Libri VI
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Libri VI

Përshkoi rrugën me nxitim të madh dhe duke kaluar nga fiset dhe lëmet, Aleksandri vizitoi Ilirinë dhe pasi mblodhi në këto vende një ushtri të madhe arriti më në fund në Antiohi.

Por papritur aritën lajmëtarë dhe letra nga komandantët, të cilëve u kishte besuar sundimin e Ilirisë, që e tronditën Aleksandrin dhe e futën në tëlashe edhe më të mëdha. Ata i shkruanin /perandorit/ se germanët kishin kaluar Rinin dhe Istrin, se shkretonin shtetin romak, duke sulmuar me forca të shumta lëmet që gjendeshin në brigjet e lumenjve dhe qytetet e fshatrat i keqpërdomin.

Gjithashtu nuk ishin më pak të rrezikuara edhe fiset ilire, që ishin kufitare dhe fqinje të Italisë, dhe shtonin se ishte e nevojshme prania e tij në krye të gjithë ushtrisë që kishte. Lajmet e turbulluan Aleksandrin dhe zemëruan ushtarët ilirë, të cilëve u dukej se i plakosi një fatkeqësi e dyfishtë. Së pari vuajtjet në luftërat me persët, dhe së dyti për ato që mësuan mbi humbjet e të afërmëve të tyre nga germanët, prandaj filluan të ngrenë krye, duke e fajësuar Aleksandrin se pasi humbi luftën në Orient vetëm e vetëm nga moskujdesia dhe frika e tij, tashti kishte plot dyshime dhe 4 lëkundje përpara ngjaijeve që do të ndodhnin në pjesën veriore të perandorisë. Porse

Aleksandri dhe oborrtarët e tij filluan të shqetësoheshin për fatin e vetë Italisë.

Kërcënimi i germanëve i dukej shumë më i rrezikshëm se ai që vinte nga ana e persëve. Këta të fundit jetojnë diku në lindje, të ndarë me tokë të gjatë dhe det të hapët dhe vendin e italikëve mezi e dëgjojnë, ndërsa fiset ilire, të cilat jetonin të grumbulluara në një rrip të ngushtë toke dhe nuk zinin veçse një pjesë të vogël të territorit romak, bënin që germanët të ishin shumë afër italikëve.

info@balkancultureheritage.com