Lufta e Krimesë 1853-1856
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Lufta e Krimesë 1853-1856

Cari rus Nikolla I mendoi se Britania dhe Franca nuk do të hynin në luftën kimdër Rusisë, në rast se kjo e fundit do të pushtonte disa pjesë të territorit osman. Ai mendonte se mund të binte në ujdi me Britaninë, që t'i ndanin mes tyre territoret e Devletit Osman. Ai i tha ambasadorit britanik, Hamilton Sejmur (Saymour), më 9 Janar 1853 në Shën Petërburg, që ishte në atë kohë kryeqyteti i Rusisë, se "Osmanlliu ishte një njeri i sëmurë dhe se së shpejti do të vdiste, dhe se ishte e nevojshme që Rusia dhe Britania të bënin një marrëveshje për ndarjen e territoreve." Më pas, ai shtoi se nuk do të lejonte kurrë që Britania të vendosej në Stamboll dhe se Rusia do ta pushtonte Stambollin përkohësisht. Duke bërë të ditur qëllimin e tij, Cari Nikolla I gaboi në llogaritjet që kishte bërë. Britania dhe Franca kishin krijuar një bllok së bashku me Devletin Osman.

Shkaku i jashtëm i luftës ishte problemi i Vendeve të Shenjta në Jeruzalem. Vendet e Shenjta në Jeruzalem, ishin një burim i vazhdueshëm mosmarrëveshjesh mes katolikëve dhe ortodoksëve. Mbajtja e çelësave të këtyre vendeve dhe shërbimeve në lidhje me këto vende, iu ishin dhënë katolikëve që nga periudha e Sylejmanit të Madhërishëm. Por, disa mosmarrëveshje të mëvonshme midis Devletit Osman dhe Francës, u shfrytëzuan nga Patriarku Ortodoks, dhe Kisha Ortodokse arriti t'i merrte këto privilegje në vitin 1634. Që nga ajo kohë, çështja e shërbimit në këto vende ishte kthyer në një temë mos-marrëveshjeje midis dy kishave.

Në vitin 1853, Rusia dërgoi Princ Meçnikovin në Stamboll. Ai u soll në mënyrë provokative; se ai u takua me Sadrazamin Osman, jo me uniformën e tij zyrtare, por me një veshje të përditshme. Ai nuk e vizitoi Nazirin e Punëve të Jashtme, Keçexhizade Fuad, i cili e priti atë për vizitë në zyrën e tij dhe dha dorëheqjen nga detyra e tij, pas kësaj sjelljeje të papranueshme. Pas shumë diskutimesh, një kompromis i pranueshëm për të gjitha palët do të ishte arritur, nëse princi nuk do të kishte këmbëngulur, që Cari i Rusisë të merrte në patronazh rajën Ortodokse prej 12 milionësh të Devletit Osman. Mustafa Reshid Pasha krijoi një komitet të përbërë nga 46 anëtarë për të diskutuar këtë pretendim të Rusisë, por i njëjti u kundërshtua nga një shumicë prej 43 anëtarësh ndaj 3 anëtarëve, dhe Princi Meçnikov u kthye në Rusi.

Trupat ruse sulmuan Moldavinë dhe Vllahinë më Ramazan 1269/qershor 1853. Një kongres ndërkombëtar u mblodh në Vjenë, por nuk arriti ta zgjidhte krizën dhe flota ruse shkatërroi dhe dogji flotën osmane, që lundronte drejt Batumit dhe po transportorite ushqime dhe municione drejt bregdetit të Sinopit në Anadoll. Ndërkohë, Omer (Omer) Pasha mundi trupat ruse në Olltaniçe, ndërsa Britania dhe Franca hynë në luftë në vitin 1854 në anën e Devletit Osman. Forcat aleate mundën for-cat ruse në Alma dhe hynë në Akjar (Sevastopol) në shtator të vitit 1855, ndërsa Omer Pasha iu shkaktoi një disfatë tjetër trupave ruse në (Gdzleve) Evapatoria. Rezultati përfundimtar i gjithë këtyre ngjarjeve ishte nënshkrimi i Traktatit të Parisit, në vitin 1856, sipas të cilit Krimea iu la Rusisë, por e detyroi atë ti dorëzonte Karsin, Devletit Osman. Deti i Zi u mbyll si për flo-tën ruse ashtu edhe për flotën osmane, ndërsa Vllahia dhe Moldavia fituan autonomi për çështjet e tyre të brendshme dhe u përsërit pavarësia e Serbisë.

Krimea ishte mjaft e rëndësishme për Devletin Osman; humbja e saj nuk ishte e njëjtë me humbjet e provincave të tjera për ta. Territoret që osmanët kishin humbur më parë, kishin më pak popullsi muslimane sesa jomuslimane. Por, popullsia prej 2 milionë banorësh e Krimesë ishte muslimane dhe për pasojë, shpëtimi i Krimesë ishte një përparësi për Devletin Osman. Nga ana tjetër, sikur aleatët t'i kishin vendosur forcat e tyre kryesore në Kaukaz (në vend të Krimesë), ku Shejh Shamili udhëhiqte një kryengritje të fortë kundër Rusisë, Kaukazi mund të kishte shpëtuar nga pushtimi rus. Arsyeja kryesore e vendosjes së trupave kryesisht në Krime, ishte para-ndalimi i qëllimit të Rusisë, që ishte marrja e Stambollit. Faktikisht, për sa i përket Britanisë, problemi i saj ishte të përdorte Devletin Osman, që ishte quajtur nga Nikolla I "i sëmurë", si një pengesë ndaj zgjerimit rus. Problemi kryesor i Britanisë nuk ishte të shpëtonte Krimerië apo Kaukazin nga pushtimi rus, por ta detyronte atë të ndalonte. Në njërin nga fjalimet e tij, Lordi Xh. Rasell (Lord J. Russel) thotë: "Nëse nuk e ndalojmë Rusinë në Danub, do të na duhet ta ndalojmë më vonë, në brigjet e lumit Ind.

Pas Revolucionit të vitit 1848, në Francë u krijua klasa punëtore që u përpoq të përfitonte disa të drejta politike dhe Lui Filipi (Luis Philippe) u rrëzua nga froni dhe u shpall Republika. Qeveria e përkohshme republikane deklaroi se ishte në mbështetje të lëvizjeve kombëtare dhe disa organizata në vende të ndryshme evropiane, u rebeluan kundër sovranëve të tyre, në mënyrë që të fitonin të drejta politike dhe shoqërore. Për një kohë të shkurtër, kryengritjet dhe rebelimet e popullsisë u përhapën në Spanjë, Itali, Irlandë, Belgjikë, Holandë, Austri dhe Hungari. Hungarezët u rebeluan në vitin 1848 kundër Austrisë dhe fillimisht patën sukses, por përfundimisht ata u shtypën me mbështetjen e Rusisë, që dërgoi në Austri 200.000 ushtarë. Shumë nga hungarezët u strehuan në Devletin Osman. Qeveria austriake i kërkoi Devletit Osman t'i kthente mbrapsht ata, por osmanët nuk pranuan. Në këtë mënyrë u krijua problemi i refugjatëve hungarezë. Edhe polakët, që bashkëpunuan me hungarezët, gjetën strehim në Devletin Osman. Rusia kërkoi gjithashtu, kthimin e "vagabondëve" që ishin pjesë e popullsisë së saj, por osmanët refuzuan sërish. Ata nuk i quanin refugjatët "vagabondë" në kundërshtim nga Rusia dhe Austria. Devleti Osman publikoi në Evropë një raport, sipas të cilit deklaronte se mbronte refugjatët nga mëshira dhe nga ndjenjat njerëzore ndaj tyre. Nëse do të ishte e nevojshme, osmanët do të hiqnin dorë nga lufta për hir të refugjatëve; ishte e pandershme që një Devlet te nënshtronte njerëzit që kishte strehuar. Publikimi i këtij raporti nga Devleti Osman, pati një ndikim të madh për opinionin publik në mbarë Evropën. Shumë demonstrata në përkrahje të Devletit Osman u organizuan në Britani dhe Prancë dhe situata arriti në një fazë, sa kur të rinjtë e Britanisë u takuan në rrugë me ambasadorin osman, Mosurus Pashanë, ata ia zgjidhën kuajt nga karroca dhe e tërhoqën vetë karrocën e tij, deri te ndërtesa e Ambasadës Osmane. Pra, mund të mendojmë se ky opinion publik në Britani dhe Francë pati gjithashtu ndikimet e tij për kalimin e këtyre shteteve në mbështetjen e osmanëve në Luftën e Krimesë.

info@balkancultureheritage.com