Libri X
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Libri X

Dhe kështu, pas tërheqjes së tyre nga drejtimi i shtetit, u zgjodhën si augustë Konstanti dhe Galeri dhe tokat romake u ndanë në mes tyre; kështu që Konstanti mori Galinë, Italinë, Afrikën, kurse Galeri - Ilirikun, Azinë dhe Orientin. Ata zgjodhën dhe dy cezarë.

Galeri, burrë i drejtë dhe i zoti në punët e luftës, kur mori vesh se me lejen e Konstantit, pjesës së perandorisë që ai administronte po i shtohej edhe Italia, zgjodhi dy cezarë: Maksimianin, të cilin e vuri në krye të Orientit, dhe Severin të cilit i dha Italinë . Ai vetë qëndroi në Ilirik.

Kurse Konstantini, burrë i madh dhe i aftë për të arritur çdo gjë që i shkonte ndërmend, duke dashur të arrijë pushtetin mbi gjithë botën, filloi luftën me Licinin, megjithëse ishte i afërt me të: motra e tij Konstantia ishte martuar me Licinin. Dhe kështu, së pari ai sulmoi menjëherë dhe mundi Licinin, i cili me përgatitje të mëdha ishte bërë gati për luftë në Panoninë e Dytë, pranë Cibalit, dhe zaptoi provinca të shumta, gjithë Dardaninë, Myzinë, Maqedoninë.

Pas kësaj, në mes tyre u zhvilluan disa luftime dhe paqja herë vendosej, herë prishej. Më në fund Licini, i mundur në tokë e në det u dorëzua në Nikomedi dhe megjithë shenjtërinë e betimit, u vra si një njeri privat në Thesalonik.

Pas vrasjes së Konstansit, kur Magnenti sundonte në Itali, Afrikë dhe në provincat gale, në Ilirik shpërthyen turbullira për shkak se Vetrani, me pëlqimin e ushtarfeve u zgjodh perandor. Ata e zgjodhën për perandor që të mbronte Ilirikun, meqenëse ishte i vjetër dhe i dashur prej të gjithëve, për shkak të shërbimit të tij të vazhdueshëm dhe të lumtur. Ai qe i ndershëm, me veti morale të mira dhe me sjellje të këndshme, por aq i paditur, saqë edhe gërmat e alfabetit mezi i mësoi në pleqëri, dhe këto më tepër si perandor.

Më vonë pasi u hoqën nga roja e Galisë ushtritë germane, Juliani, me pëlqimin e ushtarëve u bë August, dhe vitin tjetër, kur Konstanti u nis për të marrë në dorëzim Ilirikun ishte i zënë me luftën kundër parthëve.

info@balkancultureheritage.com