Libri II lufta civile
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Libri II lufta civile

Meqenëse gjithë kjo ndodhi papritur, atëherë Pompeu, shpejtoi prej Kapuas

në Nukeri dhe nga Nukeria në Brendesi, me qëllim që prej këtej, nëpërmjet Jonit të hidhej në Epir dhe këtu të bënte përgatitjet për luftë. Ndërkaq njoftoi me të shpejtë gjithë provincat, u shkroi mbretërve, qyteteve, strategëve, dinastëve, që secili ta ndihmonte në luftë me sa kishte mundësi. Ushtrinë e tij Pompeu e kishte në Iberi dhe ajo ishte gati të nisej për aty ku do të ishte nevoja. Një pjesë të legjioneve, që kishte me vete, ua dha konsujve që t'i çonin nga Brendesi për në Epir, dhe ata menjëherë kaluan detin dhe arritën të sigurt në Dyrrah. Disa e quajnë këtë qytet Epidamn për këtë keqkuptim: mbreti i barbarëve të këtij vendi, Epidamni, ndërtoi pranë detit një qytet, dhe e quajti sipas emrit të tij Epidamn. I biri i së bijës së tij, Dyrrahu, të cilin e konsiderojnë se rrjedh nga Poseidoni, ndërtoi pranë qytetit një liman dhe i dha emrin Dyrrah. Me Dyrrahun, në luftën që i bënë vëllezërit, u bashkua Herakliu kur po kthehej nga Eruthea, me kusht që të merrte një pjesë të tokës. Prandaj dyrrahasit e quanin Herakliun si themelues të kolonisë dhe pjesëtar në tokë. Ata nuk e mohonin Dyrrahun, por krenoheshin më shumë me prejardhjen prej Herakliut, si perëndi që është. Thuhet se në këtë betejë Herakliu vrau pa dashur Jonin, të birin e Dyrrahut, dhe se vetë Herakliu e hodhi trupin e të vrarit në det, me qëllim që Joni të bëhej eponim i këtij të fundit. Pas ca kohe këtë vend dhe qytetin e pushtuan brygët, që erdhën nga Frygia, pas këtyre taulantët, fis ilir, dhe pas taulantëve liburnët, tjetër fis ilir, të cilët i grabitnin ato anë me anijet e tyre të shpejta. Prej kësaj romakët i quajnë liburnide anijet e tyre të shpejta, të cilat i njohën për herë të parë nga liburnët. Ata që u dëbuan prej liburnëve nga Dyrrahu thirrën në ndihmë korkyrasit, të cilët ishin sundues në det dhe i dëbuam liburnët. Pas kësaj korkyrasit përzien me dyrrahasit kolonët e vet, prandaj limani konsiderohet si Helen, kurse emrin e tij korkyrasit e ndryshuan si ugurzi dhe e quajtën qytetin Epidamn, sipas emrit të qytetit të sipërm. Edhe Tukididi kështu e quan. Porse emri i parë fitoi dhe porti quhet tani si më parë Dyrrah.

Meqenëse stuhia e nxori në malet Keraune, ai /Cezari/ ktheu anijet për në Brendes për të marrë pjesën tjetër të ushtrisë, kurse vetë u nis natën për në qytetin Orik, nëpër një rrugë të ngushtë malore dhe për shkak të vendit të keq ushtria u nda në shumë njësi të vogla, kështu që mund të sulmohej lehtë po ta kishte diktuar njeri. Në mëngjes gjithë këto njësi u grumbulluan me vështirësi tek ai /Cezari/ dhe komandanti i garnizonit të Orikut, pasi ata që ishin me të në qytet e shpallën se nuk do t'i kundërshtonin konsulit romak që po vjen, i dorëzoi çelsat e qytetit Cezarit ndërsa ai vetë mbeti pranë tij i nderuar me ofiqe. Kurse Lukreti dhe Minuci, që ruanin në anën tjetër të Orikut me tetëmbëdhjetë anije lufte grurin e Pompeut, që ishte brenda në anije të mëdha transporti, i fundosën këto anije në mënyrë që ato të mos binin në duart e Cezarit dhe vetë ikën për në Dyrrah. Nga Oriku Cezari shpejtoi për në Apolloni. Apolloniatët e pranuan, kurse komandanti i garnizonit Staberi u largua nga qyteti. Dhe Cezari, pasi mblodhi ushtrinë e tij, u kujtoi atyre se, në saje të veprimit të shpejtë, ata kapërcyen me fat edhe fortunën, edhe detin e zotëruan pa anije, edhe Orikun e Apolloninë e morën pa luftë dhe tani kanë në dorë atë që i përkiste armikut dhe gjithë kjo u bë sikurse u tha ai, në një kohë kur Pompeu këtë nuk e dinte akoma. "Nëqoftëse, tha ai, ne do të kapim edhe Dyrrahun, këtë depo të Pompeut, atëherë do të bëhen tonat të gjitha ato që kanë grumbulluar ata gjatë verës". Pasi u tha këto ai i udhëhoqi ata nëpër një rragë të gjatë për në Dyrrah pa pushuar as ditë as natë. Por Pompeu i paralajmëraar për këtë u nis gjithashtu me shpejtësi të madhe nga Maqedonia...

Pompeu arriti më parë se Cezari në Dyrrah dhe vendosi në afërsitë e tij lëmin e

vet, pastaj dërgoi anijet dhe zuri menjëherë Orikun, ndërsa detin filloi ta raante me roje më të sigurta. Kurse Cezari, duke vënë si kufi ndërmjet tij dhe Pompeut lumin Aps, ngriti lëmin e vet në këtë anë të këtij lumi. Ndërkaq njësitë e kalorësisë nga njëra dhe tjetra anë kalonin lumin dhe binin në përpjekje. Porse e gjithë ushtria nuk përleshej, sepse Pompeu ishte duke stërvitur të rekrutuarit rishtas, kurse Cezari ishte duke pritur ata që do të vinin nga Brendesi...

 Nisi Postumin me urdhër për Gabinin që të transportonte ushtrinë me anë të detit.

Nëqoftëse Gabini nuk do të dëgjonte, atëherë t'i besohej kjo Antonit, dhe nëqoftëse edhe ky nuk do të pranonte atëherë - Kalenit. Në rast se që të tre uk do të vendosnin, Cezari u shkroi letër vetë ushtarëve që kush të dëshironte prej tyre të ndiqte Postumin me anije dhe që ata, që do të niseshin të dilnin aty ku t'i nxirrte era. Anijet mos t'u dhimseshin se Cezari ka nevojë për njerëz e jo për to...

Kur Postumi çau detin e arriti në Brendes, Gabini, duke mos iu bindur urdhërit të Cezarit, mori ata që dëshën dhe kaloi përmes Ilirisë, pa bërë pushim në asnjë vend. Këta u asgjësuan pothuajse të gjithë prej ilirëve, dhe Cezari qe i detyruar ta duronte këtë, sepse ishte tepër i zënë. Kurse Antoni, pasi hipi të tjerët në anije, arriti pranë Apollonisë, duke shfrytëzuar rrymën e erës. Por kur nga mesdita era u dobësua, njëzet anije të Pompeut, që kishin dalë për të kontrolluar detin, e diktuan armikun dhe filluan ta ndjekin. Dhe meqënëse në det u ndal era fare ata i zuri një frikë e madhe se mos anijet luftarake i shponin me kryedeshtë e tyre prej bakri dhe i mbytnm.Bile anijet e Pompeut u benë gati dhe filluan t’i goditnin me gurë e shigjeta, por papritur filloi një erë më e madhe se e para dhe ata pasi ngritën menjëherë velat e mëdha në drejtim të saj lundruan pa frikë. Anijet armike mbetën, duke pësuar dëme të rënda nga furtuna, era dhe valët e mëdha dhe mezi u futën në një vend shkëmbor pa gji, duke kapur nga anijet e Cezarit vetëm dy që ngecën në vend të cekët. Antoni me të tjerët doli në vendin e quajtur Nymfe.

Ai [Cezari] vetë, meqenëse dikush prej Dyrrahut po përgatiste dorëzimin me tradhëti të qytetit, u nis me pak njerëz dhe, sipas marrëveshjes, erdhi natën deri afër portave dhe tempullit të Artemidës...

Pasi Cezari e shkrehu lëmin e vet, Pompeu mblodhi këshillin. Në këtë mbledhje Afrani shprehu mendimin, që forcat detare, të cilat janë shumë më të mëdha se të Cezarit duhen dërguar kundër tij /Cezarit/ dhe pasi të zotërojnë detin ta shqetësojnë atë që është i hutuar, kurse forcat tokësore t'i udhëheqë vetë Pompeu për në Itali, ku ai gëzon simpatinë dhe nuk ka armiq, në mënyrë që pasi të zotërojë Italinë, Galatinë dhe Iberinë ta sulmojë përsëri Cezarin nga toka mëmë që qëndron në krye të tjerave. Por këto këshilla, të cilat do të ishin për të më të mirat, Pompeu i përbuzi dhe dëgjoi ata që i thanë se ushtria e Cezarit, e shtrënguar nga uria, do të kalojë menjëherë në anën e tij dhe që në përgjithësi i mbetet pak për të bërë pas fitores së korrur në Dyrrah... Prandaj ai e vazhdoi marshimin dhe e ngriti lëmin në Farsalë, kundrejt Cezarit.

info@balkancultureheritage.com