Luftërat dhe armatimi
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Luftërat dhe armatimi

Armët Anijet luftarake

Pjesë përbërëse dhe shumë e rëndësishme e jetës së fiseve ilire ishin luftërat me popujt fqinj dhe, më shpesh, iuftërat midis tyre. Kalatë e shumta në të gjitha viset e territorit ilir, numri i madh i shpatave, i përkrenareve dhe i armëve të tjera nëpër varrezat e lufiëtarëve ilirë, si dhe përshkrimet e luftëtarëve të cilat i gjejmë në burimet e shkruara antike, dokumentojnë mjaft bindshëm këtë aktivet shumë të rëndësishëm të ilirëve.

Në kreun III folëm për vendbanimet ilire, u ndalëm në përshkrimin e kalave, të cilat, siç theksuam, shërbenin edhe si fortifikata mbrojtëse në rast rreziku. Në disa vise kalatë ishin të grupuara kështu që pozita e tyre topografike e bënte të mundshme mbrojtje më të lehtë kolektive nga armiku. Një grup të tillë mbrojtës e fiksoi Balduin Saria në Slloveni, por të ngjashme ka edhe në Istri dhe gjetiu.

Luftërat midis fiseve ilire, bile edhe përleshjet e përgjakshme midis bashkësive më të vogla shoqërore-politike në periudhën pararomake duket se ishin mjaft të shpeshta. Këto luftëra, kryesisht konflikte, shpërthenin për shkaktë tokës, të kullotave, viseve të pasura me xehe, për shkak të burimeve të njelmta (siç ishte lufta midis autariatëve dhe ardiejve) etj. Romakët para se të pushtonin definitivisht të gjitha ato vise, me mjeshtëri shfrytëzuan konfliktet e tyre (është i njohur rasti i përzierjes romake në luftën midis dalmatëve dhe të liburnëve për pushtimin e Promonës), dhe pasi vendosnin paqen, shpeshherë janë detyruar të paraqiten si arbitër në përleshjet e tyre të përgjakshme reciproke.

Lajmet e burimeve antike për trimërinë e luftëtarëve ilirë, si dhe ato që i tregojnë me veti të këqija (“Ikja dhe sulmi për ta është njësoj nder”, pohon Tukididi) ,nuk kanë vlerë dokumentare, sepse ato janë vlerësime armiqsh, të cilët lavdërojnë trimërinë e tyre për të zmadhuar sukseset e veta, por i zvogëlojnë virtytet e tyre ushtarake kur duhej trimëruar ushtarët e vet para betejave.

Përshkrimet e shumë luftërave të cilat i zhvilluan ilirët kundër armiqve të vet, sidomos kundër romakëve, nuk lënë megjithatë dyshime, se ilirët me të vërtetë, në luftëra janë karakterizuar nga trimëria e jashtëzakonshme dhe se kishin koncepte të përpunuara të taktikës dhe të strategjisë, të cilat u bënin të mundshme zhvillimin e luftëravetë komplikuara me armikun, i cili në shumë pikëpamje ishte superior. Kështu, dalmatët zbatuan taktikën e luftimeve partizane kundër romakëve, dhe arritën t’u shkaktojnë disfata të rënda legjioneve të armatosura romake.

Shumë më tepër dimë për mënyrën e luftimeve të ilirëve të jugut. Supozohet se ilirët në kohët më të vjetra, ndoshta deri në shek. IV para e.re. kishin formacione ushtarake, të cilat nuk dalloheshin nga falangat maqedonase. Kjo mund të përfundohet në bazë të përshkrimeve të betejave midis ushtrisë ilire, të udhëhequr nga mbreti Bardhyl dhe të asaj maqedone, të udhëhequr nga mbreti Filipi II. Në shek. II para e.re. ushtria e Agronit dhe e Teutës nuk paraqitet më në falanga, por në njësi shumë më të vogla, të armatosura mirë dhe shumë të lëvizëshme. Të ngjashme me kohortat romake, këto njësi qenë të gatshme për operacione të pavarura, prandaj për këtë shkak kishin shumë përparësi ndaj falangave. Njësi të këtilla taktike ilire, të afta për aksione të shpejta dhe të befasishme, u treguan si më superiore se njësitë taktike greke, prandaj në këtë kohë ato korrën disa fitore të shkëlqyeshme kundër grekëve.

Në det ilirët zhvillonin taktikën e sulmeve të befasishme që gjithashtu nuk mund të dalloheshin nga mënyra partizane e të luftuarit. Duke shfrytëzuar mundësitë e mrekullueshme, që ua krijonte bregdeti i përshtatshëm adriatik për sulme të befasishme, ilirët zhvilluan taktikën e luftës, e cila i bëri zotërues absolut të Adriatikut për shumë shekuj. Anijet e tyre të luftës, relativisht të vogla, megjithatë nuk mund të mateshin në përleshjet e drejtpërdrejta me anijet luftarake të rënda greke dhe romake, kështu që në përleshje me to, zakonisht, pësonin humbje. Përjashtim bën fitorja e marinës ilire te ishulli Paxos, kur ilirët zbatuan një taktikë të re: i lidhën fort katër nga katër barkat e veta të vogla dhe kështu i sulmuan anijet greke.

Armët

Mbrojtja e territorit të fisit, gjegjësisht sulmet luftarake kundër fqinjve të afërm ose edhe të largët, patën si pasojë nevojat e mëdha për armë mbrojtëse dhe ofensive. Gjetjet arkeologjike kanë siguruar një mori materialesh të cilat na bëjnë të mundshme njohjen e hollësishme të armatimit ilir në periudha të ndryshme dhe në vise të ndryshme.

Megjithatë, autorët antikë, të cilët i përshkruan aq hollësisht luftërat kundër ilirëve, fare rrallë, i përshkruajnë armët të cilat i përdornin ilirët, me siguri për shkak se armatimi i ushtarëve ilirë nuk është dalluar dukshëm nga armatimi i armiqve të tyre.

Nga lajmet e shkruara, më i rëndësishmi është ai të cilin e hasim te poeti romak Eniu (Quintus Ennius), i cili vetë ishte me origjinë mesap nga rrethi i Tarantës dhe përveç kësaj kishte një pasuri në Picenum, ku në mënyrë direkte kishte mundësi të mësonte shumë gjëra për ilirët dhe armatimin e tyre dhe me sa duket edhe është takuar me ta. Në veprën e tij “Anales” (540, V) shkroi “Illyrici restant sicis sibinisque potentes”. Arkeologët sikën (sica) e identifikuan si thikë të lakuar ose si shpatë, që në të vërtetë i përgjigjet shpatës greke me një teh, të quajtur mahajra. Origjinën e kësaj shpate ilire arkeologët e kërkojnë në Greqi, ku armët e këtij tipi ishin të njohura qysh në kohën e Homerit, kurse të tjerët megjithatë, e kërkuan në vetë Ballkanin, ku gjithashtu në periudhën e bronzit, ekzistonte thika e lakuar e bronzit prej së cilës në mënyrë gjenetike ka mundur të zhvillohet shpata e përmendur.

Ndonëse shpata e lakuar e shkurtër në periudhën e re të hekurit ishte e njohur gjithashtu në Spanjë, në Itali, në Azinë e Vogël e gjetiu, romakët ishin të bindur se e kishin shpikur ilirët dhe thrakët. Në Romë shpatën e vogël të lakuar e konsideronin si armë tipike ilire. Prej emrit të kësaj arme (sica) u krijua fjala sicarius — vrasës tinzar, mirëpo kjo domethënie kishte karakter të përgjithshëm dhe nuk ishte e lidhur me ilirët.

Një armë tjetër të cilin Eniu ua mvesh ilirëve -sibyna (ose sigyna), në të vërtetë është një shtizë e gjatë e hekurit, në mënyrë arkeologjike është dokumentuar me shumicë në të gjitha viset ilire, e sidomos në nekropolat nga Bosnja.

Prej armëve të tjera ofensive ilirët njohin edhe thikën e luftës (të gjatë 20-30 cm), e cila mund të përdorej edhe në jetën e përditshme, por përdorej edhe për qëllime luftarake, siç na e tregojnë këtë gjetjet e thikave të tilla nëpër varrezat e luftëtarëve, sopata e luftës (mbi përdorimin e kësaj arme për qëllime luftarake tregon përsëri fakti se janë zbuluar së bashku me armët e tjera nëpër varrezat e luftëtarëve), harku dhe shigjeta e shpata. Këtë armë të fundit ilirët e njihnin prej kohësh më të vjetra. Një seri e tërë tipash të ndryshme tregon se ilirët importonin shpeshherë nga viset fqinje, por se në disa vise edhe vetë i prodhonin dhe i zhvillonin tipet karakteristike. Ashtu si armët e tjera, edhe shpatat gjenden më shpesh nëpër varrezat e luftëtarëve. Shpata në varrin e luftëtarit të vdekur ose të vrarë nuk i shërbente më të ndjerit ashtu siç i shërbente derisa ishte gjallë, prandaj me siguri lidhur me këtë ishte zakon që shpata para se të vihej në varr të thyhej në copa (për shembull në Gllasinac prej shek. VIII para e.re. e tutje), gjegjësisht përdridhej disa herë ashtu si bënin në periudhën e re të hekurit edhe keltët.

Në periudhën e re të hekurit në truallin ilir keltët sollën shpatat e tyre të gjata të hekurit me dy tehe, mirëpo përdorimi i tyre ishte i kufizuar vetëm në viset ku jetonin keltët.

Armët mbrojtëse të ilirëve përfshijnë një inventar të pasur objektesh. Mburojat përdoren qysh nga fundi i periudhës së bronzit, por për to dimë fare pak deri në shekujt e fundit të periudhës së vjetër të hekurit. Në atë periudhë, në të vërtetë mburojat bëheshin nga druri, kryesisht nga druri dhe lëkura, kështu që prej tyre nuk është ruajtur asgjë. Vetëm athëherë kur mburojave në mes u vihej pjesa metalike (umbo) është e mundshme që edhe në pikëpamje arkeologjike të vërtetohet ekzistenca e asaj pjese të armatimit të ushtarit ilir.

Mburojat, të cilat mbanin zakonisht ilirët ishin të rumbullakëta, por aty-këtu në qarkun e kulturës lindore të Alpeve dhe te japodët paraqitej edhe tipi oval. Një ekzemplar shumë të mirë të mburojës së rrumbullakët e kemi të paraqitur në një varëse nga bronzi, e veshur me argjend, prej shek. IV para e.re., që është zbuluar në nekropolin e liburnve nëNin. Kjo varëse paraqet luftëtarin e stilizuar me përkrenare me një xhufkë të lartë dhe me mburojën e rrumbullaktë konvekse të stolisur me rrathë koncentrikë. Mburoja të rrumbullakta kanë pasur edhe ilirët nga Gllasinci, gjithashtu edhe nga jugu i Shqipërisë së sotme. Këto i shohim të paraqitura në monedhat e qyteteve ilire, Scodra dhe Lissos të cilat u farkuan mbasi kjo pjesë e Ilirisë ra nën pushtetin e mbretit maqedon, Filipit V, në vitin 213. Në to numizmatët vërejtën tipin e mburojës maqedone, ndërsa arkeologu shqiptar Hasan Ceka, shfaqi mendimin se kjo mburojë me formë të rumbullakët dhe me gjysmërrathë koncentrikë në skaje, nuk duhet të jetë maqedone, sepse motivi i rrethit koncentrik është shumë i njohur edhe tek ilirët, edhe tek maqedonët dhe sipas kësaj ky detal nuk tregon patjetër origjinën maqedone të këtij tipi të mburojës. Ceka, prandaj, konkludon se mburoja të tilla njihnin në të njëjtën kohë edhe maqedonët, edhe ilirët. Në dobi të kësaj teze flet edhe përmbajtja që u paraqitet në një pllakë të praruar nga periudha helene që u zbulua në Gradishtë afer katundit Selcë e Poshtme në afersi të Pogradecit në Shqipëri. Në të shohim luftën e ilirëve me maqedonët; ilirët mbajnë mburoja të rrumbullakta ashtu si cdhe ushtari maqedon, kurse i vetmi ndryshim midis atyre mburojave është numri i stolive në formë të gjysmërrathëve koncentrikë. Prej kësaj paraqitjeje është e qartë se edhe ilirët njihnin mburojën e rrumbullaktë të ngjashme me atë maqedone, që gjithashtu ishte e stolisur me motive. Ky motiv nuk ishte vetëm stoli, por kishte edhe domethënie simbolike, gjegjësisht apotropeike.

E ngjashme me mburojën ovale ilire, në viset veriore, ishte ajo që sollën keltët. Përveç pjesës së metalit (umbos) asgjë tjetër nuk është ruajtur nga mburojat kelte, mirëpo është e njohur se kishin formë të zgjatur, se ishin të bërë nga druri dhe se në mes kishin një pjesë të hekurit.

Shfaqje e rrallë, por shumë interesante është edhe shfaqja e parzmores në armatimin e ushtarit ilir. Parzmorja e vërtetë e bërë nga pafta e bronzit është e njohur në periudhën parahistorike vetëm te ilirëtnë qarkun kulturortë Alpeve lindore. Deri tanijanë zbuluar gjithsej tre ekzemplarë, në Novo Mesto, Stiçna-Vërpole dhe në Sht. Vid afër Stiçnës. Të gjitha burojnë nga koha para vitit 500 para e.r. Ilirët e tjerë nuk kanë njohur, aq sa mund të gjykohet tani për tani në bazë të gjetjeve arkeologjike, ndonjë parzmore. Vetëm ilirët e Gliasincit e njihnin një lloj parzmoreje — nëse parzmore mund të konsiderohet edhe jeleku prej pëlhure (ose prej lëkure?) me tokëz të bronzit në të. Në shek. VII para e.re. si pjesë e armatimit të luftëtarit ilir paraqiten kallçijt (knemidet) e bronzit. Është e mundshme që disa nga ilirët t’i kenë njohur edhe më herët këto pjesë që i bënin nga lëkura; të këtilla i kishin edhe bartësit e kulturës mikene në Greqi në epokën e bronzit. Përto, megjithatë nuk dimë gjë. Kallçijt e bronzit te ilirët paraqiten së pari në viset jugore, ku janë zbuluar ekzemplarë të cilët mund të jenë të shek. VII para e.re. si edhe Gllasinaci gjithashtu nga ajo periudhë.

Ekzemplarët e zbuluar në një varr princi në Gllasinac janë interesantë sidomos për shkak të ornamentikës luksoze, që në anën e jashtme janë bërë me një teknikë të shtypjes dhe të gdhendjes. Në to kemi paraqitje të skematizuara anijesh, rrathësh dhe motive të triquertumit (svastika trigrremshe). Megjithatë, dy motivet e fundit, nuk kishin domethënie dekorative, por apotropeike; ato sipas besimit mbajtësin e tyre e mbronin nga armiku. Kallçijt e bronzit deri në periudhën romake janë përdorur fare rrallë dhe ato i mbanin vetëm luftëtarët më të pasur.

Në armatimin e luftëtarëve të pasur bënin pjesë, sipas të gjitha gjasave, kur përdoreshin edhe kallçijt, gjithashtu edhepërkrenarja e bronzit. Me siguri për shkak të rëndësisë shumë më të madhe në armatim, përkrenarja haset shumë herë nëpër varrezat ilire. Qysh prej shek. VII para e.re. përkrenaret e bronzit prodhoheshin në qarkun e kulturës së Alpeve lindore. Në këtë kohë, e ndoshta edhe më herët, hasen përkrenare me fbrmë konike të cilat në mënyrë tipologjike lidhen drejtpërdrejt me ato të kulturave të urnave me djegie. Më vonë paraqitet në këto vise tipi shmarjet i përkrenares (i quajtur sipas vendit Shmarjet në Novo Mesto), i punuar në mënyrë shumë rustike, i ngjashëm me kapelate rrumbullaktatëjapodëve. Bëheshin prej skeletit nga shkurre që lyheshin me argjilë. Mirëpo përkrenares së këtillë i viheshin disa pllaka më të mëdha të rrumbullakta të bronzit. Meqenëse tani janë zbuluar ekzemplarët (gjithsej nja tridhjetë) të gjetur nëpër varreza luftëtarësh, nuk ishte vështirë të përfundohet se me të vërtetë shërbenin si përkrenare lufte, e jo si kapelë.

Po në këto vise zhvillohet më tutje përkrenarja e bronzit me dy rrathë të gjerë dhe me dy brinjë në kalotë. Në rreth me thumba kapej një shirit i gjerë prej lëkure, i cili e mbronte qafen e luftëtarit. Sipas Gabrovcit ky tip përkrenareje ishte në përdorim në shek. VI para e.re.

Nga fundi i periudhës së vjetër dhe fillimi i së resë (shek. V-IV para e.re.) nën ndikimin direkt të përkrenares etruske-italike, paraqitet përsëri në ato vise, përkrenarja shumë e bukur e bronzit, i ashtuquajturi tip negoves (e quajtur sipas vendit Negova në Sllovenska Gorica).

Përkrenaret në Gllasinc paraqiten në shek. VI para e.r. si gjëra të importuara, kurse në rajonin e gjerë në jug të Savës paraqitet një përkrenare shumë e rëndësishme që mund të konsiderohet karakteristike për ilirët. Fjala është për përkrenaren me dy paragnatide dhe me vrima katrore përpara; kalota është e forcuar me dy brinjë plastike, ndërsa në ballë gjindet kapsja që shërbente për vënien e xhufkës. Përkrenaret e këtij tipi janë zbuluar në shumë lokalitete në Shqipëri, në Bosnje dhe në Hercegovinë, në Kroaci (pranë bregdetit), në Maqedoni, në Serbi. Janë gjetur gjithashtu, në një numër më të vogël edhe në Rumani, bile edhe në Rusinë e jugut. Shumë përkrenare të tilla burojnë nga Greqia (Olimpi etj.) Disa shkencëtarë i caktojnë datat e këtyre ekzemplarëve më të vjetër nga Greqia qysh nga shek. VII para e.re. dhe sipas tyre këta ekzemplarë që paraqiten te ilirët e jugut (shek. VII) ishin importuar nga Greqia. Më vonë ilirët vetë i punonin përkrenaret duke pasur si mostër ato përkrenare.22 Megjithatë, ekspertët e tjerë, sipas arkeologut shqiptar Hasan Ceka, paraqesin argumente në dobi të proveniencës ilire të kësaj përkrenareje. Sipas Cekës kjo përkrenare u paraqit te ilirët si prodhim origjinal ilir në shek. VII para e.re. dhe u përdor deri në shek. II para e.re. e jo vetëm deri në shek. IV para e.re. siç kanë menduar disa autorë të tjerë. Si vërtetim i një përdorimi të vonshëm i shërben këtij arkeologu fakti se pamja e kësaj përkrenareje shihet në monedhat e qyteteve ilire, Skodra, Lissos dhe të mbretit Genc.23 Nga shek. VI para e.re. e deri me okupimin romak ilirët nuk pushojnë duke importuar përkrenare nga Italia dhe nga Greqia. Përkrenarja e Korinthit nga tuma e Ararit në Gllasinc (shek. VI para e.re.) përkrenarja etruske nga kalaja Çungarte Cazini, mandej edhe një përkrenare etruske nga Vrankameni te Krupa, janë ekzemplarët më të mirë të përkrenareve të prejardhjes së huaj në truallin ilir.

Është e zakonshme të konsiderohen të importuara, që sipas të gjitha gjasave në shumicën e rasteve edhe është e saktë. Mirëpo, ekzemplari i përmendur nga Vrankameni që u gjet në një grumbull së bashku me monedhat afrikane dhe italike, të cilat i përmendëm më parë (fq. 162) mund të ishte plaçkë e piratëve, na bën të supozojmë se shumë përkrenare ilirët kanë mundur t’i sigurojnë edhe me aksionet e tyre luftarake, kryesisht pirate, kundër grekëve ose italikëve.

Anijet luftarake

Për anijet e luftës e të tjerat te ilirët dimë vetëm ato pak gjëra të cilat na i lanë për këtë në mënyrë shumë fragmentare autorët antikë dhe ajo që edhe më pak mund ta përfundojmë në bazë të paraqitjes së atyre anijeve në monedhat ilire dhe në materialet e tjera arkeologjike. Një fakt është i pamohueshëm: ilirët bregdetarë kanë qenë detarë shumë të shkathtë si dhe ndërtues shumë të mirë të anijeve, kështu që në këtë pikëpamje nuk kanë mësuar gjë as nga grekët e as nga romakët kur ranë në kontakt me ta. Aq më tepër ato pak gjëra që i dimë për anijendërtimtarinë iiire tregon se romakët, por si duket edhe më parë grekët, i morën nga ilirët shumë mjeshtri lidhur me anijendërtimtarinë.

Ilirët njihnin disa lloje anijesh. Më shumë dimë për luftanijen që e ndërtonin liburnët, sipas të cilëve ai tip mori emrin liburna, gjegjësisht liburnica navis. Këto ishin anije të lehta e të shpejta me afitësi të mëdha manovruese, ideale për aksione piraterie edhe kundër anijeve të mëdha tregtare greke dhe italike. Romakët vërejtën, përparësitë e atyre anijeve, prandaj, në sajë të lëvizhsmërisë së madhe të atyre anijeve që përdori në betejën e Akciusit në vitin 31 para e.r. Oktaviani korri fitoren vendimtare kundër anijeve të rënda greke të luftës, në përbërjen e flotës së Antonit dhe të Kleopatrës. Me kohë liburna ndërroi formën e vet, bile ndodhi edhe ajo që me atë emër nisën ta quajnë secilën anije romake të luftës. Mbi pamjen e liburnës në formacionin e flotës iuftarake romake dihen shumë gjëra,26 mirëpo si dukej ai tip anijesh para se ta merrnin romakët, vetëm mund të supozojmë. Eshtë mjaft e besueshme se liburna në periudhën pararomake ishte vetëm një tip i luftanijes së shpejtë, të cilin e njihnin autorët grekë me emrin lembos. Për lembosin, megjithatë, dimë pak gjëra nga shënimet që i gjejmë te Polibi, Apiani e autorë të tjerë të cilët përshkruan luftërat midis romakëve dhe grekëve nga njëra anë, dhe të ilirëve nga ana tjetër. Kështu, nga Polibi dimë se në 100 lembosë ishin 5000 luftëtarë ilirë, kështu që prej kësaj përfundohet se anijet ishin relativisht të vogla, sepse në to mund të vendoseshin gjithsej nja pesëdhjetë ushtarë. Është e mundshme, megjithatë se grekët, me emrin lembos, gjegjësisht romakët me emrin lembus, të kenë quajtur secilën anije ilire të luftës pa marrë parasysh madhësinë dhe formën. Ndërkaq ilirët, sipas të gjitha gjasave, kanë pasur shumë tipe anijesh, prej të cilave vetëm njëri tip, ai që më vonë e quajtën libruna, ishte i përshtatshëm për strategët detarë te romakëve.

Paraqitje të skematizuara të anijeve ilire, që janë ruajtur deri sot në monedhat ilire si dhe në materialet e tjera arkeologjike na ndihmojnë farc pak që të fitojmë një pamje më të qartë për anijet ilire. Paraqitjet më të vjetra, fatkeqësisht shumë të skematizuara i kemi të gdhendura në kallçinjt e bronzit, të zbuluar në lokalitetin Iliak në Gllasinc. Si u lindi ideja vendasve nga brendësia e thellë e vendit, të cilët me siguri nuk janë marrë kurrë me detarinë, që motivin e barkës ta gdhendin në kallçi do të mbetet për ne sekret i përhershëm, mirëpo një detal në ato barka na zbulon, ndoshta, rajonin ku “artisti”, i cili i kishte punuar, kishte gjetur inspirimin për këtë motiv. Këto anije, në të vërtetë kanë pulenën në kiç në formë të një kafshe, ndoshta të kalit, e cila na kujton shumë pulenën që e kanë anijet të vizatuara në një stelë guri nga Novilara afer Pesarës në Itali. Kjo stelë paraqet në anën e përparme betejën midis dy anijeve luftarake, njëra prej të cilave, duket qartë se u përket banorëve të vendit, picenëve, kurse tjetra armiqve të tyre nga bregu i kundërt i Adriatikut, ilirëve.

Pamjet më të shumta të anijeve ilire i kemi në monedha. Deri vonë kanë qenë të njohura pamjet e anijeve ilire në monedhat e Skodrës, të Lissosit, të fisit të daorsve dhe të mbretit Genc, ndërsa para pak kohe (më 1971) u zbuluan monedha të panjohura të fisit të labeatëve me një pamje shumë të bukur, realiste të barkës. Të gjitha këto monedha janë nga shek. III dhe II para e.r. pra në kohën kur për anijet ilire shkruajnë edhe autorët grekë. Çfarë tipi anijesh janë paraqitur në këto monedha është vështirë të thuhet. Disa autorë në të shohin liburnën, mirëpo a thua edhe ilirët e jugut dhe të rajonit të Naretvës (daorsët) e kanë njohur këtë tip të anijes që e ndërtonin liburnët, është vështirë të thuhet.

Një detal që vërehet në anijet nga monedhat labeate është me rëndësi për rekonstruimin e pamjes së anijeve, të cilat prodhoheshin në viset jugore të ilirëve. Në të vërtetë, në anijet e paraqitura në këto monedha shihet qartë se në kiç dhe në timon kanë pasur pulenat në formë gjarpëri. Sikurse edhe drakarët e vikingëve të mesjetës, të cilët gjithashtu kishin drangojt dhe gjarpërinjt në kiçet e tyre, edhe ato anije ilire do të jenë dukur anash si gjarpërinj të cilët rrëshqasin nëpër valët e detit, prandaj lidhur me këtë, me siguri, autori bizantin nga shek. VI e.re. J. L. Lydos fliste për Adriatikun si për një det nëpër të cilin notojnë gjarpërinjt (drakontophoron).

info@balkancultureheritage.com