Kornel Nepoti
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Kornel Nepoti

Jetët

Kornel Nepoti, historian dhe shkrimtar romak me prejardhje nga Langobardia, lindi rreth vitit 100 dhe vdiq rreth vitit 27 para e. sonë. Jetoi në Romë, por larg jetës politike dhe administrative shtetërore. Qe mik i ngushtë i Ciceronit, i poetit të shquar Katulit dhe pronarit të madh romak Pompon Atikut. Gjithë kohën dhe kujdesin e tij Kornel Nepoti ia kushtoi studimeve letrare dhe historike. Shkroi shumë vepra, një pjesë e madhe e të cilave nuk janë ruajtur. Ndër veprat e mëdha të humbura të Nepotit janë "Chronica" (Kronikat) në tre libra, të cilat paraqesin një përmbledhje kronikale të të gjithë historisë botërore të njohur në atë kohë, që nga epoka mitologjike e deri në historinë e Greqisë dhe të Romës, si edhe një pjesë e madhe e veprës "De viris illustribus" (Mbi njerëzit e shquar) në 16 libra. Nga kjo vepër është ruajtur vetëm libri mbi prijësat e shquar të popujve të huaj (Liber de exeellentibus ducibus exteramm gentium), i cili përfshinë përveç një parathënie të Atikut, biografitë e 25 komandantëve ushtarakë kryesisht grekë.

Nepoti shkroi, veç këtyre dhe biografitë e Katonit (Vita Catonis) dhe të Ciceronit (Vita Ciceronis) si dhe veprën "Exempla", një koleksion anekdotash historike dhe kuriozitetesh të vjetra, së paku në 5 libra.

Në veprën biografike të Nepotit, përshkrimet e jetës së personazheve të tij janë të përcipta, shpesh herë nuk respektohet rendi kronologjik i fakteve, mungon shpesh gjithashtu edhe saktësia dokumentare, gjëra këto që ia ulin vlerën historike veprës.

Jetët

Ai /Pompon Atiku/ nuk kishte as kopshte, as shtëpi në fshat ose në breg të detit, dhe nuk zotëronte në Itali veçse dy prona të vogla, në territorin e Ardeatinës e Nomentanit. Të gjitha të ardhurat i vinin nga pronat në Epir e në Romë...

info@balkancultureheritage.com