Libri XXVI
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Libri XXVI

Valentiniani pati si kryeqytet Mediolanin, Valenti-Konstantinopolin. Salusti kishte prefekturën e Orientit, kurse Mamertini-Italinë, Afrikën e Ilirikun dhe Germaniani provincat e Galisë...

Prokopi kishte edhe një projekt që kërkonte vendosmëri e vëmendje: ishte çështja të pushtonte Ilirikun, por njerëzit që kishte zgjedhur, të paaftë dhe të hutuar, kujtuan se kishin bërë gjithçka, duke blerë përkrahës me disa moneta me fytyrën e prijësit të ri dhe kombinime të tjera të këtij lloji. Kështu shpejt ata ranë në duart e Ekuitit, komandant ushtarak i vendit, i cili i vrau në mënyrë të ndryshme. Për t'i dalë para përpjekjeve të tjera të këtij lloji, Ekuiti e forcoi rojen e tri ngushticave, me anë të cilave perandoria e Orientit lidhej me provincat e veriut, d.m.th., kalimin nga Dakia Analumase, qafën e famshme të Sukëve dhe atë që njihet me emrin Akontisma, në Maqedoni. Këto masa bënë që uzurpatori të mos shpresonte kurrë më të fitonte Ilirikun, dhe të humbiste burime të rëndësishme, të cilat ai mund t'i kishte për luftë...

Kurse ai /Valenti/ shkoi nga Nikomedia në Kalhedoni, ku deshi të nxiste rrethimin me forcë. Nga lart e mbuluan me shaije duke e quajtur Sabar. Sabaja bëhet nga elbi apo gruri dhe është një pije që e përdorin në Ilirik të varfërit.

info@balkancultureheritage.com