Libri XVI
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Libri XVI

Ai /Filipi II/ e gjeti Maqedoninë të robëruar nga ilirët...

Në këtë kohë Filipi, i biri i Amyntës dhe babai i atij Aleksandri, që luftoi e mundi persët, hipi në fron të Maqedonisë në rrethanat që do t'i bëjmë të njohura. Amynta, i mundur prej ilirëve, qe detyruar t'u paguante një tribut fituesve. Ilirët kishin marrë peng Filipin, më të voglin e djemve, dhe ua kishin dhënë tebanëve...

 

Pas vdekjes së Amyntës, Aleksandri, më i madhi i bijve të tij, trashëgoi kurorën; ky u vra pabesisht nga Ptoleme Alori, i cili i rrëmbeu fronin, por edhe ky, nga ana e tij u vra nga Perdika, i cili u shpall mbret. Pcrdika u mund nga ilirët në një bctcjë të madhe dhe ra në çastin vendimtar. Vëllai i tij Filipi, iku nga Teba, ku mbahej si peng dhe u bë mbret i Maqedonisë, mbretëri që atëhcrë ishte mjaft e dobësuar.

Maqedonët kishin humbur më shumë se katër mijë vetë në betejë. Pjesa tjetër e ushtrisë e trembur nga fuqia e ilirëve, nuk guxonte aspak të vazhdonte luftën.

Ndërkaq, paionët, që banonin në kufijtë e Maqedonisë shkretuan vendin, pa pyetur për maqedonasit. Ilirët mblodhën trupa të shumta dhe vendosën të nisen kundër Maqedonisë...

Ai /Filipi II/ ishte kështu i lirë nga lufta me athinasit , kur mori vesh vdekjen e Agit, mbretit të paionëve. Filipi vendosi të përfitonte nga ky rast për të sulmuar këtë fis. U nis, pra, kundër Paionisë, i mundi barbarët në betejë dhe i shtrëngoi t'u nënshtrohen maqedonasve. Nuk i mbeteshin të tjerë armiq përveç ilirëve dhe dëshironte me zjarr t'i nënshtronte edhe këta; bëri pra një mbledhje të gjerë dhe i foli ushtrisë me guxim, duke e nxitur për luftë, pastaj u turr kundër Ilirisë me jo më pak se dhjetëmijë këmbësorë dhe gjashtëqind kalorës. Atëherë Bardhyli, mbreti i ilirëve, si mori vesh ardhjen e armiqve, së pari dërgoi delegatë dhe i propozoi Filipit të bënin paqe me kusht që të dy palët të mbanin qytetet që kishin në zotërim në atë kohë. Mirëpo Filipi iu përgjegj se dëshironte me të vërtetë paqe, po s’do ta bënte po qe se ilirët s'do t'i lironin të gjitha qytetet e Maqedonisë që kishin pushtuar. Delegatët u kthyen pa bërë asgjë. Bardhyli, duke patur besim në fitoret e deritanishme dhe në trimërinë e ilirëve, mori ushtrinë - dhjetë mijë këmbësorë të zgjedhur e afro pesëqind kalorës — dhe i doli armikut përpara. Të dy ushtritë posa u afruan,u përleshën me britma të mëdha. Atëherë Filipi, që komandonte krahun e djathtë dhe kishte maqedonasit më të zgjedhur, urdhëroi kalorësinë t'i kthente kuajt e t'u binte barbarëve nga anët, ndërsa ai vetë u ra nga balli dhe kështu nisi një betejë e fortë. Ilirët me vrap u radhitën në formë tulle dhe me guxim e trimëri i bënë ballë rrezikut. Në krye, fitoija nuk anoi as nga njëra, as nga tjetra palë, dhe kështu vazhdoi për një kohë të gjatë, se të dy ushtritë luftuan me trimëri të rrallë. Nga të dy anët shumë vetë u vranë dhe ca më shumë u plagosën, dhe rreziku i kanosej herë njërës, herë tjetrës palë, duke u lëkundur vazhdimisht sepse luftohej me trimëri. Po kur kalorësia u sul nga anët dhe nga shpina, dhe kur Filipi me luftëtarët më të zgjedhur u ra nga balli me trimëri ilirëve, atëherë këta u thyen e ua dhanë këmbëve me të shpejtë. Maqedonasit i ndoqën këmba-këmbës dhe për një kohë të gjatë, duke vrarë shumë ilirë gjatë kësaj ndjekje, gjersa Filipi, me anë të burisë i thirri maqedonasit të kthehen prapa. Ngriti pastaj lapidarë dhe varrosi aty gjithë luftëtarët e tij që ishin vrarë në këtë betejë. Ilirët dërguan delegatë dhe përfunduan paqen, pasi liruan të gjitha qytetet e Maqedonisë që kishin pushtuar. Ilirët humbën në këtë betejë më shumë se shtatë mijë vetë.

Ai /Dionisi i Riu i SyrakuzësJ themeloi në Apulie dy qytete që duhej të shërbenin si skela të sigurta për ata, që lundronin në detin Jon; mbasi barbarët që banonin në këto brigje shkretonin detin me anijet e tyre të shumta pirate, duke e bërë të pamundur lundrimin në Adriatik për anijet tregtare.

Në të njejtën kohë Filipi, mbreti i maqedonase i mundi ilirët në një betejë të madhe, dhe pasi vuri nën zotërimin e tij gjithë banorët gjer në liqenin Lyhnid u kthye në Maqedoni. Ai bëri me ilirët një paqe fitimtare.

Kur Dioni /Dionisi/ arriti në kufijtë e Syrakuzës, erdhën tek ai një numër i madh njerëzish të paarmatosur që vinin nga krahinat dhe qyteti. Dionisi, që nuk u besonte syrakuzasve, shumicën e tyre e kishte pasë çarmatosur. Në këtë kohë° tirani ndodhej me një numër të madh trupash në qytetet porsa të themeluara në brigjet e Adriatikut.

Afër Maqedonisë tre mbretër: i Thrakisë, Paionisë dhe Ilirisë ishin bashkuar për të sulmuar Filipin. Këta mbretër fqinjë e shihnin me një sy plot cmirë rritjen e fuqisë së Filipit; dhe duke qenë se nuk ishin aq të fortë për ta luftuar veçmas ishin lidhur ndërmjet tyre me shpresë që t'ia arrinin me lehtësi qëllimit. Ata ishin akoma të zënë me mbledhjen e ushtrisë së tyre, kur Filipi u vërsul mbi armiqtë, dhe si i gjeti në rrëmujë e të frikësuar i detyroi t'u nënshtrohen maqedonasve.

Filipi, që kishte trashëguar urrejtjen për ilirët nga i ati dhe s'e kishte ndryshuar, u lëshua mbi Ilirinë me një ushtri të fortë . Ai plaçkiti vendin, nënshtroi shumë fortesadhe u kthye në Maqedoni me plaçkë të madhe...

Në këtë vit Arrymba, mbret i molosëve, vdiq mbas një sundimi prej dhjetë vjetësh; ai la një djalë të quajtur Aiakid, babanë e Pirros, por me ndërhyrjen e Filipit të Maqedonisë, mbas Arrymbës fronin e zuri Aleksandri, i vëllai i Olympisë.

Sidoqoftë Filipi, duke besuar se kishte mbështetjen e perëndive gëzohej qysh më parë se Azia do të binte në duar të maqedonasve. Ai urdhëroi, prandaj, të bëheshin flijime madhështore në nderim të perëndive dhe celebroi në të njejtën kohë martesën e së bijës, Kleopatrës, që e kishte me Olympinë dhe që ia dha për nuse Aleksandrit, mbretit të epirotëve, i cili ishte i vëllai i Olympisë. Për të tërhequr në 5 këto festa një numër sa më të madh helenësh ai organizoi shfaqej muzikore dhe festa të shkëlqyera, në të cilat ftoi edhe miqtë e vet edhe të huaj. Ai pruri të ftuar nga e gjithë Hellada dhe i porositi miqtë që të ftojnë nga ana e tyre të gjithë rrethin e miqësisë; ai kishte ambicjen të fitonte zemrën e helenëve dhe t'i përgjigjej me dinjitet nderit që i kishin bërë, duke e emëruar kryekomandant të Helladës.

info@balkancultureheritage.com