dymbëdhjetë Imamëve dhe tyrbet e disa muslimanëve të tjerë të mëdhenj. Të gjitha këto dhe veprime të tjera, tregojnë karakterin mirëdashës dhe të favorshëm të Islamit osmano-turk. Ndërkohë, Devleti Osman mori edhe Katifin dhe Bahrejnin.

Poeti turk më i talentuar, Fuzuli e mirëpriti këtë vizitë në Bagdad duke e përshkruar me fjalinë e mëposhtme:

Sulltani i Famshëm erdhi në qytetin e Evlijave

Por, ndërkohë që, Devleti Osman ishte i angazhuar me shtypjen e trazirave të brendshme që ekzistonin në botën islame, superfuqia detare e krishterë Portugalia, u përpoq të rrethonte tokat e muslimanëve. Abbas Hamdani e përshkruan këtë situatë si më poshtë:

"Midis viteve 1517-1519, osmanët morën Egjiptin, Sirinë dhe Jemenin dhe vendosën pushtetin e tyre në Mekë. Në vitin 1534, ata morën Bagdadin dhe në vitin 1546 Basrën. Në këto kushte, ata kishin mundësi të kontrollonin Detin e Kuq dhe Gjirin Persik, duke qenë të aftë të bllokonin përparimin e, portugezëve nga Oqeani Indian drejt veriut, deri në Mekë dhe Kajro. Vëmendja jonë në këtë mënyrë tërhiqet drejt interesit të otomanëve në Afrikën e Veriut dhe në Perëndim, që në një mënyrë përbën një kundërveprim të Islamit ndaj zbulimit të Amerikës."

Nga ana tjetër, duke qenë e angazhuar në beteja me Perandorinë Austriake, Franca kërkoi të lidhte marrëveshje me Devletin Osman, në mënyrë që të shqetësonte Perandorinë e Austrisë në Lindje dhe të fitonte pakqetësi. "Një ambasador francez, Zhan (Jean) de la Foret, arriti sulltanin tek sa ai po udhëtonte nga Iraku për në Azerbajxhan në maj 1535, duke i propozuar atij një sulm të përbashkët kundër Habsburgëve.

Për pasojë, më pas u lidh një marrëveshje tregtie e quajtur Kapitulacionet (18 shkurt 1536)... Dhe shumë shpejt francezët dhe otomanët lëvizën për të zbatuar detyrimet e lidhjes mes tyre, për një sulm të përbashkët kundër Italisë: forca e parë do të sulmonte në rrugë tokësore, nga veriu; ndërsa këta të fundit do të sulmonin në rrugë detare, nga jugu. ... Në drejtimin e një ushtrie prej 300.000 luftëtarësh, Sylejmani u nis nga Stambolli drejt Shqipërisë, nga ku flota do t'i transportonte ata për në Itali. Në këtë pikë kyçe, me një armatë të fuqishme otomane që kishte pushtuar brigjet e Shqipërisë për tiu bashkuar Francës për një pushtim të Italisë, sulltani mësoi atë çka shumë prej pasardhësve të tij do të zbulonin në vitet më vonë: që miqtë jobesimtarë do të hiqnin dorë nga të gjitha marrëveshjet e arritura, në ato raste kur ato nuk përputhen me interesat e tyre në Evropë. Nën presionin e Papatit, Karli V dhe Francisi i kishin dhënë fund konfliktit midis tyre, kështu që Evropa mund të bashkohej kundër Islamit.

Fushata në Iran

Përfundimisht, Safevitët rimorën Tebrizin, por Bagdadi mbeti nën zotërimin e osmanëve dhe asnjë traktat nuk u arrit me Iranin. Vëllai i Shahut Tahmasb, Elkas Mirza, guvematori i Shirvanit, pati kërkesë të tepruar dhe pati kundërshtime për fronin, dhe pas disfatës së tij në vitin 954/1547, u strehua tek osmanët, të cilët e trajtuan atë mjaft mirë. Me këshillën e tij, Sulltan Sylejmani u nis në krye të Ordu-ju Hymajun në vitin 955/1548, për të rimarrë territoret e kapura nga Tahmasbi dhe faktikisht, ai rimori kështjellën e Vanit. Veziri i dytë Ahmed Pasha, u dërgua në Gyrxhistan (Gjeorgji) në vitin 956/1549 dhe hapi 15 kështjella ndaj Islamit dhe aneksoi një pjesë të provincës.

Shahu Tahmasb hyri në territorin osman dhe sulmoi disa kështjella. Në këtë mënyrë, Sylejmani i Madhërishëm u rinis në krye të Ordu-ju Hymajun drejt Iranit në vitin 960/1553, por nuk arriti ta lokalizonte atë. Osmanët hynë në Nahçevan, Revan (Erevan) dhe Karabag. Megjithatë, duke u kthyer në Anadoll, sulltani kaloi dimrin në Amasja, ku në vitin 962/1555 ai bisedoi për një traktat për paqe me të dërguarit e Tahmasbit, që u mbajt nën vëzhgimin dhe kontrollin e të dy palëve deri pas vdekjes së Tahmasbit, në vitin 1576. Sipas atij traktati, Azerbajxhani, kryeqyteti i tij, Tebrizi, Anadolli Lindor dhe Irakë Arab do të përfshiheshin të gjitha nën zotërimin osman.

Veprimtaritë e flotës detare

Devleti Osman, superfuqia e shekullit të 16-të, ishte po kaq superiore edhe në det. Komandanti më i aftë, në botë, i flotës detare të shekullit të 16-të, është Hëzër Hajreddin Pasha (Barbarosa), pasi ai mundi në Prevezë më 3 Xhumade'l Ula 945/28 shtator 1538 flotën e forcave aleate të krishtera, nën drejtimin e Admiralit të famshëm Andrea Doria. Babai i tij Jakub Spahiu, ishte me origjinë nga fisi i Jenixhe Vardarit, por aij banonte në ishullin e Midil-lit pasi ai u hap ndaj Islamit në vitin 866/1462. Jakubi kishte katër djem: Is'hakun, Oruçin, Hëzërin dhe Iljasin. Edhe pse ishin spahi (kalorës), katër djemtë e tij ishin të apasionuar pas detit dhe hindrimit. Duhet të theksojmë këtu se ata u nxitën për xhihad nga Kalorësit e Shën Xhonit, të cilët e martirizuan Iljas Reisin. Njëri prej tyre, Oruç Reisi, e kishte bazën e tij në ishullin e Xherbas, pranë Tunizisë dhe bashkë me vëllain e tij, Hëzër Reisin, lidhi një aleancë me Ebu Abdil-lah Muhammedin, Sulltanin hafsi të Tunizisë. Nëpërmjet asaj aleance, atyre iu lejohej ta kthenin Tunizinë në bazën e tyre operacionale, në këmbim të pagesës që detyro-heshin fi jepnin sulltanit, në përputhje me praktikën islamike, humsu'l ganaim, 1/5 e përfitimit që mermin nga jobesimtarët.148 Për pasojë, në vitin 919/1513, ata ndërmdrën disa operacione të suksesshme detare, duke fituar një famë të madhe që tërhoqi një numër të madh vullnetarësh gazinj, detarë me origjinë turke që u bashkuan me ta, përfshi këtu edhe shtatë Reisë. Mes shtatë Reisëve ishin dhe Kurdogllu Muslihuddin Reisi dhe Muhjid-din Reisi, nipi i Kemal Reisit. Baba Oruçi, siç e quanin luftëtarët e tij muxhahidinë dhe vëllai i tij, Hëzër Hajreddin Reisi, nëpërmjet Muhjiddin Reisit i dërguan dhurata Javuz Sulltan Selimit, i cili si shpërblim iu dërgoi atyre dy anije. Në atë kohë, Devletet Muslimane në Afrikën e Veriut ishin në agoni dhe Spanja ishte e vendosur ta kthente të gjithë territorin e Afrikës së Veriut në një Andaluzi të dytë, duke bërë rekonkuistan, që nënkuptonte që muslimanët e tyre duhej ose të ktheheshin në katolikë, ose të përballeshin me masakrën. Në Tunizi kishte Hafsitë, Benu Zejan në el-Xhezair dhe Merininj në Marakesh, të gjitha këto entitete të dobëta.

Ulemaja dhe një grup fisnikësh nga el-Xhezairi (Algjeria) iu drejtuan Oruç Reisit dhe Hëzër Reisit për ndihmë kimdër spanjollëve, të cilët kishin marrë dhe e kishin kthyer në gamizonin e tyre Bixhajen (Bougie) në Algjeri. Vëllezërit luftuan me trimëri kundër spanjollëve, por nuk arritën ta çlironin këtë qytet musliman nga pushtimi i krishterë, edhe pse në vitin 922/1516 ata morën qytetin Xhixhel dhe Xhezair. Spanjollët u tërhoqën në ishullin Penon, që ishte përballë qytetit Xhezair dhe i kërkuan ndihmë Karlit V. Ky i fundit dërgoi një flotë në Xhezair, por spanjollët, gjithsesi nuk arritën ta rimermin territorin e humbur. Pasi u vendos në qytetin e Xhezairit, Oruç Reisi u përpoq të shtrihej drejt qendrës së vendit dhe të shpallte atje sovranitetin. Më pas, spanjollët nxitën Emirin e Tlemcenit (Tilimsanit) kundër tij dhe ai me të marrë lajmin e këtij kurthi që po i ngrihej, mori Tilimsanin, por spanjollët e rrethuan Oruç Reisin në atë vend. Spanjollët në këtë rast kishin mbështetjen e popullsisë muslimane vendase, të cilët ishin tepër të paditur për të kuptuar se ata po luftonin me një armik të fuqishëm të krishterë kundër bashkëbesimtarëve gazinj, që ishin atje për të parandaluar shndërrimin e Afrikës muslimane të Veriut në Afrikë latine katolike, në një Andaluzi të dytë. Megjithatë, Oruç Reisi së bashku me një grup mbështefësish të tij arriti të largohej duke kaluar lumin dhe gati sa nuk e shkatërroi urën që ishte ngritur mbi këtë lumë, dhe mbërriti në një vend të sigurt. Në këtë moment tepër kritik, spanjollët i arritën gazinjtë e plagosur, të cilët thirrën "Baba", që ai t'i shpëtonte nga armiku". Oruç Reisi ndaloi dhe u kthye mbrapsht për t'i shpëtuar shokët e tij gazinj, por ata të gjithë ranë aty martirë, në vitin 924/1518. Ai ishte 44 vjeç kur ra martir dhe i vëllai, Hëzër Hajreddini, mori drejtimin e el-Xhezairit. Nëse Oruç Beu do të kishte qenë një komandant egoist dhe frikacak, ai mund të kishte arritur i sigurt tek anijet e tij. Por në vend që të shpëtonte vetë, ai zgjodhi të sakrifikohej në emër të nderit dhe respektit bashkë me shokët e tij gazinj, të cilët kishin qenë krah tij në shumë beteja kundër jobesimtarëve. Sa mbresëlënëse është ta krahasosh këtë sjellje madhështore dhe guximtare me atë të Napoleon Bonapartit, i cili e tradhtoi në vitin 1812 ushtrinë e tij të goditur nga acari në Rusi, dhe u kthye me një karrocë në Francë.

Pas martirizimit të Oruç Reisit, i vëllai Hëzër Hajreddin Reisi, që evropianët e quanin Barbarosa, e shkatërroi ushtrinë spanjolle prej 20.000 luftëtarësh që sulmuan qytetin Xhezair. Ai arriti të parashikonte rrezikun e pashmangshëm nga të krishterët dhe i kërkoi ndihmë Devletit Osman në vitin 925/1519. Edhe pse kishte kohë që Hëzër Reisi ishte një gazi detar vullnetar, ai ishte në procesin e marrjes së një titulli zyrtari osman. Ai dërgoi katër anije me robër lufte dhe dhurata në Stamboll. Faktikisht, ai planifikoi të shkonte vetë atje, por fisnikët, ulemaja dhe tregtarët e Xhezairit, iu lutën atij të qëndrbnte për t'i mbrojtur nga superfuqia agresive e krishterë e asaj kohe, Spanja. Gjithashtu, ata i dërguan një letër sulltanit osman, ku e lavdëronin Oruç Reisin për martirizimin e tij dhe ngrinin lart të vëllain, Hëzër Hajreddin Reisin, për përpjekjet që bëri për t'i mbrojtur; Ata përmendën edhe faktin që ai qëndroi aty pas kër-kesave të tyre? Sulltani osman Javuz Selimi, që ishte i gëzuar, dërgoi një berat nëpërmjet të cilit e emëroi Hëzër Hajreddin Reisin, Emir, dhe i dërgoi atij një sasi të madhe pajimesh dhe një flamur. Ai, gjithashtu, i ofroi edhe një shpatë me gurë të çmuar që ia dërgoi me Haxhi Hysejinin dhe e lejoi atë të rekrutonte sa të dëshironte vullnetarë gazinj nga Anadolli për flotën detare. Në këtë mënyrë, Xhezairi u kthye në një provincë osmane në vitin 925/1519, edhe pse jobesimtarët kishin ende nën kontrollin e tyre ishullin shkëmbor të Penonit, që qëndronte përballë qytetit të Xhezairit me një kështjellë të fortifikuar në majë të shkëmbinjve. Ata qëllonin shpesh me armë zjarri dhe gjylehedhës, që çanin minaret e xhamive të qytetit, sa herë që muezzinët thërrisnin ezanin. Përfundimisht, Hajreddini luftoi kundër tyre dhe e mori ishullin Penon duke shkatërruar edhe kështjellën. Më pas, ai mbushi me dhë pjesën e detit që ishte midis qytetit dhe ishullit, duke lënë vetëm një gji dhe e lidhi ishullin shkëmbor me Xhezairin. Në këtë mënyrë u krijua Gjiri i Xhezairit. Spanja dërgoi në ishull nëntë anije në ndihrnë të trupave spanjolle. Kur ata e kuptuan se ishulli ishte në duart e muslimanëve u kthyen mbrapsht me nxitim, por Hajreddini i zuri ata rob.

Muslimanët, që qëndruan në Andaluzi nën sundimin spanjoll, u lejuan fillimisht të praktikonin adhurimin e tyre, por më pas Karli V (1519-1558) e ndaloi rreptësishtë këtë dhe i torturonte ata. Për këtë arsye, ata u larguan për fu strehuar nëpër male dhe iu drejtuan Hajreddin Beut të Algjerisë, duke i kërkuar atij të ndërhynte për fi shpëtuar. Hajreddin Beu dërgoi 36 anije që'iu shkaktuan disfatë spanjollëve dhe i morën muslimanët në bordin e tyre. 1.000 luftëtarë gazinj qëndruan roje dhe anijet ndërmorën shtatë udhëtime për të marrë rreth 70.000 mudexhxhelë (muslimanë andaluzianë), që i transportuan në provincën e Xhezairit. Për këtë arsye, pjesa më e madhe e popullit të Algjerisë duket se është me prejardhje. andaluziane.

Me ftesë të Sulltan Sylejmanit të Madhërishëm, Hajreddin Beu shkoi në Stamboll në vitin 940/1533 ku dhe paraqiti shërbimin e tij ndaj osmanëve. Ai u emërua Bejlerbej i provincës së Xhezairit (Algjerisë) dhe Kaptan i Gelibollut. Gjatë rrugës së tij të kthimit nga Stambolli, ai sulmoi brigjet e Italisë.

Ndërkohë rnidis sulltanit hafsi, Hasanit të Tunizisë dhe vëllait të tij Rashidit kishte filluar lufta për pushtet. Karli V dhe Hajreddin Pasha luftuan për këtë rajon të paqëndrueshëm; i pari dëshironte ta bashkonte me perandorinë e tij gjermano-spanjolle dhe i fundit dëshironte ta bashkonte me Devletin Musliman Osman. Përfundimisht, ishte Hajreddin Pasha ai që arriti ta merrte Tunizinë. Hasani kërkoi ndihmën e Karlit V, i cili përgatiti një flotë prej 500 anijesh dhe nën drejtimin e Admiralit të famshëm Andrea Doria në vitin 942/1535, mbërriti dhe vetë në Tunizi me një ushtri prej 25.000 luftëtarësh. Hajreddin Pasha i qëndroi sulmit për një kohë të gjatë, por nuk arriti të qëndronte gjatë kundër kësaj trupe të fortë dhe u detyrua të tërhiqej nga Tunizia në qytetin e Xhezairit. Më pas, ai u nis nga Xhezairi dhe në afërsi të Ishullit Majorka i arriti dhe i kapi anijet spanjolle, që mbanin në bordin e tyre robër muslimanë nga Tunizia. Ai i çliroi muslimanët dhe mbajti të krishterët si të burgosur lufte, dogji anijet e tyre, goditi Ishujt Baleare dhe u kthye në Stamboll.

Sulltan Hasani, që kishte marrë Tunizinë me ndihmën e spanjollëve, u rrëzua nga froni nga djali i tij Ahmedi, në vitin 947/1540. Spanjollët, që erdhën bashkë me Ahmedin, kryen akte mizorie të çfarëdollojshme në këtë vend. Ata ndërtuan bastione në brigjet ku katolikët kishin planifikuar të vendoseshin. Bastioni ishte i fortifikuar mjaft mirë; qëllimi i tyre ishte ta kthenin Tunizinë në një Andaluzi të dytë, në një vend katolik spanjisht folës, të gjitha këto në kuadrin e veprimtarive të rikonkuistas. Por, muxhahidinët osmanë u nisën me Donanma-jë Hymajun nën komandën e Sinan Pashait, në vitin 982/1574 dhe morën Tunizinë. Ata lanë në këtë vend një forcë prëj 4.000 jeniçerësh për të ruajtur rajonin e Tunizisë. Nga viti 999/1591 filloi periudha e Dajëve (ose Dejve), ndërsa ata u pasuan nga Bejtë, që mblidhnin taksat dy herë në vit.

Papa Pali III po përpiqej shumë që të arrinte paqen midis fuqive krisitiane dhe ti bashkonte kundër fuqisë kryesore muslimane, osmanëve. Ai arriti të lidhte një marrëveshje 10-vjeçare midis Fransuasë dhe Karlit V, dhe i drejtoi ata kundër Devletit Osman. Edhe Republika e Venedikut u bashkua në këtë aleancë.

Ndërkohë që Hëzër Hajreddin Pasha ndodhej në Prevezë si Kapudan-ë Derja (Komandanti suprem i Donanma-jë Hyma-juri), ai u bllokua nga flota aleate e krishterë, që ishte e përbërë nga flotat detare të Papatit, Portugalisë, Spanjës, Venedikut, Gjenovës, Maltës dhe fuqive të tjera evropiane. Flota e krishterë ishte e përbërë nga 302 anije, 60.000 ushtarë dhe ishte e armatosur me 2.500 armë zjarri, ndërsa flota muslimane kishte 122 anije, 8.000 muxhahidinë dhe 166 armë zjarri. Anijet e flotës muslimane u pozicionuan në formën e një gjysmëhëne. Në qendër të tyre qëndronte Hëzër Hajreddin Pasha, në krahun e djathtë Salih Reisi dhe në krahun e majtë Sejdi Ali Reisi. Prapa tyre qëndronin gazinjtë vullnetarë, nën komandën e Turgut Reisit. Flota e krishterë ishte nën komandën e Andrea Dorias, nën komandën e të cilit ishin edhe Admirali Vinsent Kapello (Vincent Capello) i flotës venedikase dhe Admirali Marko Grimani i flotës së Papatit. Flota e krishterë u pozicionua në tre linja, duke i kthyer pjesët e saj anësore drejt Donanma-jë Hymajun, në mënyrë që të gjuanin me armë zjarri drejt saj. Linja e parë ishte e përbërë nga luftanije të mëdha, që krijonte një front mbrojtës. Fakti që flota e krishterë ia kalonte flotës muslimane në numrin e anijeve, luftëtarëve dhe armëve të zjarrit, por që zgjodhi luftën mbrojtëse, tregon frikën e Andrea Dorias nga Hëzër Hajreddini.

Hëzër Hajreddin Pasha e përçau flotën e bashkuar të krishterë dhe i çorientoi manovrimet e tyre duke bërë që anijet e krishtera të ishin të paafta për të komimikuar ndërmjet tyre. Flota e krishterë pësoi një disfatë kaq të madhe, sa që Andrea Doria dha urdhrin që dritat të fikeshin dhe u tërhoq i turpëruar. Në të vërtetë, në atë kohë, ky ishte një veprim i turpshëm dhe çnderues, që një admiral të sillej në këtë mënyrë për arsyen e vetme që të shpëtonte jetën. Me fundin e Betejës së Prevezës më 3 Xhumade'l Ula 945/28 shtator 1538, osmanët përfundimisht u njohën si superfuqi detare në Mesdhe. Në këtë betejë detare, komandantët e flotës vullnetare Turgut Reisi, Murad Reisi, Salih Reisi, Kaptan Gyzelxhe fituan një famë të madhe.

Në vitin 948/1541, Karli V sulmoi Xhezairin, me një ushtri shumë të madhe. Ata kishin marrë madje dhe shumë kuaj në bordin e anijeve të tyre. Por, Hasan Pasha, djali i adoptuar i Hëzër Hajreddin Pashait, i shkaktoi disfatë Karlit V. Së bashku me Karlin V ishin dhe ushtarë të Papatit, dhe kalorësit e Maltës (që më parë kishin qenë Kalorës të Rodosit). Hemando Kortez, që kishte pushtuar Meksikën dhe kishte nënshtruar popullin në mënyrë të pamëshirshme, ishte gjithashtu një nga luftëtarët e flotës që u shkatërrua, që për pak i shpëtoi vdekjes. Flota spanjolle humbi 160 anije në këtë aventurë.

Përderisa osmanët kishin mbështetur Francën kundër Karlit V, Hajreddin Pasha në pranverën e vitit 950/1543 u nis drejt Mesdheut me 115 anije; ambasadori francez Polen de Lagard ishte në bordin e anijes së tij. Kur flota mbërriti në Rekio (Rechio) pranë Napolit, asaj iu bashkua flota e Xhezairit me 41 anijet e saj. Ata morën Rekion dhe disa vende të tjera, dhe Donanma-jë Hymajun arriti në Ostia, port i Romës. Banorët atje u habitën, por edhe u siguruan. Ushtarët muslimanë pagu-anin me çmim të plotë çfarëdolloj gjëje që blinin në qytetet bregdetare. Donanma-jë Hymajunit iu bashkuan edhe anijet e Francës në Marsejë. Ata iu drejtuan së bashku Nicës, që ishte marrë nga Duka i Savojës, një aleat i Karlit V dhe arritën ta rimermin qytetin në 950/20 gusht 1543. Ndërkohë që vazhdonte rrethimi i kështjellës së brendshme të Nicës, artileria franceze pushoi zjarrin sepse u kishte mbaruar baruti. Hëzër Hajreddin Pasha e komentoi këtë veprim me sarkazëm: "Sa luftëtarë të këndshëm! Ata i mbushin anijet e tyre me verë dhe nuk ha-rrojnë asgjë tjetër përveç barutit!" Më pas, ai iu kthye ambasadorit francez duke e qortuar: "Po bëje shaka kur na the në Stamboll se shteti juaj kishte bërë shumë përgatitje.

Flota muslimane mbërriti në Tulon, ku do të kalonte dimrin dhë Hajreddin Pasha dërgoi lajmëtarët e tij në Gjenovë, për të bërë marrëveshje për çlirimin e Turgut Reisit që kishte qenë i burgosur lufte atje për 3 vjet. Pasi ky i fundit u lirua, Hajreddin Pasha në shenjë vlerësimi për këtë admiral të madh, tha: "Turguti është më i mirë se unë". Hajreddin Pasha vdiq në vitin 953/1546 dhe u varros në bregun e Beshiktashit, në Stamboll.

Turgut Reisi, djali i një fshatari të quajtur Veli, kishte lindur në Menteshe në Anadoll. Ai ishte gazi detar vullnetar. Më pas, u ngrit në detyrë dhe mori titullin reis. Ai e ktheu Mehdijen, që shtrihej në bregdetin afrikan, në bazën e tij detare për operacionet kundër fuqive jomuslimane dhe e hapi Tripolin (në Libinë e sotme) ndaj Islamit në vitin 958/1551, duke ua marrë atë piratëve të quajtur Kalorës të Shën Xhonit. Turgut Reisi iu bashkua Devletit Osman dhe u emërua Sanxhakbej i Karlielisë, dhe shkoi në Prevezë, qendrën e sanxhakut të tij. Ai i shkaktoi një disfatë tjetër Admiralit të famshëm Andrea Doria në Ponza në vitin 959/1552. Në mbështetje të francezëve kimdër Karlit V, Turgut Reisi zbarkoi në Ishullin e Korsikës, që ishte nën zotërimin e Gjenovës, aleates së Karlit V, dhe si shkatërroi forcat armike që kishin ardhur në ndihmë të ishullit, mori kështjellën e fortifikuar të tij në 7 Ramazan 960/17 gusht 1553.

Më pas, në vitin 961/1554 Turgut Pasha mori titullin Bejler-bej i Trablusgarbit (Tripolit) dhe bëri përpjekje të rimerrte Ishullin e Xherbas nga spanjollët. Një flotë aleate e krishterë me 200 anije nën komandën e Andrea Dorias, u përpoq të sfidonte pozitën e osmanëve në këtë ishull, por Devleti Osman dërgoi Pijale Pashanë në krye të 200 anijeve dhe u zhvillua Beteja e famshme e Xherbas. Në këtë betejë, muslimanët i shkaktuan një goditje të rëndë flotës së krishterë. Andrea Doria u arratis me vetëm 7 anije. Ishulli i Xherbas u rihap ndaj Islamit dhe Turgut Pasha u caktua në drejtimin e tij si guvemator, duke e përdorur këtë vend edhe si bazë detare.178 Kështjella e Xherbas u mor më 7 Dhulka'de 967/30 korrik 1560.

Në vitin 972/1565 Donanma-jë Hymajun bllokoi ishullin e Maltës, bazën e piratëve të ashtuquajtur Kalorës të Shën Xhonit dhe rrethuan kështjellën e dytë atje. Pas mbërritjes së tij, Turgut Pasha zgjodhi të rrethonte kështjellën e parë, por ra martir gjatë betqes dhe u varros në Tripoli pranë xhamisë dhe medresesë së tij.

Veprimtaria osmane në Oqeanin Indian

Pas zbulimit të Kepit të Shpresës së Mirë nga Vasko de Gama në vitin 1498, portugezët zotëruan Oqeanin Indian dhe lundruan drejt Indisë dhe Lindjes së Largët nëpërmjet kësaj rruge të re. Në atë kohë, portugezët kishin marrë disa qytetet strategjike në brigjet e Detit të Kuq, përballë Oqeanit Indian dhe për pasojë, u përballën me osmanët në Basra, Hixhaz dhe Jemen. Bahadur Shahu, Sulltani i Guxharatit në Indinë nën-kontinentale, iu drejtua sulltanit osman në vitin 942/1535 për ndihmë kimdër portugezëve. Devleti Osman përgatiti një flotë në portin e Suvejshit (Suezit) nën komandën e Sylejman Pashait, që pasi mori Adenin në Jemen, mbërriti në ishullin Diu në vitin 944/1537. Por, ai nuk mundi ta merrte këtë ishull dhe u rikthye në Jemen, pasi portugezët kishin vrarë Bahadur Shahun dhe djalin e tij. Mahmud Shahu lidhi aleancë me ta. Pas kthimit të Sylejman Pashait në Egjipt, portugezët hynë në rajonin e Detit të Kuq dhe u përpoqën të mermin Xhidden! Por falë qëndresës guximtare të komandantit të kështjellës dhe ardhjes në kohë të Emirit të Mekës, Sherif Numejit, ata u sprapsën. Nëse portugezët do të kishin marrë Xhidden, ata me gjasë do të kishin marshuar drejt Mekës dhe do të kishin kërcënuar Vendet e Shenjta. Suksesi i osmanëve për ta ndaluar këtë rrezik është një fakt i mjaftueshëm për të justifikuar prezencën e tyre në Hixhaz dhe në Jemen. Kjo fuqi e madhe muslimane nuk qëndronte atje për shkak të naftës, që do të zbulohej më vonë në shekullin e 20-të apo për ndonjë lloj tjetër përfitimi, por për të mbrojtur el-Haramejn esh-Sherifejn kundër sulmeve pushtuese të portugezëve në shekullin e 16-të dhe veprimtarive të tjera të të krishterëve evropianë imperialistë në ato zona. Portugezët u përpoqën ta digjnin pa sukses flotën osmane në Suez, edhe pse arritën të digjnin qytezën Tur Sina në vitin 950/1543. Faktikisht, portugezët dhe spanjollët ishin dy superfuqi të krishtera në shekullin e 16-të. Për këtë arsye, Papa e ndau botën midis këtyre dy fuqive të krishtera! Një shembull i mirë dhe tregues i këtij fakti është Amerika Jugore: Brazili flet portugalisht dhe gjithë pjesa tjetër flet spanjisht, dhe janë bërë Amerika Latinel Devleti Osman luftoi kundër këtyre fuqive të krishtera nga njëra anë, dhe nga ana tjetër, u detyrua të përballej dhe me Iranin që godiste nga pas.

Portugezët që e kishin konvertuar Oqeanin Indian në "oqean portugez", pushtuan Adenin, por admirali osman i Suezit, Piri Reisi (1465-1554), e rimori qytezën dhe avancoi me një forcë detare prej 30 anijesh për të marrë Muskatin në vitin 958-1551, që e realizoi pas një beteje të ashpër kundër portuge-zëve gjatë së cilës u përfshinë 70 prej anijeve të tyre. Portugezët u larguan drejt kështjellës së Hormuzit, të dlën Piri Reisi nuk arriti ta merrte dhe më pas shkoi në Basra. Pasi mësoi se qëllimi i portugezëve ishte të bllokonin Gjirin e Basras, në vitin 1553, Piri Reis u largua nga Suezi me tre anije dhe prej aty në Kajro. Megjithatë, ai u ndëshkua pasi nuk e vazhdoi rrethimin e Hormuzit dhe u largua nga Basra, duke lënë pas disa anije dhe ushtarë, Devleti Osman e kishte për zakon t'i shpërblente me bujari sukseset, por në të njëjtën kohë i ndëshkonte rreptësishtë dështimet edhe të zyrtarëve të lartë, shenjë kjo e një adminis-trate të shëndetshme. Piri Reisi ishte një nga admiralët më të mirë të kohës dhe harta e tij që në vitin 1513 tregonte kontinentin e Amerikës. Abbas Hamdani shkruan: "E gjithë kjo tregon se otomanët edhe pse në periudhën e hershme, ishin të vetëdijshëm dhe të interesuar për zbulimin e Botës së Re, që në hartën e Piri Reisit ishte e shënuar me emrin "Vilajet Antilia". Termi vilajet zakonisht i referohej njësisë administrative të Perandorisë Otomane. Pasi otomanët ishin të angazhuar në kundër-kryqëzatë në Oqeanin Indian dhe Detin Mesdhe, kundër atyre fuqive të mëdha që kishin zbuluar toka të reja, ata u shfaqën të gatshëm t'i ndiqnin armiqtë e tyre në Atlantik dhe ndoshta edhe përgjatë tij. Do të pohoja se interesat e otomanëve në Afrikën e Veriut dhe lëvizja e tyre e dëshpëruar drejt brigjeve perëndimore të Magribit janë vetë treguese të qëllimeve të Portës. Nëse otomanët nuk mbërritën deri në Amerikë, kjo ndodhi pasi ata nuk arritën të mermin brigjet e Atlantikut.

Pas Piri Reisit ishte Murad Reisi, ish-guvemator i Katifit, ai që do të emërohej si Kapudan i Suezit. Ai la Basran dhe luftoi kundër një flote të madhe portugeze jashtë Hormuzit. Por, ai u detyrua të kthehej në Basra, pasi anijet portugeze ishin të projektuara për të lundruar në oqeane dhe për këtë arsye ishin shumë më të mëdha dhe më të forta, kështu që flota osmane nuk mund të arrinte të përballej me to. Megjithatë, osmanët vazhduan të luftonin kundër portugezëve sa herë që gjenin një rast të volitshëm.

"Nga viti 1557 deri në 1562, turqit nga Suakini ndërmorën sulme të ndryshme në Abisini. Në vitin 1557, i gjithë komunikimi midis Etiopisë dhe Indisë u ndërpre."

Sejdi Ali Reisi (v.1562), i cili u emërua si Kapudan (Admiral) i Suezit, lundroi në vitin 1554 me 15 anije nga Basra dhe u ndesh gjatë rrugës me një flotë portugeze prej 25 anijesh. Ai e mundi këtë flotë dhe mori 4 nga anijet e tyre. Ai, gjithashtu, shkatërroi një anije portugeze dhe disa anije të tjera u fundosën gjatë një beteje në Muskat, kurse pjesa tjetër u largua në errësirën e natës. Sulltan Xhelalu'd Din Dinari erdhi në ndihmë të muslimanëve kundër portugezëve.

Ndërkohë një stuhi e shtyu Sejdi Ali Reisin drejt Indisë, ku ai ia dorëzoi armët dhe pajimet e tjera të luftës guvematorit të Suratit, Rexheb Hanit, nën sundimin e Sulltanit të Guxharatit. Për tre muaj, Sejdi Ali Reisi ishte i ftuar i Padishahut të Indisë, Hymajunit. Ai i la pas ushtarët osmanë, të cilët preferuan të qëndronin në Indi dhe u kthye në Stamboll në vitin 963/1556, së bashku me 50 miq, pas një udhëtimi që zgjati 3 vjet. Ai ia dhuroi librin e tij Mir'atu'l Memalik (Pasqyrë e vendeve) Sulltan Sylejmanit. Në këtë libër përshkruhej edhe udhëtimi i tij.

Ndërkohë, në vitin 972/1565, Sulltani Alau'd Din i Açehut, Sumatrës dhe Malakës i kërkoi sulltanit osman ndihmë kundër portugezëve. Ai i dërgoi Sulltanit të Açehut pajime dhe një grup specialistësh për ndërtim anijesh dhe farkëtim armësh. Kurdogllu Hëzër Reisi, i cili u emërua Kapudan i Suezit, do të ishte nisur drejt Lindjes, nëse Imam Mutahheri i sektit Zejdi, nuk do të kishte ngritur krye në Jemen, duke tërhequr vëmendjen e tij në këtë vend. Specialistët dhe pajimet e luftës i arritën Sulltanit të Açehut me dy anije dhe një pjesë e madhe e njerëzve vendosi të qëndronte në këtë vend me vëllezërit e tyre musli-manë. Kjo tregon lidhjen e fortë vëllazërore midis muslimanëve në atë kohë, që është shprehur me parimin islam: "Vendi i një muslimani është atje ku është Islami", dhe në Kur'anin Fisnik "Besimtarët janë Vëllezër" [el-Huxhurat, 10]. Këta marinarë osmanë, të cilët lanë të afërmit dhe trojet e tyre, dhe vendosën të qëndronin përgjithmonë me njerëz që i takonin për herë të parë, duhet të jenë ndjerë sikur të ishin mes vëllezërve të tyre.

"Kundër-kryqëzata kundër Malakës portugeze ishte një pasojë e natyrshme nga prejardhja e Açehas. Prej 120 vitesh, ky shtet lidhi besimin dhe patriotizmin në mënyrë më të ngushtë se kudo tjetër në Indonezi, dhe krijoi për Açehun kontakte edhe më të ngushta me Azinë Perëndimore. Sulltani Ala'ed-din Riajet Shah el-Kahar (1537-1571) ndërmori hapin formal të nënshtrimit ndaj sulltanit turk, në këmbim të ndihmës së tij ushtarake kundër portugezëve. Kujtimi i kësaj lidhjeje afat-shkurtër u mbajt i gjallë në Açeh, nga Flamuri i kuq otoman, variante të ndryshme të të cilit u përdorën nga sulltanët, si dhe prej topit të madh lada sexhupak, që ruante dalamin (murin mbretëror) në qytetin Banda, në Açeh.

Këto u dhuruan si nderim nga Halifi, në shenjë të mbrojtjes prej tij, për vasalët e tij më të largët.

Xhihadi ndaj Sigetvarit

Kështjella e Sigetvarit, që ishte në kufi me territorin musliman, ishe një burim i vazhdueshëm shqetësimi për ta. Halifi-Sulltan tashmë ishte në moshë të thyer dhe kjo nxiti Austrinë që t'ia vononte Devletit Osman tagrën e saj vjetore. Edhe pse ishte i dobët nga shëndeti, Sylejmani i Madhërishëm vendosi të nisej për xhihad kundër perandorisë së madhe të krishterë. Teksa po nisej nga Stambolli, populli u lut: "O Allah! Ndihmoje sulltanin e Islamit dhe mbështeti muslimanët." Ushtria muslimane rrethoi kështjellën e fortifikuar mirë të Sigetvarit, ku mbrojtësit e saj kishin siguruar një sasi të madhe municionesh dhe mallrash. Megjithatë, ushtria muslimane arriti të përvetë-sonte pjesën e jashtme të kështjellës në pak ditë dhe i vuri zjarrin pjesës së brendshme të saj. Gjenerali kroat, Ruzunxhuk, u përpoq të arratisej, por në përpjekje e sipër mbeti i vrarë. Muslimanët e hapën Sigetvarin ndaj Islamit duke thirrur: "Nasrun min Allah ve Fefhun Karib". (Ndihma nga Allahu dhe një Fitore e menjëhershme).

Por gjatë rrethimit të kështjellës në vitin 974/1566, Halif-Sulltani ndërroi jetë dhe shehzade Selimi, Sanxhakbeu i Kytahjas, mori vendin e tij si sulltani osman.

Në këtë rast u tha:

Sheijd-i rah-ë Hakk Sulltan Sylejman

Martiri për çështjen e Hakkut (Allahut), Sulltan Sylejmani.

Vlerat numerike të germave (974) në këtë rresht tregojnë datën kur sulltani ndërroi jetë (sipas kalendarit që bazohet në Hixhretin islam).

Meqë ra fjala, Sulltan Sylejmani i Madhërishëm ishte një poet që njihej me pseudonimin "Muhibbi". Rreshtat e më poshtëm janë disa nga vargjet e tij më të famshme që janë mbajtur mend ndër shekuj nga shumë njerëz:

Hallk içinde muteber bir nesne jok Devletgibi Ollmaja Devlet xhihanda bir nefes sihhat gibi.

Nuk ka gjë tjetër me kaq vlerë ndër popuj veç Devletit,

Dhe nuk mund të ketë një Devlet në këtë botë vetëm se një frymëmarrje e shëndetshme

Sulltan Sylejmani ishte i njohur për shkëlqimin dhe madhështinë e tij. Është evidentuar se kur ishte në moshë të vogël ai vizitoi babain e tij, Selimin me një veshje zbukuruese dhe rrëzëllitëse. Babai i tij, Selimi kishte reaguar me sarkazëm: "O Sylejman, je veshur me gjithë këto gjëra të bukura! Çfarë do të veshë nëna jote (çfarë i ke lënë asaj për të veshur)?". Kjo joshje vazhdoi gjatë periudhës së Selimit II dhe arriti kulminacionin në periudhën e sundimit të Muradit III. Detyra e vezirëve ishte të ndihmonin sulltanin nën supervizimin dhe drejtimin e Vezir-i A'zamit. Sylejmani i Madhërishëm e ngriti Ibrahim Again, që nuk kishte shumë përvojë në rangim e Vezirit të Madh dhe i dha atij edhë fuqinë e një autoriteti pothuajse të pakufizuar.

Nga fundi i sulltanatit të tij, ai ia besoi të gjitha çështjet e rëndësishme të Devletit Sadrazamit (Vezir-i A'zam), Rustem Pashait (1555-1561). Pasuesi i tij, Selimi II, e konfirmoi Sokollu Mehmed Pashanë (1565-1579), si sadrazam dhe i dha liri të plotë veprimi. Por me vdekjen e Sokollu Mehmedit, mënyra dhe procedura e emërimit në këtë post ndryshoi shumë. Vezirët futeshin në garë për këtë titull duke u paraqitur përpara sulltanit, familjes dhe miqve të tij më të afërt me dhurata të çmuara. Kjo solli krijimin e intrigave, një gjendje e paqëndrueshme dhe shkeljen e rregullit të vazhdimësisë hierarkike që e dëmtoi së tepërmi Devletin. Shmangia e Sylejmanit të Madhërishëm nga metoda tradicionale për emërimin e Vezir-i A'zamit rezultoi veçanërisht e dëmshme për strukturën e Devletit.

info@balkancultureheritage.com