Kundërpërgjigjja ikonoklaste
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Kundërpërgjigjja ikonoklaste

Leoni V Armen (813-820) ishte eksponent i rretheve ushtarake ikonoklaste të Azisë së Vogël. Ashtu si Leoni III, edhe Armeni vinte nga Lindja, edhe ai parase të merrte pushtetin kishte qenëstrateg i themës së Anatolisë. Shembulli ideal për të ishin gjeneralët e ikonoklastët e mëdhenj Leoni III e Konstadini V. Programi i tij synonte rimëkëmbjen e fuqisë ushtarake të perandorisë dhe të lëvizjes ikonoklaste. Për të dhe për përkrahësit e tij nuk kishte dyshim se dështimet ushtarake të paraardhësve të tij i detyroheshin politikës së tyre pro kultit të ikonave.

Pikë së pari duheshin zgjidhur detyrat ushtarake. Pas fitores së Versinikias, Krumi kishte filluar një mësymje të madhe, i ishte afruar Adrianopojës, duke e rrethuar atë dhe vetëm pak ditë pas ardhjes në pushtet të Leonit V u shfaq me pjesën kryesore të ushtrisë së tij në portat e kryeqytetit bizantin. Por Krumi s'mund të bënte gjë përballë mureve të Kostandinopojës, ku ishin thyer edhe sulmet arabe, ndaj i kërkoi perandorit një takim personal për të caktuar kushtet e paqes. Krumi i besoi fjalës së perandorit bizantin dhe u paraqit i çarmatosur në këtë takim, por bizantinët i kishin përgatitur tinëzisht një pritë. Kreu i bullgarëve arriti të shpëtojë falë guximit të tij. I tërbuar nga zemërimi për këtë pabesi Krumi shkretoi gjithë rrethinat e kryeqytetit bizantin, pastaj hyri në Adrianopojë, që ndërkohë ishte dorëzuar për shkak të urisë dhe e deportoi popullsinë e saj si dhe atë të viseve rreth e qark përtej Danubit. Megjithatë perandori arriti të korrë një fitore të rëndësishme në zonën e Mesembrias (shtator 813), por në pranverë të vitit tjetër Krumi marshoi përsëri mbi Kostandinopojë. Bizantin e shpëtoi vetëm fati: ashtu si Atila, edhe Krumi vdiq papritur nga një hemorragji cerebrale (13 prill 814).

Pas dy sovranësh kalimtarë,130 bullgarët patën përsëri një prijës të zotin në personin e Omurtagut. Por ky u kujdes veçanërisht t'i forconte pozitat bullgare në drejtim të veri-perëndimit si dhe të konsolidonte nga brenda shtetin e tij. Me Bizantin ai nënshkroi një paqe tridhjetëvjeçare, që i solli mjaft përfitime bullgarëve. Nga pikëpamja territoriale, ajo rivendosi gjendjen që kishte ekzistuar në kohën e Tervelit: kufiri duhej ta ndante Trakën më dysh e duhej të përputhej me Murin e Madh nga Debelti në Makrolivad, pra midis Adrianopojës e Filipopolit, për të vazhduar pastaj drejt veriut deri në vargmalet Ballkan. Pas ngjarjeve dramatike të viteve të fundit, tani fillonte një periudhë e gjatë paqeje të qëndrueshme me bullgarët. Por edhe në kufijtë me kalifatin perandoria nuk kishte më arsye të shqetësohej: pas vdekjes së Harun ar-Rashidit kalifati qe përfshirë në luftërave të brendshme.

Leoni V përfitoi nga një gjendje e tillë për të vënë në jetë planet e tij në drejtim të ringjalljes së ikonoklastisë. Porsa situata u qetësua, sidomos pas vdekjes së Krumit, perandori ngarkoi dijetarin Johan Gramatikun, kreun e lëvizjes ikonoklaste, të mblidhte material për një koncil të ri ikonoklast, ku do të vërtetoheshin në pikëpamje teologjike, tezat kundër kultit të ikonave. Politika ikonoklaste e perandorit bëri që të bashkoheshin rrymat e ndryshme që ndesheshin brendapërbrenda Kishës ortodokse. Në luftë me valën e re ikonoklaste, patriku Niqifor u rreshtua në një barrikadë me kundërshtarin e tij, Teodor Studitin. Në shkrime të ndryshme këta mbrojtën me zjarr kultin e ikonave dhe iu kundërvunë ashpër ndërhyrjes së perandorit në çështjet e fesë. Akoma më qartë se në shek. VIII, gjatë kësaj faze të dytë të konfliktit ikonoklast doli në pah sfondi i tij kishtar e politik: pretendimi i pushtetit perandorak për t'ia nënshtruar vullnetit të vet jetën e Kishës, dhe qëndresa këmbëngulëse e Kishës dhe sidomos e krahut të saj më radikal, kundër këtij pretendimi. Falë epërsisë së mjeteve të presionit që zotëronte perandori, fitorja i buzëqeshi fillimisht këtij të fundit. Teodori dhe shumë nga përkrahësit e tij u dëbuan dhe iu nënshtruan keqtrajtimeve të rënda. Niqifori u shkarkua dhe më 1 prill 815 në vend të tij u ngjit në froni patriarkal Teodot Meliseni, një njeri i rrethit të oborrit që ia detyronte zgjedhjen e tij origjinës së familjes dhe farefisnisë me gruan e tretë të Konstandinit V.

Pak kohë pas pashkës, nën kryesinë e patrikut të porsazgjedhur, u hap në Shën Sofi në Kostandinopojë një sinod që dënoi koncilin ekumenik të Nikesë dhe njohu aktet e koncilit ikonoklast të vitit 754. Sinodi pranoi që ikonat nuk duheshin konsideruar njëlloj si idhuj, por megjithatë urdhëroi shkatërrimin e tyre. Kjo përbën një element karakteristik të qëndrimit të Leonit V: në fakt i përmbahej tërësisht parimeve të ikonoklastisë së vjetër, por në planin teorik kujdesej të përdorteshprehje të zbutura. Burimi i vetëm i ikonoklastisësë tij qe në aktet e koncilit të vitit 754, përsëriste argumentet e vjetra, por në të njëjtën kohë i spërkaste ato dhe me anë të frazave të mjegullta e të ngatërruara, i shmangej thelbit të problemit. Ashtu si vetë lëvizja e re ikonoklaste, sinodi i vitit 815 mban vulën e pafuqisë së epigonëve, ndërsa ikonoklastia e Leonit III dhe e Konstandinit V ishte një lëvizje e pajisur me forcë të madhe tërheqëse, ikonoklastia e pas një shekulli përfaqësoi një përpjekje kundërveprimi me karakter imitues. Sidoqoftë, fakti që perandori gjeti forca për të persekutuar ata që nuk dëgjonin të përuleshin, nuk flet aspak për pushtetin e tij. Përkundrazi, Leom V nuk gëzonte as minimumin e mbështetjes që kishin pasur perandorët ikonoklastë të shek. VII, ndaj dhe jetonte me frikën e përhershme të humbjes së kurorës. Frika se mos mënjanohej nga pushtetit, në vitet e fundit të qevensjes së tij u kthye në një mani të vërtetë. Por, me gjithë masat e marra, nuk arriti t'i shpëtojë fatit që e priste: natën e Krishtlindjeve të vitit 820, ndërsa dëgjonte meshën e Shën Sofi, u masakrua përpara altarit nga përkrahësit e shokut të tij të vjetër të armëve, Mihal Amorianit.

Mihali II (820-829), themeluesi i dinastisë amoriane, ishte një ushtar i pagdhendur dhe injoranca e tij u bë objekt talljeje për bizantinët e rafinuar.

I mungonte si vendosmëria, ashtu edhe gjykimi i shëndoshë dhe maturia. Gjatë qeverisjes së tij, konfliktet fetare njohën një periudhë qetësie. Përndjekjet kundër përkrahësve të kultit të ikonave pushuan dhe të dëbuarit, në radhë të parë patriku Niqifor dhe Teodor Studiti, u ftuan të ktheheshin në atdhe. Por me gjithë pakënaqësinë dhe protestat e ortodoksëve, nuk u miratua rivendosja e kultit të ikonave. Lidhur me këtë çështje, Mihali II mbajti një qëndrim të tërhequr. Ai nuk njohu as koncilin ekumenik të Nikesë, as sinodet ikonoklaste dhe, për më tepër, ndaloi çdo diskutim mbi problemin e ikonave. Nuk ka dyshim se perandori, që ishte me origjinë nga Frigjia kështjellë e ikonoklastisë, qe kundërshtar i kultit të ikonave. Këtë e provon qartë edhe letra që ai i shkroi Ludvigut të Shenjtë, ku ankohet për abuzime të ndryshme me kultin e ikonave. Tjetër fakt domethënës në këtë drejtim është edhe zgjedhja prej tij e dijetarit ikonoklast Johan Gramatikut si edukator i djalit të tij. Më tej, pas vdekjes së Teodot Melisenit, perandori nuk thirri në fronin patriarkal ortodoksin Niqifor, por peshkopin Anton Silea, që së bashku me Johan Gramatikun kishte drejtuar punën për hartimin e akteve të sinodit të vitit. Qëndrimi i tij i tërhequr nuk fliste për indiferencën e tij, por për bindjen se tashmë lëvizja ikonoklaste po shteronte. I vetmi përkrahës i kultit të ikonave që u persekutua nga Mihali II ishte siciliani Metod, i cili i kishte sjellë një vërejtje të papës mbi problemin e ikonave. Metodi u keqtrajtua dhe u burgos, por jo si përkrahës i kultit të ikonave, por thjesht nga dyshimet që ngjallën tek perandori lidhjet midis ikonodulëve bizantinë dhe Romës.

Ngjarja më e rëndësishme e politikës së brendshme gjatë sundimit të Mi- halit II ishte lufta e ashpër civile, e shkaktuar nga Thomai, një sllav nga Azia e Vogël, që kishte qenë shok armësh i perandorit.136 Qysh në kohën e Leonit V, Thomai me ndihmën e arabëve kishte grumbulluar rreth vetes pasues të shumtë në zonat kufitare lindore. Nën flamurin e tij u bashkuan arabë, per- sianë, armenë, hiberë dhe fise të tjera të Kaukazit. Azia e Vogël me përbërje etnike laramane, ku banonin edhe masa të mëdha sllavësh, ishte vendi ideal për zhvillimin e mëtejshëm të lëvizjes. Kjo tërhoqi me vete edhe elementë që kishinbraktisur Kostandinopojën për arsye fetare. Në fakt, Thomai u deklarua partizan i kultit të ikonave dhe arriti deri aty sa të hiqej sikur ishte Konstandini IV, perandori i rrëzuar padrejtësisht nga froni. Por me rëndësi është fakti se lëvizja kryengritëse mori karakterin e një revolucioni shoqëror. Thomai u paraqit si mbrojtësi i të vobektëve, të cilëve u premtonte çlirimin nga vuajtjet e tyre. Në këtë mënyrë arriti të vërë në lëvizje popullsinë e elektrizuar nga mungesat ekonomike, nga barra e stërmadhe tatimore dhe nga arbitraritetet e funksionarëve perandorakë. "Skllavi,- thotë një kronist bizantin,- ngriti dorën vrasëse mbi padronin e tij dhe ushtari mbi oficerin." Lëvizja kryengritëse, që mbështetej mbi antagonizma etnike, fetare e shoqërore, përfshiu shumë shpejt një pjesë të madhe të Azisë së Vogël, vetëm ajo e Opsikionit dhe ajo e Armenisë i qëndruan besnike perandorit. Thomai u kurorëzua perandor nga patriku i Antiokesë, gjë që s'mund të bëhej pa miratimin e kalifit. Bashkimi i themës së Kibereotëve i siguroi kryengritësve edhe flotë dhe i dha mundësi atyre të kaloni në Europë dhe të grumbullonin rreth vetes popullsinë ikonod- ule të pjesës europiane të perandorisë. Në dhjetor të vitit 821 filloi rrethimi i Kostandinopojës, që zgjati më se një vit. Por forca e kryengritësit u thye për- ballë qëndresës së qytetit. Epërsia ushtarake e perandorit të Kostandinopojës triumfoi mbi lëvizjen e masave të paorganizuara. Por Mihali ia detyroi shpëtimin e vet edhe ndihmës së khanit të bullgarëve. Ashtu si dikur Terveli kishte shkuar në ndihmë të Leonit III kundër arabëve, po ashtu tani Omurtagu, djali i armikut më të rrezikshëm të Bizantit, ndërhyri kundër lëvizjes kryengritëse të Thomait dhe i shpërndau trupat e tij. Në pranverë të vitit 823 Thomai u detyrua të heqë rrethimin: lëvizja kishte dështuar. Thomai u tërhoq bashkë me një repart të vogël në Arkadiopoli, ku u mbajt derisa në tetor të atij viti u zu rob nga perandori, që pas torturave mizore, urdhëroi ta vrisnin.

Tashmë Mihali II ishte zot i situatës, por Bizanti doli i dobësuar nga shkatërrimet e kësaj lufte civile gati trevjeçare. Nga ana tjetër u pa qartë se shteti bizantin, i drobitur nga konfliktet fetare, kërcënohej edhe nga tensione shoqërore. Kalifi, që kishte mbështetur me të gjitha mjetet kryengritjen e Thomait, nuk mundi të organizonte një sulm të fuqishëm kundër Bizantit, për shkak të vështirësive të brendshme të perandorisë së tij, por rreziqe të mëdha kërcënonin Perandorinë Bizantine nga sektorë të tjerë të botës arabe. Piratë arabë të ardhur nga Spanja pushtuam më 816 Egjiptin dhe vendosën aty përkohësisht sundimin e tyre. Dhjetë vjet më vonë ata pushtuan Kretën.138 Bizanti humbiste kështu njërën nga fortesat strategjike të rëndësishme në Mesdheun lindor. Të gjitha përpjekjet e Mihalit dhe të pasardhësve të tij për të rimarrë ishullin e humbur qenë të kota. Për gati një shekull e gjysmë arabët e mbajtën Kretën, që u kthye në një bazë nga ku niseshin sulmet pirateske që terrorizuan gjithë vendet përreth. Njëkohësisht Bizanti pësoi një humbje të rëndë në Perëndim. Duke përfituar nga mosmarrëveshjet midis komandantëve bizantinë vendas, më 827 arabët afrikanë zbarkuan në Sicili. Sulmet arabe mbi Sicilinë ishin bërë një gjë e zakonshme që nga shek. VII, por tani filloi një pushtim sistematik i ishullit. Hegjemonia e Perandorisë Bizantine në Mesdhe e veçanërisht edhe në Adriatik u godit rëndë. Konstantin Porfyrogjeneti e konsideroi periudhën e Mihalit II si epokën e rënies më të madhe të ndikimit bizantin në bregdetin Adriatik dhe në krahinat sllave të pjesës perëndimore të Gadishullit Ballkanik. Tani po shiheshin pasojat tragjike të nënvleftësimit të flotës pas rënies së kalifatit të omajadëve dhe të fuqive të tyre detare.

Ndërsa Mihali II ishte veç një fshatar i mikluar nga fati që mezi dinte të lexonte e të shkruante, djali e trashëgimtari i tij Teofil (829-842) mori shkollim të plotë dhe tregoi interes të vërtetë për artin e për shkencat. Kjo s'përbënte ndonjë përjashtim në Bizant. Edhe Justiniani, nip i ushtarit të vrazhdë Justin I qe një ndër njerëzit më të kulturuar të kohës së tij. Shembuj të tillë tregojnë se sa i madh qe ndikimi kulturor i kryeqytetit bizantin dhe sa i ngritur ishte niveli intelektual i oborrit. Teofili nuk kishte marrë vetëm nga kultura e kryeqytetit bizantin, por edhe nga rrezatimet kulturore që vinin nga oborri i kalifit të Bagdadit. Entuziazmi i tij për artin arab ndoshta qe ushqyer nga mësuesi i tij Johan Gramatiku dhe me siguri prej tij mori dhe zellin ikonoklast, që e bëri atë një armik radikal të kultit të ikonave. Periudha e sundimit të tij qe ajo e valës së fundit ikonoklaste dhe njëkohësisht qe periudha e ndikimit më të madh të kulturës arabe mbi botën bizantine.

Teofili nuk qe një person i rëndësishëm, por ishte sidoqoftë një personalitet jashtëzakonisht interesant. Ishte një romantik dhe diçka romantike kishte edhe në lidhjen e tij me ikonoklastinë, që ishte në shuarje e sipër, ashtu si edhe në entuziazmin e tij për artin e kulturën e botës arabe, periudha e artë e së cilës tashmë i takonte së shkuarës. Me gjithë krimet e tmerrshme ku e shtyu fanatizmi i tij fetar, personaliteti i tij kishte diçka tërheqëse dhe nuk çudit fakti që rreth tij u thurën mjaft legjenda.’40 Donte të ishte një sovran ideal dhe frymëzohej nga një ndjenjë e fortë drejtësie, që herë-herë shprehej në forma disi teatrale. Duke imituar kalifin e drejtë, Harun ar-Rashid, e kishte bërë zakon të shëtiste nëpër qytet, të ndalej e të bisedonte me të vobektët dhe të përbuzurit, të dëgjonte ankesat e tyre për të ndëshkuar, pastaj, fajtorët pa marrë parasysh klasën dhe funksionin e tyre.

Pas zhvillimit që kishte njohur midis fundit të shek. VIII dhe fillimit të shek. IX sistemi i themave u shtri nga Teofili në Lindje dhe në skajin verior. U krijuan kështu themat e reja të Paflagonisë dhe të Kaldisë, për të fuqizuar pozicionet bizantine në Detin e Zi. Paflagonia përfshinte pjesën verilindore të themës së Bukellarëve, Kaldia pjesën veriperëndimore të themës së Armenisë.

Më vonë u krijuan tre distrikte të reja ushtarako-administrative në zonat malore përgjatë kufirit arab, me një pjesë të themës armane dhe një pjesë të themës anatolike. Ato u quajtën kleisurai (grykë mali) dhe ishin zonat e vogla ushtarake kufitare të Karsianit, Kapadokisë e Selenkisë, që më vonë u bënë edhe ato thema.

Akoma më e rëndësishme është se nën Teofilin të ashtuquajturat klimata; d.m.th. qytetet bizantine të Krimesë, u bashkuan në një themë dhe në më të rëndësishmin e këtyre qyteteve, në Kerson, u vendos një strateg bizantin. Në fushat e mëdha të Europës verilindore gjendja qe bërë e pasigurt dhe si Bizanti ashtu edhe mbretëria aleate e Kazarëve u shtrënguan të marrin masa mbrojtëse. Në kohën kur Kersoni organizohej si themë, me kërkesë të khanit të Kazarëve, arkitektë bizantinë ndërtuan në grykën e Danubit kështjellë Sarkel, një monument i teknikës bizantine në stepat e largëta.

Gjatë gjithë periudhës së qeverisjes së tij, me gjithë pasionin e tij për artin e kulturën arabe, Teofilit iu desh të luftonte me arabët. Kalifi al-Mamun (813- 833) në fillimet e sundimit të tij u mor me luftëra të brendshme e sidomos kundër lëvizjes kryengritëse me natyrë shoqërore të sektës së Kurramija, që drejtohej nga persiani Babek. Por në vitet e fundit të sundimit ai e vuri nën kontroll situatën e brendshme dhe aty nga viti 830 rifilloi luftën kundër Bizantit, mbas një ndërprerjeje mjaft të gjatë. Bizanti nuk ishte në gjendje t'i përqendronte të gjitha forcat e tij në luftën në Azinë e Vogël. Njëkohësisht duhej të luftonte edhe në Sicili, ku arabët po çonin përpara pushtimet e tyre me gjithë masat mbrojtëse. Më 831 ra Palermoja. Në kufirin lindor lufta vazhdoi me fitoren herë të njërës e herë të tjetrës palë. Sapo bizantinët arrinin të depërtonin në territorin armik dhe Teofili festonte një triumf të shkëlqyer në Kostandinopojë, arabët kalonin në kundërsulm dhe shkelnin territorin bizantin. Morali i perandorit binte aty për aty dhe ai niste tek kalifi përfaqësuesit e vet të ngarkuar me dhurata të çmuara dhe propozime për paqe. Gjendja u rëndua akoma më shumë kur në fronin e Bagdadit hipi vëllai i Al-Mamunit, kalifi Al-Mutasim. Më 838 ky ndërmori një fushatë të madhe që nuk u kufizua vetëm me sulme kundër fortesave kufitare, por u drejtua kundër qendrave më të rëndësishme të Azisë së Vogël. Një pjesë e armatës së madhe të Al-Mutasimit marshoi drejt veri-perëndimit dhe më 22 korrik theu pranë Dazmanës ushtrinë bizantine që komandohej nga vetë perandori dhe pushtoi Ankirën. Njëkohësisht, më 12 gusht Al-Mutasimi pushtoi edhe kështjellën e Amorit. Lajmi i kësaj humbjeje shkaktoi demoralizim të madh në Bizant. Në fakt, Amori ishte fortesa më e rëndësishme e themës së Anatolisë dhe për më tepër, ishte qyteti i origjinës i familjes perandorake. Perandori kërkoi gjithandej ndihmë kundër arabëve, edhe në Perëndim, tek mbretëria e frankëve dhe tek Venediku.

Gjatë sundimit të Teofilit u regjistrua vala e fundit ikonoklaste. Më 837 u ngjit në fronin patriarkal kreu i ikonoklastëve, Johan Gramatiku, që filloi sërishmi një fushatë persekutimesh të egra kundër adhuruesve të ikonave. Ashtu si në kohën e Konstandinit V lufta ikonoklaste arnti kulmin me luftën kundër institucionit të manastireve. Ndaj dy vëllezërve palestinezë, Teodosit e Teofanit, u zbatua një dënim krejt i veçantë: mbi ballin e tyre u shkruan me hekur të nxehtë vargje ikonoklaste, arsye për të cilën ata u pagëzuan me emrin graptoi (të shkruarit). Teofani ishte poet i njohur për vargjet e tij që lëvdonin ikonat e shenjta. Pas vendosjes së ortodoksisë ai u bë metropolit i Nikesë.

Sado që perandori e patriku u përpoqën të ringjallnin me çdo mjet lëvizjen ikonoklaste, pafuqia e tyre po shfaqej gjithnjë e më qartë. Sfera e ndikimit të saj nuk i kapërcente kufijtë e kryeqytetit dhe ishte vetëm vullneti i perandorit dhe i atyre pakbashkëpunëtorëve besnikë të tij që i siguronte njëfarë autoriteti kësaj politike. Me vdekjen e Teofilit, më 20 janar 842, ikonoklastia mori fund e me këtë u mbyll kriza që kjo lëvizje kishte shkaktuar.

info@balkancultureheritage.com