Kavaja
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Kavaja

Kulla e Sahatit Xhamia e Beqarëve

Qyteti i Kavajës, i ndodhur në një fushë pjellore rreth 14km larg Durrësit, është themeluar nga osmanët gjatë shekullit XVI. Ai ndodhet në vendin ku mbarojnë moçalet bregdetare të Durrësit dhe ku fillon një varg me kodra të ulëta. Ky sfond përgjatë rrugës kryesore që shkon në brendësi të vendit nga perëndimi në lindje, ka përcaktuar zhvillimin urban të Kavajës. Ne e gjejmë atë të përmendur për herë të parë në studimin osman të vitit 1431 me emrin “fshati i Kavalias” (Karie-i Kavalia), në atë kohë në vilajetin e Pavlo Kurtikut. Ajo ka qenë pjesë e timarit të Isa Beut, djalit të Pavlo Kurtikut, feudalit shqiptar, që hyri në ushtrinë osmane pas vitit 1400. Familja e këtij të fundit u bë muslimane në brezin e dytë të saj. Në vitin 1431, Kavaja kishte vetëm 16 familje (hane) dhe dy vejusha, të gjitha këto kristiane. Vjetari zyrtar i pasur dhe shumë informativ osman i vilajetit të Shkodrës, në vitin 1310 H (1892/93) thotë: “Sipas gojëdhënave, qyteti është formuar në vitin 969 (1561/62) nga një njeri i quajtur Ali Hajdar Beu”. Kjo lidhet me ndërtimin në atë kohë të një xhamie, një shkolle, një pazari dhe ndoshta edhe disa dyqaneve, si elemente përbërës të qendrës së zakonshme të një vendbanimi urban osman. Studimi i sanxhakut të Elbasanit të vitit 977 H (1569/79) e quan akoma Kavajën fshat, por thekson se popullsia e saj përfshinte 25 familje muslimane dhe 121 familje kristiane, po ashtu edhe 30 beqarë, pra një total prej 750 banorësh. Kjo është një rritje e shpejtë e popullsisë me tetëfishin në 140 vjet. Formimi i komunitetit musliman gjithashtu mund t’i takojë kohës së Ali Hajdar Beut, që mund të ketë qenë ndërtuesi i Xhamisë së Vjetër, e cila ndodhej në rrugën kryesore të Kavajës, rreth 700m në lindje të Kullës së Sahatit. Ajo duket akoma në një planimetri të qytetit të vitit 1934. (4) Një tjetër pikë referimi për zhvillimin e Kavajës ka qenë xhamia e rëndësishme e ndërtuar 430m në perëndim të Kullës së Sahatit, gjithashtu e ndodhur në rrugën kryesore (Rruga e Madhe). Këto dy xhami ishin skajet midis të cilëve zhvillohej qendra e pazarit të Kavajës. Pika kryesore e qytetit ka qenë pazari i zarzavateve, vend ku migët e kallajxhive dhe kasapëve bashkoheshin me rrugët e tabakëve. Këtu, në vitin 1148 H (1735/36) u ndërtua xhamia Kubelije apo xhamia me kube. Kulla e hollë e Sahatit, që ne e shohim akoma sot, u ndërtua në vitin 1232 H (1817).

Një panoramë e Kavajës në shekullin XVII jepet nga Evlia Çelebiu, i cili e vizitoi atë në vitin 1670. Udhëtari e përshkruan atë si një qytet të bukur dhe të begatë, duke qenë rezidenca e një numn familjesh të pasura dhe me influencë, që përcaktuan perspektivën e qytetit. Kavaja ishte një “qytet (kasaba) i gjallë, i këndshëm, magjepsës dhe i admirueshëm, i rrethuar nga kopshte dhe drurë frutorë, me 400 shtëpi dhe vila të bukura prej guri, perfekte në të gjitha aspektet. Secila prej këtyre shtëpive kishte puse, burime dhe kulla të ndërtuara me tulla. Fisnikët dhe aianët e mëdhenj janë të shumtë në këtë vend”.

Evlia Çelebiu ka parë katër xhami dhe katër mesxhide. Këto të fundit kishin vetëm minare të ulëta, jo prej guri. Fatkeqësisht, ai nuk i cilëson emrat e ndërtuesve të këtyre xhamive. Veç këtyre, ekzistonin edhe dy medrese, tri klasa mësimi për djemtë (dershane-i sibian) dhe “dy teqe të mëdha të Rrugës (së dashurisë Hyjnore) së Dervishëve”, (asitane-i tarik-i derviçan). Në pazar ndodheshin “200 dyqane të fuqishme, të suksesshme dhe të zbukuruara përgjatë rrugëve me pemë mani anash, një “Suk-i Sultaniye”, një ndërtesë si bezisten dhe dy hane për tregtarët. Megjithatë, nuk kishte banjë publike (hamam) dhe nevoja për të ishte e paktë, sepse shumica e shtëpive kishin banjat e tyre private. Nga një përshkrim i tillë ne mund të nxjerrim përfundimin se Kavaja nuk ishte një grumbull i thjeshtë shtëpizash prej tulle, por një qytet i vogël aktiv dhe tërheqës me një jetë islame të mirëzhvilluar. Kjo mund të ketë qenë edhe arsyeja se pse autoritetet e kadillakut të Draçit (Durrësit) erdhën për të banuar në Kavajë, siç thuhet nga Evlia Çelebiu. Ata lanë Durrësin në degradim e sipër, edhe pse kadillëku quhej akoma kadillëku i Dyraçit (Durrësit). Në pjesën më të madhe të shekullit XVIII, qyteti kishte marrëdhënie tregtare me Venedikun dhe me vende të tjera v). Në vitin 1829, në fjalorin e tij gjeografiko-historik të Perandorisë Osmane, Margaroli ka përmendur se ndërtesat kryesore të qytetit ishin të ndërtuara me gurë dhe kishin vlera të mrekullueshme arkitekturore. Rreth vitit 1800, qyteti thuhet se ka patur 2000 shtëpi. Në vitin 1880, Sarni bej Frashëri e përshkruan atë si një qendër të kazasë së tij (të qytetit) në sanxhakun e Durrësit, vartës të vilajetit të Shkodrës. Ai kishte 5500 banorë, 4/5 ishin muslimanë, 1/5 kristianë. Salnameja e vilajetit të Shkodrës, e vitit 1310 H (1892/93), përmend se kazaja e Kavajës kishte 57 fshatra me një popullsi të përgjithshme prej 19 543 banorësh, nga të cilët 16 822 ishin muslimanë dhe vetëm 2 721 ishin kristianë ortodoksë. Një përbërje e tillë e popullsisë pasqyrohet gjithashtu në numrin e ndërtesave publike të kazasë: 37 xhami dhe mesxhide, 42 teqe, një medrese, një Rushdije shkollë e mesme, dhjetë shkolla fillore për muslimanët e një shkollë dhe katër kisha ortodokse për kristianët.

Në vitin 1920, pasi Shqipëria e fitoi pavarësinë e saj, numri i banorëve jepet nga 6000-7000. Deri në vitet 1950 fizionomia e qytetit mbeti pak a shumë e njëjtë, ashtu siç e pa Evlia Çelebiu 300 vjet më p.arë, Rreth Xhamisë së Madhe, qendrës që qytetit dhe Kullës së Sahatit, ndodhej një labirint rrugësh të ngushta pazari me ndërtime të thjeshta prej druri. Në dekadën e mëvonshme, e gjithë qendra e vjetër u shemb. Rreth xhamisë dhe kullës u ndërtua një shesh i madh dhe parqe. Në vitin 1970, u shemb edhe Xhamia e Madhe.

Kulla e Sahatit

Në vitin 1978 i vetmi ndërtim historik i Kavajës ka mbetur Kulla e lartë e Sahatit, e cila dikur kishte pranë Xhaminë e Madhe. Kulla është një ndërtesë e lartë me një planimetri katrore, e ngjashme me një minare të Afrikës së Veriut, por gjithsesi krejtësisht europiane nga pamja dhe nga hollësitë e tjera. Ajo duket se ka qenë një vepër e dekadave të fundit të shekullit XIX dhe nuk na intereson edhe aq shumë. Elementi i vetëm osman i saj është një kamare në mur, që përmban një mbishkrim me vetëm një fjalë “Barekallah” (Allahu e begatoftë!) dhe vitin 1232 H (1817).

Xhamia e Beqarëve

Kjo xhami ka qenë e një rëndësie të madhe për historinë e arkitekturës osmane në Shqipëri në përgjithësi dhe për Kavajën në veçanti. Përpara shkatërrimit të saj, xhamia jo vetëm që kishte tre elementet e zakonshëm, por madje edhe një element të katërt. Ajo kishte një sallë faljeje në formë kubike, me këndet e sipërme të ulura. Kjo sallë mbulohej nga një tambur tetëkëndor, mbi të cilin ngrihej kubeja si një kurorë relativisht e sheshtë. Salla ndriçohej nga një ,varg dritaresh në nivel të ulët dhe nga një rresht me dritare me harqe rrethore në zonën e sipërme të secilit prej mureve. Forma e dritareve dhe kolonat e këndeve të kubit e të tetëkëndëshit nuk janë osmane dhe janë me ndikim krahinor. Në të djathtë të hyrjes ndodhej një minare, një trup me kanalyra mbi një bazë katrore, të dyja prej guri të prerë mirë. Muret e sallës së faljes kanë qenë të ndërtuara prej gurësh kave, të suvatuar.

Elementi më i madh i kësai xhamie ka qenë portiku dypjesësh. Përballë sallës së faljes, 10 m , ishte një hajat prej druri 15 m i gjerë, pra shumë më i gjerë sesa salla. Ajo kishte pesë harqe, që qëndronin mbi gjashtë shtylla shumë të holla mermeri me një prejardhje antike, të zbukuruara me kapitele të bukura korintike, edhe këto antike. Anët e mafilit formoheshin nga tre harqe në të njëjtin lloj shtyllash dhe kapitelesh. Pra, kemi formulën e zakonshme shqiptare me një xhami të madhe, edhe pse ndërtesa e Kavajës ka qenë një monument ngurtësisht i projektuar dhe i fortë. Megjithatë, ishte portiku i dytë që përcaktoi bukurinë e saj më të madhe. Ai nuk lidhej me ndërtesën kryesore, por ndodhej veçmas përballë hajatit dhe jo në të njëjtin drejtim. Ky portik ishte në anë dhe ishte konceptuar si një njësi e pavarur arkitekturore. Në qoshen e anës së djathtë të kolonadës së dytë, por përballë hyijes së xhamisë, qëndronin katër shtylla të vendosura në formë katrore për të treguar hyg'en kryesore të xhamisë. Kolonada e dytë dhe këto shtylla nuk ishin të mbuluara me çati të ndonjë lloji, por kanë qenë gjithmonë të hapura. Ajo mund të jetë menduar si një vend varrosjeje për ndërtuesin e xhamisë dhe familjen e tij, padyshim njerëz të shquar lokalë të Kavajës. Disa selvi të gjata plotësonin bashkëveprimin e drejtimit horizontal dhe vertikal në mënyrën më harmonike.

Shtyllat dhe kapitelet thuhet se janë sjellë nga rrënojat e qytetit antik të Apollonisë afer Fierit (W. Pas shembjes së xhamisë, portiku u rindërtua në kopshtin e Muzeut Arkeologjik të Durrësit.

Sipas mbishkrimit osman, që dikur ndodhej mbi hyijen e sallës me kube dhe tani është i ruajtur në Muzeun e Kavajës, xhamia është ndërtuar me iniciativën dhe me shpenzimet financiare të Kapllan Beut, një musliman shqiptar dhe feudal i qytetit. Teksti është botuar nga Frashëri dhe Dashi në përkthimin shqip, i shoqëruar nga një fotografi. Frashëri na e siguroi këtë fotografi, e cila është lënda bazë e të lexuarit tonë dhe e përkthimit në shqip;

Metrum Hezec: v—/v—/v—/v—

Kemal-i jydkyle ard etdi mali fy sebilillah

‘uluvv-y riitbe Kaplan Beg ‘ibadet-gah ediib icad

giizel canbahs cami ‘ yad-y zabt-y sal-y tarih

te ‘alallah zehi ami ‘ki Kaplan Beg kylub biinyad sene 1148

Kronogrami është Tarih-i tam, që jep datën e plotë pa ndonjë ngatërrim apo hile.

Versioni i tij në shqip është:

Me sinqeritet të plotë, ai shpenzoi pasuri në rrugën e Zotit.

I lartë me pozitë, Kapllan Beu, ndërtoi një vend adhurimi.

Duke e hedhur (me shkrim) në kujtim të xhamisë së bukur që jep jetë,

Vitin e kronogramit të saj:

“I lartësuar qoftë emri i Zotit! Merita të shumta për xhaminë që ndërtoi Kapllan Beu”.

Viti 1148(24.5.1735-11.5.1736)

Është e vështirë për ne që të çmojmë vendimin e drejtuesve aktualë të Shqipërisë për të urdhëruar shkatërrimin e kësaj vepre monumentale dhe harmonioze të vetë artit të tyre kombëtar. Në fakt, shembja e xhamisë së Kavajës, e asaj të Peqinit dhe e dy xhamive me kube të shekullit XVH të Elbasanit, është gabimi më i pafalshëm i dekadave të fundit

info@balkancultureheritage.com