Libri XXVI
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Libri XXVI

Dhe që të mos fus në parathënie në mënyrë të mërzitshme shumë sende dhe të parëndësishme, Aureliani i hyjnizuar lindi, siç thonë shumica në Sirm nga një familje shumë e parëndësishme ose, siç vërtetojnë disa, në Dakinë Analumase. Por mua më kujtohet se kam lexuar një autor që thotë se ai ka lindur në Myzi. Dhe me të vërtetë del se nuk dihet vendlindja e atyre njerëzve që janë riga një prejardhje e ulët dhe të cilët zakonisht vetë e trillojnë vendin e tyre të lindjes, që të shkëlqejnë në të ardhmen me prejardhjen e tyre. Të njohura janë shumë heroizmat e shkëlqyera, të kryera nga ai /Aureliani/ para se të bëhej perandor. Me të vërtetë ai vetë me treqind ushtarë nga garnizoni zhduku sarmatët që sulmonin Ilirikun.

Gjendet një letër e cila, si për zakon, mendoj se duhet të futet për shkak të së vërtetës, siç kanë vepruar shkrimtarët e tjerë të historisë: "Flav Klaudi përshëndet Aurelianin e tij. Shteti kërkon me ngulm nga ti që të plotësosh detyrën tënde të zakonshme: sulmo! Përse vonohesh? Unë dua që ushtarët të jenë nën komandën tënde, tribunët nën udhëheqjen tënde. Gotët duhet të ndiqen nga toka thrake. Në të vërtetë pjesa më e madhe e tyre që ikën kur ti luftoje shkretuan Hemimontin dhe Evropën. Unë po vë nën pushtetin tënd gjithë ushtritë thrake, gjithë ushtritë ilire dhe gjithë limesin...

Dhe kështu, pasi rregulloi çështjet që kishin të bënin me zgjerimin e mureve të qytetit, me gjendjen e qytetit dhe me punët shoqërore, /Aureliani/ u drejtua kundër palmyrasve, d.m.th. kundër Zenobisë' që mbante pjesën lindore të perandorisë në emër të bijve të saj. Rrugës bëri luftime të mëdha e të shumta. Vërtet ai mundi në Thraki dhe Ilirik barbarët që i dolën përpara dhe bile vrau përtej Danubit edhe prijësin e gotëve Kanabën ose Kanabaudin bashkë me pesë mijë burra. .

Pasi kreu këtë, ai u nis për Gali dhe çliroi vindelikët nga rrethimi barbar. Pastaj u kthye në Ilirik dhe, pasi përgatiti një ushtri më tepër të madhe se sa të pamasë, i shpalli luftë persëve, të cilët i mundi në mënyrën më të lavdishme në të njëjtën kohë kur mundi Zenobinë. Por kur udhëtonte u vra nga tradhtia e notarit të tij dhe nga dora e Mukaporit në mansion Kenofrurion që gjendet në mes të Heraklesë dheByzantit.

Kur pa se Diriku ishte i shkretuar dhe Myzia e humbur /Aurehani/ la provincën e Dakisë përtej Danubit të organizuar nga Trajani, pasi nuk kishte shpresë se mund ta mbante atë, dhe hoqi ushtrinë dhe banorët e saj. Popullsinë e shpëmgulur prej këndej, ai e vendosi në Myzi dhe e quajti atë Dakinë e tij e cila tani ndan dy Myzitë.        ..

Shteti ynë pas fatkeqësisë së Valerianit dhe pas të këqijave të Galienit, pati filluar me të vërtetë të marrë veten gjatë sundimit të Klaudit. Por ai u rimëkëmb, kur Aureliani korrte fitore në të gjithë botën. Ai na dha Galinë. Ai çliroi Itahnë, ai i sphëtoi vindelikët nga zgjedha e robërisë barbare. Në saje të fitores së tij u nvendos pushteti në Ilirik dhe Thrakia u kthye prapë nën ligjet romake.

info@balkancultureheritage.com