Lufta me Rusinë
Qyteti antik
~Foustel De Coulanges
Origjina e Mendimit
~Jean Pierre Vernant
Zgjerimet e para të Romës (753 – 350 para Jezu Krishtit)
~Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Arkeologjisë
V
XV
XX
Shqipëria Arkeologjike
~Muzafer Korkuti
Arkitektura Sepulkrale
~Apollon Baçe
Në pranverë të vitit 1396
~Oliver Jans Schmitt
Republika detare e Venedikut
~Oliver Jens Schmitt
Bylisi
~Neritan Ceka, Skënder Muçaj

Lufta me Rusinë

Asgjësimi i flotës osmane

Pas vdekjes së Sulltan Mahmudit, vendin ia zuri i vëllai, Osmani III (1754-175.7), por, gjatë simdimit të tij të shkurtër, nuk pati asnjë ngjarje me vlerë të veçantë për fu përmendur. Ai vdiq pas tre vjetësh dhe u pasua nga Mustafai, djali i Ahmedit III.

Sulltan Mustafai III përfitoi nga shërbimet e Baronit de Tott. Sulltani besonte se zgjerimi rus e kishte bërë luftën të paevitueshme, por Sadrazami i tij, Ragib Pasha (1756-1763), që ishte i ditur dhe i zgjuar, ia argumentoi se ushtria osmane ishte shumë e dobët për të luftuar kundër Rusisë. "Ai kishte të drejtë për vlerësimin e tij të situatës ushtarake: ushtritë evropiane kishin filluar të disiplinoheshin, ndërkohë që ushtria osmane, në të kimdërt, ishte e shthurur. Dhe, ai duhet të kishte marrë masat e nevojshme për ta përmirësuar situatën, edhe pse nuk i mori. Kjo mund të ketë ndodhur, për shkak se nuk kishte më shpresë, apo për shkak se një rinovim i ushtrisë ishte shumë i rrezikshëm. Mosha e tij, gjithashtu, mund të ketë qenë një faktor ndikues: ai ishte mes të gjashtëdhjetave apo të shtatëdhjetave. Për këtë arsye, mund të themi se, në gjysmën e dytë të shekullit të 18-të, Devleti Osman e kishte humbur në një masë të konsiderueshme dinamizmin e tij.

Ndërkohë Mbretëresha Katerina, me origjinë gjermane, në vitin 1174/1761, kishte punuar në fshehtësi për vrasjen e bashkëshortit të saj, Carit rus Petër III, dhe më pas i zuri vendin. Në mënyrë që të fitonte mbështetjen e popullit rus, ajo ndërhynte në mënyrë aktive në çështjet e Polonisë, dhe bënte përpjekje për të zgjeruar territoret e saj drejt Turkestanit. Dinjitarët polakë (që në vend njiheshin me emërtimin bari) i kërkuan ndihmë Devletit Sublim Osman, me arsyetimin se pasi rusët të arrinin të mermin Poloninë, ata do të hidheshin në sulm kundër osmanëve. Ata premtuan gjithashtu se do t'iu jepnin osmanëve Podoljen.

Çështja e luftës me Rusinë pati debate të nxehta në oborrin osman, ku disa këshilltarë të dobët dhe hipokritë mbështetën qëndrimin e sulltanit. Por, Veziri i Madh me përvojë Sadrazami Mehmed Pasha, djali i Muhsin Pashait, që ishte caktuar në drejtimin e Hotinit dhe Ozit (Odesës), diskutoi fuqishëm kun-dër zhvillimit të kësaj lufte, pasi duhej që më parë të ndër-merreshin përgatitjet e duhura, dhe të fumizoheshin kështjellat në pikat kufitare, ndaj dhe u zëvendësua nga Hamza Pasha. Në vitin 1769, ambasadori ms u thirr dhe u paralajmëma për evakuimin e menjëhershëm të tmpave të vendit të tij nga Polonia. Ai kërkoi kohë për të marrë udhëzimet nga qeveria e tij, por osmanët e kuptuan se ai po kërkonte të fitonte më shumë kohë, dhe e burgosën. Me këtë veprim, duket se osmanët kishin dashur ta mbanin atë si peng, në këmbim të garan-cisë për sigurimin e tregtarëve muslimanë, që ndodheshin në Rusi.

Më pas, Hamza Pasha u shkarkua nga detyra për shkak të problemeve të tij psikiatrike dhe në vendin e tij u emërua Mehmed Emin Pasha. Sadrazami i ri marshoi drejt Danubit, edhe pse trupat osmane nuk ishin të stërvitura për luftë. Ushtria ruse rrethoi kështjellën e Hotinit, por Molldovarixhë Ali Pasha dhe Hani i Krimesë, Devlet Gëraji (sund.1769-70, 1775-77), e detyruan atë të tërhiqej dhe të largohej.

Megjithatë, Sadrazami, që ishte dhe Serdar-ë Ekrem (kryekomandanti më i nderuar) e kuptoi se ushtria e tij ndodhej në kushte kritike dhe kërkoi të jepte dorëheqjen nga posti. Ai u zëvendësua nga Molldovanxhë Ali Pasha në vitin 1183/1769, që si kapërceu lumin Turla, bllokoi njësitë ushtarake moskovite. Këto zhvillime e vendosën Mbretëreshën Katerina II në një pozitë të vësh-tirë, që do të ishin shoqëruar edhe me shpërthimin e kryengritjeve në Shën Petërburg, që në atë kohë ishte kryeqyteti i Rusisë, nëse rënia e papritur e shirave nuk do të kishin fryrë rrjedhën e lumit Turla, që prishi urën mbi të.

Disa njësi ushtarake osmane u kthyen me varka, ndërsa njësi të tjera u shpërndanë dhe kështjella e Hotinit iu la rusëve pa luftë. Trupat ruse depërtuan në Vllahi e Moldavi, dhe sulmuan kështjellat e Benderit dhe Ozit (Odesës), por nuk arritën t'i mermin. Ndërkohë, Ali Pasha ishte shkarkuar nga detyra dhe ishte zëvendësuar nga Halil Pasha, djali i Ivaz Pashait, që kaloi Danubin dhe së bashku me Kapllan Gërajin, e futën në grackë ushtrinë ruse të komanduar nga Romanovi. Edhe pse ushtria ruse u gjend në një pozitë dëshpëruese, të ngjashme me atë të betejës së Prutit të vitit 1711, ushtria osmane e harxhoi kohën duke fortifikuar pozidonet e saj, në vend që të ndërmerrte një sulm të menjëhershëm, përpara se trupat ruse të arrinin të riorganizoheshin. Edhe pse më të pakët në numër, forcat më të stërvitura dhe më të disiplinuara ruse e mundën ushtrinë osmane në vitin 1184/1770.

Asgjësimi i flotës osmane

Në fillimin e luftës midis Devletit dhe Rusisë, Franca lajmëroi Devletin Osman se rusët do të dërgonin një flotë në Mesdhe. Dhe, ndërkohë që osmanët ishin duke diskutuar nëse diçka e tillë ishte e mundshme, rusët dërguan disa luftanije nga Deti Balltik, me përforcime edhe nga Britania, Holanda dhe Venediku. Ata, po ashtu, kishin angazhuar edhe oficerë marine dhe detarë. Trupat ruse u shfaqën në gadishullin e Moresë dhe nxitën popullsinë të hidhej në revoltë kimdër Devletit Osman. Mehmed Pasha, djali i Muhsin Pashait, u dërgua në More për fi shtypur këto revolta. Kaptanë Derja osman, Husameddin Pasha u nis drejt Mesdheut dhe u përball me flotën ruse në dy beteja. Xhezajirli Hasan Beu do ta kishte marrë anijen kryesore të flotës ruse, nëse nuk do të kishte rënë zjarr, që i dogji dy anijet, dhe dy flotat u ndanë. Flota osmane ankoroi në portin e Çeshmes, pranë Izmirit, në vitin 1184/1770, ndërsa rusët me ndihmën e oficerëve detarë të Britanisë, Holandës dhe Venedikut, u hodhën në një sulm të befasishëm dhe dogjën anijet osmane. Ndërkohë, si ushtarak i aftë, Xhezajirli Hasani, që u ngrit në rangim e pashait dhe më pas u emërua si vezir, avancoi drejt Dardaneleve. Flota ruse rrethoi kështjellën e ishullit të Lemnosit, por Hasan Pasha arriti ti transportonte ushtarët e tij me anije të rastit në këtë ishull. Ai i sulmoi rusët dhe i mundi ata në betejë, pas së cilës ai u ngrit në rang, duke marrë titullin gazi.

info@balkancultureheritage.com