Libri XXVIII
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Libri XXVIII

Pas kësaj /Probi/ u drejtua për në Ilirik. Para se të arrinte, e la Retinë aq të qetësuar, sa nuk mbeti atje as më i vogli dyshim për ndonjë frikë. Në Ilirik ai i shpartalloi sarmatët dhe fiset e tjera në atë mënyrë, saqë i riktheu pothuaj pa luftë gjithë ato që kishin grabitur...

Dhe kështu pasi bëri paqe me persët, ai u kthye në Thraki dhe vendosi ne tokën romake njëqind mijë bastamë dhe që të gjithë aty e mbajtën fjalën e dhënë për besnikëri. Por kur shpërnguli po në këtë mënyrë shumë nga fiset e tjera d.m.th. gipedët, grautungët dhe vandulët, të gjithë këta s'e mbajtën fjalën, dhe kur Probi ishte i zënë në luftë me uzurpatorët, ata i ranë kryq e tërthor nëpër tokë e det pothuaj gjithë perandorisë dhe i shkaktuan jo pak dëme lavdisë romake.

Pas kësaj ai /Probi/ u lejoi gjithë galëve, hispanëve dhe britanëve që të mbanin hardhi dhe të bënin verë. Vetë ai mbolli me hardhi të zgjedhura malin Alma në Ilirik, rreth Sirmit, i cili u punua nga duart e ushtarëve.

Pasi kreu këtë, ai u zhduk me anë të një pusie , që i vunë ushtarët e tij, kur, duke u përgatitur për luftën persiane, po udhëtonte nëpër Ilirik.

Për këtë arsye le të shtoj atë që e shpejtoi më tepër vdekjen e një njeriu kaq të madh.

Në të vërtetë, kur erdhi në Sirm dhe deshi ta zgjeronte dhe ta bënte pjellore tokën amtare, ai vendosi menjëherë shumë mijëra ushtarë që të thanin një kënetë dhe hapi një kanal të pamasë, të cilin duke e çuar deri në Savë, do të thante vendet që do të ishin në dobi të banorëve të Sirmit.

Ushtarët, të tronditur nga kjo, e vranë në të pestin vit të sundimit të tij, kur deshi të strehohej në kullën e hekurt, të cilën vetë e kishte ndërtuar shumë të lartë për vrojtim.

info@balkancultureheritage.com