Libri I
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Libri I

Ushtrime në hedhjen e heshtave prej plumbi

Është e nevojshme, gjithashtu, që ushtarët e rinj të stërviten në hedhjen e heshtave prej plumbi, të cilat njihen me emrin martiobarbule. Dhe në të vërtetë në Ilirik kishte më parë dy legione që numëronin gjashtë mijë ushtarë dhe që quheshin martiobarbulë, sepse i përdomin me zotësi dhe guxim këto heshta. Dihet se nëpërmjet këtyre kanë qenë fituar me guxim, për një kohë të gjatë, të gjitha luftërat dhe në një shkallë të tillë, sa që Diokletiani dhe Maksimiani, kur u bënë perandorë, për nder të guximit të tyre, vendosën që martiobarbulët të quhen jovianë dhe herkulianë dhe thuhet se u pëlqenin më tepër nga gjithë legionet e tjera. Ata mbajnë zakonisht nga pesë martiobarbule të vendosura në mburojat e tyre dhe kur i hedhin në rastin e volitshëm, duket se ato pothuajse zëvendësojnë shërbimin e shigjetarëve, megjithëse të armatosur me mburoja. Dhe me të vërtetë ata i plagosin armiqtë dhe kuajt e tyre jo vetëm para se t'u afrohen, por bile dhe në largësi që arrihen me heshtat që hidhen.

Çfarë lloj armësh përdornin të vjetrit

Vendi e kërkon që të përpiqemi të tregojmë se me çfarë lloj arme duhet të pajisen dhe të mbrohen ushtarët e rinj. Në këtë drejtim zakoni i vjetër është zhdukur fare. Dihet se këmbësorët tonë nuk kanë armë mbrojtëse, megjithëse nga shembulli i kalorëve gotë, hunë dhe alanë ngjan që këto armë të kenë qenë të dobishme. Dhe me të vërtetë që nga themelimi i Romës dhe deri tek koha e Gratianit hyjnor, këmbësoria gjithmonë ka qenë e mbrojtur me robe të hekurta dhe me përkrenare. Por kur, për arsye të pakujdesisë dhe të përtesës, nuk zhvilloheshin më stërvitje fushore, ushtarëve filluan t'u duken shumë të rënda armët, të cilat ata rrallë i vishnin. Dhe a hiqte këmishat e hekurta dhe pastaj edhe helmetat metalike. Kur ushtarët tonë futeshin në luftim me gotët, me gjoks dhe kokë të zbuluar, ata shpesh vriteshin nga shigjetat e shumta. Dhe bile pas shumë mundjesh, të cilat sollën shkatërrimin e shumë qyteteve të mëdha, askush nuk u kujdesua që t'ua kthente këmbësorëve qoftë parzmoret, qoftë edhe helmetat e tyre... Pothuaj deri në ditët tona ka mbetur zakon që të gjithë ushtarët të mbajnë kësula lëkure, të cilat quhen panone. Kjo bëhet që ushtari, i cili gjithmonë mban diçka në kokën e tij, në kohën e luftimit të mos e ndjejë peshën e rëndë të përkrenares.

info@balkancultureheritage.com