Libri III
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Libri III

Ishin vendosur në formë patkoi, nga e djathta, pranë eskadronit mbretëror, gjysma e agrianëve të komanduar nga Atali, pastaj vinin harkëtarët maqedonas të udhëhequr nga Brisoni, të forcuar nga të ashtuquajturit "veteranë të huaj" të komanduar nga Kleandri. Përpara agrianëve dhe harkëtarëve ishte rreshtuar kalorësia e lehtë dhe paionët që kishin për të parë Aretin dhe Aristonin dhe përpara fare ndodhej kalorësia mercenare nën komandën e Menidës. Kurse para rojes mbretërore dhe gjithë "miqëve" ishte gjysma tjetër e agrianëve dhe shigjetarëve si edhe hobetarët e Balakrit...

Aleksandri dha urdhër që të sulmojnë kundër tyre kalorësit mercenarë nën komandën e Krenidës. Duke u hedhur kundër tyre kalorësit skythë, si dhe ata të baktrianëve që ishin bashkërreshtuar me skythët i detyruan ata të tërhiqen, mbasi ishin të pakët, përballë një shumice të madhe. Aleksandri pastaj urdhëroi paionët e komanduar nga Areti dhe të huajt, që të sulmojnë skythët, dhe barbarët u shpartalluan; ndërsa baktrianët e tjerë ose u shpartalluan në ikje e sipër prej paionëve e të huajve ose u detyruan të përleshen në betejë me kalorësinë.

info@balkancultureheritage.com