Libri XIX
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Libri XIX

Mbreti i epirotëve Pirrua, biri i mbretit Aiakid, i dërgon përshëndetje konsullit të Romës, Pubël Valerit: Është e natyrshme që ti të kesh marrë vesh nga të tjerët, se unë po vij me ushtri, për t'u ndihmuar tarantasve dhe italikëve të tjerë që kërkuan ndihmën time; gjithashtu është e natyrshme të mos lësh në harresë edhe se nga ç'burra e kam prejardhjen time, me çfarë veprash unë vetë e kam vërtetuar këtë dhe sa fuqi të madhe dhe trime për luftë po sjell më vete.

Mendoj se ti do t'i marrësh këto parasysh dhe nuk do të presësh të provosh në praktikë trimërinë tonë në luftë, po do të heqësh dorë nga armët e do të pëlqesh zgjidhjen e çështjes me anë të bisedimeve. Prandaj të këshilloj që grindjet, të cilat keni ju romakët me tarantasit, me lukanët ose me saunitët, të m'i ngarkoni mua t'i zgjidh, e do t'i zgjidh si një gjyqtar plotësisht i drejtë, në mënyrë që edhe miqtë e mi, në se kanë bërë dëme, do t'i detyroj të paguajnë gjithë dëmet, që unë do të vendos.

Dhe ju do të bëni mirë sikur të emëroni njerëz të cilët të më sigurojnë se vendimet e mia do t'i respektoni plotësisht. Nëqoftëse do t'i bëni këto, ju zotohem se do t’ju siguroj paqën dhe se do të jem mik i juaj e do t’ju ndihmoj me gadishmëri në çdo luftë që do të më thërrisni për ndihmë, po në rast se nuk i bëni këto, po të them se s'do të lejoj të shkatërroni vendin e aleatëve të mi, as të grabitni e të shkretoni qytetet helene dhe të robëroni njerëz të lirë; po do t’ju ndaloj me armë në mënyrë që të pushoni këndej e tutje së plaçkituri e së shkretuari Italinë dhe së kënaquri duke i kthyer e duke i përdorur të gjithë njerëzit si skllevër. Do të pres përgjigjen tënde gjersa të kalojnë dhjetë ditë, më tepër s'mund të pres.

info@balkancultureheritage.com