Konfederatat
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Konfederatat

Nuk ka dyshim se mendimi grek ka bërë përpjekje për të dalë mbi regjimin e bashkësisë; mjaft herët, shumë qyteza u bashkuan në një lloj federate; por edhe këtu, praktikat fetare vijuan të zinin një vend të madh. Njëlloj sikurse qyteza kishte vatrën e saj të pritanesë, qytezat e shoqëruara mes tyre, kishin vatrën e tyre të përbashkët. Qyteza kishte heronjtë e saj, hyjnitë e veta poliade, festat e saj; konfederata kishte gjithashtu tempullin e vet, zotin e vet, ceremonitë e veta, përvjetorët e vet, të kremtuar përmes vaktesh fetare dhe lojërash të shenjta.

Grupimi i dymbëdhjetë ngulimeve joniane në Azinë e Vogël, kishte tempullin e vet të përbashkët, i quajtur Panionum1; ai i kushtohej Poseidonit Helikonian, që njërëzit kishin nderuar edhe në Peloponez përpara migrimit të tyre1 2. Çdo vit, ata mblidheshin në këtë vend të shenjtë, për të kremtuar festën e quajtur Panionia; ata bënin bashkërisht një flijim dhe ndanin mes tyre ushqimet e shenjta. Qytezat dore të Azisë kishin tempullin e tyre të përbashkët në gadishullin shkëmbor të Triopiumit; ky tempull i kushtohej Apollonit dhe Poseidonit dhe atje kremtoheshin gjatë përvjetorëve lojërat triopike3.

Në tokën mëmë greke, grupi i qytezavë beociane kishte tempullin e vet të Athinasë Itonia4 dhe festat e veta të përvitshme, Pamboeotia. Qytezat akease i bënin flijimet e përbashkëta në Aegium dhe nderonin kultin e Demeter Panakeasit.

Duket se fjala e lashtë që emërtonte shoqërimin e disa qytezave së bashku, ishte amfiktionia. Që nga periudhat më të hershme, në Greqi ekzistonte një numër i madh amfiktionish.

Njihet ajo e Kalaurias, Delosit, Termopileve dhe Delfit. Ishulli i Kalaurisë ishte qendra ku mblidheshin qytetet e Hermionës, Epidaurit, Prasias, Nauplias, Eginës, Athinës, Orkomenës; këto qyteza ofronin atje flijimin e tyre, dhe në të nuk merrte pjesë askush tjetër. E njëjta gjë ndodhte edhe me Delosin ku, qysh nga antikiteti më i hershëm, ishujt fqinjë dërgonin përfaqësues për të kremtuar festën e Apolonit përmes flijimesh, organizimesh korale dhe lojërash.

Amfiktionia e Termopileve, më e njohura në histori, nuk qe shumë e ndryshme nga të tjerat. E formuar fillimisht mes qyteteve fqinje, në të ndodhej tempulli i Demetriusit, ku në tempullin përkatës bëheshin flijimet në emër të tij.

Amfiktionia ose federata, nuk mund të ekzistonte pa kult; "sepse - thotë një autor i lashtësisë - mendimi që sundoi gjatë themelimit të qytezave, përcaktoi edhe flijimet e përbashkëta për shumë qyteza njëherazi; fqinjësia dhe nevoja e ndërsjellë që shërbente për t'i afruar, bëri që njerëzit të kremtonin bashkërisht panegjeritë dhe festat fetare; vakti i shenjtë dhe libacioni çonte në lidhjen e një miqësie". Gjatë ditëve të kremtimeve fetare, qytezat e konfederuara dërgonin disa njerëz të veshur në mënyrë të përkohshme me funksion priftëror, të cilët quheshin teorë, pilagorë, ose hieromneons. Në praninë e tyre, për nder të perëndisë së shoqërimit, therej një viktimë dhe mishi i pjekur në altar ndahej midis përfaqësuesve të qytezave. Ky vakt i përbashkët, i shoqëruar nga himne, lutje dhe lojëra, përbënte shenjën dhe lidhjen e shoqërimit.

Nëse ideja e bashkimit të trupit helenik u shfaq kaq qartë në mendimin grek, kjo u bë kryesisht e mundur vetëm falë perëndive të përbashkëta si edhe ceremonive të shenjta ku njerëzit mblidheshin. Sipas përfytyrimit të hyjnive poliade, ata kishin një Zeus panhelenian. Lojërat olimpike, istmike, nemease, pitike, ishin ato solemnitete të mëdha fetare, ku nisën të pranoheshin l pak nga pak të gjithë grekët. Çdo qytezë dërgonte në to teorinë e vet, për të marrë pjesë në flijime. Për një kohë shumë të gjatë, patriotizmi grek do të njihte vetëm formën fetare. Tuqididi | përmend disa herë perënditë e përbashkëta për helenët dhe kur Aristofani u bën thirije bashkëpatriotëve të tij të hiqnin dorë nga luftërat e brendshme e të pafund, ai u drejtohet atyre me këto fjalë: "Ju, që në Olimp, në Termopile dhe në Delf, vadisni altarët me të njëjtin ujë spastrimi, mos e copëtoni më Greqinë me grindjet tuaja, por bashkohuni kundër barbarëve.

Amfiktionitë dhe konfederatat zhvillonin pak veprim politik. Të përfytyrosh teorët e Termopileve, të Panoniumit ose të Olimpit, si një kongres apo senat federal, do të ishte një gabim shumë i madh. Nëse ndonjëherë, këta njerëz janë marrë edhe me zgjidhjen e interesave materialë dhe politikë të shoqërimeve, ky ka qenë vetëm përjashtim ose është bërë nën ndikimin e rasteve të veçanta. Madje, amfiktionitë nuk i ndalonin pjesëtarët e tyre t'i shpallnin luftë njëri-tjetrit. Atributet e tyre të rregullta qëndronin, jo thjesht në marrjen e vendimeve dhe në përcaktimin e interesave, por edhe në nderimin e perëndive, përmbushjen e ceremonive, ruajtjen e armëpushimit të shenjtë gjatë festimeve dhe, edhe kur teorët ngriheshin në rang gjykate dhe jepnin ndonjë vendim për ndëshkimin e ndonjë qyteze të bashkësisë, kjo bëhej vetëm kur një qytezë në fjalë nuk i ishte përmbajtur ndonjë detyrimi fetar dhe kishte pushtuar ndonjë territor kushtuar hyjnisë.

Të tilla institucione të ngjashme kanë ekzistuar edhe në Italinë e lashtë. Qytezat e Latiumit kishin/erie-t latine: përfaqësuesit e tyre mbidheshmin çdo vit në tempullin e Jupiterit Latiaris, që ndodhej në malin Alban. Aty flijohej një dem i bardhë, mishi i të cilit ndahej në aq pjesë sa ç'ishte edhe numri i qytezave të konfederuara. Gjithashtu, dymbëdhjetë qytezat e Etrurisë kishin tempullin e tyre të përbashkët, festën e përvitshme, lodrat e tyre të përbashkëta, që drejtoheshin nga kryeprifti i madh.

Dihet se, as grekët, e madje as romakët, nuk e kanë praktikuar krijimin e ngulimeve, kolonive, sipas së njëjtës mënyrë që kanë vepruar me të njerëzit e kohëve tona. Ngulimi nuk ishte një varësi ose shtojcë e shtetit që krijonte ngulimin; ai ishte në vetvete një shtet i plotë dhe i pavarur. Megjithatë midis ngulimit dhe metropolit ekzistonte një lidhje e një natyre të veçantë dhe kjo lidhje ishte varësi e mënyrës se si ishte themeluar ngulimi.

Në fakt, nuk mund të besohet se një koloni mund të formohej rastësisht, sipas trilleve të një numri emigrantësh. Një grup aventurierësh nuk mund të themelonte kurrsesi një qytezë dhe nuk kishte të drejtë, sipas konceptimit të njerëzve të lashtësisë, të organizohej në të. Në këtë drejtim ekzistonin rregulla, ndaj të cilave njerëzit duhej të nënshtroheshin. Kushti i parë ishte zotërimi i një zjarri të shenjtë; kushti i dytë ishte marija me vete e një personazhi, të aftë për të praktikuar ritet e themelimit Të gjitha këto, kolonët ia kërkonin metropolit. Ata mermin me vete zjarrin e ndezur në vatrën e tij; njëkohësisht, ata merrnin me vete edhe një themelues, i cili duhej fi përkiste ndonjërës prej familjeve të shenjta të qytetit. Ky i fundit praktikonte themelimin e qytetit të ri sipas të njëjtave rite, të kryera dikur për themelimin e qytezës prej ku ai kishte dalë. Zjarri i vatrës vendoste një herë e përgjithmonë një lidhje fetare dhe farefisnie mes dy qytezave. | Qyteza dhënëse quhej qyteti-mëmë. Qyteza marrëse ishte përkundrejt saj në gjendjen e birit. Dy ngulime të së njëjtës qytezë quheshin mes tyre qytete-vëllezër.

Ngulimi ushtronte të njëjtin kult si edhe metropoli; ai mund të kishte disa perëndi të veçanta, por ai duhej të ruante dhe të nderonte perënditë poliade të qytezës prej së cilës kishte dalë. Dymbëdhjetë qytezat joniane të Azisë së Vogël, të cilat njiheshin si ngulime athinase, jo për faktin se përbëheshin nga athinasit, por sepse kishin marrë zjarrin nga pritanea e Athinës dhe kishin huajtur themelues athinas, ushtronin kultin e hyjnive të Athinës, kremtonin festat e tyre dhe dërgonin atje, në mënyrë të përvitshme, flijime dhe teorë. Kështu vepronin ngulimet e Korintit, ato të Naksosit. Po kështu Roma, ngulim i Albës dhe përmes saj, i Laviniumit, ofronte çdo vit një flijim mbi malin Alban dhe dërgonte viktima në Lavinium "ku gjendeshin penatët e vet". Grekët kishin madje zakonin e lashtë që ngulimi të merrte prej metropolit edhe priftërinjtë, të cilët do të drejtonin dhe do të vigjilonin mbi zbatimin dhe ruajtjen e riteve.

Këto lidhje fetare mes ngulimeve dhe metropoleve do të mbeteshin tejet të forta deri në shekullin V para erës sonë. Për sa i përket një lidhjeje politike, njerëzit e lashtësisë do të kalonin një kohë shumë të gjatë, pa menduar për mundësinë e një gjëje të tillë.

info@balkancultureheritage.com