Kuadri historik
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Kuadri historik

Ndonëse në shikim të parë, ravijëzimi i kuadrit historik del nga korniza e temës, ai është më se i nevojshëm për krijimin e mbështetjes meta-etike, banalizuar në kuptimin se, ashtu siç banania nuk mbin dot në Antarktidë, edhe teatri nuk lind dot në një mjedis steril, të pakulturuar.

I pari që prek landshaftin Epirot dhe figurat e tij bizare, është komediani Aristofan, herë duke shpotitur Epirotët, si tek Akarnanët 425 p.e.s. dhe Kalorësit 424 p.e.s., dhe herë për ti rënë në qafë Euripidit, si tek Bretkosat 405 p.e.s.

Ndryshe prej tij, Euripidi, njëri nga tre tragjikët më të mëdhenj të antikitetit, e trajton me seriozitet Epirin dhe Maqedoninë: Nga 36 dramat e njohura prej tij, 5 përligjin origjinën hyjnore të oborrit Ajakid të Epirit (Alkestis, 438 p.e.s., Andromaha, 424 p.e.s., Erehtheus, 422 p.e.s., Melanippe, 420 p.e.s.) dhe 5 origjinën hyjnore të oborrit Argead të Maqedonisë (Alcmene, Archelaos, 410 p.e.s., Temenos, 408 p.e.s., Bakhai 407 p.e.s.). Këto drama përligjëse: Andromaha dhe Archelaos i Euripidit dhe Achies i Chairemonrt. ishin dhe më të parapëlqyerat në festivalin Naia të Dodonas (IG2 5 118, IG2 3.1319, rr.21-22. Tërthorazi tradita e hershme e shfaqjeve në Dodona dëshmohet nga gjetja e një statuete prej bronzi të një aktori kornik (IV p.e.s.), gjasisht e Dionisit të Bretkosave, 405 p.e.s. te Aristofanit.

Periudha e shkrimit të tetralogjive të Euripidit (438- 407 p.e.s.), përkon me parapërgatitjet e Athinës për Luftën e Peloponezit (431-404), veçanërisht me vitet kur pas shkatërrimit të flotës së saj nga Sirnkuza, Athina kishte nevojë jetike për lëndën drusore epirote dhe maqedonase. Si e tillë Athina kërkonte që këto dy shtete t’i kishte aleatë dhe jo kundërshtarë, çka dhe shpjegon heqjen dorë nga përçmimi sibarit i "barbarëve tribalë” dhe afrimin e elitës politike epirote dhe maqedonase. Për këtë Athina strehoi dhe arsimoi princin trashëgimtar Molos Tharrypa  (430 - 392 p.e.s.), të dëbuar nga partifl pro spartane, dhe më tej e priti ntë me nderime të veçanta dhe i akordoi qytetarinë athinase (Diod. 18.11.1, Thuc. 2.80-81, Plutarch, Pyrrhos '1, 3, lustinus 17, 3, 9-13). Paralel Athina prid dhe shkolloi princin trashëgimtar maqedonas Arhelau (413- 399 p.e.s.), të cilit më tej i’u dha po qytetaria Athiniote.

Si i tillë Euripidi nuk është rrobaqepës kostumesh me porosi, dramaturg i paguar, por emisar politik i Athinës, i cili në dramat e tij nuk heziton të ngrejë lart virtytet e Andromahi barbare dhe të fshikullojë ligësitë e Menelaut dhe Hermionas, të dy grekë nga Sparta. inimicus inimici mei, armicus meus est (Armiku i armiqve të mi, është miku im).

Por aspekti i Euripidit si ambasoador shëtitës, që shkon oborreve epirote dhe maqedone për të takuar mbretër me formim intelektual athinjot dhe renditur ata me Athinas dhe kundër Spartës, është krejt i anashkaluar.

Në v. 410 p.e.s., Euripidi bashkë me aktorët shkon në oborrin maqedon në Aigai (Sueton. Vit. Eur), ku shkruan dhe vë në skenë tragjeditë Archelaos  dhe Bakhai. Nisur nga paralelizmi Tharrypa/Archelaus, mundësia është që Andromahan, përligjësen e mitit gjenenlogjik të Ajakidëve, Euripidi ta ketë shkruar dhe vënë në skenë në oborrin molos.

Kjo dhe është atmosfera politike, morale dhe artistike e oborrit molos të çerekut të tretë dhe të katërt të shek, V p.e.s, Një atmosferë e tillë, e mbështet plotësisht lindjen e hershme të teatrit në epir dhe datimin e gjeneratës së parë të teatrove, të tipit skenë e thjeshtë me rampa, në gjysmën e dytë të shek. V p.e.s.

info@balkancultureheritage.com